Pasqyra e ligjeve në fuqi
Ligjet
Nenet
Ligjet
LIGJI NR. 02/L-78 LIGJI PËR SHËNDETËSI PUBLIKE
LIGJI NR. 02/L-78 LIGJI PËR SHËNDETËSI PUBLIKE
Nenet
Neni 6
Kapitulli III
Shëndeti Mjedisor dhe Banimi
6.1 IKSHPK hulumton ndikimin e faktorëve mjedisor në shëndetin e popullsisë dhe i propozon masat mbrojtëse për parandalimin e efekteve të dëmshme për shëndet.
6.2 IKSHPK propozon dhe ndërmerr veprime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eliminimin e mangësive të zbuluara dhe çfarëdo efekti të dëmshëm për shëndet.
6.3 Brenda sferës së aktiviteteve të lidhura me shëndetin e mjedisit dhe atij të banimit, IKSHPK do të: a) njoftoj popullatën lidhur me shkaqet e ndotjes së mjedisit i cili mund të kërcënon shëndetin. b) elaboron sistemin e raportimit të dëmtimit të shëndetit dhe sëmundjeve përkitazi me efektet e mjedisit.
Vegëza e ligjit përkatës: