Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor
Institucionet shtetërore mbështesin mundësitë për pjesëmarrjen e çdonjërit në aktivitete publike dhe të drejtën e secilit për të ndikuar në mënyrë demokratike në vendimet e organeve publike.
Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në jetën politike dhe publike të vendit dhe nё mënyrë të veçantë u sigurojnë grave, në tё njёjtat kushte me burrat, të drejtën: (a) Pёr tё votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike si dhe pёr të qenë të zgjedhshme në të gjitha organet e zgjedhura publikisht;
Çdo qytetar ka tё drejtё dhe mundёsi, qё pa asnjё nga dallimet e pёrmendura nё nenin 2 dhe pa kufizime tё paarsyeshme: (a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike, qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht; (b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve; (c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.
Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të organizojnë në intervale të arsyeshme kohore, zgjedhje të lira me votim të fshehtë, në kushte që sigurojnë shprehjen e lirë të mendimit të popullit për zgjedhjen e organit ligjvënës.
1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërsёdrejti ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.
2. Secili ka njësoj të drejtë të hyjë në shërbimet publike të vendit tё vet.
3. Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e herёpashershme dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe me votёtё barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.
1. Nëpunësi civil, pas marrjes së detyrës dhe në të gjitha nivelet e hierarkisë funksionale, ka të drejtë të mbajë të drejtat e tij/saj politike për të votuar dhe për t’u votuar si kandidat në zgjedhjet komunale ose qendrore.
2. Karriera e nëpunësit civil nuk do të ndikohet nga qëndrimet e shprehura gjatë fushatës zgjedhore ose rezultatit të zgjedhjeve. 3. Nëpunësit civilë të cilët janë kandidatë në zgjedhje lokale ose qendrore kanë të drejtë që të lirohen nga detyra, pa pagesë, gjatë kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore.
Kreu II (Kualifikimi i votuesve, lista e votuesve dhe periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit për listën e votuesve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. 12.2 Votuesi ka të drejtë për të votuar vetëm në komunën ku ai apo ajo janë të regjistruar si qytetarë të përhershëm, përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të ligjit.
5.1 Çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje në përputhje me këtë ligj nëse i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe e plotëson njërin prej kritereve vijuese: a) është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Qendror Civil; b) banon jashtë Kosovës ose ka lëshuar Kosovën në apo pas 1 janarit 1998, me kusht që t’i plotësojë kriteret e parapara sipas ligjit në fuqi për të qenë qytetar i Kosovës; apo c) ka fituar statusin e refugjatit, siç është përkufizuar në Konventën Lidhur me Statusin e Refugjatëve të 28 korrikut 1951 dhe Protokollin e saj të 16 dhjetorit 1966, në apo pas 1 janarit 1995, dhe ka të drejtë për t’u regjistruar në Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovës; 5.2 Asnjë person nuk mund të votojë nëse: a) është duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (“Tribunali”); b) është i akuzuar nga Tribunali dhe ka dështuar t’i bindet urdhrit për t’u paraqitur para Tribunalit; ose c) është shpallur mentalisht i paaftë me vendim të prerë gjyqësor.
Nr. 74025/01 | Aktgjykim I Gjykata (Dhoma e Madhe) I 06/10/2005
Në këtë çështje Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që një ndalim i përgjithshëm i të burgosurve britanikë që të ushtronin të drejtën e votës është në kundërshtim me KEDNJ-në. Gjykata nuk deklaroi se të gjithë të burgosurve duhet t'u jepen të drejta votimi. Përkundrazi, GJEDNJ theksoi se nëse do të hiqej ekskluziviteti, atëherë masa duhet të ishte në përputhje me nenin 3 të Protokollit 1, duke vënë kështu detyrimin në Mbretërinë e Bashkuar për të justifikuar largimin e saj nga parimi i votës universale.
GjEDNJ vendoi se privimi nga e drejta e votës e një qytetari turko-qipriot që jeton në zonën e kontrolluar nga qeveria e Qipros përbën shkelje të nenit 3. Megjithatë Gjykata theksoi se shtetet gëzojnë gjërësi të konsiderueshme për të vendosur rregulla brenda rendit kushtetues që kanë të bëjnë me përbërjen e Parlamentit dhe kritere përkatëse, të cilat mund të ndryshojnë varësisht nga faktorë historikë dhe politikë të veçantë për secilin shtet.
Mathieu-Mohin and Clerfayt v. Belgium: ECHR 2 MAR 1987
Gjykatë ka aprovuar mënyrën në të cilën një e drejtë 'institucionale' për të votuar është shndërruar në 'të drejtë subjektive të pjesëmarrjes -' e drejta e votës 'dhe' e drejta për të kandiduar në zgjedhje '. Gjykata theksoi se në kuadër të rendit të tyre të brendshëm ligjor, Shtetet Kontraktuese përcaktojnë të drejtat për të votuar dhe për tu votuar për zgjedhje, në kushte të cilat parimisht janë paraparë me nenin 3. Shtetet kanë një shkallë të gjerë vlerësimi në këtë sferë, por është për Gjykatën që të përcaktojë në rastin e fundit nëse janë përmbushur kërkesat e Protokollit Nr. 1: pra që të zbatimi i kritereve nuk i kufizojnë të drejtat në fjalë në atë masë sa të dëmtojnë thelbin e tyre dhe t'i privojnë nga efektiviteti i tyre; që janë imponuar në ndjekje të një qëllimi të ligjshëm; dhe që mjetet e përdorura nuk janë disproporcionale. Në veçanti, kushtet e tilla nuk duhet të pengojnë ‘shprehjen e lirë të mendimit të njerëzve në zgjedhjen e legjislaturës’.
Sejdić dhe Finci kundër Bosnje dhe Hercegovinës (27996/06 dhe 34836/06) ishte një çështje e vendosur nga Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Dhjetor 2009, që konstatoi shkelje të nenit 14 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut të marra në lidhje me nenin 3 të Protokollit Nr. 1 të saj, në lidhje me rregullimet e Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës në lidhje me Dhomen e Popujve të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe një shkelje të nenit 12 te Protokollit Nr. 12 në lidhje me marrëveshjet kushtetuese të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës