Udhëzuesit:
Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Udhëzuesi i Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ)
Çfarë ofron kjo platformë?
Platforma për të drejtat e njeriut ka për qëllim promovimin e zbatimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, siç garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me ligjet e zbatuara në Kosovë. Kjo platformë ofron dy udhëzues: “Udhëzuesin e të Drejtave të Njeriut” dhe Udhëzuesin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut”.
Këta dy udhëzues do të shërbejnë për të siguruar qasje më të lehtë dhe praktike në juridiksionin vendor dhe ndërkombëtarë përmes lidhjeve të strukturuara në mes instrumenteve juridike dhe gjyqësore (praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut) të cilat zbatohen drejtpërsëdrejti në sistemin juridik të Republikë së Kosovës, si dhe për të demonstruar lidhjet e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Platforma ofron informacion të dobishëm për të gjithë subjektet e së drejtës, përfshirë qytetarët, praktikuesit e ligjit, gjyqtarët, prokurorët, institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut, institucionet arsimore, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, studentët dhe të gjithë të interesuarit.