instrumentsOverview*

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet Neni 1

Për qëllimet e kёsaj Konvente shprehja "diskriminimi ndaj grave" nёnkupton çdo dallim, pёrjashtim ose kufizim që bёhet mbi bazёn e seksit, e që ka për pasojё ose për qëllim të komprometojё ose të asgjёsojё njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, pavarёsisht nga gjendja e tyre martesore, mbi bazën e barazisë sё burrit dhe të gruas, të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut në fushёn politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile ose në çdo fushë tjetër

Nenet Neni 6

Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për luftimin e tё gjitha formave tё trafikut tё grave dhe tё shfrytёzimit tё prostitucionit të grave.

Nenet Neni 7

Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në jetën politike dhe publike të vendit dhe nё mënyrë të veçantë u sigurojnë grave, në tё njёjtat kushte me burrat, të drejtën: (a) Pёr tё votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike si dhe pёr të qenë të zgjedhshme në të gjitha organet e zgjedhura publikisht;

Nenet Neni 10

Neni 10

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave, me qëllim që t'i sigurohen atyre të drejta të barabarta me burrat në fushën e arsimit, në mënyrë të veçantë, për të siguruar mbi bazën e barazisë midis burrave dhe grave:

a) Kushte të njëjta të bërjes së karrierës dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit të shkollave dhe të marrjes së diplomave në institucionet arsimore të gjitha kategorive si në zonat rurale dhe në ato urbane; kjo barazi do të sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe në arsimin teknik të lartë, si dhe në çdo institucion tjetër të kualifikimit profesional;

b) Të drejtën për të frekuentuar programe të njëjta mësimore, për t'u nënshtruar provimeve të njëjta, për të pasur kuadër mësimor me kualifikim të standardit të njëjtë dhe ambiente e pajisje shkollore të një cilësie të njëjtë;

c) Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrave dhe të grave në të gjitha nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke nxiturr bashkëarsimin dhe lloje të tjera të arsimit që ndihmojnë realizimin e këtij objektivi, e veçanërisht duke rishikuar tekstet dhe programet mësimore dhe duke përshtatur metodat e mësimdhënies;

d) Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për studime;

e) Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur veçanërisht për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrave dhe grave;

f) Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;

g) Mundësi të njëjta për të marrë pjesë në sporte dhe në edukimin fizik;

h) Të drejtën për të marrë informacione specifike nga fusha e arsimit për të ndihmuar sigurimin e shëndetit dhe mirëqenien e familjeve, duke përfshirë informacionin dhe këshillimet lidhur me planifikimin familjar.

Nenet Neni 3

Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.

Nenet Neni 11

1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e zёnies punë, pёr tё siguruar, mbi bazën e barazisë midis burrit dhe gruas, të drejtat e njëjta, e sidomos:

(a) Të drejtën për punë si një e drejtё e pamohueshme e të gjithë njerёzve;

(b) Të drejtën për mundёsi të njëjta punësimi, duke përfshirë zbatimin e kritereve të njëjta tё pёrzgjedhjes lidhur me zёnien punë;

(c) Të drejtën për të zgjedhur lirisht profesionin dhe vendin e punës, të drejtën për ngritjen e postit tё punёs, për punë të qёndrueshme, për të gjitha pёrfitimet dhe kushtet e punёs, të drejtën për pёrgatitje profesionale dhe rikualifikim, duke përfshirë mёsimin e personave nё ekonomi, ngritjen profesionale dhe kualifikimin e herёpashershёm;

(ç) Të drejtën për shpёrblim të barabartё, duke përfshirë shpërblimet ndihmё dhe për trajtim tё barabartё për punën me vlerё të barabartё, si dhe për barazinë e trajtimit nё vlerёsimin e cilësisë sё punës;

(d) Të drejtën për sigurime sociale, sidomos nё rastet e pensionimit, tё papunësisё, të sёmundjes, të invaliditetit dhe tё pleqёrisё ose të çdo humbje tjetër të aftësisë për punë, si dhe të drejtën për pushime të paguara;

(dh) Të drejtën për mbrojtjen e shëndetit dhe për sigurimin në punë, duke përfshirë ruajtjen e funksionit biologjik dhe riprodhues tё gruas.

2. Për të parandaluar diskriminimin ndaj gruas për shkaqe martese ose maternitetit, dhe për të siguruar të drejtën e saj efektive për punë, shtetet palë marrin masa të përshtatshme:

(a) Pёr tё ndaluar pushimin nga puna për shkaqe shtatzanie apo të lejes sё barrёs, si dhe diskriminimin në raste të pushimit nga puna të bazuar në gjendjen martesore, nёn kёrcёnimin e marrjes sё sanksioneve;

(b) Pёr tё aplikuar leje tё barrёs me pagesё ose për të pёrfituar ndihma sociale të krahasueshme, pa e humbur vendin e mёparshёm tё punёs, të të drejtave të vjetёrsisё dhe të avantazheve sociale;

(c) Pёr tё inkurajuar sistemin e shërbimeve sociale mbёshtetёse të nevojshme që t'i mundёsojnё prindёrit të gёrshetojnё detyrimet familjare me pёrgjegjёsitё nё vendin e punёs, dhe të marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke nxitur themelimin dhe zhvillimin e një rrjeti çerdhesh e kopshtesh;

(ç) Pёr tё siguruar një mbrojtje të veçantё për gratë shtatzёna nё ato vende tё punёs nё tё cilat provohet se puna që kryejnё ёshtё e dёmshme.

3. Masat e mbrojtjes ligjore tё grave në çёshtjet e pёrfshira nё kёtё nen do të rishikohen periodikisht varёsisht nga njohuritё shkencore e teknike. Këto masa, sipas nevojёs, do të rishikohen, shfuqizohen ose zgjerohen.

Nenet 14 (1)

1. Shtetet palë marrin parasysh problemet e veçanta që u shtrohen grave fshatare dhe rolin e rёndёsishёm që luajnё këto gra për mbijetesёn ekonomike të familjeve të tyre, duke pёrfshirё punёn e tyre në sektorёt jomonetarё të ekonomisё. Ato marrin të gjitha masat e përshtatshme për të siguruar zbatimin e dispozitave të kësaj Konvente në dobi të grave të zonave bujqёsore.

Nenet Neni 12

1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e kujdesit për shёndetin për t'u siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, mundёsitё për të pёrfituar shёrbime mjekësore, duke përfshirë edhe ato të planifikimit të familjes. 2. Megjithё dispozitat e paragrafit 1 të kёtij neni, shtetet palë u sigurojnë grave gjatё barrёs, lindjes dhe pas lindjes, shёrbime të përshtatshme, po qe nevoja, falas, si dhe ushqim të pёrshtatshёm gjatё barrёs dhe mbajtjes sё fёmijёs në gji.

Nenet Neni 7

(b) Për tё marrё pjesë në përpunimin e politikës sё shtetit dhe në zbatimin e saj;
për tё mbajtur poste publike dhe pёr të ushtruar të gjitha funksionet publike
në të gjitha nivelet e qeverisjes;

Nenet Neni 5 (b)

Neni 5

Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme:

(b) Për tё siguruar që edukimi i familjes të pёrfshijё tё kuptuarit e duhur tёmaternitetit si një funksion social dhe tё njohjes sё përgjegjësisё sё përbashkët të burrit dhe të gruas në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve tё tyre duke bërë të qartë se interesi i fëmijëve është kusht kryesor në të gjitha rastet.

Nenet Neni 13

Shtetet Palë do të marrin të gjitha masat e duhura për të eleminuar diskriminimin ndaj grave në fusha të tjera të jetës ekonomike dhe sociale, në mënyrë që të sigurojnë, mbi bazën e barazisë së burrave dhe grave, të njëjtat të drejta, në veçanti:

(a) E drejta për përfitime familjare;
(b) E drejta për kredi bankare, hipoteka dhe forma të tjera të kredisë financiare;
(c) E drejta për të marrë pjesë në aktivitete rekreative, sporte dhe të gjitha aspektet e jetës kulturore.

Nenet Neni 14.2

Palët e Shteteve marrin të gjitha masat e duhura për të eleminuar diskriminimin ndaj grave në zonat rurale në mënyrë që të sigurojnë, mbi bazën e barazisë së burrave dhe grave, që ata të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga zhvillimi rural dhe, veçanërisht, t'u sigurojnë grave të tilla e drejta:

(a) Të marrë pjesë në shtjellimin dhe zbatimin e planifikimit të zhvillimit në të gjitha nivelet;
(b) Të ketë akses në institucione adekuate të kujdesit shëndetësor, përfshirë informacionin, këshillimin dhe shërbimet në planifikimin e familjes;
(c) Për të përfituar drejtpërdrejt nga programet e sigurimeve shoqërore;
(d) Të marrë të gjitha llojet e trajnimeve dhe arsimimit, formale dhe joformale, përfshirë atë që lidhet me arsimimin funksional, si dhe, ndër të tjera, përfitimin e të gjitha shërbimeve të komunitetit dhe shtrirjes, me qëllim të rritjes së aftësive të tyre teknike;
(e) Të organizojnë grupe të vetë-ndihmës dhe kooperativa në mënyrë që të sigurojnë qasje të barabartë në mundësi ekonomike përmes punësimit ose vetë-punësimit;
(f) Të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e komunitetit;
(g) Të ketë qasje në kredi dhe kredi bujqësore, lehtësirat e marketingut, teknologjinë e duhur dhe trajtimin e barabartë në tokën dhe reformën agrare, si dhe në skemat e rivendosjes së tokës;
(h) Të gëzojë kushte të përshtatshme jetese, veçanërisht në lidhje me strehimin, kanalizimet, furnizimin me energji elektrike dhe ujë, transportin dhe komunikimet.

Nenet Neni 14.2.a

Të marrë pjesë në përpunimin dhe zbatimin e planifikimit të zhvillimit në të gjitha nivelet;

Nenet Neni 11.2

Për të parandaluar diskriminimin ndaj gruas për shkaqe martese ose maternitetit, dhe për të siguruar të drejtën e saj efektive për punë, shtetet palë marrin masa të përshtatshme:

(a) Pёr tё ndaluar pushimin nga puna për shkaqe shtatzanie apo të lejes sё barrёs, si dhe diskriminimin në raste të pushimit nga puna të bazuar në gjendjen martesore, nёn kёrcёnimin e marrjes sё sanksioneve;

(b) Pёr tё aplikuar leje tё barrёs me pagesё ose për të pёrfituar ndihma sociale të krahasueshme, pa e humbur vendin e mёparshёm tё punёs, të të drejtave të vjetёrsisё dhe të avantazheve sociale;

(c) Pёr tё inkurajuar sistemin e shërbimeve sociale mbёshtetёse të nevojshme që t'i mundёsojnё prindёrit të gёrshetojnё detyrimet familjare me pёrgjegjёsitё nё vendin e punёs, dhe të marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke nxitur themelimin dhe zhvillimin e një rrjeti çerdhesh e kopshtesh;

(ç) Pёr tё siguruar një mbrojtje të veçantё për gratë shtatzёna nё ato vende tё punёs nё tё cilat provohet se puna që kryejnё ёshtё

Nenet Neni 11.2.c

 Pёr tё inkurajuar sistemin e shërbimeve sociale mbёshtetёse të nevojshme që t'i mundёsojnё prindёrit të gёrshetojnё detyrimet familjare me pёrgjegjёsitё nё vendin e punёs, dhe të marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke nxitur themelimin dhe zhvillimin e një rrjeti

Nenet Neni 14.2.c

Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në zonat bujqёsore me qëllim që të sigurojnë, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, pjesëmarrjen e saj në zhvillimin e fshatit dhe njёherёsh në avantazhet që sjell ajo. Në mënyrë të veçantë ato i sigurojnë gruas:

(c) Të drejtën pёr të pёrfituar drejtpёrsёdrejti nga programet e sigurimeve sociale;

Nenet Neni 14.2 b

b) Të ketë akses në institucione adekuate të kujdesit shëndetësor, përfshirë informacionin, këshillimin dhe shërbimet

Nenet Neni 14.2 d

d) Të marrë të gjitha llojet e trajnimeve dhe arsimimit, formale dhe joformale, përfshirë atë që lidhet me arsimimin funksional, si dhe, ndër të tjera, përfitimin e të gjitha shërbimeve të komunitetit dhe shtrirjes, me qëllim të rritjes së aftësive të tyre teknike;

 

Nenet Neni 14.2 e

(e) Të organizojnë grupe të vetë-ndihmës dhe kooperativa në mënyrë që të sigurojnë qasje të barabartë në mundësi ekonomike përmes punësimit ose vetë-punësimit;
 

Nenet Neni 14.2 f

f) Të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e komunitetit;

 

Nenet Neni 14.2 g

(g) Të ketë qasje në kredi dhe kredi bujqësore, lehtësirat e marketingut, teknologjinë e duhur dhe trajtimin e barabartë në

Nenet Neni 14.2 h

(h) Të gëzojë kushte të përshtatshme jetese, veçanërisht në lidhje me strehimin, kanalizimet, furnizimin me energji elektrike

Nenet Neni 2

2
Shtetet Palë dënojnë diskriminimin ndaj grave në të gjitha format e saj, bien dakord të ndjekin me të gjitha mjetet e duhura dhe pa vonesë një politikë të eleminimit të diskriminimit ndaj grave dhe, për këtë qëllim, të ndërmarrin:
2.a
Të mishërojë parimin e barazisë së burrave dhe grave në kushtetutat e tyre kombëtare ose legjislacionin tjetër të duhur, nëse ende nuk është i përfshirë në të dhe të sigurojë, përmes ligjit dhe mjeteve të tjera të përshtatshme, realizimin praktik të këtij parimi;
2.b
Të miratojë masa të duhura legjislative dhe të tjera, përfshirë sanksione kur është e përshtatshme, duke ndaluar çdo diskriminim ndaj grave;

Nenet Neni 12.2

12.2 Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit I të këtij neni, Shtetet Palë do t'u sigurojnë grave shërbime të përshtatshme në lidhje me shtatzaninë, lindjen dhe periudhën pas lindjes, duke u dhënë shërbime falas, aty ku është e nevojshme, si dhe ushqim adekuat gjatë shtatëzanisë dhe laktacionit.

Nenet Neni 16.1

1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në të gjitha çёshtjet që kanё tё bёjnё me martesёn dhe me marrёdhёniet familjare. Në mënyrë të veçantë ata i sigurojnë gruas mbi bazën e barazisë sё burrit dhe tё gruas:

(a) Të drejtёn e njëjtё për të lidhur martesё;

(b) Të drejtёn e njëjtё për tё zgjedhur lirisht bashkёshortin dhe për tё lidhur martesё vetёm me pёlqimin e vet të lirё dhe të plotё;

(c) Të drejtёn dhe pёrgjegjёsinё e njëjtё gjatё martesёs dhe me rastin e prishjes së saj;

(ç) Të drejtat dhe pёrgjegjёsitё e njëjta si prindёr, pavarёsisht nga gjendja martesore, për ato çёshtje qё kanё tё bёjnё me fёmijёt. Në të gjitha rastet interesi i fëmijëve duhet tё jetё nё vend tё parё;

(d) Të drejtat e njёjta për të vendosur lirisht dhe me pёrgjegjёsi për numrin dhe shkallёzimin e lindjeve e po ashtu për të marrё informacionin, arsimin dhe mjetet e nevojshme që bёjnё të mundur ushtrimin e kёtyre të drejtave;

(dh) Të drejtat dhe pёrgjegjёsitё e njёjta për çёshtjet që kanë të bёjnё me tutelёn, kujdestarinё, ruajtjen dhe birёsimin e fëmijëve ose lidhur me institucionet e ngjashme, ku këto koncepte ekzistojnё në legjislacionin kombёtar. Në tё gjitha rastet, interesi i fëmijëve duhet tё jetё nё vend tё parё;

(e) Të drejtat e njёjta vetjake si burrit ashtu edhe gruas, duke përfshirë edhe të drejtën për të zgjedhur mbiemrin, profesionin dhe llojin e punës;

(ё) Të drejtat e njëjta për secilin prej bashkёshortёve lidhur me pronёsinё, blerjen, administrimin, gëzimin dhe disponimin e pasurisё, si falas ashtu edhe me pagesё.

Nenet Neni 16.2.

16.2. Fejesat dhe martesat e fëmijëve të mitur nuk kanë efekt juridik, prandaj merren të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë legjislacionin, me qëllim që të caktohet një moshё minimale për martesё dhe të bëhet i detyrueshëm regjistrimi i martesёs në një regjistёr zyrtar.

Nenet Neni 10.a

Neni 10.a

 (a) Kushte tё njëjta tё bёrjes sё karierёs dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit tё shkollave dhe të marrjes sё diplomave në institucionet arsimore të të gjitha kategorive si në fshat ashtu edhe në qytet; kjo barazi sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe nё arsimin teknik të lartё, si dhe në çdo institucion tjetër tё kualifikimit profesional;

Nenet Neni 10.b

Neni 10.b

(b) Të drejtën për tё frekuentuar programe tё njёjta mёsimore, për t'u nёnshtruar provimeve tё njëjta, për të pasur kuadёr mësimor me kualifikim tё standardit tё njёjtё dhe lokale e pajisje shkollore të një cilёsie të njëjtё;

Nenet Neni 10.c

Neni 10.c

(c) Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrit dhe të gruas në të gjitha nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke inkurajuar bashkarsimin dhe tipe të tjera të arsimit që ndihmojnё realizimin e këtij objektivi, e sidomos duke rishikuar tekstet dhe programet mёsimore dhe duke pёrshtatur metodat e mёsimdhёnies;

Nenet Neni 10.d

d) Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për studime;

Nenet Neni 10.e

e) Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur veçanërisht për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrave dhe grave;(

Nenet Neni 10.f

f) Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;

Nenet Neni 10.g

g) Mundësi të njëjta për të marrë pjesë në sporte dhe në edukimin fizik; 

Nenet Neni 10.h

h) Të drejtën për të marrë informacione specifike nga fusha e arsimit për të ndihmuar sigurimin e shëndetit dhe mirëqenien e familjeve, duke përfshirë informacionin dhe këshillimet lidhur me planifikimin familjar.

Nenet Neni 2

Neni 2 Shtetet palë dënojnë diskriminimin ndaj grave në të gjitha format, pranojnё të ndjekin me të gjitha mjetet e pёrshtashme dhe pa vonesё, një politikё tё eliminimit tё diskriminimit kundrejt grave dhe për këtë arsye zotohen:

Nenet Neni 2.a

 (a) Të përfshijnë në kushtetutat e tyre kombёtare ose në ndonjё dispozitë tjetër ligjore të përshtatshme, parimin e barazisë sё burrit dhe të gruas, po qe se ende nuk ёshtё bёrё, dhe të sigurojnë nёpёrmjet legjislacionit dhe masave tё tjera të përshtatshme zbatimin praktik të këtij parimi;

Nenet Neni 2.b

(b) Të miratojnё masa ligjore dhe masa të tjera të përshtatshme duke përfshirё edhe sanksione, po qe se ёshtё e nevojshme, duke ndaluar çdo formё tё diskriminimit ndaj grave;

Nenet Neni 2.c

(c) Të vendosin një mbrojtje gjyqёsore të të drejtave të grave, mbi bazёn e barabartё me burrat, dhe të sigurojnё, nёpёrmjet gjykatave kombёtare kompetente dhe institucioneve të tjera publike, mbrojtjen efektive të grave kundёr çdo veprimi diskriminues;

Nenet Neni 2.f

 (f) Të marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për tё ndryshuar ose shfuqizuar ligjet ekzistuese, rregulloret, zakonet apo praktikat të cilat përbëjnё diskriminimin ndaj gruas;

Nenet Neni 3

 Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.

Nenet Neni 6

Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për luftimin e tё gjitha formave tё trafikut tё grave dhe tё shfrytёzimit tё prostitucionit të grave.

Nenet Neni 15.1

 1. Shtetet palë i njohin gruas barazinё me burrin pёrpara ligjit.

Nenet Neni 15.2

 2. Shtetet palë i njohin gruas, në fushёn civile, zotёsi juridike të njëjtё me atё të burrit dhe mundёsi të njëjta për ta ushtruar këtë zotёsi. Ato i njohin asaj në mënyrë të veçantë të drejta të barabarta pёr tё lidhur kontrata dhe pёr tё administruar pasuri e i trajtojnё njёsoj në të gjitha fazat e procedurёs gjyqёsore.

Nenet Article 15.3

3. Shtetet palë janë të mendimit se çdo kontratё ose çdo dokument tjetër privat, i çfarёdo lloji qoftё, që ka për efekt juridik të synojё kufizimin e zotёsisё juridike të gruas, duhet të konsiderohet i paqenё.

Nenet Neni 15.4

4. Shtetet palë u njohin burrit edhe gruas tё drejta të njëjta lidhur me legjislacionin që trajton të drejtën e personave për të lёvizur lirisht, si dhe për të zgjedhur vendbanimin dhe banesёn e tyre.

Nenet Neni 7.a

(a) Pёr tё votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike si dhe pёr të qenë të zgjedhshme në të gjitha organet

Nenet Neni 7.b

7.b Për tё marrё pjesë në përpunimin e politikës sё shtetit dhe në zbatimin e saj; për tё mbajtur poste publike dhe pёr të ushtruar të gjitha funksionet publike në të gjitha nivelet e qeverisjes;

 

Nenet Neni 16.1.h

h) Të drejtat e njëjta për secilin prej bashkëshortëve lidhur me pronësinë, fitimin, administrimin, gëzimin dhe disponimin e pasurisë, si falas ashtu edhe me pagesë.

Nenet Neni 3

Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.

Nenet Neni 18 1.

Shtetet palë zotohen t'i paraqesin Sekretarit të Përgjithshëm tё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara, për t'u shqyrtuar nga Komiteti, një raport lidhur me masat legjislative, gjyqёsore, administrative dhe me masat e tjera që kanë miratuar për t'u dhёnё efekt dispozitave të kësaj Konvente si dhe lidhur me pёrparimet e bëra në këtë drejtim:

Nenet Neni 18 1. a

(a) Brenda një viti pas hyrjes sё Konventёs nё fuqi nё shtetin pёrkatёs,

Nenet Neni 18.1.b

 (b) Pastaj, të paktёn çdo katёr vite, si dhe me kërkesën e Komitetit.

Nenet Neni 18.2

2. Raportet mund të tregojnё faktorёt dhe vёshtirёsitё që ndikojnё në shkallёn e pёrmbushjes sё detyrimeve të parashikuara nё kёtё Konventë.

Nenet Neni 12 1

 Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e kujdesit për shёndetin për t'u siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, mundёsitё për të pёrfituar shёrbime mjekësore, duke përfshirë edhe ato të planifikimit të familjes.

 

Nenet Neni 13

Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas  në fushat e tjera tё jetёs ekonomike dhe shoqërore, për t'i siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, të drejtat e njëjta, e sidomos:

Nenet Neni 13.a

13.a  Të drejtёn për benefite familjare;

Nenet Neni 13.b

13.b  Të drejtёn për hua bankare, ndihma hipotekare dhe forma të tjera të kredisё financiare;

Nenet Neni 21.1

21.1 Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverinë e vendit të tij, drejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur lirshëm

Nenet Neni 21.2

21.2 Gjithkush ka të drejtë të ketë qasje të barabartë në shërbimin publik në vendin e tij.

Nenet Neni 16.1.e

16.1.e Të njëjtat të drejta për të vendosur lirshëm dhe me përgjegjësi për numrin dhe hapësirën per fëmijët të tyre dhe për të pasur akses në informacion, arsim dhe mjete për t'iu bërë të mundur ushtrimin e këtyre të drejtave;

Nenet Neni 7.c

(c) Për tё marrё pjesë në organizatat dhe shoqatat joqeveritare që merren me jetën publike dhe politike të vendit.

Nenet Neni 13.c

(c) Të drejtën për të marrë pjesë në aktivitetet zbavitëse, sportive dhe në të gjitha aspektet e jetës kulturore.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Nenet Neni 1.1

Çfarëdo dallimi, mospërfshirje, kufizim ose anësi e bazuar mbi racën, ngjyrën, prejardhjen ose përkatësinë etnike ose kombëtare e cila ka për qëllim shfuqizimin ose efektin e keqësimit të njohjes, kënaqësisë ose ushtrimit, në një drejtëpeshë të barabartë të të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale në sferën politike, ekonomike, sociale kulturore ose në çfarëdo sferë tjetër të jetës publike .

Nenet Neni 2.1

 

1. Shtetet palë dёnojnё diskriminimin racial dhe zotohen të ndjekin me të gjitha mjetet e pёrshtatshme dhe pa vonesë, një politikё të zhdukjes sё çdo forme të diskriminimit racial dhe tё ndihmojnё mirёkuptimin midis të gjitha racave. Për këtë qëllim:

(a) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё kryejё asnjё veprim apo praktikë të diskriminimit racial kundër personave, grupeve personash apo institucionesh dhe se do tё sigurojё që të gjitha autoritetet publike dhe institucionet publike, kombëtare dhe lokale, t'i përmbahen këtij detyrimi;

 (b) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё inkurajojё, mbrojё apo mbёshtesë diskriminimin racial që zbatohet nga çfarëdo personi apo organizate;

(c) Çdo shtet palë duhet të marrë masa efektive për të rishikuar politikёn qeveritare, kombëtare ose lokale, si dhe për të ndryshuar, shfuqizuar ose anuluar çdo ligj dhe çdo dispozitë që kanë për qёllim krijimin e diskriminimit racial apo pёrjetёsimin e tij atje ku ekziston;

(ç) Çdo shtet palë duhet qё, me të gjitha mjetet e pёrshtatshme, duke pёrfshirё, kur e kërkojnë rrethanat, edhe legjislacionin, të ndalojё diskriminimin racial që zbatohet nga çfarёdo personi, grupi personash apo organizate dhe t’i japë fund atij;

(d) Çdo shtet palë zotohet se do të përkrahë, në rast nevoje, organizatat dhe lёvizjet integracioniste shumёracore, dhe mjetet e tjera për t’i zhdukur barierat midis racave, dhe pёr tё shkurajuar çdo gjё që synon forcimin e pёrçarjes raciale.

 

Nenet Neni 6

Shtetet palë do t’i sigurojnё çdo personi që ndodhet nёn juridiksionin e tyre mbrojtje dhe mjete juridike efektive nёpёrmjet gjykatave kombёtare dhe institucioneve të tjera shtetёrore kundёr çdo veprimi të diskriminimit racial, i cili, në kundёrshtim me këtë Konventё, do të shkelte të drejtat dhe liritё themelore si dhe të drejtën e kёrkimit nga gjykatat e tilla dёmshpёrblim adekuat dhe satisfaksion për çdo dёm që do t'i shkaktohej si rezultata i një diskriminimi të tillë.

Nenet Neni 2.2

2. Shtetet palë, po qe se e kërkojnë rrethanat, do tё marrin masa tё posaçme dhe konkrete në fushёn sociale, ekonomike, kulturore dhe nё fusha tё tjera, për të siguruar zhvillimin dhe mbrojtjen adekuate tё disa grupeve racore apo individёve që bëjnë pjesë në kёto grupe me qëllim që t'u garantojnё atyre gёzimin e plotё dhe tё barabartё të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut. Kёto masa kurrsesi nuk duhet tё kenё për pasojё ruajtjen e të drejtave të pabarabarta apo tё veçanta për grupet e ndryshme racore pasi të jenё arritur objektivat që ato i kanë synuar.

Nenet Neni 5 (ç)

 Të drejtat e tjera civile,

 i) E drejta e lëvizjes sё lirё dhe e zgjedhjes sё vendbanimit në territorin e një shteti;

ii) E drejta e largimit nga çdo vend, duke pёrfshirё edhe vendin e vet, dhe e rikthimit në vendin e vet;

iii) E drejta e njё shtetёsie;

Nenet Neni 5 (ç-iv

 Të drejtat e tjera civile,

 iv) E drejta e martesёs dhe e zgjedhjes sё bashkëshortit (bashkëshortes);

Nenet Neni 5 (vii)

vii) E drejta e lirisë sё mendimit, ndёrgjegjes dhe besimit fetar;

Nenet Neni 5 (viii)

viii) E drejta e lirisё sё mendimit dhe fjalёs;

Nenet Neni 5 (V)

Në pёrputhje me detyrimet themelore të parashtruara në nenin 2 të kёsaj Konvente, shtetet palë zotohen të ndalojnё dhe të eliminojnё diskriminimin racial në të gjitha format e tij dhe të garantojnё të drejtën e secilit për barazi pёrpara ligjit pa dallim race, ngjyre ose origjine etnike ose kombëtare, sidomos lidhur me gëzimin e këtyre tё drejtave:

(v) E drejta e arsimit dhe pёrgatitjes profesionale;

Nenet Neni 5 d (vi)

(vi) E drejta e pjesëmarrjes së barabartë në veprimtari kulturore;

Nenet Neni 5 e (i)

(i) E drejta e punёs, e zgjedhjes sё lirё të punёs, e gëzimit të kushteve të drejta dhe të kёnaqshme pune për mbrojtje kundër papunёsisë, pagё të barabartё, punё të barabartё, shpёrblim të drejtë dhe të kёnaqshёm;

Nenet Neni 5

 Në përputhje me detyrimet themelore të përcaktuara në nenin 2 të kësaj Konvente, Shtetet Palë marrin përsipër të ndalojnë dhe eliminojnë diskriminimin racor në të gjitha format e tij dhe të garantojnë të drejtën e secilit, pa dallim sa i përket racës, ngjyrës, ose kombëtar ose etnik. origjina, për barazinë para ligjit, veçanërisht në gëzimin e të drejtave të mëposhtme:

Nenet Neni 5.e

5.e Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, në veçanti:

Nenet Neni 5.e.i

Të drejtat e punës, zgjedhja e lirë e punësimit, kushteve të drejta dhe të favorshme të punës, mbrojtja ndaj papunësisë, pagesa e barabartë për punë të barabartë, shpërblim  i drejtë dhe i favorshëm;

Nenet Neni 5.5

Në përputhje me detyrimet themelore të përcaktuara në nenin 2 të kësaj Konvente, Shtetet Palë marrin përsipër të ndalojnë dhe eliminojnë diskriminimin racor në të gjitha format e tij dhe të garantojnë të drejtën e secilit, pa asnjë dallim sa i përket racës, ngjyrës, ose kombëtar ose etnik origjina, te barazia para ligjit, veçanërisht në kënaqësi të të drejtave të mëposhtme:
5.d Të drejtat e tjera civile, në veçanti:
5.d.v E drejta për të poseduar pronë vetëm si dhe në bashkëpunim me të tjerët;
5.e Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, në veçanti:
5.e.iii E drejta e strehimit;
5.e.iv E drejta për shëndetin publik, kujdesin mjekësor, sigurimet shoqërore dhe shërbimet sociale;
5.e.v E drejta për arsim dhe trajnim;

Nenet Neni5. b.

5. b. E drejta e sigurisë sё personit dhe e mbrojtjes sё tij nga shteti kundër dhunёs dhe keqtrajtimeve qoftë nga funksionarёt qeveritarё, qoftë nga ndonjё grup ose institucion i veçantё

Nenet Neni 5.d.v

5.d.v  E drejta e arsimit dhe pёrgatitjes profesionale;

Nenet Neni 2.1.c

2.1.c  Çdo shtet palë duhet të marrë masa efektive për të rishikuar politikёn qeveritare, kombëtare ose lokale, si dhe për të ndryshuar, shfuqizuar ose anuluar çdo ligj dhe çdo dispozitë që kanë për qёllim krijimin e diskriminimit racial apo pёrjetёsimin e tij atje ku ekziston;

Nenet 5.e.iii

E drejta e strehimit;

Nenet Neni 5 (c)

(c) Të drejtat politike, sidomos tё drejtat e pjesëmarrjes në zgjedhje, e drejta e votimit apo e drejta pёr tё qenё kandidat, sipas sistemit të votimit të përgjithshëm dhe të barabartё, e pjesёmarrjes në qeveri si dhe në drejtimin e punёve shtetёrore, në të gjitha nivelet, dhe pёr tё pasur hyrje tё barabartё nё shёrbimet publike;

Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet Neni 10

1. Të gjithë personat e privuar nga liria, duhet tё trajtohen me humanizёm dhe respekt pёr dinjitetin e lindur tё njeriut.

Nenet Neni 14 para 3.

Secili person i akuzuar për njё vepёr penale ka tё drejtё plotësisht të barabartë tё ketё kёto garanci minimale: (a) Tё informohet menjëherë dhe në mënyrë të hollësishme, në një gjuhë të cilën ai e kupton, lidhur me natyrёn dhe shkakun e akuzёs qё ngrihet kundёr tij

Nenet Neni 14 para. 3 (b)

Secili person i akuzuar për njё vepёr penale ka tё drejtё plotësisht të barabartë tё ketё kёto garanci minimale:  (b) Tё ketё kohё dhe mundёsi tё mjaftueshme pёr tё pёrgatitur mbrojtjen dhe tё komunikojё me njё avokat tё zgjedhur prej tij;

Nenet Neni 14 para. 3 (f)

Tё ketё ndihmёn falas tё njё pёrkthyesi nё qoftё se nuk kupton ose nuk flet gjuhёn qё pёrdoret nё gjyq

Nenet Neni 14 para. 3 (d)

Tё jetё i pranishёm gjatё procesit dhe tё mbrohet vetё ose nëpërmjet njё mbrojtёsi tё zgjedhur prej tij; nё qoftё se nuk ka mbrojtje, duhet tё informohet pёr tё drejtёn e tij qё tё ketё njё tё tillё dhe, kurdoherё qё e kёrkon interesi i drejtёsisё, atij duhet t'i caktohet njё mbrojtje falas në cilindo rast të tillë nёse ai nuk ka mjete pёr tё paguar;

Nenet Neni 14 para. 3 (g)

Tё mos shtrёngohet tё dёshmojё kundёr vetvetes ose tё pranojë se ёshtё fajtor.

Nenet Neni 14 para 1.

1. Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka tё drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe publiku mund të largohen gjatё gjithё procesit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon interesi i sjelljes sё moralshme, i rendit publik ose i sigurisё kombёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon interesi i jetёs private tё palёve, qoftё edhe kur gjykata e quan krejtёsisht tё domosdoshme nё qoftё se, pёr disa rrethana tё veçanta tё çёshtjes, publiciteti mund tё dёmtonte interesat e drejtёsisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёshtjen penale ose civile do tё jetё publik, me pёrjashtim tё rasteve kur interesi i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se procesi ka tё bёjё me mosmarrёveshje martesore ose me kujdestarinё e fёmijёve.

Nenet Neni 14 para 2

Secili person i akuzuar pёr njё vepёr penale ka tё drejtё tё konsiderohet i pafajshёm derisa fajёsia e tij tё provohet në përputhje me ligjin.

Nenet Neni 2 para 3

Çdo shtet palё i kёtij Pakti zotohet:

(a) Tё sigurojë qё çdo person, kur t’i shkelen tё drejtat dhe liritё e njohura në këtë Pakt, tё ketё tё drejtёn e njё mjeti juridik efektiv, edhe atёherё kur shkeljen e kryejnë personat me rastin e ushtrimit tё funksioneve tё tyre zyrtare:

(b) Tё sigurojë që autoriteti kompetent gjyqёsor, administrativ ose legjislativ, ose çdo autoritet tjetër qё ёshtё kompetent nё bazё tё legjislacionit tё shtetit, do t’i pёrcaktojё tё drejtat e kёtij personi qё paraqet mjetin juridik si dhe tё zhvillojё mundёsitё e paraqitjes së mjetit juridik.

(c) Tё sigurojë që autoritetet kompetente do të veprojnë sipas çdo mjeti juridik qё do tё njihet si i pёrligjur.

Nenet Neni 15 para 1

Askush nuk duhet të dënohet pёr veprime ose mosveprime tё cilat nuk kanë qenë vepra penale sipas tё drejtёs kombёtare ose ndёrkombёtare nё kohёn kur janё kryer. Po ashtu nuk duhet tё jepet njё dёnim mё i rёndё se ai qё mund tё zbatohej nё kohёn kur ёshtё kryer vepra penale. Nё qoftё se mё vonё, pas kryerjes sё veprёs, ligji parashikon njё dёnim mё tё lehtё, keqbёrёsi duhet tё pёrfitojё nga kjo

Nenet Neni 26

Tё gjithё njerёzit janё tё barabartё pёrpara ligjit dhe kanё tё drejtё mbrojtjeje tё barabartё tё ligjit pa kurrfarё dallimi. Lidhur me kёtё, ligji duhet tё ndalojё çdo diskriminim dhe tё garantojё pёr tё gjithё, mbrojtje tё barabartё dhe efektive, kundёr çdo diskriminimi e sidomos pёr shkak tё racёs, ngjyrёs, seksit, gjuhёs, fesё, opinionit politik dhe çdo opinioni tjetёr, origjinёs kombёtare apo shoqёrore, pasurisё, lindjes ose çdo situate tjetёr.

Nenet Neni 3

 Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё sigurojnё tё drejtёn e barabartё tё burrit dhe tё gruas lidhur me gëzimin e tё gjitha tё drejtave civile dhe politike tё përcaktuara në kёtё Pakt

Nenet Neni 24 1.

Çdo fёmijё, pa asnjё dallim tё bazuar nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, origjinё kombёtare apo shoqёrore, pasuri apo lindje, ka tё drejtё tё ketё masat e atilla të mbrojtjes qё kёrkon gjendja e tij si i mitur nga ana e familjes sё tij, shoqёrisё dhe shtetit, tё cilёt duhet tё marrin masa pёr kёtё qёllim

Nenet Article 6.1

E drejta e jetёs ёshtё e drejtё e lindur e njeriut. Kjo e drejtё duhet tё mbrohet me ligj. Askush nuk mund tё privohet arbitrarisht nga jeta.

Nenet Article 6.2

2. Nё vendet ku nuk ёshtё hequr dënimi me vdekje, ai mund tё jepet vetёm pёr krimet mё tё rёnda, nё pёrputhje me ligjin nё fuqi nё kohёn e kryerjes së krimit dhe nuk duhet tё jetё nё kundёrshtim me dispozitat e kёtij Pakti dhe me Konventёn pёr Parandalimin dhe Ndjekjen e Krimit tё Gjenocidit. Ky dёnim mund tё jepet vetёm nё bazё tё njё gjykimi pёrfundimtar nga njё gjykatё kompetente.

 

Nenet Article 6.3

3. Kur heqja e jetёs përbën një krim gjenocidi, kuptohet se asnjё dispozitё e kёtij neni nuk i jep tё drejtё njё shteti palё tё kёtij Pakti qё nё asnjё mёnyrё t'i shmanget çfarёdo detyrimi qё ka marrё pёrsipёr nё bazё tё dispozitave tё Konventёs pёr Parandalimin dhe Ndjekjen e Krimit tё Gjenocidit.

Nenet Neni 6.4

4. Çdo i dёnuar me vdekje ka tё drejtё tё kёrkojё falje ose zëvendësim tё dёnimit. Amnistia, falja ose zëvendësimi i dёnimit me vdekje mund tё jepen nё tё gjitha rastet.

 

Nenet Article 6.5

5. Dёnimi me vdekje nuk mund tё jepet pёr krimet e kryera nga personat nёn 18 vjeç dhe nuk mund tё zbatohet ndaj grave shtatzёna.

 

Nenet Neni 9,1

1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.

Nenet Neni 17.1

1. Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndёrhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letёrkёmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mёnyrё tё paligjshme.

 

 

Nenet Neni 12.1

1. Secili qё ndodhet ligjёrisht nё territorin e njё shteti ka tё drejtё tё lëvizë lirisht brenda këtij territori si dhe tё zgjedhё lirisht vendbanimin e tij.

Nenet Neni 12.2

2. Secili ёshtё i lirё tё braktisë cilindo vend, duke pёrfshirё edhe vendin e tij.

Nenet Neni 12.3

3. Tё drejtat e sipёrpёrmendura mund tё kufizohen vetёm kur kjo parashikohet me ligj, dhe kur ёshtё e nevojshme pёr tё mbrojtur sigurinё kombёtare, rendin publik, shёndetin ose moralin publik ose tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve, si dhe kur kёto kufizime janё nё pёrputhje me tё drejtat e tjera tё njohura në këtë Pakt.

Nenet Neni 12.4

4. Askush nuk duhet tё privohet arbitrarisht nga e drejta pёr tё hyrё nё vendin e tij.

Nenet Neni 17.2

2. Secili ka tё drejtё tё ketё mbrojtje ligjore kundёr ndёrhyrjeve dhe shkeljeve tё tilla.

Nenet Neni 23.1

1. Familja ёshtё njësi e natyrshme dhe themelore e shoqёrisё dhe ka tё drejtё tё ketё mbrojtjen e shoqёrisё dhe tё shtetit.

Nenet Neni 23.2

 2. E drejta e burrit dhe gruas pёr t'u martuar dhe pёr tё formuar familje duhet të njihet duke filluar nga mosha e pjekurisë.

Nenet Neni 23.3

3. Asnjё martesё nuk duhet tё lidhet pa pёlqimin e lirё dhe tё plotё tё bashkёshortёve tё ardhshёm.

 

Nenet Neni 23.4

 4. Shtetet palё tё kёtij Pakti marrin masa tё pёrshtatshme pёr tё siguruar barazinё e tё drejtave dhe tё pёrgjegjёsive tё bashkёshortёve lidhur me martesёn, gjatё martesёs dhe me rastin e prishjes sё saj. Nё rastet e prishjes sё martesёs, do tё merren masa me qёllim qё fёmijёve t'u sigurohet mbrojtja e nevojshme.

Nenet Neni 7

Askush nuk duhet t'i nёnshtrohet torturёs dhe as dёnimeve ose trajtimeve mizore, çnjerёzore e poshtëruese. Nё veçanti, askush nuk duhet t'i nёnshtrohet njё eksperimenti mjekёsor ose shkencor pa pёlqimin e tij tё lirё.

Nenet Neni 8

1. Askush nuk duhet tё mbahet nё robëri; robëria dhe tregtia me robër janё tё ndaluara nё tё gjitha format e tyre:

2. Askush nuk duhet tё mbahet nё njё gjendje nёnshtrimi,

3. (a) Askush nuk duhet tё shtrёngohet tё kryejё punё tё detyruar ose tё detyrueshme; 

(b) Paragrafi 3 (a) nuk duhet tё interpretohet asisoj sikur ndalon vuajtjen e dënimit me punë të detyruar të dhënë nga një gjykatë kompetente, nё ato vende ku disa krime ndёshkohen me burgim tё shoqёruar me punё tё detyruar;

(c) Nё kuptim tё kёtij paragrafi, termi "punё e detyruar ose e detyrueshme" nuk konsiderohet:

(i) Çdo punё ose shёrbim që nuk është përmendur nё nёnparagrafin (b), qё kёrkohet normalisht tё kryhet nga njё person i burgosur nё bazё tё njё vendimi gjyqёsor tё rregullt ose nga një person i cili ёshtё liruar me kusht;

(ii) Çdo shёrbim me karakter ushtarak dhe, nё vendet ku njihet kundёrshtimi i ndёrgjegjes, çdo shёrbim kombёtar qё kёrkohet në bazë të ligjit nga kundёrshtuesit e ndёrgjegjes;

(iii) Çdo shёrbim qё kёrkohet nё raste të jashtëzakonshme ose tё fatkeqёsive qё rrezikojnё jetёn ose mirёqenien e bashkёsisё;

(iv) Çdo punё ose shёrbim qё bёn pjesё nё detyrimet qytetare normale.

Nenet Neni 9

1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.

2. Çdo person i arrestuar duhet tё informohet, nё çastin e arrestimit, pёr arsyet e arrestimit dhe menjёherё duhet tё njoftohet lidhur me çdo akuzё qё bёhet kundёr tij.

3. Çdo person i arrestuar ose i ndaluar pёr shkak tё njё vepre penale duhet tё nxirret, pa vonesë, pёrpara njё gjykatёsi ose ndonjё zyrtari tjetёr tё autorizuar me ligj pёr ushtrimin e funksioneve gjyqёsore dhe duhet tё gjykohet brenda njё afati tё arsyeshёm ose tё lirohet. Ndalimi i personave tё cilët presin tё gjykohen nuk duhet tё jetё rregull i pёrgjithshёm, por lirimi mund tё kushtёzohet me garanci pёr tё siguruar daljen e tё interesuarit para gjyqit, në cilëndo fazë tjetër të procedurës gjyqësore, dhe po qe se paraqitet nevoja, edhe pёr ekzekutimin e gjykimit.

4. Çdo person qё privohet nga liria e tij me masa arrestimi ose ndalimi ka tё drejtё ankese nё njё gjykatё me qёllim qё kjo tё vendosё, pa vonesё, lidhur me ligjshmёrinё e masёs sё ndalimit dhe tё urdhёrojё lirimin e tij nё qoftё se ndalimi ёshtё i paligjshёm.

5. Çdo person qё ёshtё viktimё e njё arrestimi ose ndalimi tё paligjshёm ka tё drejtё dёmshpёrblimi.

Nenet Neni 4

2. Askush nuk do të shtrëngohet të kryejë punë me dhunë ose të detyruar.

3. Për qëllim të këtij neni, termi “punë e kryer me dhunë ose e detyruar”, nuk përfshin:

4

a) çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi të ndaluar në kushtet e

parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente ose gjatë lirimit të tij me kusht;

b) çdo lloj shërbimi të karakterit ushtarak ose, në rastin e kundërshtarëve të ndërgjegjes në

vendet ku kundërshtimi i ndërgjegjes është i njohur me ligj, shërbimi që kryhet në vend të shërbimit

ushtarak të detyrueshëm;

c) çdo lloj shërbimi që kërkohet në rast krizash ose fatkeqësish, që kërcënon jetën ose

mirëqenien e komunitetit;

d) çdo lloj pune ose shërbimi që është pjesë e detyrimeve normale qytetare

Nenet Neni 14 para. 7

Askush nuk mund tё ndiqet ose tё ndёshkohet pёr njё vepёr për të cilën ai ёshtё dёnuar ose liruar njёherё nё pёrputhje me ligjin dhe procedurёn penale tё çdo vendi.

Nenet Neni 18

1. Secili ka tё drejtёn e lirisё sё mendimit, ndёrgjegjes dhe fesё. Kjo e drejtё pёrfshin lirinё pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim prej tij, si dhe lirinё pёr tёmanifestuar fenё apo besimin e vet, qoftë individualisht apo sё bashku me tё tjerёt, si publikisht ashtu edhe privatisht, nёpёrmjet kultit dhe kryerjes sё riteve, praktikave dhe arsimit.

2. Askush nuk duhet t'i nёnshtrohet ndonjё shtrёngimi qё do të mund tё prekte lirinё e tij pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim tё zgjedhur prej tij.

3. Liria e manifestimit të fesё apo të besimit të vet mund tё bёhet objekt vetёm i kufizimeve tё parapara me ligj dhe qё janё tё domosdoshme pёr mbrojtjen e sigurisё, tёrendit e tё shёndetit publik, ose tё moralit apo të lirive dhe tё drejtave themelore tё tёtjerёve.

4. Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё respektojnё lirinё e prindёrve dhe, kur ёshtё e zbatueshme, tё kujdestarёve tё ligjshёm pёr tё siguruar edukimin fetar dhe moral tёfёmijёve tё tyre nё pёrputhje me bindjet e tyre.

Nenet Neni 19.3

3. Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёnkupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domosdoshme:

(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve;

(b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.

Nenet Neni 25

Çdo qytetar ka tё drejtё dhe mundёsi, qё pa asnjё nga dallimet e pёrmendura nё nenin 2 dhe pa kufizime tё paarsyeshme: (a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike, qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht; (b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve; (c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.

Nenet Neni 21

Njihet e drejta e mbledhjes paqësore. Ushtrimi i kёsaj tё drejte mund tё jetё objekt vetёm i kufizimeve qё diktohen sipas ligjit dhe qё janё tё nevojshme nё njё shoqёri demokratike, nё interes tё sigurisё kombёtare, tё qetёsisё dhe rendit publik, ose pёr tё mbrojtur shёndetin ose moralin publik, apo tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve.

Nenet Neni 14 para. 1

1 Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka tё drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe publiku mund të largohen gjatё gjithё procesit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon interesi i sjelljes sё moralshme, i rendit publik ose i sigurisё kombёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon interesi i jetёs private tё palёve, qoftё edhe kur gjykata e quan krejtёsisht tё domosdoshme nё qoftё se, pёr disa rrethana tё veçanta tё çёshtjes, publiciteti mund tё dёmtonte interesat e drejtёsisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёshtjen penale ose civile do tё jetё publik, me pёrjashtim tё rasteve kur interesi i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se procesi ka tё bёjё me mosmarrёveshje martesore ose me kujdestarinё e fёmijёve.

Nenet Neni 22

1. Secili person ka tё drejtё tё bashkohet lirisht me tё tjerёt, duke pёrfshirё tё drejtёn
pёr tё formuar sindikata dhe pёr tё marrё pjesё nё to pёr mbrojtjen e interesave tё
veta.
2. Ushtrimi i kёsaj tё drejte mund tё jetё objekt vetёm i kufizimeve qё parashikohen
me ligj dhe qё janё tё nevojshme nё njё shoqёri demokratike në interes tё sigurisё
kombёtare, qetёsisё dhe rendit publik, ose pёr tё mbrojtur shёndetin ose moralin
publik apo tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve. Ky nen nuk ndalon kufizimet ligjore pёr
ushtrimin e kёsaj tё drejte nga anёtarёt e forcave tё armatosura dhe tё policisё.

Nenet 18 (4)

 Secili ka tё drejtёn e lirisё sё mendimit, ndёrgjegjes dhe fesё. Kjo e drejtё pёrfshin lirinё pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim prej tij, si dhe lirinё pёr tё manifestuar fenё apo besimin e vet, qoftë individualisht apo sё bashku me tё tjerёt, si publikisht ashtu edhe privatisht, nёpёrmjet kultit dhe kryerjes sё riteve, praktikave dhe arsimit.

4. Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё respektojnё lirinё e prindёrve dhe, kur ёshtё e zbatueshme, tё kujdestarёve tё ligjshёm pёr tё siguruar edukimin fetar dhe moral tё fёmijёve tё tyre nё pёrputhje me bindjet e tyre.

Nenet Neni 4.1

1. Nё kohën kur njё rrezik publik i jashtёzakonshёm kёrcёnon ekzistencёn e kombit dhe shpallet zyrtarisht si i tillё, shtetet palё tё kёtij Pakti mund tё marrin masa me të cilat shmangen detyrimet e parashikuara në këtë Pakt, në vëllimin përpikërisht të caktuar sipas kërkesave të situatës, me kusht qё kёto masa tё mos jenё nё mospёrputhje me detyrimet e tyre të tjera sipas të drejtës ndёrkombёtare dhe tё mos ngatërrojnë, si pasojё, njё diskriminim tё bazuar vetёm nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, ose origjinё shoqёrore.

Nenet Neni 4.2

2. Asnjë shmangie nga nenet, 6, 7, 8, (par. 1 dhe 2), 11, 15, 16, dhe 18 nuk mund të bëhet sipas kësaj dispozite.

 

Nenet Neni 4.3

3. Shtetet palё tё kёtij Pakti qё shfrytёzojnё tё drejtёn e shmangies, nёpёrmjet Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara, i njoftojnё menjёherё shtetet e tjera palё tё kёtij Pakti lidhur me dispozitat nga tё cilat ato janё shmangur si dhe lidhur me arsyet qё i kanё shtyrё tё bёjnё kёtё shmangie. Me ndërmjetësimin e njëjtë bëhet një kumtim i mëtejmë lidhur me datёn kur kёto shtete do t'u japin fund kёtyre shmangieve.

Nenet Neni 4

1. Nё kohën kur njё rrezik publik i jashtёzakonshёm kёrcёnon ekzistencёn e kombit dhe shpallet zyrtarisht si i tillё, shtetet palё tё kёtij Pakti mund tё marrin masa me të cilat shmangen detyrimet e parashikuara në këtë Pakt, në vëllimin përpikërisht të caktuar sipas kërkesave të situatës, me kusht qё kёto masa tё mos jenё nё mospёrputhje me detyrimet e tyre të tjera sipas të drejtës ndёrkombёtare dhe tё mos ngatërrojnë, si pasojё, njё diskriminim tё bazuar vetёm nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, ose origjinё shoqёrore.

2. Asnjë shmangie nga nenet, 6, 7, 8, (par. 1 dhe 2), 11, 15, 16, dhe 18 nuk mund të bëhet sipas kësaj dispozite.

3. Shtetet palё tё kёtij Pakti qё shfrytёzojnё tё drejtёn e shmangies, nёpёrmjet Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara, i njoftojnё menjёherё shtetet e tjera palё tё kёtij Pakti lidhur me dispozitat nga tё cilat ato janё shmangur si dhe lidhur me arsyet qё i kanё shtyrё tё bёjnё kёtё shmangie. Me ndërmjetësimin e njëjtë bëhet një kumtim i mëtejmë lidhur me datёn kur kёto shtete do t'u japin fund kёtyre shmangieve.

Nenet Neni 5

1. Asnjё dispozitё e kёtij Pakti nuk mund tё interpretohet asisoj sikur i njeh njё shteti, njё grupi ose njё personi çfarёdo tё drejte pёr tё zhvilluar ndonjё veprimtari ose pёr tё kryer njё veprim qё synon shkeljen e tё drejtave dhe lirive tё njohura nё kёtё Pakt ose kufizimin e tyre nё njё shkallё mё tё gjerё se sa parashikohet me kёtё Pakt.

2. Nuk lejohet asnjё kufizim ose shmangie nga cilatdo tё drejta themelore tё njeriut qё janё tё njohura ose qё janё nё fuqi nё ndonjё shtet palё tё kёtij Pakti nё pёrputhje me ligjet, konventat, aktet ose zakonet e tjera me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ose i njeh nё njё shkallё mё tё vogёl

Nenet Neni 22.2

2. Ushtrimi i kёsaj tё drejte mund tё jetё objekt vetёm i kufizimeve qё parashikohen
me ligj dhe qё janё tё nevojshme nё njё shoqёri demokratike në interes tё sigurisё
kombёtare, qetёsisё dhe rendit publik, ose pёr tё mbrojtur shёndetin ose moralin
publik apo tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve. Ky nen nuk ndalon kufizimet ligjore pёr
ushtrimin e kёsaj tё drejte nga anёtarёt e forcave tё armatosura dhe tё policisё.

Nenet Neni 18 (4)

4. Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё respektojnё lirinё e prindёrve dhe, kur ёshtё e zbatueshme, tё kujdestarёve tё ligjshёm pёr tё siguruar edukimin fetar dhe moral tёfёmijёve tё tyre nё pёrputhje me bindjet e tyre.

Nenet Neni 23 (4)

4. Shtetet palё tё kёtij Pakti marrin masa tё pёrshtatshme pёr tё siguruar barazinё e tёdrejtave dhe tё pёrgjegjёsive tё bashkёshortёve lidhur me martesёn, gjatё martesёs dhe me rastin e prishjes sё saj. Nё rastet e prishjes sё martesёs, do tё merren masa me qёllim qёfёmijёve t'u sigurohet mbrojtja e nevojshme.

Nenet Neni 1.2

Të gjithë popujt, për qëllimet e tyre, mund të disponojnë lirshëm pasurinë dhe burimet e tyre natyrore pa paragjykuar detyrimet që rrjedhin nga bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar, bazuar në parimin e përfitimit të ndërsjellë, dhe të drejtës ndërkombëtare. Në asnjë rast një popull nuk mund të privohet nga mjetet e veta të jetesës.

Nenet Neni 6.1

Cdo qenie njerëzore ka të drejtën e natyrshme të jetës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj. Askush nuk mund të privohet në mënyrë arbitrare nga jeta e tij.

Nenet Neni 2.3

2. 3. Çdo shtet palё i kёtij Pakti zotohet: (a) Tё sigurojë qё çdo person, kur t’i shkelen tё drejtat dhe liritё e njohura në këtë Pakt, tё ketё tё drejtёn e njё mjeti juridik efektiv, edhe atёherё kur shkeljen e kryejnë personat me rastin e ushtrimit tё funksioneve tё tyre zyrtare: (b) Tё sigurojë që autoriteti kompetent gjyqёsor, administrativ ose legjislativ, ose çdo autoritet tjetër qё ёshtё kompetent nё bazё tё legjislacionit tё shtetit, do t’i pёrcaktojё tё drejtat e kёtij personi qё paraqet mjetin juridik si dhe tё zhvillojё mundёsitё e paraqitjes së mjetit juridik. (c) Tё sigurojë që autoritetet kompetente do të veprojnë sipas çdo mjeti juridik qё do tё njihet si i pёrligjur.

Nenet Neni 2.3 a

(a) Tё sigurojë qё çdo person, kur t’i shkelen tё drejtat dhe liritё e njohura në këtë Pakt, tё ketё tё drejtёn e njё mjeti juridik efektiv, edhe atёherё kur shkeljen e kryejnë personat me rastin e ushtrimit tё funksioneve tё tyre zyrtare:

Nenet Neni 2.3b

(b) Tё sigurojë që autoriteti kompetent gjyqёsor, administrativ ose legjislativ, ose çdo autoritet tjetër qё ёshtё kompetent nё bazё tё legjislacionit tё shtetit, do t’i pёrcaktojё tё drejtat e kёtij personi qё paraqet mjetin juridik si dhe tё zhvillojё mundёsitё e paraqitjes së mjetit juridik.

Nenet Neni 2.3c

2.3(c) Tё sigurojë që autoritetet kompetente do të veprojnë sipas çdo mjeti juridik qё do tё njihet si i pёrligjur.

Nenet Neni 25

25 Çdo qytetar ka tё drejtё dhe mundёsi, qё pa asnjё nga dallimet e pёrmendura nё nenin 2 dhe pa kufizime tё paarsyeshme: (a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike, qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht; (b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё erёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve; (c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.

Nenet Neni 25a

(a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike,qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht;

Nenet Neni 25b

(b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve;

Nenet Neni 25c

(c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike  në vendin e tij.

Nenet Neni 19.1

Secili duhet të ketë të drejtën e opinionit pa ndonjë ndërhyrje.

Nenet Neni 19.2

Secili duhet të ketë të drejtën e lirisё sё shprehjes; kjo e drejtё pёrfshin lirinё e kёrkimit, marrjes dhe pёrhapjes sё informacioneve dhe ideve tё tё gjitha llojeve, pavarёsisht nga kufijtё, qoftё me gojё, me shkrim, nё formё tё shtypur ose artistike, ose me çdo mjet tjetёr tё zgjedhur prej tij.

Instrumentet ndërkombëtare KKTTDKonventa Kundër Torturës dhe Trajtimeve a Dënimeve të Tjera Mizore, Çnjerëzore ose PoshtërueseMÇP
Konventa Kundër Torturës dhe Trajtimeve a Dënimeve të Tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese
Nenet Neni 1

1. Pёr qëllimet e kësaj Konvente termi “torturë” nënkupton çdo veprim me të cilin personit tjetër i shkaktohen qëllimisht dhembje a vuajtje të rënda, fizike ose mendore, me 

qëllim që të sigurojë nga ai ose nga ndonjë person i tretë, informacione ose pohime për ta dënuar për veprën të cilën ai ose ndonjë person i tretë e ka kryer ose dyshohet se e ka kryer, ose me qëllim që të frikësohet ose detyrohet ai ose ndonjë person i tretë, ose për ndonjë arsye tjetër të bazuar në diskriminimin e cilitdo lloji, kur dhembjet ose vuajtjet e tilla shkaktohen nga një person zyrtar ose nga një person i tretë që vepron sipas detyrës zyrtare ose me nxitjen a pëlqimin e tij. Ky term nuk përfshin vuajtjet ose dhembjet që rezultojnë vetëm nga sanksionet ligjore, që u përkasin ose janë shkaktuar prej tyre. 

2. Ky nen nuk cenon asnjë dokument ndërkombëtar ose asnjë ligj kombëtar që përmban ose mund të përmbajë dispozita të një zbatimi më të gjerë. 

Nenet Neni 2

1. Çdo shtet palë merr masa efektive legjislative, administrative, gjyqësore, ose masa të tjera për të parandaluar veprimet e torturës në cilindo territor nën juridiksionin e tij. 

2. Asnjë rrethanë e jashtëzakonshme, e çfarëdo lloji, qoftë gjendje e luftës ose kërcënim nga lufta, paqëndrueshmëri e brendshme politike apo çdo gjendje tjetër e jashtëzakonshme, nuk mund të shërbejë si shfajësim për torturën. 

3. Urdhëri i dhënë nga një epror ose autoritet publik nuk mund të shërbejë si shfajësim për torturën. 

Nenet Neni 3

1. Asnjë shtet palë nuk do të dëbojë, nuk do të prapësojë, e as nuk do të ekstradojë një person në një shtet tjetër ku ka arsye serioze për të besuar sa ai rrezikon t’i nënshtrohet torturës. 

2. Me qëllim të përcaktimit nëse ekzistojnë arsye të tilla, autoritetet kompetente do të marrin parasysh të gjitha rrethanat përkatëse duke përfshirë, kudo që është e zbatueshme, ekzistimin e një vistër dhunimesh sistematike, të rënda, flagrante ose masive të të drejtave të njeriut në një shtet përkatës. 

Nenet Neni 4

1. Çdo shtet palë siguron që të gjitha veprimet e torturës të konsiderohen vepra penale nga ligji i tij penal. E njëjta gjë vlen për tentim ushtrimin e torturës dhe për çdo veprim tjetër të kryer nga çdo person si pjesëmarrës në torturë apo në bashkëveprim. 

2. Çdo shtet palë do të japë dënime përkatëse për këto vepra penale duke marrë parasysh seriozitetin e tyre. 

Nenet Neni 7

1. Shteti palë, në territorin e të cilit është gjetur kryerësi i supozuar i një vepre penale të përmendur në nenin 4, në rast se nuk e ekstradon atë, ua parashtron çështjen në rastin e 

parashikuar në nenin 5, autoriteteve të veta kompetente me qëllim të marrjes së masave të ndjekjes penale. 

2. Këto autoritete marrin vendime në të njëjtat kushte sikurse edhe për çdo vepër penale ordinere të një natyre serioze, sipas të drejtës së këtij shteti. Në rastet e parashikuara në nenin 5, paragrafin 2, standardet e dëshmisë që zbatohen për ndjekjen dhe dënimin nuk janë në asnjë mënyrë më pak të rrepta ose ato që zbatohen në rastet e parashikuara në nenin 5, paragrafin 1. 

3. Çdo personi të ndjekur për një nga veprat e parashikuara në nenin 4 i garantohet një trajtim i bazuar në drejtësi në të gjitha fazat e procesit. 

Nenet Neni 8

1. Veprat e parashikuara në nenin 4 duhet të përfshihen detyrimisht në çdo traktat ekstradimi të përfunduar ndërmjet shteteve palë. Shtetet palë zotohen t’i përfshijnë veprat e sipërpërmendura në çdo traktat ekstradimi që do të përfundohet ndërmjet tyre. 

2. Në qoftë se një shtet palë që e kushtëzon ekstradimin me ekzistencën e një traktati, merr një kërkesë ekstradimi nga një tjetër shtet palë me të cilin nuk është i lidhur me një traktat ekstradimi, ai mund ta konsiderojë këtë konventë një bazë juridike për ekstradim përsa u përket veprave penale të sipërpërmendura. Ekstradimi varet nga kushtet e tjera të parashikuara nga e drejta e shtetit të cilit i është paraqitur kërkesa. 

3. Shtetet palë që nuk e kushtëzojnë ekstradimin me ekzistencën e një traktati i njohin veprat e sipërpërmendura si rast ekstradimi ndërmjet tyre në kushtet e parashikuara nga e drejta e shtetit të cilit i është paraqitur kërkesa. 

4. Ndërmjet shteteve palë veprat e sipërpërmendura konsiderohen, përsa i përket mundësisë së ekstradimit, të kryera si në vendin ku kanë ndodhur ashtu edhe në territorin që është nën juridiksionin e shteteve të cilat detyrohen të vendosin kompetencën e tyre në bazë të nenit 5, paragrafit 1.

Nenet Neni 10

1. Çdo shtet palë siguron që arsimi dhe informacioni në lidhje me ndalimin e torturës të jenë pjesë përbërëse e trajnimit të personelit civil ose ushtarak të ngarkuar për zbatimin e ligjeve, të personelit mjekësor, të personave zyrtarë dhe të personave të tjerë të cilët mund të marrin pjesë në ruajtjen, marrjen në pyetje ose trajtimin e çdo individi të paraburgosur, të privuar nga liria ose të burgosur në çfarëdo mënyre. 

2. Çdo shtet palë përfshin ndalimin e sipërpërmendur në rregullat ose udhëzimet e nxjerra lidhur me detyrimet dhe atributet e personave të tillë. 

Nenet Neni 11

Çdo shtet palë ushtron një mbikëqyrje sistematike të rregullave, udhëzimeve, metodave dhe praktikave të pyetjes dhe të dispozitave lidhur me ruajtjen dhe trajtimin e personave të arrestuar, të privuar nga liria ose të burgosur në çfarëdo mënyre në çdo pikë të territorit nën juridiksionin e tij, me qëllim që të mënjanohet çdo rast i torturës. 

Nenet Neni 12

Çdo shtet palë siguron që autoritetet kompetente të fillojnë menjëherë një hetim të paanshëm kurdoherë që ka motive të arsyeshme për të besuar se një veprim i torturës është kryer në çdo pikë të territorit nën juridiksionin e tij.

Nenet Neni 13

Çdo shtet palë i siguron çdo personi që pretendon se i është nënshtruar torturës në cilindo territor nën juridiksionin e tij të drejtën e ankimit pranë autoriteteve kompetente të shtetit në fjalë, të cilat do ta shqyrtojnë çështjen menjëherë dhe me paanësi. Do të merren masa për të siguruar mbrojtjen e ankuesit dhe të dëshmitarëve kundër keqtrajtimit ose frikësimit si pasojë e ankimit ose e dhënies së një dëshmie. 

Nenet Neni 14

1. Çdo shtet palë, në sistemin e vet juridik, i siguron viktimës së një akti të torturës të drejtën për të kërkuar reparacion dhe për t’u dëmshpërblyer me drejtësi dhe në mënyrë adekuate, duke përfshirë mjetet e nevojshme për riaftësim sa më të shpejtë. Në rast të vdekjes së viktimës si pasojë e një veprimi të torturës, ata që kanë pasur pasoja prej saj kanë të drejtë për dëmshpërblim. 

2. Ky nen nuk përjashton asnjë të drejtë për dëmshpërblimin të cilin viktima ose personat e tjerë do t’i gëzonin në bazë të ligjeve të vendit. 

Nenet Neni 15

Çdo shtet palë siguron për çdo deklaratë e cila është provuar të jetë marrë nëpërmjet torturës, të mos përdoret si element prove në një proces, përveç rastit kur ky fakt përdoret kundër personit të akuzuar për torturë për të provuar se është dhënë deklarata. 

Nenet Neni 16

1. Çdo shtet palë zotohet të parandalojë në çdo territor nën juridiksionin e tij veprime të tjera që përbëjnë dënime a trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, që nuk janë veprime torture, siç është përcaktuar kjo në nenin 1, kur veprime të tilla janë kryer nga një person zyrtar ose nga çdo persopn tjetër që vepron me titull zyrtar, ose me nxitjen e tij ose me miratimin e tij të shprehur ose të heshtur. Në veçanti, detyrimet e përfshira në nenet 10, 11, 12 dhe 13, janë të zbatueshme duke përmendur në vend të torturës forma të tjera të dënimeve a trajtimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. 

2. Dispozitat e kësaj Konvente nuk pengojnë dispozitat e cilitdo instrument tjetër ndërkombëtar ose të ligjit të vendit, që ndalojnë dënimet a trajtimet mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, ose kanë të bëjnë me ekstradimin a dëbimin.

Nenet Neni 14

1. Çdo shtet palë, në sistemin e vet juridik, i siguron viktimës së një akti të torturës të drejtën për të kërkuar reparacion dhe për t’u dëmshpërblyer me drejtësi dhe në mënyrë adekuate, duke përfshirë mjetet e nevojshme për riaftësim sa më të shpejtë. Në rast të vdekjes së viktimës si pasojë e një veprimi të torturës, ata që kanë pasur pasoja prej saj kanë të drejtë për dëmshpërblim.

2. Ky nen nuk përjashton asnjë të drejtë për dëmshpërblimin të cilin viktima ose personat e tjerë do t’i gëzonin në bazë të ligjeve të vendit.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet Neni 5

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj: (a) kur burgoset ligjërisht, pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente; (b) kur arrestohet ose burgoset ligjërisht për moszbatim të një urdhri të dhënë nga gjykata në përputhje me ligjin ose për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të parashikuar nga ligji; (c) kur është arrestuar dhe paraburgosur për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent, kur ka arsye të besueshme për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale ose kur ka motive të arsyeshme për të besuar se është e nevojshme që të pengohet të kryejë një vepër penale ose të largohet pas kryerjes së saj; (d) kur një i mitur ndalohet ligjërisht, për qëllim edukimi të mbikëqyrur, ose për ndalimin e tij të ligjshëm, me qëllim që të çohet përpara autoritetit kompetent ligjor;

Nenet Neni 6.3 a

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme: (a) të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij;

Nenet Neni 6 para. 3 (b)

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme: (b) t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes

Nenet
Nenet Neni 6 para. 3 (e)

të ndihmohet falas nga një përkthyes, në qoftë se nuk kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në gjyq.

Nenet Neni 6 para. 3 (c)

të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij ose, në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë

Nenet Neni 6 para. 1

1. Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ose të çdo akuze penale kundër tij, çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

Nenet Neni 6 para 2

Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.

Nenet Neni 13

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

Nenet Neni 7 para 1

Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim, që në momentin kur është kryer nuk përbënte vepër penale, sipas të drejtës së brendshme ose ndërkombëtare. Po ashtu, nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai që ishte i zbatueshëm në momentin kur është kryer vepra penale

Nenet NENI 14

Ndalimi i diskriminimit Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër

Nenet Neni 2 .1

 E drejta për jetën

1. E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i merret jeta qëllimisht, me përjashtim të rastit kur zbatohet një vendim gjyqësor me vdekje, pas dënimit për një krim për të cilin ky dënim është parashikuar me ligj.

Nenet Neni 2.2

2. Marrja e jetës nuk konsiderohet të jetë shkaktuar në kundërshtim me këtë nen në rastet kur ajo vjen si pasojë e përdorimit të forcës, që është jo më shumë se absolutisht e nevojshme:

a. në mbrojtje të çdo personi nga dhuna e paligjshme;

b. për të kryer një arrestim të ligjshëm ose për të parandaluar arratisjen e një personi të cilit i është hequr liria ligjërisht; c. për të kundërshtuar, në përputhje me ligjin, një trazirë ose kryengritje.

Nenet Neni 3

 Ndalimi i torturës

Askush nuk mund t'i nënshtrohet torturës, as dënimeve ose trajtimeve Çnjerëzore ose poshtëruese.

Nenet Neni 8.1

1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.

Nenet Neni 8.2

2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve

Nenet Neni 4

1. Askush nuk do të mbahet në skllavëri ose në robëri.

2. Askush nuk do të shtrëngohet të kryejë punë me dhunë ose të detyruar.

3. Për qëllim të këtij neni, termi “punë e kryer me dhunë ose e detyruar”, nuk përfshin:

a) çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi të ndaluar në kushtet e

parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente ose gjatë lirimit të tij me kusht;

b) çdo lloj shërbimi të karakterit ushtarak ose, në rastin e kundërshtarëve të ndërgjegjes në

vendet ku kundërshtimi i ndërgjegjes është i njohur me ligj, shërbimi që kryhet në vend të shërbimit ushtarak të detyrueshëm;

c) çdo lloj shërbimi që kërkohet në rast krizash ose fatkeqësish, që kërcënon jetën ose mirëqenien e komunitetit;

d) çdo lloj pune ose shërbimi që është pjesë e detyrimeve normale qytetare.

Nenet Neni 2

1. E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i privohet jeta qëllimisht, me përjashtim të rastit kur zbatohet një vendim gjykate pas dënimit për një krim për të cilin dënimi është parashikuar me ligj.

2. Privimi nga jeta nuk konsiderohet të shkaktohet në kundërshtim me këtë nen në rastet kur vjen nga përdorimi i forcës, që është jo më shumë se absolutisht i domosdoshëm:

a) në mbrojtje të çdo personi nga dhuna e paligjshme;

b) për të kryer një arrestim të ligjshëm ose për të parandaluar arratisjen e një personi të ndaluar ligjërisht;

c) në një veprim të ndërmarrë ligjërisht për qëllim të shuarjes së një trazire ose kryengritjeje.

Nenet Neni 12 ‐

E drejta për t’u martuar

Çdokush ka të drejtë të martohet dhe të krijojë familjen e tij.

Nenet Protokolli 7 Neni 4

E drejta për të mos u gjykuar ose dënuar dy herë 1. Askush nuk mund të ndiqet ose të dënohet penalisht nga juridiksioni i të njëjtit Shtet për një vepër për të cilën ai më parë ka qenë shpallur i pafajshëm ose dënuar me një vendim gjyqësor të forms së prerë, në përputhje me ligjin dhe procedurën penale të atij Shteti. 2. Dispozitat e paragrafit të mësipërm nuk pengojnë rihapjen e procesit, në përputhje me ligjin dhe procedurën penale të Shtetit të interesuar, në rast se fakte të reja ose të zbuluara rishtazi, ose një mangësi themelore në procedimet e mëparshme janë të një natyre të tillë që mund të cenojnë vendimin e dhënë. 3. Asnjë derogim nuk lejohet për këtë nen në përputhje me Nenin 15. të Konventës

Nenet Neni 9

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave dhe kryerjes së riteve.

2. Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

Nenet Neni 10.1

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimeve kinematografike ose televizive.

 

Nenet Neni 3

E drejta për zgjedhje të lira

Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të organizojnë në intervale të arsyeshme kohore, zgjedhje të lira me votim të fshehtë, në kushte që sigurojnë shprehjen e lirë të mendimit të popullit për zgjedhjen e organit ligjvënës.

Nenet NENI 11.1

 Liria e tubimit dhe e organizimit

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët, duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.

 

Nenet Neni 11.2

2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore.

Nenet Protokoli 1 neni 3

 Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të organizojnë në intervale të arsyeshme kohore, zgjedhje të lira me votim të fshehtë, në kushte që sigurojnë shprehjen e lirë të mendimit të popullit për zgjedhjen e organit ligjvënës.

Nenet Neni 11

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët,
duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të
pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.
2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç
atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri
demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e
rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për
mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të
ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të
policisë ose të administratës shtetërore.

Nenet Neni 2

Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për arsimim. Shteti, në ushtrimin e funksioneve që merr përsipër në fushën e edukimit dhe të arsimit, respekton të drejtën e prindërve për të siguruar këtë edukim dhe arsim në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike.

Nenet Prot. 1 neni 1

Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera

Nenet Neni 15.1

Derogimi në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme

1.  Në rast lufte ose rreziku tjetër publik që i kanoset jetës së kombit, çdo Palë e Lartë Kontraktuese mund të marrë masa që iu shmangen detyrimeve të parashikuara nga kjo Konventë, vetëm për aq sa e kërkon situata, me kusht që këto masa të mos jenë të papajtueshme me detyrimet e tjera sipas të drejtës ndërkombëtare.

Nenet Neni 15.2

2. Dispozita e mësipërme nuk lejon asnjë shmangie si nga neni 2, me përjashtim të rastit të vdekjes që vjen si pasojë e akteve të ligjshme të luftës, ashtu edhe nga nenet 3, 4 (paragrafi 1) dhe 7.

Nenet Neni 15.3

3. Çdo Palë e Lartë Kontraktuese që ushtron këtë të drejtë derogimi e mban plotësisht të informuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për të gjitha masat e marra dhe arsyet pse ato janë marrë. Gjithashtu, ajo duhet të informojë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për datën në të cilën këto masa kanë humbur fuqinë dhe dispozitat e Konventës vihen sërish në zbatim të plotë.

Nenet NENI 18

Kufiri i zbatueshmërisë së kufizimeve të të drejtave Kufizimet e lejuara sipas kësaj Konvente ndaj të drejtave dhe lirive të sipërpërmendura nuk do të zbatohen për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat janë parashikuar.

Nenet Neni 10.2

2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqesor.

Nenet
Nenet Neni 2 Protokoli Nr.4

 Liria e lëvizjes

1. Kushdo që ndodhet në mënyrë të ligjshme në territorin e një Shteti ka të drejtë, brenda këtij territori, të lëvizë lirisht në të dhe të zgjedhë lirisht vendbanimin e tij.

2. Çdo person është i lirë të largohet nga çdo vend, duke përfshirë të tijin.

3. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund të bëhet objekt i kufizimeve të tjera nga ato të parashikuara në ligj dhe të domosdoshme në një shoqëri demokratike për sigurimin kombëtar ose sigurinë publike, ruajtjen e rendit publik, parandalimin e veprave penale, mbrojtjen e shëndetit apo të moralit, ose mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

4. Të drejtat e parashtruara në paragrafin 1, në disa fusha të caktuara, mund t’u nënshtrohen disa kufizimeve të vendosura në përputhje me ligjin dhe të justifikuara nga interesi publik në një shoqëri demokratike.

Nenet Neni 5

Barazia ndërmjet bashkëshortëve

Bashkëshortët gëzojnë barazinë e të drejtave dhe të përgjegjësive me karakter civil midis tyre, si dhe në marrëdhëniet me fëmijët e tyre, në lidhje me martesën, gjatë martesës dhe gjatë zgjidhjes së saj. Ky nen nuk i pengon Shtetet që të marrin masat e nevojshme në interes të fëmijëve.

Nenet Neni 6 para 3

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme: 10 11 a. të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij; b. t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes; c. të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, ose në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë; d. të pyesë ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës; e. të ndihmohet falas nga një përkthyes në qoftë se nuk kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në gjyq.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet Neni 22

Secili, si anëtar i shoqërisë, ka të drejtë sigurimi social dhe tё drejta tё domosdoshme ekonomike, sociale e kulturore për dinjitetin e tij dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit tё tij, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe burimet e çdo shteti.

Nenet Neni 11 para 1.

Secili që akuzohet për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm derisa në bazë të ligjit të vërtetohet fajësia në njё proces publik në të cilin i sigurohen tё gjitha garancitë e nevojshme për mbrojtjen e tij

Nenet Neni 10

 Secili ka të drejtë plotёsisht të barabartë për gjykim të drejtë dhe publik para njё gjykate tё paanshme e të pavarur që do të vendosë për të drejtat dhe detyrimet e tij dhe për mbështetshmërinë e çdo akuze penale kundër tij.

Nenet Neni 11 1.

Secili që akuzohet për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm derisa në bazë të ligjit të vërtetohet fajësia në njё proces publik në të cilin i sigurohen tё gjitha garancitë e nevojshme për mbrojtjen e tij.

Nenet Neni 8

Secili ka të drejtë që me mjete juridike efektive para gjykatave kompetente kombëtare të mbrohet nga veprimet e shkeljes së të drejtave themelore të garantuara me kushtetutë a me ligj.

Nenet Neni 11 para 2

Askush nuk duhet të dënohet për veprime ose lëshime të cilat, nё kohёn kur janё kryer ato, nuk përbënin një vepër penale sipas ligjeve kombëtare a ndërkombëtare. Gjithashtu, nuk duhet të jepet njё dënim më i rëndë se ai që ka mund të zbatohet në kohën kur është kryer vepra penale.

Nenet Neni 2.

Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

 

Nenet Neni 7.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t'u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Nenet Neni 3

Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.

Nenet Neni 12.

Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

Nenet Neni 16.1

1. Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi.

Nenet Neni 16.2

 2. Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen.

 

Nenet Neni 16.3

3. Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

Nenet Neni 2.

Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

 

Nenet Neni 7.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t'u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Nenet Neni 5

Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.

Nenet Neni 4

Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

Nenet Neni 9

Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.

Nenet Neni 13.

1. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti.

 2. Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

Nenet Neni 18

Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit, tё ndërgjegjes dhe tё fesё; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndёrrimit të fesё a tё bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht fenё a bindjen e vet, nёpёrmjet arsimit, praktikёs, kryerjes së kultit dhe riteve fetare.

Nenet Neni 19

Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe pёrhapjes së informacionit dhe ideve me çfarëdo mjetesh, pa marrë parasysh kufijtë.

Nenet Neni 21

1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërsёdrejti ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.
2. Secili ka njësoj të drejtë të hyjë në shërbimet publike të vendit tё vet.
3. Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e herёpashershme dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe me votёtё barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Nenet Neni 19

Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Nenet Neni 21

1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërsёdrejti ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.

2. Secili ka njësoj të drejtë të hyjë në shërbimet publike të vendit tё vet.

3. Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e herëpashershme dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe me votё tё barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Nenet Neni 20.

1. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.

2. Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.

Nenet Neni 26

1. Secili ka të drejtën e arsimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktёn në fazat e arsimit fillor dhe themelor. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të jetё i pёrgjithshёm, ndёrsa arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në mёnyrё tё barabartё nё bazë të aftёsisё.

2. Arsimi duhet të synojё zhvillimin e plotë tё personalitetit të njeriut dhe forcimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore tё njeriut. Ai duhet të nxitë mirёkuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjitha kombeve, grupeve raciale ose fetare, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.

3. Prindёrit kanё tё drejtёn parёsore pёr zgjedhjen e llojit tё arsimit pёr fёmijёt e tyre.

Nenet Neni 27

1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gёzojё artet dhe tё marrё pjesё nё përparimin shkencor dhe nё dobitë qё sjell ajo.

2. Secili ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare ose artistike, krijues i të cilave është ai vetë.

Nenet Neni 23

1. Secili ka të drejtë të punojё, të zgjedhë lirisht punёn, të ketë kushte të kёnaqshme dhe tё favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

2. Secili, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartё të marrë rrogë të barabartё.

3. Secili që punon ka të drejtë për një shpërblim të drejtë dhe të favorshëm, në mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe qё, po qe se ёshtё e nevojshme, do tё plotёsohet me mjete të tjera të mbrojtjes sociale.

4. Secili ka të drejtë të formojë e t’u bashkohet sindikatave për mbrojtjen e interesave të tij.

Nenet Nenni 17 para 1

Secili ka të drejtë të ketë pasuri, vetë dhe në bashkësi me të tjerët.

Nenet Neni 29.

1. Secili ka detyrime ndaj bashkësisё ku vetёm aty i mundёsohet zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij.

2. Në ushtrimin e tё drejtave dhe lirive të veta, secili do t'u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë pёrcaktuar me ligj, vetёm me qëllim të sigurimit tё njohjes dhe tё respektimit tё domosdoshёm tё tё drejtave dhe lirive të të tjerëve dhe të plotësimit tё kërkesave tё drejta të moralit, tё rendit publik dhe tё mirëqenies së përgjithshme në njё shoqëri demokratike.

3. Këto të drejta dhe liri kurrsesi nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Nenet Neni 25 para 1

1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Nenet Neni 25

1. Secili ka të drejtë për një nivel jetese qё siguron shёndetin dhe mirёqenien e tij dhe tёfamiljes së tij, duke përfshirë kёtu ushqimin, veshmbathjen, strehimin, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si dhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast papunёsie, sëmundjeje, invaliditeti, vejёrie, pleqërie ose nё raste të tjera të mungesёs sё mjeteve të jetesës për shkak të rrethanave që nuk varen nga vullneti i tij.

2. Nënat dhe fëmijët kanë tё drejtёn për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur nё marrёdhёnie martesore apo jashtёmartesore, gёzojnё mbrojtje tёnjёjtё sociale.

Nenet 2.2

 

Everyone, as a member of society, has the right to social security and is entitled to realization, through national effort and international co-operation and in accordance with the organization and resources of each State, of the economic, social and cultural rights indispensable for his dignity and the free development of his personality

Nenet Neni 17.1

Cdokush ka të drejtë të zotërojë pronë vetëm si dhe në bashkësi me të tjerët.

Nenet Neni 28

Të gjithë kanë të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Deklaratë mund të realizohen plotësisht.

Nenet Neni 26.1

26.1 Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.

Nenet Neni 26.2

26.2. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve,si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.

 

Nenet Neni 27.2

Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

Nenet Neni 21.1

Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.

Nenet Neni 27.1

Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Nenet Neni 7

Palët do të sigurojnë respektimin e së drejtës së çdo personi që i përket një pakice kombëtare për lirinë e grumbullimeve paqësore, lirinë e organizimit, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar.

Nenet Neni 9

1.Palët angazhohen të pranojnë se e drejta e lirisë së shprehjes së çdo personi që i përket një pakice kombëtare përfshin lirinë për të pasur mendime, dhe për të marrë dhe shpërndarë infomacion e ide në gjuhën e pakicës, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pavarësisht nga kufijtë. Palët do të sigurojnë, brenda kuadrit të sistemeve te tyre ligjore, që personat qe i përkasin një pakice kombëtare nuk diskriminohen lidhur me raportet e tyre me shtypin.

2.Paragrafi 1 nuk do të ndalojë Palët që të kërkojnë, pa diskriminim dhe mbi bazën e kritereve objektive, liçensimin e radiopërhapjes dhe televizionit, apo ndërmarrjeve të kinemasë.

3.Palët nuk do të pengojnë krijimin dhe përdorimin e shtypit të shkruar nga personat që i përkasin pakicave kombëtare. Në kuadrin ligjor të sistemit të përhapjes së radios dhe televizionit, ata do të sigurojnë, për aq sa është e mundur, dhe duke pasur parasysh dispozitat e paragrafit 1, që personat që i përkasin pakicave kombëtare t'iu jepen mundësi për të pasur dhe përdorur shtypin e tyre.

4.Në kuadrin e sistemit të tyre ligjor, Palët do të miratojnë masa të përshtatshme për të lehtësuar kontaktet me shtypin për personat që i përkasin pakicave kombëtare dhe për të nxitur tolerancën dhe lejuar shumëllojshmërinë kulturore.

Nenet Neni 6(1)

Palët do të inkurajojnë një frymë tolerance dhe dialogun ndërkulturor dhe do të marrin masa efektive për të nxitur respektin e ndërsjelltë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjithë personave që jetojnë në territorin e tyre pa dallim përsa i përket identitetit etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar të këtyre personave veçanërisht në fushën e arsimit, kulturës dhe shtypit.

Nenet Neni 12

1.Palët, kur është e përshtatshme, do të marrin masa në fushën e arsimit dhe studimeve për të nxitur njohjen e kulturës, historisë, gjuhës dhe besimit fetar të pakicave kombëtare të tyre dhe të shumicës.

2.Në këtë kuadër, Palët do të sigurojnë ndër të tjera mundësi të përshtatshme për kualifikimin e mësuesve dhe pajisjen me tekste shkollore, dhe të lehtësojnë kontaktet ndërmjet studentëve dhe mësuesve të komuniteteve të ndryshme.

3.Palët angazhohen të nxisin mundësi të barabarta për ndjekjen e arsimit në të gjitha nivelet për personat që i përkasin pakicave kombëtare.

Nenet Neni 13

1.Në kuadrin e sistemeve të tyre arsimore, Palët do të njohin se personat që i përkasin një pakice kombëtare kanë të drejtë të ndërtojnë dhe drejtojnë institucionet e tyre arsimore dhe kualifikuese private.

 2.Ushtrimi i kësaj të drejte nuk do të sjellë ndonjë detyrim financiar për Palët.

Nenet Neni 14

1.Palët angazhohen të njohin se çdo person që i përket një pakice kombëtare ka të drejtën të mësojë gjuhën e tij/saj të pakicës.

2. Në zonat ku personat që i përkasin pakicave kombëtare banojnë tradicionalisht apo në numër thelbësor, në se ka një kërkesë të mjaftueshme, Palët do të përpiqen të sigurojnë, për aq sa është e mundur, dhe në kuadrin e sistemeve të tyre arsimore, që personat që i përkasin këtyre pakicave të kenë mundësi të përshtatshme për të mësuar gjuhën e pakicës apo për të marrë mësime në këtë gjuhë.

3.Paragrafi 2 i këtij neni do të zbatohet pa cënuar mësimin e gjuhës zyrtare apo mësimin në këtë gjuhë.

Nenet Neni 17

1.Palët angazhohen të mos ndërhyjnë në të drejtën e personave që i përkasin pakicave kombëtare për të vendosur dhe mbajtur kontakte të lira dhe paqësore përgjatë kufijve me personat që banojnë ligjërisht në shtete të tjera, veçanërisht me ata me të cilat kanë një identitet etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar, apo një trashëgimi të përbashkët kulturore.

2.Palët angazhohen të mos ndërhyjnë në të drejtën e personave që i përkasin pakicave kombëtare për të marrë pjesë në aktivitetet e organizatave jo-qeveritare, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nenet Neni 5(1)

1.Palët angazhohen të nxisin kushtet e nevojshme për personat që iu përkasin pakicave kombëtare për të ruajtur dhe zhvilluar kulturën e tyre, dhe për të ruajtur elementet themelore të këtij identiteti, konkretisht besimin fetar, gjuhën, traditat dhe trashëgiminë kulturore.

Nenet Neni 15

Palët do të krijojnë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen aktive të personave që i përkasin pakicave kombëtare në jetën kulturore, shoqërore dhe ekonomike dhe në çështjet publike, veçanërisht për ato që ndikojnë mbi ta.

Nenet Neni 8

Palët angazhohen të pranojnë se çdo person që i përket një pakice kombëtare ka të drejtën të manifestojë fenë apo besimin e tij/saj dhe të krijojë institucionet, organizatat dhe shoqatat fetare.

Nenet Neni 4.2

 2.Palët angazhohen që të miratojnë, kurdoherë që është e nevojshme, masa të përshtatshme me qëllim që të nxisin, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, barazi të plotë dhe efektive ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës. Lidhur me këtë, ata do të marrin parasysh në mënyrën e duhur kushtet e veçanta të personave që u përkasin pakicave kombëtare. 

Nenet Neni 5.2

Pa cënuar masat e marra për realizimin e politikës së tyre të integrimit të përgjithshëm, Palët nuk do të ndërmarrin politika apo praktika që synojnë në asimilimin e personave që iu përkasin pakicave kombëtare kundër vullnetit të tyre dhe do të mbrojnë këta persona nga çdo akt që synon një asimilim i tillë.

Nenet Neni 6.1

Palët do të inkurajojnë një frymë tolerance dhe dialogun ndërkulturor dhe do të marrin masa efektive për të nxitur respektin e ndërsjelltë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjithë personave që jetojnë në territorin e tyre pa dallim përsa i përket identitetit etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar të këtyre personave veçanërisht në fushën e arsimit, kulturës dhe shtypit.

Nenet Neni 9.2

Paragrafi 1 nuk do të ndalojë Palët që të kërkojnë, pa diskriminim dhe mbi bazën e kritereve objektive, liçensimin e radiopërhapjes dhe televizionit, apo ndërmarrjeve të kinemasë.

Nenet Neni 9.3

Palët nuk do të pengojnë krijimin dhe përdorimin e shtypit të shkruar nga personat që i përkasin pakicave kombëtare. Në kuadrin ligjor të sistemit të përhapjes së radios dhe televizionit, ata do të sigurojnë, për aq sa është e mundur, dhe duke pasur parasysh dispozitat e paragrafit 1, që personat që i përkasin pakicave kombëtare t'iu jepen mundësi për të pasur dhe përdorur shtypin e tyre.

Nenet Neni 9.4

Në kuadrin e sistemit të tyre ligjor, Palët do të miratojnë masa të përshtatshme për të lehtësuar kontaktet me shtypin për personat që i përkasin pakicave kombëtare dhe për të nxitur tolerancën dhe lejuar shumëllojshmërinë kulturore.

Nenet Neni 10.1

Palët angazhohen të njohin që çdo person që i përket një pakice kombëtare ka të drejtën të përdorë lirisht dhe pa ndërhyrje gjuhën e tij/saj të pakicës, në mënyrë personale dhe publike, me gojë dhe me shkrim.

Nenet Neni 11.1

Palët angazhohen të njohin se çdo person që i përket pakicave kombëtare ka të drejtën të përdorë mbiemrin (prejardhjen) dhe emrat e parë në gjuhën e pakicës dhe të drejtën për njohjen e tyre zyrtarisht, në përputhje me procedurat e parashikuara në sistemin e tyre ligjor.

Nenet Neni 11.2

Palët angazhohen të njohin se çdo person që i përket një pakice kombëtare ka të drejtën të shfaqë në gjuhën e tij/saj të pakicës shenja, mbishkrime dhe informacione të tjera të një natyre personale në mënyrë të dukshme për publikun.

Nenet Neni 11.3

Në zonat e banuara tradicionalisht nga një numër thelbësor i personave të pakicave kombëtare, Palët do të përpiqen, në kuadrin e sistemit të tyre ligjor, përfshirë kur është e përshtatshme, marrëveshje me shtetet e tjera, dhe duke marrë parasysh kushtet e tyre të veçanta, të vendosin emrat tradicionalë vendas, emrat e rrugëve dhe tregues të tjerë topografikë për publikun edhe në gjuhën e pakicës, kur ka një kërkesë të mjaftueshme për këta tregues.

Nenet Neni 9.1

Palët angazhohen të pranojnë se e drejta e lirisë së shprehjes së çdo personi që i përket një pakice kombëtare përfshin lirinë për të pasur mendime, dhe për të marrë dhe shpërndarë infomacion e ide në gjuhën e pakicës, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pavarësisht nga kufijtë. Palët do të sigurojnë, brenda kuadrit të sistemeve te tyre ligjore, që personat qe i përkasin një pakice kombëtare nuk diskriminohen lidhur me raportet e tyre me shtypin.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet Neni 2.1

1.Shtetet palë respektojnё dhe i sigurojnё tё drejtat e pёrmedura në këtë Konventё çdo fëmije, që pёrfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjё lloj dallimi, pavarёsisht nga raca, ngjyra, seksi, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombёtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftёsia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetёr e fëmijës ose prindёrve të tij ose pёrfaqёsuesve të tij ligjorё,

Nenet Neni 2.2

2. Shtetet palë marrin të gjitha masat e pёrshtatshme pёr tё siguruar që fëmija të jetё i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndёshkimit, për shkak të pozitёs, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindёrve të tij, të pёrfaqёsuesve të tij ligjorё ose të anëtarëve të familjes sё tij

Nenet Neni 6

Neni 6

1. Shtetet palë njohin se çdo fëmijë ka të drejtёn e lindur për të jetuar.

2. Shtetet palë marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesёn dhe zhvillimin e fëmijës

Nenet Neni 37

(a) Asnjё fëmijë të mos i nёnshtrohet torturёs, as trajtimeve ose dёnimeve mizore, çnjerёzore ose poshtёruese. As dёnimi me vdekje, as burgimi i pёrjetshёm nuk duhet të jepen për shkelje të ligjit të kryera nga persona nёn 18 vjeç;

(b) Asnjё fёmije të mos i mohohet liria në mënyrë tё paligjshme ose arbitrare. Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet tё jetё në përputhje me ligjin dhe tё pёrdoret vetëm si masё e fundit dhe për njё kohё tё pёrshtatshme sa mё të shkurtёr.

(c) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të trajtohet në mënyrë njerёzore dhe me respektin që i takon dinjitetit të lindur tё njeriut dhe në mënyrën e cila merr parasysh nevojat e personave të moshёs sё tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të veçohet nga të rriturit, me pёrjashtim të rastit kur mendohet se është në intresin me të lartё të fëmijës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mbajё lidhje me familjen me korrespondencё dhe vizita, pёrveç nё rrethana tё jashtёzakonshme;

(ç) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të ketë të drejtën që t'i jepet menjёherё ndihmё juridike ose çdo ndihmё tjetër e pёrshtatshme, si dhe të drejtën të sfidojё vendimin për heqjen e lirisё pёrpara një gjykate ose një autoriteti tjetёr kompetent, të pavarur dhe të paanshёm si dhe për një vendim të shpejtё për çdo rast të tillë.

Nenet Neni 14

1. Shtetet palë respektojnё të drejtën e fëmijës për lirinë e mendimit, të ndёrgjegjes dhe të fesё.

2. Shtetet palë respektojnё të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe, sipas rastit, të pёrfaqёsuesve ligjorë të fëmijës, për ta drejtuar atё në ushtrimin e të drejtёs sё tij, në përputhje me zhvillimin e aftёsive të tij.

3. Liria për të manifestuar fenё ose bindjet e tij mund t'u nёnshtrohet vetëm kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe që janë të domosdoshme për të mbrojtur sigurinë publike, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik, ose liritë dhe të drejtat themelore të të tjerëve.

Nenet Neni 13

1. Fëmija ka të drejtën e lirisё sё shprehjes; kjo e drejtё pёrfshin lirinë për të kёrkuar, për të marrё dhe për të pёrcjellë informacione dhe ide të çdo lloji, pa marrë parasysh kufijtё, në formё gojore, të shkruar, të shtypur ose nё formё artistike, ose me çdo mjet tjetër të zgjedhur nga fëmija.

2. Ushtrimi i kёsaj të drejte mund t’u nёnshtrohet disa kufizimeve, por vetёm kur pёrcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme:

(a) Pёr respektimin e të drejtave ose reputacionit të të tjerëve; ose

(b) Pёr mbrojtjen e sigurimit kombëtar, të rendit publik, të shëndetit ose të moralit publik.

Nenet Neni 2

2. Shtetet palë marrin të gjitha masat e pёrshtatshme pёr tё siguruar që fëmija të jetё i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndёshkimit, për shkak të pozitёs, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindёrve të tij, të pёrfaqёsuesve të tij ligjorё ose të anëtarëve të familjes sё tij.

Nenet Neni 28

Shtetet palё njohin tё drejtёn e fёmijёs pёr arsimim dhe, me qёllim që kjo e drejtё të arrihet hap pas hapi dhe mbi bazёn e mundёsive të barabarta, në mënyrë të veçantë ato:

(a) Bёjnё arsimin fillor të detyrueshem dhe falas për të gjithё;

(b) Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesёm duke pёrfshirё arsimin e pёrgjithshёm dhe profesional, i bёjnё ato të hapura e të mundshme për çdo fëmijë dhe marrin masa të pёrshtatshme, si vendosja e arsimit falas dhe dhёnia e njё ndihme financiare në rast nevoje;

(c) U sigurojnё të gjithёve arsimin e lartё, sipas aftёsive të secilit, me të gjitha mjetet e pёrshtatshme;

(ç) Bёjnё të mundshёm dhe të arritshёm për çdo fëmijë informacionin dhe orientimin shkollor e profesional; (d) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e pёrqindjes tё braktisjes sё shkollёs.

2. Shtetet palë marrin të gjitha masat e pёrshtatshme për të siguruar që disiplina shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerёzor të fëmijës dhe në përputhje me këtë Konventë.

3. Shtetet palë nxisin dhe inkurajojnë bashkёpunimin ndërkombëtar në fushёn e arsimit, për të kontribuar, në mënyrë të veçantë, në zhdukjen e padijes dhe të analfabetizmit kudo në botё dhe për të lehtёsuar pёrvetёsimin e njohurive shkencore e teknike dhe të metodave moderne të mёsimdhёnies. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.

Nenet Neni 32

1. Shtetet palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytёzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rreziqe ose që cenon edukimin e tij ose dёmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtёror, moral ose shoqёror.

2. Shtetet palё marrin masa legjislative, administrative, shoqёrore dhe edukative, për tё siguruar zbatimin e kёtij neni. Për këtë qёllim dhe duke pasur parasysh dispozitat pёrkatёse të instrumenteve të tjera ndërkombëtare, shtetet palë në mënyrë të veçantё: (a) Sigurojnё një moshё minimale ose moshat minimale të pranimit në punё;

(b) Sigurojnё një rregullim të përshtatshëm të orarit të punёs dhe të kushteve të punёs;

(c) Sigurojnё dёnime ose sanksione të tjera të pёrshtatshme për zbatimin efektiv të kёtij neni.

Nenet Neni 31

1. Shtetet palё njohin tё drejtёn e fёmijёs pёr pushim dhe kohё tё lirё pёr pjesёmarrje nё lojёra dhe nё veprimtari çlodhёse, nё pёrshtatje me moshёn e fёmijёs, si dhe të marrё pjesё lirisht nё jetёn kulturore dhe artistike.

2. Shtetet palё respektojnё dhe nxisin të drejtën e fёmijёs për pjesёmarrje të plotё në jetёn kulturore dhe artistike dhe inkurajojnё sigurimin e mundёsive të pёrshtatshme dhe të barabarta për kohёn e lirё dhe për veprimtari kulturore, artistike, argёtuese dhe çlodhёse

Nenet Neni 32

1. Shtetet palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytёzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rreziqe ose që cenon edukimin e tij ose dёmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtёror, moral ose shoqёror.

2. Shtetet palё marrin masa legjislative, administrative, shoqёrore dhe edukative, për tё siguruar zbatimin e kёtij neni. Për këtë qёllim dhe duke pasur parasysh dispozitat pёrkatёse të instrumenteve të tjera ndërkombëtare, shtetet palë në mënyrë të veçantё: (a) Sigurojnё një moshё minimale ose moshat minimale të pranimit në punё;

(b) Sigurojnё një rregullim të përshtatshëm të orarit të punёs dhe të kushteve të punёs;

(c) Sigurojnё dёnime ose sanksione të tjera të pёrshtatshme për zbatimin efektiv të kёtij neni.

Nenet Neni 23

Shtetet Palë pranojnë se fëmija me paaftësi mendore ose fizike duhet të bëjë një
jetë normale dhe të përshtatshme, në kushte që garantojnë dinjitetin e tij, që nxisin
autonominë dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën e bashkësisë.
2. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës me paaftësi për kujdes të posaçëm dhe
nxisin e sigurojnë, brenda mundësive të të ardhurave të disponueshme, dhënien
fëmijës, i cili përmbush kushtet, si dhe atyre që kujdesen për të, të ndihmës që
kërkohet dhe që i përshtatet gjendjes së fëmijës dhe gjendjes financiare të
prindërve të tij, ose të atyre që kujdesen për të.
3. Duke njohur nevojat e veçanta të fëmijës me paaftësi, ndihma e dhënë sipas
paragrafit 2 të këtij neni jepet falas sa herë të jetë e mundur, duke pasur parasysh
burimet financiare të prindërve të tij ose të atyre që kujdesen për të dhe kjo synon
që fëmijët me paaftësi të kenë mundësi efektivisht të marrin arsim, kualifikim,
shërbime shëndetësore, shërbime riaftësimi, përgatitje për punësim dhe veprimtari
argëtuese, në mënyrë që fëmija të sigurojë një integrim shoqëror dhe zhvillim
vetiak sa më të plotë, përfshirë zhvillimin e tij kulturor dhe shpirtëror.
4. Shtetet Palë, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, nxisin shkëmbimin e
informacionit të përshtatshëm në fushën e kujdesit shëndetësor parandalues dhe të
trajtimit mjekësor, psikologjik dhe funksional të fëmijëve me paaftësi, përfshirë
përhapjen dhe mundësinë e marrjes së informacionit lidhur me metodat e
riaftësimit, edukimit dhe shërbimeve të formimit profesional, me qëllim që Shtetet
Palë të kenë mundësi të përmirësojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre dhe të zgjerojnë
përvojën e tyre në këto fusha. Në këtë drejtim, duhet të mbahen parasysh në
mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.

Nenet Neni 24

Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për të gëzuar një gjendje shëndetësore sa më të mirë dhe për të përfituar nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes dhe
riaftësimin e shëndetit. Shtetet Palë përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmije të mos i mohohet e drejta për të pasur këto shërbime të kujdesit shëndetësor.
2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin masat e duhura:
(a) Për të ulur vdekshmërinë foshnjore dhe fëmijërore;
(b) Për t’u siguruar të gjithë fëmijëve ndihmën e nevojshme mjekësore dhe
kujdesin për shëndetin, duke e vënë theksin në zhvillimin e kujdesit
shëndetësor parësor;
(c) Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit
shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave
lehtësisht të arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të
përshtatshme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e
ndotjes së mjedisit natyror;
(d) Për t’u siguruar nënave kujdesin e duhur shëndetësor, para dhe pas lindjes;
(e) Për të mundësuar që gjithë grupet shoqërore dhe në veçanti prindërit dhe
fëmijët të marrin informacion, të kenë mundësi edukimi dhe të përkrahen për
të përdorur dijet bazë për shëndetin dhe të ushqyerit e fëmijës, përparësitë e
ushqyerjes me gji, higjienën dhe shëndoshjen e mjedisit dhe parandalimin e
aksidenteve;
(f) Për të zhvilluar kujdesin shëndetësor parandalues, këshillimin e prindërve,
edukimin dhe shërbimet në fushën e planifikimit familjar.
3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e efektshme dhe të nevojshme për të zhdukur praktikat tradicionale të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
4. Shtetet Palë marrin përsipër të nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin
ndërkombëtar, me qëllim që të sigurojnë gradualisht realizimin e plotë të së drejtës së njohur në këtë nen. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.

Nenet Neni 26

1. Shtetet Palë i njohin çdo fëmije të drejtën për të përfituar përkrahje shoqërore,
përfshirë sigurime shoqërore dhe marrin masat e nevojshme për të arritur
realizimin e plotë të kësaj të drejte, në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar.
2. Ndihmat, ku është e nevojshme, duhet të jepen duke pasur parasysh të ardhurat
dhe kushtet e fëmijës dhe personave përgjegjës për mbajtjen e tij si dhe çdo
konsideratë tjetër që lidhet me kërkesën për ndihmë të bërë nga vetë fëmija ose në
emër të tij.

Nenet Neni 3 (2)

2. Shtetet Palë angazhohen që t’i sigurojnë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tij, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrat e prindërve të tij, të kujdestarëve të tij ligjorë ose të personave të tjerë ligjërisht përgjegjës për të dhe, për këtë qëllim, ata marrin të gjitha masat legjislative dhe administrative përkatëse.

Nenet Neni 17 (e)

Neni 17

Shtetet Palë njohin funksionin e rëndësishëm që përmbushin mjetet e komunikimit masiv dhe garantojnë që fëmija të marrë informacione dhe materiale që vijnë nga burime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos ato që synojnë të rrisin mirëqenien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si dhe shëndetin e tij fizik dhe mendor. Për këtë qëllim Shtetet Palë:

(e) Nxisin përpunimin e orientimeve të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës nga informacioni dhe materialet që dëmtojnë mirëqenien e tij, duke pasur parasysh dispozitat e neneve 13 dhe 18.

Nenet Neni 40 (3)

3. Shtetet Palë përpiqen të nxisin krijimin e ligjeve, procedurave, organeve dhe institucioneve të posaçme për fëmijët që dyshohen, akuzohen ose që vlerësohen se kanë kryer shkelje të ligjit penal dhe në veçanti:

(a) Përcaktojnë një moshe minimale, nën të cilën fëmijët prezumohen të paaftë për të shkelur ligjin penal;

(b) Marrin masa, sa herë është e nevojshme dhe e dëshirueshme, për t’i trajtuar këta fëmijë pa iu drejtuar procedurës gjyqësore, me kusht që të respektohen plotësisht të drejtat e njeriut dhe mbrojtja ligjore.

Nenet Neni 19

1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo personi tjetër të cilit i është besuar.

2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet, procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.

Nenet Neni 32

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rreziqe ose që cënon edukimin e tij ose dëmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral ose shoqëror.

2. Shtetet Palë marrin masa legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative, për të siguruar zbatimin e këtij neni. Për këtë qëllim dhe duke pasur parasysh dispozitat përkatëse të instrumenteve të tjera ndërkombëtare, Shtetet Palë në mënyrë të veçantë:

(a) Përcaktojnë një moshë minimale ose moshat minimale të pranimit në punë;

(b) Parashikojnë një rregullim të përshtatshëm të orarit të punës dhe të kushteve të punës;

(c) Japin dënime ose sanksione të tjera të përshtatshme për të siguruar zbatimin efektiv të këtij neni.

Nenet Neni 34

Shtetet Palë marrin përsipër të mbrojnë fëmijën nga çdo lloj forme e shfrytëzimit seksual dhe keqtrajtimit seksual. Për këtë qëllim, Shtetet Palë marrin në mënyrë të veçantë të gjitha masat e duhura në planin kombëtar, dypalësh dhe shumëpalësh për të mos lejuar që:

(a) Fëmijët të nxiten ose të detyrohen për t’u përfshirë në veprimtari të paligjshme seksuale;

(b) Fëmijët të shfrytëzohen për qëllime prostitucioni ose praktika të tjera seksuale të paligjshme;

(c)Fëmijët të shfrytëzohen për shfaqje ose materiale pornografike.

Nenet Neni 39

Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura për të lehtësuar riaftësimin fizik e psikologjik dhe riintegrimin në shoqëri të çdo fëmije që është viktimë: e çdo forme pakujdesie, shfrytëzimi ose keqtrajtimi, torture ose çdo forme tjetër të një trajtimi ose dënimi mizor, çnjerëzor e poshtërues ose konflikti të armatosur. Ky riaftësim dhe ky riintegrim duhet të bëhen në kushtet e një mjedisi, që ndihmon shëndetin, personalitetin dhe dinjitetin e fëmijës.

Nenet Neni 4

Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Nenet Neni 32

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rreziqe ose që cënon edukimin e tij ose dëmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral ose shoqëror.

2. Shtetet Palë marrin masa legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative, për të siguruar zbatimin e këtij neni. Për këtë qëllim dhe duke pasur parasysh dispozitat përkatëse të instrumenteve të tjera ndërkombëtare, Shtetet Palë në mënyrë të veçantë:

(a) Përcaktojnë një moshë minimale ose moshat minimale të pranimit në punë;

(b) Parashikojnë një rregullim të përshtatshëm të orarit të punës dhe të kushteve të punës;

(c) Japin dënime ose sanksione të tjera të përshtatshme për të siguruar zbatimin efektiv të këtij neni.

Nenet Neni 9 (3 & 4)

3. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës së ndarë nga njëri ose nga të dy prindërit, që të mbajë rregullisht marrëdhënie vetjake dhe takime të drejtpërdrejta me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më të lartë të fëmijës.

4. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga një Shtet Palë, si ndalimi, burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku, kur personi është i ndaluar nga shteti) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës, ky Shtet Palë, sipas kërkesës, u jep prindërve, fëmijës ose, kur është rasti, një anëtari tjetër të familjes, të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhen anëtari ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave dëmton mirëqenien e fëmijës. Shtetet Palë sigurojnë gjithashtu, që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose personat e interesuar.

Nenet Neni 10 (2)

2. Një fëmijë, prindërit e të cilit banojnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të mbajë marrëdhënie personale dhe takime të rregullta të drejtpërdrejta me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim dhe në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë, sipas paragrafit 1 të nenit 9, Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës dhe të prindërve të tij për t’u larguar nga çdo vend, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehen në vendin e tyre. E drejta për t’u larguar nga çdo vend bëhet objekt kufizimesh vetëm në rastet e përcaktuara me ligj, të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve dhe që janë në pajtim me të drejtat e njohura në këtë Konventë.

Nenet Neni 19.2

19.2
Masat e tilla mbrojtëse, siç duhet, duhet të përfshijnë efektive
procedurat për krijimin e programeve sociale për të siguruar mbështetjen e nevojshme për fëmijën dhe për ata që kanë kujdesin e fëmijës, si dhe për format e tjera të parandalimit dhe për identifikimin, raportimin, referimin, hetimin, trajtimin dhe përcjelljen e instancave të keqtrajtimit të fëmijëve të përshkruar deri më tani, dhe, sipas rastit, për përfshirje gjyqësore.

Nenet Neni 26.1

26.1

Shtetet Palë do të njohin për çdo fëmijë të drejtën të përfitojnë nga sigurimet shoqërore, duke përfshirë sigurimet shoqërore, dhe të marrin masat e nevojshme për të arritur realizimin e plotë të kësaj të drejte, në përputhje me ligjin e tyre kombëtar.

Nenet Neni 26.2

26.2

Përfitimet duhet të jepen, kur është e përshtatshme, duke marrë parasysh burimet dhe rrethanat e fëmijës dhe personave që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen e fëmijës, si dhe çdo konsideratë tjetër e rëndësishme për një kërkesë për përfitime të bëra nga ose në emër të fëmijë.

 

Nenet Neni 27.3

Shtetet Palë, në përputhje me kushtet kombëtare dhe brenda mjeteve të tyre, do të marrin  masat e duhura për të ndihmuar prindërit dhe të tjerët përgjegjës për fëmijën për të zbatuar këto të drejta dhe në rast nevoje të ofrojnë ndihmë materiale dhe programe mbështetëse, veçanërisht në lidhje me ushqimin, veshjen dhe strehimin.

Nenet 24.2 c

24.2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin masat e duhura:

(c) Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit
shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave
lehtësisht të arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të
përshtatshme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e
ndotjes së mjedisit natyror;

Nenet Neni 24.2

24.2 Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe, në veçanti, duhet të marrin masat e duhura:

Nenet Neni 24.2.c

24.2.c Për të luftuar sëmundjet dhe kequshqyerjen, duke u përfshirë ndër të tjera, brenda kornizës së kujdesit shëndetësor parësor, përmes aplikimit të një teknologjie të arritshme  si dhe sigurimit të ushqimeve  adekuate dhe ujit të pastër të pijshëm, duke marrë parasysh rreziqet si dhe rreziqet e ndotjes së mjedisit;

Nenet Neni 24.1

24.1 Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për gëzimin e standardit më të lartë të shëndetit dhe lehtësirave për trajtimin  e sëmundjeve dhe rehabilitimin e shëndetit. Shtetet Palë do të përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmijë të mos privohet nga e drejta e tij / saj, në qasje në shërbime të tilla të kujdesit shëndetësor.

Nenet Neni 24.2.d

24.2.d Sigurimi i kujdesit të duhur shëndetësor para lindjes dhe pas lindjes për nënat

Nenet Neni 24.2.e

24.2.e Për të siguruar që të gjithë segmentet e shoqërisë, në veçanti prindërit dhe fëmijët, të jenë të informuar, të kenë qasje në arsim dhe janë mbështetur në përdorimin e njohurive themelore të shëndetit dhe ushqimit të fëmijëve, avantazhet e ushqyerjes me gji, higjenës dhe sanitarive mjedisore dhe parandalimin e aksidenteve ;

Nenet Neni 24.2.f

24.2.f Për të zhvilluar kujdes shëndetësor parandalues, udhëzime për prindërit dhe edukimin dhe shërbimet e planifikimit të familjes.

Nenet Neni 24.3

24.3 Shtetet Palë do të ndërmarrin të gjitha masat efektive dhe të përshtatshme me qëllim shfuqizimin e praktikave tradicionale paragjykuese për shëndetin e fëmijëve.

Nenet Neni 3.3

3.Shtetet Palë marrin masa që institucionet, shërbimet dhe qendrat që përgjigjen për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e caktuara nga autoritetet kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë, të shëndetit, të numrit dhe aftësive të personelit të tyre si dhe të kontrollit të duhur.

Nenet Neni 33

 Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, duke përfshirë ato legjislative,administrative, shoqërore dhe edukative, për të mbrojtur fëmijët nga përdorimi ipaligjshëm i drogave narkotike dhe lëndëve psikotrope, siç përcaktohen nëkonventat përkatëse ndërkombëtare dhe për të mos lejuar që fëmijët të përdoren për prodhimin dhe trafikun e paligjshëm të këtyre lëndëve.

Nenet Neni 28.1

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

(a) Bëjnë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë;

(b) Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesëm si të përgjithshëm, dhe profesional, i bëjnë ato të hapura e të mundshme për çdo fëmijë dhe marrin masa të përshtatshme, si vendosja e arsimit falas dhe dhënia e një ndihme financiare në rast nevoje;

(c) U sigurojnë të gjithëve arsimin e lartë, sipas aftësive të secilit, me të gjitha mjetet e përshtatshme;

(d) Bëjnë të mundshëm dhe të arritshëm për çdo fëmijë informacionin dhe orientimin shkollor e profesional;

 (e) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e përqindjes së braktisjes së shkollës.

Nenet Neni 28.1.a

Neni 28.1.a

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

(a) Bëjnë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë;

Nenet Neni 28.1.b

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

 (b) Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesëm si të përgjithshëm, dhe profesional, i bëjnë ato të hapura e të mundshme për çdo fëmijë dhe marrin masa të përshtatshme, si vendosja e arsimit falas dhe dhënia e një ndihme financiare në rast nevoje;

Nenet Neni 28.1.d

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

 (d) Bëjnë të mundshëm dhe të arritshëm për çdo fëmijë informacionin dhe orientimin shkollor e profesional;

Nenet Neni 28.1.e

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

  (e) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e përqindjes së braktisjes së shkollës.

Nenet Neni 28.2

 2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që displina shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës dhe në përputhje me këtë Konventë.

Nenet Neni 28. 3

3. Shtetet Palë nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit, për të kontribuar, në mënyrë të veçantë, në zhdukjen e padijes dhe të analfabetizmit kudo në botë dhe për të lehtësuar përvetësimin e njohurive shkencore e teknike dhe të metodave moderne të mësimdhënies. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.

Nenet Neni 29.1

Neni 29.1 Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:

(a) Të zhvillojë potencialin e plotë të personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës;

(b) Të rrisë respektin për të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe për parimet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara;

(c) Të rrisë respektin për prindërit e fëmijës, për identitetin e tij, gjuhën dhe vlerat kulturore, për vlerat kombëtare të vendit ku fëmija jeton, të vendit të origjinës dhe të qytetërimeve të ndryshme nga i veti;

(d) Ta përgatisë fëmijën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymë e mirëkuptimit, paqes, tolerimit, barazisë midis sekseve dhe miqësisë midis të gjithë popujve, grupeve etnike, grupeve kombëtare e fetare dhe personave me origjinë autoktone;

(e) T’i zhvillojë fëmijës respektin për mjedisin natyror.

 

Nenet Neni 29.1.a

Neni 29.1. Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:

(a) Të zhvillojë potencialin e plotë të personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës;

 

Nenet Neni 29 .1. b

Neni 29.1. Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:

(b) Të rrisë respektin për të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe për parimet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara;

 

Nenet Neni 29.1c

(c) Të rrisë respektin për prindërit e fëmijës, për identitetin e tij, gjuhën dhe vlerat kulturore, për vlerat kombëtare të vendit ku fëmija jeton, të vendit të origjinës dhe të qytetërimeve të ndryshme nga i veti;

Nenet Neni 29.1.d

Neni 29.1.d  Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:

(d) Ta përgatisë fëmijën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymë e mirëkuptimit, paqes, tolerimit, barazisë midis sekseve dhe miqësisë midis të gjithë popujve, grupeve etnike, grupeve kombëtare e fetare dhe personave me origjinë autoktone;

Nenet Neni 29.1.e

Neni 29.1.e  Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:

(e) T’i zhvillojë fëmijës respektin për mjedisin natyror.

Nenet Neni 29. 2.

Neni 29. 2. Asnjë dispozitë e këtij neni ose e nenit 28 nuk do të interpretohet në mënyrë të atillë që të cënojë lirinë e personave fizikë ose juridikë, për të krijuar e drejtuar qendra arsimore, gjithmonë me kusht që parimet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni të respektohen dhe që arsimi që jepet në këto qendra të jetë në përputhje me normat minimale që përcaktohen nga Shteti.

 

 

Nenet Neni 28.1.c

(c) U sigurojnë të gjithëve arsimin e lartë, sipas aftësive të secilit, me të gjitha mjetet e përshtatshme;

Nenet Neni 30

Në Shtetet ku ekzistojnë pakica etnike, fetare apo gjuhësore, ose persona me origjinë autoktone, një fëmije që i përket një minoriteti ose është autokton, nuk mund t’i mohohet e drejta për të pasur kulturën e vet, të ushtrojë dhe praktikojë fenë e vet, ose të përdorë gjuhën e vet së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të tij

Nenet Neni 34.a

 a. Fëmijët të nxiten ose të detyrohen për t’u përfshirë në veprimtari të paligjshme seksuale;

Nenet Neni 34.b

b. Fëmijët të shfrytëzohen për qëllime prostitucioni ose praktika të tjera seksuale të paligjshme;

Nenet Neni 34.c

c. Fëmijët të shfrytëzohen për shfaqje ose materiale pornografike.

Nenet Neni 35

Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme në planin kombëtar, dypalësh dhe shumëpalësh, për të mos lejuar rrëmbimin, shitjen, ose trafikun e fëmijëve për çdo qëllim dhe në çfarëdo forme qoftë.

Nenet Neni 27. 1

Shtetet Palë njohin të drejtën e çdo fëmije për një nivel jetese të mjaftueshëm për zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror.

 

Nenet Neni 27. 2

Përgjegjësinë për të siguruar kushtet e nevojshme të jetesës për zhvillimin e fëmijës, brenda kufijve të mundësive dhe mjeteve të tyre financiare, e kanë në radhë të parë prindi ose prindërit ose personat e tjerë përgjegjës për rritjen e fëmijës.

 

Nenet Neni 23

1. Shtetet Palë pranojnë se fëmija me paaftësi mendore ose fizike duhet të bëjë një jetë normale dhe të përshtatshme, në kushte që garantojnë dinjitetin e tij, që nxisin autonominë dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën e bashkësisë.

Nenet Neni 15

1. Shtetet Palë njohin të drejtat e fëmijës për lirinë e organizimit dhe lirinë e grumbullimit paqësor.

2. Asnjë kufizim nuk mund të ketë në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç atyre të përcaktuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurimit kombëtar, të sigurisë publike ose të rendit publik, ose për të mbrojtur shëndetin ose moralin publik, ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

Nenet Neni 16

1. Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën e tij private, në familje, në shtëpi ose në korrespondencën e tij, as cënimeve të kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij.

2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cënimeve të tilla.

Nenet Neni 12.1

Shtetet Palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.

Nenet Neni 6.1

Shtetet Palë njohin se çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar.

Nenet Neni 6.2

Shtete Palë, marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës.

Nenet Neni 37.c

(c) Çdo fëmijë i privuar nga liria të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe me respektin që i takon dinjitetit të njeriut dhe në mënyrë të tillë; që të kihen parasysh nevojat e personave të moshës së tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të veçohet nga të rriturit, me përjashtim të rastit kur mendohet se është në intresin më të lartë të fëmijës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mbajë lidhje me familjen me korrespondencë dhe vizita, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme;

Nenet Neni 31.2

Shtetet Palë respektojnë dhe nxisin të drejtën e fëmijës për pjesëmarrje të plotë në jetën kulturore dhe artistike, inkurajojnë sigurimin e mundësive të përshtatshme dhe të barabarta për kohën e lirë dhe për veprimtari kulturore, artistike, argëtuese dhe çlodhëse.

Nenet Neni 37

Shtetet Palë sigurojnë që:

 (a) Asnjë fëmijë të mos i nënshtrohet torturës, as trajtimeve ose dënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. As dënimi me vdekje, as burigimi i përjetshëm nuk duhet të jepen për shkelje të ligjit; të kryera nga persona nën 18 vjeç;

(b) Asnjë fëmije të mos i mohohet liria në mënyrë të paligjshme ose arbitrare. Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe të përdoret vetëm si një masë e fundit dhe për një kohë sa më të shkurtër.

 (c) Çdo fëmijë i privuar nga liria të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe me respektin që i takon dinjitetit të njeriut dhe në mënyrë të tillë; që të kihen parasysh nevojat e personave të moshës së tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të veçohet nga të rriturit, me përjashtim të rastit kur mendohet se është në intresin më të lartë të fëmijës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mbajë lidhje me familjen me korrespondencë dhe vizita, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme;

(d) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të ketë të drejtën që t’i jepet menjëherë ndihmë juridike ose çdo ndihmë tjetër e përshtatshme, si dhe të drejtën të kundërshtojë vendimin për heqjen e lirisë përpara një gjykate ose një autoriteti tjetër kompetent, të pavarur dhe të paanshëm si dhe për një vendim të shpejtë për çdo rast të tillë.

Nenet Neni 12.1

Shtetet Palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Nenet Neni 5

1. Shtetet Palë pranojnë se të gjithë personat janë të barabartë përpara ligjit dhe se gëzojnë të drejtë pa asnjë diskriminim për mbrojtje të barabartë dhe përfitim të barabartë nga ligji.

2. Shtetet Palë duhet të ndalojnë çdo lloj diskriminimii për shkak të aftësisë së kufizuar dhe tu garantojnë personave me aftësi të kufizuar mbrojtje ligjore të barabartë dhe efektive ndaj çdo lloj diskriminimi dhe në cdo rrethanë.

3. Me qëllim nxitjen e barazisë dhe eleminimin e diskriminimit, Shtetet Palë duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e duhura për tu siguruar se është ofruar akomodim i arësyeshëm.

4. Masat specifike të cilat janë të nevojshme për të përshpejtuar apo arritur de facto barazinë e personave me aftësi të kufizuar nuk do të konsiderohen diskriminim sipas termave të kësaj Konvente.

Nenet Neni 3

3 (a) Respektin për dinjitetin, autonominë individuale përfshirë lirinë për të bërë zgjedhjet personale, dhe pavarësinë e personit;

(b) Mosdiskriminimin;

(c) Pjesëmarrjen dhe përfshirjen e plotë dhe efektive në shoqëri;

(d) Respektin për ndryshimin dhe pranimin e personave me aftësi të kufizuar si pjesë e diversitetit njerëzor dhe humanizmit;

(e) mundësi të barabarta;

(f) Akses;

 (g) Barazi ndërmjet burrave dhe grave;

(h) Respekt për kapacitetet në zhvillim të fëmijëve me aftësi të kufizuar, si edhe respektimi i të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuar për të ruajtur identitetin e tyre.

Nenet Neni 23

1. Shtetet Palë do të marrin masat e duhura për elemenimin e diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuar në lidhje me të gjitha çështjet lidhur me martesën, familjen, të qenit prindër dhe lidhjet, njësoj si gjithë të tjerët për të siguruar:

(a) njohjen e të drejtës të të gjithë personave me aftësi të kufizuar në moshë martese për tu martuar dhe krijuar familje bazuar në pëlqimin dhe lirinë e plotë të çiftit;

(b) njohjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar për të vendosur lirshëm dhe me përgjegjësi për numrin dhe largësinë e fëmijëve nga njëri-tjetri dhe për të patur akses informacioni përkatës për moshën, edukim mbi planifikimin familjar dhe riprodhimin për mjetet e nevojshme që i mundësojnë ata të ushtrojnë këto të drejta.

(c) Personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë fëmijët, ruajnë fertilitetin/(të drejtën për riprodhim) njësoj si gjithë të tjerët.

Nenet Neni 15

Liria nga tortura apo, trajtimi ose ndëshkimi mizor, cnjerëzor apo degradues

 1. Askush nuk duhet t'i nënshtrohet torturës, trajtimit ose dënimit mizor, cnjerëzor apo degradues. Në mënyrë të veçantë, askush nuk duhet t’i nënshtrohet eksperimentimit mjeksor apo shkencor pa pëlqimin e saj/tij të lirë.

2. Shtetet Palë do të marrin të gjitha masat e duhura ligjore, administrative, gjygjësore apo të tjera për të parandaluar që personat me aftësi të kufizuar, njësoj si të tjerët, t'i nënshtrohen torturës apo trajtimit apo dënimit mizor, cnjerëzor apo degradues.

Nenet Neni 17

 Mbrojtja e integritetit të personit

 Çdo person me aftësi të kufizuar ka të drejtën e respektit ndaj integritetit të saj/ tij fizik dhe mendor njësoj si pjesa tjetër e popullësisë.

Nenet Neni 18

Liria e lëvizjes dhe Kombësia

1. Shtetet Palë do të njohin të drejtat e personave me aftësi të kufizuar për lirinë e lëvizjes, lirinë për të zgjedhur vendbanimin e tyre dhe kombësinë, njësoj si pjesa tjetër e popullësisë, duke u siguruar gjithashtu që personat me aftësi të kufizuar:

(a) të gëzojnë të drejtën për të marrë dhe ndryshuar kombësinë dhe që atyre të mos iu hiqet kombësia në mënyrë arbitrare apo për shkak të aftësisë së tyre të kufizuar;

(b) të mos iu hiqet mundësia, për shkak të aftësisë së kufizuar, për të marrë, patur dhe përdorur dokumentacionin e kombësisë së tyre apo dokumentacion tjetër identifikues, apo për të përdorur proceset përkatëse të tilla si proçedurat e emigrimit, që mund të nevojitet për të lehtësuar ushtrimin e të drejtës për lirinë e lëvizjes;

(c) të jenë të lirë të largohen nga çdo vend/shtet, përfshirë dhe vendin/shtetin e tyre;

(d) të mos iu hiqet e drejta, në mënyrë arbitrare apo për shkak të aftësisë së kufizuar për të hyrë në vendin/shtetin e tyre.

2. Fëmijët me aftësi të kufizuar do të regjistrohen menjëherë pas lindjes dhe që nga lindja do të kenë të drejtën për një emër, të drejtën për të marrë një kombësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur të drejtën për të njohur dhe për të patur kujdesin prindëror.

 

 

Nenet Neni 21

Liria e shprehjes dhe mendimit dhe aksesi ndaj informacionit

Shtetet Palë do të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për tu siguruar që personat me aftësi të kufizuar të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të lirisë së shprehjes dhe mendimit, duke përfshirë lirinë për të kërkuar, patur dhe përhapur informacionin dhe idetë në baza të barabarta me të tjerët dhe nëpërmjet të gjitha formave të komunikimit sipas zgjedhjes së tyre, sipas përcaktimeve të nenit 2 të kësaj Konvente, si më poshtë vijon:

 (a) Sigurimin e të gjithë informacionit të menduar për përdorim publik për personat me aftësi të kufizuar në formate dhe teknologji të aksesueshme të përshtatshme për lloje të ndryshme të aftësisë së kufizuar në kohën e duhur dhe pa kosto shtesë;

(b) Pranimin dhe lehtësimin e përdorimit të gjuhës së shenjave, gjuhës Braille, komunikimit shtesë dhe alternativ dhe të të gjitha mjeteve, mënyrave, dhe formave të tjera të komunikimit të aksesueshme sipas zgjedhjes së personave me aftësi të kufizuar në komunikimet zyrtare;

(c) Nxitjen e subjekteve private që sigurojnë shërbime publike, duke përfshirë dhe internetin, të sigurojnë informacion dhe shërbime në formate të aksesueshme dhe të përdorshme për personat me aftësi të kufizuar;

(d) Inkurajimin e medias, duke përfshirë edhe ofruesit e informacionit nëpërmjet internetit, për t’i bërë shërbimet e tyre të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuar;

(e) Njohjen dhe nxitjen e përdorimit të gjuhës së shenjave.

Nenet Neni 10

E drejta për jetën Shtetet Palë riafirmojnë që çdo qënie njerëzore ka të drejtën për të jetuar dhe se ato duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për tu siguruar që personat me aftësi të kufizuar e gëzojnë këtë të drejtë në mënyrë efektive njësoj si të tjerët.

 

Nenet Neni 12

Njohje e barabartë përpara ligjit

1. Shtetet Palë riafirmojnë se personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtën e njohjes kudo si persona përpara ligjit.

2. Shtetet Palë pranojnë që personat me aftësi të kufizuar gëzojnë kapacitetina Në varësi të dispozitave të këtij neni, Shtetet Palë do të marrin të gjitha masat e duhura dhe efektive për të siguruar të drejtën e barabartë të personave ligjor njësoj si pjesa tjetër e popullësisë në të gjitha aspektet e jetës.

3. Shtetet Palë do të marrin masat e duhura për tu siguruar personave me aftësi të kufizuar akses në lidhje me mbështetje që ata mund të kërkojnë në ushtrimin e kapacitetit të tyre ligjor.

4. Shtetet Palë në përputhje me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut do të sigurohen që të gjitha masat që lidhen me ushtrimin e kapacitetit ligjor përmbajnë standarde të përshtatshme dhe efikase për të parandaluar abuzimin,. këto standarde do të bëjnë të mundur që masat që lidhen me ushtrimin e kapacitetit ligjor respektojnë të drejtat, vullnetin dhe preferencat e personit nuk kanë konflikt interesi dhe ndikim të panevojshëm, janë në propocion dhe të përshtatura sipas rrethanave të personit, aplikohen për periudhën më të shkurtër të mundshme dhe u nënshtrohen shqyrtimeve të regullta nga një autoriteti kompetent, i pavarur dhe i paanshëm apo një trupe gjyqësore. standardet do të jenë propocionale më masën që këto masa cënojnë të drejtat dhe interesat e personit me aftësi të kufizuar për të patur në pronësi apo për të trashëguar prona, për të kontrolluar çështjet e tyre financiare dhe për të pasur akses të barabartë në kreditë bankare, hipoteka dhe forma të tjera të kredive financiare dhe do të sigurohet që personave me aftësi të kufizuar nuk iu hiqet në mënyrë arbitrare prona.

Nenet Neni 18.1

Liria e lëvizjes dhe Kombësia

1. Shtetet Palë do të njohin të drejtat e personave me aftësi të kufizuar për lirinë e lëvizjes, lirinë për të zgjedhur vendbanimin e tyre dhe kombësinë, njësoj si pjesa tjetër e popullësisë, duke u siguruar gjithashtu që personat me aftësi të kufizuar:

(a) të gëzojnë të drejtën për të marrë dhe ndryshuar kombësinë dhe që atyre të mos iu hiqet kombësia në mënyrë arbitrare apo për shkak të aftësisë së tyre të kufizuar;

(b) të mos iu hiqet mundësia, për shkak të aftësisë së kufizuar, për të marrë, patur dhe përdorur dokumentacionin e kombësisë së tyre apo dokumentacion tjetër identifikues, apo për të përdorur proceset përkatëse të tilla si proçedurat e emigrimit, që mund të nevojitet për të lehtësuar ushtrimin e të drejtës për lirinë e lëvizjes;

(c) të jenë të lirë të largohen nga çdo vend/shtet, përfshirë dhe vendin/shtetin e tyre;

(d) të mos iu hiqet e drejta, në mënyrë arbitrare apo për shkak të aftësisë së kufizuar për të hyrë në vendin/shtetin e tyre.

Nenet Neni 22

Respekti për jetën private (privacia)

1. Asnjë person me aftësi të kufizuar, pavarësisht nga vendbanimi apo mënyra e jetesës nuk duhet bëhet objekt i ndërhyrjeve arbitrare apo të paligjshme në jetën e tij/saj private, në familje, në lidhje me korrespondencën, llojet e tjera të komunikimit apo të bëhet objekt i sulmeve të paligjshme ndaj nderit apo reputacionit të tij/saj. Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtën për mbrojtje ligjore ndaj këtyre ndërhyrjeve dhe sulmeve.

2. Shtetet Palë do të mbrojnë privacinë e informacionit personal, shëndetësor dhe në lidhje me statusin e rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuar, njësoj si pjesa tjetër e popullësisë.

Nenet Neni 23

Respekti për shtëpinë dhe familjen

1. Shtetet Palë do të marrin masat e duhura për elemenimin e diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuar në lidhje me të gjitha çështjet lidhur me martesën, familjen, të qenit prindër dhe lidhjet, njësoj si gjithë të tjerët për të siguruar:

(a) njohjen e të drejtës të të gjithë personave me aftësi të kufizuar në moshë martese për tu martuar dhe krijuar familje bazuar në pëlqimin dhe lirinë e plotë të çiftit;

(b) njohjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar për të vendosur lirshëm dhe me përgjegjësi për numrin dhe largësinë e fëmijëve nga njëri-tjetri dhe për të patur akses informacioni përkatës për moshën, edukim mbi planifikimin familjar dhe riprodhimin për mjetet e nevojshme që i mundësojnë ata të ushtrojnë këto të drejta.

(c) Personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë fëmijët, ruajnë fertilitetin/(të drejtën për riprodhim) njësoj si gjithë të tjerët.

2. Shtetet Palë do të garantojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e personave me aftësi të kufizuar lidhur me kujdestarinë, ruajtjen, trustet dhe birësimin e fëmijëve apo institucioneve të ngjashme ku këto koncepte egzistojnë në legjislacionin kombëtar; gjithësesi, interesi më i mirë i fëmijës do të jetë dominuesi. Shtetet Palë do të japin asistencën e duhur ndaj personave me aftësi të kufizuar në realizimin e pergjegjësive për rritjen e fëmijëve të tyre.

 3. Shtetet Palë do të garantojnë që fëmijët me aftësi të kufizuar të gëzojnë të drejta të barabarta lidhur me jetën familjare. Me qëllim realizimin e këtyre të drejtave dhe për të parandaluar fshehjen, braktisjen, neglizhimin dhe izolimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar, Shtetet Palë dë garantojnë sigurimin e informacionit, shërbimeve dhe mbështetjes të hershme dhe të gjithanshme për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre.

 4. Shtetet Palë do të garantojnë që fëmija të mos ndahet nga prindërit e tij/ saj kundër dëshirës së tij/saj, përveç atyre rasteve kur autoritetet kompetente sipas shqyrtimit gjygjësor përcaktojnë, në përputhje me ligjet dhe proçedurat përkatëse, që një ndarje e tillë është e domosdodhme për interesin më të mirë të fëmijës. Në asnjë rast nuk do të ndahet një fëmijë nga prindërit për shkak të aftësisë së kufizuar të fëmijës apo aftësisë së kufizuar të njërit apo të dy prindërve.

 5. Shtetet Palë, në rastet kur familja imediate nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijën me aftësi të kufizuar, do të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar kujdes alternativ brenda familjes së zgjeruar, dhe në rast se një përpjekje e tillë dështon, brenda komunitetit në një ambjent familjar

Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Këshillit të Evropës masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Konventa e Këshillit të Evropës masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Nenet Neni 1

1. Qëllimet e kësaj Konvente janë:

a)  parandalimi  dhe  lufta  e  trafikimit  të  qenieve  njerëzore,  duke  garantuar barazinë gjinore;

b)  mbrojtja  e  të  drejtave  të  viktimave  të  trafikimit,  ndërtimi  i  një  kuadri

gjithëpërfshirës  për  mbrojtjen  dhe  ndihmën  për  viktimat  dhe  dëshmitarët,  duke garantuar barazinë gjinore, si dhe duke siguruar hetimin dhe ndjekjen penale efektive; [....]

 

Nenet Neni 3

 

Zbatimi i dispozitave të kësaj Konvente nga Palët, veçanërisht pasjen e masave për të mbrojtur dhe nxitur të drejtat e viktimave, do të sigurohet pa diskriminuar për arsye të  tilla  si:  seksi,  raca, ngjyra, gjuha, feja, bindjet  politike ose  të tjera,  origjina kombëtare apo  sociale,  përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose një status tjetër.

 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi Seksual Lanzarote, 25. X. 2007
Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi Seksual Lanzarote, 25. X. 2007
Nenet Neni 2

Parimi i mosdiskriminimit Zbatimi i dispozitave të kësaj Konvente nga Palët, në veçanti gëzimi i masave për mbrojtjen e të drejtave të viktimave, do të sigurohet pa diskriminim mbi çfarëdo baze të tillë si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, opinioni politik ose ndonjë opinion tjetër, origjina kombëtare ose sociale, lidhja me një pakicë kombëtare, me pronën, lindjen, orientimin seksual, gjendjen shëndetësore, paaftësinë ose statuse të tjera.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Nenet Neni 4.1

Të drejtat themelore, barazia dhe mosdiskriminimi

1 Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private.

Nenet Neni 4.2

2 Palët dënojnë të gjitha format e diskriminimit kundër grave dhe marrin pa vonesë masat legjislative dhe masa të tjera të nevojshme për t’i parandaluar, veçanërisht me anë të:

– shprehjes së parimit të barazisë midis burrave dhe grave në kushtetutat e tyre kombëtare ose në ndonjë legjislacion tjetër përkatës, duke garantuar realizimin praktik të këtij parimi;

 – ndalimit të diskriminimit kundër grave, veçanërisht nëpërmjet ushtrimit të sanksioneve, sipas rastit; – shfuqizimit të ligjeve dhe praktikave që diskriminojnë gratë.

Nenet Neni 4.3

3 Zbatimi i dispozitave të kësaj Konvente nga Palët, veçanërisht masat për mbrojtjen e të drejtave të viktimave, sigurohen pa diskriminim mbi bazë gjinie, race, ngjyre, gjuhe, feje, mendimi politik ose mendimi tjetër, origjine kombëtare ose sociale, përkatësie në një pakicë kombëtare, pasurie, lindjeje, orientimi seksual, identiteti gjinor, moshe, gjendjeje shëndetësore, aftësie të kufizuar, statusi civil, statusi emigranti ose refugjati ose statusi tjetër.

Nenet Neni 4.4

4 Masat e veçanta që janë të nevojshme për parandalimin dhe mbrojtjen e grave nga dhuna gjinore nuk konsiderohen diskriminim sipas kushteve të kësaj Konvente

Nenet Neni 4

Të drejtat themelore, barazia dhe mosdiskriminimi

1 Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private.

2 Palët dënojnë të gjitha format e diskriminimit kundër grave dhe marrin pa vonesë masat legjislative dhe masa të tjera të nevojshme për t’i parandaluar, veçanërisht me anë të: – shprehjes së parimit të barazisë midis burrave dhe grave në kushtetutat e tyre kombëtare ose në ndonjë legjislacion tjetër përkatës, duke garantuar realizimin praktik të këtij parimi; – ndalimit të diskriminimit kundër grave, veçanërisht nëpërmjet ushtrimit të sanksioneve, sipas rastit; – shfuqizimit të ligjeve dhe praktikave që diskriminojnë gratë.

3 Zbatimi i dispozitave të kësaj Konvente nga Palët, veçanërisht masat për mbrojtjen e të drejtave të viktimave, sigurohen pa diskriminim mbi bazë gjinie, race, ngjyre, gjuhe, feje, mendimi politik ose mendimi tjetër, origjine kombëtare ose sociale, përkatësie në një pakicë kombëtare, pasurie, lindjeje, orientimi seksual, identiteti gjinor, moshe, gjendjeje shëndetësore, aftësie të kufizuar, statusi civil, statusi emigranti ose refugjati ose statusi tjetër.

4 Masat e veçanta që janë të nevojshme për parandalimin dhe mbrojtjen e grave nga dhuna gjinore nuk konsiderohen diskriminim sipas kushteve të kësaj Konvente.

Nenet Neni 17

1. Palët nxisin sektorin privat, sektorin e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit dhe medias, në lidhje me lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e tyre, për të marrë pjesë në përpunimin dhe zbatimin e politikave dhe për të caktuar udhëzime dhe standarde vetërregullatore për parandalimin e dhunës kundër grave dhe rritjen e respektit për dinjitetin e tyre.

Nenet Neni 40

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që çdo formë sjelljeje e padëshiruar verbale, joverbale ose fizike e një natyre seksuale, me qëllimin ose efektin e shkeljes së dinjitetit të një personi, veçanërisht kur krijohet një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, t’i nënshtrohet një sanksioni penal ose sanksioni tjetër ligjor.

Nenet Neni 6

Palët marrin përsipër të përfshijnë një perspektivë gjinore në zbatimin dhe vlerësimin e ndikimit të dispozitave të kësaj Konvente dhe të nxisin dhe zbatojnë në mënyrë efektive politikat e barazisë midis burrave dhe grave, dhe fuqizimin e grave.

 

Nenet Neni 14.1

Sipas rastit, Palët marrin hapat e nevojshme për të përfshirë materiale mësimore mbi çështje të tilla si barazia midis burrave dhe grave, rolet gjinore të pasteriotipizuara, respekti I ndërsjellë, zgjidhja e konflikteve pa dhunë në marrëdhëniet ndërpersonale, dhuna gjinore kundër grave dhe e drejta për integritet personal, të përshtatura me kapacitetin në zhvillim të

nxënësve në programet mësimore zyrtare dhe në të gjitha nivelet arsimore.

Nenet Neni 29.1

1.Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për t’u ofruar viktimave mjete ligjore të mjaftueshme civile kundër autorit të veprës penale

Nenet Neni 29.2

2. Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për t’u ofruar viktimave, në përputhje me parimet e përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare, mjete ligjore të mjaftueshme civile kundër autoriteteve Shtetërore që nuk kanë mundur të përmbushin detyrën e tyre për të marrë masa të nevojshme parandaluese ose mbrojtëse brenda objektit të kompetencave të tyre

Nenet Neni 30.1

1. Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë të drejtë për të kërkuar kompensim nga autorët për çdo shkelje të përcaktuar në pajtim me këtë Konventë

Nenet Neni 49.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar që hetimet dhe procedimet gjyqësore në lidhje me të gjitha format e dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente të kryhen pa vonesë të panevojshme ndërsa merren parasysh të drejtat e viktimës gjatë të gjitha fazave të procedimeve penale

Nenet Neni 49.2

2.Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera, në përputhje me parimet themelore të të drejtave të njeriut dhe duke marrë parasysh perceptimin gjinor të dhunës, për të siguruar hetim dhe ndjekje penale efektive të veprave penale të parashikuara në pajtim me këtë Konventë

Nenet Neni 55.2

2. Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar, në përputhje me kushtet e parashikuara nga ligji i tyre i brendshëm, mundësinë për organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare dhe këshilltarët mbi dhunën në familje për të ndihmuar dhe / ose mbështetur viktimat, me kërkesë të tyre, gjatë hetimeve dhe procedimeve gjyqësore në lidhje me veprat penale të parashikuara në pajtim me këtë Konvent

Nenet Neni 56.1

Neni 56, paragrafi 1, piktë: d, h,

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e viktimave, duke përfshirë nevojat e tyre të veçanta si dëshmitarë, në të gjitha fazat e hetimeve dhe procedimeve gjyqësore, në veçanti: “d duke bërë të mundur që viktimat, në mënyrë të pajtueshme me rregullat procedurale të ligjit të brendshëm, të dëgjohen, të sigurojnë prova dhe të paraqesin pikëpamjet, nevojat dhe shqetësimet e tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet një ndërmjetësi, si dhe marrjen e tyre në shqyrtim;

e duke u siguruar viktimave shërbime mbështetëse të duhura në mënyrë që të drejtat dhe interesat e tyre të paraqiten siç duhet dhe të merren parasysh”; “duke u siguruar viktimave përkthyes të pavarur dhe kompetentë, kur viktimat janë palë në procedim ose kur ata sigurojnë prova

Nenet Neni 57

Palët sigurojnë të drejtën për ndihmë juridike dhe ndihmë ligjore falas për viktimat sipas kushteve të parashikuara nga ligji i tyre i brendshëm.

Nenet Neni 45.1

Palët marrin masat e nevojshme ose masa të tjera për të garantuar që veprat penale të përcaktuara në pajtim me këtë Konventë, të dënohen me sanksione efektive, proporcionale dhe frenuese, duke marrë parasysh shkallën e kryerjes së tyre. Këto sanksione përfshijnë, sipas rastit, dënime që përfshijnë heqjen e lirisë, të cilat mund të përbëjnë shkak për ekstradim.

Nenet Neni 51.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar që një vlerësim i rrezikut vdekjeprurës, seriozitetit të situatës dhe rrezikut të dhunës së përsëritur të kryhet nga të gjitha autoritetet përkatëse për të menaxhuar rrezikun dhe nëse është e nevojshme për të siguruar mbështetje dhe siguri të koordinuar.

Nenet Neni 61.2

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar që viktimat e dhunës ndaj grave që kanë nevojë për mbrojtje, pavarësisht nga statusi ose vendbanimi i tyre, nuk do të kthehen nën asnjë rrethanë në çdo vend ku jeta e tyre do të ishte në rrezik ose ku ata mund t'i nënshtrohen torturës ose trajtimit çnjerëzor ose degradues apo dënimit

Nenet Neni 33

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e dëmtimit të qëllimshëm të integritetit psikologjik të një personi nëpërmjet shtrëngimit ose kërcënimeve.

Nenet Neni 14.1

1. Sipas rastit, Palët marrin hapat e nevojshme për të përfshirë materiale mësimore mbi çështje të tilla si barazia midis burrave dhe grave, rolet gjinore të pasteriotipizuara, respekti i ndërsjellë, zgjidhja e konflikteve pa dhunë në marrëdhëniet ndërpersonale, dhuna gjinore kundër grave dhe e drejta për integritet personal, të përshtatura me kapacitetin në zhvillim të nxënësve në programet mësimore zyrtare dhe në të gjitha nivelet arsimore.

Nenet Neni 32

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që martesat e detyruara të mund të jenë të pavlefshme, të anulohen ose zgjidhen pa barra të papërshtatshme financiare ose administrative të vendosura ndaj viktimës.

Nenet Neni 37.1

1.Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin detyrimit të qëllimshëm të një të rrituri ose fëmije për të lidhur martesë.

Nenet Neni 20.1

1 Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë akses në shërbime që lehtësojnë rehabilitimin e tyre nga dhuna. Këto masa duhet të përfshijnë, sipas nevojës, shërbime të tilla si konsulenca ligjore dhe psikologjike, ndihma financiare, strehimi, arsimi, trajnimi dhe ndihma në gjetjen e një pune.

Nenet Neni 26

1 Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që në ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes dhe mbështetjes së viktimave, të merren në konsideratë të drejtat dhe nevojat e dëshmitarëve fëmijë të të gjitha formave të dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente. 2 Masat e marra sipas këtij neni përfshijnë këshillimin e duhur psikosocial për dëshmitarët fëmijë të të gjitha formave të dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente dhe marrin në konsideratë interesat më të mira të fëmijës.

Nenet Neni 31

1 Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që, në përcaktimin e kujdestarisë dhe të drejtave të vizitave të fëmijëve, të merren në konsideratë incidentet e dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente.

2 Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që ushtrimi i vizitave ose të drejta të tjera kujdestarie të mos rrezikojnë të drejtat dhe sigurinë e viktimës ose fëmijëve.

Nenet Neni 29.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për t’u ofruar viktimave mjete ligjore të mjaftueshme civile kundër autorit të veprës penale

Nenet Neni 29.2

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për t’u ofruar viktimave, në përputhje me parimet e përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare, mjete ligjore të mjaftueshme civile kundër autoriteteve Shtetërore që nuk kanë mundur të përmbushin detyrën e tyre për të marrë masa të nevojshme parandaluese ose mbrojtëse brenda objektit të kompetencave të tyre

Nenet Neni 30.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë të drejtë për të kërkuar kompensim nga autorët për çdo shkelje të përcaktuar në pajtim me këtë Konventë

Nenet Neni 55.2

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar, në përputhje me kushtet e parashikuara nga ligji i tyre i brendshëm, mundësinë për organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare dhe këshilltarët mbi dhunën në familje për të ndihmuar dhe / ose bështetur viktimat, me kërkesë të tyre, gjatë hetimeve dhe procedimeve gjyqësore në lidhje me veprat penale të parashikuara në pajtim me këtë Konventë.

Nenet Neni 56.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e viktimave, duke përfshirë nevojat e tyre të veçanta si dëshmitarë, në të gjitha fazat e hetimeve dhe procedimeve gjyqësore, në veçanti:

Nenet Neni 56.1 pika c

duke i informuar ata, sipas kushteve të parashikuara nga ligji i rendshëm, për të drejtat e tyre dhe shërbimet në dispozicion të tyre dhe shqyrtimin e ankesës së tyre, akuzat, ecurinë e përgjithshme të hetimit ose të procedimit, dhe rolin e tyre në to, si dhe rezultatin e çështjes së tyre;

Nenet Neni 56.1 pika d

 duke bërë të mundur që viktimat, në mënyrë të pajtueshme me rregullat procedurale të ligjit të brendshëm, të dëgjohen, të sigurojnë prova dhe të paraqesin pikëpamjet, nevojat dhe shqetësimet e tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet një ndërmjetësi, si dhe marrjen e tyre në shqyrtim;

e duke u siguruar viktimave shërbime mbështetëse të duhura në mënyrë që të drejtat

dhe interesat e tyre të paraqiten siç duhet dhe të merren parasysh;

Nenet Neni 52.2

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar që viktimat e një vepre penale të parashikuar në pajtim me këtë Konventë dhe të kryer në territorin e një Pale të ndryshëm nga ai ku ata banojnë, mund të bëjnë një ankesë para autoriteteve kompetente të  Shtetit të tyre të vendbanimit.

Nenet Neni 18.3

Palët garantojnë që masat e marra sipas këtij kapitulli:

– të bazohen në një perceptim gjinor të dhunës kundër grave dhe dhunës në familje dhe të fokusohen tek të drejtat e njeriut dhe siguria e viktimës;

– të bazohen në një përqasje të integruar, e cila merr parasysh marrëdhënien midis

viktimave, autorëve të veprave penale, fëmijëve dhe mjedisit të tyre më të gjerë social;

– të synojnë shmangien e viktimizimit dytësor;

– të synojnë fuqizimin dhe pavarësinë ekonomike të grave, viktima të dhunës;

– të lejojnë, sipas rastit, një gamë mbrojtjeje dhe shërbimesh mbështetëse që duhet të vendosen në të njëjtat ambiente;

– të trajtojnë nevojat specifike të personave të pambrojtur, duke përfshirë viktimat fëmijë dhe t’u vihen në dispozicion.

Nenet Neni 20.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë akses në shërbime që lehtësojnë rehabilitimin e tyre nga dhuna. Këto masa duhet të përfshijnë, sipas nevojës, shërbime të tilla si konsulenca ligjore dhe psikologjike, ndihma financiare, strehimi, arsimi, trajnimi dhe ndihma në gjetjen e një pune.

Nenet Neni 20.2

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë akses në shërbime sociale dhe në kujdes shëndetësor, dhe që shërbimet të kenë burime të mjaftueshme dhe profesionistët të jenë trajnuar për të ndihmuar viktimat dhe për t’i drejtuar ata tek shërbimet përkatëse

Nenet Neni 23

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të parashikuar ngritjen e strehave të përshtatshme, lehtësisht të aksesueshme e në numër të mjaftueshëm, për të ofruar strehim të sigurt dhe për të përdorur përqasje proaktive ndaj viktimave, veçanërisht grave dhe fëmijëve të tyre

Nenet Neni 25

Palët marrin masa të nevojshme legjislative ose masa të tjera për të parashikuar ngritjen e një numri të mjaftueshëm të qendrave referuese të përshtatshme, lehtësisht të aksesueshme për dhunën seksuale ose krizën nga përdhunimi, për viktimat, për të parashikuar vizita mjekësore dhe mjekoligjore, mbështetje për traumat dhe këshillim për viktimat

Nenet Neni 26.2

Masat e marra sipas këtij neni përfshijnë këshillimin e duhur psikosocial për dëshmitarët fëmijë të të gjitha formave të dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente dhe marrin në konsideratë interesat më të mira të fëmijës

Nenet Neni 30.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë të drejtë për të kërkuar kompensim nga autorët për çdo shkelje të përcaktuar në pajtim me këtë Konventë

Nenet Neni 30.2

Kompensimi i mjaftueshëm nga Shteti i jepet atyre që kanë pësuar dëme të rënda trupore ose dëme ndaj shëndetit, në shkallën që dëmi nuk mbulohet nga burime të tjera, si për shembull masa për autorët e veprave penale, sigurimin ose masa sociale ose  shëndetësore të financuara nga  shteti. Kjo nuk pengon Palët që të kërkojnë kthim për kompensimin e dhënë nga autori i veprës penale, për sa kohë që i kushtohet rëndësia e duhur sigurisë së viktimës.

Nenet Neni 30.3

Masat e marra sipas paragrafit 2 garantojnë dhënien e kompensimit brenda një afati kohor të arsyeshëm”

Nenet Neni 5.2

Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera të nevojshme për të ushtruar masa paraprake për të parandaluar, hetuar, dënuar dhe siguruar kompensim për akte dhune të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente, të cilat kryhen nga aktorë joshtetërorë.

Nenet Neni 30.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë të drejtë për të kërkuar kompensim nga autorët për çdo shkelje të përcaktuar në pajtim me këtë Konventë.

Nenet Neni 32

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë të drejtë për të kërkuar kompensim nga autorët për çdo shkelje të përcaktuar në pajtim me këtë Konventë

Nenet Neni 33

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e dëmtimit të qëllimshëm të integritetit psikologjik të një personi nëpërmjet shtrëngimit ose kërcënimeve

Nenet Neni 34

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e përfshirjes së qëllimshme e të vazhdueshme në sjellje kërcënuese të drejtuar ndaj një personi tjetër, që i shkakton atij ose asaj frikë për sigurinë personale

Nenet Neni 35

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e kryerjes së qëllimshme të akteve të dhunës fizike kundër një personi tjetë

Nenet Neni 36.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e sjelljeve të mëposhtme të qëllimshme:

a përfshirja në depërtim të detyruar vaginal, anal ose oral të një natyre seksuale, në trupin e një personi tjetër me pjesë trupore ose objekte;

b përfshirja me një person në akte të tjera të detyruara të një natyre seksuale;

c nxitja që një person tjetër të përfshihet me një person të tretë në akte të detyruara të një natyre seksuale.

Nenet Neni 36.3

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që dispozitat e paragrafit 1 të zbatohen edhe për aktet e kryera kundër ish bashkëshortëve/partnerëve ose bashkëshortëve/partnerëve aktualë, të njohur nga ligji i brendshëm

Nenet Neni 37.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin  detyrimit të qëllimshëm të një të rrituri ose fëmije për të lidhur martesë.

Nenet Neni 37.2

2 Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e tërheqjes së qëllimshme të një të rrituri ose fëmije për të shkuar në territorin e një Pale ose Shteti të ndryshëm nga ai ku ai ose ajo banon, me qëllim detyrimin e një të rrituri ose fëmije për të lidhur martesë.

Nenet Neni 39

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e sjelljeve të mëposhtme të qëllimshme: a kryerja e abortit të një gruaje pa pëlqimin e saj paraprak;

b kryerja e një operacioni kirurgjikal që ka qëllimin ose efektin e ndërprerjes së kapacitetit të një gruaje për të qenë riprodhuese në mënyrë natyrale, pa pëlqimin e saj paraprak ose kuptimin e procedurës

Nenet Neni 40

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që çdo formë sjelljeje e padëshiruar verbale, joverbale ose fizike e një natyre seksuale, me qëllimin ose efektin e shkeljes së dinjitetit të një personi, veçanërisht kur krijohet një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, t’i nënshtrohet një sanksioni penal ose sanksioni tjetër ligjor.

Nenet Neni 45.1

Palët marrin masat e nevojshme ose masa të tjera për të garantuar që veprat penale të përcaktuara në pajtim me këtë Konventë, të dënohen me sanksione efektive, proporcionale dhe frenuese, duke marrë parasysh shkallën e kryerjes së tyre. Këto sanksione përfshijnë, sipas rastit, dënime që përfshijnë heqjen e lirisë, të cilat mund të përbëjnë shkak për ekstradim.

Nenet Neni 45.2

Palët mund të marrin masa të tjera në lidhje me autorët e veprave penale, të tilla si:

– monitorimi ose mbikëqyrja e personave të dënuar;

– tërheqja e të drejtave prindërore, nëse interesat më të mira të fëmijës, që mund të përfshijnë sigurinë e viktimës, nuk mund të garantohen në një mënyrë tjetër.

Nenet Neni 48.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të ndaluar proceset e detyrueshme alternative të zgjidhjes së konflikteve, duke përfshirë ndërmjetësimin dhe pajtimin, në lidhje me të gjitha format e dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente

Nenet Neni 49.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar që hetimet dhe procedimet gjyqësore në lidhje me të gjitha format e dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente të kryhen pa vonesë të panevojshme ndërsa merren parasysh të drejtat e viktimës gjatë të gjitha fazave të procedimeve penale

Nenet Neni 53.2

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar që urdhrat shtrënguese ose mbrojtës të përmendur në paragrafin 1 janë:

- të vlefshëm për mbrojtje të menjëhershme dhe pa barriera të panevojshme financiare apo administrative, të vendosura mbi viktimën;

- lëshohen për një periudhë të caktuar, ose derisa të modifikohen ose të përmbushen;

- kur është e nevojshme, lëshohen në bazë ex parte që ka efekt të menjëhershëm;

- të vlefshëm pavarësisht nga, ose krahas, procedimeve të tjera ligjore;

- lejohen të paraqiten në procedimet ligjore të mëtejshme

Nenet Neni 56.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e viktimave, duke përfshirë nevojat e tyre të veçanta si dëshmitarë, në të gjitha fazat e hetimeve dhe procedimeve gjyqësore, në veçanti:

a duke ofruar mbrojtjen e tyre, si dhe atë të familjeve të tyre dhe të dëshmitarëve, nga hakmarrja, kërcënimi dhe viktimizimi i përsëritur;

b duke siguruar që viktimat të informohen, të paktën në rastet kur viktima dhe familja mund të jetë në rrezik, kur autori i veprës arratiset ose lirohet përkohësisht ose përfundimisht;

c duke i informuar ata, sipas kushteve të parashikuara nga ligji i brendshëm, për të drejtat e tyre dhe shërbimet në dispozicion të tyre dhe shqyrtimin e ankesës së tyre, akuzat, ecurinë e përgjithshme të hetimit ose të procedimit, dhe rolin e tyre në to, si dhe rezultatin e çështjes së tyre;

d duke bërë të mundur që viktimat, në mënyrë të pajtueshme me rregullat procedurale të ligjit të brendshëm, të dëgjohen, të sigurojnë prova dhe të paraqesin pikëpamjet, nevojat dhe shqetësimet e tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet një ndërmjetësi, si dhe marrjen e tyre në shqyrtim;

e duke u siguruar viktimave shërbime mbështetëse të duhura në mënyrë që të drejtat dhe interesat e tyre të paraqiten siç duhet dhe të merren parasysh;

f duke siguruar që masat mund të miratohen për të mbrojtur jetën private dhe imazhin e viktimës;

g duke siguruar që kontakti ndërmjet viktimave dhe autorëve të veprës brenda gjykatës dhe zyrave të agjencisë së zbatimit të ligjit të shmanget kur është e mundur;

h duke u siguruar viktimave përkthyes të pavarur dhe kompetentë, kur viktimat janë palë në procedim ose kur ata sigurojnë prova;

i duke bërë të mundur që viktimat të dëshmojnë, sipas rregullave të parashikuara nga ligji i tyre i brendshëm, në sallën e gjyqit pa qenë të pranishëm ose të paktën pa praninë e autorit të dyshuar të veprës, veçanërisht nëpërmjet përdorimit 

Instrumentet ndërkombëtare Protokolli Nr. 4 i Konventës Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore
Protokolli Nr. 4 i Konventës Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore
Nenet Neni 2.1

1. Kushdo qe ndodhet ne menyre te /igjshme ne territorin e nje Shteti ka te drejte, brenda ketij territori, te Levize lirisht ne te dhe te zgjedhe lirisht vendbanimin e tij.

Nenet Neni 2.2

 2. Cdo person eshte i lire te /argohet nga cdo vend, duke perfshire te tijin.

Nenet Neni 2.3

3. Ushtrimi i ketyre te drejtave nuk mund te behet objekt i kufizimeve te tjera nga ate te parashikuara ne ligj dhe te domosdoshme ne nje shoqeri demokratike per sigurimin kombetar ose sigurine pub/ike, ruajtjen e rendit publik, parandalimin e veprave pena/e, mbrojtjen e shendetit apo te moralit, ose mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive te te tjereve.

Nenet Neni 2.4

4. Te drejtat e parashtruara ne paragrafin 1, ne disa fusha te caktuara, mund t'u nenshtrohen disa kufizimeve te vendosura ne perputhje me ligjin dhe te justifikuara nga interesi pub/ik ne nje shoqeri demokratike.

Instrumentet ndërkombëtare Protokolli Nr.12 i Konventës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore
Protokolli Nr.12 i Konventës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore
Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Këshillit të Evropës Mbi Aksesin në Dokumente Zyrtare 18.06.2009
Konventa e Këshillit të Evropës Mbi Aksesin në Dokumente Zyrtare 18.06.2009
Nenet Neni 2

 

E Drejta për akses në dokumente zyrtare

1 Secila Palë duhet të garantojë të drejtën e çdo personi, pa asnjë lloj diskriminimi, të ketë akses, sipas kërkesës, në dokumentet zyrtare që ruhen nga autoritetet publike.

2 Secila Palë duhet të marrë masat e nevojshme në ligjin kombëtar, për zbatimin e dispozitave për akses në dokumente zyrtare, të përcaktuara në këtë Konventë.

Nenet Neni 3

Kufizimet e mundshme të aksesit në dokumentet zyrtare

1 Secila Palë mund të kufizojë të drejtën e aksesit në dokumente zyrtare. Kufizimet duhet të përcaktohen saktësisht në ligj, të jenë të nevojshme në një shoqëri demokratike dhe të jenë proporcionale me për qëllime të mbrojtjes së:

a sigurisë kombëtare, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare;

b sigurisë publike;

c parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së aktiviteteve kriminale;

d hetimeve disiplinore; e inspektimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së autoriteteve publike;

f privatësisë dhe interesave të tjera të ligjshme; g interesave tregtare dhe interesave të tjerë ekonomike; h politikave ekonomike, monetare dhe të valutës të Shtetit; i barazisë së palëve në procedimet gjyqësore dhe administrimit të efektshëm të drejtësisë;

j mjedisit; ose

k diskutimeve brenda apo ndërmjet autoriteteve publike, në lidhje me shqyrtimin e një çështjeje.

Shtete e përfshira kanë mundësi, në momentin e nënshkrimit ose kur depoziton instrumentin e tij të ratifikimit, njohjes, miratimit apo aderimit, me anë të një deklarate drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, të deklarojnë se komunikimet e Familjes mbretërore dhe Oborrit të saj ose Kreut të Shtetit, duhet gjithashtu të përfshihen ndërmjet kufizimeve të mundshme.

2 Aksesi në informacionin që përmban një dokument zyrtar, mund të refuzohet, nëse publikimi i tij ka mund ose ka të ngjarë të dëmtojë interesat e përmendura në paragrafin 1, përveçse nëse ka një interes prevalues publik në lidhje me publikimin e tij.

3 Palët duhet të marrin në konsideratë përcaktimin e afate kohore, përtej së cilave, kufizimet e përmendura në paragrafin 1, nuk gjejnë më zbatim.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit
Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit
Nenet Neni 10

 Raportimi publik

Duke pasur parasysh nevojën për të luftuar korrupsionin, çdo shtet pjesëmarrës merr përsipër të marrë, në përputhje me parimet themelore të së drejtës së saj të brendshme, masat e nevojshme për të rritur, aty ku është e përshtatshme, transparencën e administratës publike, përfshirë organizimin, funksionimin dhe proceset e saj marrjen e vendimeve. Këto masa mund të përfshijnë, ndër të tjera:

(a) miratimin e procedurave ose rregulloreve që u japin mundësi publikut të gjerë, kur është e përshtatshme, të marrë informacion mbi organizimin, funksionimin dhe procedurat e vendimmarrjes së administratës së saj publike dhe me respektin e duhur për privatësinë dhe mbrojtjen personale të dhënat, vendimet dhe aktet ligjore të interesit për publikun;

(b) thjeshtëzimin e procedurave administrative, aty ku është e përshtatshme, për të lehtësuar qasjen e publikut në organet vendimmarrëse; dhe

(c) zbulimi i informacionit, i cili mund të përfshijë raporte periodike mbi rreziqet e korrupsionit në administratën publike.

Instrumentet ndërkombëtare Protokoll 1 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore
Protokoll 1 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore
Nenet Neni 1

1.Çdo person fizik ose juridik ka të drejtë në gëzimin paqësor të pasuris së tij. Askush nuk mund të privohet nga pronat e tij, përveç për interesin publik dhe t'u nënshtrohet kushteve të parashikuara me ligj dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare. Dispozitat e mëparshme nuk do të cenojnë në asnjë mënyrë të drejtën e një Shteti për të zbatuar ligje të tilla që i konsideron të domosdoshme për të kontrolluar përdorimin e pronës në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose kontributeve të tjera ose gjobave.

 

Instrumentet ndërkombëtare KEDNJ Protokoli nr. 2
KEDNJ Protokoli nr. 2
Nenet Neni 2

Asnjë personi nuk mund t'i mohohet e drejta e arsimit. Në ushtrimin e çdo funksioni që ai merr përsipër në lidhje me arsimin dhe mësimdhënien, Shteti do të respektojë të drejtën e prindërve për të siguruar një edukim dhe mësim të tillë në përputhje me fetë e tyre dhe bindjet filozofike.

Instrumentet ndërkombëtare KONVENTA PËR TË DREJTËN E PUBLIKUT PËR INFORMACION, PJESËMARRJE NË VENDIM MARRJE DHE TË DREJTËN PËR T’IU DREJTUAR GJYKATËS, PËR ÇËSHTJE QË LIDHEN ME MJEDISIN
KONVENTA PËR TË DREJTËN E PUBLIKUT PËR INFORMACION, PJESËMARRJE NË VENDIM MARRJE DHE TË DREJTËN PËR T’IU DREJTUAR GJYKATËS, PËR ÇËSHTJE QË LIDHEN ME MJEDISIN