Pasqyra e ligjeve në fuqi

Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI Nr. 04/-L-011 PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË
LIGJI Nr. 04/-L-011 PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË
Nenet Neni 6

1. Të punësuarëve i’u garantohet liria e organizimit dhe veprimit sindikal. 2. Sindikatat themelohen për mbrojtjen e të drejtave të të punësuarëve dhe lirive sindikale. 3. Të punësuarit kanë të drejtë në bazë të vullnetit të lirë, të themelojnë sindikatën dhe të anëtarësohen në të, sipas kushteve të cilat janë të përcaktuara me këtë ligj dhe statut . 4. Organizatat sindikale kanë të drejtë, që aktivitetin e tyre ta realizojnë në pajtim me aktet normative, të zgjedhin vullnetarisht përfaqësuesit e tyre, të organizojnë administratën, të zhvillojnë aktivitetet sindikale dhe të hartojnë programe sindikale.

Ligjet LIGJI NR. 03/L-050 PËR THEMELIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS
LIGJI NR. 03/L-050 PËR THEMELIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS
Nenet Neni 12

Misionet Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ushtron autoritet dhe përgjegjësi ekzekutive në emër të Qeverisë dhe sikurse është përcaktuar në nenin 13 të këtij ligji, të kufizuar në kohë dhe në ato veprime të cilat konsiderohen të nevojshme për të tejkaluar atë situatë emergjente.

Ligjet LIGJI NR.03/L-154 PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE
LIGJI NR.03/L-154 PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE
Nenet Neni 2

1. Çdo person mund të fitojë të drejta sendore, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj. 2. Titullari i një të drejte sendore mund të paraqesë këtë të drejtë kundrejt cilitdo person, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe.

Ligjet LIGJI NR.08/L-111 PËR ARKIVAT
LIGJI NR.08/L-111 PËR ARKIVAT
Nenet Neni 12. 2.

Neni 12 Shfrytëzimi i materialit arkivor

2. Ky ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje, pas kërkesës në materialin e arkivuar në Agjenci, me përjashtim të kufizimeve të cilat parashihen me këtë ligj dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Nenet Neni 12. 6

Neni  12. 6. Shfrytëzimi i materialit arkivor mund të kufizohet në tërësi apo pjesërisht në këto raste:

6.1. kur ekziston dyshimi se do të rrezikohet mirëqenia e Republikës së Kosovës;

6.2. kur cenohet siguria kombëtare, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare;

6.3. kur cenohet jeta private e individit;

6.4. kur cenohen të drejtat themelore të personave të tretë të garantuara me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale;

 6.5. kur cenohet politika financiare, monetare ose tatimore e shtetit të Republikës së Kosovës;

6.6. çfarëdo dokumenti në përkujdesje të arkivave të Kosovës që përmban informata ose të dhëna që mund t’i prekin të drejtat dhe liritë fundamentale njërzore të garantuara me Konventën Europiane për të drejtat e njeriut.

Nenet Neni 16.2

Ky Ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim, mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje në materialin e arkivuar në Agjenci, me përjashtim të kufizimeve të cilat parashihen me këtë Ligj apo legjislacionin tjetër në fuqi.

Nenet Neni 16.3

E drejta për hulumtim dhe shfrytëzim të materialit arkivor në Agjenci bën pjesë në të drejtat themelore të qytetarit për informim të lirshëm dhe të papenguar dhe si e tillë në parim nuk mund të kufizohet përveç në rastet e përcaktuara shprehimisht me ligj

Nenet Neni 16

Shfrytëzimi i materialit arkivor

1. Materiali arkivor mbahet, ruhet dhe shfrytëzohet për nevoja arsimore, shkencore, kulturore, hulumtuese, informative, për punë profesionale dhe nevoja të qytetarëve.

2. Ky Ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim, mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje në materialin e arkivuar në Agjenci, me përjashtim të kufizimeve të cilat parashihen me këtë Ligj apo legjislacionin tjetër në fuqi.

3. E drejta për hulumtim dhe shfrytëzim të materialit arkivor në Agjenci bën pjesë në të drejtat themelore të qytetarit për informim të lirshëm dhe të papenguar dhe si e tillë në parim nuk mund të kufizohet përveç në rastet e përcaktuara shprehimisht me ligj.

4. Qasja në materialin arkivor në Agjenci është pa pagesë.

5. Shërbimet që kërkohen në kuadër të shfrytëzimit të materialit arkivor u nënshtrohen tarifave të përcaktuara me akt nënligjor të cilin e harton Agjencia dhe e miraton Ministria përkatëse për Kulturë. 6. Shfrytëzimi i materialit arkivor mund të kufizohet, në tërësi apo pjesërisht, në këto raste: 6.1. kur ekziston dyshimi se do të rrezikohet interesi i Republikës së Kosovës, apo mirëqenia e qytetarëve të saj;

6.2. kur cenohet mbrojtja dhe siguria kombëtare si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në të cilat është e përfshirë Republika e Kosovës;

6.3. kur cenohet jeta private e individit;

6.4. kur cenohen të drejtat themelore të personave të tretë të garantuara me Kushtetutë duke përfshirë edhe të drejtat që mbrohen me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale;

6.5. kur cenohet politika financiare, monetare ose tatimore e Republikës së Kosovës.

7. Personeli kompetent në Agjenci, me rastin e shfrytëzimit të materialit arkivor apo krijimit të kopjes, lëshon dokumentin i cili përmban faktet që përmban lënda arkivore.

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-200 PËR GREVA
LIGJI Nr. 03/L-200 PËR GREVA
Nenet Neni 15

 Pamundësia e mbajtjes së grevës

1. Greva nuk mund të mbahet ose duhet të pezullohet në gjendje të jashtëzakonshme për aq kohë sa vazhdon kjo gjendje.

2. Gjendje të jashtëzakonshme janë: fatkeqësitë natyrore, gjendja e luftës, epidemitë dhe rastet kur vihet në rrezik liria e zgjedhjeve.

Nenet Neni 3

Organizimi i grevës në organet shtetërore

Të punësuarit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shërbimet e Zjarrfikësve, Shërbimet Emergjente Shëndetësore dhe në organet e tjera me interes të veçantë për Republikën e Kosovës, nuk kanë të drejtë në organizimin e grevës, nëse me ligj të veçantë nuk është rregulluar ndryshe.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-065 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
LIGJI Nr. 04/L-065 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
Nenet Neni 6

1. E drejta e autorit është e drejtë e pandashme e një vepre, e cila i takon autorit si subjekt i pronës intelektuale për veprën e mbrojtur. 2. E drejta e autorit përmban: 2.1. autorizimet ekskluzive personale për të mbrojtur pacenueshmërinë e veprës së autorit dhe personalitetin e autorit, në vijim: të drejtat morale të autorit; 2.2. autorizimet ekskluzive pasurore për të mbrojtur interesat pasurore të autorit, në vijim: të drejtat pasurore të autorit; 2.3. autorizimet tjera të autorit, në vijim: të drejtat tjera të autorit.

Ligjet LIGJI NR. 04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE
LIGJI NR. 04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE
Nenet Neni 8

1. Marka e regjistruar është e drejtë ekskluzive e pronarit të saj. Pronari i markës tregtare të regjistruar ka të drejtën të ndalojë palët e treta të përdorin pa lejen e tij: 1.1. çdo shenjë, që është identike me markën tregtare, për mallra ose shërbime që janë identike me ato për të cilat është regjistruar marka tregtare; 5 1.2. çdo shenjë që është identike ose e ngjashme me markën apo që, për shkak të njëllojshmërisë apo ngjashmërisë së mallrave ose shërbimeve, për të cilat përdoret shenja, me mallrat apo shërbimet, që mbulohen nga marka e regjistruar, mund të shkaktojnë konfuzion te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e asociimit së shenjës me markën tregtare; 1.3. çdo shenjë, që është identike apo e ngjashme me markën tregtare për produktet dhe shërbime të ndryshme nga ato për të cilat është regjistruar marka tregtare, kur kjo e fundit ka reputacion në Republikën e Kosovës dhe nga përdorimi i shenjës, pa shkak të arsyeshëm, realizohet një përfitim i padrejtë ose dëmtohet natyra dalluese apo emri te njohur te markës. 2. Sipas paragrafit 1. të këtij neni pronari i markës gjithashtu mund të ndalojë këto veprime: 2.1. vendosja e shenjës në mallra apo në paketimet e tyre; 2.2. hedhja e mallrave në treg, ofrimi i tyre për shitje dhe ofrimi i shërbimeve duke përdorur këtë shenjë, ose magazinimi i tyre për këto qëllime; 2.3. përdorimi i shenjës gjatë importimit apo eksportimit të mallrave; 2.4. përdorimi i shenjës në shkresa zyrtare dhe në reklamim. 3. Të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi i markës kanë efekt mbi palët e treta që nga data e publikimit të regjistrimit të markës tregtare. Mund të kërkohet kompensim për shkeljen e markës që ndodhin pas datës së publikimit të aplikimit të markës tregtare, shkeljet te cilat pas publikimit të regjistrimit të markës tregtare duhet të ndalohen. Gjykata që ka në shqyrtim çështjen nuk mund të vendosë për këtë çështje derisa të publikohet regjistrimi.

Ligjet LIGJI NR.03/L-139 PËR SHPRONËSIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME
LIGJI NR.03/L-139 PËR SHPRONËSIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME
Nenet Neni 15

1. Kompensimi bëhet në bazë të vlerës së tregut të pronës, e cila përcaktohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe aktet nënligjore të miratuara në përputhje me paragrafin 6. të këtij neni. 2. Kompensimi përfshin kompensimin e drejtpërdrejtë të dëmit i cili mund të dëshmohet, i cili i shkaktohet personit të shpronësuar si pasojë e shpronësimit plus vlerën e pronës së paluajtshme të shpronësuar, duke përfshirë – nëse është e aplikueshme - pjesët akcesore dhe frutat e saj. 3. Pavarësisht nga dispozitat më sipër, shprehimisht përcaktohet se gjatë përcaktimit të shumës së kompensimit e cila duhet të paguhet, nuk do të merren parasysh si vijon: 3.1. kosto ose vlera e çfarëdo përmirësimi të pronës, objekteve të ndërtuara ose të zgjeruara në pronë, ose pemët ose bimët e mbjellura në pronë pas datës në të cilën kushteve për shpallje të përcaktuara sipas paragrafit 8. të nenit 8 të këtij ligji janë përmbushur; 3.2. çfarëdo ndryshimi në vlerën e pronës së paluajtshme që ka ndodhur pas cilësdo nga këto dy data që ndodh më parë: 3.2.1. data e miratimit të vendimit për autorizimin e kryerjes së punëve përgatitore në pronë; ose 3.2.2. data e paraqitjes fillestare të kërkesës për shpronësim me të cilën kërkohet shpronësimi i pronës përkatëse; dhe 3.3. çfarëdo ndryshimi në vlerën e tregut të pronës së paluajtshme i cili ndodh para ngjarjeve të përcaktuara në nën-paragrafin 3.2. të këtij paragrafi, nëse ky ndryshim në vlerë mund të dëshmohet se ka ardhur si rezultat i manipulimit të çmimit ose tregut ose spekulimeve që kanë të bëjnë me çmimin ose tregun nga Personat ose të afërmit apo bashkëpunëtorët e tyre që kanë 18 pasur informata mbi shpronësimin e pritshëm ose të mundshëm të pronës përkatëse para këtyre ngjarjeve. 4. Përveç siç është përcaktuar shprehimisht në paragrafin 5. të këtij neni, asnjë kompensim nuk do të paguhet për humbjen e cilësdo ndërtesë ose objekti tjetër (të çfarëdo lloji), nëse ndërtesa ose objekti: 4.1. është ndërtuar në kundërshtim me cilindo ligj ose rregullore të aplikueshme; dhe 4.2. nuk kanë qenë në gjendje që të legalizohen sipas ligjit të Kosovës të aplikueshëm në datën e nxjerrjes së Vendimit Përfundimtar për shpronësim. Nëse, në datën e nxjerrjes së Vendimit Përfundimtar për shpronësim, një ndërtesë ose objekt i ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme është në gjendje që të legalizohet, mirëpo nuk është legalizuar, kompensimi për humbjen e kësaj ndërtese ose këtij objekti do të kufizohet vetëm në shpenzimet e dokumentuara për ndërtimin e saj. 5. Si përjashtim ndaj në paragrafit 4. të këtij neni, shprehimisht përcaktohet se kompensimi do të paguhet për objektet e shpronësuara të cilat janë ndërtuar në mënyrë ilegale në një pronë të paluajtshme private nga pronari i kësaj prone të paluajtshme nëse, dhe vetëm nëse: 5.1. në datën e fillimit të aktiviteteve të ndërtimit, ka qenë e pamundshme që pronari të marrë lejen e nevojshme të ndërtimit nga Autoriteti përkatës Komunal, për shkak se deri në atë datë nuk ishte nxjerrë ende një plan urbanistik ose hapësinor i cili e mbulon pronën e paluajtshme në fjalë; dhe, 5.2. në të gjitha aspektet tjera as objekti dhe as ndërtimi i tij nuk kanë qenë në kundërshtim me cilindo ligj ose rregullore të të zbatueshme në atë kohë. Pronari i këtij objekti është i detyruar të dëshmojë datën në të cilën kanë filluar aktivitetet e ndërtimit dhe se që të dyja, objekti dhe ndërtimi i tij nuk kanë qenë në kundërshtim me cilindo ligj ose rregullore të zbatueshme në atë kohë. 6. Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të miratojë akte nënligjore për përcaktimin e metodologjisë për llogaritjen e kompensimit për pronën e shpronësuar dhe dëmet që kanë në bëjnë me shpronësimin. Këto akte nënligjore duhet të jenë në përputhje me: 6.1. këtë nen 15, 6.2. vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe 6.3. parimet ose udhëzimet tjera për llogaritjen e kompensimit të cilat janë nxjerrë ose sugjeruar nga organizatat ndërkombëtare financiare. Aktet nënligjore të lartpërmendura gjithashtu do të marrin parasysh standardet e vlerësimit të miratuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave në përputhje me paragrafin 1. të nenit 12 të Rregullores së UNMIK-ut 2003/29 “për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme në Kosovë”.

Nenet Neni 4

1. Organi Shpronësues është i autorizuar të bëjë shpronësimin e pronës së paluajtshme vetëm pas përmbushjes së të gjitha kushteve në vijim. 4 1.1. shpronësimi bëhet në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë për arritjen e një qëllimi të ligjshëm publik brenda kompetencave të tij të përcaktuara në paragrafët 2 ose 3 të këtij neni; 1.2. qëllimi i ligjshëm publik nuk mund të arrihet në mënyrë praktike pa kryerjen e Shpronësimit; 1.3. përfitimi publik nga shpronësimi është më i madh se interesat të cilat do të ndikohen negativisht nga Shpronësimi; dhe 1.4. prona e paluajtshme e cila është objekt i shpronësimit nuk është zgjedhur për arritjen e një qëllimi ose synimi diskriminues; dhe 1.5. Organi Shpronësues i ka përmbushur të gjitha dispozitat e aplikueshme të këtij ligji.

Nenet Neni 35

1. Nëse një Person është Pronar ose Zotërues i një Interesi në pronën e paluajtshme e cila është objekt i procedurës së shpronësimit dhe ky person me arsye mendon se Vendimi Preliminar (ose cilado pjesë e tij) është në kundërshtim me një ose më shumë kushte të përcaktuara në paragrafin 1. të nenit 4 të këtij ligji, ky person ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë gjykatës kompetente për kundërshtimin e Vendimit Preliminar, pjesërisht ose plotësisht.. 2. Nëse Organi Shpronësues është Organi Shpronësues i një Komune, ankesa paraqitet pranë gjykatës përkatëse komunale. Nëse Organi Shpronësues është Qeveria, ankesa paraqitet pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ligjet LIGJIT NR. 04/L-131 PËR SKEMAT PENSIONALE TË FINANCUARA NGA SHTETI
LIGJIT NR. 04/L-131 PËR SKEMAT PENSIONALE TË FINANCUARA NGA SHTETI
Nenet Neni 4

1. Për personat të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara sipas këtij ligji, sigurohen këto të drejta: 1.1. E drejta në pension bazik të moshës; 1.2. E drejta në pension kontributpagues të moshës; LIGJI NR. 04/L-131 PËR SKEMAT PENSIONALE TË FINANCUARA NGA SHTETI GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.35 / 05 QERSHOR 2014 3 1.3. E drejta në pension të aftësisë së kufizuar; 1.4. E drejta në pension të parakohshëm; 1.5. E drejta në pension invalidor të punës; 1.6. E drejta në pension familjar

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon mbrojtjen e natyrës, shfrytëzimin e qëndrueshëm të sajë dhe veçanërisht: 1.1. mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, në gjendje të baraspeshës natyrore; 1.2. përtëritja e natyrës në zonat e dëmtuara ose pjesëve të tyre dhe kompensimi për dëmet e shkaktuara; 1.3. vendosjen e rrjetit të zonave të mbrojtura, sistemit për planifikim, udhëheqje, inventarizim, monitorim, informim dhe financim me qëllim të mbrojtjes së natyrës; 1.4. pengimin e shfrytëzimit të tepërt, rrezikimit të llojeve të florës dhe faunës e sidomos i atyre me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të rrezikuara, si dhe vendbanimeve të tyre; 1.5. sigurimin e të drejtës së publikut për informim për gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrje në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 1.6. sigurimin e ushtrimit e të drejtës së qytetarëve për jetesë të shëndoshë, pushim dhe rekreacion në natyrë; 1.7. parandalimin e veprimeve të dëmshme të personave juridik dhe fizik në natyrë si pasojë e aktiviteteve ekonomike; 1.8. mirëmbajtjen ose sanimin në statusin e favorshëm të ruajtjes të vendbanimeve natyrore dhe llojeve me interes për Kosovën sipas standardeve të BE-së; 1.9. ruajtjen e të gjitha llojeve të zogjve te cilët natyrshëm jetojnë në gjendje të egër (zogjtë, vezët e tyre, çerdhet dhe vendbanimet e tyre).

Nenet Neni 5

Parimet e Mbrojtjes së Natyrës

1. Mbrojtja dhe ruajtja e natyrës bazohet në parimet: 1.1. Parimi i përkujdesjes – kur bazuar në njohurit shkencore dhe tekniko- teknologjike konstatohet se një aktivitet i veçantë ose veprim mund të dëmtoj natyrën, masat dhe aktivitetet e domosdoshme duhet të ndërmerren përpara se dëmet mund të ndodhin. 1.2. Parimi i integrimit – masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e natyrës duhet të integrohen në të gjitha planet zhvillimore strategjike, dokumentet dhe programet e planifikimit hapësinor, planet zhvillimore hapësinore si dhe planet për menaxhimin dhe shfrytëzimin e të mirave të natyrës. 1.3. Parimi shfrytëzuesi paguan – kur shfrytëzon natyrën shfrytëzuesi është i detyruar që të paguaj për lartësinë e shpenzimeve të mirëmbajtjes së baraspeshës natyrore dhe shfrytëzimin e trashëgimisë natyrore si dhe të sanoj dëmtimin e natyrës që ka ndodhur gjatë shfrytëzimit të natyrës dhe trashëgimisë natyrore. 1.4. Parimi i proporcionalitetit - të mirat natyrore të pa përtëritshme duhet shfrytëzuar në mënyrë racionale, ndërsa ato të ripërtëritshme në mënyrë të qëndrueshme. 1.5. Parimi i pjesëmarrjes së publikut - publiku ka të drejt për qasje në informatat për gjendjen e natyrës, të drejt ne informimin me kohë për dëmet në natyrë, masat e ndërmarra për eliminimin e dëmeve të shkaktuara, si dhe të drejtën dhe mundësin e pjesëmarrjes në vendim marrje për natyrën. 1.6. Parimi i përgjegjësisë subsidiare - në rastet kur përgjegjësia për dëmin nuk dihet atëherë përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit dëmit në natyrë e bartin institucionet shtetërore. 1.7. Parimi i parandalimit – është e drejtë dhe detyrim i çdo personi juridik a fizik që të ndërmerr masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e natyrës përpara se dëmi të ndodh. 1.8. Parimi i bashkëpunimit - në shfrytëzimin e të mirave të natyrës dhe planifikimin e hapësirës personat juridik dhe fizik detyrohen tu përmbahen parimeve, masave dhe kushteve të mbrojtjes së natyrës. 2. Në mbrojtjen dhe përparimin e natyrës do të zbatohen parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit në pajtim me ligjin.

Nenet Neni 6

Zbatimit i mbrojtjes së natyrës

1. Mbrojtja e natyrës zbatohet përmes ruajtjes se larmisë biologjike, peizazhore dhe vlerave të natyrës. 2. Mbrojtja e natyrës zbatohet veçanërisht përmes: 2.1. përcaktimit dhe vlerësimit të gjendjes së përbërësve të larmisë biologjike dhe peizazhore; 2.2. zbatimit të masave të mbrojtjes së natyrës; 2.3. vendosjes së kushteve dhe masave të mbrojtjes së natyrës në dokumentet e planifikimit hapësinor dhe planet e menaxhimit me të mirat e natyrës në veprimtarit e xehetarisë, bujqësisë, pylltarisë, gjuetisë, peshkatarisë, hidro-ekonomisë si dhe veprimtarive tjera me ndikim në natyrë; 2.4. hartimit të raporteve për gjendjen e natyrës, nxjerrjen dhe zbatimin e strategjisë, programeve, planeve të veprimit dhe planeve të menaxhimit; 2.5. përcaktimit të vlerave të natyrës dhe vlerave të mbrojtura të natyrës; 2.6. themelimit të sistemit për administrim me vlerat e natyrës dhe vlerat e mbrojtura të natyrës; 2.7. lidhjes dhe harmonizimit të sistemit shtetëror me sistemin ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës; 2.8. inkurajimit të hulumtimeve shkencore në lëmin e mbrojtjes së natyrës; 2.9. njoftimit të publikut me gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 2.10. inkurajimit dhe mbështetjes të mbrojtjes së natyrës përmes ngritjes së vetëdijes së publikut, posaçërisht përmes procesit të arsimimit.

Nenet Neni 8

1. Vlerat e mbrojtura të natyrës sipas këtij ligji janë: 1.1. zonat e mbrojtura: 1.1.1. rezervati strikt i natyrës; 1.1.2. parku kombëtar; 1.1.3. zonë e veçantë – ZVM dhe ZVR; 1.1.4. park natyre; 1.1.5. monument natyre; 1.1.6. peizazh i mbrojtur; 1.1.7. monument i arkitekturës së parkut. 1.2. llojet e mbrojtura: 1.2.1. lloj i egër strikt i mbrojtur; 1.2.2. lloj i egër i mbrojtur; 1.2.3. lloj i zbutur vendor i mbrojtur. 1.3. mineralet, shtresimet dhe fosilet e mbrojtura. 2. Vlerat e mbrojtura të natyrës renditen në shkallë të rëndësisë: 2.1. ndërkombëtare; 2.2. kombëtare; 2.3. lokale. 3. Radhitja sipas shkallëve nga paragrafi 2. i këtij neni, përcaktohet me akt nën ligjor nga Ministria në bazë të vlerësimit profesional të vlerës së mbrojtur të natyrës.

Nenet Neni 10

Rezervati strikt i natyrës 1. Rezervati strikt i natyrës është zonë e tokës dhe/ose ujit e pandryshuar ose shumë pak e ndryshuar dhe është i dedikuar ekskluzivisht për ruajtjen e natyrës së paprekur, hulumtime shkencore të larmisë biologjike, përcjelljen e gjendjes së natyrës si dhe arsimimit nëse nuk rrezikojnë zhvillimin e lirshëm të proceseve natyrore. 2. Për hulumtime dhe vizita arsimore në rezervatin strikt duhet të merret leja nga Ministria. 3. Në rezervatin strikt ndalohet kryerja e veprimtarive ekonomike dhe veprimtarive të tjera.

Nenet Neni 11

Parku kombëtar

1. Parku kombëtar është zonë e gjerë e tokës dhe/ose ujit, me vlera të jashtëzakonshme dhe të shumëllojshme natyrore, përfshin një ose më shumë ekosisteme natyrore të ruajtura ose pak të ndryshuara dhe kryesisht dedikohet për ruajtjen e vlerave burimore të natyrës. 2. Parku kombëtar ka rëndësi shkencore, kulturore, edukativo arsimore dhe rekreative. 3. Në parkun kombëtar lejohen punët dhe veprimtaritë me të cilat nuk rrezikohet natyra burimore. 4. Në parkun kombëtar ndalohet shfrytëzimi ekonomik i të mirave të natyrës. 5. Në parkun kombëtar lejohen veprimtaritë hoteliere – turistike dhe rekreative të cilat janë në funksion të vizitave, arsimimit, të nevojave shëndetësore – rekreative dhe turistike, bujqësia ekstensive tradicionale, peshkataria nëse nuk rrezikohet ekzistenca e llojeve dhe baraspesha natyrore në pajtim me këtë Ligj dhe planin e menaxhimit. 6. Veprimtaritë nga paragrafi 5. të këtij neni mund të kufizohen për të ruajtur natyrën burimore të parkut kombëtar.

Nenet Neni 12

Zona e veçantë e mbrojtur

1. Zona e veçantë e mbrojtur është zonë e tokës dhe/ose ujit me rëndësi të veçantë për shkak se është unike, e rrallë - reprezentative, ose është vendbanim i llojeve të egra dhe veçanërisht është i rëndësishëm për hulumtime shkencore. 2. Zona e veçantë mundet me qenë: bimore, mikologjike, e vegjetacionit pyjor, zoologjike - ornitologjike, ihtiologjike, gjeologjike, paleontologjike, hidrogjeologjike, hidrologjike etj. 3. Në zonën e veçantë nuk lejohen ndërhyrjet, punët dhe veprimtaritë të cilat munden me ia prishë veçoritë për shkak të cilave është shpallë zonë e veçantë - grumbullimi dhe shkatërrimi i bimëve, shqetësimi, kapja dhe vrasja e shtazëve, futja e llojeve të reja biologjike, ndërhyrjet melioruse, llojet e ndryshme të ekonomizimit dhe shfrytëzimi tjetër e të ngjashme. 4. Në zonën e veçantë janë të lejuara ndërhyrjet, punët dhe veprimtaritë me të cilat mbahen ose përmirësohen kushtet të rëndësishme për ruajtjen e veçorive për shkak të cilave është shpallë zona. 5. Vizita dhe shikimi i zonës së veçantë mund të ndalohet ose të kufizohet me masat e mbrojtjes. 6. Me aktin ligjor për shpalljen e zonës së veçantë njëkohësisht mund të mbrohen vlera të ndryshme për shkak të së cilave shpallet zona ornitologjike – ihtiologjike, gjeologjiko – hidrologjike etj.

Nenet Neni 17

Llojet e mbrojtura

1. Llojet e egra të cilat janë të rrezikuara dhe të rralla mbrohen si lloje strikt të mbrojtura dhe lloje të mbrojtura. 2. Lloji strikt i mbrojtur mund të përcaktohet nëse: 2.1. lloji i egër është i kërcënuar të zhduket nga territori i Republikës së Kosovës; 2.2. është lloj endemik i përhapur në një territor të kufizuar; 2.3. lloj i egër i mbrojtur në bazë të akteve ndërkombëtare. 3. Lloji i mbrojtur mund të përcaktohet nëse: 3.1. lloji i egër vendor është i ndjeshëm ose i rrallë dhe nuk kërcënohet të zhduket nga territori i Republikës së Kosovës; 3.2. lloji i egër i cili nuk është i kërcënuar por për shkak dukjes së tij lehtë mund të ngatërrohet me llojin e egër të kërcënuar; 3.3. lloji egër sipas akteve ndërkombëtare në fuqi. 4. Lloj vendor i zbutur i mbrojtur mund të përcaktohet ajo racë/varietet autokton i bimës ose e shtazës e cila është zhvilluar si pasojë e kultivimit tradicional dhe paraqet vlerë të trashëgimisë natyrore. 5. Për çështjet për të cilat mbrojtja e llojeve të egra të mbrojtura dhe llojeve vendore të zbutura nuk është rregulluar me këtë ligj zbatohen dispozitat e veçanta të legjislacionit ne fuqi.

Nenet Neni 1

Lënda

1. Me ketë ligj rregullohet sistemi i mbrojtjes dhe ruajtjes së përgjithshme të natyrës dhe vlerave të sajë.

2. Natyra në kuptim të këtij ligji paraqet gjithë larminë biologjike dhe peizazhore.

Nenet Neni 141

1. Strategjia i përcakton qëllimet dhe synimet afatgjata të ruajtjes të larmisë biologjike dhe peizazhore dhe vlerave të mbrojtura të natyrës, mënyrën e zbatimit të tyre, në pajtim me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, shoqëror e kulturor të Republikës së Kosovës.

2. Strategjia hartohet në bazë të raporteve për gjendjen e natyrës dhe mbrojtjen e natyrës këtu e tutje: - raporti për gjendjen e natyrës - dhe kryesisht përmban:[...]

2.8. synimet për informimin e publikut dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje për natyrën;[...]

Nenet Neni 151

Pjesëmarrja e publikut në vendim marrje

1. Gjatë hartimit të akteve ligjore, përkatësisht akteve për shpalljen e vlerave të mbrojtura të natyrës, planeve të menaxhimit me zonat e mbrojtura dhe planeve për shfrytëzimin e të mirave të natyrës si dhe dispozitave të përgjithshme ligjore të zbatueshme dhe të detyrueshme dhe dokumenteve në fushën e mbrojtjes së natyrës, duhet të sigurohet pjesëmarrja e publikut.

2. Publiku duhet të informohet për procedurën nga paragrafi 1. i këtij neni përmes lajmërimit publik.

Ligjet LIGJI NR. 03/L-063 LIGJI PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË
LIGJI NR. 03/L-063 LIGJI PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË
Nenet Neni 2 para 5

2.5 AKI-ja respekton parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, dhe parimet tjera relevante të pasqyruara në instrumentet ligjore të njohura ndërkombëtarishtë dhe kryen aktivitetet e veta në pajtueshmëri me to.

Ligjet LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
Nenet Neni 4

1. Mbrojta e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. 2. E drejta e fëmijës për mbijetesë dhe zhvillim, që do të thotë e drejta e fëmijës në zhvillimin fizik, mendor, emocional, edukativ, shëndetësor, social si dhe mirëqenia e fëmijës, duhet të jenë të mbrojtura në masën maksimale të mundshme nga çdo person, institucion apo organ tjetër.

Nenet Neni 42

1. Fëmijës i garantohet e drejta për kujdes shëndetësor falas, përfitimi nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes e për riaftësimin e shëndetit me standard të lartë. Kjo e drejtë nuk mund të kufizohet, pavarësisht nëse fëmija është i regjistruar ose jo në regjistrin e gjendjes civile, apo për çfarëdo arsye tjetër.

Nenet Neni 11

Roli i institucioneve qendrore për mbrojtjen e fëmijës

1. Institucionet qendrore janë të obliguara të zhvillojnë dhe zbatojnë politika dhe programe për mbështetjen e fëmijës dhe atyre që kujdesen për fëmijën, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së fëmijës, parandalimit të rrezikut për jetën, dhunën, neglizhimin, abuzimin, keqpërdorimin, braktisjen dhe shfrytëzimin, të sigurojnë zbatimin sipas standardeve të duhura të këtyre politikave dhe programeve nga ana e institucioneve dhe organizatave të tjera që ofrojnë shërbime për mbrojtjen e fëmijës.

2. Institucionet marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore, sociale, arsimore, shëndetësore dhe edukuese për parandalimin, raportimin, referimin, hetimin, trajtimin dhe ndjekjen e rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni dhe ofrimin e përkrahjes së nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijës.

3. Të gjitha institucionet dhe shërbimet që përgjigjen për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijës, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre dhe gjatë hartimit të politikave dhe legjislacionit, duhet të veprojnë në përputhje me parimet dhe dispozitat e këtij Ligji, si dhe janë përgjegjëse për sigurimin e numrit dhe personelit të aftë për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në këtë Ligj.

4. Qeveria, përmes ministrive dhe njësive përkatëse, është përgjegjëse për hartimin e politikave dhe standardeve, që të sigurohet qasje për familjet ndaj formave të ndryshme të mbështetjes për mbrojtjen e fëmijëve lidhur me të gjitha masat dhe programet e mbështetjes në nivel lokal.

5. Kur familja e vendos fëmijën në situatë rreziku për t’u braktisur, abuzuar, neglizhuar, keqtrajtuar ose shfrytëzuar, ose e ekspozon ndaj akteve të shfrytëzimit dhe abuzimit, institucionet përkatëse kanë përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijën dhe të sigurojnë kujdesin e përshtatshëm alternativ në përputhje me legjislacionin në fuqi.

6. Ministritë përkatëse, në përputhje me fushëveprimin dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, janë përgjegjëse për hartimin e politikave në fushën e mbrojtjes së fëmijës si dhe sigurojnë zbatimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse në nivel qendror dhe lokal, si dhe organizatave të tjera që ofrojnë mbrojtje për fëmijët, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

7. Ministritë përkatëse bashkëpunojnë me komunat, me njësitë përkatëse komunale, rrethet akademike, ministritë e tjera dhe me palët e interesuara për hartimin e politikave dhe legjislacionit për ruajtjen e nivelit dhe përparimin e mbrojtjes së fëmijës.

Nenet Neni 24

Parandalimi

1. Për të siguruar të drejtat dhe mirëqenien e fëmijës duhet të parandalohen rreziqet që rrezikojnë mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës. Parandalimi përfshin perceptimin e situatave dhe ngjarjeve që kërcënojnë fëmijën sa më shpejt që të jetë e mundur dhe reagimin e tyre, duke përfshirë identifikimin e problemeve të zhvillimit dhe sjelljes së fëmijës, problemet që ndodhin në mjedisin familjar, identifikimin e abuzimit dhe rritjen e masave mbrojtëse që promovojnë mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës.

2. Institucionet publike, private dhe organizatat jo qeveritare, sipas mandatit të tyre, duhet të zhvillojnë masa për të parandaluar nevojën e fëmijës për ndihmë dhe për të zvogëluar problemet ekzistuese. Masat duhet të bazohen në nevojat e fëmijës, të mbështesin marrëdhëniet ndërmjet fëmijës dhe personave që rrisin fëmijën, të mbështesin sjelljen sociale. Masat e tilla duhet të jenë të arritshme, me kohë dhe të kenë një efekt pozitiv afatgjatë.

Nenet Neni 25

Masat e mbrojtjes ligjore

1. Qendra për Punë Sociale dhe policia ndihmojnë dhe ndërhyjnë në familje, në bazë të referimit apo në raste kur familja nuk është në gjendje apo kur ekziston dyshimi i bazuar se familja nuk është në gjendje që të mbrojë fëmijën nga rreziku për jetë, dhuna, neglizhimi, keqtrajtimi, abuzimi dhe shfrytëzimi.

2. Mbrojtja e fëmijës realizohet nëpërmjet marrjes së masave të mbrojtjes, realizimit të ndërhyrjeve për respektimin e të drejtave të fëmijës dhe ofrimit të shërbimeve, sipas nevojave, të cilat synojnë zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës në mjedisin e tij familjar ose duke e vendosur  atë në përkujdesje alternative, kur fëmija është i privuar në mënyrë të përkohshme apo të përhershme nga përkujdesja dhe mbrojtja e prindërve, ose kur për shkak të interesit të tij më të mirë, ai nuk mund të lihet në përkujdesjen e prindërve.

3. Institucionet kompetente mbështesin prindërit apo kujdestarin në rritjen fëmijës së tyre dhe duhet të sigurojnë ndihmat e nevojshme të familjes në nevojë, madje qysh në fazat e hershme kur një gjë e tillë del të jetë e nevojshme, si dhe t’i referojë fëmijën dhe familjen në shërbimet e mbrojtjes së fëmijës.

 

Nenet Neni 34

Përgjegjësitë familjare

1. Familja, duke qenë njësi themelore e shoqërisë dhe mjedisit natyror, ka përgjegjësi primare për rritjen, mirëqenien, edukimin dhe mbrojtjen e fëmijës. Familja duhet të sigurojë që fëmija të rritet në një atmosferë lumturie, dashurie dhe mirëkuptimi e cila nxit zhvillimin e potencialit të plotë të fëmijës.

2. Prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestari duhet të mbrojnë jetën dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe të respektojnë dinjitetin, vlerat dhe personalitetin e fëmijës. Metodat e edukimit duhet të vlerësojnë dhe mbrojnë individualitetin e fëmijës, seksin, gjendjen shëndetësore, aftësitë e kufizuara dhe identitetin etnik, racial, fetar dhe kulturor të fëmijës. Pikëpamjet dhe dëshirat e fëmijës duhet të merren parasysh në pajtim me moshën, pjekurinë dhe zhvillimin gradual të aftësive të fëmijës për të formuar vendime që ndikojnë në jetën e tij.

3. Prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestarët janë përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha aktet dhe situatat që e vënë fëmijën në rrezik, nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, neglizhimit, abuzimit, keqtrajtimit, dhe shfrytëzimit.

4. Prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestarët kanë për detyrë të:

4.1. ofrojnë këshilla dhe udhëzime të mira, si dhe ndihmën për fëmijën në përputhje me zhvillimin e tij dhe ta përgatitin atë për një jetë të pavarur dhe të përgjegjshme në shoqëri;

4.2. marrin parasysh qëndrimin e fëmijës dhe dëshirat e tij në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij;

4.3. respektojnë dhe promovojnë të drejtën e fëmijës për shëndet, arsim dhe edukim, mirëqenie dhe pjesëmarrje;

4.4. mbrojë të drejtat dhe interesat e fëmijës të mbrojtur me ligj dhe Konventë, dhe;

4.5. sigurojnë që në mungesë të përkohshme të prindit apo kujdestarit, fëmija duhet të ketë kujdesin adekuat nga personi i caktuar, nga prindi, kujdestari apo organi kompetent.

Nenet Neni 22

Sistemi institucional formal dhe linja e telefonit për fëmijë

1. Qeveria ka përgjegjësinë e ndërtimit të një sistemi formal, funksional, institucional për të identifikuar dhe koordinuar mbrojtjen dhe kujdesin për çdo rast fëmije të dyshuar ose të identifikuar si të abuzuar, neglizhuar, të lënë pas dore, keqtrajtuar apo trafikuar.

2. Sistemi i Mbrojtjes së Fëmijës përfshin kuadrin ligjor, strukturat, masat dhe veprimet të cilat koordinojnë ndërhyrjet për të parandaluar, identifikuar në kohë, vlerësuar dhe ndërhyrë përmes një plani veprimi multidisiplinar dhe që synon mbrojtjen e fëmijës, si dhe mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijës.

3. Sistemi formal i mbrojtjes së fëmijës për përgjigje për rastet e fëmijëve në rrezik, drejtohet dhe zbatohet nga punonjës të specializuar të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijës.

4. Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë themelon linjën telefonike falas për Mbrojtjen e Fëmijës. Linja telefonike falas shërben për ofrimin e ndihmës së fëmijëve që kanë nevojë të pyesin dhe këshillohen për të drejtat e tyre, si dhe për të raportuar rastet e dhunës, abuzimit, neglizhencës dhe trafikimit. Fëmijës duhet t’i ofrohet mbështetje, këshillim dhe shërbim sipas nevojave të shprehura në përputhje me interesin më të mirë të tyre.

5. Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë për përmbushjen e qëllimit të Linjës telefonike falas bashkëpunon ngushtë me institucionet publike, veçanërisht me Ministrinë përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

 

Nenet Neni 4

 

1. Mbrojta e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër.

2. E drejta e fëmijës për mbijetesë dhe zhvillim, që do të thotë e drejta e fëmijës në zhvillimin fizik, mendor, emocional, edukativ, shëndetësor, social si dhe mirëqenia e fëmijës, duhet të jenë të mbrojtura në masën maksimale të mundshme nga çdo person, institucion apo organ tjetër.

Nenet Neni 5

Interesi më i mirë i fëmijës

1. Të gjitha veprimet dhe vendimet, që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra nga prindërit apo kujdestari, institucionet, shërbimet për mbrojtjen e fëmijës, profesionistët për mbrojtjen e fëmijës,  gjykatat, autoritetet administrative apo nga organet legjislative, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese dhe më e larta.

2. Ky Ligj, si dhe aktet e tjera juridike që rregullojnë çështjet që lidhen me mbrojtjen e fëmijës, si dhe çdo akt tjetër individual, që nxirret mbi bazë të tyre, i nënshtrohet parimit të interesit më të mirë të fëmijës.

3. Interesi më i mirë i fëmijës kërkon një përpjekje tërësore për të siguruar integritetin fizik, psikologjik, moral dhe shpirtëror të fëmijës dhe për të promovuar dinjitetin njerëzor, duke marrë parasysh karakteristikat individuale dhe gjendjen sociale të fëmijës.

4. Për të siguruar interesin më të mirë të fëmijës duhet të respektohen parimet si në vijim:

4.1. familja është përgjegjëse kryesore për t’u kujdesur dhe për të mbrojtur fëmijët; institucionet ndihmojnë familjet me këtë detyrim dhe ndërhyjnë vetëm kur familja nuk është në gjendje, apo nuk është e aftë ose ka nevojë për ndihmë për të mbrojtur fëmijën;

4.2. qëndrueshmëria duhet të jetë qëllim kyç, duke zgjedhur intervenimin sa më të pakët në jetën e fëmijës për të siguruar stabilitetin e marrëdhënieve personale të fëmijës dhe të shoqërisë, mjedisit dhe për të garantuar vazhdimësinë e arsimimit, trajnimit të fëmijës, ose punësimit;

4.3. vendimet administrative dhe gjyqësore që prekin fëmijën duhet të merren dhe zbatohen me shpejtësi dhe pa vonesa të paarsyeshme;

4.4. prindërit, kujdestarët dhe fëmija marrin pjesë në të gjitha fazat e procedurës përveç nëse është në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës;

4.5. mendimi i fëmijës, në varësi të moshës dhe aftësisë së tij për të kuptuar;

4.6. historia e fëmijës, duke mbajtur parasysh situatat e veçanta të abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit ose forma të tjera të dhunës ndaj fëmijës, si dhe rrezikun e mundshëm që situata të ngjashme të ndodhin në të ardhmen;

4.7. vazhdimësia e marrëdhënieve personale ndërmjet fëmijës dhe personave me të cilët ai ka lidhje gjinore/farefisnore, shoqërore dhe/ose shpirtërore, dhe të gjitha vendimet dhe iniciativat që janë objekt i këtij Ligji, duhet të marrin parasysh individualitetin, moshën dhe pjekurinë, gjuhën amtare, seksin, gjininë, identitetin, gjendjen shëndetësore dhe aftësitë e veçanta të fëmijës me qëllim të ruajtjes së identitetit etnik, racor, fetar dhe kulturor të fëmijës, sipas rrethanave.

5. Interpretimi i interesit më të mirë të fëmijës duhet të jetë në tërësi në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës si dhe asnjë interpretim i supozuar i asaj se çka është në interesin më të mirë të fëmijës nuk mund të justifikojë shkeljen e çfarëdo të drejte të njohur nga Konventa.

Nenet Neni 28

Mbrojtja e fëmijës pa përkujdesje prindërore

1. Mbrojtja e fëmijëve pa kujdes prindërore realizohet përmes formave themelore të mbrojtjes

juridike dhe familjare , siç janë:

1.1. kujdestaria;

1.2. strehimi familjar;

1.3. strehimi rezidencial / shtëpitë me bazë në komunitet, adoptimi, dhe;

1.4. jetesa e pavarur e mbikëqyrur.

2. Institucionet sigurojnë forma të mbrojtjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Nenet Neni 29

Mbrojta e fëmijës gjatë qëndrimit në strehim familjar

1. Ministria përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Komuna obligohen që t’i ofrojnë mbështetje materiale familjes strehuese për përkujdesje për fëmijën gjatë qëndrimit në strehim familjar.

2. Familja strehuese nuk lejohet të ndaj asnjë informatë me personat e paautorizuar, mediat dhe të tjerët lidhur me fëmijën gjatë qëndrimit dhe pas largimit nga qëndrimi në strehim familjar.

Nenet Neni 35

Përgjegjësitë institucionale

1. Prindërit ose kujdestari kanë të drejtë të marrin mbështetje nga institucionet për të përmbushur përgjegjësitë e përcaktuara në këtë nen. Institucionet duhet të respektojnë përgjegjësinë kryesore të prindërve ose kujdestarëve për edukimin e fëmijës dhe marrëdhëniet midis fëmijës dhe prindërve ose kujdestarit të tij ligjor, ndërsa në të njëjtën kohë duke respektuar dhe duke marrë parasysh zhvillimin gradual të aftësive të fëmijës.

2. Institucionet ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që prindërit ose kujdestari, që nuk kanë mundësi të kryerjes së përgjegjësive të tyre, të marrin ndihmën e duhur për të përmbushur përgjegjësitë dhe sigurojnë infrastrukturën dhe shërbimet e nevojshme në këtë drejtim.

3. Kur familja dështon të mbrojë ose e vë fëmijën në rrezik nga çdo formë e dhunës fizike dhe mendore, neglizhimi, abuzimi, abuzimi seksual, keqtrajtimi, braktisja, shfrytëzimi ekonomikë dhe të gjitha format e tjera të shfrytëzimit, nga prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestari, institucioni kompetent komunal është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijës dhe sigurimin e kujdesit të duhur alternativ ose përkujdesje të përhershme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

4. Vetëm kur masat mbështetëse të disponueshme për familjet sipas paragrafit (1) tregojnë se janë të pamjaftueshme për të parandaluar dhunën, shpërfilljen, neglizhimin, abuzimin, keqpërdorimin, shfrytëzimin ose kur fëmija është në rrezik të lartë, të pashmangshëm, institucionet janë përgjegjës për të ndërhyrë me masat e parashikuara nga ky ligj dhe legjislacioni në fuqi dhe të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës..

Nenet Neni 27

Ndarja e fëmijës nga familja

1. Fëmija nuk do të largohet nga kujdesi i prindit/prindërve të tij ose të kujdestarit të tij ligjor pa lejen e tyre apo pa urdhër të gjykatës.

2. Përjashtimisht, kur organi i kujdestarisë ka arsye të bazuar për të besuar se ekziston rrezik serioz i drejtpërdrejtë për shëndetin, sigurinë apo mirëqenien e fëmijës, organi i kujdestarisë mund të hyjë në cilindo vend dhe të largojë fëmijën në një vend të sigurt, ku ai/ajo do të ketë përkujdesje për një periudhë që nuk kalon shtatëdhjetë e dy (72) orë.

3. Para se të skadojë afati prej shtatëdhjetë e dy (72) orëve, organi i kujdestarisë rastin duhet ta paraqesë në gjykatën kompetente, e cila vendos për kujdestarinë e fëmijës. Nëse e kërkojnë rrethanat, gjykata mund të jep urdhër për vlerësim për një periudhë njëzet e një (21) ditëshe,  për të mundësuar hetime të mëtutjeshme dhe vlerësime deri në kohë kur çështja duhet të paraqitet në gjykatë për shqyrtim të mëtejmë.

4. Fëmija nuk mund të ndahet nga prindërit, kujdestari i tij kundër dëshirës dhe vullnetit të tij, përveç se në rastet nëse kjo ndarje është në interesin më të mirë të fëmijës, nëse fëmija ështënë rrezik dhe nëse kjo ndarje është e pashmangshme dhe nëse kjo ndarje kërkohet nga ligji ose nga një vendim i gjykatës i formës së prerë. Nëse fëmija ndahet nga prindërit, kujdestari i tij, pikëpamjet dhe dëshirat e fëmijës duhet të dëgjohen, konsiderohen dhe dokumentohen në dokumentacionin që hartohet për këtë qëllim. Pikëpamjet e fëmijës duhet të dëgjohen dhe dokumentohen nga shërbimet sociale ose gjykata.

5. Në të gjitha procedurat në pajtim me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, të gjitha palët e interesuara duhet të kenë mundësi që të marrin pjesë në procedurë dhe të bëjnë të njohura mendimet e tyre.

6. Fëmija që është i ndarë nga njëri ose të dy prindërit ka të drejtë që të mbajë lidhje personale dhe takime të drejtpërdrejta, të rregullta me të dy prindërit, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më të mirë të fëmijës.

7. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga institucionet kompetente, si ndalimi, burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku, kur personi është i ndaluar nga institucionet kompetente) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës, sipas kërkesës institucioni u jep prindërve, fëmijës ose kur është rasti një anëtari tjetër të familjes të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhet anëtari ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave dëmton mirëqenien e fëmijës. Duke siguruar që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose personat e interesuar.

8. Vendimi për vendosjen e fëmijës në kujdes alternativ, zbatohet, monitorohet dhe raportohet nga Qendra për Punë Sociale dhe rishikohen rregullisht siç parashihet me legjislacion në fuqi ose me vendim të gjykatës.

 

Nenet Neni 46 para 3

Fëmija me aftësi të kufizuar gëzon të drejtën për të përfituar nga shërbimet shëndetësore, sociale, edukative, si dhe çdo shërbim tjetër, sipas nevojave, të përcaktuara nga strukturat përgjegjëse të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Institucionet përgjegjëse marrin masa që këto shërbime të ofrohen sa më pranë fëmijës dhe falas sa herë të jetë e mundur dhe duke pasur parasysh gjendjen ekonomike të prindit ose kujdestarit.

Nenet Neni 51

1. Ndalohet punësimi i fëmijës në aktivitete që dëmtojnë sigurinë, shëndetin, moralin dhe zhvillimin psikofizik të fëmijës, si rezultat i mungesës së përvojës dhe njohurive për kryerjen e punëve dhe detyrave të punës. 2. Fëmija nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç nuk mund të punojë në punë të rrezikshme, si në vijim: 2.1. të gjitha format e skllavërisë ose praktikave të ngjashme me të, si shitja dhe trafikimi i fëmijëve, robëria dhe bujkrobëria për shkak të borxheve dhe puna e detyruar apo e detyrueshme, duke përfshirë rekrutimin e detyruar apo të detyrueshëm të fëmijëve për t’i angazhuar në konflikt të armatosur; 2.2. përdorimi, sigurimi ose ofrimi i fëmijës për prostitucion, për prodhimin e materialeve pornografike ose për shfaqje pornografike; 2.3. përdorimi, sigurimi ose ofrimi i fëmijës për veprimtari të paligjshme, veçanërisht për prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve, sipas përcaktimit në traktatet përkatëse ndërkombëtare; 2.4. puna e cila, nga natyra ose rrethanat në të cilat kryhet, mund të dëmtojë shëndetin, sigurinë ose moralin e fëmijëve. 3. Ndalohen format e rrezikshme të punës së fëmijës, veçanërisht të gjitha format e skllavërisë ose praktikat e ngjashme me skllavërinë. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në punën e detyruar ose të detyrueshme, robërinë e borxheve, robërinë, shitjen dhe trafikimin e fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit ekonomik dhe për qëllime të shfrytëzimit seksual. 4. Fëmijët viktima të cilat i janë nënshtruar punës së lejuar së fëmijëve ose punës së fëmijëve që nuk janë në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi i ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike, masa rehabilituese dhe riintegruese, ndihmë juridike dhe të drejtën për kompensim në pajtim me ligji për kompensimin e viktimave të krim

Nenet Neni 38

Ndalimi i ndëshkimit trupor

1. Ndëshkimi trupor dhe masat disiplinore, të cilat dëmtojnë dhe dobësojnë dinjitetin njerëzor të fëmijës, duke përfshirë format e dhunës fizike dhe mendore, si dhe sjellje që e degradojnë, turpërojnë dhe e vënë fëmijën në situatë të dobët, janë të ndaluara në secilin ambient në shtëpi dhe familje, institucione edukativo arsimore, në institucionet e kujdesit, organet e rendit dhe sistemit të drejtësisë, në ambientet e punës dhe komunitetit.

2. Është e ndaluar që një fëmijë të kthehet në subjekt të torturës dhe trajtimit jo njerëzor, jo dinjitoz, ndëshkimit trupor dhe trajtimit degradues nga secili person.

Nenet Neni 56

Ndihma juridike dhe qasja në organet e drejtësisë

1. Fëmijës, që është viktimizuar nga shkelja e legjislacionit në fuqi, i sigurohet ndihma juridike pa pagesë për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.

4. Fëmijës duhet mundësuar të shpreh lirshëm mendimet dhe shqetësimet e tij në lidhje me përfshirjen e tyre në procesin e drejtësisë, duke përfshirë edhe shqetësimet rreth sigurisë në lidhje me të akuzuarin, mënyrën në të cilën ata preferojnë të japin dëshminë dhe mendimet e tyre për rezultatin e procesit, vëmendje duhet t’u kushtohet mendimeve dhe shqetësimeve të fëmijës, dhe për masën në të cilën nuk është e mundur që të merren parasysh ato, arsyet duhet t’i shpjegohen fëmijës.

Nenet Neni 23

Edukimi dhe arsimimi

1. Është e ndaluar që një fëmijë të privohet nga e drejta e tij/saj për edukim dhe arsim. 2. Ministria përkatëse për edukim dhe arsimim duhet të siguroj qasje gjithëpërfshirëse, të barabartë për të gjithë nxënësit në edukim dhe arsim cilësor, jo diskriminues në gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Të inkurajojë të nxënit gjatë gjithë jetës, të zhvillojnë respektin e fëmijës për identitetin kulturor, për gjuhën dhe vlerat kombëtare, respektin për kulturat e ndryshme si dhe respektin për ruajtjen e mjedisit. Në procesin edukativ dhe arsimor, është e ndaluar të promovohet gjuha e urrejtjes, dhuna, jotoleranca, diskriminimi dhe format e tjera që nxisin konflikte ndër njerëzore. 3. Fëmija që vijon të gjitha format e arsimit parauniversitar, mbrohet nga të gjitha llojet e dhunës, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, ndëshkimit trupor, lënies pas dore, apo ndonjë formë tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës nga personeli arsimor, nga bashkëmoshatarët dhe nga secili person tjetër, brenda sistemit edukativo arsimor gjatë zhvillimit të aktiviteteve. 4. Institucionet edukativo arsimore sigurojnë zbatimin e legjislacionin dhe politikave për mbrojtjen e fëmijës, sipas aktit përkatës, të propozuar nga Ministria përkatëse e Arsimit dhe miratuar nga Qeveria.

Nenet Neni 47

1. Rrëmbimi, shitja dhe trafikimi i fëmijës për çdo qëllim ose në çfarëdo forme ndalohet dhe janë vepra penale. Ndëshkimet e parashikuara duhet të jenë të rrepta dhe në përpjesëtim me ato të parashikuara për vepra të krahasueshme të rënda.

2. Fëmija mbrohet nga rrëmbimi, trafikimi, shitja dhe çdo formë e shfrytëzimit dhe e abuzimit seksual, duke përfshirë veprimtarinë e paligjshme seksuale, shfrytëzimin e fëmijës në prostitucion ose në praktika të tjera seksuale të paligjshme, ekspozimi, shfaqja ose përfshirja në materiale pornografike ose abuzimi seksual me fëmijë, sipas përcaktimeve të Kodit Penal dhe akteve të tjera në fuqi

Nenet Neni 51.3

3. Ndalohen format e rrezikshme të punës së fëmijës, veçanërisht të gjitha format e skllavërisë ose praktikat e ngjashme me skllavërinë. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në punën e detyruar ose të detyrueshme, robërinë e borxheve, robërinë, shitjen dhe trafikimin e fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit ekonomik dhe për qëllime të shfrytëzimit seksual.

Nenet Neni 37

1. Ndalohet privimi i fëmijës nga e drejta për edukim dhe arsimim.

2. Ministria përkatëse për arsim duhet të sigurojë qasje gjithëpërfshirëse dhe frekuentim të arsimimit falas e cilësor, në bazë të mundësive të barabarta dhe pa diskriminim, në përputhje me moshën dhe aftësinë e tij për të kuptuar në gjitha nivelet e arsimit para universitar. Kjo e drejtë i garantohet edhe fëmijës që dëshiron të vazhdojë të arsimohet pas përfundimit të arsimit të detyrueshëm.

3. Në të gjitha nivelet e arsimit para universitar, fëmija mbrohet nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimi, keqpërdorimi, shfrytëzimi, ndëshkimi trupor, neglizhenca, apo ndonjë formë tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Fëmija mbrohet nga dhuna e shfaqur qoftë nga personeli arsimor, bashkëmoshatarët dhe nga secili person tjetër, brenda sistemit edukativo arsimor. Në procesin edukativ dhe arsimor, është e ndaluar të promovohet gjuha e urrejtjes, dhuna, jo toleranca, diskriminimi dhe format e tjera që nxisin konflikte ndër njerëzore.

4. Prindi ose kujdestari merr masa të përshtatshme që fëmija të ndjekë arsimin e detyrueshëm ose nivele të tjera të arsimimit, sipas dëshirës së fëmijës, si dhe të garantojë frekuentimin e rregullt të tij dhe pa pengesa.

5. Ministria përkatëse për arsim, si autoritet publik përgjegjës, si dhe njësitë arsimore nga pushteti lokal marrin masa konkrete, me qëllim që: 5.1. të inkurajojë mësim-nxënien gjatë gjithë jetës, të zhvillojë respektin e fëmijës për identitetin kulturor, për gjuhën dhe vlerat kombëtare, respektin për kulturat e ndryshme si dhe respektin për ruajtjen e mjedisit; 5.2. të mundësojnë qasjen e fëmijës në arsimin parashkollor, si dhe arsimin e detyrueshëm falas për të gjithë fëmijët, edhe në rastet kur fëmijët mund të kenë kaluar moshën për arsimin e detyrueshëm, por që kanë qenë në pamundësi për ta ndjekur atë; 5.3. në bashkëpunim me institucionet relevante të zhvillojnë programe edukimi për prindër, përfshirë programe për parandalimin e dhunës në familje; 5.4. të organizojnë plane mësimore të veçanta për fëmijën që nuk arrijnë nivelet e duhura që synon programi mësimor, me qëllim të parandalimit të barrierave për shkollimin e mëtejmë të fëmijës; 5.5. të identifikojnë dhe trajtojnë rastet e fëmijëve në rrezik për ta braktisur shkollën si dhe të ndërmarrin veprime konkrete sipas politikave nacionale për trajtimin e rasteve në nivel të shkollës dhe komunës; 5.6. të organizojnë plane mësimore të veçanta për fëmijë që braktisin shkollën ose që nuk e kanë frekuentuar asnjëherë shkollën apo për fëmijët që kthehen nga qëndrimi jashtë vendit, me qëllim integrimin e tyre në sistemin kombëtar të edukimit; 5.7. të mbikëqyrin të drejtën e fëmijës për t’u çlodhur, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në aktivitete kulturore e artistike; 5.8. të adresojnë parandalimin e përfshirjes të fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme, duke e trajtuar këtë tematikë me qasje kurrikulare, ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare; 5.9. sigurimi i mekanizmave efikasë për parandalim, trajtim brenda shkollës dhe raportim tek autoritetet përgjegjëse të rasteve të dhunës dhe dukurive të tjera negative; 5.10. të zbatojnë sanksione përkatëse ligjore për personelin e institucioneve edukativo- arsimore, në rast kur ushtron, lejon, nxit, toleron ose nuk raporton veprime të dhunshme në institucionet edukativo-arsimore, sipas këtij ligji; 5.11. të sigurojnë mbrojtjen e fëmijës në internet, duke promovuar përdorimin e teknologjisë informative të komunikimit, në mënyrë të dobishme dhe përgjegjshme; 5.12. me anë të vetëdijesimit të adresohet parandalimi i trafikimit të fëmijëve, me qasje proaktive të trajtohet fëmija në rrezik për tu trafikuar; 5.13. në plan-programet mësimore të përfshijë module për mbrojte nga rreziku i abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në institucionet e arsimit para universitar dhe arsimit të lartë; 5.14. ministria përkatëse për arsim shkencë dhe teknologji të garantojë vijueshmërinë në institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm për fëmijët e familjeve që gjenden në hasmëri.

6. Në rastet kur identifikohen fëmijë që nuk vijojnë arsimin e detyrueshëm, për shkak të mos regjistrimit në zyrat e gjendjes civile ose arsye tё tjera, zyrtari përkatës për mbrojtjen e fëmijës në kuadër të drejtorisë përkatëse në komunë ndërmerr masa të menjëhershme për regjistrimin e fëmijës në shkollë, sipas legjislacionit në fuqi.

7. Gjatë procesit mësimor e edukativ fëmija trajtohet me dinjitet nga mësuesit dhe personeli, si dhe informohet për të drejtat e tij dhe mjetet e ushtrimit të tyre, sipas këtij ligji.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS
LIGJI Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS
Nenet Neni 6 para 1.11

Parimin e pjesëmarrjes së palëve të interesuara - organet kompetente janë të detyruara që të sigurojnë, që në procedurën për miratimin e dispozitave, dokumenteve strategjike, plan - programeve dhe vendimeve të marrin parasysh interesat e palëve të interesuara;

Nenet Neni 2

Me këtë ligj rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me: ujërat sipërfaqësorë, liqenet, akumulimet, rezervuarët, burimet natyrore, ujërat nëntokësorë, tokat e lagëta, truallin buzë brigjeve të lumenjve, çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e tyre; përdorimin dhe shpërndarjen e ujërave, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujërave, mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave, duke përfshirë përmbytjet, vërshimet, thatësitë, erozionin, objektet dhe infrastrukturën ujore, financimin e ujërave, si dhe kushtet, mënyrat dhe veprimet me të cilat mund të shfrytëzohet ose shkarkohen ujërat.

Nenet Neni 63

Hudhja e substancave dhe mbeturinave 1. Ndalohet hudhja e substancave dhe mbeturinave të ngurta, të lëngëta dhe të gazëta të cilat për shkak të vetive fizike, kimike dhe biologjike, rrezikojnë shëndetin e njerëzve, cilësinë e ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, florën dhe faunën ujore, vështirësojnë rrjedhjen e ujërave, rrezikojnë objektet dhe pajisjet ujore. 2. Ndalohet çfardo lloj i transportimit të substancave, materieve dhe mbeturinave të rrezikshme pranë akumulimeve dhe zonave ujore të mbrojtura përveç me leje të veçantë. 3. Ndalohet çfardo lloj ndërtimi i objekteve dhe pajisjeve të dedikuara për prodhimin e substancave dhe materieve të rrezikshme në afërsi të trupave ujorë sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, përfshirë edhe akumulimet.

Nenet Neni 35

Programi i Monitorimit të ujërave 1. Programi i Monitorimit të ujërave hartohet nga Ministria ndërsa miratohet nga Qeveria. 1.1. Programi i monitorimit hartohet për një periudhë dyzet (40) vjeçare me mundësi rishikimi, plotësimi dhe ndryshimi, bazuar në të dhënat e monitorimit. 1.2. Kompetent për zbatimin e monitorimit është IHMK. 1.3. Përgjegjës për monitorimi e sasisë dhe cilësisë së ujërave sipërfaqësorë, nëntokësorë dhe akumulacione është IHMK. 1.4. Përgjegjës për monitorimin e sasisë dhe cilësisë së ujërave që përdoren për pije është IKSHP dhe ofruesit e shërbimit të ujit.

Nenet Neni 6.1.5

1.5. Parimin e integrimit - që do të thotë se gjatë administrimit me ujëra, duhet të parashikohet mundësia e lidhjes mes veti të ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor, raportet mes tyre dhe me ekosistemin e varur nga ujërat dhe mediume të tjera në mjedis si dhe politikat e sektorëve tjerë siç janë bujqësia dhe industria të cilat duhet të marrin në konsiderim çështjet e administrimit të ujërave;

Nenet Neni 60

1. Ndalohet, përveç me leje ujore, shkarkimi i masës nga hedhurinat e lëngëta industriale, bujqësore dhe ujërave të ndotura urbane si dhe vajrave të përdorura në kanalizim, në sistemin për kullim, në trupat ujorë sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, në brigjet buzë lumit dhe tokave të lagëta. 2. Ministria me akt nënligjor do të përcaktojë kushtet, mënyrat parametrat dhe vlerat kufizuese të shkarkimit të ujërave të ndotura në rrjetin e kanalizimit publik dhe në mjedisin pritës.

Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Resurset ujore janë pasuri me interes të përgjithshëm dhe pronë e Republikës së Kosovës që ruhen e mbrohen me ligj.

2. Qëllimi i këtij ligji është:

2.1. të sigurojë zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin social - ekonomik të Republikës së Kosovës;

2.2. të themelojë procedura dhe parime udhëzuese për shpërndarjen optimale të resurseve ujore, mbështetur në shfrytëzimin dhe qëllimin;

2.3. të sigurojë mbrojtjen e resurseve ujore nga ndotja, tej shfrytëzimi dhe keqpërdorimi;

2.4. të përcaktojë strukturat institucionale për administrimin e resurseve ujore.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

Me këtë ligj rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me: ujërat sipërfaqësorë, liqenet, akumulimet, rezervuarët, burimet natyrore, ujërat nëntokësorë, tokat e lagëta, truallin buzë brigjeve të lumenjve, çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e tyre; përdorimin dhe shpërndarjen e ujërave, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujërave, mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave, duke përfshirë përmbytjet, vërshimet, thatësitë, erozionin, objektet dhe infrastrukturën ujore, financimin e ujërave, si dhe kushtet, mënyrat dhe veprimet me të cilat mund të shfrytëzohet ose shkarkohen ujërat.

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8659

Nenet Neni 3

Qasja në informata

Rregullon çështjet që kanë të bëjnë me: qasjen në informata që lidhen me ujërat, pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimmarrjes që ka të bëjë me menaxhimin e ujërave, vlerësimin e ndikimit nga strategjitë e ndryshme, planet dhe programet mbi mjedisin, vlerësimin e ndikimeve nga projektet e caktuara, pengimin dhe kontrollin e avarive me praninë e materieve të rrezikshme, lejet e integruara ekologjike për punë dhe instalime që ndikojnë në mjedisin ujor

Ligjet LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
LIGJI NR. 06/L -105 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
Nenet Neni 25

1. Kompania që shpërndan pronën, përveç aksioneve të një aksionari, duke pasur parasysh interesin e aksionarit, njeh fitimin ose humbjen sikur ajo pronë t’i ishte shitur aksionarit në vlerën e hapur të tregut. 2. Vlera e pronës së shpërndarë për aksionarin vlerësohet sipas vlerës së hapur të tregut të asaj prone. 3. Në rast të shpërndarjes së dividendëve të aksioneve që nuk ndërrojnë hisen e pjesëmarrjes së fituesit, kompania nuk e njeh fitimin as humbjen dhe kështu aksionari nuk realizon të ardhura.

Ligjet LIGJI NR. 06/L-016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
LIGJI NR. 06/L-016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Nenet Neni 75

Natyra e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe e Aksionit 1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar është person juridik e cila është juridikisht e ndarë nga aksionarët. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar ështe vetvetiu bartëse e te drejtave dhe obligimeve. 2. Aksionet në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar janë njësitë në bazë të të cilave bëhet ndarja e pronësisë në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar. 3. Një aksion në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar është pronë personale e aksionarit dhe mund të bartet pjesërisht ose në tërësi, varësisht nga kufizimet e parapara në këtë ligj dhe kufizimet e tjera të përcaktuara në Statut. 4. Në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mund, por nuk është e detyrueshme, të parashihet që aksionet të dëshmohen përmes certifikatave të lëshuara nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar.

Nenet Neni 5

. Neni 5 Llojet e Shoqërive Tregtare në Kosovë 1. Një Shoqëri Tregtare mund të themelohet në Kosovë si Biznes Individual, Ortakëri e Përgjithshme, Ortakëri e Kufizuar, Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Shoqëri aksionare. 2. Përveç formave themelore të organizimit të Shoqërive Tregtare të përcaktuara në paragrafin  1 të këtij neni, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve regjistrohen edhe Dega e Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë, Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë, ndërmarrjet publike sipas ligjit në fuqi për ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet shoqërore nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. 3. Me ligj të veçantë mund të përcaktohen edhe forma të tjera të organizimit të Shoqërive Tregtare ose subjekte të tjera që kërkohet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve. Forma e organizimit si dhe të drejtat dhe detyrimet e të gjitha palëve në këto shoqëri tregtare ose subjekte të tjera rregullohen në ligjin përcaktës më të cilin krijohet Shoqëria Tregtare ose subjekti përkatës. Dispozitat e ligji të vecantë që rregullojnë këto shoqëri tregtare ose subjekte të tjera, duke përfshirë dispozitat e ligjit në fuqi për ndërmarrjet publike, kanë përparësi ndaj dispozitave të këtij ligji.

Ligjet LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
Nenet Neni 1

Ky Ligj vendos tatimin mbi pronën e paluajtshme dhe përcakton rregullat dhe procedurat themelore për administrimin e tatimit në pronën e paluajtshme nga komunat dhe Ministria e Financave.

Ligjet LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE
LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE
Nenet Neni 1

Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin, parimet, mënyrën e fitimit dhe humbjes së statusit të ndërmarrjes sociale, si dhe përcakton kushtet e kriteret që një subjekt duhet t’i plotësojë që të fitojë statusin e ndërmarrjes sociale.

Ligjet LMF
LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
Nenet Neni 38

2. Është e ndaluar që një fëmijë të kthehet në subjekt të torturës dhe trajtimit jo njerëzor, jo dinjitoz, ndëshkimit trupor dhe trajtimit degradues nga secili person

Ligjet LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
Nenet Neni 21

4. Në përcaktimin e akuzave kundër të akuzuarit sipas këtij ligji, i akuzuari gëzon të drejtën e garancive minimale të mëposhtme, me barazi të plotë që:

a. të njoftohet me kohë dhe në hollësi në gjuhën që ai e kupton për natyrën dhe shkaqet e akuzës kundër tij,

b. të informohet me kohë për të drejtat e tij sipas ligjit,

c. të ketë kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe të komunikojë me Mbrojtësin e Specializuar të zgjedhur prej tij,

d. të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme, e. të gjykohet me praninë e tij, dhe të mbrohet përmes Mbrojtësit të Specializuar të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse nuk ka ndihmë ligjore, për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet Mbrojtës i Specializuar, në çdo rast kur kjo kërkohet për interesa të drejtësisë, dhe pa pagesë në rast se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar, 

f. t’i merr në pyetje, ose t’i ketë marrë në pyetje, dëshmitarët kundër tij dhe të sigurojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të tij në kushte të njëjta me ato të dëshmitarëve kundër tij,

g. të ketë ndihmën falas të përkthyesit, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në Dhomën e Specializuar dhe

h. të mos detyrohet të dëshmojë kundër vetes apo të pranojë fajësinë

Nenet Neni 49.2

3. Në pajtim me nenin 113(7) të Kushtetutës, individët, përfshirë të akuzuarit dhe viktimat, janë të autorizuar që t’i drejtohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkeljet e të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, që pretendohen se janë bërë nga Dhomat e Specializuara apo nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, por vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

Ligjet LMSA
Ligji Nr. 05/L -069 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM ASOCIIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS, NË NJËRËN ANË, DHE BASHKIMIT EVROPIAN DHE KOMUNITETIT EVROPIAN TË ENERGJISË ATOMIKE, NË ANËN TJETËR
Nenet Neni 77

NENI 77 Aspektet e përgjithshme të pronësisë intelektuale 1. Në bazë të këtij Neni dhe Shtojcës VII, Palët konfirmojnë rëndësinë që i japin sigurimit të mbrojtjes së përshtatshme dhe efikase si dhe zbatimit të të drejtave të pronës intelektuale, industriale dhe tregtare. 2. Kosova do të marrë masat e nevojshme në mënyrë që të garantojë, jo më vonë se pesë vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje, një nivel të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare të ngjashme me ato që ekzistojnë në BE, duke përfshirë mjetet e efektshme për realizimin e këtyre të drejtave. 3. Kosova merr përsipër që t’i përmbahet konventave shumëpalëshe mbi të drejtat e pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare të referuara në Shtojcën VII. KSA-ja mund të vendosë të detyroj Kosovën që t’i përmbahet Konventave të veçanta shumëpalëshe në këtë fushë.

Ligjet LIGJI NR. 06/L-114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
LIGJI NR. 06/L-114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Nenet 20

1. Zyrtari publik ka të drejtë, por nuk është i detyruar, të krijojë dhe t’i bashkohet një sindikate ose një shoqate profesionale, që punon në arritjen e objektivave e që janë në harmoni me legjislacionin ekzistues. 2. Nëpunësi civil mund të jetë anëtar i trupave drejtues të organizatave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, me kusht që kjo pozitë të mos jetë në konflikt interesi me detyrat që i janë përcaktuar nëpunësit civil sipas statusit të tij.

Ligjet LPA
LIGJI NR. 06/L- 026 PËR AZIL
Ligjet Fshi Ligji LIGJI nr. 02/L-109
LIGJI nr. 02/L-109 PЁR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE
Nenet Neni 17.1

Neni 17 Izolimi, transporti dhe mjekimi

17.1 Personat për të cilët konstatohet se janë të sëmurë nga kolera, murtaja, variola vera, ethet hemorragjike virale, legjionelloza, paraliza e fëmijëve, difteria, tifoja e morrit, ethet rekurente, tifoja e zorrëve, ethet paratifoide A dhe B, bruceloza, malaria, tërbimi, tetanusi, antraksi, meningjitet, duhet të izolohen dhe mjekohen në institucionet shëndetësore për trajtimin e sëmundjeve ngjitëse.

Nenet Neni 1

Neni 1 Qëllimi i ligjit

Me këtë ligj përcaktohen sëmundjet ngjitëse si dhe rregullohen aktivitetet për zbulimin në kohë, evidencimin e shfaqjes, parandalimin, ndalimin e përhapjes dhe mjekimin e tyre.

Nenet Neni 4

Neni 4

4.1 Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse që rrezikojnë tërë vendin është detyrë e IKSHP-së, Inspektoratit Sanitar të Kosovës, Inspektoratit Shëndetësorë të Kosovës, të gjithave institucioneve shëndetësore publike dhe private, institucioneve jo shëndetësore, komunave dhe vet qytetarëve nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

4.2 Masat për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse drejtpërdrejt i zbatojnë institucionet shëndetësore dhe profesionistet shëndetësor konform këtij ligji.

 

Nenet Neni 5

Neni 5

Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse përfshin planifikimin, programimin, organizimin, zbatimin e masave për parandalimin, luftimin, eliminimin, çrrënjosjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe sigurimin e mjeteve materiale dhe të tjera, e cila ka prioritet në krahasim me masat tjera të mbrojtës shëndetësore.

Nenet Neni 6

Neni 6

6.1 Masat për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse që mund të kalojnë nga kafshët në njerëz, i zbatojnë institucionet shëndetësore, ISK në bashkëpunim me institucionet veterinare që kanë të bëjnë me njoftimin reciprok për shfaqjen dhe përhapjen e këtyre sëmundjeve dhe me organizimin e zbatimin e masave kundërepizootike, kundërepidemike, higjienike dhe masave tjera për parandalimin, përkatësisht luftimin e sëmundjeve të veçanta sipas dispozitave të këtij ligji dhe Ligjit për inspektoratin sanitar të Kosovës Nr. 2003/22. 6.2 IKSHP hulumton, studion dhe analizon situatën epidemiologjike të vendit dhe përcakton strategjinë për përmirësimin e vazhduar të saj.

 6.2 The KIPH researches, studies and analyses the epidemiological situation of the country and determines the strategy for its continual improvement

Nenet Neni 8

Neni 8

8.1 Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse është e obliguar dhe zbatohet në ndërmarrjen e masave të përgjithshme dhe të veçanta.

8.2 Masat e përgjithshme për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse janë:

a) Sigurimi i ujit të pijshëm higjienik si dhe mbrojtja sanitare e burimeve, objekteve dhe rrjetit shpërndarës për furnizimin publik me ujë të pijshëm;

b) Mënjanimi i ujërave të ndotura dhe hedhurinave sipas mënyrës dhe nën kushtet në te cilat sigurohet mbrojtja nga ndotja e ujit dhe e tokës, si dhe mbrojtja nga shtimi i insekteve dhe i brejtësve ;

c) Ruajtja e kushteve tekniko sanitare dhe higjienike në ndërtesa publike, në mjetet e komunikacionit publik dhe ne vendet publike;

d) Sigurimi i gjendjes se rregullt sanitare të artikujve ushqimore dhe te kushteve tekniko sanitare dhe higjienike për prodhimin, qarkullimin dhe ruajtjen e tyre;

e) Kryerja e DDD parandalues në qendrat e banuara, në hapësirat publike, objektet për furnizimin me ujë të pijshëm, në objektet dhe mjetet e komunikacionit publik, në objekte për prodhimin dhe qarkullimin e artikujve ushqimor dhe në objekte të tjera publike;

f) Sigurimi i sasisë së mjaftueshme të mjeteve dezinfektuese dhe të mjeteve tjera për zbatimin e masave nga pikat a) deri e), të këtij paragrafi; g) Informimi i drejtë, komunikimi, promovimi i shëndetit dhe edukimi i vazhdueshëm shëndetësor i personelit të organizatave shëndetësore dhe joshëndetësore si dhe i popullatës;

8.3 Masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse janë :

a) Zbulimi me kohë i burimit të infeksionit dhe i rrugëve të bartjes së infeksionit;

b) Paraqitja e sëmundjeve ngjitëse;

c) Izolimi dhe karantina; d) Transportimi;

e) Shërimi i personave të sëmurë;

f) DDD i obliguar;

g) Mbikëqyrja shëndetësore e personave të punësuar dhe personave tjerë bacilmbartës;

 h) Imunoprofilaksa, seroprofilaksa dhe kimioprofilaksa;

i) Masat tjera të përcaktuara me këtë Ligj.

Nenet Neni 16

Neni 16

16.1 Mbikëqyrja dhe raportimi i sëmundjeve ngjitëse është obligim ligjor i të gjitha niveleve të sistemit të kujdesit shëndetësorë të Kosovës, duke filluar prej punkteve të mjekësisë familjare deri në nivelin tretësor. Të gjitha raportet nga niveli parësor dhe dytësor dërgohen në degët e IKSHP të cilat brenda një jave i dërgojnë në IKSHP. Niveli tretësor i kujdesit shëndetësor raporton drejtpërdrejtë në IKSHP. IKSHP raporton në mënyrë të rregullt në Ministrinë e Shëndetësisë.

16.2 Grupi i caktuar i sëmundjeve ngjitëse raportohet brenda 24 orëve.

16.3 Sëmundjet ngjitëse raportohen sipas formularit 1 dhe 2, të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë, me propozim të IKSHP-së.

16.4 IKSHP përgatit raport përmbledhës për ecurinë e paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, për të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësorë, çdo 6 muaj.

Ligjet LIGJI PËR SHËNDETIN MENDOR Nr. 05/L -025
LIGJI PËR SHËNDETIN MENDOR Nr. 05/L -025
Nenet Neni 5.1.1

Neni 5 Parimet e përgjithshme të kujdesit në shërbimet e shëndetit mendor

1.1. Trajtimi i barabartë dhe pa diskriminim i personave me çrregullime mendore, në funksion të respektimit të integritetit fizik dhe dinjitetit njerëzor;

Nenet Neni 6.2

6.2. Ushtrimi i të drejtave të personave me çrregullime mendore mund të kufizohet vetëm në rastet e parashikuara me dispozitat ligjore në fuqi. Këto kufizime varen nga gjendja shëndetësore e klientit dhe nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut të garantuara me Konventat ndërkombëtare të pranuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Nenet Neni 8

Neni 8 Mbrojtja nga diskriminimi dhe trajtimet çnjerëzore

  1. Personave me çrregullime mendore u sigurohet mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin, në bazë të këtij ligji dhe dispozitave ligjore në fuqi.
  2. Ndalohet çfarëdo shkelje, nënçmimi, torture, dënimi apo trajtimi çnjerëzor ndaj personit me çrregullime mendore.
Nenet Neni 9.1

1. Heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar i personave me çrregullime mendore është e ndaluar, përveç rasteve të parashikuara me dispozitat ligjore në fuqi. Në raste të veçanta kjo masë mund të propozohet me kërkesë të komisionit psikiatriko - ligjor. Vendimi përkatës merret nga gjykata, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

 

Nenet Neni 27

    

1. Kufizimi fizik i personave me çrregullime mendore zbatohet në institucionet e shëndetit mendor të specializuar me shtretër dhe përfshin, sipas protokollit përkatës, elementet e mëposhtme:

1.1. Mbajtjen me forcë të personit;

1.2. Përdorimin e detyruar të medikamenteve;

1.3. Imobilizimin;

1.4. Izolimin.

2. Kufizimi fizik zbatohet për periudha të shkurtra kohore me objektiva të qarta, sipas protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Të gjitha procedurat e ndjekura për realizimin e kufizimit fizik dhe arsyet e ndërmarrjes së tyre përshkruhen në mënyrë të hollësishme në kartelën e pacientit.

3. Gjatë kufizimit fizik, kontakti i stafit të shërbimit të shëndetit mendor me klientin duhet të jetë aktiv dhe i vazhdueshëm, që shkon përtej monitorimit rutinë, sipas protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

4. Ndalohet përdorimi i kufizimit fizik si mjet ndëshkimi ose si mjet më lehtësues për stafin e shërbimit 

5. Kufizimi fizik zbatohet në kushtet kur:

5.1. Autorizohet nga mjeku psikiatër me shkrim;

5.2. Kryhet në formën më pak kufizuese/shtrënguese që ofron siguri dhe kontroll të sjelljes agresive të pacientit;

Nenet Neni 8

Mbrojtja nga diskriminimi dhe trajtimet çnjerëzore

1. Personave me çrregullime mendore u sigurohet mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin, në bazë të këtij ligji dhe dispozitave ligjore në fuqi.

2. Ndalohet çfarëdo shkelje, nënçmimi, torture, dënimi apo trajtimi çnjerëzor ndaj personit me çrregullime mendore.

Nenet Neni 6

Të drejtat e personave me çrregullime mendore

1. Personat me çrregullime mendore gëzojnë:

1.10. të drejtën për t’u siguruar kushtet e përshtatshme jetësore, higjienike, të ushqyerjes dhe sigurisë;

Ligjet LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
Nenet Neni 4.1

1. Ofrimi dhe sigurimi i shërbimeve postare bëhet në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga personat fizik dhe juridikë mbi bazën e parimeve të ligjshmërisë, mos diskriminimit, objektivitetit dhe transparencës.

 

Nenet Neni 4.2

2. Ofrimi i shërbimeve postare duhet të garantojë fshehtësinë e korrespodencës dhe mbrojtjen e të dhënave personale, vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve universale postare, mbrojtjen e interesave të shfrytëzuesve dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të tyre sipas legjislacionit në fuqi.