Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 6 para 3

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme: 10 11 a. të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij; b. t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes; c. të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, ose në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë; d. të pyesë ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës; e. të ndihmohet falas nga një përkthyes në qoftë se nuk kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në gjyq.

Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
Nenet Neni 21

4. Në përcaktimin e akuzave kundër të akuzuarit sipas këtij ligji, i akuzuari gëzon të drejtën e garancive minimale të mëposhtme, me barazi të plotë që:

a. të njoftohet me kohë dhe në hollësi në gjuhën që ai e kupton për natyrën dhe shkaqet e akuzës kundër tij,

b. të informohet me kohë për të drejtat e tij sipas ligjit,

c. të ketë kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe të komunikojë me Mbrojtësin e Specializuar të zgjedhur prej tij,

d. të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme, e. të gjykohet me praninë e tij, dhe të mbrohet përmes Mbrojtësit të Specializuar të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse nuk ka ndihmë ligjore, për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet Mbrojtës i Specializuar, në çdo rast kur kjo kërkohet për interesa të drejtësisë, dhe pa pagesë në rast se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar, 

f. t’i merr në pyetje, ose t’i ketë marrë në pyetje, dëshmitarët kundër tij dhe të sigurojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të tij në kushte të njëjta me ato të dëshmitarëve kundër tij,

g. të ketë ndihmën falas të përkthyesit, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në Dhomën e Specializuar dhe

h. të mos detyrohet të dëshmojë kundër vetes apo të pranojë fajësinë

Ligjet KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nenet Neni 9

Barazia e palëve

1. Nëse me këtë Kod nuk parashihet ndryshe, i pandehuri dhe prokurori i shtetit në procedurë penale kanë pozitë të barabartë.

2. I pandehuri ka të drejtë të deklarohet dhe atij duhet t’i lejohet deklarimi për të gjitha faktet dhe provat që e ngarkojnë dhe t’i paraqesë të gjitha faktet dhe provat që janë në favor të tij. Ai ka të drejtë që të kërkojë nga prokurori i shtetit të thërret dëshmitarë në emër të tij. Ai ka të drejtë t’i marrë në pyetje dëshmitarët kundër tij dhe të kërkojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta që vlejnë për dëshmitarët kundër tij.

3. I dëmtuari ose viktima ka të drejtë dhe i lejohet të bëjë deklaratë për të gjitha faktet dhe provat, ai ka të drejtë të marrë në pyetje dëshmitarët, ekspertët, dhe të kërkojë nga prokurori i shtetit që të thirren dëshmitarët.

 4. Nëse prokurori i shtetit vlerëson se gjatë hetimit janë mbledhur prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë për të vazhduar në shqyrtim gjyqësor, prokurori i shtetit harton aktakuzën dhe paraqet faktet mbi të cilat ai e bazon aktakuzën dhe siguron provat për këto fakte.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Gani v. Spain

Gani v. Spain, no. 61800/08: Në çështjen Gani kundër Spanjës (kërkesa nr. 61800/08),  Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi, njëzëri, se nuk ka pasur shkelje të nenit 6 1 dhe 3 (d) (e drejta për një gjykim të drejtë). Rasti kishte të bënte me një përdhunues të dënuar i cili pretendonte se atij nuk i ishte dhënë mundësi për të marrë në pyetje viktimën pavarësisht se ajo ishte dëshmitari i vetëm kundër tij. Gjykata arriti në përfundimin se pamundësia që zoti Gani të ballafaqohej me viktimën nuk kishte shkelur të drejtat e tij të mbrojtjes. Në veçanti, deklarata e viktimës në seancë ishte ndërprerë për shkak të stresit të rëndë post-traumatik dhe, pas kësaj, ishin vendosur masa kundër-balancuese, siç është leximi i  deklaratave të saj në gjykim dhe vlerësimi i plotë i tyre nga gjykata.

Decision Unterpertinger kundër Austrisë

Gjykata deklaroi në çështjen e Unterpertinger kundër Austrisë se gjykata vendase nuk trajoi deklaratat nga ish-gruaja e kërkuesit dhe thjeshtra e tij si pjesë informacioni, por si prova të së vërtetës se akuzave të ngritura nga gruaja në atë kohë. Dënimi i kërkuesit ishte bazuar kryesisht në këtë provë dhe kështu të drejtat e palës mbrojtëse nuk ishin garantuar mjaftueshëm.