Pasqyra e ligjeve në fuqi

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji për maredhënjet e detyrimeve Nr. 04/L-077
Ligji për maredhënjet e detyrimeve Nr. 04/L-077
Nenet Neni 3

1. Barazia e pjesëmarrësve në marrëdhëniet e detyrimeve Pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve janë të barabartë.

Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.

2. Ky Ligj është në përputhshmëri me Direktivën e Këshillit 2000/43/KE, të datës 29 qershor 2000, për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet personave pavarësisht prejardhjes racore apo etnike të Këshillit të Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2000/78/EC, të datës 27 nëntorit 2000 që krijon një kuadër të përgjithshëm për trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion të Këshillit të Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2004/113/KE, të datës 13 dhjetor 2004 Zbatimi i parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet burrave dhe grave në qasjen dhe furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe Direktivën 2006/54/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 5 korrik 2006, mbi zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë të burrave dhe grave në fushën e punësimit dhe të profesionit (e amandamentuar) të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian.

 

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

1. Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo personave fizik dhe juridik, në të gjitha fushat e jetës, e posaçërisht që kanë të bëjnë me:

1.1. kushtet për qasje në punësim, vetëpunësim dhe punësimin në profesion, përfshirë këtu kushtet e punësimit, kriteret e përzgjedhjes, pa marrë parasysh aktivitetin në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, përfshirë avancimet;

1.2. qasje në të gjitha llojet dhe nivelet e udhëheqjes profesionale, trajnimeve profesionale, trajnimit të avancuar profesional dhe rikualifikimet përfshirë edhe përvojën e punës praktike;

1.3. kushtet e punësimit dhe të punës, përfshirë shkarkimin apo ndërprerjen e kontratës dhe pagesës;

Nenet Neni 19

Akomodimi i arsyeshëm i personave me aftësi të kufizuara në punësim

1. Me qëllim që të garantohet parimi i trajtimit të barabartë në lidhje me personat me aftësi të kufizuara, duhet të ofrohet akomodimi i arsyeshëm i personave me aftësi të kufizuara në punësim.

2. Punëdhënësit duhet të ndërmarrin masa të duhura kur është e nevojshme në raste të veçanta që t’i mundësojnë personit me aftësi të kufizuar të ketë qasje, të marrë pjesë apo të avancohet në punësim, trajnim, përveç nëse kjo masë përbën ngarkesë joproporcionale për punëdhënësin.

Nenet Neni 184

Personat që kanë të drejtë shpërblimi në të holla në rast vdekjeje ose invaliditeti të rëndë

1. Në rast vdekjeje të ndonjë personi, gjykata mund t`ua caktojë anëtarëve të familjes së tij të ngushtë (bashkëshortit, fëmijët dhe prindërit) shpërblim të drejtë në të holla për dhembjen e tyre shpirtërore.

2. Ky shpërblim mund t`u caktohet edhe vëllezërve dhe motrave në qoftë se ndërmjet tyre dhe personit të vdekur ka ekzistuar bashkëjetesa e vazhdueshme.

3. Në rast të invaliditetit tejet të rëndë ose shëmtimit në shkallë të lartë të ndonjë personi, gjykata mund tu caktojë bashkëshortit, fëmijëve dhe prindërve shpërblim të drejtë në të holla për dhembjet e tyre shpirtërore.

4. Shpërblimi nga paragrafi 1. dhe 3. i këtij neni mund t`i caktohet edhe bashkëshortit jashtë martesor në qoftë se ndërmjet tij dhe të vdekurit, përkatësisht të lënduarit ka ekzistuar bashkëjetesa e vazhdueshme.

Nenet 438

1. Me kontratën e shitjes detyrohet shitësi që sendin të cilin e shet t’ia dorëzojë blerësit dhe t’ia kalojë të drejtën e pronësisë, ndërsa blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin dhe ta pranojë sendin. 2. Shitësi i ndonjë të drejte tjetër detyrohet se blerësit do t’ia kalojë të drejtën e shitur, ndërsa kur ushtrimi i asaj të drejte kërkon posedimin e sendit, t’ia dorëzojë edhe sendin.

Ligjet Ligji për familjen i Kosoves Nr. 2004/32
Ligji për familjen i Kosoves Nr. 2004/32
Nenet Neni 4.

1. Të gjithë personat gëzojnë trajtim të barabartë të të drejtave dhe detyrimeve të parapara me këtë Ligj. Nuk do të ketë diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj asnjë personi apo personave në bazë të gjinisë, moshës, gjendje martesore, gjuhës, paaftësisë mendore apo fizike, orientimit seksual, përkatësisë apo bindjeve politike, prejardhjes etnike, kombësisë, religjionit apo besimit, racës, prejardhjes shoqërore, pasurisë, lindjes apo gjendjes tjetër.

Ligjet Ligji për shërbime sociale dhe familjare Nr. 02/L-17
Ligji për shërbime sociale dhe familjare Nr. 02/L-17
Nenet Neni 2. 2.1.

 2.1. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (në tekstin e mëposhtëm: Ministria) është përgjegjëse e gjithmbarshme për organizimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë dhe siguron që të gjithë banorët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në shërbimet sociale dhe familjare pa asnjë dallim, siç është raca, përkatësia etnike, gjinia, gjuha, religjioni, mendimi politik, origjina kombëtare ose sociale, pasuria, lindja ose diçka tjetër.

Nenet Neni 2 2.1.

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (në tekstin e mëposhtëm: Ministria) është përgjegjëse e gjithmbarshme për organizimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë dhe siguron që të gjithë banorët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në shërbimet sociale dhe familjare pa asnjë dallim, siç është raca, përkatësia etnike, gjinia, gjuha, religjioni, mendimi politik, origjina kombëtare ose sociale, pasuria, lindja ose diçka tjetër.

Ligjet Ligji i punës i Kosovës Nr. 03/L-212
Ligji i punës i Kosovës Nr. 03/L-212
Nenet Neni 5.1

Ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit

1. Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi.

 

Nenet Neni 5.2

2. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i personave me aftësi të kufizuara gjatë punësimit, avancimit në punë dhe avancimit profesional, nëse për atë vend pune është i aftë ta kryejë punën në mënyrë adekuate.

Nenet Neni 88.1

1. Të punësuarve dhe punëdhënësve u garantohet liria e asocimit dhe veprimit pa ndërhyrje nga asnjë organizatë ose organ publik;

Ligjet LIGJI NR. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme
LIGJI NR. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme
Nenet Neni 4

 Edukimi në institucionet parashkollore do të bazohet në këto parime:

 (a) Barazia;

(b) Gjithë përfshirja;

(f) Mundësitë e barabarta për fëmijët dhe prindërit, duke marrë parasysh ndryshimet në mes të fëmijëve;

Nenet Neni 3.1

1.6 “Mundësi të barabarta për fëmijët dhe prindërit/kujdestarët ligjor dhe përfshirja e vazhdueshme e prindërve/kujdestarëve ligjor në Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

1.7. Parimet udhëheqëse për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, janë: “Barazia dhe mosdiskriminimi pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve/kujdestarëve ligjor të tij;

Nenet Neni 6

1. Të gjitha llojet e dhunës janë të ndaluara për të gjithë ofruesit e shërbimeve.

2. Të drejtë për mbrojtje kanë të gjithë fëmijët brenda territorit të Kosovës.

3. Të drejtë për edukim cilësor në fëmijërinë e hershme kanë të gjithë fëmijët brenda territorit të Kosovës.

Ligjet Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032
Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032
Nenet Neni 3. 3.

Është obligim i përgjithshëm i Ministrisë, komunave, institucioneve arsimore dhe të gjitha organeve të tjera, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, siç është rregulluar përmes këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efikase, efektive, fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor e social.

Nenet Neni 3.6

Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij.

Nenet Neni 9

Organizimi i arsimit parauniversitar

1. Arsimimi parauniversitar dhe parashkollor organizohet përmes një kornize të mësimit tërë jetësor

sipas niveleve të ISCED-it si vijon dhe në pajtim me fazat kryesore të Kornizës Kombëtare të Kurrikulumit:

1.1. niveli 0: Arsimi parashkollor (normalisht mosha zero (0) deri në gjashtë (6) vjeç, faza kyçe 0 dhe një pjesë e fazës 1 e KKK), i rregulluar me këtë ligj vetëm për moshën pesë (5) deri gjashtë (6) vjeçare (shkollë parafillore); përndryshe në përputhje me nenin 10 të këtij ligji;

1.2. niveli 1: Arsimi fillor që zgjat 5 vite (normalisht prej moshës gjashtë (6) vjeçare, pjesa e mbetur e fazës 1 dhe 2 e KKK);

1.3. niveli 2: Arsimi i mesëm i ulët që zgjat katër (4) vite (normalisht prej moshës dymbëdhjetë (12) vjeçare, faza 3 dhe 4 e KKK);

1.4. niveli 3: Arsimi i mesëm i lartë që zgjat tri (3) vite, varësisht nga kurrikulumi i përcaktuar nga Ministria (normalisht prej moshës pesëmbëdhjetë (15) vjeçare, faza 5 dhe 6 e KKK), përfshirë gjimnazin, shkollën e mesme profesionale, shkollën e muzikës dhe atë të artit, dhe

1.5. niveli 4: Arsimimi postsekondar në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional në periudhën një (1) deri dy (2) vite (zakonisht nga mosha tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, specializimi passekondar në KKK).

1.6. programe të mësimit gjatë gjithë jetës për të rritur që mund të ofrohen në nivelet 3, dhe 4 të ISCED-it.

2. Shkollimi i detyruar fillon në fillim të vitit shkollor pas datës kur fëmija arrin moshën gjashtë (6) vjeçare që është mosha minimale për shkollimin e detyruar dhe përfundon në fund të nivelit 2 të ISCEDit.

3. Edukimi parafillor bëhet i detyrushem siç është paraparë në dispozitat kalimtare.

4. Shkollimi i detyruar ofrohet falas.

5. Ministria mund të nxjerrë akte nënligjore për shmangien e situatave të jashtëzakonshme në lidhje me kërkesat për arsim të detyruar.

6. Fëmija, i cili në kohën e fillimit të vitit shkollor është nën minimumin e moshës së duhur për shkollimin e detyruar mund të regjistrohet në këtë shkollim në bazë të rekomandimit të shërbimit profesional pedagogjiko-psikologjik në shkollë. Vendimi për regjistrim merret nga drejtori i shkollës.

7. Ministria, përmes aktit nënligjor, mund të përcaktojë test përzgjedhës për shkolla të caktuara profesionale të nivelit 3 të ISCED-it.

8. Ministria, përmes një akti nënligjor, mund të modifikojë definicionet e niveleve të ISCED-it në përputhje me rezultatet e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në seancën e 36 (2011) duke u bazuar në rishikimin e ISCED-it siç ishte raportuar në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, seancën e 35-të (2009).

Nenet Neni 15

Vijueshmëria në shkollë

1. Vijimi i shkollimit të detyruar nga ana e nxënësit është një përgjegjësi kryesore e prindit.

2. Prindi i fëmijës së moshës së shkollimit të detyruar bën shkelje të ligjit, nëse:

2.1. nuk e regjistron fëmijën në shkollë publike, institucion aftësimi, shkollë speciale ose shkollë private të licencuar dhe të përshtatshme për moshën e fëmijës dhe për nivelin e mësimit, ose nuk bën aranzhime alternative për arsimimin e fëmijës me miratim nga Ministria sipas nenit 47 të këtij ligji, ose

2.2. pa shkak të arsyeshëm, si është sëmundja apo ndonjë shkak tjetër i pashmangshëm, nuk i siguron fëmijës vijim të rregullt në institucionin arsimor në kohën e përcaktuar nga këshilli drejtues për fillimin e mësimit.

3. Kur drejtori i institucionit arsimor dhe aftësues e sheh të arsyeshme dhe në interesin më të mirë të nxënësit, pas marrjes së kërkesës me shkrim nga prindërit e nxënësit, mund ta lirojë nxënësin nga vijimi i mësimit deri në (2) dy javë gjatë vitit shkollor.

4. Nëse nxënësi pa ndonjë arsye nuk regjistrohet, nuk vijon shkollimin ose e ndërprenë shkollimin e detyruar, prindërit e tij dënohen për kundërvajtje nëse mungesa është rezultat i veprimit të paramenduar ose i neglizhencës së prindërve. Në raste të tilla, komuna e njofton Ministrinë me shkrim.

5. Për të promovuar vijimin ose zvogëluar braktisjen e shkollës, komuna organizon transport të sigurt dhe efikas për nxënësit në shkollimin e detyruar. Komuna mund te kërkoj pagese por edhe mund ta bëjë falas transportin shkollor, për:

5.1. nxënësit që jetojnë në zonën e mbulimit, por që janë brenda distancës prej katër (4) kilometra nga shkolla, përveç nxënësve me aftësi të kufizuara; dhe

5.2. nxënësve që jetojnë jashtë zonës së mbulimit.

6. Ministria përgatit udhëzime për të ndihmuar komunat dhe institucionet arsimore dhe aftësuese për të adresuar në mënyrë afektive braktisjen.

Nenet Neni 26

Tekstet shkollore dhe mjetet e tjera mësimore

1. Me qëllim të sigurimit të cilësisë së materialeve që përdoren në institucionet publike arsimore dhe aftësuese, Ministria miraton tekstet shkollore dhe mjetet e materialet e tjera mësimore sipas këshillave

të AKKSV-së, dhe sipas rregullave të prokurimit, hartimit, rishikimit dhe publikimit të cilat përcaktohen në një akt nënligjor.

2. Vetëm materialet miratuara nga Ministria, sipas këtij neni, mund të përdoren në institucionet publike.

3. Këshillat drejtuese të institucioneve arsimore ose aftësuese miratojnë nga lista e miratuar nga Ministria, tekstet shkollore dhe mjetet e materialet tjera mësimore, sipas propozimeve të mësimdhënësve, për përdorim në institucione përkatëse.

4. Tekstet shkollore të miratuara nga Këshilli drejtues në nivelet 1 dhe 2 në bazë të paragrafit 2. të këtij neni ofrohen falas.

Nenet Neni 27

Tekstet shkollore në gjuhët e komuniteteve

1. Tekstet shkollore ne gjuhen serbe për nivelin 1 dhe 2 do të përdoren siç është përcaktuar me ligjin në fuqi dhe jepen falas.

2. Tekstet shkollore ne gjuhet e komuniteteve ne te cilat është duke u zhvilluar mësimi për nivelet 1 dhe 2 ofrohen falas

Nenet Neni 40

Neni 40

Parimi i arsimit gjithëpërfshirës

1. Qëllimi i qartë i këtij Ligji është që parimi i arsimit gjithëpërfshirës të zbatohet në Republikën e Kosovës si praktika më e mirë në përputhje me normat ndërkombëtare, si parashihen në Konventën e UNESCO-s për të Drejtat e Fëmijëve (1989), në Deklaratën e Salamankës (1994), Konventën e OKBsë për të Drejta të Personave me Aftësi të Kufizuara (2007) dhe në konventat apo rekomandimet e tjera përkatëse ndërkombëtare.

2. Parimi i arsimit gjithëpërfshirës nënkupton se:

2.1. institucionet arsimore dhe aftësuese duhet të akomodojnë të gjithë fëmijët, pa dallim të kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, gjuhësore apo të tjera dhe duhet të promovojë integrimin dhe kontaktin mes fëmijëve;

2.2. mbështetja përkatëse duhet të ofrohet bazuar në nevojat intelektuale të nxënësve; dhe

2.3. ambientet e posaçme arsimore apo shkollat speciale arsyetohen vetëm pasi që nga vlerësimi i ekspertit del se nuk është praktike të regjistrohet ndonjë fëmijë në shkollën e rregullt publike apo në institucionin e aftësimit.

3. Komunat marrin masa për të mbështetur përfshirjen e fëmijëve në shkolla të rregullta të komunës, përfshirë edhe themelimin e dhomave burimore dhe klasave të përshtatura për nxënësit me aftësi të kufizuara fizike, përfshirë ato ndijore.

4. Sipas vlerësimeve individuale profesionale, komunat sigurojnë transport falas, të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara apo me vështirësi në mësim që ndjekin mësimet në shkollë komunale. 

Nenet Neni 42

Qendrat burimore, shkollat speciale dhe njësitë që ofrojnë arsimim të veçantë

1. Ministria mund të themelojë dhe mirëmbajë qendra të burimeve, shkolla speciale si dhe njësi të tjera që ofrojnë arsim special për fëmijët me aftësi të kufizuara të rënda apo të shumëfishta apo me vështirësi në mësimnxënie, të cilët vlerësohet se nuk janë në gjendje të arsimohen në shkolla komunale apo në institucione publike për aftësim.

2. Qendrat e burimeve dhe njësitë e tjera, të themeluara sipas këtij neni, gjithashtu ofrojnë ndihmesë,

në kuadër të resurseve që i kanë në dispozicion, në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore dhe aftësuese që arsimojnë nxënësit me vështirësi në mësim.

3. Mësimdhënësit dhe personeli tjetër profesional i punësuar në shkolla, qendra të burimeve dhe njësi të tjera të themeluara sipas këtij neni licencohen sipas dispozitave të këtij ligji.

4. Ministria siguron transport falas, të sigurt dhe të përshtatshëm apo aranzhon kujdes rezidencial të përshtatshëm, sipas vlerësimit profesional individual, për fëmijët që vijojnë shkollat speciale, qendrat e burimeve dhe për njësitë e tjera të themeluara sipas kësaj pjese.

 

Nenet Neni 43

Gjuha e shenjave dhe sistemi Brejll (Braille)

1. Nxënësve dhe fëmijëve të cilët përdorin gjuhën e shenjave si gjuhë të tyre të parë, duhet t’u ofrohet mësimdhënie për përdorimin e gjuhës së shenjave dhe përmes mënyrës së gjuhës së shenjave.

2. Ministria mund të vendosë që mësimdhënia nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe për përdorimin e gjuhës së shenjave të ofrohet në një lokacion jashtë institucionit të zakonshëm të nxënësve.

3. Nxënësit me të parë të pjesshëm dhe ata të verbër kanë të drejtën që të mësohen për përdorimin e alfabetit Brejll, si dhe për ndihmat teknike të nevojshme. Nxënësit e tillë kanë gjithashtu edhe të drejtën për orientimin e nevojshëm dhe për udhëzime gjatë lëvizjes në shkollë, vajtjen dhe kthimin nga shkolla  dhe në shtëpi.

4. Para dhënies së mësimit përmes gjuhës së shenjave, në alfabetin Brejll dhe udhëzimeve për orientim dhe lëvizje ose ndonjë trajnimi sipas këtij neni, ekipi komunal vlerësues i përbërë prej ekspertëve, i themeluar sipas këtij ligji, bën një vlerësim të aftësive të kufizuara të nxënësit, si dhe nevojat e tij për qasje.

 

Nenet Neni 2

Parimet

1. Ofrimi i arsimit të lartë në Republikën e Kosovës bazohet në parimet si në vijim:

1.1. lirinë akademike, të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interpretimi i saj i mëtutjeshëm nga ana e gjyqësorit;

1.2. barazia para ligjit për të gjithë bartësit e arsimit të lartë.

1.3. mundësi të barabarta për të gjithë studentët dhe personelin në institucionet e arsimit të lartë pa diskriminim.

1.4. shumëllojshmëria dhe cilësia në programe të studimit dhe në mbështetje të mësimnxënies;

1.5. kreativiteti, inovacioni dhe ndërmarrësia si objektiva kyçe për bartësit e arsimit të lartë dhe të programeve të studimit;

1.6. fokusimi evropian dhe ndërkombëtar në të gjitha fushat e arsimit të lartë që i sigurojnë studentit dhe personelit lëvizshmëri dhe krahasueshmëri të standardeve në dhënien e diplomave dhe kualifikimeve.

1.7. përkushtim në punë kërkimore dhe akademike për të mbështetur mësimdhënien dhe mësimnxënien si dhe për të zgjeruar kufijtë e njohurive brenda Kosovës dhe jashtë saj.

1.8. angazhim aktiv të studentëve si në aspektin individual, ashtu edhe në atë kolektiv, në jetën e institucionit dhe në mësimnxënien e tyre.

Nenet Neni 13

Autonomia e bartësve të arsimit të lartë

1. Bartësit e licencuar të arsimit të lartë kanë autonominë dhe lirinë akademike.

2. Bartësit e licencuar te arsimit të lartë gëzojnë të drejtat nga dispozitat e këtij ligji për të:

2.1. zgjedhur autoritetet drejtuese menaxhuese dhe për të përcaktuar mandatet e tyre;

2.2. organizuar strukturat dhe aktivitetet përmes rregullave të tyre, të cilat duhet të jenë në përputhje me këtë ligj dhe me dokumentet plotësuese të nxjerra në bazë të tij, me ligjet e tjera të zbatueshme dhe me statutet e tyre;

2.3. zgjedhur mësimdhënësit dhe personelin tjetër, për të përcaktuar kushte lidhur me pranimin e studentëve, metodat e mësimdhënies dhe vlerësimin e studentëve, të miratuara nga AKA-ja;

2.4. hartuar dhe zbatuar në mënyrë të pavarur kurrikulet dhe projektet për kërkime shkencore, në këshillim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë; dhe,

2.5. dhënë tituj profesorëve dhe personelit tjetër, në pajtueshmëri me këtë ligj, me ligjin në fuqi për punësim si dhe skemën e aprovuar nga AKA-ja. Këto kritere përcaktohen në statutin e bartësit.

3. Statutet e bartësve të arsimit të lartë përfshijnë dispozita që garantojnë lirinë akademike të personelit mësimdhënës dhe të studentëve, siç përshkruhet tutje në këtë ligj.

4. Mjediset e bartësve të licencuar të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet e rendit publik, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta.

5. Bartësi publik i arsimit të lartë lirohet nga të gjitha format e tatimeve për veprimtaritë e tij mësimore dhe kërkimore shkencore, të cilat financohen nga burime publike apo të dhuruara, përveç rasteve që lidhen me veprimtari fitimprurëse.

 

Nenet Neni 27

Liria akademike

1. Në statutin e vet apo në dokumentin e barasvlershëm themelues, çdo bartës i arsimit të lartë garanton se stafi akademik gëzon të drejtën brenda ligjit e për të paraqitur ide të reja dhe opinione të debatueshme pa rrezikuar humbjen e vendit të punës apo privilegjet që mund të gëzojnë nga bartësi.

2. E drejta e shprehjes së lirë për stafin akademik të bartësve të arsimit të lartë mund të kufizohet vetëm me ligj, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

3. Personeli akademik i bartësve të licencuar dhe të akredituar gëzon lirinë për të publikuar rezultatet e kërkimeve të tij, por duke iu nënshtruar rregullave të bartësit lidhur me shfrytëzimin e të drejtave të pronës intelektuale në dobi të bartësit dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

4. Statuti i çdo bartësi të arsimit të lartë dhe struktura e çdo bartësi privat të arsimit të lartë, si kusht për akreditim, duhet të përmbajnë dispozita që:

4.1. i garantojnë personelit lirinë e organizimit e të grumbullimit.

4.2. mbrojnë personelin nga çdo lloj diskriminimi.

5. Personeli akademik dhe personeli tjetër i bartësit të arsimit të lartë gëzon të drejtën për të kundërshtuar një vendim apo veprim të institucionit të arsimit të lartë dhe për t’ia drejtuar atë ankesë fillimisht Ministrisë dhe pastaj një gjykate kompetente.

Nenet Neni 40

Parimi i arsimit gjithëpërfshirës

1. Qëllimi i qartë i këtij Ligji është që parimi i arsimit gjithëpërfshirës të zbatohet në Republikën e Kosovës si praktika më e mirë në përputhje me normat ndërkombëtare, si parashihen në Konventën e UNESCO-s për të Drejtat e Fëmijëve (1989), në Deklaratën e Salamankës (1994), Konventën e OKBsë për të Drejta të Personave me Aftësi të Kufizuara (2007) dhe në konventat apo rekomandimet e tjera përkatëse ndërkombëtare.

2. Parimi i arsimit gjithëpërfshirës nënkupton se:

2.1. institucionet arsimore dhe aftësuese duhet të akomodojnë të gjithë fëmijët, pa dallim të kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, gjuhësore apo të tjera dhe duhet të promovojë integrimin dhe kontaktin mes fëmijëve;

2.2. mbështetja përkatëse duhet të ofrohet bazuar në nevojat intelektuale të nxënësve; dhe

2.3. ambientet e posaçme arsimore apo shkollat speciale arsyetohen vetëm pasi që nga vlerësimi i ekspertit del se nuk është praktike të regjistrohet ndonjë fëmijë në shkollën e rregullt publike apo në institucionin e aftësimit.

3. Komunat marrin masa për të mbështetur përfshirjen e fëmijëve në shkolla të rregullta të komunës, përfshirë edhe themelimin e dhomave burimore dhe klasave të përshtatura për nxënësit me aftësi të kufizuara fizike, përfshirë ato ndijore.

4. Sipas vlerësimeve individuale profesionale, komunat sigurojnë transport falas, të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara apo me vështirësi në mësim që ndjekin mësimet në shkollë komunale.

 

Nenet Neni 42

Qendrat burimore, shkollat speciale dhe njësitë që ofrojnë arsimim të veçantë

1. Ministria mund të themelojë dhe mirëmbajë qendra të burimeve, shkolla speciale si dhe njësi të tjera që ofrojnë arsim special për fëmijët me aftësi të kufizuara të rënda apo të shumëfishta apo me vështirësi në mësimnxënie, të cilët vlerësohet se nuk janë në gjendje të arsimohen në shkolla komunale apo në institucione publike për aftësim.

2. Qendrat e burimeve dhe njësitë e tjera, të themeluara sipas këtij neni, gjithashtu ofrojnë ndihmesë, në kuadër të resurseve që i kanë në dispozicion, në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore dhe aftësuese që arsimojnë nxënësit me vështirësi në mësim.

3. Mësimdhënësit dhe personeli tjetër profesional i punësuar në shkolla, qendra të burimeve dhe njësi të tjera të themeluara sipas këtij neni licencohen sipas dispozitave të këtij ligji.

4. Ministria siguron transport falas, të sigurt dhe të përshtatshëm apo aranzhon kujdes rezidencial të përshtatshëm, sipas vlerësimit profesional individual, për fëmijët që vijojnë shkollat speciale, qendrat e burimeve dhe për njësitë e tjera të themeluara sipas kësaj pjese.

 

Nenet Neni 47

Shkollimi në shtëpi

1. Nëse komuna vlerëson se ndonjë fëmijë i moshës së shkollimit të detyruar nga territori i saj nuk është duke u arsimuar në mënyrë të duhur, përmes vijueshmërisë së rregullt në shkollë ose ndryshe dhe nuk i nënshtrohet përjashtimit të përhershëm sipas këtij ligji, ajo i dërgon një vërejtje me shkrim prindërve dhe kërkon nga ata që të bindin komunën brenda afatit kohor të përcaktuar në vërejtje se fëmija është duke u arsimuar në shtëpi ose diku tjetër.

2. Arsimim i duhur sipas paragrafit 1. të këtij neni do të thotë arsimim efikas me orar të plotë që është i përshtatshëm për moshën, aftësitë dhe prirjen e fëmijës si dhe ndonjë nevojë të veçantë për arsim që fëmija mund të ketë.

3. Nëse prindërit nuk i përgjigjen komunës brenda afatit kohor të specifikuar në vërejtjen e cekur në paragrafin 1. të këtij neni, komuna e procedon rastin në procedurë për kundërvajtje.

4. Nëse prindërit përgjigjen se fëmija është duke u arsimuar jashtë sistemit formal të arsimit dhe aftësimit publik ose privat, aranzhimet e bëra nga prindërit si dhe ato të inspeksionit duhet t’i nënshtrohen autorizimit të Ministrisë pas konsultimeve me komunën përkatëse.

Nenet Neni 1

Neni 1

1. Qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë edukimin, arsimin dhe aftësimin parauniversitar nga niveli 0 deri në 4 i ISCED-it duke përfshirë arsimin dhe aftësimin e fëmijëve dhe të rriturve që marrin kualifikime në këto nivele.

 2. Qëllimet e arsimimit dhe aftësimit parauniversitar janë:

2.1. zhvillimi i personalitetit, talentit dhe aftësisë mendore e fizike të nxënësit deri në potencialin e tij të plotë;

2.2. avancimi i krijimit të njohurive themelore shkencore, shkathtësive të komunikimit, vrojtimit dhe shkathtësive analitike,kreativitetit,mëvetësisë dhe aftësive të ndërlidhura të mësimnxënies;

2.3. zhvillimi i respektit te nxënësi për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe për parimet e përcaktuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara,me konventat përkatëse dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës;

2.4. zhvillimi i respektit te nxënësit për prindërit dhe mësimdhënësit, për identitetin kulturor, gjuhën dhe vlerat e komunitetit të tij, për vlerat e Republikës së Kosovës, për shtetin nga i cili mund të ketë prejardhjen dhe për respektimin e diversitetit;

2.5. përgatitja e nxënësit për jetesë të përgjegjshme në frymën e mirëkuptimit, të paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe në miqësi me pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës, e më gjerë;

2.6. të zhvillojë te nxënësi respektin për mjedisin.

3. Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk do të interpretohet si zvogëlim apo kufizim i çfarëdo të drejte të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, të paraparë me ligjin në fuqi.

Nenet Neni 3

Neni 3 Parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar

1. Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim.

2. Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve arsimore dhe aftësuese, komunave dhe qeverisë, sipas funksioneve dhe detyrave përkatëse të përcaktuara në këtë ligj.

3. Është obligim i përgjithshëm i Ministrisë, komunave, institucioneve arsimore dhe të gjitha organeve të tjera, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, siç është rregulluar përmes këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efikase, efektive, fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor e social.

4. Gjatë planifikimit, menaxhimit dhe zbatimit të sistemit të arsimit parauniversitar, Ministria, komunat, si dhe institucionet arsimore dhe ato aftësuese do të marrin parasysh normat e miratuara ndërkombëtare për arsimin për të gjithë, të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e grupeve të ndjeshme në shoqëri dhe për avancimin e barazisë gjinore.

5. Gjatë zbatimit të funksioneve dhe përgjegjësive të tyre në kuadër të këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, Ministria, komunat dhe institucionet arsimore apo ato aftësuese do të:

5.1. respektojnë dhe avancojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, siç parashihet me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi;

5.2. kultivojnë njohuritë për kulturën, historinë, dhe gjuhën e të gjitha komuniteteve.

6. Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij.

7. Institucionet publike arsimore duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera, të cilat propagandojnë një fe të caktuar.

8. Ministria, komuna, institucionet arsimore dhe aftësuese dhe komuniteti duhet ta bëjnë institucionin tërheqës dhe të sigurt për nxënësin, mësimdhënësin dhe prindërit, përmes përgjegjësive të tyre përkatëse për kurrikulum, standardet e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave shkollore, shëndetësisë dhe sigurisë, ruajtjes së ambientit si dhe adresimit të çështjeve disiplinore dhe sjelljeve.

Nenet Neni 36

Mbrojtja nga sanksionet arbitrare dhe të tjera

3.2. mësimdhënësit janë të mbrojtur nga diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë për arsye reale apo të supozuara siç janë gjinia, raca, gjendja martesore, orientimi seksual, ngjyra, feja, pikëpamjet politike apo të tjera; prejardhja kombëtare, etnike apo sociale, përkatësia ndaj një komuniteti etnik, nevojat e veçanta, pronësia, lindja apo rrethana të tjera.

Ligjet Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara Nr. 03/L-019
Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara Nr. 03/L-019
Nenet Neni 5.1

 1. Diskriminimi përfshin çdo dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale, i cili konsiston ne mosdhënien e mundësive të barabarta ose trajtimit jo te barabartë në punësim apo në profesion.

Nenet Article 5.2

2. Çdo dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë, përkitazi me ndonjë vend të caktuar pune në bazë të aftësive të caktuara që kërkohen për atë vend pune, nuk konsiderohet si diskriminim.

 

Nenet Article 5.3

 3. Ndalohet çdo lloj diskriminimi në bazë të aftësisë së kufizuar dhe personave me aftësi të kufizuar ju garantohet mbrojtje ligjore e barabartë dhe efektive ndaj çdo lloj diskriminimi në të gjitha situatat.

Nenet Neni 11

Kushtet e përgjithshme dhe veçanta të punësimit

1. Personi me aftësi të kufizuara ka të drejtë në punësim, integrim në tregun e punës në kushtet përgjithshme dhe te veçanta të përcaktuara me këtë ligj.

2. Me kushte të veçanta personat me aftësi të kufizuara punësohen në Qendrën për aftësimin, riaftësimin profesional, punëtorinë mbrojtëse dhe në qendër punuese, të cilët në bazë të aftësive të punës dhe sipas kushteve të përgjithshme nuk mund të punësohen në tregun e hapur të punës ose ta mbajnë punën e vet.

3. Punësimi në kushte të veçanta konsiderohet edhe vetëpunësimi, si dhe punësimi në ekonominë familjare i personave me aftësi të kufizuara.

4. Me kushtet e përgjithshme të punësimit, nënkuptohet punësimi i personave me aftësi të kufizuara në tregun e hapur të punës.

Nenet Neni 12

Punësimi në tregun e hapur të punës

1. Organet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik si dhe organizatat joqeveritare obligohen që, me kushtet e përshtatshme të punës ti punësojnë personat me aftësi të kufizuara.

2. Çdo punëdhënës është i obliguar të punësoj një person me aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë (50) punëtor.

3. Punëdhënësi i cili nuk i përmbush detyrimet nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, obligohet qe për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, të paguaj në buxhetin e Kosovës kontribute mujore në lartësi prej një përqind (1%) të shumës së pagës minimale.

4. Varësisht nga shkalla dhe kategoria e aftësisë së kufizuar, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me akt të veçantë nënligjor, do të rregulloj dhe përcaktoj vendet e punës dhe punët e përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar.

 

Nenet Neni 1.

Neni 1. Fushëveprimi

Me këtë ligj rregullohen dhe përcaktohen të drejtat, kushtet, mënyrat e aftësim, riaftësim profesional dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara, për integrimin e tyre në tregun e hapur të punës sipas kushteve te përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në legjislacionin e aplikueshëm.

 

 

Nenet Neni 2

Neni 2 Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përkrahja ligjore dhe institucionale për aftësimin, riaftësimin, nxitjen dhe përgatitjen profesionale për punësim të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuar duke u mbështetur në principet dhe tretmanin e mundësive të barabarta përfshirë edhe mundësitë gjinore.

Nenet Neni 10

Neni 10 Politikat qeveritare për aftësimin profesional

1. Politikat qeveritare përkitazi me aftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara do të përfshijnë: 1.1. aftësimin, riaftësimin profesional dhe format tjera të mbështetjes për punësimin e personave me aftësi të kufizuara; 1.2. parimet, mënyra e veprimit dhe metodat e përgaditjes profesionale të zbatuara përgjithësisht në kualifikimet e personave të tjerë, zbatohen në rastet e personit me aftësi të kufizuar, deri në atë mase sa lejojnë aftësitë e tij; 1.3. masat e mundshme dhe të nevojshme për të krijuar dhe zhvilluar shërbimet e specializuara të aftësimit profesional për personat me aftësi të kufizuara, që kërkojnë ndihmë për gjetjen e punës dhe avancim në vendin e punës; 1.4. plan programet mësimore sipas sistemit modular që mundësojnë aftësim individual për personat me aftësi të kufizuara; 1.5. aftësimin e përbashkët të personave me aftësi të kufizuara me të tjerët, në hapësirë të njëjtë dhe trajner të njëjtë me qëllim të integrimit të tyre në shoqëri; 1.6. angazhimin e institucioneve që ofrojnë aftësim profesional, për të krijuar mjedis fizik të përshtatshëm për qasje pa vështirësi për personat me aftësi të kufizuara; 6 1.7. aftësimin e personelit administrativ dhe teknik të institucioneve për aftësim, riaftësim dhe punësim, të cilët drejtpërsëdrejti punojnë me personat me aftësi të kufizuara.

Ligjet Ligji për të Huajt Nr. 04/L-219 dhe LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Ligji për të Huajt Nr. 04/L-219 dhe LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Nenet Neni 100

Kategoria e të huajve që nuk dëbohen

1. I huaji nuk dëbohet nëse i plotëson njërën nga kushtet e mëposhtme:

1.1. është i pajisur me leje qëndrim të përhershëm;

1.2. ka lindur në Republikën e Kosovës;

1.3. ka hyrë në Republikën e Kosovës si fëmijë i pashoqëruar dhe është pajisur me leje qëndrim të përhershëm;

1.4. është i pajisur me leje të përkohshme qëndrimi dhe është martuar me një të huaj, i cili ka leje të përhershme qëndrimi ose me një shtetas të Kosovës;

1.5. ekziston dyshimi i bazuar se i huaji, në vendin e origjinës apo në një vend tjetër, do tëdënohet me vdekje, do t’i nënshtrohet torturës, trajtimit çnjerëzor e degradues apo dënimevepër shkaqe diskriminuese;

1.6. fëmija i pashoqëruar, nëse nga vendi i origjinës, një vend tjetër ose nga institucione të tjera nuk garantohet ribashkimi familjar ose kujdesi i duhur shëndetësor;

1.7. është anëtar i familjes së të huajit, të cilit i njihet statusi i refugjatit në Republikën e Kosovës.

2. Përjashtimisht, i huaji mund të dëbohet, edhe pse përmbushen kushtet e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, në qoftë se qëndrimi i tij rrezikon rendin dhe sigurinë publike, si dhe përbën kërcënim për sigurinë shtetërore.

Nenet Neni 31

 Kushtet për hyrjen e të huajit në Republikën e Kosovës

1. I huaji mund të lejohet të hyjë në Republikën e Kosovës për qëndrimet qe nuk i kalojnë tre (3) muaj brenda periudhës gjashtë (6) mujore dhe nëse ai ose ajo plotëson kushtet në vijim:

1.1. posedon dokument të vlefshëm të udhëtimit ose dokument tjetër për kalimin e kufirit; 1.2. posedon vizë të vlefshme ose leje qëndrimi të vlefshme, kur kjo kërkohet;

1.3. ai/ajo arsyeton qëllimin, kushtet e hyrjes dhe qëndrimit dhe dëshmon se ka mjete të mjaftueshme për jetesë, qoftë gjatë kohëzgjatjes së qëllimit të qëndrimit në Republikën e Kosovës dhe për kthim në vendin e origjinës apo transit në vendin e tretë në të cilin është e sigurte së do të pranohen, apo janë në gjendje qe ato mjete t’i fitojnë ligjërisht;

1.4. nuk ka ndalim të hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës;  

1.5. nuk përbën kërcënim për sigurinë shtetërore, rendin publik, shëndetit publik në Republikën e Kosovës.

2. I huaji i cili nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, mund t'i lejohet hyrja në Republikën e Kosovës në një pikë të caktuar të kalimit kufitar, nëse kjo kërkohet për arsye humanitare, interesat shtetërore ose detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Nenet Neni 32

Refuzimi i hyrjes së të huajit në Republikën e Kosovës

1. Të huajt i cili nuk i plotëson kushtet për hyrje të përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, i refuzohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës dhe i lëshohet vendimi me arsyetim për refuzimin e hyrjes.

2. I huaji ka të drejtë të parashtroj ankesë kundër vendimit nga paragrafi 1. i këtij neni. Ankesa bëhet në misionin diplomatik apo konsullor që ka kompetencë territoriale ose pranë Komisionit për Ankesa. Ankesa kundër vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij.

 

Nenet Neni 53

1. Qëndrimi i përhershëm nuk i lejohet të huajit i cili: 1.1. ka qenë i dënuar për vepër penale brenda ose jashtë territorit të Republikës së Kosovës; 1.2. nuk posedon mjete financiare për jetesë; 1.3. nuk ka banim të siguruar; 1.4. nuk ka sigurim shëndetësor; 1.5. paraqet rrezik ndaj rendit juridik, sigurisë kombëtare ose shëndetit publik. 2. Dënimi për vepër penale në kuptim të nën-paragrafit 1.1. të paragrafit 1. të këtij neni nuk përfshin: 2.1. dënimin për vepër penale me gjobë ose deri në gjashtë (6) muaj heqje lirie, nëse gjykata ka shqiptuar dënimin me kusht; 2.2. dënimin për vepër penale të shqiptuar nga një gjykatë e huaj nëse vepra në fjalë nuk konsiderohet vepër penale në Republikën e Kosovës ose nëse dënimi është shqiptuar në bazë të një procedure e cila nuk është konform standardeve evropiane të së drejtës penale, veçanërisht me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore; dhe 2.3. dënimin për vepër penale të shlyer në mënyrë legjitime nga evidenca e të dënuarve.

Nenet Neni 46

Qëndrimi i përkohshëm me qëllim të bashkimit familjar

1. Kërkesën për lëshimin e lejes për qëndrim të përkohshëm më qëllim të bashkimit familjar, ka të drejtë ta paraqes i huaji-anëtari i ngushtë i familjes së shtetasit të Republikës së Kosovës, të huajit të cilit i është lejuar qëndrimi i përkohshëm apo përhershëm ose i huaji i cili ka statusin e azilantit.

2. Anëtarët e familjes së ngushtë, në kuptimin e dispozitave të këtij ligji, konsiderohen bashkëshortët, fëmijët e mitur të cilët nuk kanë krijuar familjet e tyre si dhe prindërit e fëmijëve të mitur. Anëtar i familjes së ngushtë mund të konsiderohet edhe i afërmi tjetër, i adoptuar ose adoptuesi, nëse ekzistojnë shkaqe të veçanta personale apo humanitare për bashkimin e familjes në Republikën e Kosovës.

3. Në rastin e paraqitjes së kërkesës për qëndrim të përkohshëm sipas këtij neni kushtet e parapara në nenin 41 të këtij ligji duhet të plotësohen edhe nga anëtari i familjes me qëndrim në Republikën e Kosovës. Në bazë të qëndrimit të përkohshëm sipas këtij neni, i huaji mund të punoj në Republikën e Kosovës në bazë të kushteve të parapara në nenin 43 të këtij ligji.

Nenet Neni 48

Qëndrimi i përkohshëm për fëmijët e porsalindur

1. Për fëmiun e lindur në territorin e Republikës së Kosovës, i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, nuk kërkohet leje qëndrimi derisa t’i mbush gjashtë (6) muaj jetesë.

2. Pas gjashtë (6) muaj qëndrimi të përkohshëm, leja për qëndrim të përkohshëm i jepet fëmijës sipas detyrës zyrtare, kurse i vazhdohet për aq kohë për të cilën është lejuar qëndrimi i përkohshëm i njërit prind apo kujdestarit të fëmiut.

Nenet Neni 62

Ndalimi dhe mbajtja e të huajit

1. Të huajit mund t’i refuzohet hyrja në kufi për shkaqe të sigurisë publike. Për të siguruar largimin e të huajit nga territori i Republikës së Kosovës, i huaji mund të ndalohet në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.

2. Të huajit të cilit nuk mund t’i verifikohet identiteti, nuk ka vizë të vlefshme, nuk ka leje qëndrimi apo nuk mund të dëbohet sipas urdhrit paraprak për dëbim, mund të mbahet në Qendrën e Pranimit për të Huaj.

3. I huaji i cili për shkaqe shëndetësore, nevojave tjera të veçanta apo arsyeve tjera nuk është e mundur të vendoset në Qendër, vendoset në ndonjë vend tjetër me standarde të pranueshme dhe adekuate.

4. Të sistemuarit në qendrën e pranimit apo në vende tjera në pajtim me dispozitat e këtij ligji, do të vendosen në hapësira të ndara. Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçar do të vendosen ndaras nga të rriturit, me përjashtim të anëtarëve të familjes së ngushtë të cilët duhet të vendosen së bashku. Fëmijët do të marrin tërë asistencën e duhur përkitazi me moshën e tyre dhe do të trajtohen në pajtim me dispozitat dhe parimet e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve të vitit 1989.

5. Anëtarët e komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, do të kenë qasje të papenguar, e cila nuk do t’i nënshtrohet asnjë forme të autorizimit, në Qendër dhe vendet tjera kudo që ndonjë person mbahet në pajtim të dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve tjera përmes të cilëve zbatohen dispozitat e këtij ligji.

Nenet Neni 6

Neni 6 

1. Qëndrimi afatshkurtër nënkupton qëndrimin e një të huaji deri në nëntëdhjetë (90) ditë brenda periudhës kohore prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pa vizë ose me vizë kur kjo kërkohet.

 2. Qëndrimi afatshkurtër mund të jetë më i shkurt së nëntëdhjetë (90) ditë kur kjo përcaktohet me vizë. Periudha e qëndrimit llogaritet prej ditës së parë të hyrjes në Republikën e Kosovës.

3. I huaji i cili tashmë e ka shfrytëzuar afatin e qëndrimit prej nëntëdhjetë (90) ditë brenda periudhës kohore prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditë, mund të hyjë prapë dhe të qëndrojë në Republikën e Kosovës pas kalimit të periudhës kohore prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditëve nga dita e hyrjes së parë.

Ligjet Ligji për Avokatin e Popullit Nr. 05/L -019
Ligji për Avokatin e Popullit Nr. 05/L -019
Nenet Neni 17

Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese

1. Avokati i Popullit vepron si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese (në tekstin e mëtejmë: MKP).

2. Në kuadër të përgjegjësive si MKP, Avokati i Popullit është i obliguar që:

2.1.të vizitojë rregullisht dhe pa paralajmërim të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, duke përfshirë ndalimin policor, paraburgimin, qëndrimin në institucionet shëndetësore, ndalimin doganor, ndalimin e emigracionit dhe çdo vend tjetër kur dyshohet se ka shkelje të të drejtave dhe lirive të njëriut;

2.2.në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit të krijojë një mekanizëm të veçantë që do të kryejë të gjitha funksionet e MKP. Personeli i këtij mekanizmi, përveç juristëve duhet të përfshijë profesionistë të fushave të ndryshme, posaçërisht mjekë, psikologë dhe punëtorë social me përvojë në këtë fushë.

3. Ekspertët dhe personat e specializuar të angazhuar nga Avokati i Popullit për nevojat e MKP- së, duhet të kenë të drejtat dhe obligimet e njëjta sikurse personeli tjetër i Avokatit të Popullit,përfshirë të drejtën për të vizituar vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, për fotogra mdhe incizim radio dhe audio vizuele, të gëzojnë mbrojtjen nga ndërhyrja e jashtme në punën e tyre, si dhe të drejtën që të mos japin të dhëna, informata apo sqarime për gjetjet e tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre në këtë fushë.

4. Gjatë kryerjes së funksionit si MKP, Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e tij kanë të drejtëqasjeje në informatat për gjendjen shëndetësore të personave të privuar nga liria, përfshirë edhe qasjen në dosjet e tyre mjekësore, me pajtimin e tyre, si dhe të dhënat personale të këtyre personave.

5. Avokati i Popullit mund të jap rekomandime për përputhshmërinë e ligjeve, dhe akteve të tjera nënligjore apo administrative, udhëzuesve dhe të praktikave të aplikuara në Kosovë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të torturës si dhe formave të tjera trajtimit apo ndëshkimit mizor, jonjerëzor dhe poshtërues.

6. Avokati i Popullit duhet të bashkëpunojë me mekanizmat ndërkombëtar dhe vendor në fushën e parandalimit të torturës si dhe formave të tjera trajtimit apo ndëshkimit mizor, jonjerëzor dhe poshtërues.

7. Avokati i Popullit mund të jap sugjerime dhe rekomandime për personat dhe institucionetpërgjegjëse ku mbahen personat e privuar nga liria pa marrë parasysh llojin apo objektin dhe rrethanat e mbajtjes së tyre, për përmirësimin e trajtimit dhe kushteve të tyre.

Nenet Neni 1

qëllimi

1.Ky ligj ka për qëllim krijimin e mekanizmit ligjor për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimine të drejtave dhe lirive themelore të personave zik dhe juridik nga veprimet ose mosveprimete paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike, institucioneve dhe personave apo autoriteteve tjera të cilët ushtrojnë autorizime publike në Republikën e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: autoritetet publike), si dhe krijimin e Mekanizmit Kombëtar për parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese.

2.Avokati i Popullit është mekanizëm i barazisë për promovim, monitorim dhe mbështetje të trajtimit të barabartë pa diskriminim në bazat e mbrojtura nga Ligji për barazi gjinore dhe Ligji për mbrojtje nga diskriminimi.

Nenet Neni 38

Dispozitat kalimtare

1. Avokati i Popullit ka kompetenca edhe për rastet që paraqiten para hyrjes në fuqi të këtij ligji kur nga faktet rezulton vazhdimi i shkeljes së një ose më shumë standardeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut ose përbëjnë keqpërdorim të vazhdueshëm të pushtetit.

2. Brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Institucioni i Avokatit të Popullit nxjerrë Rregulloret e parapara me këtë ligj.

3. Brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Institucioni i Avokatit të Popullit llon meushtrimin e kompetencave dhe obligimeve ligjore si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese.

Nenet Neni 6

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës Qendrore

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës Qendrore të Agjencisë, janë:

1.1. zbatimi i politikave të MPMS-së në fushën e punësimit, aftësimit dhe riaftësimit profesional, përshtatur për personat e papunë, punëkërkuesit, punëdhënësit të punësuarit dhe shtetasit e huaj të cilët kanë për qëllim punësimin në Kosovë;

1.2. monitorimi dhe koordinimi i zbatimit të masave dhe programeve aktive të tregut të punës;

1.3. përgatitja e informacioneve, analizave për tregun e punës, hulumtimeve, dhe studimeve për nevojat e tregut të punës si dhe shpërndarja e informatave me palët relevante të interesit në të gjitha nivelet;

1.4. publikimi dhe Promovimi i punësimit;

1.5. hartimi i kurrikulave, materialeve mësimore dhe procedurave të vlerësimit sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve përfshirë certifikimin e kandidatëve dhe njohjen e mësimit paraprak;

1.6. kontraktimi i shërbimeve nga ofrues jopublikë të akredituar në fushën e aftësimit profesional, në profilet e avancuara dhe në profilet të cilat nuk zhvillohen në QAP-a;

1.7. këshillimi dhe ofrimi i informatave lidhur me migracion e punës;

1.8. të jep konfirmimin zyrtar në Departamenti e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për lejimin e punës për të huaj, dhe lëshon vërtetim për lejimin e punës për tridhjetë (30) ditë, gjashtëdhjetë (60) ditë dhe nëntëdhjetë (90) ditë brenda një (1) një viti kalendarik, për të cilën kohë i huaji mund të punojë në Republikën e Kosovës;

1.9. Propozimi për nismat legjislative nga fusha e politikave te punësimit dhe aftësimit profesional ose mbrojtjes së punësimit, tek zyrtarët përgjegjës të Ministrisë;

1.10. Përgatitja e raporteve periodike dhe vjetore për Ministrinë lidhur me implementimin e Programit Vjetor dhe projekteve të veçanta;

1.11. Identifikimi i nevojave për trajnimin/avancimin e stafit në nivel lokal me qëllim të përmirësimit të ofrimit te shërbimeve;

1.12. Koordinimi i aktiviteteve me zyrat e punësimit, Qendrat për aftësime profesionale dhe Institucionet tjera relevante;

1.13. Shpërndarja e detyrave nga Programi i Punës për Zyrat e punësimit dhe Qendrat e aftësimit profesional;

1.14. Krijimi i partneritetit me komunitetin lokal dhe akterë të tjerë që si qëllim kanë punësimin e grupeve të cenueshme; si dhe,

1.15. Kryen punë dhe detyra tjera të përcaktuara me Rregulloren e brendshme të Agjencisë.

Nenet Neni 16

Bashkëpunimi kombëtar dhe ndërlidhja me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve dhe MASHT-in

1. Agjencia zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me të gjitha palët e interesit në nivel kombëtar dhe lokal, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që ofrohen në përputhje me kornizën ligjore.

2. Agjencia delegon përfaqësues në borde të ndryshme dhe siguron informata relevante të tregut të punës për institucione/organizata me të cilët bashkëpunojnë, sipas kërkesës.

3. Agjencia angazhon Zyrat e veta lokale në borde të komuniteteve lokale dhe regjionale duke u dhënë mandatin për pjesëmarrje aktive dhe për informata për aspektet dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me punësimin.

4. Agjencia dhe MASHT, shkëmbejnë informata relevante për tregun e punës dhe propozojnë aktivitete të përbashkëta me institucionet e MASHT-it që kanë për synim të mbështesin orientimin cilësor në karrierë dhe kalimin e nxënësve/studentëve në punë, në të gjitha nivelet.

5. APRK bashkëpunon me AKK-në për të përmirësuar cilësinë dhe relevancën e aftësimit profesional në tregun e punës që ofrohet në kuadër të programit të masave aktive.

 

Nenet Neni 17

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Agjencia bën zbatimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare nga fusha e punësimit dhe aftësimit profesional të nënshkruara nga MPMS-ja, sipas autorizimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

Nenet Neni 16 para 1

1. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.

Ligjet Ligji Për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar Në Çështjet Penale Nr. 04/L-213
Ligji Për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar Në Çështjet Penale Nr. 04/L-213
Nenet Neni 17.3

3. Ekstradimi nuk lejohet nëse ka arsye për të besuar se personi nuk do të pranojë garancitë minimale për një gjykim të drejtë në shtetin kërkues, siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 

Nenet Neni 56

Kushtet për Transferim

1. Në përputhje me këtë .igj, personi i dënuar mund të transferohet vetëm pas plotësimit të kushteve në vijim:

1.1. personi është shtetas i shtetit zbatues;

1.2. aktgjykimi është i formës së prerë;

1.3. në kohën e pranimit të kërkesës për transferim, personi i dënuar ka ende të paktën gjashtë (6) muaj të dënimit për të vuajtur apo nëse dënimi është i pacaktuar;

1.4. personi i dënuar pajtohet me transferimin, ose duke marrë parasysh moshën ose gjendjen e tij apo saj fizike apo mendore, një pëlqim i tillë jepet nga përfaqësuesi i autorizuar;

1.5. shteti zbatues pajtohet për transferim. 2. Transferimi i personit të dënuar nuk lejohet nëse:

2.1. ka dyshime se personi i kërkuar për transferim mund t'i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese.

2.2. ka arsye serioze për të besuar se, nëse personi i kërkuar transferohet, ai apo ajo do të ndiqet penalisht ose të dënohet për shkak të racës, fesë, shtetësisë, përkatësisë në një grup të caktuar shoqëror ose bindjeve politike, ose që gjendja e tij apo saj do të vështirësohej edhe më shumë për shkak të njërës nga këto arsye.

3. Në raste të veçanta, Ministria mund ta miratoj kërkesën për transferim edhe nëse kohëzgjatja e dënimit të mbetur për tu vuajtur është më e shkurtër se ajo e përcaktuar në paragrafin 1.3. të këtij neni.

4. Ministria në pranimin e kërkesës për transferim mund të përcaktojë kushtet e mëposhtme:

4.1. personi që do të transferohet nuk do të ndiqet penalisht ose të dënohet për një vepër tjetër penale të kryer para transferimit;

4.2. personit nuk mund t’i shqiptohet dënim më i rëndë se sa ai që është dhënë;

4.3. personi nuk mund të dorëzohet apo ekstradohet tek shteti i tretë pa lejen e Ministrisë; 5. Ministria mund të vendos edhe kushte të tjera për transferim.

Nenet Neni 13

 Ne bis in idem

 1. Ekstradimi nuk lejohet nëse është dhënë një vendim i formës së prerë nga organet gjyqësore vendore kundër personit të kërkuar për veprën apo veprat penale për të cilat kërkohet. Ekstradimi mund të lejohet nëse organet gjyqësore vendore kanë vendosur të mos fillojnë ose të ndërpresin procedurën gjyqësore në lidhje me veprën apo veprat e njëjta penale.

2. Ekstradimi nuk lejohet nëse është dhënë vendim i formës së prerë nga organet gjyqësore të një shteti të tretë kundër personit të kërkuar për veprën ose veprat penale për të cilat kërkohet ekstradimi dhe nëse ekziston një marrëveshje ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe atij shteti për njohjen dhe ekzekutimin e ndërsjellë të vendimeve penale.

Nenet Neni 17.1

 Klauzola jodiskriminuese dhe standardet e të drejtave të njeriut

1. Ekstradimi i një personi të kërkuar nuk lejohet nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se kërkesa është bërë për qëllime të ndjekjes penale ose të ndëshkimit për shkak të racës, fesë, gjinisë, shtetësisë, bindjes politike, etnisë, gjuhës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, anëtarësimit të tij apo saj në ndonjë grup shoqëror, apo nëse pozita e tij apo saj në shoqëri mund të paragjykohet për njërën nga këto arsye.

Ligjet Ligji Për të Drejtat e Ish të Denuarve dhe të Përndjekurve Politikë Nr. 03/L-95
Ligji Për të Drejtat e Ish të Denuarve dhe të Përndjekurve Politikë Nr. 03/L-95
Nenet Neni 8

Personat nga neni 3 i këtij ligji që kanë mbetur me pasoja te faktuara psikike, fizike ose psiko-fizike, si rezultat i veprimeve të dhunshme, frikësuese, të torturës, të traumave, të keqtrajtimeve dhe të keqpërdorimeve të tjera, gjatë dhe pas procedurës hetimore, kanë të drejtë për rehabilitim, për mbrojtje dhe për sigurim shëndetësor në përputhje me ligjin, duke përjashtuar ata që janë përfshirë në ndonjë kategori përfituese mbi këtë bazë

Ligjet LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
Nenet Neni 7. 2

Çdo person ka qasje të barabartë në gjykata dhe askujt nuk i mohohet e drejta në gjykim të drejtë në përputhje me procedurën e rregullt ligjore ose të drejtë në mbrojtje të barabartë me ligj. Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm kohor

Nenet Neni 7.1

Qasja në Gjykata

1. Gjykatat trajtojnë të gjithë personat në mënyrë të barabartë, askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, gjendjes sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.  

Nenet Neni 7.3

 3. Çdo person ka të drejtë t’í drejtohet gjykatës për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tij të ligjshme. Çdo person ka të drejtë të përdor mjetet juridike kundër një vendimi gjyqësor apo administrativ që cenon të drejtën apo interesat e tij në mënyrën e caktuar me ligj.

Nenet Neni 3

Ushtrimi i Pushtetit Gjyqësor

1. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës ushtrohet nga gjykatat e themeluara me këtë ligj.

2. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik, i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykata.

Nenet Neni 4

Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatave

1. Gjykatat e themeluara me këtë ligj gjykojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. ‘

2. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit dhe marrjes së vendimeve janë të pavarur, të paanshëm, të pandikuar në çfarëdo mënyre nga asnjë person fizik apo juridik, përfshirë edhe organet publike

Nenet Neni 7

Qasja në Gjykata

1. Gjykatat trajtojnë të gjithë personat në mënyrë të barabartë, askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, gjendjes sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

2. Çdo person ka qasje të barabartë në gjykata dhe askujt nuk i mohohet e drejta në gjykim të drejtë në përputhje me procedurën e rregullt ligjore ose të drejtë në mbrojtje të barabartë me ligj. Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm kohor. 3. Çdo person ka të drejtë t’í drejtohet gjykatës për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tij të ligjshme. Çdo person ka të drejtë të përdor mjetet juridike kundër një vendimi gjyqësor apo administrativ që cenon të drejtën apo interesat e tij në mënyrën e caktuar me ligj.

4. Të gjitha seancat gjyqësore do të jenë të hapura për publikun përpos nëse ligji e përcakton ndryshe.

5. Të gjitha gjykatat duhet të funksionojnë në mënyrë të shpejtë dhe efikase për të siguruar zgjidhjen e shpejtë të lëndëve.

Ligjet KODI NR. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE
KODI NR. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE
Nenet Neni 143

Krimet kundër njerëzimit

1. Kushdo që kryen një ose më shumë nga veprat e mëposhtme, duke ditur se vepra e tillë është pjesë e një sulmi të gjerë apo sistematik të drejtuar kundër popullsisë civile, dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm:

1.1. vrasje;

1.2. shfarosje;

1.3. skllavërim;

1.4. deportim ose përzënie me dhunë të popullsisë;

1.5. burgosje ose privime të tjera të rënda të lirisë fizike në kundërshtim me rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare;

1.6. torturë;

1.7. dhunim, skllavëri seksuale, prostitucion të detyruar, shtatzëni me dhunë, sterilizim të detyruar ose çfarëdo forme tjetër po aq të rëndë të dhunës seksuale;

1.8. persekutim të një grupi ose kolektivi të identifikuar për arsye politike, racore, kombëtare, etnike, kulturore, fetare, gjinore apo në ndonjë baze tjetër e cila është botërisht e njohur si e palejueshme sipas të drejtës ndërkombëtare, në lidhje me veprat nga ky nen dhe nenet 142 dhe 144-147 të këtij Kodi;

1.9. zhdukja e detyruar e personave;

1.10. krimin e aparteidit; ose

1.11. vepra të tjera çnjerëzore të karakterit të ngjashëm që qëllimisht shkaktojnë vuajtje të mëdha, lëndime të rënda të trupit ose të shëndetit fizik apo mendor.

 

Nenet
Nenet
Nenet
Nenet
Nenet
Nenet
Ligjet Ligji Nr. 05/L -031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE
Ligji Nr. 05/L -031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE
Nenet Neni 13

Përveç kur përjashtohet shprehimisht me ligj, secili person ka të drejtë të ushtrojë mjetet juridike administrative dhe ato gjyqësore, në mënyrën e përcaktuar me ligj, kundër një veprimi apo mosveprimi administrativ të organit publik që i cenon një të drejtë apo një interes juridik.

Nenet Neni 13

Parimi i të drejtës në mjete juridike Përveç kur përjashtohet shprehimisht me ligj, secili person ka të drejtë të ushtrojë mjetet juridike administrative dhe ato gjyqësore, në mënyrën e përcaktuar me ligj, kundër një veprimi apo mosveprimi administrativ të organit publik që i cenon një të drejtë apo një interes juridik.

Nenet Neni 11

Parimi i informimit dhe ndihmës aktive

1. Organi publik, që zhvillon procedurën administrative, siguron që mosdija e palës të mos përkeqësojë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave juridike, që ajo ka sipas ligjit. Organi publik, në veçanti, informon palën për të drejtat dhe detyrimet e saj në procedurën administrative, si dhe për pasojat juridike të veprimeve a mosveprimeve të saj gjatë kësaj procedure

Nenet Neni 6

Neni 6 Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit 1. Organi publik vepron në pajtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit. 2. Personat në të njëjtën situatë trajtohen në mënyrë të njëjtë. Dallimi në trajtimin e çështjeve justifikohet vetëm nëse dhe për aq sa ai përputhet me ndryshimet objektive të çështjeve përkatëse. 3. Organi Publik, në mënyrë të veçantë, shmang çdo diskriminim të padrejtë ashtu siç përcaktohet me Ligjin kundër diskriminimit.

Nenet Neni 5

Neni 5

1. Një veprim administrativ, që për arsye të mbrojtjes së interesit publik kufizon apo cenon të drejtat apo interesat juridike të një personi, duhet të jetë në pajtim me parimin e proporcionalitetit.

2. Një veprim administrativ është në pajtim me parimin e proporcionalitetit vetëm nëse i plotëson këto kushte:

2.1. është i domosdoshëm për të arritur qëllimin e përcaktuar në ligj;

2.2. është i përshtatshëm për të arritur qëllimin e përcaktuar në ligj, dhe 

2.3. kufizimi apo cenimi i të drejtës apo interesit juridik nuk është në shpërpjestim me realizimin e qëllimit të ndjekur.

Nenet Neni 6

Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit

1. Organi publik vepron në pajtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit.

2. Personat në të njëjtën situatë trajtohen në mënyrë të njëjtë. Dallimi në trajtimin e çështjeve justifikohet vetëm nëse dhe për aq sa ai përputhet me ndryshimet objektive të çështjeve përkatëse.

3. Organi Publik, në mënyrë të veçantë, shmang çdo diskriminim të padrejtë ashtu siç përcaktohet me Ligjin kundër diskriminimit.

Nenet Neni 13

 Parimi i të drejtës në mjete juridike  

Përveç kur përjashtohet shprehimisht me ligj, secili person ka të drejtë të ushtrojë mjetet juridike administrative dhe ato gjyqësore, në mënyrën e përcaktuar me ligj, kundër një veprimi apo mosveprimi administrativ të organit publik që i cenon një të drejtë apo një interes juridik.

 

Nenet Neni 124.1

Pala ka të drejtë të ushtrojë mjetet juridike administrative ndaj çdo veprimi apo mosveprimi administrativ, nëse pretendon se të drejtat apo interesat e saj juridike cenohen nga ky veprim apo mosveprim. Anëtari i një organi kolegjial, ka gjithashtu të drejtën të ushtrojë mjetet juridike administrative ndaj çdo veprimi apo mosveprimi procedural të organit kolegjial, nëse pretendon se një nga dispozitat e neneve 37-43 të këtij Ligji janë shkelur nga një veprim apo mosveprim i tillë.

Nenet Neni 124.4

Mjet juridik administrativ përjashtimor është rihapja e procedurës administrative

Nenet Neni 125.1

Përpos nëse është paraparë ndryshe me ligj, ankesa mund të parashtrohet kundër një akti administrativ apo ndaj mosveprimit të organit publik brenda afatit të përcaktuar për përfundimin e procedurës administrative (në vijim: “heshtja administrative

Nenet Neni 130.4

Pala mund të paraqesë ankesë kundër vendimit për ndalimin e efektit pezullues në gjykatën kompetente për konfliktet administrative, brenda pesë (5) ditëve nga njoftimi i tij

Nenet Neni 156.1

Pa cenuar të drejtën e palës për t’u ankuar ndaj aktit administrativ që ekzekutohet, pala mund të parashtrojë një ankesë kundër urdhrit të ekzekutimit. Ankesa mund të parashtrohet vetëm lidhur me pretendimet ndaj vendit, kohës dhe mjeteve të ekzekutimit dhe parashtrimi i saj nuk pezullon vazhdimin e ekzekutimit.

Nenet Neni 156.3

Pala, gjithashtu mund të parashtrojë një kundërshtim administrativ kundër veprimeve të ekzekutimit, nëse ato tejkalojnë pjesën e detyrueshme të aktit që ekzekutohet, apo kur pretendohet të jenë të paligjshme.

Ligjet Ligji Nr. 05/L -067 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E PERSONAVE PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK
Ligji Nr. 05/L -067 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E PERSONAVE PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK
Nenet Neni 4

Mbrojtja Përfituesit e këtij ligji mbrohen nga të gjitha llojet dhe format e diskriminimit, shfrytëzimit, abuzimit, fyerjes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të njohura nga Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e me theks të veçantë me standardet dhe parimet e përcaktuara me Konventën Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Nenet Neni 5

Mbrojtja e integritetit të personit

Përfituesit e këtij ligji kanë të drejtën e mbrojtjes së dinjitetit dhe për respekt ndaj integritetit të tyre fizik dhe mendor në bazë të barabartë me personat e tjerë.

Nenet Neni 4

Përfituesit e këtij ligji mbrohen nga të gjitha llojet dhe format e diskriminimit, shfrytëzimit, abuzimit, fyerjes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të njohura nga Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e me theks të veçantë me standardet dhe parimet e përcaktuara me Konventën Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar

Nenet Neni 2

Fushëveprimi Me këtë ligj përcaktohen të drejtat në beneficione të përfituesve të këtij ligji si dhe procedurat administrative për realizimin e këtyre të drejtave

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE
LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE
Nenet Neni 176.1

Kundër aktgjykimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë palët mund të bëjnë ankim brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditësh (15) nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit, po që se me këtë ligj nuk është caktuar ndonjë afat tjetër. Në kontestet nga raportet në të cilat është dhënë aktgjykimi në bazë të kambialit apo çekut, afati për ankim është shtatë (7) ditor.

Ligjet LIGJI NR.03/L-121 PËR GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
LIGJI NR.03/L-121 PËR GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 47

Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik. 2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

Ligjet LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Nenet Neni 6 para 11

11. Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë, çdo person juridik ose fizik dhe publiku, në rast të pësimit të dëmit material ose është para një rreziku të pësoj dëm material që ka të bëjë me një aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e dispozitave të këtij ligji, ligjeve të veçanta ose akteve nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit, ka të drejtë të ngre padi ose të kërkojë nga gjykata kompetente ose autoriteti publik të mbroj të drejtat e veta

Nenet Neni 12

Vlerat e mbrojtura të natyrës 1. Vlerat e mbrojtura të natyrës përdoren dhe avancohen në mënyrën e cila e mundëson mbrojtjen dhe avancimin e tyre afatgjate, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës. 2. Në pjesën e mbrojtur të natyrës nuk mund të zhvillohen aktivitete të cilat e rrezikojnë ekuilibrin natyror, llojllojshmërinë biologjike dhe peizazhore, hidrografinë, gjeomorfologjinë, gjeologjinë, vlerat kulturore ose në çfarëdo mënyrë degradojnë cilësitë dhe veçoritë e vlerave të natyrës.

Nenet Neni 11

1. Personi juridik dhe fizik i cili i shfrytëzon resurset natyrore, është i detyruar që gjatë kryerjes së punëve dhe zhvillimit të aktiviteteve, si dhe pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, të planifikojë dhe të zbatojë masat me të cilat duhet të parandaloj ndotjen e mjedisit. 2. Secili që dëmton mjedisin, është i detyruar të bëjë sanimin e mjedisit të dëmtuar, në përputhje me këtë ligj dhe ligjet tjera. 3. Personi juridik dhe fizik i cili i shfrytëzon resurset natyrore, është i detyruar që rregullisht të informojë Ministrinë rreth aktiviteteve të kryera. Raportet e tilla janë të hapura për publikun.

Nenet Neni 57

1. Organet vendimmarrëse sigurojnë pjesëmarrje dhe rol aktiv të publikut gjatë procesit të marrjes së vendimeve për: 1.1. vlerësimin strategjik mjedisor; 1.2. vlerësimin e ndikimit në mjedis; 1.3. procedurën e lëshimit të lejes ujore dhe lejes integruese; 1.4. nxjerrjen e ligjeve. 2. Publiku informohet përmes mjeteve të informimit për procedurën e marrjes së vendimeve dhe merr pjesë në dhënien e mendimit, komenteve dhe sugjerimeve institucionit kompetent dhe me kohë informohet për vendimin e marrë në pajtim me ligj.

Nenet Neni 1

1. Me këtë ligj harmonizohen zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale me parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. 2. Qëllimi i këtij ligji është të promovojë krijimin e mjedisit të shëndetshëm për popullin e Kosovës me sjelljen graduale të standardeve për mjedis të Bashkimit Evropian

Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon sistemin e integruar për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut për ndotjen e mjedisit, jetën dhe shëndetin e njeriut sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. 2. Ky ligj synon: 2.1. shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe kufizimin e emisioneve shkarkimeve të ndotjes së mjedisit, parandalimin e dëmtimit, rehabilitimin dhe përmirësimin e mjedisit të dëmtuar; 2.2. përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut; 2.3. ruajtjen dhe mirëmbajtjen e resurseve natyrore, të përtritshme dhe të papërtritshme, si dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre; 2.4. bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për mbrojtjen e mjedisit; 2.5. bashkëveprimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e mjedisit; 2.6. nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit. 2.7. të sigurohet se zhvillimi në Kosovë është i qëndrueshëm në mënyrë që dheu, ajri, uji dhe burimet e jetesës në Kosovë të mbrohen dhe ruhen në të mirë të gjeneratave të ardhshme; 2.8. të promovohen masa regjionale dhe ndërkombëtare për ruajtje, mbrojtje dhe përmirësim të cilësisë së mjedisit; dhe 2.9. të bëhet përshtatja e ligjeve, akteve nënligjore, procedurave dhe institucioneve të Kosovës me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Nenet Neni 6

1. Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, është zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes dhe të së ardhmes pa prekur mundësitë dhe kapacitetet që edhe brezat e ardhshëm t`i plotësojnë nevojat e tyre. 2. Parimi i integrimit të mbrojtjes së mjedisit. Autoritetet publike do të bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët mes veti për zhvillimin dhe adoptimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit. 3. Parimet e harmonizimit gradual me standardet e Bashkimit Evropian. Mbrojtja e mjedisit do të bazohet në sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit Evropian më qëllim krijimin e detyrueshëm të një mjedisi të shëndoshë për njeriun në parimet e ushtrimit të një praktike sa më adekuate, të adoptuar brenda komunitetit shkencor, për përmirësimin e mjedisit. 4. Parimi i vigjilencës dhe parandalimit, deri në pikën e veprimit të arsyeshëm, duke konsideruar shpenzimet dhe përfitimet e pritura mjedisore, një aktivitet do të planifikohet dhe zbatohet në atë mënyrë që të parandalojë ose të ndërpresë efektet e dëmshme në mjedis pa rrezikimin e shëndetit të njeriut. 5. Parimi i parandalimit zbatohet përmes Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe zbatimin e Parandalimit dhe Kontrollit të Integruar të Ndotjes. 6. Mungesa e njohurive të tërësishme shkencore nuk mund të jetë arsye për mos ndërmarrjen e masave parandaluese të pengimit të rrezikimit dhe degradimit të mjedisit, në rastet e mundshme ose ekzistuese që kanë ndikim të mundshëm në mjedis. 7. Parimi “ndotësi paguan” ndotësi paguan kompensimin për ndotjen e mjedisit nëse gjatë aktivitetit të vet shkakton ngarkesë në mjedis me prodhimin, shfrytëzimin ose vënien në qarkullimit të lëndës së parë, gjysmë prodhimit ose prodhimit i cili përmban materie të dëmshme për mjedisin. 8. Parimi “shfrytëzuesi paguan“, shfrytëzuesi i resurseve natyrore detyrohet të paguajë një çmim real për shfrytëzimin e tyre dhe të rikultivojë hapësirën pas përfundimit të aktiviteteve shfrytëzuese. 9. Parimi i përgjegjësisë subsidiare, në rastet kur përgjegjësia për ndotje nuk mundë të konstatohet atëherë përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit të ndotjes në mjedis e bartin institucionet shtetërore. 10. Parimi i masave inkurajuese, Qeveria do të promovojë praktikat dhe aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes me masa inkurajuese dhe stimuluese për personat juridik e fizik të cilët zgjedhin teknikat më të mira të mundshme dhe prodhimtari të pastër. 11. Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë, çdo person juridik ose fizik dhe publiku, në rast të pësimit të dëmit material ose është para një rreziku të pësoj dëm material që ka të bëjë me një aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e dispozitave të këtij ligji, ligjeve të veçanta ose akteve nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit, ka të drejtë të ngre padi ose të kërkojë nga gjykata kompetente ose autoriteti publik të mbroj të drejtat e veta. 12. Parimi i qasjes së publikut në informata. Secili person juridik ose fizik ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe të marrë pjesë në vendimmarrje. 13. Parimi i nivelit të lartë të mbrojtjes. 14. Parimi i përputhshmërisë me ligjin e Bashkimit Evropian. 15. Parimi i masave paraprake. 16. Parimi që nënkupton se dëmi mjedisor duhet të rregullohet në burim. 17. Parimi i mbulimit të shpenzimeve.

Nenet Neni 3

Zbatimi i dispozitave të këtij ligji është i detyrueshëm për të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, personat juridik dhe fizik, vendas dhe të huaj që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Kosovës.

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2631

Nenet Neni 6. (Parimet)

6.12. Parimi i qasjes së publikut në informata. Secili person juridik ose fizik ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe të marrë pjesë në vendimmarrje.

Nenet Neni 58

Kufizimi i pjesëmarrjes së publikut në marrjen e vendimit Qeveria më qëllim të ruajtjes së interesit të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, mund të kufizojë pjesëmarrjen e publikut në marrjen e vendimit, nga neni 57 të këtij ligji.

 

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 5.1.2

Jodiskriminimi - Nuk lejohet kurrfarë diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Nenet Neni 11.1

  Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë profesionale, paanshmërisë, mundësive të barabarta, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve.

 

Nenet Neni 5.1.9.

Parimi i mundësive të barabarta për komunitete dhe gjini – Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre kanë mundësi të barabarta për pjesëmarrje në shërbimin civil në institucionet e administratës qendrore dhe komunale. Mundësi të barabarta për pjesëmarrje në shërbimin civil në organet e administratës publike kanë pjesëtarët e dy gjinive.

Nenet Neni 46

1. Nëpunësit civilë kanë të drejtën, por nuk janë të detyruar, të krijojnë dhe t’i bashkohen një partie politike, shoqate, organizate private joqeveritare, sindikate ose një shoqate profesionale, që punon në arritjen e objektivave e që janë në harmoni me legjislacionin ekzistues mbi rendin publik. 2. Nëpunësit civilë mund të jenë anëtarë të trupave të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, me kusht që kjo pozitë të mos jetë në konflikt interesi me detyrat që i janë përcaktuar nëpunësit civil dhe me statusin e tij/saj

Nenet Neni 50

Neni 50 E drejta për ankesë 1. Nëpunësit civilë kanë të drejtë për ankesë kundër vendimit administrativ apo çdo shkelje ose lëshim të rregullave ose procedurave të përgjithshme administrative, që ndikojnë dhe që kanë të bëjnë me marrëdhënien e tyre të punës. 2. Nëpunësit civilë kanë të drejtë mbrojtjeje përmes procedurave të brendshme administrative ose gjyqësore në rast të një shkeljes së të drejtave të tyre, që rezulton nga një veprim i administratës publike.

Nenet Neni 47

1. Nëpunësi civil, pas marrjes së detyrës dhe në të gjitha nivelet e hierarkisë funksionale, ka të drejtë të mbajë të drejtat e tij/saj politike për të votuar dhe për t’u votuar si kandidat në zgjedhjet komunale ose qendrore.

2. Karriera e nëpunësit civil nuk do të ndikohet nga qëndrimet e shprehura gjatë fushatës zgjedhore ose rezultatit të zgjedhjeve. 3. Nëpunësit civilë të cilët janë kandidatë në zgjedhje lokale ose qendrore kanë të drejtë që të lirohen nga detyra, pa pagesë, gjatë kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore.

Ligjet LIGJI NR. 03/L-037 PËR DOKUMENTET E UDHËTIMIT
LIGJI NR. 03/L-037 PËR DOKUMENTET E UDHËTIMIT
Nenet Neni 27.1

27.1 Organi kompetent, tek i cili ka qenë e paraqitur kërkesa për tu pajisur me pasaportë e refuzon kërkesën në bazë të vendimit të gjykatës nëse :

 a) kundër shtetasit, që ka bërë kërkesën për lëshimin e pasaportës është duke u zhvilluar procedurë penale respektivisht zhvillohet procedura për zgjidhjen e martesës si dhe njohjen e të drejtës prindërore, nëse gjykata kërkon ndalesën e lëshimit të pasaportës ;

b) ekzistojnë interesat e mbrojtjes së shtetit, të përcaktuara në ligj ;

c) shtetasit i është shqiptuar së paku dy herë dënimi me burg për veprat penale të prodhimit të kundërligjshëm dhe trafikimit të narkotikëve, falsifikim të parave, kontrabandim, falsifikim të dokumenteve, prodhim kundërligjor dhe trafikim të armëve apo eksplozivëve, kalim të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, trafikimit me qenie njerëzore, terrorizmit ndërkombëtar, financimit të veprimtarisë terroriste dhe vepra tjera penale në lidhje me shtetet e huaja,

Nenet Neni 27.2

Nëse gjykata ka nxjerrë aktgjykim të plotfuqishëm kundër shtetasit të bazuar në pikat a,b,c të paragrafit 1 të këtij neni, duhet të njoftojë organin kompetent mbi refuzimin e kërkesës dhe për këtë duhet të japë arsyetim.

 

Nenet Neni 27.3

Nëse ndonjëra nga arsyet nga pikat a,b,c, të paragrafit 1 të këtij neni, është paraqitur pas lëshimit të pasaportës, organi kompetent për dhënien e pasaportës duhet te nxjerri vendim mbi marrjen e pasaportës

Ligjet LMDHP 06/L-082
LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Nenet Neni 8
  1. Përpunimi i të dhënave personale që tregon origjinën racore ose etnike, bindjet politike, bindjet fetare ose filozofike, anëtarësinë në bashkimet profesionale, si dhe përpunimi i të dhënave gjenetike, të dhënave biometrike për qëllimet e identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, të dhënat në lidhje me shëndetin ose të dhënat në lidhje me jetën seksuale ose orientimin seksual të një personi fizik është i ndaluar.
Nenet Neni 13 .1

1. Të dhënat personale të personave të vdekur mund tu zbulohen vetëm marrësve të autorizuar me ligj.

Nenet Neni 13 .2

2. Pavarësisht nga paragrafi 1 të këtij neni, të dhënat personale të personave të vdekur mund tu zbulohen trashëgimtarëve ligjorë të tyre, nëse ata tregojnë interes legjitim dhe personat e vdekur nuk e kanë ndaluar me shkrim zbulimin e të dhënave personale të tilla.

Nenet Neni 13 .3

 3. Të dhënat personale të personit të vdekur mund të zbulohen për qëllime historike, statistikore ose për kërkime shkencore në qoftë se personi i vdekur, paraprakisht e ka lejuar me shkrim zbulimin e të dhënave personale të tilla, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe.

 

Nenet Neni 13.4

4. Nëse personi i vdekur, paraprakisht nuk e ka lejuar zbulimin e të dhënave të tij ose saj, trashëgimtarët ligjorë mund ta lejojnë me shkrim zbulimin e të dhënave të tilla, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe.

Nenet Neni 22

 Kufizimet

1. Të drejtat e subjektit të të dhënave të parashikuara në nenet 4, 11 deri 21, dhe nenin 33 të këtij ligji në masën që dispozitat e saj përputhen me të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në nenet 11 deri 21 të këtij ligji, mund të kufizohen nëse një kufizim i tillë respekton thelbin e të drejtave dhe lirive themelore dhe është një masë e nevojshme dhe proporcionale për të garantuar:

1.1. sigurinë shtetërore;

1.2. mbrojtjen;

1.3. sigurinë publike;

1.4. parandalimin, hetimin, zbulimin ose ndjekjen penale të veprave penale ose ekzekutimin e dënimeve penale, duke përfshirë garantimin ndaj parandalimit të kërcënimeve për sigurinë publike;

1.5. objektiva të tjera të rëndësishme të interesit të përgjithshëm publik të Republikës së Kosovës, veçanërisht një interes i rëndësishëm ekonomik ose financiar i Republikës së Kosovës, duke përfshirë çështjet monetare, buxhetore ose të tatimeve, shëndetit publik dhe sigurisë sociale;

1.6. mbrojtjen e pavarësisë gjyqësore dhe të procedimeve gjyqësore;

1.7. parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen penale të shkeljes së etikës për profesionet e rregulluara;

1.8. një funksion monitorues, inspektues ose rregullator që lidhet, edhe rastësisht, me ushtrimin e autoritetit zyrtar, në rastet e përmendura në nën-paragrafët 1.1. deri 1.5. dhe nën-paragrafin 1.7. të këtij neni;

1.9. mbrojtjen e subjektit të të dhënave ose të të drejtave dhe lirive të të tjerëve;

1.10. ekzekutimin e pretendimeve sipas të drejtës civile. Masat nga paragrafi 1. i këtij neni mund të merren vetëm për aq sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin është dhënë kufizimi.

Nenet Neni 4.1

Parimet e përpunimit të të dhënave personale

1. Parimi i ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës - të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme, të ligjshme dhe transparente, pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave.

 

 

Nenet Neni 4.6

4.6. Parimi i paprekshmërisë dhe konfidencialitetit – të dhënat personale përpunohen në atë mënyrë që garantojnë siguri të përshtatshme të tyre, duke përfshirë mbrojtjen ndaj përpunimit të paautorizuar ose të paligjshëm dhe ndaj humbjes, asgjësimit ose dëmtimit aksidental, duke përdorur masa të përshtatshme teknike dhe organizative.

Nenet Neni 11.1

 Informimi transparent, komunikimi dhe modalitetet për ushtrimin e të drejtave të subjektit të të dhënave

1. Kontrolluesi merr masat e përshtatshme për të dhënë çdo informacion të referuar në nenet 12 dhe 13 të këtij ligji dhe çdo komunikim sipas neneve 14 deri 21 dhe 33 të këtij ligji në lidhje me përpunimin e të dhënave personale që i nënshtrohen një formati konciz, transparent, të kuptueshëm dhe lehtësisht të qasshëm, duke përdorur gjuhë të qartë dhe të pastër, veçanërisht për çdo informacion drejtuar specifikisht një fëmije. Informacioni jepet me shkrim ose me mjete të tjera, duke përfshirë, sipas rastit, mjete elektronike. Nëse kërkohet nga subjekti i të dhënave, informacioni mund të jepet me gojë, me kusht që identiteti i subjektit të të dhënave të provohet (dëshmohet) me mjete të tjera

Nenet Neni 52

1. Pa cenuar mjetet e tjera administrative ose gjyqësore të mbrojtjes, çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të paraqesë ankesë tek Agjencia, nëse subjekti i të dhënave pretendon që përpunimi i të dhënave personale, në lidhje me të, e shkelë këtë ligj. 2. Agjencia njofton ankuesin mbi progresin dhe rezultatin e ankesës, duke përfshirë mundësinë e një mjeti ankimi gjyqësor, në pajtim me nenin 54 të këtij ligji.

Ligjet LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE
LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE
Nenet Neni 1

Ky ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje, pas kërkesës, në dokumentet e mbajtura, hartuara apo pranuara nga institucionet publike.

Nenet Neni 17.1

1. Çdo kërkues ka të drejtë të ketë qasje në dokumente publike. Pavarësisht nga cilido paragraf i këtij neni, një institucion publik nuk mund të refuzojë të tregojë nëse ka në posedim një dokument apo të refuzojë qasjen në një dokument publik, përderisa nuk bën një test të dëmit dhe interesit publik për të përcaktuar nëse dëmi i shkaktuar interesit të mbrojtur mbisundon interesin e publikut për qasje në atë dokument publik.

Nenet Neni 17.2

2. Kufizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike ushtrohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit sipas ligjit përkatës për Procedurën e përgjithshme administrative, në përputhje me këtë ligj dhe vetëm për qëllime të mbrojtjes së:

2.1. jetës, shëndetit dhe të sigurisë publike;

2.2. sigurisë shtetërore, mbrojtjes dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare;

2.3. parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së veprave penale në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procesin e hetimit;

 2.4. hetimet disiplinore, në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procedurën disiplinore;

2.5. inspektimit, kontrollimit dhe mbikëqyrjes nga institucionet publike në rastet kur trajtojnë informacion të klasifikuar;

2.6. të drejtës për privatësi dhe e drejta e fshirjes (‘E drejta për t’u harruar’);

2.7. konfidencialitetit komercial siç janë sekretet e biznesit, sekretet profesionale apo të kompanisë;

 2.8. dokumenteve për të cilat institucioni publik apo palët e treta gëzojnë të drejtat e pronësisë intelektuale;

2.9. politikave ekonomike, monetare dhe këmbimore të shtetit;

2.10. konfidencialitet statistikor;

2.11. barazisë së palëve në procedura gjyqësore dhe administrimin efikas të drejtësisë;

2.12. diskutimeve brenda apo ndërmjet institucioneve publike lidhur me shqyrtimin e ndonjë çështjeje, e cila përbën dokument të klasifikuar.

Nenet Neni 17. 1

Neni 17. 1 Çdo kërkues ka të drejtë të ketë qasje në dokumente publike. Pavarësisht nga cilido paragraf i këtij neni, një institucion publik nuk mund të refuzojë të tregojë nëse ka në posedim një dokument apo të refuzojë qasjen në një dokument publik, përderisa nuk bën një test të dëmit dhe interesit publik për të përcaktuar nëse dëmi i shkaktuar interesit të mbrojtur mbisundon interesin e publikut për qasje në atë dokument publik.

Nenet Neni 17.2

Neni 17.2  Kufizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike ushtrohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit sipas ligjit përkatës për Procedurën e përgjithshme administrative, në përputhje me këtë ligj dhe vetëm për qëllime të mbrojtjes së:

 2.1. jetës, shëndetit dhe të sigurisë publike;

2.2. sigurisë shtetërore, mbrojtjes dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare;

2.3. parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së veprave penale në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procesin e hetimit;

2.4. hetimet disiplinore, në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procedurën disiplinore;

2.5. inspektimit, kontrollimit dhe mbikëqyrjes nga institucionet publike në rastet kur trajtojnë informacion të klasifikuar;

2.6. të drejtës për privatësi dhe e drejta e fshirjes (‘E drejta për t’u harruar’);

2.7. konfidencialitetit komercial siç janë sekretet e biznesit, sekretet profesionale apo të kompanisë;

2.8. dokumenteve për të cilat institucioni publik apo palët e treta gëzojnë të drejtat e pronësisë intelektuale;

2.9. politikave ekonomike, monetare dhe këmbimore të shtetit;

2.10. konfidencialitet statistikor;

2.11. barazisë së palëve në procedura gjyqësore dhe administrimin efikas të drejtësisë;

2.12. diskutimeve brenda apo ndërmjet institucioneve publike lidhur me shqyrtimin e ndonjë çështjeje, e cila përbën dokument të klasifikuar.

Nenet Neni 17. 5

Neni 17. 5  Kërkesa për qasje në dokumente publike mund të refuzohet nëse:

 5.1. pa marrë parasysh ndihmën nga institucioni publik, kërkesa mbetet tejet e paqartë për të mundësuar identifikimin e dokumentit;

5.2. nëse janë plotësuar kushtet dhe kërkesat nga paragrafët 2. dhe 4. i këtij neni.

 

Nenet Neni 17.6

Neni 17.6 Para marrjes së vendimit për refuzimin e kërkesës për qasje në dokumente publike në tërësi ose pjesërisht, sipas paragrafit 2. të këtij neni, institucioni publik detyrohet të bëjë testin e dëmit dhe të interesit publik në përputhje me nenin 18 të këtij ligji.

Nenet Neni 20.1

1. Në rast se institucioni publik ka refuzuar në tërësi apo pjesërisht kërkesën për qasje në dokumente publike apo në rast të heshtjes apo mos përgjigjes së institucionit publik, kërkuesi mund t’i drejtohet me ankesë Agjencisë brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve prej pranimit të vendimit për refuzim ose vendimit për aprovim të pjesshëm të kërkesës për qasje

Nenet Neni 4.5

E drejta për qasje në dokumente publike i takon secilit person në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë. Institucionet publike nuk favorizojnë askënd në ushtrimin e të drejtës për qasje në dokumente në krahasim me të tjerë

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

1. Ky ligj zbatohet për të gjitha dokumentet publike që prodhohen, pranohen, mbahen, apo kontrollohen nga institucionet publike, përveç në rastet kur kufizohet ndryshe me legjislacionin në fuqi.

2. Paragrafi 1. nuk përbën obligim për institucionet publike që të krijojnë apo përshtatin dokumente publike apo të ofrojnë përmbledhje të informatave kur një gjë e tillë do të përfshinte përpjekje joproporcionale, që shkon përtej një operimi të thjeshtë. Mbi këtë bazë, institucionet publike nuk mund të obligohen që të vazhdojnë prodhimin dhe ruajtjen e një lloji të caktuar të dokumentit publik me qëllim të ripërdorimit të tij nga një person apo institucionet publike.

3. Ky ligj nuk cenon të drejtën për qasje në dokumente publike që mbahen nga institucionet publike, e të cilat mund të rrjedhin nga instrumentet ligjore ndërkombëtare apo aktet e institucioneve të cilat i zbatojnë ato.

4. Kërkesa dhe qasja në dokumente të klasifikuara, bëhet në përputhje me ligjin përkatës për klasifikimin e informacionit.

5. Dispozitat e këtij ligji nuk aplikohen:

5.1. për informatat e klasifikuara të prodhuara dhe mbajtura nga organizatat ndërkombëtare apo përfaqësitë e shteteve të tjera; dhe

5.2. informatat e klasifikuara nga institucionet publike, që kanë prejardhje apo janë shkëmbyer në bazë të një kornize të bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare apo shtete të tjera.

Nenet Neni 4

arimet themelore të së drejtës në qasje në dokumente publike

1. E drejta për qasje në dokumente publike e secilit person, si dhe garantimi dhe përmbushja e kësaj të drejte nga ana e institucioneve publike përbën një prej themeleve të institucioneve demokratike dhe transparente.

2. Qasja në dokumente publike bëhet përmes publikimit proaktiv nga ana e institucioneve publike të dokumenteve publike dhe përmes kërkesës së personit për qasje në dokumente publike.

3. Secili person ka të drejtë të ripërdorë dokumentet publike sipas kushteve dhe kufizimeve te përcaktuara me këtë ligj.

4. Hapja e të dhënave dhe transparenca në sektorin publik shërben për llogaridhënie ndaj publikut, për zhvillimin dhe avancimin shoqëror, ekonomik dhe demokratik.

5. E drejta për qasje në dokumente publike i takon secilit person në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë. Institucionet publike nuk favorizojnë askënd në ushtrimin e të drejtës për qasje në dokumente në krahasim me të tjerët.

6. Kufizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike bëhet vetëm në rastet e kufizuara dhe specifike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Nenet Neni 10

Kërkesa për qasje në dokumente publike

1. Secili person ka të drejtë për qasje në dokumente publike në bazë të kërkesës.

2. Kërkesat për qasje në dokumente publike parashtrohen në çfarëdo mënyre, e cila i mundëson institucionit publik të identifikojë nëse posedon dokumentin publik të kërkuar.

3. Kërkesa mund të bëhet nga personi, me shkrim, në formë elektronike, ose verbalisht. Për aq sa është e mundshme, kërkesa duhet të përmbajë edhe formën e preferuar nga kërkuesi për qasje në dokumente publike.

4. Nëse kërkesa bëhet verbalisht, zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike obligohet të hartojë kërkesën me shkrim për procedim të mëtejmë. Nëse kërkesa bëhet në formë elektronike, atëherë ajo konsiderohet si kërkesë me shkrim.

5. Kërkuesi i ndonjë dokumenti publik nuk është i obliguar që të japë arsye për përdorimin e dokumenteve publik për të pasur qasje në dokumente publike.

6. Nëse kërkesa nuk është sa duhet e saktë dhe nuk mundëson identifikimin e dokumentit publik që kërkohet, institucioni publik kërkon nga kërkuesi që ta qartësojë kërkesën dhe mund t’i ndihmojë kërkuesit që t’a bëjë një gjë të tillë.

7. Kërkuesi i ndonjë dokumenti publik ka të drejtë që të mbetet anonim në raport me palët e treta.

8. Institucionet publike i ofrojnë personave ndihmë se si dhe ku mund të parashtrohen kërkesat për qasje në dokumente publike.

9. Formalitetet për kërkesa nuk tejkalojnë atë që është e domosdoshme dhe e arsyeshme për të përpunuar kërkesën.

 

(Për procedurat tjera lidhur me qasjen ne dokumente publike, konsultojeni ligjin përkatës).

 

 

 

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-003 PËR GJENDJEN CIVILE
LIGJI Nr. 04/L-003 PËR GJENDJEN CIVILE
Nenet Neni 4.1

 Karakteri personal i të dhënave

  1. Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve të gjendjes civile kanë karakter personal. Aktet, të dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit, që i përkasin këto të dhëna, anëtarit të familjes, kujdestarit, përfaqësuesit ligjor ose, me prokurë dhe pas vdekjes, atyre, që kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore ose trashëgimtarëve testamentarë.
Nenet Neni 7.1

 Mbrojtja e të drejtave

1. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të personave që u regjistrohen të dhënat, e drejta e qasjes në regjistra dhe korrigjimi i të dhënave bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nenet Neni 33

Dokumentet bazë të personave të gjetur

1. Fëmija me prindër të panjohur prezumohet i lindur në vendin ku është gjetur dhe në kohën që përcaktohet me raport mjekësor.

2. Fëmija me prindër të panjohur pajiset me procesverbal nga policia dhe raport mjekësor të lëshuar

nga mjeku i zonës ku është gjetur.

3. Me kërkesë të shërbimit të gjendjes civile, me miratimin e organit të kujdestarisë ku është gjetur

fëmija, atij i caktohet emri personal si dhe emra prindërish imagjinarë, që mund të ndryshojnë me

kërkesë të vetë fëmijës, kur bëhet madhor, ose me vërtetimin ligjërisht të prindërve.

4. Rregullat e mësipërme vlejnë edhe për fëmijët me prindër të panjohur, që kanë humbur kujtesën ose janë të paaftë mendërisht dhe që nuk identifikohen. Fëmijës së gjetur mund t'i ndryshojë kjo gjendje, në rastet kur i kthehet kujtesa, kur shërohet mendërisht ose identifikohet me një mënyrë tjetër.

5. Në të gjitha rastet e parashikuara në këtë nen, fëmija i gjetur regjistrohet në vendin ku është gjetur përfshirë edhe të gjeturin madhor, që flet vetëm gjuhë të huaj e që regjistrohet si person pa shtetësi.

6. Kriteret e përcaktuara në këtë nen zbatohen edhe për personin madhor, që ka humbur kujtesën, që është i paaftë mendërisht e që nuk i dihen prindërit, është gjetur me prindër të vdekur, të paidentifikuar, përveç rastit, kur ky person flet vetëm gjuhë të huaj. Në këtë rast ai trajtohet si person pa shtetësi.

Nenet Neni 34

Deklarimi i lindjes

1. Lindja e fëmijës deklarohet te zyrtari i gjendjes civile nga prindërit, pjesëtarët madhorë të familjes, përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët, dhe në pamundësi ose në mungesë të tyre, nga personat, që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen. Deklarimi mund të bëhet edhe nga përfaqësues të nënës, me

prokurë të posaçme.

2. Deklarimi i lindjes së fëmijës së gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, bëhet nga organi i kujdestarisë, policia, në juridiksionin e të cilit ndodhet vendi i gjetjes, në bazë të procesverbalit të mbajtur në kohën e gjetjes së fëmijës.

3. Në rast dyshimi për faktet e lindjes zyrtari i gjendjes civile duhet ta shikojë fizikisht të lindurin para regjistrimit të lindjes, veprim ky i cili regjistrohet në dosje.

4. Kërkesa për regjistrimin e lindjes, në regjistrin themeltar, duhet të bëhet brenda pesëmbëdhjetë (15)

ditëve nga momenti i lindjes dhe, në raste të veçanta, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e lindjes.

Nenet Neni 35

Regjistrimi i lindjes

1. Regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në zyrën e gjendjes civile në vendin ku ka ndodhur lindja.

2. Për fëmijën e gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, regjistrimi bëhet në Zyrën e gjendjes civile të vendit ku është gjetur.

3. Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga shtetas të Kosovës, me banim të përhershëm në Kosovë, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Kosovës, në vendin ku ka lindur. Kur kjo është e pamundur, regjistrimi mund të bëhet

edhe në shërbimin e gjendjes civile të atij vendi.

4. Regjistrimi i shtetasve të Kosovës të lindur jashtë kufijve të Kosovës, duhet të mbahet në libër të veçantë të mbajtur nga Zyra e gjendjes civile.

5. Personat e lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës që i përmbushin kushtet për marrjen e shtetësisë sipas nenit 29 të Ligjit për shtetësinë, regjistrohen në regjistrat e posaçëm të gjendjes civile, të paraparë në paragrafin 4. të këtij neni, me rastin e regjistrimit në regjistrin e shtetësisë.

6. Të gjitha subjektet shëndetësore, shtetërore dhe private, që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen, janë të detyruara, që çdo ditë të hënë, të dërgojnë në Zyrat e gjendjes civile, ku ka ndodhur lindja, njoftimin për lindjet e ndodhura pranë institucioneve të tyre.

7. Zyra e gjendjes civile, konstaton dhe konfirmon, në rrugë zyrtare, rastet e lindjeve dhe regjistrimin e tyre nga personat e parashikuar në paragrafin 2. të nenit 34 të këtij ligji.

 

Nenet Neni 4

Karakteri personal i të dhënave

 1. Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve të gjendjes civile kanë karakter personal. Aktet, të dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit, që i përkasin këto të dhëna, anëtarit të familjes, kujdestarit, përfaqësuesit ligjor ose, me prokurë dhe pas vdekjes, atyre, që kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore ose trashëgimtarëve testamentarë.

2. Të dhënat individuale e familjare të përbërësve të gjendjes civile mund të kërkohen dhe të merren nga institucionet e organet, të cilave kjo e drejtë u njihet me ligj të veçantë. Këto subjekte, që kërkojnë dhe marrin të dhëna të gjendjes civile, drejtpërdrejt nga shërbimi i gjendjes civile, i përdorin ato vetëm për qëllimin për të cilin janë marrë, duke u kufizuar në përhapjen e tyre, përveçse kur autorizohen me ligj.

3. Kryeshefi i Agjencisë së regjistrimit civil autorizon dhënien e të dhënave të kërkuara prej institucioneve dhe organeve të ndryshme, në përputhje me udhëzuesin e miratuar prej tij dhe Këshillit të agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale. Udhëzuesi përcakton llojin dhe sasinë e informacionit, që mund t’u jepet institucioneve dhe organeve kërkuese, duke pasur parasysh ligjet, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tyre, si dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nenet Neni 6

Mbledhja dhe këmbimi i të dhënave të gjendjes civile me palët e treta

1. Institucionet tjera shtetërore ose private që mbledhin dhe administrojnë baza të dhënash të personave që përmbajnë të dhëna, lidhur me gjendjen civile duhet t’i ofrojnë të dhënat në fjalë në bazë të kërkesës së Agjencisë dhe në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. 4 2. Institucionet e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni janë të detyruara që t’i sigurojnë qasje të menjëhershme e të papenguar Agjencisë, në bazat përkatëse të të dhënave, ose t’i dërgojnë asaj informacionin e kërkuar jo më vonë se dhjetë (10) ditë nga marrja e kërkesës.

Nenet Neni 7

Mbrojtja e të drejtave

1. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të personave që u regjistrohen të dhënat, e drejta e qasjes në regjistra dhe korrigjimi i të dhënave bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

2. Palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë kundër vendimit të Zyrës së gjendjes civile. Ankesa parashtrohet në Agjenci.

3. Lidhur me afatin e parashtrimit të ankesës, shqyrtimin e saj si dhe çështjet tjera procedurale, aplikohen dispozitat e Ligjit për procedurën administrative.

4. Agjencia- themelon komision të veçantë për shqyrtimin e ankesave nga paragrafi 2. i këtij neni dhe puna e këtij komisioni rregullohet me akt nënligjor nga Ministri.

5. Të dhënat personale në Regjistrat themeltar të gjendjes civile dhe në dokumentet e lëshuara nga gjendja civile, shënohen në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

6. Regjistrat themeltar të gjendjes civile dhe dokumentet e lëshuara nga gjendja civile shtypen në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ligjet Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Nenet Neni 1

Liria Fetare   

1.1. Çdo njëri ka të drejtë të gëzojë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetarë. Kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur ose për të mos pasur fe, për të mbajtur apo për të ndërruar fenë ose besimin, dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin, qoftë si individ ose në bashkësi me të tjerët, publikisht ose privatisht, përmes adhurimit, predikimit, praktikimit dhe ceremonive. 

Nenet Neni 1

Liria Fetare

1.2. E drejta për lirinë fetare dhe të besimit përfshinë, mes tjerash, edhe liritë në vijim:    

a.  Lirinë e adhurimit ose tubimit në lidhje me një fe ose besim, dhe krijimin dhe mirëmbajtjen e vendeve për këto qëllime;    

b.  Lirinë për të themeluar dhe qeverisur institucione humanitare dhe bamirëse;    

c. Lirinë për të prodhuar, siguruar dhe për të përdorur, gjësende dhe materiale të nevojshme për kryerjen e riteve ose zakoneve të fesë ose besimit;    

d.  Lirinë e shkrimit, nxjerrjes dhe shpërndarjes së publikimeve relevante në këto lëmi;    

e.  Lirinë për mësim të një feje apo besimi në vendet e destinuara për këto qëllime;    

f. Lirinë për të kërkuar dhe pranuar kontribute financiare dhe kontribute të tjera vullnetare nga individët dhe institucionet;    

g.  Lirinë për t’u aftësuar, emëruar, zgjedhur ose caktuar pasardhës, sipas kushteve dhe standardeve të religjionit ose besimit përkatës;    

h. Lirinë e respektimit të ditëve të pushimit dhe festimit të festave dhe ceremonive sipas normave fetare të fesë ose besimit përkatës;    

i.  Lirinë e krijimit dhe ruajtjes së komunikimit me individë dhe bashkësi për çështjet e fesë dhe besimit në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.    

1.3 Liria për të manifestuar fenë ose besimin duhet t’iu nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve që janë të parashkruara me ligj dhe janë të domosdoshme në shoqërinë demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit dhe moralit, dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të tjerëve.

Nenet Neni 1

Liria Fetare

1.3 Liria për të manifestuar fenë ose besimin duhet t’iu nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve që janë të parashkruara me ligj dhe janë të domosdoshme në shoqërinë demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit dhe moralit, dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të tjerëve.

 

Nenet Neni 8

Vendet e Kultit

8.1. Ndërtesat dhe objektet që u takojnë bashkësive fetare, që janë të dedikuara për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të pacenueshme për sa i përket ndërhyrjes së autoriteteve qeveritare, përveç nëse ndonjë urdhër gjyqësor është lëshuar si pasojë e aktiviteteve ilegale ose në rast të rrezikut të afërm për jetën ose shëndetin.    

8.2.  Qasja e lirë nga ana e pelegrinëve, mysafirëve dhe personave të cilët jetojnë përherë ose përkohësisht në institucionet ose objektet fetare duhet garantuar. Ky detyrim merret parasysh gjatë zbatimit të dispozitave që kanë të bëjnë me çështjet e qëndrimit dhe udhëtimit.    

8.3. Mundësia që bashkësitë fetare të kufizojnë qasjen në vendet e tyre, në kuadër të kornizës për vetë administrim, është e garantuar sipas standardeve ndërkombëtare. 

 

Nenet Neni 7

Vetë përcaktimi dhe vetë rregullimi

7.1. Bashkësitë Fetare janë të lira që të përcaktojnë identitetin e tyre fetar.    

7.2. Bashkësitë Fetare e rregullojnë dhe administrojnë në mënyrë të pavarur organizimin e tyre të brendshëm.    

7.3. Bashkësitë fetare lirisht mund të themelojnë dhe komunikojnë me individë dhe komunitete në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ashtu si edhe të formojnë shoqata me bashkësitë dhe grupe të tjera fetare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në pajtim me ligjin në fuqi. 

Nenet Neni 9

Arsimimi Fetar

9.1. Bashkësitë fetare kanë të drejtë të themelojnë institucione arsimore për nevojat e tyre në pajtim me ligjin në fuqi.    

9.2. Ligji për Arsimin e Lartë rregullon çështjen e studimeve teologjike në universitete.    

9.3. Shkollat e udhëhequra nga bashkësitë fetare qeverisën në bazë të aplikimit neutral të ligjit përkatës sikurse shkollat tjera private.   

9.4. Çdo njëri ka të drejtë të zgjedhë ose të mos e zgjedh arsimin fetar sipas bindjeve dhe besimit personal. Prindërit ose kujdestarët e tjerë ligjorë janë të thirrur t’i përcaktojnë udhëzimet fetare dhe etike për fëmijët e tyre sipas bindjeve ose besimeve të tyre.    

9.5. Arsimi fetar dhe edukimi i të miturve nuk guxon të dëmtojë zhvillimin ose shëndetin e tyre fizik ose mendor.

Nenet Neni 2

 Mbrojtja nga Diskriminimi

 2.1. Askush nuk duhet të jetë i diskriminuar ose i privilegjuar në çfarëdo mënyre në bazë të besimit fetarë, përkatësisë ose jopërkatësisë së një Bashkësie fetare, ose për kryerjen e ceremonive dhe ritualeve fetare.

2.2 Askush nuk duhet të pengohet ose të detyrohet të marrë pjesë në ceremonitë fetare, ose në forma të tjera të manifestimit të besimit fetar.

Nenet Neni 3

Barazia Fetare

Të gjithë personat, pavarësisht nga besimi ose bindja e tyre, pavarësisht nga përkatësia në ndonjë bashkësi fetare ose pjesëmarrja në ndonjë ceremoni fetare janë të barabartë para ligjit dhe gëzojnë të drejta të njejta në jetën civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Të gjithë personat juridik dhe fizik gëzojnë mbrojtje të njejtë para ligjit.

 

Nenet Neni 1.1.2a

1.2. E drejta për lirinë fetare dhe të besimit përfshinë, mes tjerash, edhe liritë në vijim:

 a. Lirinë e adhurimit ose tubimit në lidhje me një fe ose besim, dhe krijimin dhe mirëmbajtjen e vendeve për këto qëllime;

Nenet Neni 1.1.3

1.3 Liria për të manifestuar fenë ose besimin duhet t’iu nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve që janë të parashkruara me ligj dhe janë të domosdoshme në shoqërinë demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit dhe moralit, dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të tjerëve.

Nenet Neni 10

Liria për Informim

10.1. Bashkësitë fetare, dhe institucionet e tyre kanë të drejtë, në kuadër të Kushtetutës dhe ligjit, që të publikojnë informata duke përdorur të gjitha format e mediave.

10.2. Bashkësitë fetare detyrohen që qartë të shënojnë emrin e plotë të tyre në çfarëdo botimi, reviste dhe materiale të tjera fetare, si edhe në korrespondenca dhe shpallje publike të aktiviteteve të tyre.  

10.3. Bashkësitë fetare gëzojnë qasje të barabartë në mediat publike

Nenet Neni 9

Arsimimi Fetar

9.1. Bashkësitë fetare kanë të drejtë të themelojnë institucione arsimore për nevojat e tyre në pajtim me ligjin në fuqi.

9.2. Ligji për Arsimin e Lartë rregullon çështjen e studimeve teologjike në universitete.

9.3. Shkollat e udhëhequra nga bashkësitë fetare qeverisën në bazë të aplikimit neutral të ligjit përkatës sikurse shkollat tjera private.

9.4. Çdo njëri ka të drejtë të zgjedhë ose të mos e zgjedh arsimin fetar sipas bindjeve dhe besimit personal. Prindërit ose kujdestarët e tjerë ligjorë janë të thirrur t’i përcaktojnë udhëzimet fetare dhe etike për fëmijët e tyre sipas bindjeve ose besimeve të tyre.

9.5. Arsimi fetar dhe edukimi i të miturve nuk guxon të dëmtojë zhvillimin ose shëndetin e tyre fizik ose mendor.

Nenet Neni 13

Përfitimet Sociale

13.1. Shërbyesit fetarë të bashkësive fetare i realizojnë të drejtat nga sigurimi pensional dhe sigurimi shëndetësor dhe të drejtat e tjera në bazë ligjit në fuqi.

13.2. Bashkësitë fetare, për realizimin e punëve të tyre fetare, mund të hyjnë në marrëdhënie juridike dhe të lidhin kontratë për punë me personel fetarë dhe me punëtorë të tjerë. Personeli fetar dhe punëtorët e tjerë, me të cilët bashkësia fetare ka lidhur kontratë për punë, i realizojnë të drejtat nga marrëdhënia e punës dhe në bazë të punës së kryer, sikurse edhe të punësuarit e tjerë.

13.3. Vijuesit e rregullt të shkollave fetare dhe të fakulteteve fetare për përgatitjen e personelit fetar i realizojnë të drejtat për mbrojtje shëndetësore, shtesat për fëmijë, sigurimin pensional dhe invalidor, të drejtat për asistencë sociale dhe të drejtat në trafik publik nën kushtet dhe në mënyrën e njëjtë siç i realizojnë vijuesit e shkollave dhe fakulteteve publike.

 

Ligjet LIGJI NR. 2003/24 I SPORTIT
LIGJI NR. 2003/24 I SPORTIT
Nenet Neni 2

Të gjithë personat, pa dallim moshe, gjinie, kombësie, përkatësie politike, racore, fetare, pavarësisht nga mundësitë fizike e mentale, pavarësisht nga niveli shoqëror ose ekonomik i tyre, e gëzojnë të drejtën e marrjes me veprimtari sportive.

Nenet Neni 76

76.1. Me dënim me gjobë, në shumë prej 1000-5000 €, dënohen organizatat sportive: 

- nëse kryejnë veprimtari sportive pa marrjen e pëlqimit nga organi përgjegjës;

- nëse merren me organizimin politik e fetar;

- nëse veprimtaritë sportive i kryejnë në objekte sportive të papërshtatshme dhe me kuadër të paspecializuar profesonal

Nenet Neni 2

Neni 2

Të gjithë personat, pa dallim moshe, gjinie, kombësie, përkatësie politike, racore, fetare, pavarësisht nga mundësitë fizike e mentale, pavarësisht nga niveli shoqëror ose ekonomik i tyre, e gëzojnë të drejtën e marrjes me veprimtari sportive.