Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
1. Të gjithë personat e privuar nga liria, duhet tё trajtohen me humanizёm dhe respekt pёr dinjitetin e lindur tё njeriut.
1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.
1. Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndёrhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letёrkёmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mёnyrё tё paligjshme.
Ndalimi i torturës
Askush nuk mund t'i nënshtrohet torturës, as dënimeve ose trajtimeve Çnjerëzore ose poshtëruese.
Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.
(a) Asnjё fëmijë të mos i nёnshtrohet torturёs, as trajtimeve ose dёnimeve mizore, çnjerёzore ose poshtёruese. As dёnimi me vdekje, as burgimi i pёrjetshёm nuk duhet të jepen për shkelje të ligjit të kryera nga persona nёn 18 vjeç;
(b) Asnjё fёmije të mos i mohohet liria në mënyrë tё paligjshme ose arbitrare. Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet tё jetё në përputhje me ligjin dhe tё pёrdoret vetëm si masё e fundit dhe për njё kohё tё pёrshtatshme sa mё të shkurtёr.
(c) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të trajtohet në mënyrë njerёzore dhe me respektin që i takon dinjitetit të lindur tё njeriut dhe në mënyrën e cila merr parasysh nevojat e personave të moshёs sё tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të veçohet nga të rriturit, me pёrjashtim të rastit kur mendohet se është në intresin me të lartё të fëmijës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mbajё lidhje me familjen me korrespondencё dhe vizita, pёrveç nё rrethana tё jashtёzakonshme;
(ç) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të ketë të drejtën që t'i jepet menjёherё ndihmё juridike ose çdo ndihmё tjetër e pёrshtatshme, si dhe të drejtën të sfidojё vendimin për heqjen e lirisё pёrpara një gjykate ose një autoriteti tjetёr kompetent, të pavarur dhe të paanshёm si dhe për një vendim të shpejtё për çdo rast të tillë.
1. Shtetet Palë do të marrin masat e duhura për elemenimin e diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuar në lidhje me të gjitha çështjet lidhur me martesën, familjen, të qenit prindër dhe lidhjet, njësoj si gjithë të tjerët për të siguruar:
(a) njohjen e të drejtës të të gjithë personave me aftësi të kufizuar në moshë martese për tu martuar dhe krijuar familje bazuar në pëlqimin dhe lirinë e plotë të çiftit;
(b) njohjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar për të vendosur lirshëm dhe me përgjegjësi për numrin dhe largësinë e fëmijëve nga njëri-tjetri dhe për të patur akses informacioni përkatës për moshën, edukim mbi planifikimin familjar dhe riprodhimin për mjetet e nevojshme që i mundësojnë ata të ushtrojnë këto të drejta.
(c) Personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë fëmijët, ruajnë fertilitetin/(të drejtën për riprodhim) njësoj si gjithë të tjerët.
Liria nga tortura apo, trajtimi ose ndëshkimi mizor, cnjerëzor apo degradues
1. Askush nuk duhet t'i nënshtrohet torturës, trajtimit ose dënimit mizor, cnjerëzor apo degradues. Në mënyrë të veçantë, askush nuk duhet t’i nënshtrohet eksperimentimit mjeksor apo shkencor pa pëlqimin e saj/tij të lirë.
2. Shtetet Palë do të marrin të gjitha masat e duhura ligjore, administrative, gjygjësore apo të tjera për të parandaluar që personat me aftësi të kufizuar, njësoj si të tjerët, t'i nënshtrohen torturës apo trajtimit apo dënimit mizor, cnjerëzor apo degradues.
Mbrojtja e integritetit të personit
Çdo person me aftësi të kufizuar ka të drejtën e respektit ndaj integritetit të saj/ tij fizik dhe mendor njësoj si pjesa tjetër e popullësisë.
Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e dëmtimit të qëllimshëm të integritetit psikologjik të një personi nëpërmjet shtrëngimit ose kërcënimeve.
1. Sipas rastit, Palët marrin hapat e nevojshme për të përfshirë materiale mësimore mbi çështje të tilla si barazia midis burrave dhe grave, rolet gjinore të pasteriotipizuara, respekti i ndërsjellë, zgjidhja e konflikteve pa dhunë në marrëdhëniet ndërpersonale, dhuna gjinore kundër grave dhe e drejta për integritet personal, të përshtatura me kapacitetin në zhvillim të nxënësve në programet mësimore zyrtare dhe në të gjitha nivelet arsimore.
Dhunimi
1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet [...]
Degradimi i integritetit seksual
1. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.
2. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryejë ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, dënohet me burgim një (1) deri në tre (3) vjet: [...]
Tortura
1. Personi zyrtar ose personi i cili duke vepruar nën ndikimin ose me pëlqimin apo pranimin e heshtur të personit zyrtar kryen aktin e torturës, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. [...]
4.1. Çdo individi pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta në informim dhe edukim lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, përgjatë gjithë ciklit jetësor të saj/tij.
4.2. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre.
4.3. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.
4.4. Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit.
5.1. Çdo individ ka të drejtë në jetë të shëndoshë seksuale dhe riprodhuese që zgjedh me vullnetin e saj/tij.
5.2. Asnjë femër nuk mund të detyrohet të mbetet shtatzënë.
5.3. Çdo ndërhyrje mjekësore e lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues duhet bërë konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38.
Veprimtaritë e ndaluara në lëmin e riprodhimit të asistuar janë:
1. keqpërdorimi i embrioneve për qëllime komerciale, industriale dhe eksperimentale.
2. manipulimet gjenetike në embrione;
3. donacionet ilegale të embrioneve;
4. trafikimi i gameteve;
5. përzierja e gameteve;
6. marrëveshjet e ndërmjetësimit për amësi substitutive,
7. inseminimi post-mortem pa pëlqim me shkrim të partnerit;
8. thyerja e të drejtës së konfidencës së të dhënave mbi dhuruesit e gameteve;
9. aborti selektiv i embrioneve të gjinisë së caktuar;
10. zgjedhja e gjinisë së fëmijës, me përjashtim të rasteve me indikacione shëndetësore me pasoja për nënën dhe frytin dhe,
11. veprimtaritë shëndetësore konform nenit 46 të Ligjit për Shëndetësi.
Mbrojtja e integritetit të personit
Përfituesit e këtij ligji kanë të drejtën e mbrojtjes së dinjitetit dhe për respekt ndaj integritetit të tyre fizik dhe mendor në bazë të barabartë me personat e tjerë.
Neni 5 Parimet e përgjithshme të kujdesit në shërbimet e shëndetit mendor
1.1. Trajtimi i barabartë dhe pa diskriminim i personave me çrregullime mendore, në funksion të respektimit të integritetit fizik dhe dinjitetit njerëzor;
Boyid k. Belgjikës Aplikacioni Nr. 23380/09. (2015)
Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e anuloi aktgjykimin e Dhomës në rastin Bouyid kundër Belgjikës duke gjetur shkelje të nenit 3 të KEDNJ-së mbi aspektin thelbësor të çështjes, dhe duke vendosur se ankuesit në Bouyid kishin qenë viktima të trajtimit degradues në duart e policisë belge. Gjykata në këtë çështje i referohet në mënyrë shprehimore edhe të drejtës së dinjitetit të njeriut.
https://hudoc.echr.coe.int/eng-press#{%22itemid%22:[%22003-2659720-2907427%22]}
Në çështjen Turan Cakir kundër Belgjikës (Turan Cakir v. Belgium), kërkuesi u ankua për brutalitet nga ana e policisë gjatë arrestimit të tij/saj, me shkaktimin e lëndimeve të ashpra, shoqëruar me kërcënime dhe fyerje raciste. GJEDNJ-ja konstatoi se dhuna e shkaktuar shkelte të drejtën e kërkuesit për të mos pasur trajtim poshtërues dhe çnjerëzor (sipas Nenit 3 të KEDNJ-së). Ajo konstatoi gjithashtu se moshetimi i duhur nga ana e shtetit i ankimeve për keqtrajtim të kërkuesit shkelte detyrimet procedurale të shtetit sipas po të njëjtit nen. Krahas kësaj, ajo konstatoi se moshetimi gjithashtu përbënte shkelje të Nenit 3 së bashku me të drejtën për të mos u diskriminuar.
Aplikuesi parashtroi se kushtet e këqija të jetesës në Pastra në shtëpi të kujdesit social, në veçanti të ushqimit të pamjaftueshëm, kushteve të mjerueshme sanitare, mungesës së ngrohjes, trajtimit mjekësor të detyruar, dhomave të mbipopulluara dhe mungesës së aktiviteteve terapeutike dhe kulturore, përbën trajtim të ndaluar nga neni 3.
Gjykata vendosi unanimisht se ka pasur shkelje të neni 3 Konventës, dhe ne lidhje me nenin 13;
Kërkueset janë tetë femra të kombësisë sllovake dhe me origjinë etnike rome. Ato u trajtuan në dy spitale të Sllovakisë lindore gjatë shtatëzanive të tyre dhe gjatë lindjeve, pas të cilave asnjëra prej tyre nuk mund të bënte sërish fëmijë pavarësisht përpjekjeve të tyre të vazhdueshme. Kërkueset dyshuan se arësyeja për papjellorinë e tyre tyre mund të ishte fakti se ndaj tyre ishte ndërmarrë një procedurë sterilizimi gjatë lindjes së tyre cezariane prej personelit mjekësor në spitalet përkatëse.
Gjykata vërejti se kërkueset janë ankuar se ato kanë qenë të paafta për të ushtruar të drejtën e tyre për një akses efektiv në informacionin që lidhet me shëndetin e tyre dhe me aftësitë e tyre riprodhuese në një moment të caktuar në kohë. Kjo pyetje lidhet me jetën e tyre private dhe familjare dhe mbrohet si e tillë prej nenit 8 të Konventës. Gjykata konsideron se personat të cilët, si kërkueset, duan të pajisen me fotokopje të dokumentave që përmbajnë të dhënat e tyre personale, nuk duhen detyruar të arësyetojnë se përse u duhen këto kopje. Në të kundërtën, duhet të ishin autoritetet që posedonin të dhënat në fjalë, që të tregonin se kishte patur një arsye të pranueshme për të mos u dhënë atyre këtë lehtësi.
Duke patur parasysh se kërkueset kanë marrë urdhëra gjyqësorë që u lejojnë atyre të konsultojnë të dhënat e tyre mjekësore në tërësi, për ndalimin e mundësisë për të bërë fotokopje të këtyre dokumentave nuk është dhënë një arësye mjaftueshëm e justifikuar prej autoriteteve. Për të shmangur rrezikun e abuzimit me të dhënat mjekësore do të ishte e mjaftueshme vendosja e mbrojtjes legjislative në mënyrë që përdorimi i tyre të limitohej vetëm për rrethanat në të cilat të dhëna të tilla mund të shpërndaheshin, si dhe për qëllimin e personave të titulluar për të patur akses në këto kartela. Gjykata vërejti se Akti i Shëndetësisë i adoptuar në vitin 2004 ka qenë në përputhje me atë kërkesë, megjithatë, ai ka hyrë në fuqi shumë vonë për të prekur situatën e kërkueseve të kësaj çështjeje. Gjykata vendosi se ka patur një shkelje të nenit 8
JALLOH v. GERMANY (Application no. 54810/00) 11 July 2006
Më 29 tetor 1993, katër policë me rroba të thjeshta e vëzhguan kërkuesin në të paktën dy raste të ndryshme duke marrë një gotë të vogël plastike (një të ashtuquajtur "flluskë") nga goja e tij dhe duke ia dorëzuar një personi tjetër në këmbim të parave. Duke besuar se këto çanta përmbanin drogë, oficerët e policisë shkuan për të arrestuar aplikantin, pasi ai gëlltiti një flluskë tjetër që kishte ende në gojë. Oficerët e policisë nuk gjetën drogë tek aplikanti. Meqenëse vonesa e mëtejshme mund të kishte penguar kryerjen e hetimit, prokurori publik urdhëroi që mjeku të administronte emetiket-stimulimin e vjelljes (Brechmittel) ndaj aplikantit nga ana e mjekut, me qëllim që të provokonte vjellje të qeseve (Exkorporation). Aplikanti u dërgua në një spital në Wuppertal-Elberfeld. Sipas qeverisë, mjeku që do të administronte emetikën e pyeti kërkuesin për historinë e tij mjekësore (një procedurë e njohur si marrja e një anamneze). Kjo u kundërshtua nga kërkuesi, i cili pretendonte se nuk ishte marrë në pyetje nga një mjek. Pasi që aplikanti refuzoi të merrte medikamentet e nevojshme për të provokuar të vjella, ai u ndal dhe u immobilizua nga katër policë. Mjeku i dha atij me forcë një tretje kripë dhe shurup ipecacuanha emetike përmes një tubi të futur në bark të tij përmes hundës. Përveç kësaj, mjeku injektoi atë me apomorfin, një tjetër emetik që është një derivat i morfinës. Si rezultat, aplikanti vjelli një qese që përmban 0.2182 gram kokainë.
Aplikanti pretendonte, në veçanti, se administrimi me forcë i emetikëve për të marrë prova për një vepre droge përbën trajtim çnjerëzor dhe degradues të ndaluar nga neni 3 i Konventës. Ai më tej pohoi se përdorimi i kësaj prove të fituar në mënyrë të paligjshme në gjykim të tij shkeli të drejtën e tij për të një gjykim të drejtë të garantuar me nenin 6 të Konventës. Në parashtresën e ankuesit, administrimi i emetikës me forcë përbënte gjithashtu një ndërhyrje joproporcionale me të drejtën e tij për respektimin e jetës së tij private bazuar në nenin 8 të Konventes..
Sipas ankuesit, administrimi i emetikës me forcë kishte përbërë një ndërhyrje serioze në integritetin e tij fizik dhe përbënte një kërcënim serioz për shëndetin e tij dhe madje edhe jetën, pasi që emetiket e përdorur - shurupe ipecacuanha dhe apomorphine - mund të kishin provokuar anën kërcënuese për jetën. Futja e një tubi me forcë përmes hundës së një të dyshuari që nuk ka bashkëpunuar në procedurë mund të ketë shkaktuar dëme në hundë, në fyt dhe në gullet dhe madje edhe në qese të drogës. Rreziku i administrimit të emetikës me forcë u ilustrua nga fakti se tashmë kishte rezultuar me vdekjen e dy të dyshuarve në Gjermani.
Gjykata vendosi;
1. Ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës;
2. Ka pasur shkelje të nenit 6 të Konventës;
https://hudoc.echr.coe.int/eng#{%22itemid%22:[%22001-79812%22]}
Në këtë rast, parashtruesja e kërkesës u ankua pranë gjykatës me pretendimin se ishin shkelur nenet 8, 3 dhe 13 të Konventës. Parashtruesja e kërkesës ishte shtatzënë dhe mjeku i përgjithshëm i lëshoi vërtetim në të cilin konstaton se shtatzënia e saj e tretë përbën rrezik për shëndetin e saj. Në spitalin e Varshavës, pas një ekzaminimi kalimthi (duke mos u konsultuar me dosjen e lëshuar nga oftamologët), mjeku konstatoi se në rastin e parashtrueses së kërkesës, nuk përmbushen kushtet për abortim terapeutik. Si pasojë, pas lindjes, gjendja shëndetësore e parashtrueses së ankesës u përkeqësua dukshëm. Gjykata konstatoi se kishte shkelje të nenit 8 të Konventës dhe se shteti kishte dështuar për të përmbushur obligimet pozitive për t’ia garantuar parashtrueses së kërkesës respektimin efektiv të jetës së saj private. Për më shumë, gjykata rekomandoi që në sistemin ligjor polak të futet një mekanizëm ankimimi i cili grave polake u mundëson të parashtrojnë ankesë kundër vendimit të mjekut.