Pasqyra e ligjeve në fuqi
Ky ligj rregullon marrëdhëniet shoqërore që kanë të bëjnë me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike, shërbimet dhe facilitetet shoqëruese, përdorimin e resurseve të komunikimeve elektronike, si dhe marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë me radio-pajisjet, pajisjet fundore dhe përputhshmërinë elektromagnetike, siguron nivel të barabartë të mbrojtjes së të drejtave për të dhënat personale, veçanërisht të drejtën e privatësisë së procesimit të të dhënave personale në sektorin e komunikimeve elektronike.
1. Rregullimi i aktiviteteve të komunikimeve elektronike duhet të bazohet në parimet e menaxhimit dhe përdorimit efektiv të burimeve të kufizuara, neutralitetit teknologjik, ekuivalencës funksionale, proporcionalitetit, rregullimit minimal të domosdoshëm, sigurisë ligjore në një treg dinamik, zhvillimit ekonomik, duke siguruar konkurrencë efektive, mbrojtje të të drejtave të konsumatorit, objektivitet të kritereve, kushteve dhe procedurave rregullatore, transparencë dhe mosdiskriminim.
Bashkëpunimi
7. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale bashkëpunon me Autoritetin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.
Kushtet e përgjithshme
2. Dispozitat e akteve nënligjore, të miratuara nga Autoriteti, për vendosjen e kushteve të përgjithshme për përfshirjen në aktivitetet e komunikimeve elektronike mund të jenë të lidhur vetëm me: [...]
2.5. mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë;[...]
Transparenca dhe publikimi i informacionit
3. Ofruesit e shërbimeve dhe rrjetave të komunikimeve elektronike publike, përveç tjerash duhet të: 3.5. informojë parapaguesit për të drejtat për të vendosur për përfshirje, ose mospërfshirje të të dhënave personale në informatorët telefonikë dhe për llojin e të dhënave për të cilat bëhet fjalë konform këtij ligji dhe legjislacionit të BE-së për mbrojtje të të dhënave dhe privatësi në komunikime elektronike.
E drejta e qasjes ndaj dokumentacionit shëndetësor
19.1. Qytetari ka të drejtë që të jetë i njoftuar me të dhënat që i përmban dokumentacioni i institucionit shëndetësor, lidhur me të dhe është i autorizuar që të ketë informatë lidhur me qasjen ndaj tyre.
19.2. Institucioni shëndetësor duhet të ketë në dispozicion dokumentacionin shëndetësor, ndërsa qytetari duhet të ketë në dispozicion të dhënat që i përmban ai.
19.3. Qytetari ka të drejtë që:
a. të pranojë informata mbi përdorimin e të dhënave përkitazi me trajtimin e tij mjekësor;
b. të njihet me të dhënat e institucionit shëndetësor, që kanë të bëjnë me të;
c. të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor që ka të bëjë me të dhe të nxjerrë kopje, me shpenzimet e tij vetanake;
d. të marrë raportin përfundimtar, pasi të jetë lëshuar nga institucioni shëndetësor;
e. të pranojë përmbledhjen e të dhënave të tij shëndetësore, nga institucioni shëndetësor, për qëllime të arsyeshme, me shpenzime vetanake.
19.4. Qytetari, është i autorizuar që të inicojë plotësimin ose korrigjimin e dokumentacionit shëndetësor në lidhje me të, nëse i njëjti konsiderohet nga ai se është i pasaktë apo jo i plotë. Të dhënat e gabueshme të institucionit shëndetësor nuk duhet të fshihen pas këtyre përmirësimeve, por duhet të korrigjohen në atë mënyrë që të dhënat fillestare mund të ruhen.
19.6. Personi ireferuar në paragrafet 11.1 dhe 11.2, është i autorizuar që të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor të qytetarit pa aftësi veprimi.
19.7. Qytetari ka të drejtë, që të autorizojë me shkrim, personin e caktuar nga ai, që të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor lidhur me kujdesin shëndetësor të ofruar për të dhe sëmundjen e tij si dhe që të bëjë kopje prej tij.
19.8. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor të qytetarit, vetëm personi i autorizuar nga ai, me deklaratë të plotë dhe përfundimtare private, është i autorizuar që të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor dhe të nxjerrë kopje të tij.
6.3. Gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, qytetarit mund t’i kufizohet ushtrimi i të drejtave, vetëm për periudhën e kohës, në masën dhe në mënyrën e përcaktuar me ligj, kushtëzuar nga gjendja shëndetësore e tij.
6.4. Gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, liria personale e qytetarit mund të kufizohet me metoda ose procedura fizike, kimike, biologjike ose psikologjike, vetëm në rastet e emergjencës, ose në interesin e jetës, të sigurisë fizike dhe të shëndetit të qytetarit ose të të tjerëve, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Kufizimet e qytetarit nuk guxojnë të jenë të natyrës dënuese dhe mund të zgjasin vetëm për periudhën kohore gjatë së cilës ekziston shkaku për të cilin janë urdhëruar ato.
Gjatë trajtimit mjekësor duhet të respektohen: dinjiteti, jeta private, integriteti personal dhe bindjet religjioze të qytetarit
Të mirat materiale të llogaritshme janë sendet me vlerë që përfshijnë, por nuk përkufizohen vetëm në : pagesat e përgjithshme nga sistemi i Pensioneve Individuale të Kursimit që u jepen pjesëmarrësve ose përfituesve -siç parashihet në Rregulloren 2001/35, pagesa të tjera të përgjithshme, bizneset private apo familjare, prona, disa lloje të caktuara të pasurisë së patundshme, toka, dhe automjetet funksionale që mund të krijojnë të ardhura. Udhëzimi do t’i saktësojë llojet e të mirave materiale të llogaritshme dhe të pallogaritshme dhe principet e vlerësimit të të mirave materiale Në muajin në të cilin merren pagesat e përgjithshme, ato do të trajtohen si të hyra të llogaritshme. Për muajt vijues këto pagesa të përgjithshme do të trajtohen si të mira materiale të llogaritshme.
1. Qëllimi i këtij ligji është të përcaktojë rregulla dhe masa për funksionimin e sektorit të energjisë elektrike, për të garantuar furnizim të sigurt, të besueshëm, të rregullt dhe cilësor me energji elektrike, me çmime reale, duke pasur në konsideratë ruajtjen e mjedisit dhe shfrytëzimin efikas të saj.
1. Ndërmarrjet e energjisë që prodhojnë energji elektrike duke shfrytëzuar burimet e ripërtërishme të energjisë, apo që prodhojnë energji në formën e bashkëprodhimit, kanë të drejtë të pajisen me certifikatë të origjinës, që lëshohet nga Rregullatori dhe mbi bazën e saj të shesin energjinë e tyre elektrike me kushte të rregulluara. 2. Certifikata e origjinës do të jetë me madhësi standarde prej një (1) MWh. Jo më shumë se një certifikatë e origjinës do të lëshohet për secilën njësi të energjisë së prodhuar. Në certifikatën e origjinës Rregullatori do të specifikojë, së paku: 2.1. burimin e energjisë nga i cili është prodhuar energjia dhe datat e fillimit dhe përfundimit të prodhimit; 2.2. nëse prodhimi ka të bëjë me: 2.2.1. energji elektrike; apo 2.2.2. ngrohje dhe ftohje. 2.3. identitetin, lokacionin, llojin dhe kapacitetin e instalimeve ku është prodhuar energjia; 2.4. nëse dhe deri në çfarë mase instalimet në fjalë kanë përfituar nga përkrahja investuese, nëse dhe deri në çfarë mase njësia e energjisë ka përfituar në çfarëdo mënyre nga ndonjë skemë përkrahëse kombëtare, dhe llojin e skemës përkrahëse në fjalë; 2.5. datën në të cilën instalimet kanë hyrë në funksion; dhe 2.6. datën dhe vendin e lëshimit të numrit unik identifikues. 3. Rregullatori mbikëqyrë lëshimin, transferimin dhe anulimin e certifikatës së origjinës dhe duhet të krijojë mekanizma përkatës për të siguruar lëshimin, transferimin dhe anulimin elektronik të garancive të origjinës si dhe për të siguruar se ato janë të sakta, të besueshme dhe të pafalsifikueshme. Rregullatori do të sigurohet që çdo njësi e energjisë nga burimet e ripërtërishme të merret parasysh vetëm një herë.
1. Ky ligj përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës së Rregullatorit për Energji, përfshirë kushtet për dhënien e licencave për kryerjen e aktiviteteve në fushën e energjisë, certifikimin e aktiviteteve të operatorëve të transmetimit në sektorin e energjisë procedurat për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, krijimin dhe funksionimin efikas të tregjeve konkurruese të energjisë, mbrojtjen e konsumatorit, si dhe kriteret për rregullimin e tarifave dhe kushtet për furnizim me energji. 2. Ky Ligj është pjesërisht në përputhje me Direktiven 2009/72/EC, lidhur me rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të energjisë elektrike, Rregulloren Nr.714/2009/EC, për kushtet për qasje në rrjetin për shërbimet ndërkufitare të energjisë elektrike, Direktiven Nr. 2009/73/EC për rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të gazit natyror, Rregulloren Nr. 715/2009/EC për kushtet e qasjes në rrjetet e transmetimit të gazit natyror dhe Direktivën Nr. 2009/28/EC lidhur me promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtërtishme.
1.14. të ndihmojë në mënyrën më efikase në sigurimin e zhvillimit të sistemeve të sigurta, të besueshme, efikase dhe jodiskriminuese, të cilat janë të orientuara kah konsumatori dhe ta promovojë në mënyrë adekuate sistemin, në pajtim me objektivat e përgjithshme të politikave të energjisë, të efiçiencës së energjisë dhe të integrimit të stabilimenteve të mëdha dhe të vogla të prodhimit nga burime të ripërtëritshme të energjisë dhe prodhimi i shpërndarë edhe në rrjetin e transmetimit, edhe në atë të shpërndarjes;
1. Ky ligj përcakton objektivat, masat dhe programin e politikave të bujqësisë dhe të zhvillimit rural në bazë të Planit për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor.
2. Më këtë ligj përcaktohen dispozitat për ofrimin e shërbimeve publike bujqësore, kërkimit dhe trajnimit profesional, bazën e të dhënave dhe informacionin në fushën e politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural.
Neni 4 Objektivat e politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural
1. Me masat për zbatimin e politikës bujqësore dhe të zhvillimit të zonave rurale, synohet të arrihen objektivat e përgjithshme:
1.1. konkurrenca në prodhimtarinë bujqësore dhe atë rurale, e cila rritë aftësinë e saj konkurruese si për tregun brenda, ashtu edhe për atë jashtë vendit, e cila mundësohet nëpërmjet rritjes së produktivitetit dhe të efikasitetit të veprmtarive ekonomike në zonat rurale;
1.2. rritja e të ardhurave për popullsinë rurale, duke ngritur mirëqenien e saj nëpërmjet përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës, si dhe duke krijuar mundësi të barabarta për të gjitha grupet e margjinalizuara;
1.3 stabiliteti ekonomik, duke garantuar që prodhimi bujqësor të jetë i qëndrueshëm;
1.4. cilësia e prodhimeve të ushqimit duke garantuar që zinxhiri ushqimor është i një cilësie të qëndrueshme dhe i plotëson standardet e përcaktuara;
1.5. mbrojtja e qëndrueshme e mjedisit;
1.6. ndërlidhja e cila synon zvogëlimin e dallimeve ndërmjet niveleve të zhvillimit të rajoneve të ndryshme, duke zhvilluar aktivitete alternative dhe plotësuese që gjenerojnë punësim më qëllim të nxitjes për të jetuar në zonat rurale, duke fuqizuar biznesin e vogël dhe atë, të mesëm;
1.7. sigurimi i ushqimit që nuk shkakton efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut nëse përgatitet dhe konsumohet sipas standardeve dhe kushteve të prodhimit.
1.8. përkujdesja që të ketë furnizim të qëndrueshëm në ushqim;
1.9. përkujdesja që të ketë furnizim për konsumatorët me çmime të arsyeshme.
Neni 5 Plani kombëtar i bujqësisë dhe zhvillimit rural
1. Plani kombëtar i bujqësisë dhe zhvillimit rural, përcakton objektivat e hollësishme afatmesme dhe veprimet e politikave të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
2. Plani nga paragrafi 1 i këtij neni përmban:
2.1. strategjinë e bujqësisë dhe të zhvillimit rural i cili bazohet në analizën aktuale dhe objektivat afatmesme të politikës bujqësore dhe zhvillimit rural;
2.2. programet dhe veprimtaritë për përmbushjen e këtyre objektivave;
2.3. fondet publike të nevojshme të përdorura për zbatimin e politikave të bujqësisë dhe zhvillimit rural;
2.4. masat e nevojshme për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të programit.
3. Plani kombëtar i bujqësisë dhe zhvillimit rural hartohet, nga Ministria në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse.
4. Plani hartohet, nga Ministria aprovohet nga Kuvendi i Kosovës për një periudhë shtatë (7) vjeçare.
Neni 1
1. Me synim të mbrojtjes së shëndetit publik, të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit, me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit, përbërësve të duhanit, parandalimin e pasojave të dëmshme nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit. 2. Për të arritur qëllimin e ligjit përcaktohen masa për të: 2.1. siguruar që të gjithë qytetarët janë të mbrojtur në mënyrë të barabartë dhe të efektshme nga ekspozimi i tymit të duhanit në hapësirat e mbyllura, të punës, hapësirat publike, hapësirat e hapura të veçanta dhe në mjetet e transportit publik, 2.2. parandaluar dhe reduktuar pirjen e duhanit me përcaktimin e normave që rregullojnë ambient pa tym të duhanit; 2.3. eliminuar nxitjet për pirjen e duhanit të cilat krijohen nga reklamimi, duke i ndaluar të gjitha reklamat, promovimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta; 2.4. informuar popullatën lidhur me rreziqet dhe dëmet specifike të përdorimit të produkteve të duhanit, pasojat e dëmshme shëndetësore, natyrën e varshmërisë, kërcënimet vdekjeprurëse që paraqet konsumimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit; 2.5. këshilluar kundër përdorimit të duhanit dhe inkurajuar ndërprerjen e përdorimit të produkteve të duhanit nga përdoruesit; 2.6. ndaluar qasjen dhe blerjen e produkteve të duhanit për të miturit; 2.7. mbrojtur nga dëmet e shkaktuara nga përdorimi i produkteve të duhanit; 2.8 promovuar shëndetin dhe të drejtat e njeriut në përputhje me Konventën Kornizë për Kontroll të Duhanit të Organizatë Botërore të Shëndetësisë.
Neni 13 Masat parandaluese
1. Qeveria e Kosovës formon Këshillin ndërministror për kontroll të duhanit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit. 2. Këshilli do të ketë pesëmbëdhjetë (15) anëtarë ku do të përfshihen: përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë; Arsimit, Shkencës e Teknologjisë; Financave; Punës dhe Mirëqenies Sociale; Drejtësisë; Punëve të Brendshme; Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Infrastrukturës; Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Kulturës, Rinisë e Sporteve; profesionistë shëndetësor, përfaqësues të mjeteve të informimit dhe shoqëria civile. 3. Kryesues i Këshillit ndërministror për kontrollin e duhanit është Ministri i Shëndetësisë. 12 4. Masat për vetëdijesimin dhe edukimin: 4.1. Radio Televizioni Publik i Kosovës, duhet të emitoj programe edukative, për të shpjeguar efektet e dëmshme të konsumit të duhanit, pa ndonjë kompensim financiar, për secilin muaj së paku dyzet e pesë (45) minuta. Këto programe duhet të emitohen nga ora 08:00 deri në ora 22:00. Një kopje e programit duhet të publikohet në faqen e emetuesit dhe mediave përkatëse. Emetimi i programeve dhe kohëzgjatjes duhet të monitorohet nga Këshilli ndërministror. 4.2. Radio Televizionet private, të emitojnë programi edukative për të shpjeguar efektet e dëmshme të duhanit. 4.3. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të përgatis kurrikulën, për të njoftuar dhe paralajmëruar fëmijët dhe të rinjtë për dëmet shëndetësore të produkteve të duhanit dhe ekspozimit ndaj duhanit. 4.4. Ministria obligohet të ndërmarrë aktivitetet e nevojshme me qëllim të përpilimit të programeve që inkurajon individin të ndërpresë përdorimin e produkteve të duhanit.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit
a) Ligji rregullon prodhimin, qarkullimin me shumicë dhe pakicë, importin, eksportin, kalimin transit, transportin, blerjen, furnizimin, shitjen, posedimin, konsumimin, përdorimin dhe propagandimin e bimëve prej të cilave mund të përfitohen narkotikët, barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorët. b) Përcakton obligimet e autoriteteve kompetente të cilat kanë lidhshmëri me këto substanca; c) Bënë klasifikimin e bimëve, barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve në bazë të rrezikshmërisë së tyre, gjatë përdorimit në mjekësi dhe veterinari; d) Përcakton masat e përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e keqpërdorimit të bimëve, barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve; e) Përcakton masat ndëshkimore në rast të shkeljeve së dispozitave të këtij ligji, dhe akteve normative në bazë të këtij ligji.
Neni 32 Parandalimi i përhapjes së sëmundjeve të varësisë
32.1 Mënyrat e parandalimit të përdorimit ilegal të barnave narkotike dhe substancave psikotrope si dhe përhapjes së sëmundjeve të varësisë, përcaktohen me Planin strategjik nga neni 6.3, paragrafi (d) i këtij Ligji, të miratuar nga Qeveria me propozim të Komisionit për narkotik. 32.2 Qeveria e Kosovës dhe qeveritë lokale, përkrahin aktivitetet e institucioneve shëndetësore dhe jo shëndetësore, asociacionet jo-profitabile dhe fondacionet që luftojnë përhapjen e sëmundjeve të varësisë. 32.3 Ministria e Shëndetësisë obligon Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (më tutje, IKSHPK) të bëj mbledhjen e të dhënave për shfrytëzuesit dhe keqpërdoruesit e barnave narkotike dhe substancave psikotrope, analizën epidemiologjike të gjendjes; koordinimin me institucione dhe punëtorë shëndetësorë dhe jo shëndetësorë, si dhe realizimin e promovimit dhe edukimit shëndetësorë për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të varësisë. 32.4 Me qëllim të parandalimit të sëmundjeve të varësisë obligohet personi juridik, personi përgjegjës i personit juridik dhe personat e tjerë fizikë gjatë kryerjes së rregullt të detyrave të punës, që në rast të dyshimit për keqpërdorim të bimëve, narkotikëve dhe prekursorëve nga Tabela I, II, III dhe IV menjëherë ta lajmërojnë rastin në Shërbimin Policor të Kosovës.
Neni 34
Rehabilitimi i sëmundjeve të varësisë Rehabilitimi psikosocial i personave që vuajnë nga sëmundjet e varësisë organizohet nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe çështjeve jo rezidente.
Neni 33 Trajtimi i sëmundjes së varësisë
33.1 Sëmundjet e varësisë trajtohen në bazë të vullnetit të lirë të personit ose të kujdestarit ligjor, apo në bazë të vendimit të gjykatës, në pajtim me ligjin. 33.2 Sëmundjet e varësisë trajtohen në të gjitha institucionet e licencuara shëndetësore. 33.3 Koordinimin dhe zhvillimin e shërbimeve për sëmundje të varësisë si dhe trajtimin e tyre, multidisiplinar e bënë Instituti për sëmundje të varësisë si qendër referente e nivelit tretësor të kujdesit shëndetësor për sëmundje të varësisë, që themelohet nga Qeveria e Kosovës. 33.4 Institucionet të cilat mirren me identifikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve të varësisë, janë të obliguara që t’i paraqesin të dhënat për rastet në IKSHPK.
Neni 3 Kufizimet e veprimtarisë me narkotikë
3.1 Ndalohet çdo lloj veprimtarie me bimët dhe narkotikët nga Tabela I e këtij ligji, përveç për qëllime të hulumtimeve shkencore, edukative dhe policore. 3.2 Ndalohet kultivimi i bimëve nga të cilat mund të përfitohen narkotikët. 3.3. Ndalohet çdo lloj veprimtarie me bimë, barna narkotike dhe substanca psikotrope të cilat i takojnë Tabelës II, III dhe me prekursorë nga Tabela IV e këtij ligji, përveç për qëllime mjekësore, veterinare, shkencore, edukative, mjeko-ligjore dhe policore. 3.4 Ndalohet posedimi i pajisjeve për përpunimin e narkotikëve përveç personave juridik të cilët posedojnë licencë për prodhim të barnave narkotike dhe substancave psikotrope. 3.5 Ndalohet propaganda me qëllim promovimit të prodhimit ilegal, shites, qarkullimit, importit, eksportit, transportit, blerjes, furnizimit, posedimit ose shfrytëzimit të barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
1. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore krijohet për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritje të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimet me vlerë të shtuar, përmirësimit të bilancit tregtar dhe për të zgjeruar mundësitë e financimit për NMVMtë. 2. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ofron garanci kreditore për Institucionet e Regjistruara Financiare për kredi të caktuara të NMVM-ve. FKGK do të mund të ofrojë shërbime të tjera financiare me aprovimin paraprak të Bordit të Drejtorëve dhe BQK-së.
Neni 2
Funksionet e Inspektoratit të punës
2. Inspektorati i punës:
a) Do të mbikqyrë zbatimin e ligjit të punës, kushtet e punës dhe mbrojtjen në punë
b) Do t’iu siguroj informacion teknik dhe këshilla punëdhënësëve dhe punëtorëve për çështjet
më të efektshme të zbatimit të dispozitave ligjore.
c) Do të njoftoj ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale apo ndonjë organ tjetër
kompetent për ndonjë mungesë apo ndonjë shpërdorim në ligjin e aplikueshëm.
d) Do t’iu siguroj informatat dhe këshillat punëdhënsve dhe punëmarrësve të cilat do të jenë
në pajtim me ligjin dhe t”i paralajmërojnë autoritetet kompetente për çfarëdo defektesh
apo shpërdorimesh që nuk janë përfshirë me dispozita ligjore ekzistuese.
e) Do t’iu jep këshilla për çështje lidhur me ligjin e punës dhe mbrojtjen e punëtorëve me
rastin e riorganizimit apo ristrukturimit të një ndërmarrjeje.
1. Pagat bazohen sipas parimeve të përcaktuara me këtë ligj, si vijon: 1.1. parimi i ligjshmërisë - nënkupton që pagat e përfituesve përcaktohen vetëm në pajtim me këtë ligj dhe me aktet nënligjore, të autorizuara dhe të nxjerra në zbatim të tij; 1.2. parimi i drejtësisë – nënkupton që niveli i pagës duhet të shpërblejë në mënyrë të drejtë kompleksin e punës dhe kontributin e individit në punën e organizatës; 1.3. parimi i pagës së barabartë - nënkupton që secili përfitues i pagës merr pagë të barabartë për punën në funksionin, pozitën apo gradën e njëjtë apo të krahasueshme; 1.4. parimi i transparencës – nënkupton që procedura për përcaktimin e pagës, niveli i saj dhe administrimi i sistemit të pagave të jetë transparente për publikun, pa rënë në kundërshtim me mbrojtjen e të dhënave personale sipas legjislacionit në fuqi; 1.5. parimi i mosdiskriminimit - nënkupton që asnjë përfitues i pagës nuk diskriminohet në pagë, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi; 1.6. parimi i parashikueshmërisë – niveli i pagës, i përcaktuar sipas këtij ligji, nuk mund të ulet, përveç në një situatë të jashtëzakonshme të vështirësive financiare dhe vetëm në bazë të ligjit.
Qëllimi i Ligjit
Ky ligj do të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura.
Këshilli Zbatues dhe Monitorues
Këshilli Zbatues dhe Monitorues (më poshtë i përmendur si “KZM”) do të themelohet, ndër të tjera, për të monitoruar dhe lehtësuar implementimin e këtij ligji. Detyrat relevante të KZM-së sipas këtij Ligji do të përfshijnë: a) mbikëqyrjen e vijëzimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura në terren dhe implementimin e tyre; b) rekomandimin e ndryshimeve të kufijve administrativë të Zonave të Veçanta të Mbrojtura, dhe kufizimet që do të aplikohen në to, nëse ashtu e kërkojnë rrethanat; c) ndërmjetësimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteteve qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës për sa i përket implementimit të dispozitave të këtij ligji; dhe d) këshillimin e agjencive të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të tjera relevante të Republikës së Kosovës mbi çështjet e lidhura me sigurinë që kanë ndikim mbi vendet e trashëgimisë fetare dhe kulturore.
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohor të fshatit Hoçë e Madhe si pronë e trashëgimisë kulturore dhe fetare në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si zonë e veçantë e mbrojtur.
Fushëveprimi
Me ketë ligj përcaktohet e drejta e autoritetit të kufizuar e Fshatit Hoçë e Madhe për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare si dhe te planifikimit rural në pajtim me ligjet në fuqi.
Qëllimi dhe objektivat
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohorë të qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prizrenit si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar.
Fushëveprimi dhe parimet e përgjithshme
1. Administrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit zhvillohet duke u bazuar në parimet e përgjithshme vijuese :
1.1. mbrojtja, ruajtja, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e karakteristikave tradicionale historike urbane të Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit bëhet sipas parametrave të elaboruar në nenet 5,6,7 dhe 8 në planin e konservimit, pjesë integrale e këtij ligji, Shtojca 1;
1.2. integrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit në të gjitha nivelet e planeve hapësinore e urbanistike zhvillimore të vendit;
1.3. rehabilitimi, restaurimi, adaptimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave, monumenteve dhe mjediseve të tyre rrethuese në përputhje me standarde profesionale për konservim dhe restaurim;
1.4. elaborimi i politikës dhe planit të menaxhimit të konservimit, me përcaktim të normave, detyrave dhe mënyrave të bashkëpunimit me autoritetet e trashëgimisë kulturore, autoritetet e planifikimit hapësinor dhe zhvillimor të vendit, autoritetet e qeverisjes komunale të Prizrenit dhe popullata;
1.5. përcaktimi i të drejtave dhe obligimeve të poseduesve të pronave të trashëgimisë kulturore në mbrojtje;
1.6. pjesëmarrja në një proces transparent vendim marrjeje të palëve të ndryshme të interesit;
1.7. sigurimi i fondeve sistematike për restaurim dhe mirëmbajtje të Qendrës historike të Prizrenit duke përfshirë të gjitha elementet përbërëse të saj, përmes sigurimit të lehtësirave fiskale duke bërë stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit e kushteve të jetesës.
2. Konservimi dhe mbrojtja e Qendrës Historike të Prizrenit bëhet në pajtim me parimet dhe standardet ndërkombëtare në pajtim me Ligjin e trashëgimisë kulturore, Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe dokumente ndërkombëtare të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe traktatet e BE.
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore
1. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore përfshinë përgatitjet dhe ndërmarrjen e masave për zvogëlimin e rreziqeve, parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimit negativ të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera në trashëgiminë kulturore.
2. Përgatitjet dhe masat zbatohen nga pronarët dhe shfrytëzuesit e trashëgimisë kulturore, shërbimi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, nivelet qendrore dhe lokale.
3. Gjatë realizimit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, sipas nevojës, marrin pjesë edhe njësitë dhe shërbimet gjegjëse të mbrojtjes dhe shpëtimit, njësitë e zjarrfikjes, si dhe strukturat tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë.
4. Qeveria me akt nënligjor rregullon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Qëllimi
Ky Ligj ka për qëllim mbrojtjen dhe shpëtimin e njerëzve, kafshëve, pronave, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
Fushëveprimi
1. Fushëveprimi i këtij ligji është menaxhimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, zvogëlimi i numrit të fatkeqësive, parandalimi si dhe zvogëlimi i numrit të viktimave dhe pasojave tjera nga fatkeqësitë e tilla. 2. Shteti është përgjegjës për organizimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera si sistem unik dhe integral shtetëror. 3. Sistemi i mbrojtjes nga paragrafi 2. i këtij neni përmban programimin, planifikimin, organizimin, menaxhimin, zbatimin, mbikëqyrjen, koordinimin dhe financimin e masave dhe aktiviteteve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
Detyrat themelore të sistemit të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera
1. Detyrat themelore të sistemit të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera janë: 1.1. zbulimi, monitorimi dhe hulumtimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 1.2. parandalimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 1.3. njoftimi, paralajmërimi dhe alarmimi për rrezikun e pashmangshëm dhe dhënia e udhëzimeve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 1.4. trajnimi dhe aftësimi profesional për detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 1.5. organizimi i gatishmërisë emergjente, krijimi dhe mirëmbajtja e formave tjera të gatishmërisë për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 1.6. vetëmbrojtja, vetë ndihma dhe ndihma reciproke; 1.7. mobilizimi dhe aktivizimi i mekanizmave për mbrojtje dhe shpëtim dhe Strukturave për mbrojtje dhe shpëtim, resurseve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 1.8. përcaktimi dhe zbatimi i masave mbrojtëse; 1.9. shpëtimi dhe ndihma; 1.10. rimëkëmbja nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera deri te sigurimi i kushteve elementare për jetë; 1.11. vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 1.12. bashkëpunimi ndërkombëtar lidhur me zbatimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 1.13. mbikëqyrja e zbatimit të rregullave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 1.14. dhënia e ndihmës për vendet tjera në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
Mbrojtja dhe Shpëtimi
1. Mbrojtja dhe shpëtimi organizohen si element integral i Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Emergjencave. 2. Mbrojtja, shpëtimi dhe aktivitetet tjera të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera janë të natyrës humanitare dhe jo ushtarake.
Njoftimi për rrezikun
Çdo person është i obliguar që ta njoftoj qendrën më të afërt emergjente ose policinë për çdo rrezik nga fatkeqësitë natyrore apo fatkeqësitë tjera sa më shpjet që e vëren apo kupton për të.
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të rregulloj dhe garantoj të drejtën e qytetarëve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit.
Barazia e plotë dhe efektive
3.1 Republika e Kosovës promovon frymën e paqes, tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe ndër-fetar dhe mbështet pajtimin mes komuniteteve. Standardet e përcaktuara në këtë ligj, në Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe në instrumentet e tjera relevante respektohen, në mënyrë që ta arrijë barazinë e plotë dhe efektive për të gjithë popullin e Republikës së Kosovës. 3.2 Republika e Kosovës ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personat të cilët janë objekt i kërcënimit apo akteve të frikësimit, armiqësisë apo dhunës për shkak të identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar. Organet kompetente do të ndjekin penalisht, ashtu si përcaktohet me ligj, të gjithë ata që marrin pjesë në këto kërcënime apo në aktet e përshkruara në këtë paragraf. 3.3 Ndalohen të gjitha format e diskriminimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar. Në pajtim me ligjin, Republika e Kosovës siguron që të gjithë pjesëtarët e komuniteteve t’i gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre themelore dhe ndërmerr masa të veçanta për të përmirësuar çdo situatë ku këta persona përjashtohen nga ushtrimi i barabartë i këtyre të drejtave. 3.4 Republika e Kosovës ndërmerr masa të tilla afirmative të cilat mund të jenë të nevojshme për promovimin e barazisë së plotë dhe efektive në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, duke përfshirë arsimin, median, shëndetësinë dhe shërbime të tjera publike. Veprimet e tilla ofrohen në mënyrë të barabartë për të gjitha komunitetet dhe pjesëtarët e tyre bazuar vetëm në nevoja. 3.5 Republika e Kosovës mbron lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e pjesëtarëve të komuniteteve në mbarë vendin.
Gjuha
4.1 Gjuha shqipe dhe serbe dhe alfabetet e tyre janë gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe kanë status të njëjtë në institucionet e saj. Gjuhët turke, boshnjake dhe rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal apo kanë përdorim zyrtar në pajtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. 4.2 Personat që iu përkasin komuniteteve kanë të drejtë që lirshëm dhe pa ndërhyrje të përdorin gjuhën e komunitetit të tyre në jetën private dhe publike, në formë të folur dhe të shkruar. 4.3 Personat që iu përkasin komuniteteve kanë të drejtë në lirinë e shprehjes, duke përfshirë të drejtën për të marrë dhe dhënë informacion dhe ide në gjuhën e komunitetit të tyre përkatës. 4.4 Personat që iu përkasin komuniteteve, të cilët janë objekt i arrestimit apo ndalimit kanë të drejtë të informohen menjëherë në një gjuhë që e kuptojnë për arsyet e arrestimit dhe natyrën apo shkakun e ndonjë akuze kundër tyre. 4.5 Personat që iu përkasin komuniteteve kanë të drejtë të mbrojnë veten në gjyq në gjuhën e tyre; nëse është e nevojshme Qeveria do t’iu ofrojë atyre ndihmën pa pagesë të një përkthyesi. 4.6 Personat që iu përkasin komuniteteve kanë të drejtë të shfaqin në mënyrë të dukshme në publik shenja, mbishkrime dhe informacion tjetër të natyrës private në gjuhën e komunitetit të tyre. 4.7 Në fushat ku personat që iu përkasin komuniteteve përfaqësojnë një pjesë të mjaftueshme të popullatës, emërtimet tradicionale lokale, emërtimet e qyteteve dhe treguesit e tjerë topografikë do të shfaqen edhe në gjuhën e komunitetit përkatës jo-shumicë. Kjo do të rregullohet nga Ligji mbi Përdorimin e Gjuhëve. 4.8 Përdorimi i gjuhës në marrëdhëniet mes personave që iu përkasin komuniteteve dhe autoriteteve administrative në nivel qendror dhe komunal, në marrëdhënie me gjykatat, mediat, dhe në arsim rregullohen në Ligjin mbi Përdorimin e Gjuhëve. 4.9 Republika e Kosovës ndërmerr masa afirmative për të siguruar që gjuhët e tjera përveç atyre zyrtare të ruhen, të kultivohen dhe të promovohen dhe do të orientojë sjelljen e saj sipas Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe të Minoriteteve.
Kultura
5.1 Komunitetet në Republikën e Kosovës dhe pjesëtarët e tyre gëzojnë të drejtën e shprehjes, kultivimit dhe zhvillimit të kulturës dhe traditave të tyre dhe të administrimit të çështjeve të veta kulturore. 5.2 Komunitetet kanë të drejtën e themelimit të shoqatave kulturore, artistike, shkencore dhe arsimore si dhe shoqatave të tjera për shprehjen, forcimin dhe zhvillimin e identitetit të tyre. Këto shoqata kanë të drejtën e regjistrimit të tyre si shoqata qytetare dhe regjistrimi i tillë nuk do t’iu mohohet apo revokohet përveç arsyeve të përcaktuara me ligj. 5.3 Komunitetet kanë të drejtë të themelojnë organizata përfaqësuese të komunitetit që mund të veprojnë si organizata ombrellë në lidhje me komunitetin përkatës dhe të kërkojnë përfaqësim në Këshillin Konsultativ për Komunitete. Përveç kërkesave të paragrafit 2 të këtij neni, këto shoqata duhet të jenë në pajtueshmëri me kodin e mirësjelljes për sa i përket përfaqësimit të tyre autentik të komunitetit përkatës, funksionimit demokratik, efikasitetit dhe transparencës financiare. Ky kod i mirësjelljes miratohet nga organizata përfaqësuese e komunitetit përmes Këshillit Konsultativ për Komunitete, i themeluar në përputhje me nenin 12 të këtij ligji. 5.4 Organizatat apo shoqatat e themeluara sipas paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni, kanë të drejtën për mbështetje dhe asistencë financiare, përfshirë edhe atë nga Qeveria, në pajtim me ligjin. 5.5 Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë të festojnë festat e tyre tradicionale dhe fetare në mënyrë të lirë dhe të hapur në pajtim me ligjin. 5.6 Komunitetet dhe organizatat e tyre përfaqësuese kanë të drejtën të përdorin dhe shfaqin simbolet e komunitetit të tyre në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. 5.7 Personat që iu përkasin komuniteteve, në mënyrë individuale apo nëpërmjet organizatave të tyre përfaqësuese kanë të drejtë të mbajnë kontakte mes tyre dhe me persona të tjerë që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe të vendosin dhe mbajnë kontakte të lira dhe paqësore me personat e cilitdo Shtet, në veçanti ata me të cilët ndajnë të njëjtin identitet etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar, apo një trashëgimi të përbashkët kulturore në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. 5.8 Republika e Kosovës lidh marrëveshje dypalëshe, shumëpalëshe, rajonale dhe nën-rajonale me shtetet e tjera për të nxitur dhe forcuar bashkëpunimin kulturor, arsimor dhe forma të tjera të bashkëpunimit ndërkufitar. 5.9 Personat që iu përkasin komuniteteve dhe shoqatat e tyre kanë të drejtë që lirisht të marrin pjesë pa diskriminim në organizata lokale dhe ndërkombëtare dhe në aktivitetet e tyre. 5.10 Republika e Kosovës do ta ruajë trashëgiminë kulturore dhe fetare të të gjitha komuniteteve si pjesë përbërëse të trashëgimisë së Kosovës, dhe do të sigurojë mbrojtje efektive të vendeve dhe monumenteve të rëndësisë kulturore dhe fetare për komunitetet, në pajtim me ligjin. 5.11 Në bashkëpunim me Këshillin Konsultativ për Komunitete dhe organizatat përfaqësuese të komuniteteve, Republika e Kosovës zhvillon strategjinë për mbrojtjen efektive të vendeve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare të komuniteteve. 5.12 Qeveria e Republikës së Kosovës mund t’ia delegojë detyrën e mirëmbajtjes së vendeve dhe monumenteve të caktuara me interes të veçantë për ta, organizatave dhe shoqatave që kanë dëshirën dhe kapacitetin për të përmbushur një funksion të tillë dhe t’iu ofrojë atyre financim në lidhje me atë synim, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.
Arsimimi
8.1 Të gjithë personat që iu përkasin komuniteteve kanë të drejtë të marrin shkollim publik në të gjitha nivelet, në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës që ata e zgjedhin. Personat që iu përkasin komuniteteve kanë të drejtë në shkollim publik parashkollor, fillor dhe të mesëm në gjuhën e tyre edhe nëse ajo nuk është gjuhë zyrtare. Qeveria vendos pragjet e arsyeshme dhe të zbatueshme për themelimin e klasave apo shkollave të veçanta që funksionojnë në gjuhët e komuniteteve. Pragu minimal për klasa apo shkolla të tilla është më i ulët se pragjet e vendosura normalisht për institucionet dhe klasat shkollore. Pragjet maksimale do të korrespondojë me pragjet e vendosura normalisht për klasat shkollore. Kjo rregullohet me ligj. 8.2 Në komunat në të cilat, ka një numër të pamjaftueshëm nxënësish për të vënë në dispozicion shkollimin në një gjuhë jo-zyrtare të komunitetit, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka për detyrim të ofrojë alternativa, duke përfshirë transportin e subvencionuar deri në zonat ku ofrohet shkollim i tillë, shkollimin në distancë, aranzhimet e ndryshme për mësimdhënie të lëvizshme, apo edhe ofertat për qëndrim në konvikt. 8.3 Republika e Kosovës garanton mundësitë ekzistuese për trajnim profesional dhe shkollim të lartë në nivel universitar, në gjuhët e komuniteteve. Në pajtim me nevojën e shprehur dhe mundësitë financiare, Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë shkollim të mëtutjeshëm të lartë dhe programe të trajnimit profesional në gjuhët e komuniteteve. 8.4 Komunitetet dhe pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë të themelojnë dhe menaxhojnë institucionet e tyre private për shkollim dhe trajnim, për të cilat mund të ofrohet ndihmë financiare publike, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Institucionet e tilla kanë të drejtë të aplikojnë për akreditim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nëse janë në përputhje me standardet e përgjithshme arsimore të plan programeve të Republikës së Kosovës, në pajtim me ligjin. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë monitoron cilësinë e mësimdhënies në pajtim me ligjin. 8.5 Shkollat që japin mësim në gjuhën serbe mund të aplikojnë plan-programe apo tekste mësimore të përgatitura nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë pas njoftimit të Ministrisë Kosovare të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me procedurat e vendosura në Ligjin për Arsimin Lokal. 8.6 Universiteti i Mitrovicës Veriore është një institucion autonom publik i shkollimit të lartë. Komuna e Mitrovicës Veriore ka autoritet të ushtrojë përgjegjësi për këtë universitet në gjuhën serbe siç rregullohet me ligj. 8.7 Për të gjitha rastet përveç atyre të përmendura në paragrafin 5 të këtij neni, Qeveria e Republikës së Kosovës harton plan-programe të integruara në gjuhët e komuniteteve të cilat nuk janë gjuhë zyrtare si dhe standardet arsimore për të gjitha aspektet e shkollimit dhe monitoron dhe përforcon cilësinë e mësimdhënies në gjuhet e komuniteteve. Institucionet shkollore që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në gjuhën e një komuniteti që nuk është gjuhë zyrtare, mund të t’i dizajnojnë plan-programet shkollore të tyre në mënyrën e tyre, me kusht që ato të jenë në përputhje me kornizën e përgjithshme të plan-programit të integruar dhe që t’i përmbushin standardet e arritjes që përcaktohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Për më tepër, komunitetet kanë të drejtë që në bashkëpunim me Qeverinë, të përgatisin module shkollore që kanë të bëjnë me kulturën, historinë dhe traditat e tyre. 8.8 Qeveria e Republikës së Kosovës në përgatitjet e saj për trajnimin e mësuesve, siguron që të ketë kuadër të mjaftueshëm për t’i përmbushur obligimet e cekura ne paragrafin 6 të këtij neni. Trajnimi i mësuesve për ata që kërkojnë të japin mësim në gjuhët e komuniteteve zhvillohen në gjuhët përkatëse. Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve të përshtatshëm, autoritetet duhet të kenë parasysh nevojën që mësimdhënia në gjuhët e komuniteteve të ofrohet nga folësit e kualifikuar të gjuhës së dhënë, ku parapëlqehen folësit burimor. 8.9 Qeveria e Republikës së Kosovës siguron që drejtuesit dhe mësuesit e institucioneve të shkollimit publik që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në gjuhët e komuniteteve janë kryesisht përfaqësues të këtyre komuniteteve dhe njohin në tërësi identitetin e komunitetit përkatës. 8.10 Në shkollat fillore dhe të mesme në të cilat gjuha e mësimit nuk është gjuhë zyrtare, nxënësit do të mësojnë një gjuhë zyrtare sipas zgjedhjes së tyre në pajtim me ligjin. 8.11 Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qasje të barabartë të personave që iu përkasin komuniteteve në arsimin e lartë në nivelin universitar. Në këtë drejtim, Qeveria krijon masa të veçanta për të siguruar pranimin e kandidatëve që vijnë nga shkollat e komuniteteve në institucionet e arsimit të lartë dhe universitar. 8.12. Plan-programi shkollor kombëtar i Kosovës mbulon historinë, kulturën dhe atributet e tjera të komuniteteve tradicionalisht të pranishme në vend, me qëllim që të nxis frymën e respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës midis të gjitha komuniteteve në Kosovë. Organizatat përfaqësuese të komuniteteve do të konsultohen gjatë hartimit të plan-programit të tillë.
Ligji mbi Pyjet
1.1 Ky ligj mund të citohet si “Ligji për Pyjet e Kosovës”. 1.2 Pyjet e Kosovës janë resurse kombëtare. Do të udhëhiqen në atë mënyrë që të ofrojnë rendimente me vlerë dhe në të njejtën kohë të ruhet biodiversiteti për të mirën e gjeneratave të tashme dhe të ardhshme . Udhëheqja e pyjeve do të marrë parasysh gjithashtu edhe interesat të tjera publike.
Përcaktimet e shfrytëzimeve të kufizuara
23.1 a) Për menaxhim të qëndrueshëm të tokës nën administrim të Agjencisë Pyjore, Agjencia Pyjore nxjerr rregulla që përcaktojnë zonat e shfrytëzimit të kufizuar. b) Në një përcaktim të tillë, Agjencia Pyjore mund të kufizojë, ndalojë ose vendosë për kushtet e shfrytëzimit të atij pylli. c) Qëllimi për të bërë një përcaktim të tillë përfshin sa vijon: 1. Parandalimin e shfrytëzimit të resurseve që nuk ripërtrihen në mënyrë që të mos dëmtohen resurset që mund të përtërihen, 2. Të mbrojë ujin, kafshët e egra ose resurset e tjera të ndieshme, 3. Të asistojë në ripërtëritjen ose ripyllzimin, 4. Të asistojë punën kërkimore dhe trajnimet pyjore, 5. Të zhvillojë tokën pyjore për aktivitete rekreative të ndërlidhura me pyllin. Ose 6. Të menaxhimit të pyllit sipas një marrëveshjeje kooperuese pyjore. d) Me qëllim të aplikimit të Ligjit Penal dhe dispozitave të tjera ndëshkuese, përcaktimi i tokës sipas kësaj pike do të konsiderohet pyll i mbrojtur.
Menaxhimi i tokave të tjera
Agjencia Pyjore mund të hyjë në marrëveshje me pjesët të tjera të Qeverisë për të asistuar në administrimin ose menaxhimin e parqeve, dhe tokave të ngjashme kur shërbimet e Agjencisë Pyjore mund të jenë të dobishme.
Mbrojtja nga zjarri
26.1 Asnjë person pa leje paraprake s’mund të ndezë zjarr të hapur në pyjet ose tokat pyjore. 26.2 Në kuptim të këtij neni, zjarri i hapur nuk përfshin një zjarr përbrenda një ndërtese ose oxhaku, apo pajisjeve të tjera të dizajnuara për mbajtjen e sigurt të zjarrit. 26.3 Agjencia Pyjore lëshon leje për ndezjen e hapur të zjarreve, kur një veprim i tillë është në përputhshmëri me shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyllit. 26.4 Ministri do të nxjerrë rregulla me të cilat rregullon lëshimin e lejeve sipas këtij neni.
Autorizimet e Agjencisë Pyjore për mbrojtje dhe ripërtërirje
27.1 a) Me konstatim se gjendja në tokën private rrezikon dëmtimin e pyjeve në pronësi tjetër, Agjencia Pyjore mund të urdhërojë pronarin t’i japë fund kësaj gjendjeje. b) Autoriteti në këtë pikë përfshin autorizimin për të urdhëruar veprime për të zvogëluar rrezikun ose kërcënimet prej zjarrit dhe shtazët bimëngrënëse. c) Nëse një pronar dështon të respektojë një urdhër nën këtë pikë përbrenda një kohe të arsyeshme, Agjencia Pyjore mund të hyjë në pronë, të ndërmarrë veprimet për t’i dhëne fund gjendjes dhe t’ia faturojë pronarit koston e veprimit të tillë. 27.2 a) Me konstatim se gjendja në pyllin ose tokën pyjore private kërcënon të dëmtojë (dobësojë) shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve pyjore, Agjencia Pyjore do të urdhërojë pronarin të veprojë për të hequr rrezikun. b) Autoriteti në këtë pikë përfshin autorizimin për të urdhëruar veprime për të mbrojtur tokën dhe ujërat pyjore dhe autorizimin për të urdhëruar ripyllëzim. c) Nëse një pronarë dështon të përmbushë urdhërin nën këtë pikë përbrenda kohës së caktuar, Agjencia Pyjore do të hyjë në pronë, të veprojë për ti dhënë fund gjendjes, dhe mbulojë shpenzimet nga pronari për një veprim të tillë. 27.3 a) Kur një person ndërmerr ose planifikon të ndërmerr veprime në pyjet publike që përkohësisht mund të dëmtojnë resurset pyjore sipas administrimit të Agjencisë Pyjore, mund të lëshojë një urdhëresë që pengon veprimet e tilla derisa personi, 1. Përgatit planin për ripërtëritjen e pyllit pasi që veprimi të jetë realizuar, dhe 2. Garanton realizimin e ripërtëritjes së pyllit përmes një kontrate ose mekanizmave të tjerë financiarë të pranueshëm për Agjencinë Pyjore b) Ministri nxjerr rregullore sa i përket madhësisë dhe natyrës së garancioneve financiare të kërkuara sipas kësaj pike. 27.4 a) Agjencia pyjore mund të hyjë në cilëndo tokë dhe mund të marrë veprime të arsyeshme si përgjegje rasteve emergjente që kërcënojnë jetërat ose pronën, siç janë zjarret e pyjeve, rrëshqitja e tokës ose vërshimet. b) Në pyjet private, Agjencia Pyjore mund të marrë veprime sipas kësaj pike edhe nëse veprimet nuk janë të mbuluara me planet ekzistuese afatgjata menaxhuese ose planet menaxhuese operacionale, sidoqoftë, sa më shpejt që është e mundur pas paraqitjes së emergjencës. Agjencia Pyjore do të rishikojë planet ose të lëshojë planet e reja, siç është e domosdoshme të mbulojë menaxhimin e pyjeve të prekura.
Shërbimi i Mbrojtjes
29.1 Shërbimi i mbrojtjes së pyjeve organizohet dhe drejtohet nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, përmes njësive të Agjencisë Pyjore nëpër Komuna. Shërbimi i mbrojtjes së pyjeve përbëhet nga rojet e pyjeve me një strukturë të brendshme të organizimit. Roja e pyjeve, gjatë ushtrimit të detyrës ështi i pajisur me uniformë, legjitimacion zyrtar, armë zjarri, dhe rekuizita tjera të domosdoshme për kryerjen efikase të detyrës. Rregullat më të plota mbi uniformën zyrtare, kartën legjitimuese, armën e zjarrit, rekuizitat e tjera të domosdoshme si dhe kushtet kualifikative të cilat duhet ti plotësojnë aplikantët për roje pylli, i cakton Ministria përkatëse për çështjet e pylltarisë. 29.2 Roja e pyllit ka këto autorizime dhe kompetenca: a) të legjitimojë personat të cilët i takon në pyll duke kryer veprime kundërligjore apo në bazë të dyshimit për veprime të tilla, b) të kontrollojë vendet e prerjes, përpunimit dhe deponimit të drunjëve si dhe kontrollin e trafikut të drunjëve, c) të ndalojë mjetet transportuese në rrugë pyjore e publike dhe të kontrollojë ngarkesat e tyre me prodhime drunore, d) në rast të shkaktimit të zjarrit, të ndërmarrë masat e nevojshme për alarmim dhe për fikjen e zjarrit , e) bëjë konfiskimin e përkohshëm të drunjëve me prejardhje ilegale dhe për veprimet e kundërligjshme e informon eprorin kompetent të shërbimit, si dhe f) ndërmarrë masa dhe veprime të tjera në bazë të autorizimeve që dalin nga ligji dhe rregullat e tjera. 29.3 Për kryerjen me sukses të detyrës, rojet e pyjeve do të bashkëpunojnë me organet e rendit publik dhe inspekcionin e pylltarisë. Inspekcioni pyjor 29.4 Për kryerjen e punëve të inspekcionit pyjor, Inspektori i pyjeve ka këto autorizime dhe kompetenca: a) mbikëqyrë të gjitha aktivitetet menaxhuese që kryhen në pyje, objektet e punës ,mjetet dhe të gjitha vendet ku bëhet deponimi, përpunimi dhe qarkullimi i prodhimeve pyjore, b) mbikëqyrë realizimin e planeve menaxhuese, projekteve dhe programeve të tjera si dhe pajtueshmërinë reciproke të tyre. c) kontrollon librat afariste dhe dokumentacionin tjetër me qëllim të verifikimit të zbatimit të ligjit dhe dispozitave të tjera mbi pyjet, d) kontrollon dokumentacionin e dëmkosjes dhe origjinës së prodhimeve pyjore, e) kryen edhe punë të tjera nga fushveprimi i organit të inspekcionit. 29.5 Në rastet kur vërteton se është shkelur ligji apo rregullat të tjera, inspektori i pyjeve ndërmerr këto masa: a) ndalon prerjet e drunjëve të cilat nuk kryhen në pajtim me këtë ligj dhe dispozitave të nxjerra prej tij, b) urdhëron që të kryhen punët sipas planeve menaxhuese e në rastet kur moszbatimi i planit menaxhues për pasojë do të shkaktonte dëme, ndërmerr masa përkatëse, c) bënë konfiskimin e përkohshëm të drunjëve të prerë në mënyrë të kundërligjshme, mjetet me të cilat janë kryer veprimet e tilla (spata,motosharra) dhe drunjët ilegal në qarkullim, si dhe d) ndërmarrë masa në raste emergjente. 29.6 Autorizimet, kompetencat dhe procedurat e nxjerrjes së vendimeve të inspektorit të pyjeve dhe bashkërëndimi i autorizimeve dhe kompetencave të inspektorëve pyjor qendror dhe lokal, caktohen nga Ministria për çështjet e pylltarisë.
Personat që kanë të drejtë në kompensim për heqje lirie pa bazë
1. E drejta në kompensim dëmi i takon gjithashtu:
1.1. personit i cili është mbajtur në paraburgim e kundër tij nuk është filluar procedurë penale ose procedura është pushuar me aktvendim të formës së prerë ose ai me aktgjykim të formës së prerë është liruar nga akuza apo akuza është refuzuar;
1.2. personit i cili ka mbajtur dënimin me heqje të lirisë dhe me rastin e rishikimit të procedurës penale ose kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë i është shqiptuar dënim me burgim më të shkurtër nga dënimi të cilin e ka mbajtur, apo i është shqiptuar saksion penal pa heqje të lirisë ose është deklaruar fajtor dhe është liruar nga dënimi;
1.3. personit i cili për shkak të gabimit ose veprimit të paligjshëm të një organi është arrestuar pa arsye ose është mbajtur një kohë në paraburgim apo në një institucion korrektues për mbajtjen e dënimit ose masës së shqiptuar; dhe
1.4. personit i cili në paraburgim ka kaluar kohë më të gjatë se sa dënimi me burgim për të cilin është gjykuar.
2. Personi i cili sipas nenit 163 të këtij Kodi është arrestuar pa bazë ligjore, i takon e drejta në kompensim dëmi në qoftë se kundër tij nuk është caktuar paraburgimi ose nëse koha e arrestit nuk i është llogaritur në dënimin e shqiptuar për vepër penale ose kundërvajtje.
3. Kompensim dëmi nuk i takon personit i cili me veprimet e tij të palejueshme ka shkaktuar arrestimin. Në rastet nga paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2. të këtij neni përjashtohet e drejta në kompensim dëmi kur ekzistojnë rrethanat nga neni 525, paragrafi 1, nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të këtij Kodi.
4. Në procedurën për kompensimin e dëmit në rastet e parapara në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, dispozitat e këtij kapitulli zbatohen përshtatshmërisht.
Vërtetimi i gabueshëm ose jo i plotë i gjendjes faktike
1. Aktgjykimi mund të kundërshtohet për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike.
2. Vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike ekziston kur gjykata ka vërtetuar gabimisht ndonjë fakt të rëndësishëm apo kur përmbajtja e dokumentit, procesverbalit mbi provat e shqyrtuara ose të incizimit teknik vënë në pikëpyetje saktësinë ose bazueshmërinë e vërtetimit të fakteve të rëndësishme.
3. Vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike ekziston kur gjykata nuk ka vërtetuar ndonjë fakt të rëndësishëm.
Ankesa kundër aktgjykimit lidhur me vendimin mbi sanksionin penal dhe vendimeve të tjera
1. Ndaj aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë lidhur me vendimin mbi shqiptimin e dënimit ose vërejtjes gjyqësore kur gjykata, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, përkundër mostejkalimit të kompetencave ligjore nuk e ka caktuar drejt dënimin ose vërejtjen gjyqësore.
2. Ndaj aktgjykimit gjithashtu mund të ushtrohet ankesë kur gjykata ka zbatuar ose nuk ka zbatuar dispozitat për zbutjen ose lirimin nga dënimi apo të vërejtjes gjyqësore.
3. Vendimi për masën e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues të personave të varur nga droga ose alkooli ose për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale mund të kundërshtohet kur gjykata, përkundër faktit se nuk ka bërë shkelje të nenit 385, nën-paragrafi 1.5. i këtij Kodi, ka marrë vendim jo të drejtë ose nuk e ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm me rehabilitim për personat e varur nga droga ose alkooli ose masën për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, përkundër ekzistimit të bazës ligjore për këtë.
4. Ndaj vendimit mbi shpenzimet e procedurës penale mund të ushtrohet ankesë kur gjykata për shpenzimet e tilla ka vendosur në mënyrë jo të drejtë ose në kundërshtim me dispozitat e këtij Kodi.
5. Ndaj vendimit mbi kërkesën pasurore juridike ose vendimit mbi publikimin e aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë kur gjykata për çështjet e tilla ka marrë vendim në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Policia ka të drejtë t’i ndalojë dhe të mbledhë informacione nga personat që gjenden në vendin e kryerjes së veprës penale, të cilët mund të japin informacione të rëndësishme për procedurën penale, nëse ka gjasa që mbledhja e informacionit nga këta persona më vonë do të ishte e pamundur ose do të zvarriste në mënyrë të konsiderueshme procedurën apo do të shkaktonte vështirësi të tjera. Ndalimi i personave të tillë nuk mund të zgjasë më shumë se sa është e nevojshme për të marrë emrat, adresat dhe informacionet e tjera relevante dhe në asnjë rast nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë orë. Ndalimi mund të bëhet vetëm nëse nuk ka mjete të tjera për të arritur deri tek informacioni. Policia e trajton personin e ndaluar me dinjitet, nuk e ndalon personin në qendër të paraburgimit dhe nuk i vë pranga.
5. Policia, prokurori i shtetit dhe organet tjera publike detyrohen të procedojnë me kujdes në mbledhjen ose në sigurimin e të dhënave, duke pasur kujdes që të mos cenohet dinjiteti dhe reputacioni i personit të cilit i referohen këto të dhëna.
7. Kontrolli i personit mund të përfshijë kontrollin intim, i cili zbatohet nga mjeku ose infermieri i kualifikuar, në pajtim me rregullat e shkencës së mjekësisë dhe me respektim të plotë të dinjitetit të personit.
8. Ekzaminimi fizik nga ky nen zbatohet nga mjeku specialist i mjekësisë ligjore në pajtim me rregullat e shkencës së mjekësisë, duke pasur respekt të plotë për dinjitetin e personit dhe konsideratën ndaj ndikimeve fizike dhe psikologjike në lëndimin e tij.
1. Personaliteti dhe dinjiteti i të paraburgosurit nuk guxon të fyhet gjatë mbajtjes në paraburgim.I paraburgosuri duhet të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe duhet mbrojtur shëndetin e tij fizik dhe psikik.
1. Askush nuk mund të ndiqet dhe të dënohet për vepër penale për të cilën është liruar ose për të cilën është dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, përkatësisht nëse procedura penale kundër tij është pushuar me vendim të formës së prerë të gjykatës ose aktakuza është refuzuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.
2. Me përjashtim të rasteve kur me këtë Kod është paraparë ndryshe, vendimi gjyqësor i formës së prerë mund të ndryshohet me mjete të jashtëzakonshme juridike.
3. Nenet 1 dhe 2 të Kodit Penal zbatohen përshtatshmërisht
Nga i pandehuri ose personi tjetër që merr pjesë në procedurë ndalohet dhe dënohet sipas ligjit në fuqi imponimi i pranimit të fajësisë ose ndonjë deklarim tjetër me anë të torturës, forcës, kanosjes apo nën ndikimin e drogës ose masave të tjera të ngjashme.
Ligjshmëria e privimit nga liria dhe vendosja në procedurë të përshpejtuar
1. Askujt nuk mund t’i hiqet apo kufizohet liria, përpos rasteve dhe në pajtim me procedurën e përcaktuar me ligj. 2. Çdo person i privuar nga liria me arrest ose me ndalim, ka të drejtë të kundërshtojë, sipas procedurës së paraparë me këtë Kod, ligjshmërinë e arrestimit ose ndalimit të tij, për të cilën vendos gjykata në procedurë të përshpejtuar ose urdhëron lirimin e tij kur ndalimi është i paligjshëm.
Gjykimi i drejtë, i paanshëm dhe në afat të arsyeshëm
1. Çdo person i dyshuar ose të akuzuar i garantohet gjykim i drejtë dhe i paanshëm.
2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë.
3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar në kohën sa më të shkurtër të mundshme.
4. Kushdo që është privuar nga liria me arrest, menjëherë njoftohet në gjuhën që e kupton për arsyet e heqjes së lirisë. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës sillet para gjyqtarit të gjykatës themelore në juridiksionin e arrestimit brenda dyzet e tetë (48) orëve. Gjyqtari vendos për caktimin e paraburgimit, në pajtim me Kapitullin X të këtij Kodi
Parimi i pavarësisë së gjykatës
1. Gjykata në punën e saj është e pavarur dhe vendos në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
2. Gjykata merr vendim në bazë të provave që shqyrtohen dhe verifikohen në shqyrtim gjyqësor.
Publiciteti i shqyrtimit gjyqësor
1. Shqyrtimi gjyqësor është publik me përjashtim të rasteve kur me këtë Kod parashihet ndryshe.
2. Personat e pranishëm në shqyrtim gjyqësor nuk mund të mbajnë armë ose mjete të rrezikshme, me përjashtim të zyrtarëve të shërbimit korrektues dhe zyrtarëve të policisë që ruajnë të akuzuarin, të cilët mund të jenë të armatosur.
Barazia e palëve
1. Nëse me këtë Kod nuk parashihet ndryshe, i pandehuri dhe prokurori i shtetit në procedurë penale kanë pozitë të barabartë.
2. I pandehuri ka të drejtë të deklarohet dhe atij duhet t’i lejohet deklarimi për të gjitha faktet dhe provat që e ngarkojnë dhe t’i paraqesë të gjitha faktet dhe provat që janë në favor të tij. Ai ka të drejtë që të kërkojë nga prokurori i shtetit të thërret dëshmitarë në emër të tij. Ai ka të drejtë t’i marrë në pyetje dëshmitarët kundër tij dhe të kërkojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta që vlejnë për dëshmitarët kundër tij.
3. I dëmtuari ose viktima ka të drejtë dhe i lejohet të bëjë deklaratë për të gjitha faktet dhe provat, ai ka të drejtë të marrë në pyetje dëshmitarët, ekspertët, dhe të kërkojë nga prokurori i shtetit që të thirren dëshmitarët.
4. Nëse prokurori i shtetit vlerëson se gjatë hetimit janë mbledhur prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë për të vazhduar në shqyrtim gjyqësor, prokurori i shtetit harton aktakuzën dhe paraqet faktet mbi të cilat ai e bazon aktakuzën dhe siguron provat për këto fakte.
Prezumimi i pafajësisë së të pandehurit dhe In Dubio Pro Reo
1. Çdo person i dyshuar ose që akuzohet për vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
2. Mëdyshjet lidhur me ekzistimin e fakteve të rëndësishme për çështjen ose për zbatimin e ndonjë dispozite të ligjit penal interpretohen në favor të të pandehurit dhe të drejtave të tij sipas këtij Kodi dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Përshtatshmëria e mbrojtjes
1. I pandehuri ka të drejtë në kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes.
2. I pandehuri ka të drejtë të mbrohet personalisht ose me ndihmën e mbrojtësit i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, sipas zgjedhjes së tij.
3. Në qoftë se i pandehuri nuk angazhon mbrojtës për të siguruar mbrojtjen e tij, kurse mbrojtja është e detyrueshme, të pandehurit i caktohet mbrojtës i pavarur, me përvojë dhe me kompetencë në përputhje me llojin e veprës penale dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod.
4. Sipas kushteve të parapara me këtë Kod, të pandehurit i cili nuk mund t’i paguajë shpenzimet e mbrojtjes dhe për këtë arsye nuk mund të angazhojë mbrojtës, me kërkesë të tij i caktohet një mbrojtës i pavarur me përvojë dhe me kompetencë konform me llojin e veprës penale, që paguhet nga mjetet e buxhetit, kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë.
5. Gjykata ose organi tjetër kompetent i cili e drejton procedurën penale detyrohet ta njoftojë të pandehurin për të drejtën e tij në mbrojtës që nga marrja në pyetje për herë të parë, paraqitja e parë ose njoftimi i parë se ai është i pandehur në procedurën penale, ashtu siç parashihet me këtë Kod.
6. Në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, çdo person i privuar nga liria ka të drejtë në shërbimet e mbrojtësit që nga arresti.
Parimi i interpretimit
1. Nenet nga ky Kapitull interpretohen nga policia, prokurori i shtetit dhe gjykatat duke u mbështetur në këto parime:
1.1. e drejta e të pandehurit për liri dhe siguri përcakton prezumimin në favor të qëndrimit në liri. 1.2. privimi nga liria sipas këtij Kapitulli urdhërohet nga gjykata vetëm nëse prokurori i shtetit paraqet prova nga ky Kapitull që mbipeshojnë prezumimin nga nën-paragrafi 1.1 i këtij paragrafi;
1.3. kur urdhërohet heqja e lirisë nga ky Kapitull, policia, prokurori i shtetit ose gjykata përdor kufizimet më të vogla të mundshme ndaj lirisë;
1.4. ky nen zbatohet për masat për heqjen e lirisë apo për sigurimin e pranisë së të pandehurit gjatë procedurës penale.
Arrestimi i përkohshëm dhe ndalimi policor
Kur një person kapet në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare ose është në ndjekje për veprën e kryer penale, policia ose çdo person tjetër është i autorizuar ta arrestojë atë përkohësisht edhe pa urdhër të gjykatës. Personi të cilit i është hequr liria nga persona të tjerë përpos policisë, menjëherë i dorëzohet policisë, e kur kjo është e pamundur menjëherë njoftohet policia ose prokurori i shtetit. Policia vepron në pajtim me nenin 161 dhe 162 të këtij Kodi.
Kufizimet në arrestimin e përkohshëm dhe ndalimin policor
1. Policia nuk mund të privojë personin nga liria, përveç nëse:
1.1. arrestimi lejohet sipas nenit 160 të këtij Kodi;
1.2. ka urdhër të gjykatës për të arrestuar personin; 1.3. ka urdhërarrest të vlefshëm, të pranuar përmes INTERPOL-it apo rrugëve tjera diplomatike;
1.4. arrestimi është i autorizuar sipas nenit 162 të këtij Kodi; ose
1.5. privimi nga liria është i shkurtë dhe në pajtim me nenin 73 të këtij Kodi.
2. Çdo person i privuar nga liria me arrest sipas këtij neni duhet që pa vonesë të sillet te gjyqtari i procedurës paraprake për të vendosur mbi paraburgimin. Vonesa nuk tejkalon dyzet e tetë (48) orë.
Arrestimi dhe ndalimi gjatë fazës së hetimit
1. Kur prokurori i shtetit autorizon arrestimin, policia arreston dhe ndalon personin vetëm nëse:
1.1. ka dyshim të bazuar se ai ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare; dhe
1.2. ka baza të artikulueshme për të besuar se:
1.2.1. ka rrezik të arratisjes;
1.2.2. ai do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose
1.2.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, mund ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.
2. Arrestimi dhe ndalimi nga ky nen autorizohet nga prokurori i shtetit që ka filluar hetimin, ose kur për shkak të rrethanave të ngutshme autorizimi i tillë nuk mund të merret para arrestimit, nga policia e cila menjëherë pas arrestimit duhet të informojë prokurorin e shtetit.
3. Personi i arrestuar sipas këtij neni gëzon të drejtat e të pandehurit.
4. Me rastin e arrestimit, personi i arrestuar informohet:
4.1. gojarisht për të drejtat e parapara në nenin 166 të këtij Kodi; dhe
4.2. me shkrim për të gjitha të drejtat e përcaktuara në nenin 165 të këtij Kodi dhe të gjitha të drejtat tjera të cilat i gëzon sipas këtij Kodi në gjuhën që e kupton. 5. Sa më shpejtë që është e mundur pas arrestimit dhe jo më vonë se gjashtë (6) orë nga koha e arrestimit, prokurori i shtetit i lëshon personit të arrestuar vendimin me shkrim mbi ndalimin, që përfshin emrin dhe mbiemrin e personit të arrestuar, nëse dihen, apo nëse nuk dihen, çfarëdo informacioni për të identifikuar në mënyrë adekuate personin e arrestuar, vendin, ditën dhe kohën e saktë të arrestimit, veprën penale për të cilën dyshohet dhe bazën juridike për arrestim. Kundër vendimit për ndalim të lëshuar nga prokurori i shtetit, i arrestuari apo mbrojtësi i tij mund të ushtrojë ankesë brenda gjashtë (6) orësh nga momenti i pranimit të vendimit. Lidhur me këtë ankesë vendos gjyqtari i procedurës paraprake brenda dymbëdhjetë (12) orëve nga momenti i pranimit të ankesës. 6. Brenda tridhjetegjashtë (36) orëve pas arrestimit, prokurori i shtetit i paraqet gjyqtarit të procedurës paraprake kërkesën për caktimin e paraburgimit.
7. Kërkesa për caktimin e paraburgimit duhet të jetë në pajtim me nenin 163 të këtij Kodi.
8. Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim. Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim.
9. Personi i arrestuar do të lirohet nëse nuk sjellet para gjykatës brenda dyzet e tetë (48) orëve nga koha e arrestimit.
10. I pandehuri përfaqësohet nga mbrojtësi në seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës për caktim të paraburgimit. Mbrojtësi ka qasje në shkresat e lëndës së të pandehurit për t’u përgatitur për seancën.
11. Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se pas dyzet e tetë (48) orëve nga seanca dëgjimore sipas paragrafit 8 të këtij neni, gjyqtari i procedurës paraprake e nxjerr një vendim i cili përcakton nëse të pandehurit i caktohet njëra nga masat nga neni 171 i këtij Kodi.
12. Gjyqtari i procedurës paraprake duhet të shqyrtojë nëse mund të urdhërohen masa më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit nga neni 171 të këtij Kodi.
13. Ndaj aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për caktim të paraburgimit mund të paraqitet ankesë në përputhje me dispozitat e nenit 186, paragrafi 3 të këtij Kodi.
Kërkesa për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit
1. Nëse prokurori i shtetit beson se duhet masë më e butë për sigurimin e pranisë së të pandehurit sipas nenit 171 të këtij Kodi, ai paraqet kërkesë për masën më të butë për sigurimin e pranisë së të pandehurit.
2. Nëse prokurori i shtetit beson se duhet caktuar masën e paraburgimit, ai i paraqet gjyqtarit të procedurës paraprake kërkesë për caktim të paraburgimit, e cila përfshinë:
2.1. emrin dhe mbiemrin e personit të arrestuar nëse dihen, ose nëse nuk dihen çfarëdo informacioni për ta identifikuar në mënyrë adekuate personin e arrestuar. 2.2. vendin, datën dhe kohën e saktë të arrestimit;
2.3. veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri;
2.4. përshkrimin e provave që mbështesin dyshimin e bazuar se personi i arrestuar ka kryer veprën e dyshuar penale;
2.5. përshkrimin e provave që mbështesin bazat e artikulueshme për të besuar se:
2.5.1. ka rrezik të arratisjes;
2.5.2. personi i arrestuar do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose
2.5.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, mund ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej; dhe
2.6. përshkrimin e bazave të artikulueshme që bëjnë të besohet se masat më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit janë të pamjaftueshme.
3. Nëse prokurori i shtetit në kërkesën për caktimin e paraburgimit nuk arrin të vërtetoj dyshimin e bazuar se personi i arrestuar ka kryer veprën e dyshuar penale, gjyqtari i procedurës paraprake e liron të pandehurin.
4. Nëse prokurori i shtetit në kërkesën për caktimin e paraburgimit nuk arrin të vërtetojë bazat e artikulueshme për të besuar cilindo nga tri elementet në paragrafin 2 nën-paragrafin 2.5 të këtij neni, gjyqtari i procedurës paraprake merr parasysh dhe urdhëron një masë më të butë nga neni 171 i këtij Kodi për të siguruar praninë e të pandehurit, e liron të pandehurin ose kërkon sqarime shtesë nga prokurori i shtetit.
5. Nëse prokurori i shtetit në kërkesën për caktimin e paraburgimit nuk arrin të vërtetoj bazat e artikulueshme që caktimi i masës më të butë për sigurimin e pranisë së të pandehurit është i pamjaftueshëm, gjyqtari i procedurës paraprake merr parasysh dhe urdhëron një masë tjetër më të butë nga neni 171 të këtij Kodi për të siguruar praninë e të pandehurit ose e liron të pandehurin.
Paraburgimi me rastin e marrjes së aktgjykimit
1. Me rastin e marrjes së aktgjykimit me të cilin i akuzuari dënohet me burgim, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues: 1.1. cakton ose vazhdon paraburgim kur ekzistojnë kushtet nga neni 184 paragrafit 1 i këtij Kodi; ose 1.2. ndërprenë paraburgimin nëse i akuzuari ndodhet në paraburgim kur pushojnë së ekzistuari shkaqet për të cilat është paraburgosur. 2. Trupi gjykues gjithmonë ndërprenë paraburgimin dhe urdhëron lirimin e të akuzuarit nëse:
2.1. është liruar nga akuza;
2.2 është deklaruar fajtor, por është liruar nga dënimi;
2.3 është dënuar vetëm më gjobë ose i është shqiptuar vërejtja gjyqësore; 2.4 i është shqiptuar një nga dënimet alternative, përveç dënimit me gjysmëliri nga neni 58 i Kodit Penal; 2.5 për shkak të llogaritjes së paraburgimit në lartësinë e dënimit, ai veç e ka mbajtur dënimin; ose 2.6 akuza është refuzuar, përveç në rastin kur është refuzuar për shkak të moskompetencës së gjykatës.
3. Para caktimit, vazhdimit ose ndërprerjes së paraburgimit nga paragrafi 1 i këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues së pari dëgjon mendimin e prokurorit të shtetit, nëse procedura është filluar me kërkesën e tij, dhe pastaj dëgjon të akuzuarin apo mbrojtësin e tij.
4. Paraburgimi sipas këtij neni urdhërohet, vazhdohet apo ndërpritet me aktvendim të veçantë. Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin.
5. Kur i akuzuari gjendet në paraburgim dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues çmon se ende ekzistojnë shkaqet për të cilat ishte caktuar paraburgimi, paraburgimin e vazhdon me aktvendim të posaçëm. Gjithashtu, me aktvendim të posaçëm e cakton ose e heq paraburgimin. Ankesa kundër aktvendimit nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.
6. Paraburgimi i caktuar ose i vazhduar sipas dispozitave të nën-paragrafit 1.1 të këtij neni mund të zgjasë derisa aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykimin e gjykatës themelore.
7. I akuzuari i dënuar me burgim, i cili gjendet në paraburgim, me kërkesën e tij mund të transferohet me aktvendim të gjyqtarit të vetëm gjykues ose të kryetarit të trupit gjykues në institucionin për mbajtjen e dënimit para se aktgjykimi të merr formë të prerë.
Shqiptimi i sanksionit penal nga gjykata kompetente e pavarur dhe e paanshme
Vetëm gjykata kompetente, e pavarur dhe e paanshme e themeluar me ligj mund t’i shqiptojë dënim ose sanksion tjetër penal kryerësit të veprës penale në procedurë të filluar dhe të zbatuar sipas këtij Kodi.
Të drejtat e personit të privuar nga liria
- Çdo person i privuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për: 1.1. arsyet e arrestit të tij; 1.2. të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; dhe 1.3. të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij. 2. Personi i privuar nga liria me dyshimin se ka kryer vepër penale sillet menjëherë para gjyqtarit dhe jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga arresti, ndërsa ai ka të drejtë në gjykim brenda një kohe të arsyeshme ose të lirohet në pritje të gjykimit. 3. Personi i privuar nga liria gëzon të drejtat e parapara me këtë nen gjatë gjithë kohës së heqjes së lirisë. Këto të drejta mund të hiqen vetëm nëse heqja dorë bëhet me shkrim në mënyrë vullnetare pasi të jetë informuar më parë për të drejtat e tij. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk varet as nga vendimi i mëparshëm i mundshëm i personit lidhur me heqjen dorë nga të drejtat e caktuara dhe as nga koha e njoftimit për këto të drejta.
Afatet kohore të paraburgimit
1. I paraburgosuri mund të mbahet në paraburgim më së shumti një (1) muaj nga dita e arrestimit në bazë të aktvendimit nga neni 186 i këtij Kodi. Pas kësaj kohe, ai mund të mbahet në paraburgim vetëm me aktvendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues me të cilin urdhërohet vazhdimi i paraburgimit.
2. Para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se: 2.1. katër (4) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme deri në pesë (5) vjet burgim; 2.2. tetë (8) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme më shumë se pesë (5) vjet burgim.
3. Në raste të jashtëzakonshme kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe kur rasti është i ndërlikuar siç përkufizohet në nenin 19, paragrafi 1, nën- paragrafi 1.2. të këtij Kodi, e zvarritja e procedurës nuk mund t’i atribuohet prokurorit të shtetit, përveç afateve të parapara në paragrafin 2 të këtij neni para ngritjes së aktakuzës paraburgimi mund të vazhdohet më së shumti deri në katër (4) muaj për një maksimum të përgjithshëm të paraburgimit prej dymbëdhjetë (12) muaj.
4. Kur ka shkak të bazuar dhe bindës për të besuar se ekziston rrezik i përgjithshëm apo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 99 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE rrezik i dhunës nëse lirohet i pandehuri në procedurë paraprake, vazhdimi i paraburgimit nga paragrafi 3 të këtij neni mund të vazhdohet edhe për gjashtë (6) muaj tjerë për një maksimum të përgjithshëm të paraburgimit prej tetëmbëdhjetë (18) muaj.
5. Nëse aktakuza nuk ngritet para kalimit të afateve të parapara në paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij neni, i paraburgosuri lirohet.
Mbrojtësi në rastet e mbrojtjes së detyruar
1. I pandehuri duhet të ketë mbrojtës në këto raste të mbrojtjes së detyruar:
1.1. nga marrja në pyetje për herë të parë kur i pandehuri është memec, shurdh, i verbër ose shpreh shenja të çrregullimeve apo paaftësisë mendore dhe kështu është i paaftë që të mbrohet vetë me sukses;
1.2. gjatë seancës për caktimin e paraburgimit dhe gjatë kohës derisa ai gjendet në paraburgim;
1.3. nga ngritja e aktakuzës, kur aktakuza është ngritur kundër tij për vepër penale të dënueshme me të paktën dhjetë vjet burgim;
1.4. në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpreh shenja të çrregullimit apo të paaftësisë mendore ose është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm; dhe
1.5. në të gjitha rastet kur i pandehuri kërkon të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësisë për vepër penale për të cilën parashihet dënim me së paku një (1) vit burgim, i pandehuri duhet të përfaqësohet nga mbrojtësi.
2. Në qoftë se i pandehuri në rastin e mbrojtjes së detyruar nuk angazhon mbrojtës, e angazhimin nuk e bën askush nga personat ne nenin 53. paragrafi 8. i këtij Kodi, gjykata ose nje organ tjeter kompetent i cakton një mbrojtës sipas detyrës zyrtare me shpenzime publike. Kur mbrojtësi caktohet sipas detyrës zyrtare pasi të jetë ngritur aktakuza, i pandehuri njoftohet për këtë me rastin e dorëzimit të aktakuzës.
3. Në qoftë se i akuzuari në rastin e mbrojtjes së detyruar mbetet pa mbrojtës gjatë procedurës dhe nëse ai nuk angazhon mbrojtës tjetër, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues apo organi kompetent që e zbaton procedurën në fazën paraprake cakton një mbrojtës të ri sipas detyrës zyrtare në shpenzime publike.
4. Personi juridik nuk ka të drejtë në mbrojtës të caktuar me shpenzime publike.
Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij
1. Paraburgimi caktohet me aktvendimin me shkrim i cili përfshin: emrin dhe mbiemrin e personit i cili paraburgoset dhe të dhënat e tij personale të njohura për gjyqtarin e procedurës paraprake; kohën e saktë të arrestimit; kohën e sjelljes te gjyqtari i procedurës paraprake; kohën e marrjes në pyetje për paraburgim; veprën penale për të cilën akuzohet; bazën ligjore për paraburgim; njoftimin për të drejtën në ankesë; dhe arsyetimin e të gjitha fakteve vendimtare që e kanë shkaktuar paraburgimin, duke përfshirë edhe arsyet për dyshim të bazuar se personi ka kryer vepër penale dhe faktet vendimtare nga neni 184, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2 i këtij Kodi.
2. Aktvendimi mbi paraburgimin i dorëzohet personit përkatës, mbrojtësit të tij dhe prokurorit të shtetit. Koha e dorëzimit të aktvendimit personit përkatës shënohet në shkresat e lëndës.
3. Secila palë mund të paraqesë ankesë brenda dyzet e tetë (48) orëve nga koha e dorëzimit të aktvendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Nëse ankohet vetëm njëra palë, gjykata ia dërgon ankesën palës tjetër e cila argumentet e veta mund t’ia paraqesë gjykatës brenda njëzet e katër (24) orëve, nga dorëzimi i ankesës. Për ankesë vendoset brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga paraqitja e përgjigjes, apo skadimi i afatit për parashtrimin e përgjigjes në Gjykatën e Apelit.
4. Kur gjyqtari i procedurës paraprake e refuzon kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit, gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë cilëndo masë tjetër nga ky Kapitull.
Llojet e mjeteve juridike
1. Përveç rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, pala mund të paraqesë mjetin juridik në gjykatën e shkallës drejtpërdrejtë më të lartë përmes: 1.1. ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit; 1.2. ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme të Kosovës sipas paragrafit 1 të nenit 407 të këtij Kodi; 1.3. ankesës kundër aktvendimit apo urdhrit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit; 1.4.ankesës kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme, kur Gjykata e Apelit e ndryshon aktvendimin e gjykatës themelore lidhur me paraburgimin apo kur paraburgimi caktohet për herë të parë në Gjykatën e Apelit; 1.5 kundërshtimit kundër vendimit gjyqësor të gjykatës themelore siç përcaktohet me këtë Kod; 1.6.mjetit të jashtëzakonshëm juridik të paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Themelore apo të Gjykatës së Apelit në Gjykatën kompetente.
2. Kur lejohet me këtë Kod, urdhri i gjyqtarit të procedurës paraprake mund të shqyrtohet nga kolegji shqyrtues i gjyqtarëve të Gjykatës Themelore. Urdhri i shqyrtuar nga kolegji shqyrtues nga ky paragraf mund të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit vetëm me rastin e ankesës kundër aktgjykimit.
3. Përveç nëse parashihet ndryshe në këtë Kapitull, dispozitat rreth shqyrtimit gjyqësor në gjykatën e shkallës së parë vlejnë përshtatshmërisht për procedurat e mjeteve juridike.
4. Ndaj aktgjykimit të gjykatës themelore nuk mund të ushtrohet ankesë për arsye procedurale nëse ankuesi nuk e ka kundërshtuar në gjykatë themelore vendimin ligjor ose faktik mbi të cilin bazohet ankesa, përveç nëse ankuesi mund të demonstrojë rrethana të jashtëzakonshme që arsyetojnë një ankesë të tillë.
Njoftimi i personit të arrestuar për të drejtat e tij
1.Personi i arrestuar gëzon këto të drejta:
1.1. të informohet në gjuhën që ai e kupton për arsyet e arrestimit;
1.2. të heshtë dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje, përveç dhënies së informatave mbi identitetin e tij;
1.3. të ketë qasje në shkresat e lëndës, përveç përjashtimeve të parapara në nenin 209 të këtij Kodi
1.4. t’i sigurohet përkthim falas nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën e policit; 1.5. të shfrytëzojë ndihmën e mbrojtësit që e zgjedh vet ose t’i caktohet mbrojtës nëse nuk ka mundësi të paguajë për ndihmë juridike; 1.6. të informohet për numrin maksimal të orëve që mund të privohet nga liria para se të sjellet para gjyqtarit; 1.7. të kundërshtojë ligjshmërinë e arrestit ose të bëjë kërkesë për lirim; 1.8. për arrestimin e tij të lajmërojë ose të kërkojë nga policia ta lajmërojë anëtarin e familjes ose ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së tij; dhe 1.9. të ketë kontroll dhe trajtim mjekësor, duke përfshirë edhe trajtimin psikiatrik.
2. Kur personi i arrestuar është shtetas i huaj, ai ka të drejtë të njoftojë ose të kërkojë të njoftohet dhe të komunikojë gojarisht apo me shkrim me ambasadën, zyrën ndërlidhëse apo me misionin diplomatik të shtetit, shtetas i të cilit është ai, ose me përfaqësuesin e organizatës kompetente ndërkombëtare kur ai është refugjat ose është nën mbrojtjen e ndonjë organizate ndërkombëtare.
Njoftimi për shkaqet e akuzës, mos detyrimi për vetëfajësim dhe ndalesa kundër imponimit për pranim të fajit
1. Gjatë arrestimit të tij dhe marrjes në pyetje për herë të parë, paraqitjes së parë ose njoftimit të parë se ai është i pandehur në procedurën penale, i pandehuri menjëherë njoftohet në hollësi për llojin dhe shkaqet e akuzës kundër tij në gjuhën që ai e kupton.
2. Gjatë arrestimit të tij dhe gjatë marrjes në pyetje për herë të parë, paraqitjes së parë ose njoftimit të parë se ai është i pandehur në procedurën penale ose në çdo kohë gjatë procedurës penale, i pandehuri nuk ka detyrim të paraqesë mbrojtjen e vet ose të përgjigjet në ndonjë pyetje, dhe nëse mbrohet, nuk është i detyruar të akuzojë vetveten ose të afërmit e tij e as të pranojë fajësinë. Kjo e drejtë nuk përfshin rastin kur i pandehuri hyn vullnetarisht në marrëveshje për të bashkëpunuar me prokurorin e shtetit.
3. Nga i pandehuri ose personi tjetër që merr pjesë në procedurë ndalohet dhe dënohet sipas ligjit në fuqi imponimi i pranimit të fajësisë ose ndonjë deklarim tjetër me anë të torturës, forcës, kanosjes apo nën ndikimin e drogës ose masave të tjera të ngjashme.
Gjuhët dhe shkrimi
1. Gjuha dhe shkrimet që mund të përdoren në procedurë penale janë gjuha shqipe dhe serbe, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj.
2. Personi që merr pjesë në procedurë penale i cili nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën në të cilën zhvillohet procedura, ka të drejtë të flasë gjuhën e vet dhe të jetë i informuar nëpërmjet përkthimit pa pagesë me faktet, provat dhe procedurën. Përkthimi duhet të jetë i cilësisë së mjaftueshme për të garantuar paanshmërinë e procedurës dhe sigurohet përmes një përkthyesi të pavarur.
3. I pandehuri, i cili nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën e procedurës, ka të drejtë në përkthim të cilësisë së mjaftueshme në mënyrë që të garantohet paanshmëria e procedurës, veçanërisht për të siguruar që ai ka njohuri të rastit kundër tij dhe është në gjendje të ushtrojë të drejtën e tij të mbrojtjes.
4. I pandehuri, i cili nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën e procedurës, ka të drejtën e përkthimit për komunikim me mbrojtësin e tij, nëse ai nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën e të pandehurit:
4.1. kur i pandehuri merret në pyetje; 4.2. gjatë cilësdo seance dëgjimore; ose 4.3. kur paraqet parashtresë me shkrim ose ankesë. 5. Personi nga paragrafi 2, 3 dhe 4 i këtij neni njoftohet për të drejtën e tij në përkthim. Ai mund të heqë dorë nga kjo e drejtë nëse e di gjuhën në të cilën zhvillohet procedura gjyqësore. Nëse personi është i pandehur, heqja dorë e tillë bëhet pasi ai të ketë marrë këshilla ligjore paraprake ose nëse ka njohuri të plota për pasojat e heqjes dorë të tillë dhe që heqja dorë është e qartë dhe e dhënë vullnetarisht. Njoftimi për këtë të drejtë dhe deklarata e pjesëmarrësit ose të pandehurit shënohet në procesverbal.
6. Personi nga paragrafi 2, 3 dhe 4 i këtij neni ka të drejtë të kërkojë përkthim të ri nga gjyqtari kompetent ose organi tjetër i cili zhvillon procedurën penale, nëse cilësia e përkthimit nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur paanshmërinë e procedurës.
7. Deklaratat, ankesat dhe parashtresat tjera mund të dorëzohen në gjykatë në gjuhën shqipe ose serbe, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj.
8. Të pandehurit dhe personit i cili është në vuajtje të dënimit i cili nuk e kupton gjuhën e procedurës duhet siguruar, brenda një periudhe të arsyeshme kohore, përkthimin e thirrjeve gjyqësore, vendimeve dhe parashtresave, në tërësi ose pjesërisht, varësisht nga fakti nëse ato janë relevante për qëllimin e mundësimit të të pandehurit ose personit që është në vuajtje të dënimit të ketë njohuri të rastit kundër tij, në gjuhën të cilën ai e përdor në procedurë, ose dokumenteve të tjera të cilat janë thelbësore për të siguruar që ai të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtën e tij të mbrojtjes dhe të sigurohet paanshmëria e procedurave. Dokumentet thelbësore përfshijnë çdo vendim i cili e privon personin nga liria, çdo aktakuzë dhe çdo aktgjykim.
9. Në vend të përkthimit me shkrim, mund të bëhet përkthimi ose përmbledhja gojarisht e dokumenteve thelbësore të parapara në paragrafin 8 të këtij neni, nëse përkthimi ose përmbledhja e tillë nuk paragjykon paanshmërinë e procedurës.
10. I pandehuri ka të drejtë të ushtrojë ankesë kundër vendimit me të cilin i mohohet përkthimi.
11. Shtetasi i huaj që ndodhet në paraburgim mund t’i dorëzojë gjykatës parashtresat në gjuhën që e kupton para, gjatë dhe pas shqyrtimit gjyqësor.
Pranimi i fajësisë
1. Në fillim të shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues e udhëzon të pandehurin për të drejtën e tij për të mos u deklaruar në çështjen e tij ose të mos përgjigjet në pyetje dhe nëse ai deklaron për çështjen, se nuk ka për detyrë të inkriminojë vetveten ose të afërmin, as të pranojë fajësinë; të mbrohet vetë ose nëpërmjet ndihmës juridike nga mbrojtësi sipas zgjedhjes së tij; të kundërshtojë aktakuzën dhe pranueshmërinë e provave të paraqitura në aktakuzë.
2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues pastaj çmon nëse e drejta e të pandehurit në mbrojtës është respektuar dhe nëse prokurori i shtetit ka përmbushur detyrimet që kanë të bëjnë me zbulimin e provave nga neni 239 i këtij Kodi.
3. Prokurori i shtetit ia lexon aktakuzën të pandehurit, duke përjashtuar pjesët e aktakuzës të specifikuara në paragrafin 3 të nenit 237 të këtij Kodi, përveç nëse i pandehuri pajtohet të heq dorë nga leximi i aktakuzës. Nëse i pandehuri heq dorë nga leximi i pikave të aktakuzës të ngritur kundër tij, prokurori i shtetit e përmbledh përmbajtjen e aktakuzës.
4. Pasi që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues bindet se i pandehuri e kupton aktakuzën, të pandehurit i ofron mundësinë të pranojë fajësinë ose të deklarohet i pafajshëm. Nëse i pandehuri nuk e ka kuptuar aktakuzën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues thërret prokurorin e shtetit që t’ia shpjegojë aktakuzën të pandehurit në mënyrë që ai ta kuptojë pa vështirësi. Nëse i pandehuri nuk dëshiron të bëjë ndonjë deklarim lidhur me fajësinë e tij, konsiderohet se ai nuk e pranon fajësinë.
5. Nëse i pandehuri vendos të bëjë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, vlejnë procedurat nga neni 230 i këtij Kodi.
I pandehuri ka të drejtë të ushtrojë ankesë kundër vendimit me të cilin i mohohet përkthimi
Kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit apo të Gjykatës Supreme pala mund ta bëjë në ankesë ose në përgjigje në ankesë
Kundër aktvendimit me të cilin pranohet kërkesa për përjashtim nuk lejohet ankesë. Aktvendimi me të cilin kërkesa për përjashtim refuzohet mund të kundërshtohet me ankesë të posaçme
Personi ndaj të cilit është ndërmarrë ndonjë masë nga nenet 70-78 të këtij Kodi ka të drejtë të parashtrojë ankesë te prokurori kompetent i shtetit brenda tre (3) ditëve nga ndërmarrja e këtyre masave
Në qoftë se prokurori i shtetit e ka hedh poshtë kallëzimin penal, i dëmtuari ose viktima mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit për hedhjen e kallëzimit penal brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i njoftimit sipas paragrafit 4 të këtij neni. Ankesa paraqitet në Prokurorinë e Apelit përmes prokurorisë themelore. Ankesa duhet të përmbajë faktet dhe arsyet e ankesës
Pas kalimit të afatit prej gjashtë (6) muajsh nga paraqitja e kallëzimit penal apo aktvendimit nga paragrafi 6 i këtij neni, i dëmtuari ose viktima mund të parashtrojë ankesë drejtpërdrejtë në Prokurorinë e Apelit për dështimin e prokurorit që të ndërmerr veprime. Procedura e paraparë paragrafin 6 dhe 7 të këtij neni zbatohet përshtatshmërisht
Pas ngritjes së aktakuzës, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues vlerëson kundërshtimet e të pandehurit lidhur me pranueshmërinë e provave të mbledhura. Kundër vendimit mbi kundërshtimin nga ky paragraf mund të paraqitet ankesë
Pas ngritjes së aktakuzës, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues vlerëson kundërshtimet e të pandehurit lidhur me pranueshmërinë e provave të mbledhura. Kundër vendimit mbi kundërshtimin nga ky paragraf mund të paraqitet ankesë
Kur personi konsideron se i është nënshtruar një mase të kundërligjshme sipas këtij Kapitulli apo një urdhri të kundërligjshëm për një masë nga ky kapitull, ai mund të paraqesë ankesë te kryetari i gjykatës themelore, i cili, nëse pretendohet ndonjë shkelje e ligjit, emëron Panelin për Shqyrtimin e Vëzhgimit dhe Hetimit për të vendosur
Nëse personi apo organi i cili ka nën mbikëqyrje provën apo pasurinë e specifikuar që i nënshtrohet urdhrit të gjykatës refuzon t’ia dorëzojë provën apo pasurinë e specifikuar zyrtarit të autorizuar të policisë që është përgjegjës për ekzekutimin e urdhrit, personi apo organi i tillë i nënshtrohet ndjekjes për pengim të të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 i Kodit Penal dhe mund të gjobitet nga gjyqtari i procedurës paraprake deri në pesëdhjetë përqind (50%) të vlerës së provës apo pasurisë së specifikuar. Personi apo organi ndaj të cilit shqiptohet gjoba e tillë mund të paraqesë ankesë kundër gjobës brenda shtatë (7) ditësh nga shqiptimi i saj ose mund të shmangë gjobën duke iu bindur urdhrit ndalues të përkohshëm menjëherë por jo më vonë se shtatë (7) ditë nga dita kur vendimi për të shqiptuar gjobën merr formën e prerë.
Kolegjit shqyrtues mund t’i paraqitet ankesë kundër mospranimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për marrjen e dëshmisë së tillë
Kur prokurori i shtetit pushon hetimin, i dëmtuari ose viktima mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit për pushimin e hetimit në Prokurorinë e Apelit, përmes prokurorisë themelore. Dispozitat e nenit 84 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht
Sa më shpejtë që është e mundur pas arrestimit dhe jo më vonë se gjashtë (6) orë nga koha e arrestimit, prokurori i shtetit i lëshon personit të arrestuar vendimin me shkrim mbi ndalimin, që përfshin emrin dhe mbiemrin e personit të arrestuar, nëse dihen, apo nëse nuk dihen, çfarëdo informacioni për të identifikuar në mënyrë adekuate personin e arrestuar, vendin, ditën dhe kohën e saktë të arrestimit, veprën penale për të cilën dyshohet dhe bazën juridike për arrestim. Kundër vendimit për ndalim të lëshuar nga prokurori i shtetit, i arrestuari apo mbrojtësi i tij mund të ushtrojë ankesë brenda gjashtë (6) orësh nga momenti i pranimit të vendimit. Lidhur me këtë ankesë vendos gjyqtari i procedurës paraprake brenda dymbëdhjetë (12) orëve nga momenti i pranimit të ankesës
Ndaj aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për caktim të paraburgimit mund të paraqitet ankesë në përputhje me dispozitat e nenit 186, paragrafi 3 të këtij Kodi
Secila palë mund të paraqesë ankesë brenda dyzet e tetë (48) orëve nga koha e dorëzimit të aktvendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Nëse ankohet vetëm njëra palë, gjykata ia dërgon ankesën palës tjetër e cila argumentet e veta mund t’ia paraqesë gjykatës brenda njëzet e katër (24) orëve, nga dorëzimi i ankesës. Për ankesë vendoset brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga paraqitja e përgjigjes, apo skadimi i afatit për parashtrimin e përgjigjes në Gjykatën e Apelit
Ndaj çdo aktvendimi mbi vazhdimin e paraburgimit mund të ushtrohet ankesë. Neni 186, paragrafët 3 dhe 4, zbatohen përshtatshmërisht
Pas ngritjes së aktakuzës dhe deri në shpallje të aktgjykimit apo seancën për caktimin e dënimit, nëse ka të tillë, paraburgimi mund të caktohet, vazhdohet ose të hiqet vetëm me aktvendim të gjyqtarit të vetëm gjykues, kryetarit të trupit gjykues ose trupit gjykues në seancë. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues së pari dëgjon mendimin e prokurorit të shtetit dhe mendimin e të pandehurit ose mbrojtësit. Kundër aktvendimit palët kanë të drejtë ankese. Neni 186, paragrafët 3 dhe 4 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht
Pasi të kalojnë dy (2) muaj nga aktvendimi i fundit për paraburgim, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues edhe pa propozimin e palëve shqyrton nëse ende ekzistojnë arsyet për paraburgim dhe merr aktvendim për vazhdimin ose heqjen e paraburgimit. Kundër aktvendimit palët kanë të drejtë ankese. Neni 186, paragrafët 3 dhe 4 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht
Kundër vendimit për shqiptimin e masës disiplinore nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqitet ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në afat prej njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i vendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit
Nëse prokurori i shtetit refuzon shikimin e shkresave, i dëmtuari mund t’i paraqesë ankesë gjyqtarit të procedurës paraprake. Vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake është përfundimtar
Nëse gjyqtari i procedurës paraprake refuzon shikimin e shkresave me të cilat disponon gjykata, atëherë mund të paraqitet ankesë në kolegjin shqyrtues
Marrëveshja po ashtu mund të përfshijë dispozitën ku palët pajtohen për kufijtë e dënimit që do të propozohet nga ana e prokurorit të shtetit nëse i pandehuri bashkëpunon thelbësisht, ndërsa nëse gjykata shqipton dënim jashtë këtyre kufijve në dëm të ndonjërës prej palëve, ajo palë ka të drejtë ankese kundër vendimit mbi dënimin
Secila palë mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit nga paragrafit 3 të këtij neni. Ankesa duhet të bëhet brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i aktvendimit me shkrim
Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund ta shkarkojë mbrojtësin nga shqyrtimi gjyqësor kur pas dënimit ai vazhdon të prish rendin dhe në këtë rast kërkon nga pala që të angazhojë një mbrojtës tjetër. Kur i akuzuari nuk mund të angazhojë mbrojtës tjetër menjëherë, apo kur gjykata atë nuk mund ta caktojë më vonë pa e dëmtuar mbrojtjen, shqyrtimi gjyqësor ndërpritet ose shtyhet. Kundër aktvendimit për shkarkimin e mbrojtësit, i pandehuri mund të paraqesë ankesë, në afat prej tre (3) ditëve. Lidhur me ankesën Gjykata e Apelit vendosë në afat prej tre (3) ditëve
Kundër aktvendimit për dënimin lejohet ankesë dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund ta revokojë aktvendimin e tillë
Në rast të gjykimit të mbajtur sipas paragrafit 2 të këtij neni, gjykata bën përpjekje të arsyeshme për të njoftuar të pandehurin lidhur me aktgjykimin. Mirëpo, nëse gjykata nuk është në gjendje ta njoftojë të pandehurin për shkak të mungesës së tij, mbrojtësi ka të drejtë të bëj ankesë ndaj aktgjykimit në emër të të pandehurit sipas nenit 383 të këtij Kodi. Kur vepron ashtu, mbrojtësi tregon se ai ka marrë parasysh interesin më të mirë të të akuzuarit. Dispozitat e nenit 380 të këtij Kodi në lidhje me afatin zbatohen përshtatshmërisht.
Përveç rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, pala mund të paraqesë mjetin juridik në gjykatën e shkallës drejtpërdrejtë më të lartë përmes:
1.1 “ ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit;
1.2 ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme të Kosovës sipas paragrafit 1 të nenit 407 të këtij Kodi;
1.3 “ankesës kundër aktvendimit apo urdhrit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit;
1.4 “ankesës kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme, kur Gjykata e Apelit e ndryshon aktvendimin e gjykatës themelore lidhur me paraburgimin apo kur paraburgimi caktohet për herë të parë në Gjykatën e Apelit;
1.5 ”kundërshtimit kundër vendimit gjyqësor të gjykatës themelore siç përcaktohet me këtë Kod;
1.6.mjetit të jashtëzakonshëm juridik të paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Themelore apo të Gjykatës së Apelit në Gjykatën kompetente.
Kundër aktgjykimit të marrë nga gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues i gjykatës themelore, ankesë mund të paraqesin personat e autorizuar brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit.
I dëmtuari ose viktima mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale për trafikimin me qenie njerëzore, dhunën në familje, veprat penale kundër jetës dhe trupit, kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së trafikut publik dhe për kërkesën pasurore juridike kur i akuzuari shpallet fajtor si dhe për shpenzimet e procedurës penale që ndërlidhen me të.
Ndaj aktgjykimit mund të paraqitet ankesë lidhur me vendimin mbi shqiptimin e sanksionit penal kur gjykata, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, përkundër mos tejkalimit të kompetencave ligjore nuk e ka caktuar drejt sanksionin penal.
Ndaj aktgjykimit gjithashtu mund të ushtrohet ankesë kur gjykata ka zbatuar ose nuk ka zbatuar dispozitat për zbutjen ose lirimin nga dënimi apo të vërejtjes gjyqësore.
Kundër aktvendimeve ose urdhrave të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe kundër aktvendimeve ose urdhrave të tjera të gjykatës themelore, palët dhe personat të drejtat e të cilëve janë shkelur, në pajtim me nenin 411 të këtij Kodi mund të paraqesin ankesë, me përjashtim kur me dispozitat e këtij Kodi shprehimisht nuk lejohet ankesë e tillë
Ankesa kundër aktvendimit ose urdhrit mund të paraqitet nga ana e prokurorit të shtetit, mbrojtësit, të dëmtuarit ose viktimës, mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës dhe nga secili person i cili është i përfshirë në aktvendim ose urdhër. Personi i autorizuar paraqet ankesë në pajtim me këtë Kapitull.
Nëse i pandehuri për shkaqe të arsyeshme nuk paraqet ankesë kundër aktgjykimit ose aktvendimit për konfiskimin brenda afatit, gjykata i lejon kthim në gjendje të mëparshme për paraqitjen e ankesës nëse brenda tetë (8) ditësh nga pushimi i shkaqeve për mosrespektimin e afatit i pandehuri paraqet kërkesë për kthim në gjendje të mëparshme dhe paraqet ankesën së bashku me kërkesë.
Kundër aktgjykimit për vërejtjen gjyqësore mund të paraqitet ankesë sipas arsyeve të parapara në nenin 383, paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 të këtij Kodi, si dhe për shkak të mosekzistimit të rrethanave që e arsyetojnë shqiptimin e vërejtjes gjyqësore.
Kundër aktvendimit mbi aftësinë e të pandehurit për t’iu nënshtruar gjykimit mund të ushtrohet ankesë
Të gjithë personat të cilët kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë kundër aktgjykimit, përveç të dëmtuarit, kanë të drejtë të paraqesin ankesë kundër aktvendimit të gjykatës brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së aktvendimit.
Fillimi dhe kohëzgjatja e pasojave që kufizojnë të drejtat Kur dihet se fillimi i procedurës penale ka për pasojë kufizimin e disa të drejtave të caktuara dhe kur procedura penale zhvillohet për ndonjë vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me më shumë se tre (3) vjet burgim, pasoja e tillë hyn në fuqi nga momenti i konfirmimit të aktakuzës, po qe se me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. Nëse procedura penale zhvillohet për ndonjë vepër penale për të cilën është paraparë dënim me gjobë ose dënim me burgim deri në tre (3) vjet, pasoja e tillë hyn në fuqi nga dita kur aktgjykimi dënues merr formë të prerë, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj.
Disiplina e të paraburgosurve
1. Drejtori i institucionit korrektues mund të zhvillojë procedurën disiplinore dhe të shqiptojë masën disiplinore të ndalimit ose kufizimit të vizitave apo korrespondencave ndaj të paraburgosurit që ka bërë shkelje disiplinore.
2. Shkelja disiplinore përfshin: 2.1. sulmin fizik ndaj të paraburgosurve të tjerë, ndaj punëtorëve të institucionit të paraburgimit ose personave të tjerë zyrtar; 2.2. prodhimin, pranimin ose futjen e sendeve për sulm ose arratisje; 2.3. prodhimin ose futjen e pijeve alkoolike dhe narkotikëve dhe shpërndarjen e tyre; 2.4. shkeljen e rregullave për mbrojtjen në punë, mbrojtjen nga zjarri dhe parandalimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore; 2.5. përsëritjen e shkeljes së rendit shtëpiak të institucionit të paraburgimit; 2.6. shkaktimin e qëllimshëm të dëmit të madh material ose nga pakujdesia e rëndë; ose 2.7. sjelljen fyese dhe të padenjë.
3. Kufizimi ose ndalimi i vizitës apo i korrespondencës nuk zbatohet ndaj vizitave ose korrespondencave me mbrojtësin, mjekët, Avokatin e Popullit të Kosovës, përfaqësuesit e ambasadës, zyrës ndërlidhëse ose të misionit diplomatik të shtetit, shtetas i të cilit është i paraburgosuri, ose të përfaqësuesve të organizatës kompetente në rastin e refugjatit ose të personit i cili në ndonjë mënyrë tjetër është nën mbrojtjen e asaj organizate ndërkombëtare.
4. Kundër vendimit për shqiptimin e masës disiplinore nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqitet ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në afat prej njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i vendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit. 5. Vendimi mbi ankesën nga paragrafi 4 i këtij neni merret në afat prej dyzet e tetë (48) orëve.
1 “ I dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës penale.
2 Para çdo marrjeje në pyetje të të dyshuarit ose të pandehurit, policia ose organi tjetër kompetent, prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues udhëzon të dyshuarin ose të pandehurin për të drejtën e tij në angazhimin e mbrojtësit dhe që mbrojtësi mund të jetë prezent gjatë marrjes së tij në pyetje.
3 ” Në rastet kur nuk parashihet mbrojtja e detyruar, nga e drejta për të pasur mbrojtës mund të hiqet dorë, nëse heqja dorë bëhet qartë dhe vullnetarisht pas informimit të plotë për të drejtën e tij në mbrojtje. Heqja dorë duhet bërë me shkrim dhe duhet nënshkruar nga i dyshuari apo i pandehuri dhe nga organi kompetent që e zbaton procedurën, ose mund të bëhet gojarisht në audio apo videokasetë, autenticiteti i të cilës verifikohet nga gjykata.
4 ’’ Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet nuk mund të heqin dorë nga e drejta për të angazhuar mbrojtës.
5 ‘’Personat të cilët tregojnë shenja të çrregullimeve ose të paaftësisë mendore nuk mund të heqin dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit.
6 ‘’ Kur i dyshuari ose i pandehuri i cili ka hequr dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit më vonë e kërkon sërish këtë të drejtë, ai këtë mund ta ushtrojë menjëherë.
7 “ Po qe se vetë i dyshuari apo i pandehuri nuk angazhon mbrojtës, përfaqësuesi i tij ligjor, bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor, personi i gjinisë së gjakut në vijë të drejtë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra dhe prindi birësues mund të angazhojnë mbrojtës për të, por jo kundër vullnetit të tij.
I pandehuri mund të ketë deri në tre (3) mbrojtës dhe e drejta për mbrojtje konsiderohet se është përmbushur kur në procedurë merr pjesë njëri nga mbrojtësit.
3.3. Para çdo marrjeje në pyetje, i pandehuri informohet për: “e drejta për të heshtur dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje, përveç se të japë informacion në lidhje me identitetin e tij
1 ‘’I pandehuri merret në pyetje me ndihmën e interpretit ose përkthyesit në rastet e parapara nga ky Kod.
2 ‘’Kur i pandehuri është shurdh ose memec, pyetjet i bëhen nëpërmjet një interpreti ose përkthyesi të kualifikuar për gjuhën e shenjave ose me shkrim. Nëse marrja në pyetje nuk mund të zbatohet në këtë mënyrë, personi i cili di të komunikojë me të pandehurin ftohet në rolin e interpretit ose përkthyesit, por jo në rastet kur ka konflikt interesi.
1.1. ‘’ e drejta e të pandehurit për liri dhe siguri përcakton prezumimin në favor të qëndrimit në liri.
Kryerësi duhet të ketë mbrojtës gjatë procedurës për të ndryshuar apo pushuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik
Kontrolli dhe sekuestrimi i përkohshëm i provave dhe pasurisë së specifikuar në urdhër të gjykatës
1. Të gjitha kontrollet bëhen në bazë të urdhrit të gjykatës, përveç nëse lejohet ndryshe nga ligjet tjera të Kosovës.
2. Në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, të lëshuar sipas kërkesës me shkrim të prokurorit të shtetit, policia mund ta kontrolloj shtëpinë, personin apo pronën tjetër, dhe të sekuestroj përkohësisht provat apo pasurinë e specifikuar.
Qëllimi dhe llojet e masave të veçanta hetimore
2. Nëse ekziston dyshimi i bazuar se është kryer një vepër penale nga neni 89 i këtij Kodi, po kryhet apo së shpejti do të kryhet dhe në qoftë se hetimi i veprës penale nuk mund të kryhet në ndonjë mënyrë tjetër, ose do të jetë shumë i vështirë, prokurori i shtetit mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake që të autorizojë masat e fshehta hetimore, si në vijim:
2.1. vëzhgim i fshehtë fotografik ose me video në vende private;
2.2. monitorim i fshehtë i bisedave në vende private;
2.3. përgjimi i telekomunikimeve dhe përdorimi i Lexuesit – IMSI – Identifikimi Ndërkombëtar i Shfrytëzuesit Mobil;
2.4. përgjim i komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik;
2.5. kontrollim i dërgesave postare;
2.6. dhënia dhe marrja e simuluar e ryshfetit; dhe
2.7. zbulim i të dhënave financiare,
Urdhrat për masat e veçanta hetimore
6. Urdhri për regjistrimin e bisedave telefonike ose përgjimin e komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik duhet të përfshijë të gjitha elementet për identifikimin e secilit telefon ose secilës pikë të qasjes në rrjetin kompjuterik që duhet të përgjohet. Përpos rasteve të parapara në paragrafin 5. të këtij neni, urdhri për përgjim të telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil duhet të përmbajë të gjitha elementet për identifikimin e secilit telefon që duhet të përgjohet.
7. Me kërkesën e prokurorit të shtetit, urdhri për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil mund të përfshijë vetëm një përshkrim të përgjithshëm të telefonave që mund të përgjohen, kur gjyqtari i procedurës paraprake të gjykatës themelore kompetente çmon se ekziston dyshim i bazuar që:
7.1. i dyshuari shfrytëzon telefona të ndryshëm me qëllim të shmangies nga vëzhgimi i zyrtarit të autorizuar të policisë; dhe
7.2. një telefon apo telefonat e paraqitur në urdhër shfrytëzohen ose do të shfrytëzohennga i dyshuari.
8. Kur urdhri për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil është lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, në pajtim me paragrafin 7 të këtij neni:
8.1 zyrtarët e autorizuar të policisë, pas zbatimit të urdhrit për një telefon të caktuar, menjëherë informojnë me shkrim gjyqtarin e procedurës paraprake mbi faktet e rëndësishme, duke përfshirë edhe numrin e telefonit; dhe
8.2. urdhri nuk mund të shfrytëzohet për të përgjuar telekomunikimet e personit i cili nuk është i dyshuar.
9. Urdhri për kontroll të dërgesave postare ose dërgim të kontrolluar të dërgesave postare duhet të përfshijë adresën në dërgesat postare që duhet të kontrollohen ose dërgohen. Adresa e tillë duhet të përputhet me atë të personit ose të personave të përfshirë në urdhër.
10. Urdhri për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil, përgjimin e komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik, regjistrimin e thirrjeve telefonike, kontrollin e dërgesave postare, dërgimin e kontrolluar të dërgesave postare ose zbulimin e të dhënave financiare duhet të përfshijë si shtesë udhëzimin e veçantë me shkrim për personat, përveç zyrtarëve të autorizuar të policisë, ndihma e të cilëve mund të jetë e nevojshme për zbatimin e urdhrit. Udhëzimi i tillë me shkrim duhet t’i dërgohet drejtorit ose zyrtarit përgjegjës të sistemit të telekomunikimeve, rrjetit kompjuterik, shërbimit postar, bankës ose institucioneve të tjera financiare dhe duhet të përfshijë vetëm informacionin që kërkohet për ndihmë në zbatimin e urdhrit.
14. Urdhri për hetim të fshehtë përmban të dhënat për persona dhe grupin ndaj të cilëve po zbatohet, përshkrimi i veprave penale të mundshme, mënyra, vëllimi, vendi dhe kohëzgjatja e urdhrit. Në urdhër mund të përcaktohet që hetuesi i fshehtë mund të përdorë mjetet teknike për fotografim, videoregjistrim ose për incizim optik, elektronik apo të zërit. Angazhimi i hetuesit të fshehtë zgjat sa është nevoja që të mblidhen provat, por jo më shumë se një (1) vit. Prokurori i shtetit mund të zgjas kohëzgjatjen e urdhrit më së shumti edhe gjashtë (6) muaj. Angazhimi i hetuesit të fshehtë ndërpritet atëherë kur pushojnë arsyet për zbatimin e urdhrit.
Zbatimi i urdhrit për masat e veçanta hetimore
10. Me rastin e zbatimit të urdhrit për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimin e lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil, përgjimit të komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik ose kontrollimit të dërgesave postare, urdhri i tillë nuk mund të zbatohet për komunikimet ndërmjet të dyshuarit dhe mbrojtësit të tij, përveç nëse ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari dhe mbrojtësi i tij janë angazhuar së bashku në veprimtari kriminale që përbën bazën e urdhrit.
Parimet drejtuese
1.Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ.
Kontrollimet
1.Personi i dënuar nuk duhet të kontrollohet në mënyrën e cila e cenon dinjitetin e tij. Shkalla e shqetësimit të personit të dënuar gjatë kontrollimit duhet të jetë proporcionale me qëllimin e tij, ashtu siç është paraparë me këtë nen.
Mënyra e ekzekutimit të dënimeve alternative
1. Dënimi alternativ ekzekutohet në mënyrën e cila siguron respektimin e dinjitetit dhe të drejtat, liritë themelore të personit të dënuar dhe të familjes së tij.
2. Personi i dënuar, dinjiteti, apo të drejtat dhe liritë themelore të të cilit janë shkelur gjatë ekzekutimit të dënimit alternativ, ka të drejtë në ankesë.
Parimet drejtuese
1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ.
2. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit, apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues
Korrespondenca
1. Personi i dënuar gëzon të drejtën për korrespondencë .
2. Personi i dënuar gëzon të drejtën e privatësisë së letrave dhe mjeteve të tjera të komunikimit.
3. Letra, ose dërgesa tjetër postare mund të hapet nëse ekziston dyshim i bazuar se në të gjendet ndonjë send i palejuar.
4. Personit të dënuar i mundësohet të jetë i pranishëm gjatë hapjes së letrës, ose dërgesës tjetër postare dërguar atij, ose nga ai në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni. Në rastin kur ai nuk është i pranishëm informohet menjëherë. Kur hapja e letrës, ose e dërgesës tjetër postare bëhet në pajtimme paragrafin 3. të këtij neni, përmbajtja e tyre kontrollohet vetëm në masën e nevojshme për nxjerrjen e konstatimit, nëse letra, ose dërgesa tjetër postare përmban ndonjë send të palejuar.
5. Drejtori i institucionit korrektues mund të nxjerrë vendim me shkrim për autorizimin e hapjes, a leximit të letrës, ose dërgesës tjetër postare si masë më së paku shqetësuese e mundshme nëse ekziston dyshim i bazuar se në të ka prova për: 5.1. veprim që do të rrezikonte sigurinë e institucionit korrektues, ose të ndonjë personi; 5.2. vepër penale, apo plan për kryerjen e veprës penale, dhe 5.3. hapja e leximi i letrës, ose i dërgesës postare është masa më së paku e bezdisshme e mundshme në ato rrethana.
6. Kur letra, ose dërgesa tjetër postare hapet dhe lexohet në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni, drejtori i institucionit korrektues menjëherë e informon me shkrim personin e dënuar lidhur me arsyet e veprimit të tillë dhe atij i mundëson dhënien e sqarimeve lidhur me këtë, përveç nëse informata pafavorshëm do të ndikonte në hetimet e papërfunduara, me ç’rast personi i dënuar informohet për arsyet dhe atij i mundësohet dhënia e sqarimeve lidhur me këtë me përfundimin e hetimeve.
7. Letra, ose dërgesa postare që është hapur dhe lexuar në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni mund të ndalohet, nëse do të rrezikohej siguria e institucionit korrektues, ose e ndonjë personi. Në rastin e tillë personi i dënuar informohet menjëherë dhe, në rastin e ndalimit të letrës, ose të dërgesës postare pasuese, ai informohet për përmbajtjen e saj deri në masën e nevojshme. Letra që është ndaluar i dorëzohet personit të dënuar sapo të pushojë së ekzistuari baza për ndalimin e saj dhe më së voni deri në fund të mbajtjes se dënimit të tij, përveç nëse gjykata kompetente vendos ndryshe. Kundër vendimit të gjykatës, lejohet ankesë në gjykatën kompetente. Ankesa nuk e shtyen ekzekutimin e vendimit.
8. Letrat dhe dërgesat tjera postare nga personi i dënuar që i adresohen Avokatit të Popullit nuk kontrollohen.
1.3. e drejta në respektimin e dinjitetit njerëzor (dinjiteti, jeta private, integriteti personal dhe bindjet religjioze të banorit) sipas nenit 6 të ligjit;
1.Autoritetet e parapara me ligj duhet të sigurohen që viktima e krimit (në tekstin e mëtejmë: viktima) të trajtohet me profesionalizëm, duke respektuar të drejtën në siguri, dinjitet, jetën private dhe familjare të tyre dhe duke njohur ndikimin negativ të krimit në viktimën.
1.6. Respektimit të jetës private të personit nën mbikëqyrje dhe familjes së tijzyrtarët publik gjatë punës së tyre udhëhiqen nga standardet e larta etike, integritetit, meritës dhe profesionalizmit. Zyrtarët gjatë punës së tyre kujdesen për ruajtjen e dinjitetit dhe integritetit të personit nën mbikëqyrje dhe familjes së tij.
Mbrojtja e të dhënave
2. Zyrtarët Publik të SHSK-së i ndalohet të bëjnë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që cenojnë dinjitetin dhe jetën private të personave nën mbikëqyrje si dhe të dhëna me karakter konfidencial.
Konfidencialiteti i të dhënave
1. Personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës janë të detyruar të ruajnë dhe trajtojnë informacionet ne pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. Personelit të SHKK-së i ndalohet të bëjë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që cenojnë dinjitetin dhe jetën private të burgosurve si dhe të dhëna me karakter konfidencial.
Mjetet kufizuese dhe pajisjet e sigurisë
3. Askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, trajtimeve apo dënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese në rastin e përdorimit të mjeteve kufizuese dhe pajisjeve tjera të sigurisë.
1. Ekstradimi nuk lejohet nëse është dhënë një vendim i formës së prerë nga organet gjyqësore vendore kundër personit të kërkuar për veprën apo veprat penale për të cilat kërkohet. Ekstradimi mund të lejohet nëse organet gjyqësore vendore kanë vendosur të mos fillojnë ose të ndërpresin procedurën gjyqësore në lidhje me veprën apo veprat e njëjta penale.
2. Ekstradimi nuk lejohet nëse është dhënë vendim i formës së prerë nga organet gjyqësore të një shteti të tretë kundër personit të kërkuar për veprën ose veprat penale për të cilat kërkohet ekstradimi dhe nëse ekziston një marrëveshje ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe atij shteti për njohjen dhe ekzekutimin e ndërsjellë të vendimeve penale