Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
E drejta e jetёs ёshtё e drejtё e lindur e njeriut. Kjo e drejtё duhet tё mbrohet me ligj. Askush nuk mund tё privohet arbitrarisht nga jeta.
1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.
2. Çdo person i arrestuar duhet tё informohet, nё çastin e arrestimit, pёr arsyet e arrestimit dhe menjёherё duhet tё njoftohet lidhur me çdo akuzё qё bёhet kundёr tij.
3. Çdo person i arrestuar ose i ndaluar pёr shkak tё njё vepre penale duhet tё nxirret, pa vonesë, pёrpara njё gjykatёsi ose ndonjё zyrtari tjetёr tё autorizuar me ligj pёr ushtrimin e funksioneve gjyqёsore dhe duhet tё gjykohet brenda njё afati tё arsyeshёm ose tё lirohet. Ndalimi i personave tё cilët presin tё gjykohen nuk duhet tё jetё rregull i pёrgjithshёm, por lirimi mund tё kushtёzohet me garanci pёr tё siguruar daljen e tё interesuarit para gjyqit, në cilëndo fazë tjetër të procedurës gjyqësore, dhe po qe se paraqitet nevoja, edhe pёr ekzekutimin e gjykimit.
4. Çdo person qё privohet nga liria e tij me masa arrestimi ose ndalimi ka tё drejtё ankese nё njё gjykatё me qёllim qё kjo tё vendosё, pa vonesё, lidhur me ligjshmёrinё e masёs sё ndalimit dhe tё urdhёrojё lirimin e tij nё qoftё se ndalimi ёshtё i paligjshёm.
5. Çdo person qё ёshtё viktimё e njё arrestimi ose ndalimi tё paligjshёm ka tё drejtё dёmshpёrblimi.
1. Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj: (a) kur burgoset ligjërisht, pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente; (b) kur arrestohet ose burgoset ligjërisht për moszbatim të një urdhri të dhënë nga gjykata në përputhje me ligjin ose për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të parashikuar nga ligji; (c) kur është arrestuar dhe paraburgosur për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent, kur ka arsye të besueshme për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale ose kur ka motive të arsyeshme për të besuar se është e nevojshme që të pengohet të kryejë një vepër penale ose të largohet pas kryerjes së saj; (d) kur një i mitur ndalohet ligjërisht, për qëllim edukimi të mbikëqyrur, ose për ndalimin e tij të ligjshëm, me qëllim që të çohet përpara autoritetit kompetent ligjor;
Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.
Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.
Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.
Marrja e pengjeve
1. Kushdo që në kundërshtim me Konventën ndërkombëtare kundër marrjes së pengjeve të datës 17 dhjetorit 1979, merr peng dhe kanos se do ta vrasë, do ta plagosë ose se do të vazhdojë ta mbajë personin e tillë me qëllim që ta detyrojë shtetin apo organizatën ndërkombëtare, një person apo grup personash për të kryer apo për të mos kryer një vepër si kusht eksplicit apo implicit për lirimin e personit të marrë peng, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim.
2. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin e zënë peng me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të zënë peng, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
Rrëmbimi
1. Kushdo që e merr apo e mban personin, me qëllim që mos ta liroj para se të nxjerr para, dobi pasurore apo dobi tjera nga ai apo personi tjetër, ose me qëllim që ta detyroj atë apo personin tjetër që të kryej ose mos të kryej një veprim ose të durojë diçka, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
Privimi i kundërligjshëm i lirisë
1. Kushdo që personin tjetër në mënyrë të kundërligjshme e burgos, e mban të mbyllur ose në ndonjë mënyrë tjetër e privon nga liria, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. [...]
2. Me këtë Kod caktohen rregullat që garantojnë se asnjë person i pafajshëm nuk do të dënohet, ndërsa dënimi ose sanksioni tjetër penal mund t’i shqiptohet vetëm personit i cili ka kryer vepër penale sipas kushteve të parapara me Kodin Penal dhe me ligjet tjera të Kosovës në bazë të të cilave janë paraparë veprat penale sipas procedurës së zbatuar në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme para gjykatës kompetente
Parimi i interpretimit
1. Nenet nga ky kapitull interpretohen nga policia, prokurori i shtetit dhe gjykatat duke u mbështetur në këto parime:
1.1. e drejta e të pandehurit për liri dhe siguri përcakton prezumimin në favor të qëndrimit në liri.
1.2. privimi nga liria sipas këtij kapitulli urdhërohet nga gjykata vetëm nëse prokurori i shtetit paraqet prova nga ky kapitull që mbipeshojnë prezumimin nga nën-paragrafi 1.1. të këtij paragrafi;
1.3. kur urdhërohet heqja e lirisë nga ky kapitull, policia, prokurori i shtetit ose gjykata përdor kufizimet më të vogla të mundshme ndaj lirisë.
1.4. ky nen zbatohet për masat për heqjen e lirisë apo për sigurimin e pranisë së të pandehurit gjatë procedurës penale.
Neni 162
Arrestimi i përkohshëm dhe ndalimi policor
Kur një person kapet në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare ose është në ndjekje për veprën e kryer penale, policia ose çdo person tjetër është i autorizuar ta arrestojë atë përkohësisht edhe pa urdhër të gjykatës. Personi të cilit i është hequr liria nga persona të tjerë përpos policisë, menjëherë i dorëzohet policisë, e kur kjo është e pamundur menjëherë njoftohet policia ose prokurori i shtetit. Policia vepron në pajtim me nenin 163 dhe 164 të këtij Kodi.
Kufizimet në arrestimin e përkohshëm dhe ndalimin policor
1. Policia nuk mund të privojë personin nga liria, përveç nëse: 1.1. arrestimi lejohet sipas nenit 162 të këtij Kodi; 1.2. ka urdhër të gjykatës për të arrestuar personin;
1.3. ka urdhërarrest që duket të jetë i vlefshëm, të pranuar përmes INTERPOL-it apo rrugëve tjera diplomatike;
1.4. arrestimi është i autorizuar nga neni 164 të këtij Kodi; ose
1.5. privimi nga liria është i shkurtë dhe në pajtim me nenin 72 të këtij Kodi.
2. Çdo person i privuar nga liria me arrest sipas këtij neni duhet që pa vonesë ta sillet te gjyqtari i procedurës paraprake për të vendosur mbi paraburgimin. Vonesa nuk tejkalon dyzet e tetë (48) orë.
Arrestimi gjatë fazës së hetimit
1. Kur prokurori i shtetit autorizon hetimin, policia arreston dhe ndalon personin vetëm nëse:
1.1. ka dyshim të bazuar se ai ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare; dhe 1.2. ka baza të artikulueshme për të besuar se:
1.2.1. ka rrezik të arratisjes;
1.2.2. ai do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose
1.2.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, mund ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.
2. Arrestimi dhe ndalimi nga ky nen autorizohet nga prokurori i shtetit që ka filluar hetimin, ose kur për shkak të rrethanave të ngutshme autorizimi i tillë nuk mund të merret para arrestimit, nga policia e cila menjëherë pas arrestimit duhet të informojë prokurorin e shtetit.
3. Personi i arrestuar sipas këtij neni gëzon të drejtat e të pandehurit. 4. Me rastin e arrestimit, personi i arrestuar informohet:
4.1. gojarisht për të drejtat e parapara në nenin 167 të këtij Kodi; dhe
4.2. me shkrim për të drejtat tjera të cilat ai i gëzon sipas këtij Kodi.
5. Ndalimi nga ky nen nuk mund të kalojë dyzet e tetë (48) orë nga koha e arrestimit. Pas kalimit të këtij afati, policia e liron të ndaluarin, përveç rasteve kur gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar paraburgimin.
6. Sa më shpejtë që është e mundur pas arrestimit dhe jo më vonë se gjashtë (6) orë nga koha e arrestimit, prokurori i shtetit i lëshon personit të arrestuar vendimin me shkrim mbi ndalimin, që përfshin emrin dhe mbiemrin e personit të arrestuar, vendin, ditën dhe kohën e saktë të arrestimit, veprën penale për të cilën dyshohet dhe bazën juridike për arrestim.
7. Brenda njëzetekatër (24) orëve pas arrestimit, prokurori i shtetit i paraqet gjyqtarit të procedurës paraprake kërkesën për caktimin e paraburgimit.
8. Kërkesa për caktimin e paraburgimit duhet të jetë në pajtim me nenin 165 të këtij Kodi.
9. I pandehuri përfaqësohet nga mbrojtësi në seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës përcaktim të paraburgimit. Mbrojtësi ka qasje në shkresat e lëndës së të pandehurit për t’u përgatiturpër seancën.
10. Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim.
11. Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga seanca dëgjimore sipas paragrafit 10. të këtij neni, gjyqtari i procedurës paraprake nxjerr aktvendim lidhur me caktimin apo jo të paraburgimit të të pandehurit.
12. Gjyqtari i procedurës paraprake duhet të shqyrtojë nëse mund të urdhërohen masa më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit nga neni 173 të këtij Kodi.
13. Ndaj aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për caktim të paraburgimit mund të paraqitet ankesë në përputhje me dispozitat e nenit 189, paragrafi 3. të këtij Kodi.
Vizitat
1. Personi i dënuar ka të drejtë në pranimin e vizitave së paku një herë në muaj në kohëzgjatje prej së paku një (1) orë nga bashkërshorti/ja, fëmija, fëmija i adoptuar, prindi, prindi adoptues dhe të afërmit e tjerë të gjakut në vijë të drejtpërdrejtë, ose në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt.
2. Vizitat e tilla bëhen në lokale të veçanta nën mbikëqyrjen e personelit të institucionit korrektues.
3. Drejtori i institucionit korrektues mund t’i lejojë personit të dënuar të pranojë vizita edhe nga persona të tjerë.
4. Për vizitat që u bëhen nënave të dënuara nga fëmijët e tyre zbatohen rregulla të posaçme që atyre u mundësojnë vizita edhe më të rregullta.
5. Kryetari i gjykatës themelore kompetente ku gjendet institucioni korrektues, ose i deleguari i tij mund t’i vizitojë dhe të flasë me personat e dënuar në çdo kohë, ose me kërkesën e tij.
6. Çështjet lidhur me kontrollin e detajuar të vizitorëve të personave të dënuar, për sigurinë gjatë vizitave, për procedurat e kategorive specifike të vizitorëve dhe për kushtet sipas të cilave vizitat mund të refuzohen, ose të pezullohen nga drejtori i institucionit korrektues për shkaqe të mbrojtjes dhe sigurisë rregullohen me aktin për rendin shtëpiak.
Transferimi i personave të dënuar
1. Personi i dënuar mund të transferohet nga një institucion korrektues në tjetrin, ose nga një njësie institucionit korrektues në tjetrën, nëse kjo është e nevojshme:
1.3. për shkaqet e mbrojtjes dhe sigurisë të personit të dënuar;
1.4. në interes të ruajtjes së rendit dhe disiplinës brenda institucionit korrektues;
1.5. për shkak të trajtimit shëndetësor.
Kategoria e të huajve që nuk dëbohen
1. I huaji nuk dëbohet nëse i plotëson njërën nga kushtet e mëposhtme:
1.1. është i pajisur me leje qëndrim të përhershëm;
1.2. ka lindur në Republikën e Kosovës;
1.3. ka hyrë në Republikën e Kosovës si fëmijë i pashoqëruar dhe është pajisur me leje qëndrim të përhershëm;
1.4. është i pajisur me leje të përkohshme qëndrimi dhe është martuar me një të huaj, i cili ka leje të përhershme qëndrimi ose me një shtetas të Kosovës;
1.5. ekziston dyshimi i bazuar se i huaji, në vendin e origjinës apo në një vend tjetër, do tëdënohet me vdekje, do t’i nënshtrohet torturës, trajtimit çnjerëzor e degradues apo dënimevepër shkaqe diskriminuese;
1.6. fëmija i pashoqëruar, nëse nga vendi i origjinës, një vend tjetër ose nga institucione të tjera nuk garantohet ribashkimi familjar ose kujdesi i duhur shëndetësor;
1.7. është anëtar i familjes së të huajit, të cilit i njihet statusi i refugjatit në Republikën e Kosovës.
2. Përjashtimisht, i huaji mund të dëbohet, edhe pse përmbushen kushtet e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, në qoftë se qëndrimi i tij rrezikon rendin dhe sigurinë publike, si dhe përbën kërcënim për sigurinë shtetërore.
Rasti u inicua me një kërkesë (nr. 39630/09) kundër ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë të paraqitur në Gjykatë, në bazë të nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore ("Konventa") nga një shtetas gjerman, Z. Khaled El-Masri ("ankuesi"), më 20 korrik 2009.
Aplikanti pretendoi, në veçanti, se ai i ishte nënshtruar një operacioni të fshehtë të renditjes, gjegjësisht që agjentët e Shtetit të paditur e kishin arrestuar, e mbajtën atë jomunikues, e morën në pyetje dhe keqtrajtuan, dhe ia dorëzuan në Aeroportin e Shkupit agjentëve të Agjensia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) që e kishte transferuar atë, me një fluturim special të operuar nga CIA, në një institucion të ndalimit sekret të drejtuar nga CIA në Afganistan, ku ai ishte keqtrajtuar për më shumë se katër muaj. Dënimi i dyshuar zgjati midis 31 dhjetorit 2003 dhe 29 maj 2004, kur kërkuesi u kthye në Gjermani.
Gjykata vendosi se ka pasur një shkelje të nenit 3 të Konventës në aspektin e tij procedural, për shkak të dështimit të shtetit të paditur për të kryer një hetim efektiv mbi pretendimet e ankuesit për keqtrajtim. Për më tepër, Gjykata vendosi se ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës nga Shteti i paditur për shkak të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues të cilit i ishte nënshtruar kërkuesi gjatë mbajtjes në hotel në Shkup. Gjykata vendosi që Shteti i paditur është përgjegjës për keqtrajtimin ndaj të cilit aplikanti iu nënshtrua në Aeroportin e Shkupit dhe se ky trajtim duhet të klasifikohet si torturë në kuptimin e nenit 3 të Konventës.
Ex officio nr. 214-2018 Raport me rekomandime në lidhje me arrestimin dhe largimin me forcë të gjashtë shtetasve turq nga territori i Republikës së Kosovës