Pasqyra e ligjeve në fuqi

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji Nr. 05/L -021 për mbrojtje nga diskriminimi
Ligji Nr. 05/L -021 për mbrojtje nga diskriminimi
Nenet Neni 1

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.

Nenet Neni 4

Llojet e trajtimit të pabarabartë

1. Llojet e trajtimit të pabarabartë janë si në vijim:

1.1. Diskriminimi i drejtpërdrejtë konsiderohet kur një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme sesa trajtohet, ka qenë i trajtuar ose do të trajtohet një person tjetër në një situatë të krahasueshme, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;

1.2. Diskriminimi i tërthortë konsiderohet kur, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në dukje e vë, e ka vënë apo do ta vë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveç në rastet kur dispozita, praktika apo kriteri i tillë mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim, dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë të përshtatshme dhe domosdoshme;

1.3. Ngacmimi konsiderohet diskriminim, kur një sjellje e padëshirueshme (që përfshin por, nuk kufizohet në sjellje të natyrës së padëshirueshme seksuale dhe/apo psikologjike, që ka për qëllim apo pasojë shkeljen e dinjitetit të personit dhe krijimin e ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues apo fyes) mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;

1.4. Nxitja për të diskriminuar konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe përfshin çdo promovim të urrejtjes kur ajo bëhet me dashje”.

1.5. Viktimizimi konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe ndodhë kur personi përjeton trajtim të pafavorshëm apo pasoja negative si reagim ndaj ankimit apo mos ankimimit (procedurave të filluara) apo veprimeve me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë, ose në rastet kur personi i tillë ofron informacione, dëshmi apo ndihmë në lidhje me ankesën ose procedurën në rast të diskriminimit;

1.6. Segragacioni konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, duke përfshirë mbrojtjen e çdo personi që nuk merr pjesë në një ankim për diskriminim po që i cili mendohet ta ketë bërë ate, i cili ndodhë në rastet kur një ose disa persona veçohen nga të tjerët përmes personave fizik, juridik, ose me kombinimin e të dyjave, nga sektori publik, privat apo nga të dy sektorët, dhe ky veçim bëhet mbi një nga bazat e përcaktuara në nenin 1 (një) të këtij Ligji;

1.7. Dikriminimi në bazë të asociimit - konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, shënjestrimi i personave që nuk i përkasin një grupi të caktuar por, që janë palë të treta që asociohen me ato grupe;

1.8. Mosdhënia e një përshtatjeje/akomodimi të arsyeshëm për personat me aftësi të kufizuar, në përputhje me nevojat e tyre specifike konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveçse kur është një barrë e paarsyeshme për personin që është i detyruar ta ofrojë dhe kjo nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke marrë në konsideratë për këtë qëllim faktorë të tillë si përdorimi i burimeve të disponueshme publike, pjesëmarrjen në jetën sociale dhe publike dhe garantimin e qasjes në vendin e punës dhe kushte të përshtatshme pune;

1.9. Diskriminimi në bazë të përceptimit - kosiderohet diskriminimi sipas nenit një (1) të këtij Ligji, vendosja në objektiv jo të personave që i përkasin një grupi të caktuar, por personave të tretë që përceptohen se i përkasin grupit;

1.10. Diskriminimi i shumëfishtë, ndodh kur diskriminimi është i bazuar në çfarëdo kombinimi mbi bazat e mbuluara me këtë ligj. Diskriminimi i shumëfishtë dhe bazat e shumëfishta interpretohen në përputhje me rrethanat. 2. Shkelja e parimit të trajtimit të barabartë të bazave të përmendura në nenin një (1), të këtij Ligji konsiderohet diskriminim.

Nenet Neni 3

 Koncepti i diskriminimit

1. Parimi i trajtimit të barabartë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë sipas kuptimit të cilëdo nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.

2. Diskriminim është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, që ka për qëllim apo efekt të zhvleftësoj ose cënoj njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Nenet Neni 5

Format e rënda të diskriminimit

Sjellja diskriminuese e cila është motivuar nga më shume se një bazë apo e cila është kryer më shumë se një herë, apo e cila ka zgjatur për një periudhë të gjatë kohore apo ka pasur pasoja veçanërishtë të dëmshme për viktimën konsiderohet formë e rëndë e diskriminimit.

Nenet Neni 17

Ekstradimi nuk lejohet nëse ka arsye për të besuar se personi nuk do të pranojë garancitë minimale për një gjykim të drejtë në shtetin kërkues, siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Nenet Neni 4.1.2

1.2. Diskriminimi i tërthortë konsiderohet kur, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në dukje e vë, e ka vënë apo do ta vë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveç në rastet kur dispozita, praktika apo kriteri i tillë mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim, dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë të përshtatshme dhe domosdoshme;

Nenet Neni 9

Avokati i Popullit 1. Avokati i Popullit është Institucion i shtetit, i cili bënë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit trajton rastet që kanë të bëjnë me diskriminimin sipas ligjit përkatës për Avokatin e Popullit. 2. Avokati i Popullit ka këto kompetenca: 2.1. pranon dhe heton parashtresat e personave, ndërmjetëson, jep mendime dhe rekomandime për rastet konkrete të diskriminimit; 2.2. ofron asistencë viktimave të diskriminimit në bërjen e ankesave kundër diskriminimit dhe ofron informatat e domosdoshme personave që kanë paraqitur një ankesë për diskriminim në lidhje me të drejtat e tyre, për detyrimet dhe mundësitë e gjykatës, si dhe për mjetet tjera mbrojtëse; 2.3. Avokati i Popullit ka autorizim të hetoj ose të veproj mbi ndonjë ankesë të parashtruar ose me vetë-iniciativë (ex-officio) kur ka bazë për të dyshuar se ka ndodhur diskriminimi nga subjektet e sektorit publik; 2.4. u drejtohet organeve të prokurorisë dhe të hetimit direkt me një kerkesë për fillimin e hetimit të kundërvajtjeve dhe veprave penale dhe kërkon fillimin e procedimit diciplinor të zbatueshëm; 2.5. informon publikun për rastet e diskriminimit dhe ndërmerr masa për promovimin e barazisë, të drejtave të njeriut dhe mos diskriminimin; 2.6. përcjell zbatimin e këtij ligji dhe inicon ndryshimin e dispozitave për zbatimin dhe avancimin e mbrojtjes nga diskriminimi; 2.7 ofron këshilla, udhëzime dhe mbështetje, subjekteve të sektorit publik dhe privat mbi praktikat e mira në promovimin e barazisë, në përshtatjen ndaj diversitetit dhe parandalimin e diskriminimit mbi bazat e mbuluara nga Ligji përkatës për Barazi Gjinore dhe nga ky Ligj, si dhe jep rekomandime për marrjen e masave për promovimin e barazisë, përshtatjen ndaj diversitetit dhe/ose luftimin e diskriminimit; 2.8. ofron këshilla, mbështetje dhe udhëzime organizatave jo-qeveritare dhe partnerëve social në praktikat e mira dhe efektive në luftimin e diskriminimit dhe promovimin e barazisë, në veçanti organizatave që merren me çështjet e barazisë dhe jo-diskriminimin; 2.9. jep mendime në projekt-aktet normative për mbrojtjen nga diskriminimi; 2.10. mbledh të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera, realizon studime, hulumtime dhe trajnime, në lidhje me diskriminimin; 2.11. bashkëpunon me partnerët social, organizatat jo-qeveritare, që merren me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me mekanizmat përkatëse të shteteve tjera që merren me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe me institucionet dhe bashkësitë fetare të regjistruara në Kosovë; 2.12. paraqet raport së paku çdo vit në Kuvendin e Republikës së Kosovës për zbatimin e këtij Ligji dhe gjithashtu mund të hartojë raporte të veçanta për zbatimin e tij; 2.13. Avokati i Popullit mund të paraqitet në cilësinë e mikut të gjykatës (amicus curiae ) në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me çështjet e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi; 2.14. mund të hartojë Kode të Praktikave të Mira, për luftimin e diskriminimit dhe për promovimin e barazisë, të cilat, mund të përdorën si pikë referimi në rastet e diskriminimit.

Nenet Neni 13

Paditë për mosmarrëveshjet për diskriminimin

1. Çdo person ose grup i personave që ankohen se kanë qenë të diskriminuar mbi bazat e përmendura në nenin një (1) të këtij Ligji mund të paraqesin padi në gjykatën kompetente.

Nenet Neni 16

 Veprimet në procedurën kontestimore

1. Çdo person që pretendon që është viktimë e diskriminimit, sipas dispozitave të nenit një (1) të këtij Ligji, ka të drejtë të parashtrojë padi kundër të paditurit dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet juridike në gjykatën kompetente.

Nenet Neni 23

6. Gjobë në shumë prej katërqind e pesëdhjetë (450) deri në shtatëqind e pesëdhjetë (750) euro i shqiptohet për kundërvajtje, secilit që cenon dinjitetin e personit të caktuar ose për krijimin, qasjen apo aplikimin e mjedisit kërcënues, armiqësor, poshtërues ose frikësues.

Nenet Neni 13

1. Çdo person ose grup i personave që ankohen se kanë qenë të diskriminuar mbi bazat e përmendura në nenin një (1) të këtij Ligji mund të paraqesin padi në gjykatën kompetente. 2. Shoqatat, organizatat apo subjektet tjera juridike mund të inicojnë apo përkrahin procedura  ligjore në emër të parashtruesit, me marrjen e pëlqimit të tyre, për zhvillimin e procedurave administrative apo gjyqësore të parapara për zbatimin e obligimeve nga ky ligj.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

1. Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo personave fizik dhe juridik, në të gjitha fushat e jetës, e posaçërisht që kanë të bëjnë me: 1.1. kushtet për qasje në punësim, vetëpunësim dhe punësimin në profesion, përfshirë këtu kushtet e punësimit, kriteret e përzgjedhjes, pa marrë parasysh aktivitetin në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, përfshirë avancimet; 1.2. qasje në të gjitha llojet dhe nivelet e udhëheqjes profesionale, trajnimeve profesionale, trajnimit të avancuar profesional dhe rikualifikimet përfshirë edhe përvojën e punës praktike; 1.3. kushtet e punësimit dhe të punës, përfshirë shkarkimin apo ndërprerjen e kontratës dhe pagesës; 1.4. anëtarësimin dhe përfshirjen në organizata të punëtorëve ose të punëdhënësve apo në çdo organizatë tjetër anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar, përfshirë edhe përfitimet që mundësohen nga organizatat e tilla; 1.5. mbrojtja sociale, përfshirë skemën e ndihmës sociale, sigurimin social dhe mbrojtjen shëndetësore; 1.6. përparësit sociale; 1.7. lehtësitë sociale, përfshirë, por pa u kufizuar në ndihmën humanitare; 1.8. arsimin; 1.9. qasje në vendbanim, i cili është në dispozicion për publikun, si dhe qasje në forma tjera të pronës (luajtshme dhe paluajtshme; 1.10. qasje dhe furnizim në të mira materiale dhe shërbime të cilat janë në dispozicion për publikun; 1.11. trajtimi i drejtë dhe i barabartë para organeve gjyqësore dhe të gjitha organeve të tjera që administrojnë drejtësinë; 1.12. qasje dhe pjesëmarrje në shkencë, sport, art, shërbime dhe aktivitete kulturore; 1.13. sigurinë personale; 1.14. pjesëmarrjen në çështjet publike, përfshirë të drejtën për të zgjedhë dhe të drejtën për të qenë i zgjedhur; 1.15. qasje në vendet publike, dhe 1.16. çfarëdo të drejte tjetër të paraparë me legjislacionin në fuqi.

Ligjet KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 5

Kufizimet në ekzekutimin e sanksioneve penale dhe masave të trajtimit të detyrueshëm Me ekzekutimin e sanksionit penal ose masës së trajtimit të detyrueshëm, kryesit të veprës penale mund ti kufizohen të drejtat e caktuara vetëm deri në atë masë e cila i përgjigjet natyrës apo përmbajtjes së sanksionit ose masës dhe vetëm në mënyrën me të cilën sigurohet respektimi i dinjitetit njerëzor të tij apo saj, në pajtim me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Nenet Neni 172

Vrasja

1. Kushdo që e privon personin tjetër nga jeta dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.

Nenet Neni 173

Vrasja e rëndë

1. Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili:

1.10.privon nga jeta personin tjetër motivuar në bazë të kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të mbrojtura;[...]

 

Nenet Neni 174

Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore

1. Kushdo që personin tjetër e privon nga jeta në gjendje të tronditjes së fortë mendore, të shkaktuar pa fajin e tij nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rëndë nga ana e personit të vrarë, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

 

Nenet Neni 175

Vrasja nga pakujdesia

1. Kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Nenet Neni 176

1. Vrasja e foshnjës gjatë lindjes Nëna që e privon nga jeta foshnjën e vet gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes, derisa te ajo vazhdon çrregullimi i shkaktuar nga lindja, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Nenet Neni 227

Dhunimi

1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

 2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet [...]

Nenet Neni 230

 Degradimi i integritetit seksual

1. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.

2. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryejë ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, dënohet me burgim një (1) deri në tre (3) vjet: [...]

 

Nenet Neni 144

Krimet e luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës

1. Kushdo që shkel rëndë Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949, dënohet me:

1.1. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nënparagrafët 2.4., 2.5., 2.6., 2.7. ose 8. të paragrafit 2. të këtij neni; ose

1.2. burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën-paragrafët 2.1, 2.2 ose 2.3 të paragrafit 2. të këtij neni.

2. Shkelje e rëndë e Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 do të thotë një apo më shumë prej veprimeve vijuese të kryera gjatë kohës së luftës apo konfliktit të armatosur kundër personave ose pasurisë që janë të mbrojtura me dispozitat përkatëse të Konventave të Gjenevës:

2.1. vrasja me qëllim;

2.2. tortura ose trajtimi çnjerëzor, duke përfshirë eksperimentet biologjike;

2.3. shkaktimi i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha ose i dëmtimeve të rënda trupore apo shëndetësore, dhunimi dhe ngacmimi seksual;

2.4. shkatërrimi masiv dhe përvetësimi i pasurisë i pajustifikueshëm nga nevojat ushtarake dhe i kryer në mënyrë të kundërligjshme dhe të qëllimshme; [...]

 

Nenet Neni 146

Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës

1. Kushdo që shkel rëndë nenin 3, që është i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, dënohet me burgim së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm.

2. Shkelje e rëndë e nenit 3, të përbashkët për të katër Konventat e Gjenevës të 12 Gushtit 1949, do të thotë një ose më shumë nga veprat e mëposhtme të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jo të një karakteri ndërkombëtar kundër personave që nuk marrin pjesë aktive në armiqësi, duke përfshirë edhe pjesëtarët e forcave të armatosura që i kanë dorëzuar armët dhe që nuk janë në gjendje të luftojnë për shkak të sëmundjes, plagëve, ndalimit ose për ndonjë shkak tjetër:

2.1. dhuna ndaj jetës dhe personit, në veçanti vrasja e çdo lloji, gjymtimi, trajtimi mizor dhe tortura;

2.2. kryerja e akteve fyese ndaj dinjitetit të personit, në veçanti poshtërimi dhe trajtimi nënçmues;

2.3. marrja e pengjeve; [...].

 

Nenet Neni 163

Skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar

1. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, mban, ruan, vendos, blen apo shet një person tjetër në skllavëri, në kushte të ngjashme me skllavërinë, robëri ose në punë të detyruar, që përfshin por nuk kufizohet në mbajtjen e personit në pronësi, mohimin e fryteve të punës së tij, shtrëngimin e personit për të punuar ose mohimin e lirisë së një personi për të ndryshuar statusin e tij apo të kushteve të punës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

2. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim të kryerjes së veprave nga paragrafi 1. i këtij neni shtyt një person tjetër të heqë dorë nga liria e tij ose ndërmjetëson në shitjen apo blerjen e një personi tjetër, dënohet me dënimin e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni. [...]

 

Nenet Neni 169

Marrja e pengjeve

1. Kushdo që në kundërshtim me Konventën ndërkombëtare kundër marrjes së pengjeve të datës 17 dhjetorit 1979, merr peng dhe kanos se do ta vrasë, do ta plagosë ose se do të vazhdojë ta mbajë personin e tillë me qëllim që ta detyrojë shtetin apo organizatën ndërkombëtare, një person apo grup personash për të kryer apo për të mos kryer një vepër si kusht eksplicit apo implicit për lirimin e personit të marrë peng, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim.

2. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin e zënë peng me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të zënë peng, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.

Nenet Neni 191

Rrëmbimi

1. Kushdo që e merr apo e mban personin, me qëllim që mos ta liroj para se të nxjerr para, dobi pasurore apo dobi tjera nga ai apo personi tjetër, ose me qëllim që ta detyroj atë apo personin tjetër që të kryej ose mos të kryej një veprim ose të durojë diçka, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

 

Nenet Neni 193

Privimi i kundërligjshëm i lirisë

1. Kushdo që personin tjetër në mënyrë të kundërligjshme e burgos, e mban të mbyllur ose në ndonjë mënyrë tjetër e privon nga liria, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. [...]

 

Nenet Neni 196

Tortura

1. Personi zyrtar ose personi i cili duke vepruar nën ndikimin ose me pëlqimin apo pranimin e heshtur të personit zyrtar kryen aktin e torturës, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. [...]

 

Nenet Neni 190.1

1. Kushdo që për shkak të përkatësisë kombëtare apo etnike, racës, fesë, apo për shkak që nuk i përket ndonjërës përkatësi, apo për shkak të bindjeve politike ose bindjeve të tjera, gjinisë, invaliditetit, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, arsimit, pozitës shoqërore, prejardhjes sociale, gjendjes materiale, apo ndonjë karakteristike tjetër personale, tjetrit ia mohon ose kufizon të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë, ligj ose dispozita të tjera, akte të tjera të përgjithshme ose marrëveshje të ratifikuara ndërkombëtare, apo i jep privilegje apo favore bazuar në këto dallime, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.

Nenet Neni 178.1

Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë

1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënësisë dhe me pëlqimin e gruas shtatzënë, ndërpret shtatzëninë, fillon ta kryej ndërprerjen e shtatzënisë ose i ndihmon që ta ndërpres shtatzëninë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.

Nenet Neni 179

Sterilizimi i detyruar

1.Kushdo që për arsye jo mjekësore, heq ose paaftëson në çfarëdo mënyre organet riprodhuese të një personi pa pëlqimin e atij personi dhe kjo çon në sterilizim, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

2.Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore, dëmtime serioze për shëndetin ose vdekjen e personit, kryesi i veprës penale dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.

Nenet Neni 88

Ekzekutimi i dënimit me burgim dhe me burgim të përjetshëm

1. Dënimi me burgim apo me burgim të përjetshëm mbahet në objekte të mbyllura, gjysmë të mbyllura apo objekte të hapura korrektuese ose në njësi të objekteve korrektuese.

2. Dënimi me burgim të përjetshëm fillon në objektet e mbyllura korrektuese ose në njësi të objekteve korrektuese.

3. Gjatë ekzekutimit të një dënimi, personi i dënuar nuk duhet t’i nënshtrohet trajtimit apo dënimit çnjerëzor ose poshtërues, përfshirë mundime të panevojshme mendore dhe fizike apo privimin nga trajtimi adekuat mjekësor ose nevojat tjera elementare.

Nenet Neni 183 Fshihet

Ngacmimi Seksual

1. Kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.

2. Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është mësues, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja ose kujdesi i personit të tillë apo në ndonjë mënyrë tjetër ka pozitë të autoritetit mbi atë person, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. [...]

 

Nenet Neni 165

Trafikimi me njerëz

1. Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë

(5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në një perimetër prej treqind e pesëdhjetë

(350) metrash nga shkolla apo mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët ose kur vepra kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.

3. Kushdo që organizon një grup personash për të kryer vepër nga paragrafi 1. i këtij neni

dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej shtatë (7) deri në

njëzet (20) vjet.

4. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me:

4.1. gjobë dhe burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për vepër penale

nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni;

4.2. gjobë dhe burgim së paku dhjetë (10) vjet për vepër penale nga paragrafi 3. i këtij

neni.

5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1.-4. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

6. Për qëllime të këtij neni dhe nenit 166 të këtij kodi:

6.1. shprehja “trafikim me njerëz” nënkupton rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.

6.2. shprehja ”shfrytëzim ” ashtu siç është përdorur në nën-paragrafin 6.1. të këtij paragrafi, përfshin, por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve, pornografisë ose formave tjera të shfrytëzimit seksual, lëmoshës, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve apo qelizave.

6.3. pëlqimi i viktimës së trafikimit me njerëz për qëllime shfrytëzimi nuk merret parasysh kur cilado prej mjeteve të përcaktuara më lart në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni është përdorur kundër viktimës së tillë.

6.4. rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pranimi i fëmijës me qëllim të shfrytëzimit konsiderohet “trafikim me njerëz”, madje edhe nëse kjo nuk përfshin asnjërën nga mjetet e përcaktuara më lartë në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni.

Nenet Neni 234

Mundësimi ose detyrimi në prostitucion

1. Kushdo që rekruton, organizon, ndihmon, mban, fsheh ose kontrollon personin tjetër për

qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në katër (4) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla ose mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët, kryesi dënohet me gjobë

dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2. ose 3 i këtij neni kryhet kundër personit të moshës mes gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

4. Kur vepra nga paragrafi 1., 2. ose 3. kryhet kundër personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.

5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet kundër personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej jo më pak se dhjetë (10) vjet.

Nenet
Nenet Neni 2

1. Veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm me ligj.

2. Askujt nuk mund t’i shqiptohet sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për një vepër nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër.

3.Përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet interpretimi sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale interpretohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale

Nenet Neni 1 para 2

Parashikimi i veprave penale si dhe llojet e masave dhe lartësia e sanksioneve penale për kryesit e veprave penale bazohen në domosdoshmërinë e sanksionit penalo juridik dhe proporcionalitetit të shkallës dhe natyrës së rrezikshmërisë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të vlerave shoqërore.

Nenet Neni 190.2

 2. Kushdo që i mohon ose ia kufizon pjesëtarit të një bashkësie etnike, fetare ose gjuhësore në Republikën e Kosovës të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të tij ose për të gëzuar autonominë e tij, dënohet me burgim deri në një (1) vit.

Nenet Neni 178.2

2. Kushdo që e ndërprenë ose fillon ta ndërpresë shtatzëninë pa pëlqimin e gruas shtatzënë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Nenet Neni 178.3

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor, me dëmtim të rëndë të shëndetit ose me vdekje të gruas shtatzënë, kryesi dënohet me:

3.1. burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose

3.2. burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni.

Nenet Neni 12

Ligjshmëria e privimit nga liria dhe vendosja në procedurë të përshpejtuar

1. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përpos rasteve dhe në pajtim me procedurën e përcaktuar me ligj.

 2. Çdo person i privuar nga liria me arrest ose me ndalim, sipas procedurës së paraparë me këtë Kod ka të drejtë të ndërmarrë masa sipas të cilave për ligjshmërinë e arrestimit ose ndalimit të tij vendos gjykata në procedurë të përshpejtuar ose urdhëron lirimin e tij kur ndalimi është i paligjshëm.

Nenet Neni 166

Fshehja e dokumenteve të identi kimit të viktimave të skllavërisë ose tra kimit me njerëz

1. Kushdo që fsheh, mban, heq, dëmton ose shkatërron dokumentet personale të identi kimitapo pasaportën e personit për të cilin e din se është viktimë e veprës penale të paraparë nënenin 163 dhe 165 të këtij Kodi, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragra 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në shtatë (7) vjet.

Nenet Neni 228

Shërbimet seksuale të viktimës së tra kimit

1. Kushdo që shfrytëzon ose mundëson shërbimet seksuale të viktimës së tra kimit dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragra 1. i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apoautorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në shtatë (7) vjet për veprën penale nga paragra 1. ose me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet për veprën penale nga paragra 2. i këtij neni.

4. Nëse vepra penale nga paragra 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet ndaj personit i cili është i posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësisë së zvogëluar mendore ose zike, çrregullimeve apo paaftësive mendore ose zike ose shtatzënisë, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.

5. Nëse vepra penale nga paragra 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim tëpërjetshëm.

6. Nëse vepra penale nga paragra 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16), kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.

7. Nëse vepra penale nga paragra 1, 2, 3 ose 4 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet.

8. Nëse vepra penale nga paragra 6 i këtij neni rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.

9. Për qëllime të këtij neni, nuk është e rëndësishme nëse kryesi e ka ditur se personi ështëviktimë e tra kimit, përveç nëse për arsye të justi kueshme, kryesi nuk e ka ditur dhe nuk ka mundur ta dijë se personi është viktimë e tra kimit.

10. Për qëllime të këtij neni, shprehja “viktimë e tra kimit” nënkupton personin i cili është tra kuar sipas dispozitave të nenit 165 të këtij Kodi.

Nenet Neni 70

Rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimit

2. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme rënduese:

2.12. nëse vepra penale është akt i urrejtjes, që nënkupton cilëndo vepër penale të kryer ndaj personit, grupit të personave, ose pronës, motivuar në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, identitetit gjinor, gjuhës, fesë, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronë, gjendjes ekonomike, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal, ose për shkak të afërsisë me personat me karakteristikat e lartpërmendura, përveç nëse ndonjë nga këto karakteristika përbën element të veprës penale.

Nenet Neni 141

 Nxitja e përçarjes dhe mos durimit

1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni përmes shtrëngimit, rrezikimit  të sigurisë, përqeshjes së simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë e personit tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Nenet Neni 145

Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktin e
armatosur ndërkombëtar
1. Kushdo që shkel rëndë ligjet dhe zakonet që zbatohen në konfliktet e armatosura
ndërkombëtare, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, dënohet me:
1.1. burgim prej së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën
paragrafët 2.9, 2.13, 2.14, 2.15, 2.16, 2.26, 2.29, 2.30 ose 2.31 të paragrafit 2. të këtij
neni; ose
1.2. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga
nënparagrafët 2.1, 2.2, 2.3, 2.4, 2.5, 2.6, 2.7, 2.8, 2.10, 2.11, 2.12, 2.17, 2.18, 2.19,
2.20, 2.21, 2.22, 2.23, 2.24, 2.25, 2.27 ose 2.28 të paragrafit 2. të këtij neni.
2. Shkelja e rëndë e ligjeve dhe e zakoneve që zbatohen për konfliktet e armatosura
ndërkombëtare, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, nënkupton një
ose më shumë nga veprimet vijuese:
2.1. sulmet e drejtuara me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë
civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt;
2.2. sulmet e drejtuara me qëllim kundër objekteve civile që nuk janë objektiva ushtarake;
2.3. sulmet e drejtuara me qëllim kundër personelit, instalimeve, materialeve, njësive
ose automjeteve të përfshira në misionet e ndihmës humanitare ose paqeruajtëse
në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, për aq kohë sa gëzojnë të drejtën
për mbrojtjen e atyre civilëve ose objekteve civile sipas të drejtës ndërkombëtare për
konfliktet e armatosura;
2.4. fillimi i sulmit të qëllimshëm, duke ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje
aksidentale të jetës ose plagosje të civilëve, dëme të objekteve civile, dëme të gjëra,
afatgjate dhe të rënda ndaj mjedisit natyror, që do të ishte haptazi tejkalim sa i përket
përparësisë së gjithëmbarshme konkrete dhe të drejtpërdrejtë të parashikuar ushtarake;
2.5. sulmi ose bombardimi me çfarëdo mjete i qyteteve, fshatrave, vendbanimeve ose
ndërtesave që janë të pambrojtura dhe të cilat nuk janë objektiva ushtarake;
2.6. vrasja ose plagosja e luftëtarit i cili është dorëzuar në mëshirë pasi ka dorëzuar
armët ose që nuk ka më mjete mbrojtëse;
2.7. përdorimi i papërshtatshëm i flamurit të armëpushimit, i flamurit apo i shenjave
dhe i uniformave ushtarake të armikut apo të Kombeve të Bashkuara ose i emblemave
dalluese të Konventave të Gjenevës, që kanë si pasojë vdekjen ose plagosjet e rënda; 2.8. transferimi i drejtpërdrejt ose i tërthortë nga forcat pushtuese i pjesëve të popullatës së vet civile në territorin që e pushton, ose deportimi apo transferimi i tërësishëm apo i pjesërishëm i popullatës së territorit të pushtuar brenda ose jashtë këtij territori;
2.9. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave fetare, shkollore, artistike, shkencore,
me qëllime bamirëse, monumenteve historike, spitaleve dhe vendeve ku janë mbledhur të sëmurët dhe të plagosurit, me kusht që të mos jenë objektiva ushtarake;
2.10. nënshtrimi i personave nën autoritetin e një pale kundërshtare ndaj të cilëve
kryhen gjymtime fizike ose eksperimente të ndryshme mjekësore apo shkencore, të
cilat nuk arsyetohen në aspektin e trajtimit mjekësor, dental apo spitalor të personit
përkatës dhe nuk janë në dobi të tij, e që shkaktojnë vdekje apo rrezik serioz ndaj
shëndetit të një apo shumë personave të tillë;
2.11. vrasja apo plagosja dinake e individëve që i përkasin vendit apo ushtrisë armike;
2.12. deklarimi se nuk do të ketë mëshirë;
2.13. shkatërrimi apo marrja e pasurisë së armikut, përveç rasteve kur kjo kërkohet
domosdoshmërisht për nevojat e luftës;
2.14. deklarimi se abrogohen, suspendohen apo nuk pranohen nga gjykata të drejtat
dhe veprimet e pjesëtarëve të kombit që është palë e armikut;
2.15. detyrimi i qytetarëve të palës armike për të marrë pjesë në operacionet e luftës
të drejtuara kundër vendit të tyre, madje edhe nëse kanë qenë në shërbimin e palës
kundërshtare para fillimit të luftës;
2.16. plaçkitja e një qyteti ose e një vendi, qoftë edhe kur merret me anë të sulmit;
2.17. përdorimi i helmeve ose i armëve helmuese;
2.18. përdorimi i gazrave asfiksuese, helmuese ose i llojeve të tjera të gazrave dhe i të
gjitha analogeve të lëngshme, materialeve ose mjeteve;
2.19. përdorimi i plumbave që përhapen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, siç
janë plumbat me mbulesë të fortë që nuk e mbulojnë plotësisht bërthamën ose janë të
çarë me prerje;
2.20. përdorimi i armëve, projektilave, materialeve dhe metodave të luftimit të një natyre
të tillë që shkaktojnë plagosje të tepërta apo vuajtje të panevojshme ose të cilat nuk
bëjnë dallim në shkaktimin e këtyre vuajtjeve, në shkelje me të drejtën ndërkombëtare
për konfliktet e armatosura, duke përfshirë këtu armët kimike, armët biologjike, copëzat
e padetektueshme, armët verbuese laserike ose minat mashtruese të përkufizuara në
Protokollin II të Konventës mbi ndalimin ose kufizimin e disa armëve konvencionale të
cilat konsiderohen se janë jashtëzakonisht dëmtuese ose kanë efekte pa i zgjedhur
caqet, të datës 10 tetor 1980;
2.21. kryerja e akteve fyese ndaj dinjitetit personal, veçanërisht trajtimi nënçmues dhe
poshtërues;
2.22. kryerja e dhunimeve, skllavëria seksuale, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e
dhunshme, steriliteti i detyruar ose ndonjë formë tjetër e dhunës seksuale, e cila përbën
gjithashtu shkelje të rëndë të Konventave së Gjenevës;
2.23. përdorimi i qëllimshëm i pranisë së civilëve ose i personave të tjerë që gëzojnë mbrojtje me qëllim të mbajtjes së disa pikave, zonave apo forcave ushtarake të
mbrojtura nga operacionet ushtarake;
2.24. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive mjekësore
dhe transportit, personelit fetar dhe personelit që përdorin shenjën dalluese të
Konventave të Gjenevës në pajtim me të drejtën ndërkombëtare;
2.25.vënia me qëllim e popullsisë civile në gjendje të urisë si metodë lufte, duke privuar
ata nga mjetet e domosdoshme për ekzistencën e tyre, duke përfshirë këtu edhe
pengimin e qëllimshëm të furnizimeve të paraparë me Konventat e Gjenevës;
2.26. rekrutimi apo mobilizimi i fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjet në forcat
e armatosura kombëtare ose duke i përdorur ata të marrin pjesë aktivisht në armiqësi;
2.27. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër punimeve ose instalimeve që përmbajnë
forca të rrezikshme duke e ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje të tepërta të
jetës, lëndime të civilëve ose dëmtime të objekteve civile;
2.28. drejtimi me qëllim i sulmeve pa dallim, kur sulmi i tillë nuk drejtohet në një objektiv
specifik ushtarak, shfrytëzon metoda apo mjete të luftës të cilat nuk mund të drejtohen
në objekte specifike ushtarake ose metoda apo mjete të luftës efekti i të cilave nuk
mund të kufizohet ashtu siç kërkohet me Protokollin I të Konventave të Gjenevës të
datës 12 gusht 1949 dhe që, për pasojë, është i një natyre të tillë që godet objektivat
ushtarake dhe civile ose objektet civile pa dallim;
2.29. skllavëria dhe tregtia me robërit;
2.30. shqiptimi i dënimeve kolektive;
2.31. ushtrimi i trysnisë mbi popullsinë e një territori të pushtuar për të ndërruar
kombësinë ose për të dhënë betimin për forcat armike.

Nenet Neni 173

Vrasja e rëndë
1. Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili:
1.1. privon nga jeta fëmijën;
1.2. privon nga jeta femrën shtatzënë;
1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes;
1.4. privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake;
1.5. privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një
ose më shumë personave tjerë;
1.6. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore;
1.7. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të kryerjes apo të fshehjes së ndonjë
vepre tjetër penale, ose për të ndaluar personin nga dhënia e dëshmisë ose sigurimi në
ndonjë mënyrë tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;
1.8. privon nga jeta personin tjetër nga hakmarrja e paskrupullt apo nga motive të tjera
të ulëta, përfshirë hakmarrjen për dhënien e dëshmisë ose sigurimin në ndonjë mënyrë
tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;
1.9. privon nga jeta personin tjetër zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje
me detyrën zyrtare;
1.10. privon nga jeta personin tjetër motivuar në bazë të kombësisë, gjuhës, besimit fetar
ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit
seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të
mbrojtura;
1.11. me dashje kryen dy apo më shumë vrasje, përveç veprave të cilat janë paraparë
në nenin 174 dhe 176 të këtij Kodi;
1.12. privon nga jeta personin tjetër dhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje, përveç
veprave të cilat janë të parapara në nenin 174 dhe 176 të këtij Kodi; ose
1.13. Veprimet përgatitore për cilindo nën-paragraf të paragrafit 1 të këtij neni do të
dënohen.

Nenet Neni 184

Sulmi
1. Kushdo që me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj viktimës së ndjeshme ose është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me
njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi dënohet me:
 

Nenet Neni 185

Lëndimi i lehtë trupor
1. Kushdo që personit tjetër i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili rezulton në:1.1. dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit
tjetër;
1.2. zvogëlimin e përkohshëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar;
1.3. shëmtimin e përkohshëm të personit tjetër; ose
1.4. dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me armë, mjet të rrezikshëm apo me
ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit,
kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose është e motivuar sipas
kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë,
identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto
karakteristika të mbrojtura kryesi dënohet me:
3.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1.
i këtij neni; ose
3.2. burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij
neni.
4. Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen gjyqësore ndaj kryesit të veprës nga paragrafi 1 i këtij
neni, nëse kryesi është provokuar nga sjellja ç’njerëzore apo e vrazhdë e të dëmtuarit.

Nenet Neni 186

Lëndimi i rëndë trupor
1. Kushdo që i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit
tjetër deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me:
1.1. dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;
1.2. paaftësimin e përkohshëm, zvogëlimin e përkohshëm dhe esencial ose zvogëlimin
e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; ose
1.3. dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që shkakton lëndim trupor ose e dëmton shëndetin e personit tjetër dhe kjo rezulton
me:
2.1. rrezikim të jetës së personit tjetër;
2.2. paaftësimin ose dobësimin e përhershëm të një pjese vitale të trupit të personit
tjetër;
2.3. paaftësimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për çfarëdo lloj pune;
2.4. shëmtimin e përhershëm të personit tjetër; ose
2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një
(1) deri në dhjetë (10) vjet.3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni është kryer me armë, mjet të rrezikshëm
apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të
shëndetit, kryesi dënohet me:
3.1.burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet për veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni;
3.2.burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2 i këtij
neni.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose
është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës
së lëkurës, gjinisë, identiteti gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me
njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi dënohet me:
4.1. burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij
neni;
4.2. burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i
këtij neni; ose
4.3. burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 3. i
këtij neni.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2., 3.ose 4. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit
tjetër, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet
me:
6.1. burgim deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose
6.2. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi
2. i këtij neni.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet në gjendje të afektit mendor, i
vënë pa fajin e tij në gjendje të tronditjes së rëndë mendore të shkaktuar nga sulmi, keqtrajtimi
apo fyerja e rëndë nga ana e palës së dëmtuar, kryesi dënohet me:
7.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1
i këtij neni; ose
7.2. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi
2 i këtij neni.

Nenet Neni 190

Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës
1. Kushdo që për shkak të përkatësisë kombëtare apo etnike, racës, fesë, apo për shkak
që nuk i përket ndonjërës përkatësi, apo për shkak të bindjeve politike ose bindjeve të tjera,
gjinisë, invaliditetit, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, arsimit, pozitës shoqërore,
prejardhjes sociale, gjendjes materiale, apo ndonjë karakteristike tjetër personale, tjetrit ia
mohon ose kufizon të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë, ligj ose dispozita të tjera, akte të
tjera të përgjithshme ose marrëveshje të ratifikuara ndërkombëtare, apo i jep privilegje apo
favore bazuar në këto dallime, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kushdo që i mohon ose ia kufizon pjesëtarit të një bashkësie etnike, fetare ose gjuhësore
në Republikën e Kosovës të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të tij ose për të gëzuar
autonominë e tij, dënohet me burgim deri në një (1) vit.
3. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për përdorimin e gjuhës, ia mohon shtetasit të Republikës
së Kosovës të drejtën që lirshëm të përdor gjuhën ose shkrimin e tij, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në një (1) vit.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë
(5) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3)
vjet.

Nenet Neni 227

Dhunimi
1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë,
dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një
fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur
ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës;
3.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të
personit tjetër; ose
3.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi është i pambrojtur dhe ku siguria e
tij është në rrezik.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet:
4.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi
çnjerëzor;
4.2. kryesi e përdor forcën;
4.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin
mendor apo fizik të personit;
4.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
4.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo
substancave tjera;
4.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
4.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive
të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit apo paaftësisë fizike apo mendore, ose
shtatzënisë;
4.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18)
vjet;
4.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi
ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi
është në marrëdhënie familjare me viktimën ;
4.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor,
person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë
mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit:
4.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare,
shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të
personit të tillë apo të personit të tretë;
4.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një
institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në
spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit
apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me
urdhër të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose
4.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i
është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin. dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
6. Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë
(16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.
7. Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet.
8. Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga rrethanat
e parapara në paragrafin 3 ose 4 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
9. Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me
burgim prej së paku njëzet (20) vjet ose me burgim të përjetshëm.

Nenet Neni 229

Sulmi seksual
1. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin
apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në një (1) vjet.
2. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin tjetër të prekë kryesin
apo personin e tretë për qëllim seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet
me burgim prej një (1) deri në shtatë (7) vjet:
2.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës;
2.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të
personit tjetër; ose
2.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi i tillë është i pambrojtur dhe ku siguria
e tij është në rrezik.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi
çnjerëzor;
3.2. kryesi e përdor forcën;
3.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin
mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale;
3.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
3.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo
substancave tjera;
3.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
3.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të
kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit fizik apo mendor, paaftësisë ose shtatzënisë;
3.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18)vjet;
3.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose
gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi është
në marrëdhënie familjare me viktimën;
3.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor,
person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë
mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit:
3.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare,
shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të
personit të tillë apo të personit të tretë;
3.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një
institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit
apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër
të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose
3.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i
është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni rezulton me vdekje të viktimës, kryesi
dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën
gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga
rrethanat e parapara në paragrafin 2 ose 3 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
8. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi
dënohet me burgim prej së paku prej pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim ose me burgim të
përjetshëm.

Nenet Neni 315

Vjedhja e rëndë
1. Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1. i nenit 313 të këtij Kodi, dënohet me gjobë dhe me
burgim prej tre (3) deri në shtatë (7) vjet, nëse:
1.1. vepra është kryer duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në veturat e mbyllura,
ndërtesat, dhomat, arkat, sanduqet apo hapësirat tjera të mbyllura ose duke hequr
pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme;
1.2. kryesi ka vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme apo të vrazhdë;
1.3. kryesi ka shfrytëzuar gjendjen e krijuar si rezultat i zjarrit, vërshimit, tërmetit apo
fatkeqësive të tjera; ose
1.4. kryesi ka shfrytëzuar paaftësinë ose gjendjen tjetër të rëndë të personit tjetër.
2. Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1. i nenit 313 ose neni 314 të këtij Kodi ose paragrafi
1. i këtij neni dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet, nëse:
2.1. pasuria apo shërbimi i vjedhur ka vlerë mbi pesëmijë (5.000) Euro;
2.2. pasuria e vjedhur shërben për qëllime fetare ose është vjedhur nga ndërtesa fetare
apo ndërtesa tjetër që shërben për mbajtjen e ceremonive fetare;
2.3. pasuria e vjedhur ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme
shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të
mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës
nën mbrojtje;
2.4. pasuria është vjedhur nga varri;
2.5. pasuria e vjedhur është armë;
2.6. kryesi ka pasur me vete armë apo mjet tjetër të rrezikshme; ose
2.7. kryesi ka vepruar si anëtar i grupit.
2.8. kryesi ka kryer veprën penale me qëllim të kryerjes së një vepre terrorizmi sipas
nenit 128 të këtij Kodi.

Nenet Neni 318

Shpërdorimi i pasurisë së huaj
1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personit
tjetër, e përvetëson pasurinë e cila i është besuar atij apo personit tjetër, dënohet me gjobë dhe
me burgim deri në një (1) vit.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kujdestari, avokati apo ndonjë
person tjetër që ka detyrim ligjor ndaj pronarit të pasurisë, kryesi dënohet me gjobë dhe me
burgim deri në tre (3) vjet.
3. Nëse vlera e pasurisë së përvetësuar e tejkalon shumën prej dhjetëmijë (10.000) Euro,
kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
4. Nëse pasuria e përvetësuar ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme
shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur
apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje, kryesi
dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
5. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme përvetëson pasurinë e luajtshme të personit tjetër,
të cilën ai e ka gjetur ose tek posedimi i së cilës ka arritur rastësisht, me qëllim që vetes ose
personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, dënohet me gjobë dhe me burgim deri
në një (1) vit.
6. Nëse vlera e pasurisë së përvetësuar është më pak se pesëdhjetë (50) Euro, kryesi dënohet
me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.
7. Ndjekja penale për veprën penale nga paragrafi 1. dhe 5. të këtij neni ndërmerret sipas
propozimit.

Nenet Neni 321

Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë
1. Kushdo që e asgjëson, dëmton apo e bën të papërdorshme pasurinë e personit tjetër në
rrethana tjera nga ato të përcaktuara në nenin 322 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose burgim
deri në një (1) vit.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton në dëm që tejkalon pesëmijë (5.000)
Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në tre (3) vjet.
3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me një send që ka vlerë kulturore,
fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e
koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument
natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje; ekspozohet në publik ose është send që shërben për
përdorimin publik ose për dekorimin e sheshit, rrugës apo parkut, kryesi dënohet me gjobë dhe
me burgim deri në tre (3) vjet, pavarësisht dëmit të shkaktuar.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer për shkak të motivimit në bazë të
kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë,
identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto
karakteristika të mbrojtura, kryesi i veprës penale dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.

Nenet Neni 354

Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të
mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës
1. Kushdo që dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik,
fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj monumentit ose objektit të mbrojtur
kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror që kanë vlerë të posaçme ose nëse vepra penale
rezulton me dëm të rëndë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
3. Kushdo që pa autorizimin përkatës të organit kompetent nxjerrë jashtë Republikës së
Kosovës monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
4. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni ka të bëjë me monumentin ose objektin e
mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror me vlerë të posaçme, kryesi dënohet me
gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “monument ose objekt i mbrojtur kulturor, historik, fetar,
shkencor apo natyror” do të thotë objekt nderimi i një komuniteti fetar i cili ndodhet në pronën e
caktuar për shërbime fetare, gur varri, varr apo vend tjetër i varrimit, monument publik, monument
natyror, objekt artistik, shkencor apo artizanat i cili ruhet në koleksione publike ose në ekspozita
publike, objekt i cili shërben për ndonjë nevojë publike ose zbukuron rrugën publike, sheshin
apo parkun, atraksion natyror apo një lloj të rrezikuar i kafshëve ose bimëve.
6. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni është e dënueshme.

Nenet Neni 412

Pengimi i ceremonive fetare
1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon ose ndalon kryerjen e ceremonisë fetare,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorimin e forcës apo kanosjes
serioze, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Nenet Neni 207

Cenimi i së drejtës për të kandiduar 1.Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme parandalon ose pengon ndonjë person nga kandidimi në zgjedhje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 2.Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.

Nenet Neni 209

Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar 1. Kushdo që gjatë ushtrimit të detyrave të besuara lidhur me zgjedhjet, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të pengimit të personit tjetër nga ushtrimi i së drejtës së tij për të votuar, nuk e regjistron personin e tillë në listën e regjistrimit të votuesve ose e heq personin e tillë nga lista e regjistrimit te votuesve, dënohet me burgim prej një (1) viti deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që gjatë votimit ose referendumit, në mënyrë të kundërligjshme parandalon, pengon ose ndikon në përcaktimin e lirë të votuesit ose në ndonjë mënyrë tjetër pengon personin tjetër në ushtrimin e së drejtës së tij për të votuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafët 1. dhe 2. i këtij neni me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet

Nenet Neni 215

Cenimi i fshehtësisë së votimit 1. Kushdo që në zgjedhje ose në referendum cenon fshehtësinë e votimit, dënohet me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose në ndonjë mënyrë tjetër të kundërligjshme kërkon nga personi që të tregojë si ka votuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij në zgjedhje ose në votim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

Nenet Neni 134

Shtytja për kryerjen e veprave terroriste

Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson me çdo mjet, mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejtë ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 

Nenet Neni 156

Shtytja për luftë agresive ose konflikt të armatosur

Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele ose në ndonjë mënyrë tjetër thërret ose nxit për luftë agresive apo konflikt të armatosur, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 

Nenet Neni 204

Parandalimi ose pengimi i tubimit publik

1. Kushdo që me përdorimin e mashtrimit ose në ndonjë mënyrë tjetër parandalon ose pengon caktimin apo mbajtjen e tubimit publik në të cilin personat kanë të drejtë sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

2. Kur veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni e kryen personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në dy (2) vjet

Nenet 344

1. Kushdo që me qëllim të pengimit të realizimit të së drejtës pronësore, tjetërson, asgjëson ose merr sendin në pronën e tij, në të cilën personi tjetër ka të drejtën e pengut, hipotekës apo të drejtën e shfrytëzimit dhe me këtë i shkakton dëm personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që me qëllim që të pengojë pagesën e borxhit kreditorit, gjatë ekzekutimit të detyrueshëm tjetërson, asgjëson ose fsheh pjesë të pasurisë dhe me këtë dëmton kreditorët, dënohet sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Kushdo që me qëllim që të pengojë pagesën e borxhit kreditorit, pranon kërkesa të rreme mbi pasurinë, lidh kontratë të rreme apo në ndonjë mënyrë tjetër e përkeqëson gjendjen e tij materiale dhe me këtë zvogëlon mundësinë që kreditorët e tij të realizojnë borxhin, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.

Nenet Neni 360

Shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së Kosovës

1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerr jashtë Republikës së Kosovës trofenë nga kafshët e egra, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerr jashtë Republikës së Kosovës trofenë nga kafshët e egra të fituar me anë të veprës penale nga paragrafët 1. deri 3. të nenit 359 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Trofetë e kafshëve të egra konfiskohen.

Nenet Neni 361

Shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës

Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerrë jashtë Republikës së Kosovës të mira, bimë apo kafshë posaçërisht të mbrojtura, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.

Nenet Neni 362

Peshkimi i kundërligjshëm

1. Kushdo që peshkon gjatë kohës kur peshkimi është i ndaluar apo në ujërat ku peshkimi është i ndaluar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj. 2. Kushdo që peshkon duke përdorur eksploziv, rrymë elektrike, helm ose mjete helmuese dhe me këtë shkakton ngordhjen e peshqve në mënyrë të tillë që të dëmtojë shumimin e peshqve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.

Nenet Neni 2

Parimi i ligjshmërisë

1. Veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm me ligj.

2. Askujt nuk mund t’i shqiptohet sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për një vepër nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër. 3.Përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet interpretimi sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale interpretohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale.

Nenet Neni 1

Bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale

1. Veprat penale dhe sanksionet penale parashihen vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen apo dëmtohen në atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera dhe vlerat shoqërore të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtja e të cilave nuk do të mund të realizohej pa sanksione penale të shtetit ligjor.

2. Parashikimi i veprave penale si dhe llojet e masave dhe lartësia e sanksioneve penale për kryesit e veprave penale bazohen në domosdoshmërinë e sanksionit penalo juridik dhe proporcionalitetit të shkallës dhe natyrës së rrezikshmërisë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të vlerave shoqërore.

Nenet Neni 3

Zbatimi i ligjit më të favorshëm

1.Ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

2.Në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm.

3. Nëse ligji i ri nuk e inkriminon veprën, por kryesi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë në pajtim me ligjin e mëparshëm, sanksioni penal nuk fillon të ekzekutohet ose ndërpritet në rast se ka filluar.

4. Një ligj i cili shprehimisht ka qenë në fuqi vetëm për një kohë të caktuar, zbatohet për ato vepra penale që janë kryer gjatë kohës kur ai ligj ka qenë në fuqi edhe në rastin kur nuk është më në fuqi, përveç nëse vetë ligji shprehimisht përcakton ndryshe.

Nenet Neni 4

Sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm

1. Sanksionet penale janë:

1.1. dënimet kryesore;

1.2. dënimet alternative;

1.3. dënimet plotësuese; dhe

1.4. vërejtja gjyqësore.

2. Masat e trajtimit të detyrueshëm, të cilat mund t’i shqiptohen kryesit që nuk është penalisht i përgjegjshëm ose është i varur nga droga, ose nga alkooli, janë:

2.1. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor;

2.2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri; dhe

2.3. trajtimi me rehabilitim të detyrueshëm të personave të varur nga droga apo alkooli

Nenet Neni 97

Rehabilitimi gjyqësor Gjykata, me kërkesën e personit të dënuar, mund të vendosë që dënimi t’i shlyhet nga evidenca e personit të dënuar dhe ai person konsiderohet i padënuar nëse ka kaluar gjysma e afatit përkatës të paraparë me paragrafin 2. të nenit 96 të këtij Kodi dhe nëse personi i dënuar gjatë kësaj kohe nuk ka kryer vepër të re penale. Me rastin e vendosjes për shlyerjen e dënimit të parashkruar ose përfunduar me falje ose me ndryshim të Kodit Penal, gjykata merr parasysh sjelljen e personit të dënuar pas mbajtjes së dënimit, natyrën e veprës penale dhe rrethanat e tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për vlerësimin e përshtatshmërisë së shlyerjes së dënimit

Nenet Neni 197

Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve

1. Kushdo që pa autorizim apo në mënyrë të kundërligjshme hyn në banesë ose në objektin e mbyllur të personit tjetër apo nuk largohet nga objektet e tilla sipas kërkesës së personit të autorizuar, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.

2. Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim tëpozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Nenet Neni 198

Kontrollimi i kundërligjshëm

1. Personi zyrtar i cili me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij bën kontrollim të kundërligjshëm të banesës, objekteve apo personit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në (3) tre vjet.

2. Për qëllime të këtij neni, objektet përfshijnë, por nuk kufizohen në banesën dhe kopshtin rrethues, biznesin, zyrën, dhomën e hotelit apo dhomën e marrë me qira.

Nenet Neni 199

Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike

1. Kushdo që pa autorizim e hap letrën, telegramin, faksimilin apo ndonjë dokument tjetër të mbyllur ose dërgesë apo komunikim elektronik të personit tjetër, ose në ndonjë mënyrë tjetër e cenon fshehtësinë e materialeve të tilla apo pa autorizim mban, fsheh, asgjëson ose i dorëzon personit tjetër letrën, telegramin, faksimilin, komunikimin elektronik apo ndonjë dokument tjetër të mbyllur ose dërgesë të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në gjashtë (6) muaj.

2. Kushdo që pa autorizim ndërhyn në bazën e të dhënave kompjuterike të personit tjetër ose ato të dhëna i shfrytëzon apo ia vë në dispozicion personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një (1) vjet.

Nenet Neni 200

Zbulimi i paautorizuar i informacionit konfidencial

1. Avokati, mbrojtësi, mjeku apo personi tjetër i cili pa autorizim zbulon informacionin konfidencial për të cilin është vënë në dijeni gjatë ushtrimit të profesionit të vet dhe që është ligjërisht i detyruar ta mbajë në fshehtësi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

2. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse e ka zbuluar informacionin konfidencial për interes publik nëse interesi i tillë peshon më shumë se mos zbulimi i informatës së fshehtë.

Nenet Neni 201

Përgjimi i paautorizuar

1. Kushdo që pa autorizim, përgjon bisedën apo deklaratën ose i mundëson personit tjetër të jetë në dijeni për bisedën apo deklaratën e cila është përgjuar pa autorizim, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.

Nenet Neni 202

Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara

1. Kushdo që pa autorizim fotografon, filmon, incizon me video ose në ndonjë mënyrë tjetër incizon personin tjetër në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi ka pritje të arsyeshme për privatësi dhe në këtë mënyrë thelbësisht cenon privatësinë e tjetrit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.

2. Kushdo që pa autorizim ia kalon, shfaq apo i jep qasje personit të tretë në fotografinë, filmin, videokasetën apo ndonjë incizim tjetër të marrë në shkelje të paragrafit të këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.

Nenet Neni 1.1

Veprat penale dhe sanksionet penale parashihen vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen apo dëmtohen në atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera dhe vlerat shoqërore të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtja e të cilave nuk do të mund të realizohej pa sanksione penale të shtetit ligjor

Nenet Neni 83.2

Standardet ndërkombëtare të zbatueshme për personat me çrregullim mendor zbatohen për kryesin me çrregullim mendor për aq sa është e mundur, me ndryshime dhe përjashtime të kufizuara vetëm për aq sa janë të nevojshme sipas rrethanave

Nenet Neni 89.2

Të drejtat e personit të dënuar mund të kufizohen vetëm aq sa është e nevojshme dhe në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

Nenet Neni 104.1

 Asnjë afat i parashkrimit nuk zbatohet për veprat penale të gjenocidit, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, ose për vepra tjera penale të cilat sipas të drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen

Nenet Neni 113.4.3

çdo zyrtar i lartë ose përfaqësues i lartë i shtetit ose zyrtari i lartë apo përfaqësuesi tjetër i organizatës ndërkombëtare, i cili në kohën dhe në vendin kur ndaj tij, ndaj lokaleve zyrtare, banesës apo zyrës private ose mjetit transportues i cili ka shenja dalluese është kryer vepër penale, sipas të drejtës ndërkombëtare ka të drejtë në mbrojtje të veçantë nga sulmi ndaj jetës, lirisë dhe dinjitetit të tij.

Nenet Neni 113.4.4

Person nën mbrojtje ndërkombëtare përfshinë edhe anëtarët shoqërues të familjes.

Nenet Neni 163.2

Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim të kryerjes së veprave nga paragrafi 1. i këtij neni shtyt një person tjetër të heqë dorë nga liria e tij ose ndërmjetëson në shitjen apo blerjen e një personi tjetër, dënohet me dënimin e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni

Ligjet Ligji nr. 06/l-082 për mbrojtjen e të dhënave personale
Ligji nr. 06/l-082 për mbrojtjen e të dhënave personale
Nenet Neni 52

1. Pa cenuar mjetet e tjera administrative ose gjyqësore të mbrojtjes, çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të paraqesë ankesë tek Agjencia, nëse subjekti i të dhënave pretendon që përpunimi i të dhënave personale, në lidhje me të, e shkelë këtë ligj.

2. Agjencia njofton ankuesin mbi progresin dhe rezultatin e ankesës, duke përfshirë mundësinë e një mjeti ankimi gjyqësor, në pajtim me nenin 54 të këtij ligji.

Nenet Neni 53 (E drejta për një mjet gjyqësor të efektshëm ndaj Agjencisë)

1. Pa penguar mjetet e tjera administrative ose jo gjyqësore të mbrojtjes, secili person fizik ose juridik ka të drejtën e një mjeti gjyqësor të efektshëm ndaj një vendimi, ligjërisht detyrues, të Agjencisë, në lidhje me të.

2. Pa penguar mjetet e tjera administrative ose jo gjyqësore të mbrojtjes, çdo subjekt i të dhënave ka të drejtën e një mjeti gjyqësor të efektshëm, nëse Agjencia, në bazë të kompetencave të saj, nuk e trajton një ankesë ose nuk e njofton subjektin e të dhënave brenda tre (3) muajve mbi përparimin ose rezultatin e ankesës së paraqitur në pajtim me nenin 52 të këtij ligji.

3. Ndaj vendimit përfundimtar të Komisionerit, pala e pakënaqur ka të drejtë të hapë konflikt administrativ pranë gjykatës kompetente

Nenet Neni 54 (E drejta për një mjet gjyqësor të efektshëm ndaj një kontrolluesi ose përpunuesi)

Pa cenuar asnjë mjet të disponueshëm administrativ ose jo gjyqësor mbrojtjeje, duke përfshirë të drejtën për të paraqitur një ankim tek Agjencia, në pajtim me nenin 53 të këtij ligji, çdo subjekt i të dhënave ka të drejtën për një mjet të efektshëm gjyqësor, nëse ai ose ajo është i mendimit se të drejtat e tij ose të saj, sipas këtij ligji, janë shkelur si rezultat i përpunimit të të dhënave të tij ose të saj personale në mospërputhje me këtë ligj.

Nenet Neni 4

1. Parimi i ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës - të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme, të ligjshme dhe transparente, pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave.

Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat ndëshkuese lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së individit. Përmes këtij ligji përcaktohen përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes në dokumente publike.

2. Ky ligj është në përputhje me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës, 27 prill 2016, për mbrojtjen e personave fizik sa i përket përpunimit të të dhënave personale dhe qarkullimit të lirë të këtyre të dhënave, që shfuqizon Direktivën 95/46/ EC (Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave të përgjithshme)“.

Nenet Neni 4

Parimet e përpunimit të të dhënave personale

1. Parimi i ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës - të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme, të ligjshme dhe transparente, pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave.

2. Parimi i kufizimit të qëllimit – të dhënat personale grumbullohen vetëm për qëllime të caktuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk mund të përpunohen më tutje në kundërshtim me këto qëllime. Përpunimi i mëtejmë me qëllim të arkivimit për interes publik, qëllimit të hulumtimit shkencor ose historik, ose qëllimit statistikor, nuk konsiderohet që është në mospërputhje me qëllimin fillestar.

3. Parimi i minimizimit të të dhënave – të dhënat personale duhet të jenë adekuate, relevante dhe nuk duhet t’i tejkalojnë qëllimet për të cilat ato janë grumbulluar ose përpunuar më tutje.

4. Parimi i saktësisë – të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara. Duhet të merret çdo hap i arsyeshëm për të garantuar që të dhënat personale që janë të pasakta, duke pasur parasysh qëllimin e përpunimit, të fshihen dhe të korrigjohen pa vonesë.

5. Parimi i kufizimit të ruajtjes – të dhënat personale mund të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit, për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje. Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse është paraparë ndryshe me Ligjin përkatës për Arkivat Shtetërore ose me ndonjë ligj tjetër përkatës.

6. Parimi i paprekshmërisë dhe konfidencialitetit – të dhënat personale përpunohen në atë mënyrë që garantojnë siguri të përshtatshme të tyre, duke përfshirë mbrojtjen ndaj përpunimit të paautorizuar ose të paligjshëm dhe ndaj humbjes, asgjësimit ose dëmtimit aksidental, duke përdorur masa të përshtatshme teknike dhe organizative.

7. Parimi i llogaridhënies – kontrolluesi duhet të jetë përgjegjës dhe në gjendje të zbatojë përputhshmërinë e të gjitha parimeve të përcaktuara me këtë nen.

Nenet Neni 5

Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale

1. Përpunimi i të dhënave personale është i ligjshëm vetëm nëse zbatohet, të paktën, njëri nga kriteret e mëposhtme:

1.1. nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij për përpunimin e të dhënave të tij personale për një ose më shumë qëllime specifike;

1.2. nëse përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate, në të cilën subjekti i të dhënave është palë kontraktuese ose për të ndërmarrë veprimet lidhur me kërkesën e subjektit të të dhënave para lidhjes së kontratës;

1.3. nëse përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e obligimit ligjor, të cilit i nënshtrohet kontrolluesi;

1.4. nëse përpunimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave jetike të subjektit të të dhënave ose personave të tjerë fizikë;

1.5. nëse përpunimi është i domosdoshëm për kryerjen e një detyre me interes publik ose për ushtrimin e autoritetit zyrtar që i është dhënë kontrolluesit;

1.6. nëse përpunimi është i domosdoshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga kontrolluesi ose pala e tretë, përveç kur këto interesa tejkalohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave që kërkon mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht nëse subjekti i të dhënave është fëmijë. Kjo nuk zbatohet për përpunimin e kryer nga autoritetet publike për përmbushjen e detyrave të tyre.

2. Nëse përpunimi për një qëllim tjetër nga ai për të cilin janë mbledhur të dhëna personale nuk bazohet në pëlqimin e subjektit të të dhënave ose në legjislacionin përkatës në fuqi, me qëllim që të konstatohet nëse përpunimi për një qëllim tjetër është në pajtim me qëllimin për të cilin janë mbledhur fillimisht të dhënat personale, ndërmjet të tjerash, merr parasysh:

2.1. çdo lidhje ndërmjet qëllimeve, për të cilat janë mbledhur të dhënat personale dhe qëllimet e përpunimit të mëtejshëm të synuar;

2.2. kontekstin në të cilin janë mbledhur të dhënat personale, veçanërisht në lidhje me raportin ndërmjet subjekteve të të dhënave dhe kontrolluesit;

2.3. natyrën e të dhënave personale, veçanërisht nëse përpunohen kategori të veçanta të të dhënave personale, në pajtim me nenin 8 të këtij ligji ose nëse përpunohen të dhënat personale në lidhje me dënimet dhe veprat penale, në pajtim me nenin 9 të këtij ligji;

2.4. pasojat e mundshme të përpunimit të synuar të mëtejmë për subjektet e të dhënave;

2.5. ekzistencën e garancive të përshtatshme, që mund të përfshijnë enkriptimin ose anonimizimin.

Nenet Neni 9

Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me dënimet dhe veprat penale

Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me dënimet dhe veprat penale ose masat përkatëse të sigurisë, bazuar në nenin 5. paragrafin 1. të këtij ligji kryhet vetëm nën kontrollin e autoritetit zyrtar sipas ligjit përkatës. Çdo regjistër gjithëpërfshirës i dënimeve penale mbahet vetëm nën kontrollin e autoritetit zyrtar.

Ligjet Kodi nr. 06/l-006 i drejtësisë për të mitur
Kodi nr. 06/l-006 i drejtësisë për të mitur
Nenet Neni 111.2
Parime të përgjithshme 2. Fëmija viktimë apo dëshmitar i veprës penale trajtohet në mënyrë miqësore dhe të ndjeshme, që respekton dinjitetin e tij gjatë gjithë procedurave ligjore, duke marrë parasysh situatën personale dhe nevojat e afërta dhe të veçanta, moshën, gjininë, aftësitë e kufizuara, nëse ka, dhe nivelin e pjekurisë së tij.
Nenet Neni 4.6

Çdo i mitur i privuar lirie trajtohet me humanizëm për hir të dinjitetit të personalitetit të tij njerëzor, dhe me atë rast merren parasysh nevojat personale të moshës së tij. Në veçanti, çdo i mitur i privuar lirie ndahet nga madhorët, përpos nëse konsiderohet se është në interes të miturit të mos ndahet, dhe gëzojnë të drejtën e mbajtjes së kontakteve me familjen e tij përmes korrespondencave dhe vizitave, përveç rrethanave të jashtëzakonshme të përcaktuara me ligj.

Nenet Neni 99

Aftësimi profesional dhe punësimi

1. Gjatë kohës së mbajtjes së dënimit, të miturve u ofrohet aftësim i duhur profesional i bazuar në njohuritë e tyre, shkathtësitë, interesimet dhe punën që është duke e kryer, varësisht prej mundësive të institucionit korrektues. Bazat e trajtimit përfshijnë punën e dobishme edukative me shpërblim përkatës, lehtësimin dhe inkurajimin e kontakteve me jashtë të të miturve përmes  letrave, telefonit, pranimin e vizitave, vizitave në shtëpi, aktiviteteve sportive dhe ofrimit të kushteve të nevojshme për kryerjen e ritualeve fetare.

Nenet Neni 105

Të drejtat e të miturit të garantuara gjatë ekzekutimit të masas edukative institucionale dhe burgimit për të mitur

1. I mituri ndaj të cilit ekzekutohet masa edukative institucionale dhe burgimit pët të mitur ka të drejtë por duke mos u kufizuar në:

1.21. ushtrimin e fesë;

Nenet Neni 1

1. Ky Kod rregullon procedurën e shqiptimit dhe ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve, procedurën gjyqësore si dhe procedurën e ndërmjetësimit për të mitur.

Nenet Neni 4

Fusha e zbatimit 1. Dispozitat e këtij Kodi zbatohen ndaj secilit person të dyshuar për vepër penale të kryer si i mitur, pavarësisht nga mosha e tij në kohën e fillimit të procedurës. 2. Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe ndaj çdo personi të dyshuar për vepër penale të kryer si madhor i ri. 3. Kur madhori akuzohet për vepër penale të kryer si i mitur, nenet 44 dhe 48 të këtij Kodi nuk zbatohen.

Nenet Neni 5

Dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe të çdo ligji tjetër relevant do të zbatohen për të miturit, përpos rasteve kur me këtë Kod është rregulluar ndryshe.

Ligjet Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Nenet Neni 5

Ndalimi i dëbimit ose i kthimit (Non -refoulement)

1. Republika e Kosovës nuk duhet ta dëbojë ose ta kthejë aplikuesin, refugjatin, personin nënmbrojtje plotësuese apo personin nën mbrojtje të përkohshme në asnjë mënyrë në ku jtë e territoreve, ku do t’i kërcënohet jeta apo liria e tij për arsye të racës, religjionit, përkatësisëkombëtare, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror apo bindjeve të tij politike.

2. Për timet nga paragra 1. i këtij neni nuk do të mund të kërkohen nga një aplikues refugjat,person me mbrojtje plotësuese apo person nën mbrojtje të përkohshme, për të cilin ka arsye të forta të mendohet se ai paraqet rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës apo i cili duke qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për një krim veçanërisht të rëndë, paraqet rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës.

3. Në rastet nga paragra 2. i këtij neni, leja e qëndrimit do të revokohet për një person, por nuk do të kthehet, të dëbohet ose do të ekstradohet për shkaqet që rrjedhin nga e drejta për jetë dhe ndalimi i torturës, trajtimi mizor, çnjerëzor, poshtërues ose ndëshkimi.

Nenet Neni 13

Procedurat e veçanta dhe garancitë e pritjes

1. Përmes procedurave të veçanta dhe garancive të pranimit, mbështetja e nevojshme për aplikuesit do të kushtëzohet duke u bazuar në rrethanat e tyre personale në mes të tjerash:të moshës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, aftësi të ku zuar, sëmundje serioze,çrregullim mendor, ose si rezultat i torturës, përdhunimit apo formave të tjera të rënda të dhunëspsikologjike, zike ose seksuale, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e referuaranë këtë ligj.

2. Procedura e njohjes së rrethanave personale të aplikuesve siç është përmendur në paragra n1. të këtij neni, do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme nga zyrtarët përkatës të trajnuar posaçërisht, që nga momenti i shprehjes së qëllimit për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, deri në marrjen e vendimit lidhur me aplikacionin.

3. Dispozitat e nenit 60 për procedurën e përshpejtuar nuk do të zbatohen për aplikuesit të cilët kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale, në veçanti viktimat e torturës, përdhunimit apoformave të tjera të dhunës serioze psikologjike, dhunës zike apo seksuale, në qoftë se sipaskësaj procedure nuk mund të sigurohet mbështetje e duhur.

Nenet Neni 17

Personat e cenueshëm

1. Qeveria do t’iu kushtojë vëmendje, trajtim dhe kujdes të veçantë personave të cenueshëm.

2. Nevojat e veçanta sipas këtij ligji do të përcaktohen në bazë të vlerësimit individual të secilitaplikues, refugjat, person nën mbrojtjen plotësuese apo person nën mbrojtje të përkohshme.

3. Aplikuesit, refugjatët, personat me mbrojtje plotësuese apo personat me mbrojtje të përkohshme me nevoja të veçanta, do të kenë trajtim të veçantë në pajtim me nevojat etyre speci ke me rastin e akomodimit, ofrimit të kushteve të veçanta të pranimit, trajtimin enevojshëm mjekësor, dhe këshillimin e nevojshëm psikosocial.

4. Aplikuesit, refugjatët, personat me mbrojtje plotësuese apo personat me mbrojtje tëpërkohshme të cilët kanë qenë objekt i torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda të dhunës, do të marrin trajtimin e duhur për dëmin e shkaktuar nga akte të tilla, në veçanti mundësinë për të pasur trajtimin apo kujdesin e duhur mjekësor dhe psikologjik.

5. Ata që punojnë me viktimat e torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda të dhunësduhet të kenë marrë ose do të marrin trajnimin e duhur në lidhje me nevojat e tyre, dhe duhett’i përmbahen rregullave të kon dencialitetit në lidhje me ndonjë informacion që ata mund tëmarrin gjatë punës së tyre.

Nenet Neni 29

Kujdesi shëndetësor

1. Aplikuesit kanë të drejtë në kujdes shëndetësor e cila përfshinë, kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin thelbësor të sëmundjes dhe çrregullimeve të rënda mendore.

2. Aplikuesit të cilët i janë nënshtruar përdhunimit, torturës ose formave të tjera të rënda të dhunës, si dhe aplikuesëve në pozitë të cenueshme, do t’iu afrohet trajtim i nevojshëm mjekësor sipas nevojave speci ke dhe pasojave të shkaktuara.

Nenet Neni 63

Aplikacioni i pabazuar

1. DSHAM-i do të refuzojë aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare i cili konsiderohet i pabazuar në procedurë të përshpejtuar në pajtim me garancitë procedurale të përcaktuara në këtë ligj në rastet kur:

1.1. aplikuesi, në momentin e parashtrimit të aplikacionit të tij apo saj dhe fakteve përkatëse, ka ngritur vetëm çështje që nuk janë relevante për shqyrtimin nëse ai oseajo kuali kohet si për tues i mbrojtjes ndërkombëtare në pajtim me këtë ligj;

1.2. aplikuesi vjen nga një shtet i sigurt i origjinës, brenda kuptimit të këtij ligji;

1.3. aplikuesi ka mashtruar organin kompetent duke paraqitur informata apo dokumente të rrejshme, ose duke fshehur informata apo dokumente relevante që vërtetojnë identitetin apo shtetësinë e tij ose saj, në rast se kjo do të kishte ndikim negativ në vendim; ose

1.4. ka gjasa që, me qëllime të këqija, aplikuesi të ketë shkatërruar apo zhdukurdokumentet e identitetit apo udhëtimit të cilat do të ndihmonin në përcaktimin e identitetit apo shtetësisë së tij apo saj; ose

1.5. aplikuesi ka bërë deklarata jokonsistente dhe kundërthënëse, qartas të rrejshmeapo dukshëm të paqëndrueshme, të cilat bien ndesh me informatat e vërtetuara që vijnë për shtetin e origjinës, duke bërë kësisoj pretendime qartë jo të bindshme në lidhjeme atë nëse ai ose ajo kuali kohet si për tues i mbrojtjes ndërkombëtare, në kuptimtë këtij ligji;

1.6. aplikuesi ka paraqitur një aplikim tjetër për mbrojtje ndërkombëtare që nuk është epranueshme sipas nenit 64 të këtij ligji; ose

1.7. aplikuesi është duke paraqitur aplikacionin vetëm për të vonuar apo penguar njëvendim të mëhershëm që do të rezultonte me largimin e tij apo saj; ose

1.8. aplikuesi ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të paligjshmeose e ka shtyrë qëndrimin në Republikën e Kosovës në mënyrë të paligjshme dhe pa arsye të qëndrueshme, ose nuk është paraqitur para organit kompetent ose nuk ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare sa më shpejtë që ka qenë e mundur, marrë parasysh rrethanat e hyrjes së tij apo saj; ose

1.9. aplikuesi refuzon veprimin në pajtim me obligimet për të dhënë shenjat e gishtërinjvesipas nenit 34 të këtij ligji;

1.10. aplikuesi mundet, për arsye serioze, të konsiderohet si rrezik për sigurinë publike ose rendin publik në Republikën e Kosovës, ose aplikuesi është dëbuar me dhunë për arsye serioze për sigurinë publike apo rendin publik, në bazë të legjislacionit kombëtar.

2. Organi kompetent do ta informojë aplikuesin me kohë për zbatimin e konceptit të vendit të sigurt të origjinës, në mënyrë që t’i mundësohet atij/asaj për të kundërshtuar zbatimin ekonceptit të vendit të sigurt të origjinës në kontekst të natyrës dhe rrethanave të tij personale nëkuptimin e kuali kimeve të tij/saj për të për tuar mbrojtjen ndërkombëtare sipas këtij ligji.

3. Dispozitat e nenit 60 të këtij ligji nuk do të zbatohen për aplikuesit në pozitë të cenueshme të cilët kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale, sidomos viktimat e torturës, përdhunimitose një formë tjetër e dhunës serioze psikologjike, zike ose seksuale, në qoftë se garancitë eveçanta/përkrahja e duhur nuk mund të sigurohet.

4. Aplikacionet e fëmijëve të pashoqëruar mund të shqyrtohen dhe vendimi të bazohet në arsyet e përcaktura në nën-paragrafët 1.2., 1.6. dhe 1.10. të këtij neni.

Nenet Neni 87

E drejta në kujdesin shëndetësor

1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në kujdes shëndetësor e cila përfshinë, kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin e sëmundjes.

2. Personat nën mbrojtje të përkohshme të cilët i janë nënshtruar përdhunimit, torturës ose formave të tjera të rënda të dhunës si dhe aplikuesve me nevoja të veçanta, do t’iu ofrohet trajtim i nevojshëm mjekësor sipas nevojave speci ke dhe pasojave të shkaktuara.

Nenet Neni 85

Republika e Kosovës do të ndërmarrë masat e nevojshme për t’ua bërë të mundur kthimin vullnetarë personave nën mbrojtje plotësuese ose atyre të cilëve mbrojtja e përkohshme iu ka përfunduar. Republika e Kosovës do të sigurohet se dispozitat që rregullojnë kthimin vullnetarë të personave nën mbrojtje të përkohshme lehtësojnë kthimin e tyre duke respektuar dinjitetin njerëzor. Republika e Kosovës do të sigurohet se vendimi lidhur me kthimin e këtyre personave është marrë duke njohur plotësisht faktet.

Nenet Neni 22

Shtetet e treta të sigurta 1. Republika e Kosovës mund të zbatojë konceptin e shtetit të tretë të sigurt vetëm pasi organi kompetent të ketë konsideruar se personi që kërkon mbrojtje ndërkombëtare do të trajtohet në shtetin e tretë në pajtim me parimet në vijim: 1.1. jeta dhe liria nuk kërcënohen në bazë të racës, fesë, kombësisë, përkatësisë në një grup social të caktuar apo përfaqësimi i ndonjë qëndrimi politik; 1.2. nuk ka rrezik të dëmtimit të rëndë sipas përkufizimit të refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese; 1.3. respektohet parimi i moskthimit në pajtim me Konventën e Gjenevës; 1.4. respektohet ndalimi i largimit, në rast të shkeljes së të drejtave për liri nga tortura dhe trajtimi mizor, çnjerëzor dhe denigrues sipas të drejtës ndërkombëtare; dhe 1.5. ekziston mundësia që të kërkohet statusi i refugjatit dhe, nëse personi konsiderohet refugjat, përfiton mbrojtje në pajtim me Konventën e Gjenevës. 2. Fakti nëse janë plotësuar kushtet për të zbatuar konceptin e vendit të tretë të sigurt do të vlerësohet për çdo aplikim ndaras, duke vlerësuar nëse një vend i plotëson kushtet e referuara në paragrafin 1. të këtij neni dhe nëse ekziston një lidhje në mes të atij vendi dhe aplikuesit, në bazë të së cilës në mënyrë të arsyeshme mund të pritet që ai /ajo mund të kërkojë mbrojtje ndërkombëtare atje, duke marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e aplikimit të tij/saj.

Nenet Neni 26

Neni 26 Të drejtat e aplikuesëve

1. Aplikuesi ka të drejtë:

1.7. në lirinë e mendimit dhe besimit fetar.

Nenet Neni 32

E drejta e mendimit dhe besimit fetar dhe lirinë e fesë

Qeveria e Kosovës do t’iu garantojë aplikuesve të drejtën e ushtrimit dhe lirinë e fesë sipas bindjeve të tyre.

Nenet Neni 42

Liria e mendimit dhe besimit fetar

Qeveria e Kosovës do t’i garantojë personit me status refugjati apo personit me status të mbrojtjes plotësuese të drejtën e ushtrimit, lirinë e mendimit dhe besimit fetar sipas bindjeve të tyre

Nenet Neni 69

Revokimi, anulimi apo refuzimi i ripërtëritjes së statusit të refugjatit

1. Organi kompetent do ta revokojë, ose refuzojë ripërtëritjen e statusit të refugjatit në rastet kur:

1.1. ai apo ajo ka pushuar të jetë refugjat në pajtim me nenin 68 të këtij ligji; 

1.2. ai apo ajo ka qenë apo është përjashtuar nga të qenit refugjat në pajtim me nenin 8 të këtij ligji.

4. Personit të cilit i është revokuar statusi i refugjatit në bazë të nën-paragrafit 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni, dhe i cili është prezent në Republikën e Kosovës do t’i garantohen të drejtat si në vijim: e drejta për mos diskriminim, e drejta për liri fetare, qasja në gjykata, edukim, mos dënimi për shkak të hyrjes apo qëndrimit ilegal, respektimin e parimit të moskthimit.

Nenet Neni 3

Përkufizimet

1. Shprehjet dhe shkurtesat e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.18. Refugjat - personi i cili për shkak të frikës së bazuar mirë për të qenë i persekutuar për arsye të racës, religjionit, kombësisë, bindjes politike apo përkatësisë së grupit të caktuar shoqëror, është jashtë vendit të shtetësisë dhe nuk ka mundësi apo për shkak të frikës së tillë nuk ka dëshirë të përfitojë mbrojtjen e atij vendi, apo personin pa shtetësi i cili duke qenë jashtë vendit të banimit të mëparshëm të rregullt për arsye të njëjta siç përmenden më lartë, nuk ka mundësi apo, për shkak të frikës së tillë nuk ka dëshirë të kthehet në atë vend:

1.18.2. koncepti i religjionit në veçanti do të përfshijë mbajtjen e besimeve teiste, jo-teiste dhe ateiste, pjesëmarrjen në apo abstenimin nga ritualet religjioze në hapësira private apo publike, qoftë i vetëm apo në bashkësi me të tjerët, aktet e tjera religjioze apo shprehjen e pikëpamjeve, ose format personale apo kolektive të sjelljeve të bazuara në besimin religjioz apo të urdhëruara nga çfarëdo besimi religjioz;

 

Nenet Neni 6

Nevoja e mbrojtjes ndërkombëtare që lind sur place

2. Frika e bazuar mirë për persekutim apo rreziku real i përjetimit të cenimit serioz mund të bazohet në aktivitetet në të cilat aplikuesi ishte angazhuar që nga koha e lëshimit të vendit të origjinës, në veçanti kur konstatohet që aktivitetet në fjalë paraqesin shprehje dhe vazhdimësi të bindjeve apo orientimeve që mbizotërojnë në vendin e origjinës

Nenet Neni 18.1

 Qëndrimi, liria e lëvizjes dhe mbajtja   

Neni 18. 1. Aplikuesit mund të lëvizin lirshëm në territorin e Republikës së Kosovës që nga momenti i aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare deri në momentin kur do të merret vendim i formës së prerë.

Nenet Neni 18. 4.

Neni 18. 4. DSHAM, mund ta ndalojë aplikuesin në Qendrën e Mbajtjes në rastet kur konsideron të nevojshme dhe në bazë të një vlerësimi individual të secilit rast, dhe në qoftë se me masa të tjera alternative më pak shtrënguese alternative nuk mund të arrihet qëllimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes, në rastet e mëposhtme:

 4.1. për të përcaktuar ose verifikuar identitetin apo shtetësinë e tij/saj;

4.2. për të përcaktuar elementet në të cilat është bazuar aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare, e që nuk do të mund të siguroheshin pa kufizimin e lirisë së lëvizjes, sidomos kur ekziston rreziku i ikjes së aplikuesit;

 4.3. kur është e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare ose sigurisë publike;

 4.4. për të vendosur, në kontekst të procedurës, për të drejtën e aplikuesit për të hyrë në territor;

4.5. kur ai ose ajo mbahet për qëllime të procedurës së kthimit, për të përgatitur kthimin dhe/ose kryer procesin e largimit, dhe kur organi kompetent mund të dëshmojë në bazë të kritereve objektive, përfshirë edhe faktin se parashtruesi ka pasur tashmë mundësinëpër të filluar procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, se ka baza të arsyeshme për të besuar se personi po aplikon për mbrojtje ndërkombëtare vetëm sa për ta shtyrë ose penguar ekzekutimin e vendimit për kthim.

Nenet Neni 18.5

Neni 18.5. Masat tjera alternative të kufizimit të lirisë së lëvizjes së aplikueseve janë si në vijim:

5.1. ndalimi i lëvizjes nga Qendra për Azil;

5.2. ndalimi i lëvizjes jashtë hapësirës së caktuar;

5.3. paraqitja tek organi kompetent në kohën e caktuar;

5.4. dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit, apo depozitimi i një garancioni financiar tek organi kompetent.

Nenet Neni 18.9.

Neni 18.9. Aplikuesit fëmijë mund të ndalohen në mbajtje vetëm si një masë e fundit dhe pasi është përcaktuar se masat tjera alternative të kufizimit të lirisë së lëvizjes nuk mund të zbatohen në mënyrë efektive. Ndalimi i tillë do të jetë për një periudhë sa më të shkurtër kohore dhe do të bëhen të gjitha përpjekjet për lirimin e të miturve të ndaluar në mbajtje dhe vendosjen e tyre në një akomodim të përshtatshëm për të mitur, nëse vlerësohet si interes i tij më i mirë.

Nenet Neni 18.7

 Neni 18.7. Aplikuesi mund të parashtrojë padi kundër vendimit në lidhje me masat e kufizimit të lirisë së lëvizjes në Gjykatën Themelore, Departamenti për Çështje Administrative brenda shtatë (7) ditëve të punës nga koha kur është marrë vendimi. Padia nuk do ta pezullojë ekzekutimin e vendimit. Aplikuesi ka të drejtë ta kundërshtojë edhe vendimin e Gjykatës Themelore të Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën e Apelit, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.

Nenet Neni 4

Mbrojtja e integritetit familjar

1. Në pajtim me këtë ligj, gjatë procedurës dhe pas përfundimit të shqyrtimit të aplikacionit, organet kompetente duhet të ndërmarrin të gjitha masat me qëllim të ruajtjes së unitetit të familjes.

2. Organi kompetent duhet të sigurohet se në rastet kur anëtarët e familjes së përfituesit të mbrojtjes nuk kualifikohen individualisht për një mbrojtje të tillë, ata përfitojnë nga statuset derivative (rrjedhëse) të refugjatit në pajtim me Ligjin për të Huaj.

3. Përjashtimisht nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, anëtarët e familjes të cilëve u është revokuar, përfunduar ose refuzuar statusi i refugjatit ose ekzistojnë rrethana për përjashtim nga statusi i refugjatit në pajtim me këtë ligj.

4. Përfitimet nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, mund të refuzohen, të zvogëlohen ose të merren për arsye që ndërlidhen me sigurinë kombëtare ose rendin publik.

Nenet Neni 16

Fëmijët e pashoqëruar

1. Aplikuesit fëmijë të pashoqëruar do t’i caktohet zyrtari për shërbime sociale i caktuar nga Qendra për Punë Sociale në kohën sa më të shkurtë të mundur, si përfaqësues i fëmijës së pashoqëruar në mënyrë që të përfaqësojë ose ta ndihmojë fëmijën e pashoqëruar me qëllim të shqyrtimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare dhe që t’ia mundësojë atij përfitimet nga të drejtat dhe të veprojë në pajtim me obligimet që ofrohen me këtë ligj.

2. Në asnjë rrethanë fëmija i pashoqëruar nuk mund të merret në pyetje pa qenë i shoqëruar nga zyrtari për shërbimet sociale. Zyrtari për shërbime sociale do t’i kryej detyrat e tij apo saj në pajtim me parimin e interesit më të mirë të fëmijës dhe do të ketë njohuritë e nevojshme për ta bërë ketë. Zyrtari për shërbime sociale do të ndërrohet vetëm nëse kjo është e domosdoshme.

3. Organi kompetent duhet të marrë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijës me rastin e zbatimit të këtij neni.

4. Zyrtarit për shërbimet sociale për fëmijë, do t’i jepet mundësia për ta informuar fëmijën e pashoqëruar për kuptimin dhe pasojat eventuale të intervistës personale dhe kur është e nevojshme si të përgatitet për intervistë personale. Zyrtari për shërbimet sociale për fëmijë, do të lejohet të marrë pjesë në intervistë dhe ka të drejtë të parashtrojë pyetje ose të paraqes komente brenda kornizës së përcaktuar nga zyrtari intervistues.

5. Në rastet kur fëmija i pashoqëruar do të intervistohet lidhur me aplikacionin e tij për azil, kjo intervistë do të zhvillohet nga personi i cili ka njohuri të domosdoshme lidhur me nevojat e veçanta të fëmijës, dhe vendimi lidhur me aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare po ashtu duhet të merret nga personi i cili i ka njohuritë e domosdoshme për nevojat e veçanta të fëmijës.

6. Pas njohjes së statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese dhe mbrojtjes së përkohshme, fëmijës së pashoqëruar i caktohet kujdestari për fëmijë.

7. Ministria është e obliguar të fillojë përpjekjet për të gjetur sa më shpejt prindërit apo të afërmit e tjerë të ngushtë të fëmijës së pashoqëruar në bashkëpunim me organizatat relevante.

8. Ministria do të sigurohet që fëmija i pashoqëruar që nga momenti i hyrjes në territor deri në momentin kur ata janë të obliguar ta lëshojnë vendin, të jenë të vendosur qoftë:

8.1. me të afërmit e rritur; apo

8.2. me ndonjë familje birësuese; apo

8.3. në qendra të specializuara për akomodim të fëmijëve; apo

8.4. në akomodim tjetër të përshtatshëm për fëmijët.

9. Fëmija i pashoqëruar aplikues nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, mund të vendoset në qendra akomodimi për aplikues të rritur, nëse është në interesin e tij, sipas këtij neni.

10. Në rastet kur mund të ketë kërcënim për jetën apo integritetin e të miturit apo të anëtarëve të ngushtë të familjes së tij apo të saj, veçanërisht nëse ata kanë mbetur në vendin e origjinës,  do të sigurohet kujdesi që mbledhja, përpunimi dhe qarkullimi i informatave përkitazi me ata persona të bëhet mbi bazë konfidenciale.

11. Për aq sa është e mundur, vëllezërit e motrat duhet të mbahen bashkë, duke marrë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijëve në fjalë dhe, në veçanti, mosha e tij ose e saj dhe shkalla e pjekurisë. Ndërrimet e vendqëndrimit të fëmijëve të pashoqëruar duhet të kufizohet në minimum.

12. Me kërkesë të organit kompetent fëmijës së pashoqëruar mund t’i bëhet ekzaminim mjekësor për të përcaktuar moshën e tij, brenda kornizës së ekzaminimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare, në rastet kur, pas deklaratave të përgjithshme apo indikacioneve tjera relevante, organi kompetent ka dyshime lidhur me moshën e aplikuesit. Nëse, pas kësaj, organi kompetent vazhdon të ketë dyshime lidhur me moshën e aplikuesit, ata do të konsiderojnë se aplikuesi është i mitur.

13. Të gjitha ekzaminimet mjekësore do të kryhen duke respektuar në tërësi dinjitetin individual, do të jenë ekzaminime sa më pak invazive dhe do të kryhen nga profesionistë të kualifikuar mjekësorë, për të mundësuar për aq sa është e mundur arritjen deri në një rezultat të besueshëm.

14. Në rastet kur shfrytëzohen ekzaminimet mjekësore, organi kompetent do të sigurohet se:

14.1. fëmija i pashoqëruar do të informohet para shqyrtimit të aplikacionit, në një gjuhë të cilën e kupton apo të cilën me arsye mund të konsiderohet se e kupton, për mundësinë e përcaktimit të moshës së tij përmes ekzaminimit mjekësor. Kjo do të

përfshijë edhe informatat mbi metodën e ekzaminimit dhe pasojat e mundshme që rrjedhin nga ekzaminimi mjekësor në kuptim të shqyrtimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare si dhe për pasojat e refuzimit të ekzaminimit mjekësor nga fëmija i pashoqëruar;

14.2. fëmija i pashoqëruar dhe/ose përfaqësuesit e tyre do të japin pëlqim për kryerjen e ekzaminimit mjekësor me qëllim të përcaktimit të moshës së fëmijës; dhe

14.3. vendimi për të refuzuar një aplikacion të parashtruar nga fëmija i pashoqëruar i cili ka refuzuar ekzaminimin mjekësor nuk do të bazohet vetëm në refuzimin në fjalë;

14.4. fakti që një i fëmije i pashoqëruar ka refuzuar ekzaminimin mjekësor nuk do ta pengojë autoritetin përcaktues në marrjen e vendimit mbi aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare.

15. Në këtë kontekst, mendimi i fëmijës do të merret parasysh në pajtim me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij apo të saj.

16. Ata që punojnë me fëmijët e pashoqëruar duhet të kenë marrë ose duhet të marrin trajnim të përshtatshëm në lidhje me nevojat specifike të tyre, dhe duhet të respektojnë parimin e konfidencialitetit, në lidhje me ndonjë informacion që ata mund të marrin gjatë punës së tyre.

Nenet Neni 31

E drejta në arsim të fëmijëve aplikues

1. Aplikuesit fëmijë kanë të drejtë në arsimin fillor dhe të mesëm sipas të njëjtave kushte me qytetarët e Republikës së Kosovës.

2. Qasja në sistemin arsimor sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk mund të shtyhet më shumë se tre(3) muaj nga data në të cilën është paraqitur aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare nga fëmija apo në emër të fëmijëve.

Nenet Neni 45

Azili i dhënë familjeve

1. Bashkëshorti i një refugjati si dhe fëmijët e tyre të mitur njihen si refugjatë dhe fitojnë statusin e azilit, me kusht që asnjë rrethanë e veçantë nuk bie në kundërshtim.

2. Anëtarët e familjes të një refugjati që jeton në Kosovë mund të përfitojnë nga azili që ju jepet familjeve, me kusht që arsye të veçanta janë në favor të bashkimit familjar.

3. Fëmija i lindur në Kosovë nga prindër refugjatë fiton statusin e refugjatit, për aq sa asnjë rrethanë e veçantë nuk bie në kundërshtim.

4. Nëse personat që përfitojnë nga kjo e drejtë e përcaktuar në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni janë ndarë gjatë largimit nga vendi dhe gjenden gjetiu, hyrja në Kosovë do t’ju lejohet.

 

Nenet Neni 52

Revokimi

1. DSHAM revokon azilin ose tërheqë cilësinë e refugjatit nëse:

1.1. i huaji ka fituar azilin apo njohjen e cilësisë së refugjatit duke dhënë deklarata të rreme ose duke fshehur faktet thelbësore;

1.2. për arsyet e përcaktuara në nenin 1 Nënkreu C, kapitujt 1-6 të Konventës së 28 korrikut 1951, lidhur me statusin e refugjatit.

2. DSHAM-ja revokon azilin nëse refugjati cenon sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, e vë në rrezik ose nëse ka kryer krime të rënda të dënueshme.

3. Revokimi i azilit apo tërheqja e statusit të refugjatit kanë pasoja për të gjitha organet e tjera.

4. Revokimi i azilit apo i statusit të refugjatit nuk kanë efekt për bashkëshortin apo fëmijët e tij.

Nenet Neni 61

Dhënia e mbrojtjes së përkohshme familjeve

1. Mbrojtja e përkohshme i jepet dhe bashkëshortit të personit për tu mbrojtur si dhe fëmijëve të tyre të mitur në qoftë se:

1.1. personat kërkojnë mbrojtje në të njëjtën kohë në Kosovë dhe nuk ekzistojnë motive përjashtimore në mbështetje të nenit 46 të këtij ligji;

1.2. familja është ndarë në momentin e ikjes nga vendi për shkak të ngjarjeve siç përcaktohet në nenin 5 të këtij ligji dhe bashkohet në Kosovë dhe asnjë arsye e veçantë nuk është në kundërshtim.

2. Fëmija i personave për tu mbrojtur i lindur në Kosovë përfiton nga mbrojtja e përkohshme.

3. Nëse personat që përfitojnë nga kjo e drejtë gjenden jashtë Kosovës, ju lejohet hyrja në Kosovë.

4. Ministria përcakton kushtet e bashkimit familjar në rastet e tjera sipas Ligjit për të Huaj.

Nenet Neni 70

Përfundimi i mbrojtjes plotësuese dhe kthimi

Revokimi

1. DSHAM-ja ka të drejtë të revokojë mbrojtjen plotësuese në qoftë se:

1.1. personi e ka marrë duke dhënë deklarata të rreme ose duke fshehur faktet,,thelbësore;

1.2. personi ka cenuar sigurinë e brendshme ose të jashtme të Kosovës, e rrezikon atë ose ka kryer akte të dënueshme;

1.3. prej dhënies së mbrojtjes plotësuese personi ka qëndruar një kohë të gjatë ose në mënyrë të përsëritur në vendin e origjinës ose të prejardhjes;

1.4. ka një leje qëndrimi të rregullt, të lëshuar nga një shtet tjetër në të cilin mund të kthehet.

2. Mbrojtja plotësuese nuk revokohet nëse personi kthehet përkohësisht në vendin e origjinës ose të prejardhjes ose në një vend të tretë me pëlqimin e organeve kompetente.

3. Revokimi i mbrojtjes plotësuese nuk ka efekt as për bashkëshortin, as për fëmijët e mitur, përveç se kur rezulton se ata nuk kanë më nevojë për mbrojtje.

4. Nëse parashikohet revokimi i mbrojtjes plotësuese, një seancë dëgjimore bëhet në mbështetje të neneve 25 dhe 26 të këtij ligji.

Nenet Neni 18

Neni 18 Qëndrimi, liria e lëvizjes dhe mbajtja

1. Aplikuesit mund të lëvizin lirshëm në territorin e Republikës së Kosovës që nga momenti i aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare deri në momentin kur do të merret vendim i formës së prerë.

Nenet Neni 18.4

 4. DSHAM, mund ta ndalojë aplikuesin në Qendrën e Mbajtjes në rastet kur konsideron të nevojshme dhe në bazë të një vlerësimi individual të secilit rast, dhe në qoftë se me masa të tjera alternative më pak shtrënguese alternative nuk mund të arrihet qëllimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes, në rastet e mëposhtme:

4.1. për të përcaktuar ose verifikuar identitetin apo shtetësinë e tij/saj;

4.2. për të përcaktuar elementet në të cilat është bazuar aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare, e që nuk do të mund të siguroheshin pa kufizimin e lirisë së lëvizjes, sidomos kur ekziston rreziku i ikjes së aplikuesit;

4.3. kur është e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare ose sigurisë publike;

4.4. për të vendosur, në kontekst të procedurës, për të drejtën e aplikuesit për të hyrë në territor;

4.5. kur ai ose ajo mbahet për qëllime të procedurës së kthimit, për të përgatitur kthimin dhe/ose kryer procesin e largimit, dhe kur organi kompetent mund të dëshmojë në bazë të kritereve objektive, përfshirë edhe faktin se parashtruesi ka pasur tashmë mundësinë për të filluar procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, se ka baza të arsyeshme për të besuar se personi po aplikon për mbrojtje ndërkombëtare vetëm sa për ta shtyrë ose penguar ekzekutimin e vendimit për kthim.

Nenet Neni 18.5

5. Masat tjera alternative të kufizimit të lirisë së lëvizjes së aplikueseve janë si në vijim:

5.1. ndalimi i lëvizjes nga Qendra për Azil;

5.2. ndalimi i lëvizjes jashtë hapësirës së caktuar;

 5.3. paraqitja tek organi kompetent në kohën e caktuar;

5.4. dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit, apo depozitimi i një garancioni financiar tek organi kompetent.

Nenet Neni 1

Qëllimi i ligjit

1. Ky ligj rregullon kushtet dhe procedurat për njohjen e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese, mbrojtjes së përkohshme, statusin, të drejtat dhe detyrimet e aplikueseve, personave me status refugjati, si dhe personave të cilëve iu është lejuar mbrojtja plotësuese dhe mbrojtja e përkohshme.

Nenet Neni 7

Njohja e statusit të refugjatit

1. Republika e Kosovës, i jep statusin e refugjatit shtetasit të huaj apo personit pa shtetësi, me kërkesën e tij, i cili i plotëson kriteret e refugjatit të përcaktuara në nenin 3 nën paragrafi 1.18. të këtij ligji.

 

2. Ministria do t’i lëshojë përfituesit të statusit të refugjatit leje të qëndrimit sapo t’i njihet statusi, e cila duhet të jetë e vlefshme së paku tre (3) vjet, me mundësi vazhdimi, përveç nëse arsyet imponuese të sigurisë shtetërore apo të rendit publik kërkojnë ndryshe.

Nenet Neni 11

Hyrja në Republikën e Kosovës

Shtetasit e huaj apo personat pa shtetësi të cilët deklarojnë qëllimet e tyre për parashtrimin e aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, do të trajtohen si aplikues në pajtim me këtë ligj, pra do t’iu lejohet të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Nenet Neni 26

Të drejtat e aplikuesëve

1. Aplikuesi ka të drejtë:

1.1. të qëndrojë në Republikën e Kosovës;

1.2. të ketë kushtet themelore të jetesës;

1.3. të ketë kujdesin shëndetësor;

1.4. të ketë ndihmën sociale themelore;

1.5. të ketë ndihmën ligjore pa pagesë;

1.6. në arsimim për aplikuesit fëmijë;

1.7. në lirinë e mendimit dhe besimit fetar;

1.8. për punësim dhe të drejtën në trajnime profesionale.

Nenet Neni 36

E drejta për qëndrim Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtë për qëndrim në Republikën e Kosovës për aq kohë sa i është dhënë mbrojtja ndërkombëtare apo mbrojtja plotësuese.

Nenet Neni 100

Trajtimi i të dhënave personale Në përputhje me përmbushjen e funksionit të tyre ligjor, DSHAM, organet që shqyrtojnë ankesat dhe organizatat e tjera të ngarkuara me detyra në mbështetje të këtij ligji, mund të trajtojnë apo të japin për trajtim të dhënat personale të një aplikuesi, të një personi për tu mbrojtur dhe të të afërmeve të tyre, përfshirë edhe të dhëna të ndjeshme, të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ligjet Ligji nr. 2004/32 për familjen i Kosovës dhe LIGJI NR. 06/L-077 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/32 PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Ligji nr. 2004/32 për familjen i Kosovës dhe LIGJI NR. 06/L-077 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/32 PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Nenet Neni 125 para 3
Fëmijët me të meta të diagnostifikuara mendore ose fizike kanë të drejtë për kujdes të posaçëm, për një jetë të përshtatshme, në kushte të jetës që garantojnë dinjitetin e tyre dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën shoqërore.
Nenet Neni 4.

Të gjithë personat gëzojnë trajtim të barabartë të të drejtave dhe detyrimeve të parapara me këtë Ligj. Nuk do të ketë diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj asnjë personi apo personave në bazë të gjinisë, moshës, gjendje martesore, gjuhës, paaftësisë mendore apo fizike, orientimit seksual, përkatësisë apo bindjeve politike, prejardhjes etnike, kombësisë, religjionit apo besimit, racës, prejardhjes shoqërore, pasurisë, lindjes apo gjendjes tjetër

Nenet Neni 2.

(1) Familja është bashkësi vitale e prindërve dhe fëmijëve të tyre si dhe personave tjerë në gjini.

 (2) Familja është bërthamë natyrore dhe themelore e shoqërisë dhe si e tillë gëzon të drejtën në mbrojtje.

Nenet Neni 3.

1. Barazinë ndërmjet burrit dhe gruas, respektit dhe ndihmës së ndërsjellët ndërmjet tyre dhe anëtarëve të familjes;

2. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjësia e të dy prindërve për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre, ku fëmijë nënkupton personin nën moshën 18 vjeçare;

3. Prindërit dhe fëmijët detyrohen në ndihmë dhe konsideratë të ndërsjellët gjatë tërë jetës së tyre;

4. Fëmijët e prindërve të cilët nuk kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre gëzojnë të drejtat e njëjta dhe kanë detyrime të njëjta sikurse fëmijët e lindur nga prindërit të cilët kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre.

Nenet Neni 14.

(1) Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht në mes të dy personave të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku me qëllim të krijimit të familjes.

(2) Mashkulli dhe femra kanë të drejtë të lidhin martesë dhe të formojnë familje pa ndonjë kufizim në bazë të racës, kombësisë apo religjionit, si dhe janë të barabartë gjatë lidhjes së martesës, vazhdimit të martesës dhe zgjidhjes së saj.

Nenet Neni 16.

 (1) Personi i cili nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeçare nuk mund të lidhë martesë.

(2) Për shkaqe të arsyeshme dhe sipas kërkesës së tij, gjykata kompetente mund t’i lejojë martesën personit të mitur më të vjetër se gjashtëmbëdhjetë vjet, nëse konstaton se personi i tillë ka arritur pjekurinë e nevojshme fizike dhe psikike për të ushtruar të drejtat e veta martesore dhe për të përmbushur detyrimet martesore.

 (3) Para se të marrë vendimin, gjykata do të kërkojë mendimin e Organit të Kujdestarisë, do ta dëgjojë të miturin dhe prindërit përkatësisht kujdestarin e tij. Gjykata gjithashtu do të dëgjojë personin me të cilin i mituri ka për qëllim të lidhë martesë, mendimin e institucionit përkatës shëndetësor dhe do të hetojë rrethanat tjera të rëndësishme për vendimin.

Nenet Neni 59.

 Parimet e përgjithshme Gjykata dhe çdo person i interesuar për shuarje të martesës do t’i ketë parasysh parimet e mëposhtme të përgjithshme.

1. institucioni i martesës duhet të ruhet;

2. bashkëshortët në martesë e cila mund të jetë shkëputur duhet të inkurajohen ti marrin të gjitha hapat e zbatueshëm përmes këshillimit për martesë, procedurave të pajtimit të parashikuara në këtë ligj, ose tjera për ta ruajtur martesën.

3. martesa e cila në mënyrë të pakthyeshme është shkëputur duhet të shuhet:

a. me një minimum të shqetësimit për palët dhe fëmijët e prekur,

 b. të zgjidhet në atë mënyrë që të promovojnë sa më mirë marrëdhënie të vazhdueshme mes palëve dhe fëmijëve të prekur si është e mundur në rrethanat, dhe

c. pa shpenzime të paarsyeshme të përfshira në lidhje me procedurat që duhet ndjekur në sjelljen e martesës në një përfundim, dhe

4. Se çdo rrezik për të keqe ose dhunë ndaj bashkëshortëve dhe fëmijëve duhet të shmanget.

Nenet Neni 68.

 Shkurorëzimi

(1) Martesa mund të zgjidhet me shkurorëzim vetëm në bazë të vendimit të gjykatës

 (2) Njëri apo të dy bashkëshortët me marrëveshje të dyanshme mund të kërkojnë shkurorëzim duke parashtruar padi në gjykatën kompetente.

(3) E drejta për ngritjen e padis për shkurorëzim nuk mund të kalohet te trashëgimtarët, por trashëgimtarët e paditësit mund të vazhdojnë procedurën e filluar për të verifikuar bazën e padisë.

(4) Nëse njëri nga bashkëshortët paraqet padi për shkurorëzim, kurse bashkëshorti tjetër më së voni deri në përfundimin e seancës kryesore gjyqësore, deklaron shprehimisht se nuk e kundërshton bazueshmërinë e kërkesëpadisë, do të konsiderohet se bashkëshortët kanë paraqitur propozimin për shkurorëzim me marrëveshje.

Nenet Neni 36

Preliminaret (Çështjet paraprake)

  

Personat që dëshirojnë të lidhin martesë në pajtim me rregullat fetare (religjioze) nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, përderisa ata nuk e dëshmojnë lidhjen e martesës ligjore me çertifikatë të lëshuar nga regjistri i ofiqarit.

 

Nenet Neni 37

Dokumentacioni

(1)  Zyrtari nga bashkësia religjioze, përpara të cilit është lidhur martesa sipas rregullave fetare, i dërgon ofiqarit dokumentin e nënshkruar nga bashkëshortët, dëshmitarët dhe nga përfaqësuesi i bashkësisë fetare, duke e dokumentuar me këtë lidhjen e martesës. 

Nenet Neni 38

 Regjistrimi

(1)  Ofiqari është i detyruar që të regjistrojë martesën e lidhur në mënyrë religjioze brenda tri ditësh pas pranimit të dokumentit të paraparë në këtë Ligj. 

(2)  Menjëherë pas regjistrimit të martesës religjioze në librin amëz të të kurorëzuarve, ofiqari do të lëshojë çertifikatën e martesës fetare (religjioze).

 

Nenet Neni 42.

Bashkëjetesa martesore

(1) Bashkëshortët në martesë janë të barabartë, në të gjitha marrëdhëniet personale dhe pronësore.

(2) Martesa lidhet për tërë kohëzgjatjen e jetës.

(3) Bashkëshortët janë të detyruar të jenë besnik ndaj njëri tjetrit dhe në mënyrë reciproke ta ndihmojnë, respektojnë dhe mbështesin financiarisht njeri tjetrin, posaçërisht në rastet kur njëri prej tyre nuk ka bazë të mjaftueshme materiale për jetesë.

(4) Bashkëshortët do të zhvillojnë dhe shprehin ndjenjën e solidaritetit reciprok, si dhe solidaritetin ndaj fëmijëve të tyre të lindur në martesë apo të adoptuar.

Nenet Neni 59.

Parimet e përgjithshme Gjykata dhe çdo person i interesuar për shuarje të martesës do t’i ketë parasysh parimet e mëposhtme të përgjithshme.

1. institucioni i martesës duhet të ruhet;

2. bashkëshortët në martesë e cila mund të jetë shkëputur duhet të inkurajohen ti marrin të gjitha hapat e zbatueshëm përmes këshillimit për martesë, procedurave të pajtimit të parashikuara në këtë ligj, ose tjera për ta ruajtur martesën.

3. martesa e cila në mënyrë të pakthyeshme është shkëputur duhet të shuhet:

a. me një minimum të shqetësimit për palët dhe fëmijët e prekur,

b. të zgjidhet në atë mënyrë që të promovojnë sa më mirë marrëdhënie të vazhdueshme mes palëve dhe fëmijëve të prekur si është e mundur në rrethanat, dhe

 c. pa shpenzime të paarsyeshme të përfshira në lidhje me procedurat që duhet ndjekur në sjelljen e martesës në një përfundim, dhe

4. Se çdo rrezik për të keqe ose dhunë ndaj bashkëshortëve dhe fëmijëve duhet të shmanget.

Nenet Neni 149.

Privimi nga Kujdesi

(1) Prindërit të cilët e keqpërdorin ushtrimin e të drejtës prindërore ose në mënyrë serioze e neglizhojnë ushtrimin e të drejtës prindërore, privohen nga Kujdesi.

(2) Prindi mund të privohet nga kujdesi për të gjithë fëmijët, e nëse këtë gjë e kërkojnë rrethanat e posaçme, ata privohen nga kujdesi vetëm ndaj njërit fëmijë.

(3) Vendimin mbi privimin e prindërve nga kujdesi prindëror e merr gjykata kompetente në procedurë jashtëkontestimore pasi të ketë marrë mendimin nga Organi i Kujdestarisë dhe pasi të ketë hetuar të gjitha rrethanat relevante lidhur me rastin individual.

 

Nenet Neni 3.

Parimet mbi rregullimin e marrëdhënieve familjare

Rregullimi i marrëdhënieve familjare bazohet në parimet:

1. Barazinë ndërmjet burrit dhe gruas, respektit dhe ndihmës së ndërsjellët ndërmjet tyre dhe anëtarëve të familjes;

2. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjësia e të dy prindërve për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre, ku fëmijë nënkupton personin nën moshën 18 vjeçare;

3. Prindërit dhe fëmijët detyrohen në ndihmë dhe konsideratë të ndërsjellët gjatë tërë jetës së tyre;

4. Fëmijët e prindërve të cilët nuk kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre gëzojnë të drejtat e njëjta dhe kanë detyrime të njëjta sikurse fëmijët e lindur nga prindërit të cilët kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre.

 

Nenet Neni 110

Fëmijët jashtëmartesor

(1) Padinë për vërtetimin e atësisë së fëmijës së lindur jashtë martesës, përveç personit i cili e konsideron vetën at të fëmijës mund ta paraqesin fëmija dhe nëna e fëmijës.

(2) Fëmija i lindur jashtë martesës mund të paraqet padinë për vërtetimin e atësisë në çdo kohë.

(3) Nëse fëmija është i mitur ose nuk e ka aftësinë për të vepruar, padinë në emër të tij mund të paraqet nëna. Nëse nëna nuk është e gjallë ose i është hequr aftësia për të vepruar,  përkatësisht nga kujdesi prindëror dhe kur nëna ka vendqëndrimin e panjohur, padinë mund të paraqet kujdestari me lejen e Organit të Kujdestarisë.

(4) Nëna mund të paraqet padinë për vërtetimin e atësisë derisa të ketë të drejtën të ushtrojë të drejtën prindërore.

Nenet Neni 5

 

Mbrojtja sociale

(1) Fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata me çrregullime mentale ose fizike të diagnostifikuara, si dhe prindërit të cilët nuk janë të aftë të krijojnë kushtet e domosdoshme  jetësore për vete dhe për fëmijët e tyre, janë nën përkrahjen e veçantë financiare dhe shoqërore;

(2) Bashkësia shoqërore përkujdeset për personat e moshuar në rastet kur ata nuk janë në gjendje të sigurojnë kushtet jetësore dhe kur nuk kanë persona tjerë në gjini të cilët sipas ligjit janë të detyruar të kujdesen për ta.

Nenet Neni 6

Mbrojta Institucionale e të drejtave

(1) Punët e mbrojtjes dhe të ndihmës familjare do t’i ushtron organi kompetent i administratës komunale i cili është kompetent për punët e mbrojtjes sociale.

(2) Organi i Kujdestarisë është një organ komunal administrative kompetent për çështje sociale. Ai përbëhet nga një grup i ekspertëve me përvojë profesionale në fushën e veçantë të përgjegjësisë.

(3) Organi i Kujdestarisë mundet gjithashtu të jetë organ (grup i ekspertëve siç është cekur më lart) i veçantë i institucionit social i themeluar nga Kuvendi Komunal për të kryer detyrat e tilla.

(4) Organi i Kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë është i autorizuar të bëjë propozime për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve, të paraqes fakte të cilat nuk janë përfshirë, të propozojë administrimin e provave të domosdoshme, të ushtrojë mjetet juridike dhe të

ndërmerr veprime tjera gjyqësore. Gjykata është e obliguar të ftojë në gjyq Organin e Kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë në të gjitha seancat gjyqësore dhe t’i dorëzojë atij të gjitha vendimet.

Nenet Neni 147

Masat urgjente të Organit të Kujdestarisë

(1) Nëse Organi i Kujdestarisë mëson për rrezikun ekzistues për fëmiun për shkak të abuzimit të të drejtës prindërore ose çfarëdo rreziku për fëmijën nga neglizhenca serioze e detyrave prindërore, është i detyruar që urgjentisht të ndërmerr masa për mbrojtjen e personalitetit, të drejtave dhe interesave të fëmijës.

(2) Ofiqari ka për detyrë që të lajmërojë Organin e Kujdestarisë për lindjen e fëmijës, njëri ose të dy prindërit e të cilit janë të panjohur, si dhe për marrjen e masave të domosdoshme për mbrojtjen e tij.

Nenet Neni 148

Marrja e fëmijës nga kujdesi i prindërve

(1) Fëmija nuk do të largohet nga kujdesi i prindit/prindërve të tij/saj ose të kujdestarit të tij ligjor pa lejen e tyre apo pa urdhër të gjykatës.

(2) Përjashtimisht, kur organi i kujdestarisë ka arsye të bazuar për të besuar se ekziston rrezik serioz i drejtpërdrejtë për shëndetin, sigurinë apo mirëqenien e fëmijës, organi i kujdestarisë mund të hyjë në cilin do vend dhe të largojë fëmijën në një vend të sigurt, ku ai/ajo do të ketë

përkujdesje për një periudhë që nuk kalon 72 orë.

(3) Para se të skadojë afati prej 72 orëve, organi i kujdestarisë rastin duhet ta paraqesë në gjykatën kompetente, e cila vendos për kujdestarinë e fëmijës. Nëse e kërkojnë rrethanat, gjykata mund të jep urdhër për vlerësim për një periudhë 21 ditësh, për të mundësuar hetime

të mëtutjeshme dhe vlerësime, deri në të cilën kohë çështja duhet të paraqet në gjykatë për shqyrtim të mëtejmë.

(4) Me këtë marrje të fëmijës nuk pushojnë të drejtat e tjera që u takojnë prindërve, as detyrate tyre ndaj fëmijës.

Nenet Neni 194.

Parimet

(1) Të dhënat për adoptimin dhe rrethanat e tij nuk duhet të zbulohen ose hetohen pa pëlqimin e adoptuesit dhe fëmijës përveç nëse këtë e kërkojnë arsye të veçanta të interesit publik.

(2) Në moshën madhore i adoptuari ka të drejtë në qasje në të gjitha informatat lidhur me adoptimin e tij dhe me kërkesë të tij do ti ofrohen informata personale për prindërit e tij biologjik.

Nenet 274

(1) Të drejtat e anëtarëve të bashkësisë familjare në lidhje me sendet e paluajtshme regjistrohen në regjistrat publik për vërtetimin e pronësisë (Regjistri i Tokës). Regjistrimi bëhet në emër të të gjithë anëtarëve të bashkësisë familjare të cilët më punën e tyre kanë marrë pjesë në fitimin e pjesëve të pacaktuara. (2) Nëse në ato regjistra është regjistruar si pronar një anëtar i bashkësisë familjare në cilësinë e pronarit (pronar i vetëm), gjer sa nuk ndryshohet me anë të një propozimit të përbashkët të të gjithë anëtarëve të tjerë të bashkësisë familjare, faktet që kanë të bëjnë me të drejtën e pasurisë së përbashkët nuk ndryshojnë në statusin juridik të pronësisë së përbashkët.. (3) Kontrata me të cilën anëtari i bashkësisë familjare, i cili është regjistruar si pronar i vetëm në regjistrat publik e tjetërson apo ngarkon paluajtshmërinë e fituar brenda bashkësisë familjare, anëtarët tjerë të bashkësisë familjare mund ta godasin këtë veprim. Kjo mund të jetë e mundshme vetëm nëse në kohën e lidhjes së kontratës regjistri përmban fakte mbi të drejtën e pronësisë së përbashkët apo nëse në kohën e lidhjes së kontratës me palën e tretë pronari i vetëm e ka bërë publike padyshim se pronësia është nën bashkësinë familjare.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-255 PËR SHËRBIME SOCIALE DHE FAMILJARE
LIGJI NR. 08/L-255 PËR SHËRBIME SOCIALE DHE FAMILJARE
Nenet Neni 1.2
Në rrethanat kur nuk ka përkrahje nga familja ose kur ajo nuk është e mjaftueshme për të siguruar mirëqenien e një individi, shteti ka për detyrë të ofrojë shërbime sociale dhe familjare për ata njerëz që ndryshe nuk do të ndihmoheshin në mënyrën, e cila do të respektonte dinjitetin e tyre si qenie njerëzore dhe të drejtat e tyre themelore të bazuara në legjislacionin e Kosovës dhe në konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Përveç në rrethana të jashtëzakonshme të nevojës dhe të mbrojtjes, këto shërbime do t’u ofrohen personave në nevojë dhe familjeve në suaza të komunitetit e jo nëpër institucione rezidenciale
Nenet Neni 8

8.1. Personat juridikë, që nuk janë në sektorin qeveritar, duke përfshirë ndërmarrjet, organizatat dhe shoqatat vullnetare, organizatat fetare, grupet për vetë ndihmë dhe organizatat e tjera lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare janë të inkurajuara të ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, qoftë me nismën e tyre ose me kontratë, në emër të drejtoratit komunal në rastin e shërbimeve lokale, ose në emër të Departamentit në rastin e shërbimeve në nivel të Kosovës.

Nenet Neni 5.1

Shërbimet sociale dhe familjare synojnë:

1.1 ofrimin e ndihmës ndaj individit, familjes, grupit dhe komunitetit, pavarësisht moshës, aftësisë së kufizuar, problemeve sociale, që pjesërisht apo plotësisht, përkohësisht apo përherë kanë humbur aftësinë apo mundësinë për t’u kujdesur në mënyrë të pavarur për jetën e tyre private apo të familjes si dhe pjesëmarrjen e tyre në shoqëri;

1.2 krijimin e kushteve për zhvillimin dhe fuqizimin e individit dhe familjes për aftësim dhe mundësi që në mënyrë të pavarur të zgjidhin problemet sociale, mbajtjen e lidhjeve me shoqërinë, si dhe për të tejkaluar përjashtimin shoqëror;

1.3. fuqizimin e familjes dhe parandalimin e ndarjes së fëmijës nga familja e tij, nëpërmjet shërbimeve që mundësojnë ndërtimin dhe ruajtjen e unitetit të familjes, e nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të mundësojë vendosjen e fëmijës në ambient familjar, duke u kujdesur për të drejtat, mirëqenien dhe në interesin më të mirë të fëmijës

Ligjet Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Nenet Neni 4
Të drejtat dhe përgjegjësitë në kujdesin shëndetësor 1. Zbatimi i këtij ligji do të bëhet duke respektuar dinjitetin, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, që garantohen me Kushtetutë, dhe zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës.
Nenet Neni 5.1.1

Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet themelore

 1.1. Barazia

Nenet Neni 5. 1.2

Gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi: standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.

Nenet Neni 8. 1.

Ministria, përpilon politika dhe zbaton ligjet e një sistemi jo-diskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor të bazuara në analiza profesionale dhe të dhëna shkencore

 

Nenet Neni 9.1.1.

Zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe ligjeve që sigurojnë sistem jo diskriminues dhe të përgjegjshëm të kujdesit shëndetësor;

Nenet Neni 4. 2.

Të gjithë qytetarët dhe banorët kanë të drejtë të qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor

Nenet Neni 5

Parimet e kujdesit shëndetësor

1. Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet themelore, si vijon: 

1.2. gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi: standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.

Nenet Neni 4 para 1-4

1. Zbatimi i këtij ligji do të bëhet duke respektuar dinjitetin, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, që garantohen me Kushtetutë, dhe zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës. 2. Të gjithë qytetarët dhe banorët kanë të drejtë të qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor. 3. Secili shtetas dhe banor është i obliguar të përkujdeset për shëndetin e tij. 4. Qytetarët dhe banorët, në mënyrë të organizuar, nëpërmjet shoqatave ose individëve të emëruar, marrin pjesë aktive në krijimin e kushteve më të favorshme për zbatimin e veprimtarisë shëndetësore dhe realizimin e të drejtave të tyre në kuadër të kësaj veprimtarie. 5. Të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetar, banorëve, dhe shfrytëzuesve të tjerë të shërbimeve shëndetësore në kujdesin shëndetësor rregullohen me Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor.

Nenet Neni 5

Neni 5 Parimet e kujdesit shëndetësor

1. Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet themelore, si vijon:

1.1. Barazia

 1.1.1. sigurimi i qasjes së plotë ndaj shërbimeve në Listën e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, pas përcaktimit të saj; për të gjithë qytetarët dhe banorët, përfshirë qasjen e lehtë deri te institucionet shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara; 1.1.2. shpërndarja e drejtë e burimeve publike për kujdesin shëndetësor duke pasur dallimet socio-ekonomike; 1.1.3. barazia e plotë e sektorit publik, privat, dhe partneritetit publik-privat gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësor, në pajtim me këtë ligj. 1.2. gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi: standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës. 1.3. cilësia: aplikimi i standardeve ndërkombëtare në organizimin, zhvillimin, dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor përkitazi me të gjitha aspektet, përfshirë: trajtimin e fokusuar në pacientë, përdorimin e resurseve, organizimin e punës, trajnimin, edukimin, licencimin, akreditimin, udhëzimet etike, dhe mbrojtjen e interesave të shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore. 1.4. ndershmëria dhe llogaridhënia; 1.5. dhënia e prioritetit intervenimeve kost-efektive të kujdesit shëndetësor, të bazuara në të dhëna; 1.6. qëndrueshmëria dhe vazhdueshmëria; 1.7. parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve nëpërmjet promovimit shëndetësor, detektimit, dhe politikave publike shumë-sektoriale për përmirësimin e shëndetit; 1.8. bashkë-përgjegjësia dhe solidariteti.

Nenet Neni 12

Neni 12 Masat dhe veprimet

1. Kujdesi shëndetësor zbatohet nëpërmjet masave dhe veprimeve, si në vijim:

 1.1. ruajtja dhe përparimi i mënyrave të shëndosha të jetesës nëpërmjet promovimit shëndetësor dhe aktiviteteve edukative të organizuara me qëllim të ngritjes së kulturës shëndetësore të qytetarëve dhe të banorëve;

1.2. zbulimi i hershëm i sëmundjeve ngjitëse dhe eliminimi i shkaktarëve të tyre duke evituar rrethanat që kanë mundësuar shfaqjen e epidemive;

1.3. zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve akute, si dhe mjekimi i sëmundjeve kronike masive jo-ngjitëse nga regjistri zyrtar, përfshirë rehabilitimin pas tyre;

1.4. parandalimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve malinje, veçanërisht i kancerit të gjirit, kancerit të qafës së mitrës, dhe kancerit kolorektal .

1.5. parandalimi i lëndimeve në punë dhe i sëmundjeve profesionale;

1.6. parandalimi, zbulimi hershëm, dhe trajtimi i sëmundjeve të vartësisë, sëmundjeve me bartje seksuale, dhe HIV infeksionit“.

1.7. sigurimi i furnizimit me barna, materiale shpenzuese, si dhe pajisje medicinale;

1.8. trajtimi, rehabilitimi dhe resocializimi i të sëmurëve kronik mendor në bashkësi;

1.9. trajtimi, rehabilitimi psikosocial dhe resocializimi i personave me aftësi të kufizuara në bashkësi;

1.10. sigurimi i kushteve për ruajtjen e shëndetit të shtatzënave dhe të lehonave; fillimin e shëndoshë të jetës; si dhe zhvillimin e shëndoshë të fëmijëve dhe të rinjve;

1.11. ndërmarrja e masave për parandalimin dhe eliminimin e pasojave shëndetësore të shkaktuara nga gjendjet emergjente;

1.12. organizimi i shërbimit emergjent në bazë të ligjit të veçantë;

1.13. zbatimi i sistemit unik të mbledhjes së të dhënave dhe informimit në shëndetësi;

1.14. organizimi dhe zbatimi i mbikëqyrjes profesionale dhe juridike;

1.15. zbatimi i aktiviteteve në grumbullimin vullnetar të gjakut;

1.16. ndërmarrja e masave përkitazi me mbrojtjen nga shkaktarët e dëmshëm mjedisor; fizik, kimik, dhe biologjik;

1.17. parandalimi i anomalive kongjenitale dhe zbulimi i tyre i hershëm;

1.18. parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kariesit, sëmundjeve të gojës dhe anomalive orofaciale;

1.19. shërbimi i kujdesit shëndetësor në shtëpi për qytetarët dhe banorët në nevojë, veçanërisht për personat e palëvizshëm

Nenet Neni 1

 Ky ligj ka për qëllim sigurimin e bazës ligjore për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës nëpërmjet promovimit të shëndetit, aktiviteteve parandaluese, dhe ofrimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe kualitative të kujdesit shëndetësor.

Ligjet Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Nenet Neni 5.1

Ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit

1. Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi.

 

Nenet Neni 5.2

2. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i personave me aftësi të kufizuara gjatë punësimit, avancimit në punë dhe avancimit profesional, nëse për atë vend pune është i aftë ta kryejë punën në mënyrë adekuate.

Nenet Neni 5.3

3. Nuk konsiderohet diskriminim, çdo dallim përjashtim ose dhënie e përparësisë, përkitazi me ndonjë vend të caktuar pune, në bazë të kritereve të caktuara që kërkohen për atë vend pune.

Nenet Neni 5.4

 4. Punëdhënësi është i obliguar që në rastin e punësimit të punëtorëve, për të njëjtin vend pune të përcaktojë kritere dhe mundësi të barabarta si për femra ashtu edhe për meshkuj.

 

Nenet Neni 5.5

5. Dispozitat e Ligjit nr. 2004/3 Kundër Diskriminimit, do të zbatohen drejtpërsëdrejti kur është në pyetje marrëdhënia e punës e lidhur në mes të të punësuarit dhe punëdhënësit.

Nenet Neni 6

Ndalimi i punës së detyruar ose të dhunshme

1. Puna e detyruar ose e dhunshme është e ndaluar.

2. Përjashtimisht punë e detyruar nuk konsiderohet puna ose shërbimi të cilin e kryejnë personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur sipas nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

Nenet Neni 7

Kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës

1. Marrëdhënia e punës mund të themelohet me çdo person prej moshës tetëmbëdhjetë (18) vjeç.

2. Marrëdhënia e punës mund të themelohet edhe me personat në mes të moshës pesëmbëdhjetë (15) deri në tetëmbëdhjetë (18) vjeç, të cilët mund të punësohen për punë të lehta që nuk paraqesin rrezik për shëndetin ose zhvillimin e tyre dhe nëse ajo punë nuk është e ndaluar me ndonjë ligj ose akt nënligjor.

3. Asnjë punëdhënës nuk mund të lidhë kontratë pune me ndonjë person nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç.

4. Për pagesën e kontributeve dhe detyrimeve tjera ligjore, punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin t’a lajmërojë në Administratën Tatimore të Kosovës, institucionet e tjera të cilat i menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat e tjera të obligueshme.

5. Sistemimi i punëve të lehta dhe të ndaluara nga paragrafi 2. i këtij neni për personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.

Nenet Neni 8

Konkursi Publik

1. Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës.

2. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu siç parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi.

 

Nenet Neni 9

Punësimi i shtetaseve të huaj

Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi në Republikën e Kosovës themelojnë marrëdhënie pune sipas këtij ligji, nën kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj të veçantë për punësimin e shtetasve të huaj dhe sipas konventave ndërkombëtare.

 

Nenet Neni 5

Ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit

 

1. Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi.

2. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i personave me aftësi të kufizuara gjatë punësimit, avancimit në punë dhe avancimit profesional, nëse për atë vend pune është i aftë ta kryejë punën në mënyrë adekuate.

3. Nuk konsiderohet diskriminim, çdo dallim përjashtim ose dhënie e përparësisë, përkitazi me ndonjë vend të caktuar pune, në bazë të kritereve të caktuara që kërkohen për atë vend pune.

4. Punëdhënësi është i obliguar që në rastin e punësimit të punëtorëve, për të njëjtin vend pune të përcaktojë kritere dhe mundësi të barabarta si për femra ashtu edhe për meshkuj.

5. Dispozitat e Ligjit nr. 2004/3 Kundër Diskriminimit, do të zbatohen drejtpërsëdrejti kur është në pyetje marrëdhënia e punës e lidhur në mes të të punësuarit dhe punëdhënësit.

Nenet Neni 88

1. Të punësuarve dhe punëdhënësve u garantohet liria e asocimit dhe veprimit pa ndërhyrje nga asnjë organizatë ose organ publik;

Nenet Neni 55.3

3. Punëdhënësi duhet t’i paguajë femrave dhe meshkujve kompensimin e njëjtë për punën e vlerës së
njëjtë, kompensim i cili mbulon pagën bazë dhe shtesat e tjera

Ligjet Ligji për Barazi Gjinore Nr. 05/L -020 -2015
Ligji për Barazi Gjinore Nr. 05/L -020 -2015
Nenet Neni 15

Ndalimi i diskriminimit gjinor në marrëdhëniet e punës

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë, statusit martesor apo familjar, shtatzënisë, lindjes, prindërisë dhe secilës formë të kujdestarisë në sektorin publik ose privat, sa i përket:

 1.1. kushteve për qasje në punësim, në punë të pavarur ose të obliguar, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe kushtet e rekrutimit, pavarësisht degës së aktivitetit dhe në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, duke përfshirë avancimin;

1.2. qasjes në të gjitha llojet dhe nivelet e drejtimit profesional, trajnimin profesional dhe të avancuar dhe rikualifikimet përfshirë përvojën e punës praktike;

 1.3. punësimi dhe kushtet e punës, përfshirë shkarkimin nga puna, si dhe paga;

 1.4. anëtarësimi dhe përfshirja në një organizatë të punëtorëve ose të punëdhënësve, ose ndonjë organizatë anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar, duke përfshirë përfitimet e siguruara nga organizatat e tilla;

1.5 Qasjes në punësim, përfshirë trajnimin për punësim, një trajtim i ndryshëm i cili është i bazuar në një karakteristikë lidhur me gjininë nuk paraqet diskriminim kur, për shkak të natyrës së veçantë të aktiviteteve profesionale apo të kushteve në të cilin kryhen ato, nëse një karakteristikë e tillë përbën një kërkesë përcaktuese profesionale, me kusht që qëllimi i saj është legjitim dhe kërkesa është proporcionale.

Neni 16 Ndalimi i diskriminimit gjinor në skemat e sigurimit shoqëror në punë

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë në të gjitha skemat e sigurimit shoqëror në punë, në veçanti sa i përket:

1.1. fushës së skemave të tilla dhe kushtet e qasjes në to;

1.2. detyrimit për të kontribuar dhe llogaritjet e kontributeve;

1.3. llogaritjes së përfitimeve, përfshirë përfitimet suplementare në lidhje me bashkëshortin/ en apo vartësve, si dhe kushtet që rregullojnë kohëzgjatjen dhe gëzimin e të drejtës për përfitime.

Nenet Neni 1

1. Ky ligj, garanton, mbron dhe promovon barazinë midis gjinive, si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë.

2. Ky ligj përcakton masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të barabarta të femrave dhe meshkujve, si dhe përcakton institucionet përgjegjëse dhe kompetencat e tyre.

Nenet Neni 4

 Ndalimi i diskriminimit gjinor

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë gjinor, duke përfshirë trajtimin më pak të favorshëm të femrave për shkak të shtatzënisë dhe amësisë, gjendjes martesore, kombësisë, racës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, statusit social, besimit fetar dhe besimit, moshës, ose ndonjë bazë tjetër të përcaktuar me ligj apo marrëveshje dhe instrumente ndërkombëtare në fuqi.

2. Dhuna në baza gjinore është një formë e diskriminimit e cila seriozisht pengon aftësinë e femrave dhe meshkujve që t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë në baza të barabarta dhe është e ndaluar.

3. Ngacmimi dhe ngacmimi seksual janë të ndaluara. Refuzimi apo dorëzimi i një personi ndaj sjelljes së tillë nuk mund të përdorët si bazë për një vendim që prek atë person.

4. Me qëllim të ndalimit të diskriminimit gjinor me legjislacion, politika, programe dhe praktika, parimi i barazisë gjinore dhe integrimit gjinor, duke përfshirë përfitimet pas shtatzënësisë dhe lindjes, zbatohet në të gjitha planifikimet, buxhetimet dhe zbatimet e akteve të mësipërme nga subjektet publike dhe private.

5. Udhëzimi për diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të gjinisë konsiderohet diskriminim sipas kuptimit të këtij ligji.

6. Nuk do të ketë viktimizim të personave të përfshirë në parashtrimin apo procedimin e ankesave të diskriminimit, ngacmimit apo ngacmimit seksual të parashtruara në bazë të këtij ligji.

Nenet Neni 5

Masat e përgjithshme për parandalimin e diskriminimit gjinor dhe sigurimin e barazisë gjinore

 1. Me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të diskriminimit gjinor si dhe arritjes së barazisë gjinore, institucionet e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor dhe institucionet e tjera publike janë përgjegjëse për të zbatuar masat legjislative dhe masat tjera duke përfshirë: 1.1. analizën e statusit të femrave dhe meshkujve në organizatat dhe fushat përkatëse;

1.2. miratimin e strategjive dhe planeve të veprimit për promovimin dhe vendosjen e barazisë gjinore në përputhje me Programin e Kosovës për barazi gjinore;

1.3. përfshirjen e integrimit gjinor në të gjitha politikat, dokumentet dhe legjislacion;

1.4. sigurimin e proceseve të përzgjedhjes, punësimit dhe caktimit në punë, duke përfshirë edhe pozicione drejtuese, në përputhje me kërkesën për përfaqësim të barabartë të femrave dhe meshkujve;

1.5. përfshirjen e buxhetimit gjinor në të gjitha fushat, si një instrument i nevojshëm për të garantuar që parimi i barazisë gjinore të respektohet në mbledhjen, shpërndarjen dhe caktimin e burimeve;

1.6. sigurimin e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve në të gjitha konferencat, mbledhjet, seminaret dhe trajnimet jashtë dhe brenda vendit;

1.7. caktimin e burimeve të përshtatshme njerëzore dhe financiare për programe, projekte, dhe iniciativa për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e femrave;

1.8. ndarjen sipas gjinisë të të gjitha të dhënave të nevojshme statistikore, që mblidhen, regjistrohen, përpunohen dhe obligohen që këto të dhëna t’i dorëzojnë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës;

1.9. të marrë parasysh barazinë gjinore në rastin e emërtimit të institucioneve, shkollave e rrugëve.

2. Çdo dispozitë, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij ligji shfuqizohet.

 3. Kontratat publike si dhe çdo dispozitë në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë, e cila është e përfshirë në kontratat apo marrëveshjet individuale a kolektive, janë ose mund të shpallen të pavlefshme apo të ndryshohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Nenet Neni 16

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë në të gjitha skemat e sigurimit shoqëror në punë, në veçanti sa i përket:

1.1. fushës së skemave të tilla dhe kushtet e qasjes në to;

1.2. detyrimit për të kontribuar dhe llogaritjet e kontributeve;

1.3. llogaritjes së përfitimeve, përfshirë përfitimet suplementare në lidhje me bashkëshortin/ en apo vartësve, si dhe kushtet që rregullojnë kohëzgjatjen dhe gëzimin e të drejtës për përfitime.

Nenet Neni 22

 Mbrojtja juridike e të drejtës së trajtimit të barabartë të femrave dhe meshkujve

1. Personat të cilët konsiderojnë se parimi i trajtimit të barabartë nuk është zbatuar ndaj tyre, mund të iniciojnë procedura dhe paraqesin prova para organit administrativ apo Gjykatës kompetente në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Nenet Neni 17

 Detyrimet e punëdhënësit në marrëdhëniet e punës

1. Punëdhënësi/sja në të gjithë sektorët obligohet:

1.1. të shmang përfshirjen e elementeve diskriminuese në bazë të gjinisë në shpalljen e vendit të lirë të punës;

1.2. të promovojë barazinë gjinore para dhe gjatë marrëdhënies së punës;

1.3. të sigurojë mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt që aplikojnë për vende të lira të punës;

1.4. Kur për një vend të lirë pune ose për një kategori të caktuar pune nuk ka barazi gjinore, nuk paraqet diskriminim gjinor nëse shpallja inkurajon gjininë më pak të përfaqësuar të aplikojnë me qëllim të promovimit të barazisë gjinore;

1.5. që të mos disfavorizojë një punëkërkues, duke vendosur rregulla, kritere ose metoda procedurale, që në dukje janë neutrale, por që në praktikë janë më pak të favorshme për personat e një gjinie, që përmban diskriminim të tërthortë gjinor;

1.6. të punësojë personin pa dallim gjinor, në çdo pozitë ose vend të lirë, në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale;

1.7. të promovojë shpërndarje të barabartë, ndërmjet meshkujve dhe femrave në lloje të ndryshme të vendeve të punës dhe brenda kategorive të ndryshme të punonjësve, përmes trajnimit dhe zhvillimit të aftësive profesionale si dhe masave të tjera të përkohshme;

1.8. të sigurojë që femrat dhe meshkujt të kenë mundësi të barabarta për të vazhduar shkollimin dhe aftësimin profesional dhe të përcjellin trajnimet të cilat mbahen për të shtuar shkathtësitë profesionale ose të përgatiten për profesione të tjera;

 1.9. të zbatojë kritere të barabarta në vlerësimin e cilësisë së punës;

1.10. Punëdhënësi nuk mund të zbatojë një kriter vlerësues, në dukje neutral, por që në praktikë është në disavantazh të personave të gjinisë tjetër;

1.11. Në veçanti, kur sistemi i klasifikimit të vendeve të punës përdoret për të përcaktuar pagën, bazohet në kriteret e njëjta për meshkujt dhe femrat dhe shmangë diskriminimin në bazë të gjinisë;

1.12. të japë pagë të barabartë për punë të barabartë dhe punë me vlerë të barabartë;

1.13. Punëdhënësi është i obliguar që të sigurojë një mjedis të tillë të punës në të cilin asnjë nga punëtorët nuk është subjekt i trajtimit të padëshirueshëm të natyrës seksuale nga punëdhënësi, mbikëqyrësi, apo kolegët, duke përfshirë trajtimin e padëshiruar fizik, verbal ose joverbal apo sjelljet e tjera seksuale që krijojnë marrëdhënie dhe një mjedis frikësimi, armiqësor ose poshtërues të punës dhe që cenojnë dinjitetin e femrave dhe meshkujve në punë;

1.14. të mos vendosë në pozitë të disfavorshme ose të mos marrë masa disiplinore ndaj punëmarrësit, i cili kundërshton ose ankohet për diskriminim, ngacmim seksual, si edhe ndaj punëmarrësit që dëshmon për veprime diskriminuese, ose ngacmim seksual, të kryera prej punëdhënësit ose punëmarrësve të tjerë;

1.15. Punëdhënësit janë të obliguar të marrin masa të nevojshme për t’u mundësuar femrave dhe meshkujve të përshtatin detyrimet e tyre profesionale he familjare;

1.16. Organizimi i punës dhe orarit, në pajtim me nevojat e tregut të punës dhe gjendjen familjare të të punësuarve, bëhet në mënyrë që të sigurojë kthimin në vendin e njëjtë të punës pas pushimit të lindjes, pushimit prindëror, pushimit të abortit, pushimit mjekësor ose pas kohës së kaluar jashtë vendit të punës për shkaqe urgjente familjare, apo aftësime profesionale.

2. Çdo person pas pushimit prindor, ka të drejtë, të kthehet në punën e tij/saj sipas kushteve të cilat janë jo më pak të favorshme për të dhe të përfitojë nga kushtet e mira të punës në të cilën ajo ka të drejtë gjatë mungesës së saj përfshirë mundësitë e avancimit.

Nenet Neni 19

Ndalimi i diskriminimit gjinor në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime

1. Ndalohet Diskriminimi në bazë të gjinisë në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime

2. Ky ligj zbatohet për të gjithë personat të cilët ofrojnë mallra dhe shërbime, të cilët janë në dispozicion për publikun pavarësisht nëse personi në fjalë i përket sektorit publik apo privat, duke përfshirë dhe organet publike, të cilat janë ofruar jashtë zonës së jetës private dhe familjare të ofruara nga institucionet publike dhe private.

 3. Ky ligj nuk cenon lirinë e individit për të zgjedhur një partner kontraktual për sa kohë që zgjedhja e një individi e partnerit kontraktual nuk është bazuar në gjininë e atij personi.

 4. Ky ligj nuk do të përjashtojë diferencat në trajtim, nëse sigurimi i mallrave dhe shërbimeve ekskluzivisht ose kryesisht për anëtarët e një gjinie justifikohet me një qëllim legjitim dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë adekuate dhe të nevojshme.

Nenet Neni 20

 Ndalimi i diskriminimit gjinor dhe trajtimit të pabarabartë

 1. Ndalohet diskriminimi mbi bazë gjinore në institucione arsimore në të gjitha nivelet, duke përfshirë qasjen në arsimim, procesin e pranimit, qasjen në shërbime, mjete dhe përfitime si bursat, rezultatet e vlerësimit, marrjen e diplomave dhe titujve shkencor, qasjen në trajnime profesionale, ndjekjen e arsimimit, sporteve dhe fushave tjera.

2. Veprimet në vijim përbëjnë diskriminim në bazë gjinore dhe janë të ndaluara:

2.1. çdo kufizim apo pengesë me bazë gjinore, në krijimin e mundësive të nevojshme, për t’u shkolluar në institucione publike e private, të cilat ofrojnë shkollim apo kualifikime tjera dhe shërbime trajnimi;

2.2. Ofrimin e mundësive të ndryshme për meshkujt dhe femrat në zgjedhjen e fushës së veçantë të studimit, trajnim apo diplomim, dhe në lidhje me kohëzgjatjen e klasave, përveçse kjo përligjet nga një qëllim i ligjshëm dhe mjetet për arritjen e atij qëllimi janë ato që duhen dhe të nevojshme.

Nenet Neni 23

3. Gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri në shtatëqind (700) euro do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit përgjegjës ose personit tjetër në personin juridik, organit me autorizime publike ose individit i cili në formë të profesionit të regjistruar kryen veprimtari të caktuar, i cili në bazë gjinore do ta shkelë dinjitetin e personit të caktuar ose krijon mjedise, qasje ose praktikë kërcënuese, armiqësore, ofenduese ose shqetësuese (neni 3 nënparagrafi 1.1, 1.11, 1.12 të këtij ligji

Ligjet Fshi LIGJI NR.2004/38
LIGJI NR.2004/38
Nenet Neni 6.1

E drejta në dinjitetin njerëzor

6.1. Gjatë trajtimit mjekësor duhet të respektohen: dinjiteti, jeta private, integriteti personal dhe bindjet religjioze të qytetarit.

Nenet Neni 9

E drejta për të qenë i informuar

9.1. Qytetari ka të drejtë që të pranojë informatën e plotë, në një formular individual.

9.2. Qytetari ka të drejtë, që të pranojë informata të detajizuara lidhur me:

a. gjendjen e shëndetit të tij, përfshirë këtu edhe vlerësimin mjekësor;

b. ekzaminimet dhe intervenimet e rekomanduara;

c. përparësitë e mundshme dhe rreziqet e realizimit të ekzaminimeve ose të intervenimeve të rekomanduara;

 d. datat e planifikuara për realizimin e ekzaminimeve dhe të intervenimeve; e. të drejtën e tij, për të vendosur lidhur me ekzaminimin ose intervenimin e rekomanduar;

f. procedurat dhe metodat e mundshme alternative;

g. rrjedhën e ofrimit të shërbimeve si dhe rezultatet e pritura;

h. suksesin ose dështimin eventual të çfarëdo ekzaminimi ose intervenimi të përfunduar, përfshirë edhe rezultatet që dallojnë nga ato të pritura, si dhe shkaqet për këtë; i. mënyrat e rekomanduara për jetë të shëndoshë dhe

 j. çdo informatë tjetër, relevante për shëndetin e qytetarit ose për trajtimin e tij.

9.3. Qytetari ka të drejtë që të disponojë me emrat, kualifikimet dhe pozicionet e personave që janë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për të.

9.4. Qytetari, pa aftësi veprimi ose me aftësi të zvogëluar të veprimit ka të drejtë në informata që i përgjigjen moshës dhe gjendjes së tij mendore.

9.5. Qytetari ka të drejtë, që të sigurojë informatën në mënyrën, e cila është e pranueshme për të, duke pasur parasysh moshën, nivelin arsimor, nivelin e diturisë, gjendjen psikike dhe pritjet e tij, lidhur me çështjen konkrete.

9.6. Në rast se është e mundshme, me rastin e ofrimit të informatave, duhet të sigurohet përkthyesi ose përkthyesi që shërbehet me gjuhën e shenjave.

9.7. Kushtet, që janë të domosdoshme për të realizuar të drejtat e lidhura me sigurimin e informatave, duhet të sigurohen nga institucioni shëndetësor që i disponon ato.

9.8. Qytetari, i cili ka aftësi të plotë veprimi, mund ta refuzojë të drejtën për të qenë i informuar, përveç në rastet kur ai duhet që, patjetër, të jetë koshient për natyrën e sëmundjes, me qëllim që të mos e rrezikojë shëndetin e të tjerëve.

 9.9. Në rast se intervenimi kryhet me iniciativën e qytetarit dhe jo për qëllime terapeutike, mohimi i të drejtës, për të qenë i informuar, mund të jetë i vlefshëm vetëm atëherë kur bëhet në formë të shkruar.

9.10. Qytetari, me aftësi të plotë veprimi, ka të drejtë që ta përcaktojë personin, i cili do të informohet, me shkrim ose në çfarëdo mënyre tjetër të besueshme, në vend të tij.

9.11. Qytetari ka të drejtë që të informohet edhe në rastet kur pëlqimi i tij, nuk është kusht për fillimin e trajtimit.

Ligjet Ligji për Shëndetin Riprodhues Nr. 02/L-76
Ligji për Shëndetin Riprodhues Nr. 02/L-76
Nenet Neni 4

4.1. Çdo individi pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta në informim dhe edukim lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, përgjatë gjithë ciklit jetësor të saj/tij.

4.2. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre.

4.3. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.

4.4. Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit.

Nenet Neni 5

5.1. Çdo individ ka të drejtë në jetë të shëndoshë seksuale dhe riprodhuese që zgjedh me vullnetin e saj/tij.

5.2. Asnjë femër nuk mund të detyrohet të mbetet shtatzënë.

5.3. Çdo ndërhyrje mjekësore e lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues duhet bërë konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38.

Nenet Neni 23

Veprimtaritë e ndaluara në lëmin e riprodhimit të asistuar janë:

1.   keqpërdorimi i embrioneve për qëllime komerciale, industriale dhe eksperimentale.

2.   manipulimet gjenetike në embrione;

3.   donacionet ilegale të embrioneve;

4.   trafikimi i gameteve;

5.   përzierja e gameteve;

6.   marrëveshjet e ndërmjetësimit për amësi substitutive,

7.   inseminimi post-mortem pa pëlqim me shkrim të partnerit;

8.   thyerja e të drejtës së konfidencës së të dhënave mbi dhuruesit e gameteve;

9.   aborti selektiv i embrioneve të gjinisë së caktuar;

10.  zgjedhja e gjinisë së fëmijës, me përjashtim të rasteve me indikacione shëndetësore me pasoja për nënën dhe frytin dhe,

11.  veprimtaritë shëndetësore konform nenit 46 të Ligjit për Shëndetësi.

Nenet Neni 2

E drejta riprodhuese: është e drejta e individëve dhe çifteve që të vendosin lirshëm dhe me përgjegjësi mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë, të drejtën që të kenë qasje në informata, edukim, komunikim dhe mjete të cilat do t`iu mundësojnë atyre që vendimet të jenë të mbështetura në evidence

Nenet Neni 4

4.1. Çdo individi pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta në informim dhe edukim lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, përgjatë gjithë ciklit jetësor të saj/tij.

4.2. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre.

4.3. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.

4.4. Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit.

Nenet Neni 6

Neni 6

6.1. Çdo individi i sigurohet qasja në shërbime shëndetësore të standardit më të lartë të mundshëm të shëndetit seksual dhe riprodhues, për të ruajtur dhe përparuar shëndetin seksual dhe riprodhues të saj, tij, dhe ka të drejtë të kërkojë këshillim, ekzaminim mjekësor, trajtim të përshtatshëm dhe rehabilitim për jetë të shëndetshme seksuale dhe riprodhuese konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38.

 6.2. Të gjithë individët kanë të drejtë për të përfituar nga progresi shkencor dhe teknologjitë e reja lidhur me riprodhimin dhe seksualitetin, kur ato janë të sigurta dhe të pranueshme.

 

Nenet Neni 12

Neni 12

Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtë të informohen për rreziqe, edukim dhe komunikim të mbështetur në evidencë, zgjedhje të vullnetshme dhe që të përfitojnë nga përdorimi i mjeteve dhe i metodave të sigurta, të përballueshme dhe të pranueshme të planifikimit të familjes.

Nenet Neni 13

Neni 13

13.1. Shërbimet këshillëdhënëse për planifikim të familjes ofrohen nga personeli shëndetësor ose social i trajnuar dhe në institucionet që sigurojnë konfidencë.

13.2. Është detyrë e punëtorit shëndetësor ose social në institucionet shëndetësore që të informoj individin ose çiftin lidhur me planifikimin e familjes.

Ligjet Ligji për trashëgiminë Nr. 2004/26 dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/26 Trashëgiminë në Kosovë Nr. 06/L-008 - 2018
Ligji për trashëgiminë Nr. 2004/26 dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/26 Trashëgiminë në Kosovë Nr. 06/L-008 - 2018
Nenet Neni 3

Barazia në trashëgimi

3.1. Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi.

3.2. Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent si dhe fëmijët e adoptuar barazohen me fëmijët legjitim.

3.3. I adoptuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë.

3.4. Të huajt janë të barabartë në trashëgimi me kosovarët, me kusht reciprociteti. Reciprociteti prezumohet.

Nenet Neni 3

 3.1. Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi.

3.2. Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent si dhe fëmijët e adoptuar barazohen me fëmijët legjitim.

3.3. I adoptuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë.

3.4. Të huajt janë të barabartë në trashëgimi me kosovarët, me kusht reciprociteti. Reciprociteti prezumohet.

Nenet 2

Mund të trashëgohen sendet dhe të drejtat të cilat i përkasin individëve

Nenet Neni 3

Barazia në trashëgimi

3.1.Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi.

3.2. Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent si dhe fëmijët e adoptuar barazohen me fëmijët legjitim.

Nenet Neni 22

Trajtimi i barabartë i fëmijëve të trashëgimtarit

Fëmijët e lindur në martesë, jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, si dhe ata të adoptuar dhe pasardhësit e tyre kanë të drejta të barabarta në trashëgimi.

Nenet Neni 23

Shtimi i pjesës trashëgimore të fëmijëve

Kur ekziston fëmija i trashëgimlënësit, prindi tjetër i të cilit nuk është bashkëshort pasjetues, e pasuria e bashkëshortit pasjetues është më e madhe se pjesa që do t’i takonte me rastin e ndarjes së pasurisë trashëgimore në pjesë të barabarta, atëherë secilit fëmijë të trashëgimlënësit i takon pjesa dy herë më e madhe sesa bashkëshortit, nëse gjykata, pasi të marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit, nuk vendos ndryshe.

Nenet Neni 24

Barazia në trashëgimi

I adoptuari dhe pasardhësit e tij ndaj adoptuesit kanë të drejta të njëjta trashëgimore sikurse fëmijët e adoptuesit dhe pasardhësit e tjerë të tij.

Ligjet Ligji për mbrojtjen e konsumatorit Nr. 06/L-034
Ligji për mbrojtjen e konsumatorit Nr. 06/L-034
Nenet Neni 4

Të drejtat e konsumatorit

1. Me këtë ligji garantohen këto të drejta themelore të konsumatorëve:

1.1. E drejta për të mbrojtur jeten, shëndetin mjedisin dhe interesat

Ligjet Fshi 04/L-123 - 2012
Kodi i Procedurës Penale i Kosovës Nr. 04/L-123 - 2012
Nenet Neni 9


 Barazia e palëve 
1. Nëse me këtë Kod nuk parashihet ndryshe, i pandehuri dhe prokurori i shtetit në procedurë penale kanë pozitë të barabartë.

Nenet Neni 5

1. Çdo person i dyshuar ose i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të kërkojë procedurë të paanshme penale të zbatuar në kohë të arsyeshme.

2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë.

3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

4. Kushdo që është privuar nga liria me arrest menjëherë njoftohet në gjuhën që e kupton për arsyet e heqjes së lirisë. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës sillet para gjyqtarit të gjykatës themelore në juridiksionin e arrestimit brenda dyzet e tetë (48) orëve. Gjyqtari vendos për caktimin e paraburgimit, në pajtim me Kapitullin X të këtij Kodi

Nenet Neni 3

 Çdo person i dyshuar ose që akuzohet për vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës. 2. Mëdyshjet lidhur me ekzistimin e fakteve të rëndësishme për çështjen ose për zbatimin e ndonjë dispozite të ligjit penal interpretohen në favor të të pandehurit dhe të drejtave të tij sipas këtij Kodi dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Nenet Neni 5

Çdo person i dyshuar ose i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të kërkojë procedurë të paanshme penale të zbatuar në kohë të arsyeshme. 2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë. 3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

Nenet Neni 11

1. I pandehuri ka të drejtë në kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes së tij. 2. I pandehuri ka të drejtë të mbrohet personalisht ose me ndihmën e mbrojtësit i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, sipas zgjedhjes së tij. 3. Në qoftë se i pandehuri nuk angazhon mbrojtës për të siguruar mbrojtjen, kurse mbrojtja është e detyrueshme, të pandehurit i caktohet mbrojtës i pavarur me përvojë dhe me kompetencë në përputhje me llojin e veprës penale dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod. 4. Sipas kushteve të parapara me këtë Kod, të pandehurit i cili nuk mund t’i paguajë shpenzimet e mbrojtjes dhe për këtë arsye nuk mund të angazhojë mbrojtës, me kërkesë të tij i caktohet një mbrojtës i pavarur me përvojë dhe me kompetencë konform me llojin e veprës penale, që paguhet nga mjetet e buxhetit kur interesat e drejtësisë këtë e kërkojnë. 5. Gjykata ose organi kompetent i cili e drejton procedurën penale detyrohet ta njoftojë të pandehurin për të drejtën e tij në mbrojtës që nga marrja në pyetje për herë të pare, ashtu siç parashihet me këtë Kod

Nenet Neni 1

2. Me këtë Kod caktohen rregullat që garantojnë se asnjë person i pafajshëm nuk do të dënohet, ndërsa dënimi ose sanksioni tjetër penal mund t’i shqiptohet vetëm personit i cili ka kryer vepër penale sipas kushteve të parapara me Kodin Penal dhe me ligjet tjera të Kosovës në bazë të të cilave janë paraparë veprat penale sipas procedurës së zbatuar në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme para gjykatës kompetente

Nenet Neni 293

Publiciteti i shqyrtimit gjyqësor 1. Shqyrtimi gjyqësor është i hapur. 2. Në shqyrtim gjyqësor mund të marrin pjesë personat madhor. 3. Personat e pranishëm në shqyrtim gjyqësor nuk mund të mbajnë armë ose mjete të rrezikshme, me përjashtim të zyrtarëve të policisë që ruajnë të akuzuarin, të cilët mund të jenë të armatosur.

 

Nenet Neni 294

Përjashtimi i publikut 1. Nga fillimi deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues me propozimin e palëve ose sipas detyrës zyrtare, por gjithnjë pas dëgjimit të tyre, mund të përjashtojë publikun gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor ose nga një pjesë e tij, kur kjo është e nevojshme për: 1.1. ruajtjen e fshehtësisë zyrtare; 1.2. ruajtjen e informacionit të fshehtë i cili do të rrezikohej nga shqyrtimi i hapur; 1.3. ruajtjen e rendit dhe respektimin e ligjit; 1.4. mbrojtjen e jetës personale ose familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit ose të pjesëmarrësve të tjerë në procedurë; 1.5. mbrojtjen e interesave të fëmijëve; ose 1.6. mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve bashkëpunues ose dëshmitarëve, siç parashihet në Kapitullin XIII të këtij Kodi.

Nenet Neni 257

Rregullat e përgjithshme për prova

1. Rregullat e provës të parapara në këtë nen zbatohen në të gjitha procedurat penale para gjykatës dhe, në rastet kur e parasheh ky Kod, ato gjithashtu zbatohen në procedurat para prokurorit të shtetit dhe policisë.

2. Provat e marra me shkelje të dispozitave të procedurës penale janë të papranueshme kur ky Kod ose dispozita të tjera të ligjit shprehimisht parashikojnë kështu.

3. Gjykata nuk mund ta mbështesë vendimin e saj në prova të papranueshme. 4. Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që:

4.1. liria e të pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit;

4.2. i pandehuri të kanoset me masa të ndaluara me ligj;
4.3. të premtohet ndonjë përfitim që nuk parashihet me ligj; dhe
4.4. të dobësohet kujtesa e të pandehurit ose aftësia e tij për të kuptuar.

5. Ndalesa nga paragrafi 4. i këtij neni zbatohet pavarësisht nga pëlqimi i personit të intervistuar ose të marrë në pyetje.

6. Kur intervistimi ose marrja në pyetje është zbatuar në kundërshtim me paragrafin 4. të këtij neni, procesverbali i intervistimit ose marrjes së tillë në pyetje është i papranueshëm.

Nenet Neni 17

Kohëzgjatja e pasojave që kufizojnë të drejtat. Kur dihet se fillimi i procedurës penale ka për pasojë kufizimin e disa të drejtave të caktuara dhe kur procedura penale zhvillohet për ndonjë vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me më shumë se tre vjet burgim, pasoja e tillë hyn në fuqi nga momenti i hyrjes në fuqi të aktakuzës, po qe se me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 

Nenet Neni 10

Njoftimi për shkaqet e akuzës, mos detyrimi për vetëfajësim dhe ndalesa kundër imponimit për pranim të fajit

1. Gjatë arrestimit të tij dhe marrjes në pyetje për herë të parë, i pandehuri menjëherë njoftohet në hollësi për llojin dhe shkaqet e akuzës kundër tij në gjuhën që ai e kupton.

2. I pandehuri nuk ka detyrim të paraqesë mbrojtjen e vet ose të përgjigjet në ndonjë pyetje, dhe nëse mbrohet, nuk është i detyruar të akuzojë vetveten ose të afërmit e tij e as të pranojë fajësinë. Kjo e drejtë nuk përfshin rastin kur i pandehuri hyn vullnetarisht në marrëveshje për të bashkëpunuar me prokurorin e shtetit.

3. Nga i pandehuri ose personi tjetër që merr pjesë në procedurë ndalohet dhe dënohet që të imponohet pranimi i fajësisë ose ndonjë deklarim tjetër me anë të torturës, forcës, kanosjes apo nën ndikimin e drogës ose të masave të tjera të ngjashme.

Nenet Neni 13

Të drejtat e personit të privuar nga liria

1. Çdo person i privuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për: 1.1. arsyet e arrestit të tij;

1.2. të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; dhe

1.3. të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij.

2. Personi i privuar nga liria me dyshim se ka kryer vepër penale të sjellet menjëherë para gjyqtarit dhe jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga arresti, ndërsa ai ka të drejtë në gjykim brenda një kohe të arsyeshme ose të lirohet në pritje të gjykimit.

3. Personi i privuar nga liria gëzon të drejtat e parapara me këtë nen gjatë gjithë kohës së heqjes së lirisë. Këto të drejta mund të hiqen vetëm nëse heqja dorë bëhet me shkrim në mënyrë vullnetare pasi të jetë informuar më parë për të drejtat e tij. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk varet as nga vendimi i mëparshëm i mundshëm i personit lidhur me heqjen dorë nga të drejtat e caktuara dhe as nga koha e njoftimit për këto të drejta.

Nenet Neni 14

Gjuhët dhe shkrimi

1. Gjuha dhe shkrimet që mund të përdoren në procedurë penale janë gjuha shqipe dhe serbe, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj.

2. Personi që merr pjesë në procedurë penale i cili nuk e flet gjuhën në të cilën zhvillohet procedura, ka të drejtë të flasë gjuhën e vet dhe të jetë i informuar nëpërmjet përkthimit pa pagesë me faktet, provat dhe procedurën. Përkthimi sigurohet përmes një përkthyesi të pavarur.

3. Personi nga paragrafi 2. i këtij neni njoftohet për të drejtën e tij në përkthim. Ai mund të heqë dorë nga kjo e drejtë nëse e di gjuhën në të cilën zhvillohet procedura gjyqësore. Njoftimi për këtë të drejtë dhe deklarata e pjesëmarrësit shënohet në procesverbal.

4. Deklaratat, ankesat dhe parashtresat tjera mund të dorëzohen në gjykatë në gjuhën shqipe ose serbe, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj.

5. Personit të arrestuar, të pandehurit që mbahet në paraburgim dhe personit që mban dënimin duhet siguruar përkthimin e thirrjeve gjyqësore, vendimeve dhe parashtresave në gjuhën të cilën ai e përdor në procedurë.

6. Shtetasi i huaj që ndodhet në paraburgim mund t’i dorëzojë gjykatës parashtresat në gjuhën e tijpara, gjatë dhe pas shqyrtimit gjyqësor vetëm sipas kushteve të reciprocitetit.

Nenet Neni 125

Paralajmërimet të cilat duhet lexuar dëshmitarit, dëshmitarëve ekspert, te pandehurve dhe dëshmitarëve bashkëpunues

1. Në fillim të marrjes në pyetje në procedurë paraprake, seancës për deklaratë në procedurë paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, prokurori i shtetit i lexon dëshmitarit këtë paralajmërimin: "Ky është një hetim penal. Ju jeni i detyruar të dëshmoni. Ju jeni i detyruar të tregoni të vërtetën. Nëse ju nuk tregoni të vërtetën, mund të ndiqeni sipas nenit 390 ose 391 të Kodit Penal. Nëse besoni se ju mund të fajësoni veten si rezultat i përgjigjeve në pyetje, ju mund të refuzoni të përgjigjeni. Nëse besoni se keni nevojë për ndihmën e avokatit si rezultat i përgjigjes në një pyetje, ju mund të angazhoni dhe të këshilloheni me një avokat. Ky hetim penal kërkon të gjejë të vërtetën dhe kujtesën sa më të saktë të fakteve që ju mund të ofroni. Nëse ju nuk e kuptoni pyetjen që u është bërë, ju duhet të kërkoni që pyetja të ju bëhet ndryshe. Nëse besoni se ka një dokument ose prova të tjera që mund t'iu ndihmojnë për tu përgjigjur në pyetje sa më saktëapo t’iu kujtohen faktet më qartë, ju jeni të detyruar të na tregoni. Nëse keni nevojë për ndihmë,përkthim, apo pushim të shkurtër dhe të arsyeshëm nga kjo seancë, ju duhet të kërkoni atë. A i kuptoni këto të drejta?"

2. Në fillim të marrjes në pyetje në procedurë paraprake, seancës për deklaratë në procedurë paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, prokurori i shtetit i lexon ekspertit këtë paralajmërimin: "Ky është një hetim penal mbi veprimet për të cilat ju keni njohuri të specializuara. Ju jeni të detyruar të dëshmoni. Ju jeni të detyruar të tregoni të vërtetën. Nëse ju nuk tregoni të vërtetën, mund të ndiqeni sipas nenit 390 ose 391 të Kodit Penal. Ju jeni të detyruar të shpjegoni hapat që keni ndërmarrë për sigurimin e njohurive të specializuara që keni në këtë rast. Ky hetim penal kërkon të gjejë të vërtetën dhe kujtesën sa më të saktë të fakteve që ju mund të ofroni. Nëse ju nuk e kuptoni pyetjen që u është bërë, ju duhet të kërkoni që pyetja të ju bëhet ndryshe. Nëse besoni se ka një dokument ose prova të tjera që mund t'ju ndihmojë për tu përgjigjur në pyetje samë saktë apo t’iu kujtohen faktet më qartë, ju jeni të detyruar të na tregoni. Nëse keni nevojë për ndihmë, përkthim, apo pushim të shkurtër dhe të arsyeshëm nga kjo seancë, ju duhet të kërkoni atë. A i kuptoni këto të drejta?".

3. Në fillim të marrjes në pyetje në procedurë paraprake, seancës për deklaratë në procedurë paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, prokurori i shtetit i lexon të pandehurit këtë paralajmërimin: "Ky është një hetim penal i veprave që ju mund të keni kryer. Ju keni të drejtë të jepni deklaratë, mirëpo poashtu keni të drejtë të heshtni dhe të mos përgjigjeni në asnjë pyetje, përveç dhënies së informatave mbi identitetin tuaj. Ju keni të drejtë të mos e fajësoni veten tuaj. Nëse ju zgjedhni të jepni deklaratë apo të përgjigjeni në pyetje, ju do të jeni nën betim. Informatat e dhëna mund të përdorën si dëshmi në gjykatë. Nëse keni nevojë për përkthyes, do t’iu sigurohetfalas. Nëse besoni se ju mund të fajësoni veten apo të afërmin tuaj si rezultat i përgjigjeve në pyetje, ju mund të refuzoni të përgjigjeni. Ju keni të drejtë të keni mbrojtës dhe të konsultoheni me të para dhe gjatë marrjes në pyetje. Nëse ju nuk e kuptoni pyetjen që u është bërë, ju duhet të kërkoni që pyetja të ju bëhet ndryshe. Nëse keni nevojë për ndihmë, përkthim, apo pushim të shkurtër dhe të arsyeshëm nga kjo seancë, ju duhet të kërkoni atë. Nëse nuk i kuptoni këto tëdrejta, konsultohuni me mbrojtësin tuaj”.

4. Në fillim të marrjes në pyetje në procedurë paraprake, seancës për deklaratën në procedurë paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, prokurori i shtetit i lexon personit të shpallur dëshmitarit bashkëpunues këtë paralajmërimin: "Ky është një hetim penal i veprave për të cilat ju mund të keni njohuri të drejtpërdrejtë. Ju jeni pajtuar të bashkëpunoni në këtë hetim. Nëse shfrytëzoni të drejtën tuaj për të heshtur, ju nuk do të jeni më dëshmitarë bashkëpunues. Nëse ju nuk thoni të vërtetën, kjo mund të merret parasysh gjatë përcaktimit të dënimit tuaj dhe ju mund të ndiqeni sipas nenit 392 të Kodit Penal. Mbrojtësi juaj është i pranishëm. Nëse besoni se keni nevojë të këshilloheni me mbrojtësin tuaj, ju mund të bëni këtë. Ky hetim penal kërkon të gjejë të vërtetën dhe kujtesën sa më të saktë të fakteve që ju mund të ofroni. Nëse ju nuk e kuptoni pyetjen që u është bërë, ju duhet të kërkoni që pyetja të ju bëhet ndryshe. Nëse besoni se ka një dokument ose prova të tjera që mund t'iu ndihmojë për tu përgjigjur në pyetje sa më saktë apo të ju kujtohen faktet më shumë, ju duhet të na tregoni. Nëse keni nevojë për ndihmë, përkthim, apo pushim të shkurtër dhe të arsyeshëm nga kjo seancë, ju duhet të kërkoni atë. A i kuptoni këto të drejta?"

5. Paralajmërimet nga ky nen shënohen në procesverbalin e seancës për deklaratën në procedurë paraprake.

6. Paralajmërimet e bëra në bazë të këtij neni, duhet t’i dorëzohen edhe me shkrim të pandehurit në një gjuhë që ai e kupton, së bashku me thirrjen para marrjes në pyetje.

7. Paralajmërimet e bëra në bazë të këtij neni duhet të futen në regjistrin e seancës preliminare të dëshmisë.

Nenet Neni 5

Gjykimi i drejte, i paanshem dhe ne afat te arsyeshem

1. Çdo person i dyshuar ose i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të kërkojë procedurë të paanshme penale të zbatuar në kohë të arsyeshme.

2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë.

3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

4. Kushdo që është privuar nga liria me arrest menjëherë njoftohet në gjuhën që e kupton për arsyet e heqjes së lirisë. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës sillet para gjyqtarit të gjykatës themelore në juridiksionin e arrestimit brenda dyzet e tetë (48) orëve. Gjyqtari vendos për caktimin e paraburgimit, në pajtim me Kapitullin X të këtij Kodi.

Nenet Neni 12

Ligjshmëria e privimit nga liria dhe vendosja në procedurë të përshpejtuar

1. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përpos rasteve dhe në pajtim me procedurën e përcaktuar me ligj.

2. Çdo person i privuar nga liria me arrest ose me ndalim, sipas procedurës së paraparë me këtë Kod ka të drejtë të ndërmarrë masa sipas të cilave për ligjshmërinë e arrestimit ose ndalimit të tij vendos gjykata në procedurë të përshpejtuar ose urdhëron lirimin e tij kur ndalimi është i paligjshëm.

Nenet Neni 13

Të drejtat e personit të privuar nga liria

1. Çdo person i privuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për: 1.1. arsyet e arrestit të tij;

1.2. të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; dhe

1.3. të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij.

2. Personi i privuar nga liria me dyshim se ka kryer vepër penale të sjellet menjëherë para gjyqtarit dhe jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga arresti, ndërsa ai ka të drejtë në gjykim brenda një kohe të arsyeshme ose të lirohet në pritje të gjykimit.

3. Personi i privuar nga liria gëzon të drejtat e parapara me këtë nen gjatë gjithë kohës së heqjes së lirisë. Këto të drejta mund të hiqen vetëm nëse heqja dorë bëhet me shkrim në mënyrë vullnetare pasi të jetë informuar më parë për të drejtat e tij. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk varet as nga vendimi i mëparshëm i mundshëm i personit lidhur me heqjen dorë nga të drejtat e caktuara dhe as nga koha e njoftimit për këto të drejta.

Nenet Neni 161

Parimi i interpretimit

1. Nenet nga ky kapitull interpretohen nga policia, prokurori i shtetit dhe gjykatat duke u mbështetur në këto parime:

1.1. e drejta e të pandehurit për liri dhe siguri përcakton prezumimin në favor të qëndrimit në liri.

1.2. privimi nga liria sipas këtij kapitulli urdhërohet nga gjykata vetëm nëse prokurori i shtetit paraqet prova nga ky kapitull që mbipeshojnë prezumimin nga nën-paragrafi 1.1. të këtij paragrafi;

1.3. kur urdhërohet heqja e lirisë nga ky kapitull, policia, prokurori i shtetit ose gjykata përdor kufizimet më të vogla të mundshme ndaj lirisë.

1.4. ky nen zbatohet për masat për heqjen e lirisë apo për sigurimin e pranisë së të pandehurit gjatë procedurës penale.

Nenet Neni 162

Neni 162
Arrestimi i përkohshëm dhe ndalimi policor

Kur një person kapet në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare ose është në ndjekje për veprën e kryer penale, policia ose çdo person tjetër është i autorizuar ta arrestojë atë përkohësisht edhe pa urdhër të gjykatës. Personi të cilit i është hequr liria nga persona të tjerë përpos policisë, menjëherë i dorëzohet policisë, e kur kjo është e pamundur menjëherë njoftohet policia ose prokurori i shtetit. Policia vepron në pajtim me nenin 163 dhe 164 të këtij Kodi.

Nenet Neni 163

Kufizimet në arrestimin e përkohshëm dhe ndalimin policor

1. Policia nuk mund të privojë personin nga liria, përveç nëse: 1.1. arrestimi lejohet sipas nenit 162 të këtij Kodi; 1.2. ka urdhër të gjykatës për të arrestuar personin;

1.3. ka urdhërarrest që duket të jetë i vlefshëm, të pranuar përmes INTERPOL-it apo rrugëve tjera diplomatike; 

1.4. arrestimi është i autorizuar nga neni 164 të këtij Kodi; ose

1.5. privimi nga liria është i shkurtë dhe në pajtim me nenin 72 të këtij Kodi.

2. Çdo person i privuar nga liria me arrest sipas këtij neni duhet që pa vonesë ta sillet te gjyqtari i procedurës paraprake për të vendosur mbi paraburgimin. Vonesa nuk tejkalon dyzet e tetë (48) orë.

Nenet Neni 164

Arrestimi gjatë fazës së hetimit

1. Kur prokurori i shtetit autorizon hetimin, policia arreston dhe ndalon personin vetëm nëse:
1.1. ka dyshim të bazuar se ai ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare; dhe 1.2. ka baza të artikulueshme për të besuar se:

1.2.1. ka rrezik të arratisjes;

1.2.2. ai do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose

1.2.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, mund ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.

2. Arrestimi dhe ndalimi nga ky nen autorizohet nga prokurori i shtetit që ka filluar hetimin, ose kur për shkak të rrethanave të ngutshme autorizimi i tillë nuk mund të merret para arrestimit, nga policia e cila menjëherë pas arrestimit duhet të informojë prokurorin e shtetit.

3. Personi i arrestuar sipas këtij neni gëzon të drejtat e të pandehurit. 4. Me rastin e arrestimit, personi i arrestuar informohet:

4.1. gojarisht për të drejtat e parapara në nenin 167 të këtij Kodi; dhe

4.2. me shkrim për të drejtat tjera të cilat ai i gëzon sipas këtij Kodi.

5. Ndalimi nga ky nen nuk mund të kalojë dyzet e tetë (48) orë nga koha e arrestimit. Pas kalimit të këtij afati, policia e liron të ndaluarin, përveç rasteve kur gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar paraburgimin.

6. Sa më shpejtë që është e mundur pas arrestimit dhe jo më vonë se gjashtë (6) orë nga koha e arrestimit, prokurori i shtetit i lëshon personit të arrestuar vendimin me shkrim mbi ndalimin, që përfshin emrin dhe mbiemrin e personit të arrestuar, vendin, ditën dhe kohën e saktë të arrestimit, veprën penale për të cilën dyshohet dhe bazën juridike për arrestim.

7. Brenda njëzetekatër (24) orëve pas arrestimit, prokurori i shtetit i paraqet gjyqtarit të procedurës paraprake kërkesën për caktimin e paraburgimit.

8. Kërkesa për caktimin e paraburgimit duhet të jetë në pajtim me nenin 165 të këtij Kodi.

9. I pandehuri përfaqësohet nga mbrojtësi në seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës përcaktim të paraburgimit. Mbrojtësi ka qasje në shkresat e lëndës së të pandehurit për t’u përgatiturpër seancën. 

10. Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim.

11. Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga seanca dëgjimore sipas paragrafit 10. të këtij neni, gjyqtari i procedurës paraprake nxjerr aktvendim lidhur me caktimin apo jo të paraburgimit të të pandehurit.

12. Gjyqtari i procedurës paraprake duhet të shqyrtojë nëse mund të urdhërohen masa më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit nga neni 173 të këtij Kodi.

13. Ndaj aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për caktim të paraburgimit mund të paraqitet ankesë në përputhje me dispozitat e nenit 189, paragrafi 3. të këtij Kodi.

Nenet Neni 441

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Kërkesë për mjet të jashtëzakonshëm juridik sipas këtij kapitulli mund të paraqitet në bazë të të drejtave të siguruara me këtë Kod dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ose Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet e saj, si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nenet Neni 57

Mbrojtësi në rastet e mbrojtjes së detyruar

1. I pandehuri duhet të ketë mbrojtës në këto raste të mbrojtjes së detyruar:

1.1. nga marrja në pyetje për herë të parë kur i pandehuri është memec, shurdh, i verbër ose shpreh shenja të çrregullimeve apo paaftësisë mendore dhe kështu është i paaftë që të mbrohet vetë me sukses;

1.2. gjatë seancës për caktimin e paraburgimit dhe gjatë kohës derisa ai gjendet në paraburgim;

1.3. nga ngritja e aktakuzës, kur aktakuza është ngritur kundër tij për vepër penale të dënueshme me të paktën dhjetë vjet burgim;

1.4. në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpreh shenja të çrregullimit apo të paaftësisë mendore ose është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm; dhe

1.5. në të gjitha rastet kur i pandehuri kërkon të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësisë për vepër penale për të cilën parashihet dënim me së paku një (1) vit burgim, i pandehuri duhet të përfaqësohet nga mbrojtësi.

2. Në qoftë se i pandehuri në rastin e mbrojtjes së detyruar nuk angazhon mbrojtës, e angazhimin nuk e bën askush nga personat ne nenin 53. paragrafi 8. i këtij Kodi, gjykata ose nje organ tjeter kompetent i cakton një mbrojtës sipas detyrës zyrtare me shpenzime publike. Kur mbrojtësi caktohet sipas detyrës zyrtare pasi të jetë ngritur aktakuza, i pandehuri njoftohet për këtë me rastin e dorëzimit të aktakuzës.

3. Në qoftë se i akuzuari në rastin e mbrojtjes së detyruar mbetet pa mbrojtës gjatë procedurës dhe nëse ai nuk angazhon mbrojtës tjetër, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues apo organi kompetent që e zbaton procedurën në fazën paraprake cakton një mbrojtës të ri sipas detyrës zyrtare në shpenzime publike.

4. Personi juridik nuk ka të drejtë në mbrojtës të caktuar me shpenzime publike.

Nenet Neni 374

Llojet e mjeteve juridike

1. Përveç rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, pala mund të paraqesë mjetin juridik në gjykatën e shkallës drejtpërdrejtë më të lartë përmes:

1.1. ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit.

1.2. ankesës kundër aktgjykimi të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme të Kosovës sipas paragrafit 1. të nenit 407 të këtij Kodi ose kur me aktgjykim shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm.

1.3. ankesës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit.

1.4. kërkesës për mjetin e jashtëzakonshëm juridik nga Gjykata Themelore apo Gjykata e Apelit në Gjykatën Supreme të Kosovës.

2. Kur lejohet me këtë Kod, urdhri i gjyqtarit të procedurës paraprake mund të shqyrtohet nga kolegji i përbërë prej tre (3) gjyqtarëve të gjykatës themelore. Urdhri i shqyrtuar nga kolegji shqyrtues nga ky paragraf mund të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit apo Gjykata Supreme vetëm me rastin e ankesës kundër aktgjykimit të gjykatës themelore.

Nenet Neni 4

1. Askush nuk mund të ndiqet dhe të dënohet për vepër penale nëse është liruar ose për të cilën është dënuar me vendim të formës së prerë, përkatësisht nëse procedura penale kundër tij është 2 pushuar me vendim të formës së prerë të gjykatës ose aktakuza është refuzuar me vendim të formës së prerë të gjykatës. 2. Me përjashtim të rasteve kur me këtë Kod është paraparë ndryshe, vendimi gjyqësor i formës së prerë mund të ndryshohet me mjete të jashtëzakonshme juridike vetëm në favor të personit të dënuar.

Nenet Neni 5.1

Gjykimi i drejte, i paanshem dhe ne afat te arsyeshem

 1. Çdo person i dyshuar ose i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të kërkojë procedurë të paanshme penale të zbatuar në kohë të arsyeshme.

 

 

Nenet Neni 5.2

2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë.

Nenet Neni 200

 Vizitat dhe e drejta për të komunikuar

1. Me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues dhe nën mbikëqyrjen e tij ose nën mbikëqyrjen e ndonjë personi të caktuar nga gjyqtari i tillë, i paraburgosuri mund të vizitohet nga farefisi i afërm dhe me kërkesë të tij mund të vizitohet nga mjeku apo nga persona të tjerë, duke respektuar rregullat e institucionit të paraburgimit. Vizita të tilla mund të ndalohen nëse mund të dëmtojnë zbatimin e procedurës penale.

Nenet Neni 201.1

Disiplina e të paraburgosurve

1. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të shqiptojë dënim disiplinor të ndalimit ose kufizimit të vizitave apo korrespondencave ndaj të paraburgosurit që ka bërë shkelje disiplinore

Nenet Neni 201.3

 3. Kufizimi ose ndalimi i vizitës apo i korrespondencës nuk zbatohet ndaj vizitave ose korrespondencave me mbrojtësin, mjekët, Ombudspersonin e Kosovës, përfaqësuesit e ambasadës, zyrës ndërlidhëse ose të misionit diplomatik të shtetit, shtetas i të cilit është i paraburgosuri, ose të përfaqësuesve të organizatës kompetente në rastin e refugjatit ose të personit i cili në ndonjë mënyrë tjetër është nën mbrojtjen e asaj organizate ndërkombëtare.

Nenet Neni 167

Njoftimi i personit të arrestuar për të drejtat e tij 1. Personi i arrestuar gëzon këto të drejta: 1.1. të informohet në gjuhën që ai e kupton për arsyet e arrestimit; 1.2. të heshtë dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje, përveç dhënies së informative mbi identitetin e tij; 1.3. t’i sigurohet përkthim falas nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën e policit; 1.4. të shfrytëzojë ndihmën e mbrojtësit dhe t’i caktohet mbrojtës nëse nuk ka mundësi të paguajë për ndihmë juridike; 1.5. për arrestimin e tij të lajmërojë ose të kërkojë nga policia ta lajmërojë anëtarin e familjes ose ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së tij; dhe

Nenet 381

1. Ankesë mund të paraqesin prokurori i shtetit, i akuzuari, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor i të akuzuarit dhe i dëmtuari. 2. Prokurori i shtetit mund të paraqesë ankesë në dëm dhe në dobi të të akuzuarit. 3. I dëmtuari mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale për veprat penale kundër jetës dhe trupit, kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së trafikut publik dhe për shpenzimet e procedurës penale. 4. Ankesë mund të paraqesë edhe personi, pasuria e të cilit është konfiskuar ose nga i cili është konfiskuar dobia pasurore e fituar me vepër penale, si dhe personi juridik, pasuria e të cilit është konfiskuar.

Ligjet Ligji Nr. 03/L-110 për ndërprerjen e shtatëzënësisë
Ligji Nr. 03/L-110 për ndërprerjen e shtatëzënësisë
Nenet Neni 3

 Ligji për ndërprerjen e shtatëzënësisë garanton respektimin e jetës që nga zhvillimi i fetusit. Ky parim mund të shkelet vetëm në rastet e parapara me këtë ligj.

Nenet Neni 13

Asnjë mjek nuk mund të detyrohet të kryejë ndërprerjen elektive të shtatzënësisë kundër vullnetit të tij/saj.

Nenet Neni 14

Ndërprerja e shtatzënisë me motiv të përzgjedhjes se gjinisë së frytit është e ndaluar.

Ligjet Fshi LIGJI NR. 04/L-149
LIGJI NR. 04/L-149
Nenet Neni 5.1

1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit, apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues.

Nenet Neni 5.2

2. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrë plotësisht të paanshme. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal në Republikën e Kosovës.

Nenet Neni 5

Parimet drejtuese

1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit, apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues.

2. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrë plotësisht të paanshme. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal në Republikën e Kosovës.

3. Me qëllim të eliminimit të shkaqeve të korrupcionit në Shërbimin Korrektues, institucionet korrektuese dhe në Shërbimin Sprovues, në pajtim me këtë Ligj, aktet nënligjore përkatëse, të cilat do të nxjerren për zbatimin e këtij ligji, duhet të vendosin dispozitat antikorruptive, në veçanti për promovimin dhe ekzistimin e sistemit të qartë për shpërblime dhe sanksione në pjesën e zbatimit të programit të veprimit, zhvillimin e standardeve të etikës etj, si mekanizma për luftën kundër korupcionit.

4. Gjatë ekzekutimit të sanksionit penal gjithmonë respektohen të drejtat e personit të dënuar. Këto të drejta mund të kufizohen vetëm në atë masë që është e domosdoshme për ekzekutimin e sanksionit penal në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

5. Ekzekutimi i sanksioneve penale duhet të nxisë sa më shumë që të jetë e mundur pjesëmarrjen e personit të dënuar në risocializimin dhe riintegrimin e tij shoqëror, përmes planifikimit të dënimit dhe planit individual, si dhe bashkëpunimit të shoqërisë në arritjen e qëllimeve të tilla.

6. Qëllimi i risocializimit dhe riintegrimit të personit të dënuar në bashkësi, po ashtu duhet të plotësohet përmes nxitjes dhe organizimit të pjesëmarrjes së institucioneve ose të organeve publike dhe private, si dhe të individëve në procesin e riintegrimit.

Nenet Neni 32

Rendi shtëpiak

1. Me aktin nënligjor për rendin shtëpiak në institucionet korrektuese (më tej: akti për rendin shtëpiak), të cilin e nxjerrë Ministri, rregullohet organizimi dhe mënyra e jetës së personave të dënuar dhe të personave të paraburgosur, e në veçanti:

1.4. mënyra e plotësimit të nevojave fetare;

Nenet Neni 89

E drejta për ushtrimin e fesë

1. Personi i dënuar ka të drejtë të marrë pjesë në ceremoni fetare dhe të lexojë literaturë fetare. 

2. E drejta për t’u vizituar nga përfaqësuesi kompetent i fesë përkatëse nuk mund të kufizohet. Koha e vizitave përcaktohet me aktin për rendin shtëpiak. 

3. Me kërkesë të personave të dënuar, drejtori i institucionit korrektues mund të caktojë vizita të rregullta të përfaqësuesit kompetent të fesë përkatëse në institucionin korrektues, nëse numri i personave të dënuar të të njëjtit besim fetar e arsyeton këtë. 

4. Drejtori i institucionit korrektues përkohësisht mund t’i përjashtojë personat e dënuar nga ceremonitë fetare, nëse përjashtimi i tillë është i nevojshëm për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe lidhur me këtë njoftohet përfaqësuesi kompetent i fesë. 

5. Ceremonitë fetare mbahen në lokale të veçanta të përshtatshme të institucionit korrektues.

 

Nenet Neni 58.3

3. Letra, ose dërgesa tjetër postare mund të hapet nëse ekziston dyshim i bazuar se në të gjendet ndonjë send i palejuar.

.

Nenet Neni 58.4

 4. Personit të dënuar i mundësohet të jetë i pranishëm gjatë hapjes së letrës, ose dërgesës tjetër postare dërguar atij, ose nga ai në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni. Në rastin kur ai nuk është i pranishëm informohet menjëherë. Kur hapja e letrës, ose e dërgesës tjetër postare bëhet në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni, përmbajtja e tyre kontrollohet vetëm në masën e nevojshme për nxjerrjen e konstatimit, nëse letra, ose dërgesa tjetër postare përmban ndonjë send të palejuar

Nenet Neni 59.2

2. Përjashtimisht, kolegji i përbërë nga tre (3) gjyqtarë të gjykatës themelore kompetente mund të nxjerrë aktvendim me kërkesë të drejtorit të institucionit korrektuese që:

 2.1. korrespondenca e personit të dënuar me avokatin e tij të mund të hapet, nëse plotësohen kushtet nga paragrafi 3 i nenit 58 i këtij ligji. Në rastin e tillë zbatohet paragrafi 4 i nenit 58 të këtij ligji;

2.2. drejtori i institucionit korrektues mund të hapë dhe të lexojë korrespondencën e personit të dënuar me avokatin e tij, nëse plotësohen kushtet e paraqitura në paragrafin 5 të nenit 58 të këtij ligji. Në rastin e tillë zbatohet paragrafi 6.i nenit 58 të këtij ligji.

Nenet Neni 60.2

 E drejta në thirrje telefonike

 2. Dispozitat e nenit 58 të këtij ligji përshtatëshmërisht aplikohen edhe për mbikqyrje të thirrjeve telefonike.

Nenet Neni 53

Mbjatja e fëmijës nga ana e femrës së denuar

1. Femra e dënuar që ka fëmijë mund ta mbajë atë derisa i mbush tetëmbëdhjetë (18) muaj dhe pastaj prindërit e fëmijës vendosin, nëse kujdestaria e fëmijës i besohet babait, të afërmve, ose personave të tjerë.

2. Nëse prindërit nuk pajtohen për kujdestarinë e fëmijës, ose nëse marrëveshja e tyre është e dëmshme për fëmijën, gjykata e cila është kompetente sipas vendbanimit, ose vendqëndrimit të nënës në kohën kur është dënuar ajo vendos se kujt i besohet fëmija.

3. Kur sipas paragrafit 2. të këtij neni merret vendim, gjykata para së gjithash merr parasysh interesin më të mirë të fëmijës, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijës, si dhe mirëqenien e tij fizike dhe shpirtërore.

4. Kur fëmija mbahet në institucionin korrektues me nënën e tij merren masa të posaçme për sigurimin e një dhome fëmijësh me persona të kualifikuar në të cilën vendoset fëmija kur nuk është nën kujdesin e nënës së tij.

Nenet Neni 62

Vizitat

1. Personi i dënuar ka të drejtë në pranimin e vizitave së paku një herë në muaj në kohëzgjatje prej së paku një (1) orë nga bashkërshorti/ja, fëmija, fëmija i adoptuar, prindi, prindi adoptues dhe të afërmit e tjerë të gjakut në vijë të drejtpërdrejtë, ose në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt.

2. Vizitat e tilla bëhen në lokale të veçanta nën mbikëqyrjen e personelit të institucionit korrektues.

3. Drejtori i institucionit korrektues mund t’i lejojë personit të dënuar të pranojë vizita edhe nga persona të tjerë.

4. Për vizitat që u bëhen nënave të dënuara nga fëmijët e tyre zbatohen rregulla të posaçme që atyre u mundësojnë vizita edhe më të rregullta.

5. Kryetari i gjykatës themelore kompetente ku gjendet institucioni korrektues, ose i deleguari i tij mund t’i vizitojë dhe të flasë me personat e dënuar në çdo kohë, ose me kërkesën e tij.

6. Çështjet lidhur me kontrollin e detajuar të vizitorëve të personave të dënuar, për sigurinë gjatë vizitave, për procedurat e kategorive specifike të vizitorëve dhe për kushtet sipas të cilave vizitat mund të refuzohen, ose të pezullohen nga drejtori i institucionit korrektues për shkaqe të mbrojtjes dhe sigurisë rregullohen me aktin për rendin shtëpiak.

Nenet Neni 65

Kalimi i kohës në lokale të veçanta

1. Personi i dënuar ka të drejtë të qëndrojë me bashkëshortin/en dhe fëmijët së paku një (1) herë në tre (3) muaj të paktën tri (3) orë.

2. Koha, kohëzgjatja, mënyra e vizitës, natyra e vizitave dhe kalimi i kohës në lokale të veçanta rregullohet me aktin për rendin shtëpiak.

Nenet Neni 84

Neni 84 Programet e veçanta për vijimin e shkollimit

1. Përmes programeve të veçanta, drejtori i institucionit korrektues i mundëson personit të dënuar vijimin e shkollimit fillor, të mesëm, universitar, apo ndonjë shkollim tjetër. Shpenzimet e shkollimit të tillë mbulohen nga personi i dënuar.

2. Vullnetarët që dëshirojnë t’u ndihmojnë personave të dënuar për të vijuar shkollimin e mesëm dhe universitar në institucion korrektues mund të autorizohen nga drejtori i institucionit korrektues.

Nenet Neni 5 .1.

Parimet drejtuese

1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit, apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues.

Nenet Neni 93

Transferimi i personave të dënuar

1. Personi i dënuar mund të transferohet nga një institucion korrektues në tjetrin, ose nga një njësie institucionit korrektues në tjetrën, nëse kjo është e nevojshme:

1.3. për shkaqet e mbrojtjes dhe sigurisë të personit të dënuar;

1.4. në interes të ruajtjes së rendit dhe disiplinës brenda institucionit korrektues;

1.5. për shkak të trajtimit shëndetësor.

Nenet Neni 62

Vizitat

1. Personi i dënuar ka të drejtë në pranimin e vizitave së paku një herë në muaj në kohëzgjatje prej së paku një (1) orë nga bashkërshorti/ja, fëmija, fëmija i adoptuar, prindi, prindi adoptues dhe të afërmit e tjerë të gjakut në vijë të drejtpërdrejtë, ose në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt.

6. Çështjet lidhur me kontrollin e detajuar të vizitorëve të personave të dënuar, për sigurinë gjatë vizitave, për procedurat e kategorive specifike të vizitorëve dhe për kushtet sipas të cilave vizitat mund të refuzohen, ose të pezullohen nga drejtori i institucionit korrektues për shkaqe të mbrojtjes dhe sigurisë rregullohen me aktin për rendin shtëpiak.

Ligjet Ligji për Arësimin Parauniversitar në Republikën e KosovësNr. 04/L-032
Ligji për Arësimin Parauniversitar në Republikën e KosovësNr. 04/L-032
Nenet Neni 3.6

Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij.

 

Nenet Neni 3.3

Është obligim i përgjithshëm i Ministrisë, komunave, institucioneve arsimore dhe të gjitha organeve të tjera, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, siç është rregulluar përmes këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efikase, efektive, fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor e social.

Ligjet Ligji për Arësimin e Lartë në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-037
Ligji për Arësimin e Lartë në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-037
Nenet Neni 5.1

Qasja në arsimin e lartë

1. Në arsimin e lartë që ofrohet nga bartësit e licencuar të arsimit të lartë në Kosovë do të kenë qasje të gjithë personat brenda apo jashtë territorit të Kosovës, pa asnjë lloj diskriminimi.

 

Nenet Neni 31.4.1

Mbrojnë studentët nga çdo lloj diskriminimi.

Nenet Neni 6.1.7

Promovimin e mundësive të barabarta në qasjen dhe pranimin në arsimin e lartë, në zhvillimin dhe trajnimin e personelit, në mundësitë për të mësuar gjatë gjithë jetës dhe në të gjitha aspektet e tjera të arsimit të lartë.

Nenet Neni 5,2

2. Nuk do të ketë kufizim moshe për t’u regjistruar apo për të fituar kualifikim të arsimit të lartë në Kosovë.

Nenet Neni 27

Liria akademike

2. E drejta e shprehjes së lirë për stafin akademik të bartësve të arsimit të lartë mund të kufizohet vetëm me ligj, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nenet Neni 27

Liria akademike

2. E drejta e shprehjes së lirë për stafin akademik të bartësve të arsimit të lartë mund të kufizohet vetëm me ligj, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

3. Personeli akademik i bartësve të licencuar dhe të akredituar gëzon lirinë për të publikuar rezultatet e kërkimeve të tij, por duke iu nënshtruar rregullave të bartësit lidhur me shfrytëzimin e të drejtave të pronës intelektuale në dobi të bartësit dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Ligjet Ligji për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare Nr. 06/L- 043
Ligji për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare Nr. 06/L- 043
Nenet Neni 4.5

 Asnjë person nuk diskriminohet në asnjë mënyrë për shkak të vendimit për t’u asociiuar apo për të mos u asociuar.

Nenet Neni 5. 3.

 Politikat, legjislacioni, si dhe aktivitetet lidhur me OJQ-në, zbatohen në përputhje me bazat e përcaktuara me Ligjin përkatës për mbrojtjen nga diskriminimi.

Nenet Neni 14.2

Kufizimet dhe ndalimet në ushtrimin e lirisë së asociimit bëhen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente, vetëm për organizatat ose aktivitetet që cenojnë rendin kushtetues, shkelin lirinë dhe të drejtat e njeriut, nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare.

Nenet Neni 5.1

Trajtimi i barabartë dhe mbrojtja nga diskriminimi

 1. Çdo person ushtron lirinë e asociimit në mënyrë të barabartë.

 

Nenet Neni 9

Liria e tubimit

OJQ, përfshirë anëtarët apo zyrtarët e saj, gëzon të drejtën e tubimit paqësor sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës

Nenet Neni 4 para 2, 3 dhe 4

2. Liria e asociimit përfshinë të drejtën e secilit person për të themeluar një organizatë pa pasur nevojë të sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë anëtar i një organizate, si dhe për të marrë pjesë në aktivitete të një organizate.

3. Çdo person ka të drejtë të themelojë organizatë joqeveritare, në pajtim me kushtet dhe rrethanat e përcaktuara me këtë ligj.

4. Asnjë person nuk obligohet që të asociiohet kundër vullnetit të tij.

Nenet Neni 44

1. Me vendim të gjykatës kompetente mund t’i ndalohet veprimtaria OJQ-së, aktivitetet e së cilës cenojnë rendin kushtetues, shkelin liritë dhe të drejtat e njeriut, ose nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare. 2. Me kërkesën e institucioneve të autorizuara të sigurisë, gjykata mund të vendosë masë të përkohshme në procedurë paraprake, deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar. Me rastin e vendosjes së masës së përkohshme, gjykata njofton me shkrim për vendimin e marrë institucionet e sigurisë, organet tatimore, doganore, Bankën Qendrore të Kosovës dhe Departamentin. 3. Në rastet kur Gjykata ndalon veprimtarinë e OJQ-së, me vendim të veçantë vendosë për pasurinë e mbetur të OJQ-së pas shlyerjes së obligimeve.

Ligjet Ligji për Persona të zhdukur Nr. 04/L-023
Ligji për Persona të zhdukur Nr. 04/L-023
Nenet Neni 3

Ndalimi i diskriminimit

 Personat e zhdukur dhe familjarët e tyre gëzojnë të drejta të barabarta dhe përjashtohen nga çdo formë e diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal

Nenet Neni 3

Ndalimi i Diskriminimit 

Personat e zhdukur dhe familjarët e tyre gëzojnë të drejta të barabarta dhe përjashtohen nga çdo formë e diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Ligjet Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve Nr. 06/L -085
Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve Nr. 06/L -085
Nenet Neni 5.1.7

Një veprim apo mosveprim nga ose në emër të një institucioni publik është diskriminues, shtypës, kryhet nga pakujdesia ose përbën keqmenaxhim të rëndë;
 

Ligjet Ligji për persona të verbër Nr. 04/L – 092
Ligji për persona të verbër Nr. 04/L – 092
Nenet Neni 4.1

1. Personat e verbër mbrohen nga të gjitha llojet e shfrytëzimit, diskriminimit, abuzimit, fyerjes talljes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.


 

Ligjet Ligji për Inspektoratin Policor të Kosovë Nr. 03/L-231
Ligji për Inspektoratin Policor të Kosovë Nr. 03/L-231
Nenet Neni 5

1. Punonjësit e IPK-së duhet të respektojnë Kodin e Etikës të IPK-së dhe parimet që parashihen meKodin e Mirësjelljes për Nëpunësit Civil.

6. IPK, gjatë hetimit, në pajtim më ligjin e aplikueshëm, është e autorizuar të mbledhë informacione dhe dëshmi, për të përcaktuar sjelljen e punonjësit të Policisë, për të cilin është iniciuar rasti.

7. IPK, duhet t’i zhvillojnë hetimet e tyre në mënyrë të saktë dhe të shpejtë, më qëllim të rritjes së besimit në sundimin e ligjit.

8. Hetuesit e IPK-së autorizimet e tyre i ushtrojnë në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

9. Procedurat dhe marrja e vendimeve nga IPK, duhet të jetë e hapur dhe transparente, përveç nëse kjo do të rrezikojë apo pengojë rrjedhën e hetimeve.

10. IPK pranon dhe regjistron çdo ankesë të paraqitur nga qytetarët.

Ligjet Ligji për Policinë Nr. 04/L-076
Ligji për Policinë Nr. 04/L-076
Nenet Neni 26

Përdorimi i forcës

1. Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë forcën, vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhevetëm deri në atë nivel që kërkohet për t’i arritur objektivat legjitime të policisë.

2. Zyrtari policor mund ta përdorë forcën për ta mbrojtur jetën e personit, për ta parandaluar sulmin, kryerjen e veprës penale, arratisjen e kryesit të veprës apo atëherë kur masat e tjera nuk janë të suksesshme për arritjen e një objektivi tjetër legjitim të policisë.

3. Zyrtari policor vepron me maturinë e tij/saj për ta përcaktuar llojin e forcës më të përshtatshme dhe kufizimet në përdorimin e forcës. Zyrtari policor merr parasysh rrethanat specifike, natyrën e veprës penale, shkallën e rrezikut ndaj personave të tjerë që janë të pranishëm dhe gjendjen fizike, mentale dhe emocionale të personit ndaj të cilit përdoret forca.

4. Në rastet e përdorimit të forcës, zyrtari policor duhet të përpiqet ta minimizoj ndërhyrjen në të drejtat dhe liritë e personit dhe të minimizoj çfarëdo pasoje të dëmshme.

5. Përdorimi i forcës, si term që përdoret në këtë ligj, përfshin por nuk kufizohet vetëm në përdorimin e forcës fizike, shufrës zyrtare, sprejit, mjeteve pranguese, mjeteve për ndalimin e automjeteve, qenit të policisë, mjeteve kimike për paaftësim të përkohshëm, kalit të policisë, armëve të zjarrit, topave të ujit, automjeteve dhe llojeve të veçanta të armëve dhe mjeteve shpërthyese.

Nenet Neni 27

Përdorimi i armëve të zjarrit

1. Zyrtari policor është i autorizuar të posedoj dhe ta bartë armën zyrtare të zjarrit të lejuar nga policia. Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë armën e zjarrit vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që kërkohet për ta arritur objektivin ligjor të policisë, kur përdorimi i saj është në proporcion me shkallën e rrezikut dhe seriozitetin e veprës penale në atë situatë, dhe vetëm nëse konsiderohet se me përdorimin e mjeteve më të vogla të forcës nuk do të arrihen objektivat legjitime të policisë.

2. Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë armën e zjarrit kundër personit tjetër vetëm kur mjetet më pak ekstreme janë të pamjaftueshme që ta:

2.1. mbroj jetën e vet ose jetën e të tjerëve nga sulmet e pashmangshme;

2.2. parandaloj kryerjen e pashmangshme apo vazhdimësinë e veprës penale që shkakton rrezik të lartë për jetën;

2.3.arrestoj personin i cili paraqet rrezik për jetën e të tjerëve dhe që u reziston urdhrave ligjor të dhënë nga zyrtari policor; dhe

2.4. parandaloj arratisjen e personit i cili paraqet rrezik të pashmangshëm për jetën e personave të tjerë dhe që u reziston urdhrave ligjorë të dhënë nga zyrtari policor.

3. Para se ta përdorë armën e zjarrit, zyrtari policor jep vërejtje gojore, prezanton vetën si zyrtar policor, duke urdhëruar personin që të ndalet, por edhe duke e paralajmëruar se do të shtie nëse ai/ajo nuk ndalet.

4. Si masë e veçantë në rrethana urgjente, zyrtari policor mund të mos e bëjë paralajmërimin në rast se një veprim i tillë e rrezikon zyrtarin policor ose personat e tjerë nga një rrezik serioz i pashmangshëm.

5. Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë armën e zjarrit kundër kafshëve, kur ato paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë e cilitdo person, ose për shkak të rrezikut nga sulmi.

Nenet Neni 13

Detyra e zyrtarit policor për t’i zbatuar urdhrat e ligjshëm dhe për t’i refuzuar urdhrat e paligjshëm 

1. Zyrtari policor ka për detyrë t’i zbatoj urdhrat e ligjshëm të dhëna nga mbikëqyrësi. 

2. Zyrtari policor ka për detyrë t’i refuzoj urdhrat të cilët janë të paligjshëm dhe të raportoj për këtë menjëherë në pajtim me aktet nënligjore. 

3. Zyrtari policor nuk do të shkaktoj, nxis, mbështes ose toleroj asnjë akt të torturës, degradimit ose trajtimit çnjerëzor në çfarëdo rrethanash, ndërsa asnjë rrethanë e jashtëzakonshme apo urdhër i lëshuar nuk do ta arsyetojë veprimin e tillë.

Nenet Neni 11

Autorizimet policore

4. Policia ofron siguri dhe mbrojtje për vendet e trashëgimisë fetare dhe kulturore në Republikën e Kosovës.

 

Nenet Neni 2.1

 Parimet udhëzuese

1. Veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:

1.1. trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave;

Nenet Neni 10.1

 Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të policisë

1. Detyrat e përgjithshme të policisë janë të:

1.1. mbroj jetën, pronën dhe të ofroj siguri për të gjithë personat

Nenet Neni 18

Kufizimi i përkohshëm i lirisë së lëvizjes

1.Zyrtari policor është i autorizuar që përkohësisht t’ia kufizojë lirinë e lëvizjes personit në një zonë të caktuar ose ta orientojë lëvizjen e tij në një zonë tjetër, me qëllim që të sigurohet zona e caktuar për t’i arritur objektivat legjitime të policisë apo për t’i mbrojtur personat nga rreziku i përkohshëm.

2.Objektivat legjitime të policisë përfshijnë, por nuk kufizohen në mbrojtjen e personave nga fatkeqësitë, epidemitë, dhe rastet e tjera të rrezikut të pashmangshëm.

3.Kufizimi i përkohshëm i lirisë së lëvizjes të personit përfundon menjëherë pasi të arrihen objektivat legjitime të policisë lidhur me kufizimin e përkohshëm.  

Nenet Neni 5

 1Gjykata do t’i jep mundësi secilës palë që të deklarohet rreth kërkesave dhe thënieve të palës kundërshtare.

2 Vetëm në rastet e përcaktuara me këtë ligj gjykata ka drejtë që të vendos mbi kërkesën për të cilën palës kundërshtare nuk i është dhënë mundësia që të deklarohet.

Nenet Neni 31

Mbledhja, ruajtja, procedimi, analizimi, përdorimi dhe fshirja e të dhënave

1. Policia është e autorizuar t’i mbledh dhe t’i ruaj të dhënat personale, të dhënat mbi krimin dhe të dhënat e tjera. Të dhënat personale janë të dhënat që kanë të bëjnë me një person të identifikuar apo të identifikueshëm që përfshijnë, por nuk kufizohen në emër, datëlindje, vendin e lindjes dhe në vendbanimin. Të dhënat e krimit janë të dhëna që kanë të bëjnë me vepra të caktuara penale që përfshijnë, por nuk kufizohen në llojin e veprës penale, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, metodat dhe mënyrat e përdorura për kryerjen e veprës, çfarëdo lëndime të personave apo dëmin e pasurisë që është pasojë e veprës penale dhe motivin e saj.

2. Mbledhja, ruajtja, përdorimi dhe transferimi i të dhënave personale bëhet në pajtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.