Pasqyra e ligjeve në fuqi

Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI NR. 08/L -188 PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E KODIT NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
LIGJI NR. 08/L -188 PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E KODIT NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 183

1. Kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.

 2. Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është mësues, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja ose kujdesi i personit të tillë apo në ndonjë mënyrë tjetër ka pozitë të autoritetit mbi atë person, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

4. Kushdo që e ngacmon seksualisht një person që nuk e ka mbushur moshën dhjetë (10) vjeçare ose një person të dobët që nuk ka mbushur moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeçare, dënohet me burgim tre (3) deri në tetë (8) vjet.

5. Kur vepra penale nga ky nen kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm ose ndonjë sendi tjetër, që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit mendor apo fizik, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.

 6. Kryesit të kësaj vepre ndaj fëmijës, gjykata ia ndalon ushtrimin e profesionit apo veprimtarisë që lidhet me punën me fëmijë.

7. Procedura penale për veprën penale nga paragrafi 1., 2. dhe 3., i këtij neni fillohet sipas propozimit

Nenet Neni 277/B

Kanosja me motive racizmi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik Kushdo që kanos seriozisht për vrasje ose plagosje të rëndë, që i bëhet një apo më shumë personave, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës apo fesë, dënohet me burgim nga një (1) deri në tre (3) vjet

Nenet Neni 277/A

Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit

Kushdo që ofron në publik ose shpërndan qëllimshëm në publik, nëpërmjet sistemeve

kompjuterike, materiale që mohojnë, minimizojnë në mënyrë të ndjeshme, arsyetojnë ose

justifikojnë veprën penale të gjenocidit ose krimit kundër njerëzimit, dënohet me burgim nga tre

(3) deri në gjashtë (6) vjet.

Nenet Neni 277/ C

Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik 

Kushdo që ofron në publik ose shpërndan qëllimshëm në publik, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, materiale me përmbajtje raciste ose ksenofobie dënohet me gjobë ose me burgim nga gjashtë (6) muaj deri në dy (2) vjet.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-026 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-213 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET PENALE
LIGJI NR. 08/L-026 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-213 PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTAR NË ÇËSHTJET PENALE
Nenet Neni 17 A

 Neni 17 A

 Rregulli i specialitetit

1. Ekstradimi nuk do të lejohet nëse nuk plotësohen kushtet si në vijim: 1.1. personi i kërkuar nuk do të dënohet në shtetin kërkues pa pëlqimin e Republikës së Kosovës për çfarëdo arsye që ka lindur para ekstradimit të tij, me përjashtim të asaj vepre për të cilën është lejuar ekstradimi, e as nuk do të kufizohet në lirinë e tij personale ose të ndiqet penalisht përmes masave të cilat nuk do të mund të merreshin në mungesë të tij; 1.2. personi i kërkuar nuk do të riekstradohet, transferohet ose dëbohet në një shtet të tretë pa pëlqimin e Republikës së Kosovës; dhe 1.3. personi i kërkuar mund të largohet nga shteti kërkues pas përfundimit me vendim të formës së prerë të procedurave për të cilat ishte lejuar ekstradimi.

2. Kërkesa që Shteti kërkues duhet të respektojë rregullin e specialitetit nuk duhet të hiqet përveç nëse: 2.1. është dhënë pëlqimi i Republikës së Kosovës për të ndjekur penalisht ose për të ekzekutuar një dënim ose sanksion tjetër për një vepër penale shtesë, siç përcaktohet në nenin 35A, ose për të riekstraduar, dorëzuar ose dëbuar në një shtet tjetër të huaj, siç përcaktohet në nenin 35B; 2.2. personi i kërkuar nuk e ka lëshuar shtetin kërkues brenda një (1) muaji pas përfundimit të procedurave për të cilat është dhënë ekstradimi i tij edhe pse ai ka pasur mundësi dhe të drejtë ta bëjë këtë.

3. Kur personi i kërkuar, pas largimit nga shteti kërkues, është rikthyer ose është dërguar atje nga një shtet i tretë, nuk do të cenohet e drejta e shtetit kërkues për të marrë në pyetje personin e kërkuar për qëllime të përgatitjes së një kërkese për miratim.

4. Lirimi i parakohshëm me kusht, pa urdhër që kufizon lirinë e lëvizjes së personit të kërkuar, do të ketë efekt të njëjtë sikurse përfundimi i procedurës me vendim të formës së prerë sipas paragrafit 1., nën-paragrafit 1.3. dhe paragrafit 2. të këtij neni.

 

Ligjet Fshihet KODI NR. 06/L-074
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 2

Parimi i ligjshmërisë

1. Veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm me ligj.

2. Askujt nuk mund t’i shqiptohet sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për një vepër nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër.

3.Përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet interpretimi sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale interpretohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-200 PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE
LIGJI NR. 08/L-200 PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE
Nenet Neni 26

Izolimi

1. Personat për të cilët konstatohet që kanë sëmundje ngjitëse me rrezik të përhapjes dhe sipas udhëzimit të mjekut duhet të izolohen në klinikën infektive, repartet për trajtimin e sëmundjeve ngjitëse dhe institucionet tjera sipas nevojës: 1.1. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, bëjnë personat e sëmurë gjendja shëndetësore e të cilëve mundëson izolimin në kushte shtëpie, sipas udhëzimit të mjekut; 1.2. Personi i izoluar në kushte shtëpie, mbikëqyret nga mjeku në komunën ku jeton apo izolohet; 1.3. Periudha e izolimit përfundon pas shërimit të personit dhe nuk paraqet rrezik të përhapjes së sëmundjes, pas konstatimit të mjekut.

Nenet Neni 3

Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këtë kuptim:

1.28. Kërcënim serioz ndërkufitar për shëndetin - kërcënim për jetën ose rrezik serioz për shëndetin me origjinë biologjike, kimike, mjedisore ose të panjohur që përhapet ose paraqet rrezik të përhapjes përtej kufijve kombëtarë dhe që mund të kërkojë koordinim në nivel rajonal për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut.

1.38. Pandemia – Kërcënim serioz kombëtar dhe ndërkufitar për shëndetin, është një rrezik që kërcënon jetën ose shëndetin, me origjinë biologjike, kimike, mjedisore dhe të panjohur, i cili përhapet ose paraqet një rrezik potencial të përhapet brenda vendit dhe përtej kufijve kombëtarë dhe që, për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së njeriut, ka nevojë për koordinim në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Nenet Neni 23

Siguria e pacientit, parandalimi, kontrolli i infeksioneve në kujdesin shëndetësor dhe rezistenca antimikrobike

1. Të gjitha institucionet shëndetësore obligohen të sigurojnë masat për sigurinë e pacientit, parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në kujdesin shëndetësor;

2. Çdo profesionist shëndetësor obligohet që të marr masat në parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve;

3. Çdo mjek përgjegjës obligohet që antimikrobikun t’a përshkruaj sipas protokollove, udhërrëfyesve klinik dhe standardeve të bazuara në dëshmi;

4. Ndalohet shitja e i antimikrobikut pa recetë të mjekut;

5. Masat dhe kushtet, për sigurinë e pacientit, parandalimin e kontrollin e infeksioneve në kujdesin shëndetësor dhe rezistenca antimikrobike rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.

Nenet Neni 24

Kërcënimet serioze kombëtare dhe ndërkufitare për shëndetin

1. IKSHPK sinjalizon përmes sistemit të paralajmërimit të hershëm shfaqjen ose zhvillimin e një kërcënimi serioz ndërkufitar për shëndetin nëse përmbushen kriteret e mëposhtme:

1.1. ngjarje e pazakontë ose e papritur për vendin dhe kohën e caktuar, ose shkakton ose mund të shkaktojë sëmundshmëri ose vdekshmëri në masë të njerëzit, ose rritet me shpejtësi dhe mund të përshkallëzohet ose tejkalon ose mund të tejkalojë kapacitetin kombëtar të reagimit;

1.2. ngjarje që mund të përbëjë emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

2. Gjatë njoftimit të një sinjalizimi, IKSHPK do të komunikojnë menjëherë nëpërmjet SPH-së çdo informacion të disponueshëm përkatës që disponojnë që mund të jetë i dobishëm për koordinimin e përgjigjes, duke përfshirë:

2.1. llojin dhe origjinën e agjentit;

2.2. sëmundjet ngjitëse;

2.3. rezistencën antimikrobike dhe infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor në fushën e sëmundjeve ngjitëse (çështjet e veçanta shëndetësore); 2.4. datën dhe vendin e incidentit ose shpërthimit; 2.5. rrugën e përhapjes; 2.6. të dhënat toksikologjike;

2.7. metodat e zbulimit dhe konfirmimit;

2.8. rreziqet e shëndetit publik;

2.9. masat e shëndetit publik të zbatuara ose që synohen të merren në nivel kombëtar;

2.10. masa të tjera nga masat e shëndetit publik;

2.11. të dhënat personale të nevojshme për qëllimin e gjurmimit të kontakteve në përputhje me nenin 11 të këtij ligji;

 2.12. çdo informacion tjetër që lidhet me kërcënimin serioz ndërkufitar.

 3. Në rast të kërcënimit serioz ndërkufitar, IKSHPK në bashkëpunim me Institucionet ndërkombëtare (ECDC, WHO) vlerëson rrezikun.

 4. Ministria obligohet të caktoj pikën e kontaktit për raportim të kërcënimeve ndërkufitare për sëmundje ngjitëse sipas Rregullores ndërkombëtare të shëndetit (IHR)

Ligjet LIGJI Nr. 06/L -062 PËR RATIFIKIMIN E TRAKTATIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE HUNGARISË PËR EKSTRADIM
LIGJI Nr. 06/L -062 PËR RATIFIKIMIN E TRAKTATIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE HUNGARISË PËR EKSTRADIM
Nenet Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të ratifikojë Traktatin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim, të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë së të dy vendeve, më 24 nëntor 2017, në Prishtinë.

Traktati ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim, gjendet i bashkëngjitur në e lartshënuar.

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE
LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE
Nenet Neni 10

10.1 Gjykata ka për detyrë të përpiqet që procedura të zhvillohet pa zvarritje dhe me sa më pak shpenzime, si dhe të bëjë të pamundur çdo shpërdorim të së drejtave procedurale që u takojnë palëve sipas këtij ligji.

10.2 Po që se palët, ndërhyrësit, përfaqësuesit ligjor apo me prokurë të tyre, me qëllim që t’i dëmtojnë të tjerët, që është në kundërshtim me zakonet e mira, mirëbesimin dhe ndërgjegjen, i shpërdorojnë të drejtat qe u janë njohur me këtë ligj, gjykata kundër tyre do të caktojë dënime me të holla ose masa të tjera ligjore.

10.3 Nëse palët, ndërhyrësit, përfaqësuesit ligjorë ose përfaqësuesit e autorizuar vazhdimisht i shpërfillin urdhrat e gjykatës, dështojnë të ofrojnë informacion sipas mandatit në këtë ose në ndonjë ligj tjetër në fuqi, 3 ose dështojnë të paraqiten në seancat e caktuara, me qëllim që ta vonojnë procedimin e lëndës, gjykata mund të urdhërojë gjoba në të holla ose të zbatojë masa të tjera të përcaktuara me ligj.

Nenet Neni 3

4.1 Gjykata vendos për kërkesëpadinë pas shqyrtimit të çështjes juridike në seancë të drejtpërdrejtë dhe publike.

4.2 Ndryshe nga dispozita e paragrafit 1 të këtij neni, gjykata vendosë për kërkesëpadinë në bazë të veprimeve procedurale te shkruara dhe provave të administruara në mënyrë jo të drejtpërdrejt, po që se kjo përcaktohet me ligj.

4.3 Gjykata e shqyrton çështjen në seancë jopublike vetëm në rastet e përcaktuara me lig

Nenet Neni 444

444.1 Shqyrtimi kryesor i çështjes bëhet publikisht. 444.2 Në vendin ku mbahet seanca për shqyrtimin kryesor mund të jenë të pranishëm vetëm personat e moshës madhorë. 444.3 Personat që janë të pranishëm në seancë nuk guxojnë të mbajnë armë apo mjete të rrezikshme.

444.4 Dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni nuk kanë të bëjnë me rojtarët e personave që marrin pjesë në procesin gjyqësor.

Nenet Neni 445

Gjykata lejon, me vendim të arsyetuar, që gjykimi i çështjes tërësisht apo pjesërisht, të bëhet në seancë me dyer të mbyllura/jo publike/, vetëm kur:

a) është e nevojshme të ruhet një sekret zyrtar dhe rendi publik;

b) përmendën sekrete tregtare, apo shpikjesh, nga publikimi i të cilave do të cenoheshin interesa që mbrohen me ligj; c) përmenden rrethana nga jeta intime private e palëve dhe e pjesëmarrësve të tjerë në proces.

Nenet Neni 446

446.1 Në gjykimin e çështjeve me dyer të mbyllura lejohen të qëndrojnë në sallën e gjyqit vetëm palët, përfaqësuesit e tyre ligjor ose me prokurë dhe ndërhyrësit. Me lejen e gjykatës mund të qëndrojnë në sallën e gjyqit personat zyrtar të caktuar, punëtorët publik dhe shkencor, po që se një gjë e tillë është me interes për shërbimin e tyre, përkatësisht për veprimtarinë e tyre publike apo shkencore.

446.2 Gjyqtari do ti paralajmërojë personat që janë të pranishëm në seancë nga e cila është përjashtuar publiku, se e kanë për detyrë ta ruajnë si fshehtësi çdo gjë që mësojnë në seancën e këtillë, si dhe për pasojat e zbulimit të fshehtësisë.

Nenet Neni 447

447.1Aktvendimin  për zhvillimin e gjykimit me dyer të mbyllura gjykata duhet ta arsyetojë dhe ta shpallë publikisht.

447.2 Kundër aktvendimit me të cilin vendoset zhvillimi i gjykimit me dyer të mbyllura nuk lejohet ankim i veçantë.

Nenet Neni 448

Dispozitat për zhvillimin e gjykimit me dyer të hapura në mënyrë adekuate do të zbatohen për seancën përgatitore dhe atë përpara gjykatës së porositur.

Nenet Neni 141

1  “Kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstaton se është shkelur ndonjë e drejtë ose liri themelore e njeriut e paraparë në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut dhe në Protokollin plotësues të Konventës, pala brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita që ka marrë formë të prerë vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mund të parashtrojë kërkesë për ndryshimin e vendimit me të cilin është shkelur ajo.

2 “ Kërkesa parashtrohet në Gjykatën e Kosovës që ka vepruar në shkallë të parë, në procedurën në të cilën është marrë vendimi, me të cilin është shkelur e drejta ose liria themelore e njeriut.

3 “Në procedurën sipas kërkesës për ndryshimin e vendimit me të cilin është shkelur e drejta apo liria e njeriut, në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat e këtij ligji për përsëritjen e procedurës.

4 Në procedurën e përsëritur gjykata është e detyruar që t’i marrë në konsideratë qëndrimet e shprehura në vendimin e formës së prerë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me të cilin është konstatuar shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-017 PËR NDIHMЁ JURIDIKE FALAS
LIGJI Nr. 04/L-017 PËR NDIHMЁ JURIDIKE FALAS
Nenet Neni 4

Shtrirja dhe llojet e ndihmës juridike falas

 1. Ndihma juridike falas ofrohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

2. Ndihma juridike falas ofrohet në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-209 PËR INVESTIME TË QËNDRUESHME
LIGJI NR. 08/L-209 PËR INVESTIME TË QËNDRUESHME
Nenet Neni 6.1

Të gjithë investitorët dhe investimet e tyre janë të barabartë para ligjit

Nenet Neni 6.2

Investitori i huaj ka të njëjtat të drejta dhe detyrime ligjore sikurse investitori vendor

Nenet Neni 6.3

Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.

Nenet Neni 45.1

Investitori mund t’i parashtrojë Panelit Ankimor ankesë ndaj institucioneve publike për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së investimit, me përjashtim të ankesës ndaj vendimit të Këshillit.

Nenet Neni 45.4

Investitori mund të përdorë mjet tjetër juridik pa marrë parasysh a ka parashtruar ankesën nga paragrafi 1 i këtij neni

Nenet Neni 46.1

Përveç mjeteve juridike të parapara me Kushtetutë dhe ligj, lejohen:

1.1. padia për kontest të investimit;

1.2. padia për konflikt administrativ, duke përfshirë padinë ndaj vendimit nga nenet 36, 39 dhe 43 të këtij ligji.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM
LIGJI NR. 08/L-120 PËR USHQIM
Nenet Neni 4

Objektivat e përgjithshme

1. Ky ligj synon arritjen e një ose më shumë objektivave të përgjithshme të nivelit të lartë të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve si dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, duke përfshirë praktikat e mira në tregtimin me ushqim, duke marrë për bazë mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenien e kafshëve, shëndetin e bimëve dhe mbrojtjen e ambientit.

2. Ky ligj rregullon qarkullimin e lirë të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në Republikën e Kosovës i prodhuar dhe tregtuar sipas parimeve dhe kritereve të përgjithshme sipas këtij ligji.

3. Kur ekzistojnë standardet ndërkombëtare apo plotësimi i tyre është i domosdoshëm, në zhvillimin ose përshtatjen e ligjit të ushqimit, përveç kur këto standarde ose pjesët përkatëse do të jenë mjet jo efektiv dhe jo i duhur për përmbushjen e objektivave të arsyeshme për ligjin e ushqimit apo kur ka arsyetim shkencor ose kur do të kishin rezultuar në një nivel të ndryshëm të mbrojtjes nga ai i përcaktuar si i përshtatshëm në Republikën e Kosovës.

Nenet Neni 5

Analiza e rrezikut

1. Me qëllim të arritjes së nivelit të lartë të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve, masat të cilat përdorën në harmoni me dispozitat ligjore për ushqimin, bazohen në analizat e rrezikut, përveç kur nuk u përgjigjen rrethanave ose natyrës së masave.

2. Vlerësimi i rrezikut bazohet në të arriturat shkencore të vërtetuara dhe bëhet në mënyrë të pavarur, objektive dhe transparente.

3. Menaxhimi i rrezikut duhet të merr parasysh rezultatet e vlerësimit të rrezikut, në veçanti faktorët tjerë legjitim për çështjet në konsiderim dhe parimin e kujdesit kur kriteret e përcaktuara me nenin 7 paragrafi 1. të këtij ligji janë relevante për arritjen e objektivave të përgjithshme nga neni 4 i këtij ligji.

4. Agjencia mund të kërkoj mendim shkencor nga Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit - EFSA lidhur me vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut apo institucioneve tjera shkencore ndërkombëtare

Ligjet LIGJI NR. 08/L-025 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
LIGJI NR. 08/L-025 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
Nenet Neni 4

Mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit

1. Masat të cilat ndërmerren me qëllim të mbrojtjes dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe shtresës së ozonit, nuk duhet të dëmtojnë përbërësit tjerë të mjedisit, cilësinë e jetës së brezave të sotëm dhe të ardhshëm dhe nuk duhet të jenë në kundërshtim me rregullat nga fusha e mbrojtjes në punë dhe mbrojtjes së shëndetit të njeriut.

2. Masat për përmirësimin e cilësisë sё ajrit duhet tё jenë në harmoni me objektivat afatgjate tё BE tё përshkruara nё Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, Ekonominë Qarkore e koncepte tjera, tё cilat sigurojnë rritjen ekonomike, përmirësimin e cilësisë sё jetës dhe përmirësimin e cilësisë sё ajrit.

3. Masat për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe shtresës së ozonit janë të vendosura për:

3.1. të shmangur, parandaluar ose zvogëluar efektet e dëmshme në shëndetin e njeriut, cilësinë e jetës dhe mjedisin në tërësi;

Nenet Neni 1

Qëllimi 

1. Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve për të siguruar të drejtën e qytetarëve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit nga ndotja e ajrit

2. Ky ligj është në përputhshmëri me Direktivën 2008/50/EC për cilësinë e ajrit mjedisor; Direktivën 2004/107/EC për arsenin, kadmiumin, merkurin, nikelin dhe hidrokarburet aromatike policiklike në ajrin mjedisor dhe Direktivën 2016/2284/EC për tavanet e emisioneve kombëtare për disa ndotës atmosferikë, e cila ndryshon Direktivën 2003/35/EC dhe shfuqizon Direktivën 2001/81/EC.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

Ky ligj zbatohet ndaj të gjithë personave fizikë dhe juridikë, aktivitetet e të cilëve në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë e ndotin ajrin si dhe ndaj të gjitha autoriteteve publike dhe private të cilat kryejnë veprimtarinë e monitorimit të cilësisë së ajrit, monitorimin e emisioneve të ndotësve nga burimet e palëvizshme dhe verifikimin e sistemit matës për matjen e vazhdueshme të emisioneve të ndotësve nga burimet e palëvizshme. 

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=60330

Ligjet LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET
LIGJI NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET
Nenet Neni 3

Përkufizimet

1.7. Masë urgjente - masat të cilat merren nga inspektori sipas këtij ligji për shmangien e dëmit të drejtpërdrejtë, të rëndë dhe të pariparueshëm të interesit publik ose të palëve të treta ose rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën ose shëndetin e njerëzve, kafshëve ose mjedisit;

Nenet Neni 40

Masat urgjente

1. Gjatë zhvillimit të procedurave të inspektimit, inspektori ose trupa inspektuese ka të drejtë të marrë me vendim masa urgjente në rastet kur: 1.1. për shkak të shkeljes së konstatuar të legjislacionit në fuqi, mund të shkaktohen dëme të drejtpërdrejta, të rënda dhe të pariparueshme ndaj interesit publik apo palëve të treta, veçanërisht kur është e nevojshme për të shmangur rrezikun e drejtpërdrejtë ndaj jetës apo shëndetit të njerëzve, kafshëve apo mjedisit;

1.2. ka dyshim të arsyeshëm për shkelje të legjislacionit në fuqi, të cilat mund të shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta, të rënda dhe të pariparueshme ndaj interesit publik apo palëve të treta, si dhe është e nevojshme kryerja e verifikimeve të mëtejshme dokumentare ose kryerja e ekzaminimeve apo analizave.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-185 PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DHUNA NË FAMILJE DHUNA NDAJ GRAVE DHE DHUNA NË BAZA GJINORE
LIGJI NR. 08/L-185 PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DHUNA NË FAMILJE DHUNA NDAJ GRAVE DHE DHUNA NË BAZA GJINORE
Nenet Neni 1

Ky ligj ka për qëllim të parandalojë dhe trajtojë dhunën ndaj grave, dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore, të mbrojë dhe të kontribuojë në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave si dhe të ndërtojë mekanizmat e nevojshëm për ofrimin e mbështetjes ndaj viktimave të të gjitha formave të dhunës të rregulluara me këtë ligj.

Ligjet Ligji nr. 08/l-197 për zyrtarët publik
Ligji nr. 08/l-197 për zyrtarët publik
Nenet Neni 23

E drejta e asociimit Zyrtarja/i publik ka të drejtë që të krijoj, t’i bashkohet dhe të largohet nga sindikata ose shoqata profesionale, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Nenet Neni 24

Zyrtarja/i publik ka të drejtën e pjesëmarrjes në grevë për të mbrojtur interesat ekonomike, sociale dhe profesionale në pajtim me legjislacionin përkatës për grevat dhe kur kjo lejohet me ligj të veçantë.

Nenet Neni 25

Të drejtat politike

1. Zyrtarja/i publik ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitete politike dhe të shprehë bindjet partiake vetëm jashtë orarit zyrtar të punës dhe jashtë ambienteve të institucionit publik.

2.Nëpunësja/i civil me përjashtim të nëpunëses/it civil të kategorisë së nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët drejtues, mund të jenë anëtare/ë të partive politike, por nuk mund të jenë anëtare/ë të organeve drejtuese qendrore dhe komunale të një partie politike.

3.Nëpunësja/i e shërbimit publik dhe nëpunësja/i teknik dhe mbështetës mund të jenë anëtare/ë të partive politike dhe anëtare/ë të organeve drejtuese të një partie politike, me përjashtim të nëpunëses/it së shërbimit publik të nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët drejtues, të cilët mund të jenë anëtare/ë të partive politike, por nuk mund të jenë anëtare/ë të organeve drejtuese qendrore dhe komunale të një partie politike.

4. Zyrtarja/i publik ka të drejtë të kandidojë dhe të zgjidhet në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës apo për organet komunale, përveç kur përcaktohet ndryshe me ligj.

5. Zyrtarja/i publik, e cila kandidon për zgjedhjet qendrore ose lokale, duhet të pezullojë pa pagesë vendin e punës shtatë (7) ditë para periudhës së hapjes zyrtare të fushatës. Pezullimi përfundon pesë (5) ditë pas mbylljes zyrtare të fushatës.

6. Në rast të zgjedhjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, zyrtarja/i publik, i cila pranon mandatin, pezullon marrëdhënien e punës prej datës së certifikimit të zgjedhjes së kandidatit deri në përfundim të mandatit përkatës, përjashtimisht stafit akademik universitar (profesore/i i/e rregullt, profesore/i i/e asociuar, profesore/i asistent, profesore/i, ligjërues/e, asistent/e) dhe profesionistëve shëndetësor.

7. Përjashtimisht, pezullimi në kuptim të paragrafit 6. të këtij neni, nuk mund të bëhet për pozitat të cilat janë me mandat.

8. Pas përfundimit të mandatit si i zgjedhur sipas paragrafit 6. të këtij neni, zyrtares/it publik i garantohet marrëdhënia e punës në institucionin ku ka qenë në marrëdhënie pune ose në një institucion tjetër, në pozitë të njëjtë ose ekuivalente, me kusht që plotëson kriteret për caktimin në pozitën në fjalë.

Nenet Neni 27.3

Nëpunësja/i civil ka të drejtë të paraqes ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës për çdo veprim apo mosveprim, që i cenon të drejtat apo interesat e ligjshme, të drejta këto që burojnë nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil

Nenet Neni 39.12

Kandidatet/ët e pakënaqur me procesin e rekrutimit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare kanë të drejtë ankese në KPMShCK sipas afatit të përcaktuar në ligjin përkatës për procedurën administrative’’

Nenet Neni 44.10

Kandidatet/ët e pakënaqur me procesin e rekrutimit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare kanë të drejtë ankese në KPMShCK sipas afatit të përcaktuar në ligjin përkatës për procedurën administrative’’

Nenet Neni 47.10

Kandidatet/ët e pakënaqur me procesin e rekrutimit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare kanë të drejtë ankese në KPMShCK sipas afatit të përcaktuar në ligjin përkatës për procedurën administrative’’

Nenet Neni 52.17

Nëpunësja/i civil e cila nuk është e kënaqur me vlerësimin si në paragrafin 13. nën-paragrafit 13.4. dhe 13.5. të këtij neni, ka të drejtë të paraqesë ankesë në KPMShCK, sipas afatit të përcaktuar në ligjin përkatës për procedurën administrative

Nenet Neni 88.1

Nëpunësja/i i shërbimit publik mund të ankohet kur pretendon se i janë shkelur të drejtat në marrëdhënien e punës. Të drejtën e ankesës e kanë dhe kandidatët në procedurë rekrutuese në shërbimin publik

Nenet Neni 7.1 & 7.2

1 Pranimi në detyrë i nëpunëses/it civil, nëpunëses/it së shërbimit publik, krijueses/it dhe performueses/it së artit dhe kulturës, si dhe nëpunëses/it teknik dhe mbështetës, bazohet në parimin e meritës, e mundësive të barabarta, profesionalizmit dhe integritetit, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë gjinor dhe të komuniteteve, përmes një procedure të hapur dhe konkurruese. 2  ‘’Pranimi në detyrë i nëpunëses/it së kabinetit bëhet përmes emërimit të drejtpërdrejtë nga titullarja/i e kabinetit përkatës’

Nenet Neni 10

Përfaqësimi i komuniteteve Në institucionet publike qendrore, minimum dhjetë për qind (10%) e vendeve të punës në të gjitha kategoritë e zyrtarëve publikë duhet të plotësohen nga pjesëtarët e komuniteteve, të cilat nuk janë shumicë në Kosovë dhe që përmbushin kriteret e pranimit, ndërsa në nivelin komunal, plotësimi i numrit të vendeve të punës për pjesëtarët e komuniteteve bëhet në pajtim me përqindjen e popullatës në atë komunë.

Nenet Neni 11

1 Çdo institucion publik, është i obliguar të punësojë persona me aftësi të kufizuar, duke ju ofruar kushte të përshtatshme të punës, dhe atë një (1) person me aftësi të kufizuar për çdo pesëdhjetë (50) të punësuar në atë institucion.

2 Obligimi i përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni vlen edhe për institucionet publike me më pak se pesëdhjetë (50) të punësuar që duhet të punësojnë së paku një (1) person me aftësi të kufizuar.

 3 Institucionet publike, me qëllim të plotësimit të kuotës sipas paragrafit 1. të këtij neni, mund të hapin konkurs të rekrutimit sipas dispozitave të këtij ligji vetëm për persona me aftësi të kufizuar.

 4 ‘’ Specifikat e marrëdhënies së punës së personave me aftësi të kufizuar, si dhe kriteret për zbatim të këtij neni përcaktohen me akt nënligjor nga Qeveria, pas propozimit të Ministrisë përgjegjëse për Mirëqenien Sociale.

Nenet Neni 20.1 & 20.2

1 Zyrtarja/i publik ka të drejtë për kushte të përshtatshme për kryerjen e detyrave të punës, duke përfshirë mjedisin e sigurt dhe të shëndetshëm të punës në përputhje me legjislacionin përkatës për siguri në punë, si dhe ruajtjen e integritetit dhe dinjitetit së zyrtares/it publik.

 2  Institucioni publik siguron mbrojtjen e të punësuarës/it gjatë ushtrimit të detyrës apo lidhur me të, përfshirë mbështetjen nga organet e specializuara, kur është e nevojshme

Ligjet Ligji nr. 08/l-228 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës
Ligji nr. 08/l-228 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës
Nenet Neni 6

1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet.

2. Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

3. E drejta e votës mund të kufizohet me vendim gjyqësor

Nenet Neni 89

1. Votuesi më të drejtë për të votuar ka të drejtë vote nëse ai/ajo është i regjistruar në Kosovë ose ka aplikuar suksesshëm për votim jashtë Kosovës siç përcaktohet në nenet 6 dhe 7 të këtij ligji.

2. Askush nuk e parandalon ose orvatet të parandalojë një votues me të drejtë për të votuar nga ushtrimi i së drejtës së tij/saj për të votuar.

3. Askush nuk lejohet të votojë në emër të një votuesi tjetër, përveç përmbushjes së rrethanave nga paragrafi 5 i këtij neni.

4. Secili votues e plotëson fletëvotimin e vet në fshehtësi mbrapa kabinës së votimit. Vetëm një person lejohet mbrapa kabinës së votimit gjatë një intervali të caktuar kohor përveç nëse votuesi ka kërkuar ndihmë nga personi tjetër, siç përcaktohet në paragrafin 5 të këtij neni.

5. Votuesi i cili është me aftësi të kufizuara në atë mënyrë që nuk është në gjendje të shënojë ose hedh fletëvotimin, mund të ndihmohet nga një person tjetër i zgjedhur nga votuesi, me kusht që personi që ndihmon është votues në qendrën e njëjtë të votimit me votuesin. Personi i tillë e ndihmon vetëm një votues dhe nuk është anëtar i KVV-së ose vëzhgues i akredituar, përjashtimisht për anëtarët e ngushtë të familjes. Për këtë lloj të votimit, KQZ do t’i caktojë kriteret me rregullën zgjedhore.

6. Kryesuesi i Këshillit të vendvotimit obligohet që të shënojë në librin e votimit, rastet e votimit me asistencë, duke përfshirë arsyet konkrete dhe të shënojë të dhënat personale të votuesit dhe të dhënat personale të personit që ka ndihmuar.

7. Personi i miratuar për të ndihmuar votuesin shkruan dhe nënshkruan emrin e tij/saj në Listën e duhur të Votuesve ose Zarfin për Fletëvotim me Kusht, afër emrit ose një hapësire tjetër të ofruar nga votuesi i cili është ndihmuar dhe arsyen e votimit me kusht.

8. Anëtarët e KVV-së nuk mund në asnjë mënyrë të ndikojnë në vendimin e votuesit.

9. Anëtarët e Këshillit të Vendvotimit dhe/ose stafi i Vendvotimit shpjegojnë procedurën e votimit vetëm nëse u kërkohet nga zgjedhësi.

10. Anëtarët e KVV-së kujdesen veçanërisht për të siguruar që zgjedhësi nuk shqetësohet nga askush përderisa shënjon fletën e tij të votimit, dhe se fshehtësia e votimit është plotësisht e siguruar.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-205 PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
LIGJI NR. 08/L-205 PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim përcaktimin, rregullimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit përkatësisht të drejtave të autorëve në lidhje me veprat e tyre nga fusha letrare, shkencore dhe artistike. Gjithashtu, mbron dhe rregullon edhe të drejtat e përafërta me të drejtën e autorit, përkatësisht të drejtat e interpretuesve, prodhuesve të fonogrameve, prodhuesve të filmave, organizatave transmetuese, të drejtat mbi veprat e pabotuara më parë, të drejtat e botuesve, të drejtat e botuesve të shtypit në lidhje me përdorimet në internet (në tekstin e mëtejmë: të drejtat e përafërta) dhe të drejtat sui generis të krijuesve të bazave të të dhënave.

Nenet Neni 15

Mbrojtja automatike e të drejtës së autorit pa asnjë formalitet

Autorët gëzojnë mbrojtje me drejtën e autorit për veprat e tyre vetëm me faktin se kanë krijuar veprën. Për ekzistencën dhe zbatimin e të drejtës së autorit nuk kërkohet regjistrimi i veprës apo ndonjë formalitet tjetër.

Nenet Neni 129.7

Kundër vendimit të gjykatës që ka vendosur masat e përkohshme ose paraprake, mund të ushtrohet ankesë e veçantë, për ndryshimin ose heqjen e masave. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit.

Nenet Neni 131.3

Bartësit e të drejtave mund të aplikojnë për një urdhër gjyqësor kundër ndërmjetësve, shërbimet e të cilëve përdoren nga një palë e tretë për të shkelur një të drejtë autori ose një të drejtë të përafërt

Nenet Neni 132.1

Gjykata, me kërkesën e të dëmtuarit, urdhëron shkelësin, i cili e ka ditur ose ka pas arsye të bazuara për ta ditur, ka kryer një shkelje, t’i paguajë bartësit të së drejtës dëmshpërblim në përputhje me dëmin që ka pësuar si pasojë e shkeljes.

Nenet Neni 132.2

Padia për shkeljen e të drejtave mund të paraqitet në gjykatë në afat prej tre (3) vjetësh nga dita kur paditësi ka marrë dijeni për shkeljen dhe identitetin e shkelësit

Nenet Neni 133

Gjykata mund të urdhërojë, me kërkesën e paditësit dhe me shpenzimet e shkelësit masat e duhura për shpërndarjen e informacionit në lidhje me vendimin, duke përfshirë publikimin e vendimit të tillë, tërësisht ose pjesërisht, në mjetet e informimit masiv, në rrethana të njëjta, gjykata mund të urdhërojë masa shtesë njoftimi, në përputhje me kërkesat e veçanta të çështjes, duke përfshirë një publicitet të lartë”.

Nenet Neni 137.3

Të gjitha ankesat lidhur me shkeljen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta, gjatë transmetimit dhe ritransmetimit të programeve do të procedohen nga KPM

Nenet Neni 129.1

Me kërkesë të palës propozuese,

Gjykata mund:

1.1. të lëshojë urdhër të përkohshëm kundër shkelësit të supozuar, me qëllim të ndalimit të shkeljes së mundshme të të drejtave të mbrojtura me këtë ligj, ose të ndalojë, në mënyrë të përkohshme, vazhdimin e shkeljes së pretenduar të të drejtave, ose të bëjë këtë subjekt të garancisë financiare me qëllim kompensimin e mbajtësit të të drejtës; një urdhër i përkohshëm mund të lëshohet gjithashtu edhe kundër një ndërmjetësi, shërbimet e të cilit përdoren nga një palë e tretë për të shkelur të drejtat e mbrojtura me këtë ligj;

1.2. të urdhërojë sekuestrimin ose dorëzimin e mallrave të dyshuara për shkelje të një të drejte që mbrohet me këtë Ligj, në mënyrë që të parandalohet hyrja ose qarkullimi i tyre komercial;

1.3. të urdhërojë kur është e nevojshme, në rast të moszbatimit të një mase sigurie të urdhëruar, një pagesë të përsëritur penaliteti ose gjobe, me synimin për të garantuar zbatimin e saj.

Nenet Neni 129.2

Në rastin e shkeljes së kryer në nivel komercial, nëse pala e dëmtuar dëshmon se rrethanat rrezikojnë marrjen e dëmshpërblimit, Gjykata mund të vendos bllokimin paraprak të pasurisë të luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të pretenduar, përfshirë bllokimin e llogarive bankare dhe pasurive të tjera. Për këtë qëllim, gjykata kompetente mund të kërkojnë informacione relevante ose qasje në dokumentet bankare, financiare ose dokumentet komerciale

Nenet Neni 129.3

Në lidhje me masat e përcaktuara në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, është në kompetencë të gjykatës, t’i kërkojë palës propozuese të ofrojë çdo provë të arsyeshme që ka në dispozicion, me qëllim që të provohet në shkallë të mjaftueshme, se pala propozuese është mbajtës i së drejtës dhe se të drejtat e tij janë shkelur, apo një shkelje e tillë është afër për të ndodhur.

Nenet Neni 129.4

Masat e përkohshme të përmendura në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, në rastet kur është e nevojshme, mund të merren pa dëgjuar palën kundërshtare, veçanërisht kur çdo vonesë do t’i shkaktonte bartësit të së drejtës dëme të pariparueshme. Në këtë rast palët njoftohen në kohë, më së voni pas ekzekutimit të masave. Një rishikim, duke përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, do të bëhet sipas kërkesë të palës kundërshtare apo shkelësit të supozuar, brenda një kohe të arsyeshme pas njoftimit të ekzekutimit të masave, me qëllim që të vendoset nëse ato masa do të modifikohen, revokohen ose konfirmohen

Nenet Neni 130.1

Pa paragjykuar dëmet e shkaktuara ndaj bartësit të së drejtës për shkak të shkeljes dhe pa kompensim të çfarëdo lloji, Gjykata mund të urdhërojë, me kërkesë të paditësit, që të merren masat e duhura në lidhje me mallrat që ata kanë gjetur se shkelin të drejtën e autorit ose një të drejtë të përafërt dhe, në rastet kur është nevojshme, në lidhje me materialet dhe mjetet e përdorura kryesisht në krijimin ose prodhimin e këtyre mallrave.”

Ligjet LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Nenet Neni 4

Fitimi i të drejtës në markë tregtare

1. E drejta për markë tregtare fitohet përmes regjistrimit në regjistrin e markave tregtare që e udhëheq API.

2. Personi vendas dhe i huaj mund të jetë pronar i markës tregtare në Republikën e Kosovës.

3. Palët në procedurë, ose personi që nuk është shtetas i Republikës së Kosovës apo nuk ka seli të regjistruar të biznesit në Republikën e Kosovës duhet të përfaqësohet në API vetëm përmes përfaqësuesve të autorizuar të cilët duhet ta përcaktojnë një adresë zyrtare për të gjitha komunikimet zyrtare me API.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-176 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRMBAJNË PROCEDURA TË VEÇANTA
LIGJI NR. 08/L-176 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRMBAJNË PROCEDURA TË VEÇANTA
Nenet Neni 32B.1

Pala e interesuar ka të drejtë të parashtrojnë ankesë kundër vendimit të institucioneve të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, në pajtim me rregullat e përcaktuara në Ligjin përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative

Nenet Neni 95A paragrafi 1 2 3

Neni 95A  paragrafi 1 “Kundër secilit vendim përfundimtar të nxjerr sipas Ligjit bazik lejohet ankesa në pajtim me rregullat e përcaktuara në Ligjin përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative”

Neni 95A  paragrafi  2 “ Kundër vendimeve të lëshuara në procedurë të inspektimit sipas këtij Ligji lejohet ankesa në pajtim me rregullat e përcaktuara në Ligjin përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative” 

Neni 95A  paragrafi  3 “Organ epror që shqyrton ankesat sipas këtij neni është: 3.1. Komisioni i ankesave i themeluar me vendim të Ministrit në Ministrinë përgjegjëse për shëndetësi për nivelet e kujdesit shëndetësor për të cilat është përgjegjëse Ministria. 3.2. Komisioni i ankesave i themeluar nga Kryetari i Komunës për nivelet e kujdesit shëndetësor për të cilat është përgjegjëse Komuna”.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-277 PËR SPORT
LIGJI NR. 08/L-277 PËR SPORT
Nenet Neni 5.1

Veprimet e institucioneve publike, organizatave sportive dhe të gjithë personave të përfshirë në sport bazohen në parimet e përgjithshme si në vijim:

1.4.  Mosdiskriminimi – garantimi i pjesëmarrjes në veprimtari sportive dhe në qasje në infrastrukturë sportive në përputhje me këtë ligj dhe rregullat e tjera përkatëse, si dhe ndalimi i diskriminimit në çfarëdo baze të përcaktuar me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi;

Ligjet LIGJI NR. 08/L-166 PËR TUBIME PUBLIKE
LIGJI NR. 08/L-166 PËR TUBIME PUBLIKE
Nenet Neni 9

Kufizimi i tubimit publik

1. Më së voni dyzet e tetë (48) orë para kohës së mbajtjes së tubimi publik, policia në koordinim me organizatorin, mund të vendosë kufizime rreth kohës, vendit dhe formës së tubimit publik. 2. Tubimeve publike që mbahen në vendet e mëposhtme mund t’u vendosen kufizime të domosdoshme dhe proporcionale sipas paragrafit 1 të këtij neni, nëse është e domosdoshme për të siguruar se ato nuk do të shkaktojnë pengesa të tepërta:

2.1. në afërsi të spitaleve, dhe vendeve ku mund të pengohen automjetet e ndihmës së parë dhe të prishet qetësia e të shtrirëve në spital;

2.2. në afërsi të çerdheve për fëmijë dhe shkollave gjatë kohës së mësimit;

2.3. në udhëkryqe dhe magjistrale, për të mos penguar qarkullimin e automjeteve; 2.4. në vende të tjera duke marrë parasysh kohën e mbajtjes së tubimit publik, numrin e pjesëmarrësve dhe qëllimin e tubimit publik, ku tubimi publik mund të pengojë seriozisht një numër të madh të individëve.

3. Kufizimet nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, duhet të jenë të ligjshme, proporcionale dhe të domosdoshme, për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare apo mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Këto kufizime nuk duhet të ndryshojnë qëllimin e mbajtjes së tubimit publik apo të zvogëlojnë ndjeshëm ndikimin e tij në publikun e synuar nga organizatorët. Kufizimet gjithashtu nuk duhet të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të pjesëmarrësve. 4. Kundër vendimit për kufizim të tubimit publik, mund të parashtrohet ankesë sipas procedurës së përcaktuar në nenin 10 paragrafët 3 dhe 4 të këtij ligji. Neni 10 Ndalimi i tubimit publik 1. Policia e Kosovës mund të ndalojë mbajtjen e tubimit publik, nëse kjo parashihet me ligj, është e domosdoshme, proporcionale dhe si masë e fundit, mbi bazën e një ose më shumë prej arsyeve të mëposhtme: 1.1. kur qëllimet e tubimit publik nxisin ose thërrasin për përdorimin e dhunës, urrejtjes racore, kombëtare, etnike, fetare, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale në mënyrën e cila mund të prish rendin publik. 1.2. ekziston dyshim i bazuar se tubimi publik do të rrezikojë rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve;

2. Për ndalimin sipas paragrafit 1 të këtij neni, policia nxjerr vendim me shkrim më së voni shtatëdhjetë e dy (72) orë para kohës së mbajtjes së tubimit publik. 3. Kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni, brenda njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i vendimit mund të paraqitet ankesë në Komisionin e ankesave për tubime publike në Ministrinë përgjegjëse për punë të brendshme.

4. Komisioni i ankesave vendos në lidhje me ankesën brenda dyzet e tetë (48) orëve nga paraqitja e ankesës.

5. Kundër vendimit të Komisionit mund të paraqitet padi në gjykatën kompetente.

6. Ministri i Ministrisë përgjegjëse për punë të brendshme, nxjerr akt nënligjor me të cilin përcaktohen detyrat, përgjegjësitë, përbërja dhe mandati i anëtarëve të Komisionit

Nenet Neni 4

E drejta për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime publike

1. Secili person pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi, përkatësisë nacionale, gjendje ekonomike e financiare, arsimore e sociale, të bindjeve politike apo bindjeve të tjera ose të çdo lloj rrethane tjetër personale, ka të drejtë të organizojë dhe të marrë pjesë në tubime publike, sipas rregullave të përcaktuara me këtë ligj.

2. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm me ligj dhe kur është e domosdoshme dhe proporcionale për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare apo mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Këto kufizime në asnjë mënyrë nuk mund të mohojnë thelbin e të drejtave të garantuara për lirinë e tubimeve publike dhe të drejtën për të organizuar ngjarjet publike e për të marrë pjesë në to.

Nenet Neni 10

Ndalimi i tubimit publik

1. Policia e Kosovës mund të ndalojë mbajtjen e tubimit publik, nëse kjo parashihet me ligj, është e domosdoshme, proporcionale dhe si masë e fundit, mbi bazën e një ose më shumë prej arsyeve të mëposhtme:

1.1. kur qëllimet e tubimit publik nxisin ose thërrasin për përdorimin e dhunës, urrejtjes racore, kombëtare, etnike, fetare, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale në mënyrën e cila mund të prish rendin publik.

1.2. ekziston dyshim i bazuar se tubimi publik do të rrezikojë rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve;

2. Për ndalimin sipas paragrafit 1 të këtij neni, policia nxjerr vendim me shkrim më së voni shtatëdhjetë e dy (72) orë para kohës së mbajtjes së tubimit publik.

3. Kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni, brenda njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i vendimit mund të paraqitet ankesë në Komisionin e ankesave për tubime publike në Ministrinë përgjegjëse për punë të brendshme.

Nenet Neni 12

Mbajtja e rendit në tubim publik

1. Policia është përgjegjëse për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tubimin publik.

2. Policia është përgjegjëse për sigurimin e të drejtës për organizimin, pjesëmarrjen dhe fjalën e lirë të secilit person në tubimet publike.

3. Policia mund të ndërhyjë në tubim publik me qëllim të mbajtjes së rendit dhe të ndërmarrë masa proporcionale dhe të domosdoshme vetëm në rastet kur:

3.1. mënyra e zhvillimit të tubimit publik është e tillë që mund të cenojë në mënyrë konkrete, rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose të drejtat e të tjerëve;

3.2. gjatë tubimit publik kryhen aktivitete kriminale;

3.3. ekziston një situatë emergjente që lidhet me sigurinë publike apo kur hapësira e shfrytëzuar nga tubimi publik kërkohet nga shërbimet e emergjencës.

4. Policia mund të urdhërojë largimin e një personi apo grupi personash nga tubimi publik, në rast se ata pengojnë zhvillimin normal të tubimit publik duke përdorur dhunë.

5. Gjatë mbajtjes së tubimit publik, policia mund të filmojë dhe të fotografojë me qëllim të identifikimit, në rast se ka dyshim të arsyeshëm se vepra penale ka ndodhur, është duke ndodhur ose ka gjasa reale që vepra penale mund të ndodhë.

6. Regjistrimet, filmimet dhe fotografitë e realizuara në tubime publike duhet të ruhen dhe shkatërrohen sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

7. Policia mund tё ndërmarrë veprime shtesë për sigurinë e përgjithshme duke vendosur barriera tё forta dhe krijimin e korridoreve tё sigurisë nё vende, apo në afërsi tё vendit ku mbahet tubimi publik.

8. Policia është e obliguar të mundësojë mbajtjen edhe të tubimit publik që nuk është lajmëruar por për të cilin është vënë në dijeni, përderisa tubimi publik nuk është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 14 të këtij ligji.

Nenet Neni 13

Veprimet dhe gjësendet e ndaluara në tubime publike

1. Pjesëmarrësve në tubimin publik u ndalohet të mbajnë armë.

2. Pjesëmarrësve të tubimit publik u ndalohet që të mbajnë apo bartin shenja, mbishkrime, apo gjësende të tjera dalluese me të cilat nxitet dhunë, urrejtje racore, kombëtare, etnike, fetare, të bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale.

Nenet Neni 15

Ngjarjet publike

1. Secili person pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi, përkatësisë nacionale, gjendje ekonomike e financiare, arsimore e sociale, të bindjeve politike apo bindje të tjera ose të çdo lloj rrethane tjetër vetjake, ka të drejtë të organizojë dhe të marr pjesë në ngjarje publike, sipas rregullave të përcaktuara me këtë ligj.

2. Të drejtën për të organizuar ngjarje publike e ka edhe personi juridik sipas rregullave të përcaktuara me këtë ligj.

Nenet Neni 16

Vendet ku mbahen ngjarjet publike

Ngjarjet publike mund të mbahen në vende publike apo në vende të hapura për publikun, të përshtatshme për mbajtjen e tyre. Kufizimet e paragrafit 2 të nenit 9 të këtij ligji zbatohen edhe për ngjarjet publike.

Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë ushtrimin e së drejtës kushtetuese për tubime publike, si dhe të drejtës për të organizuar dhe marrë pjesë në ngjarje publike.

2. Ky ligj gjithashtu ka për qëllim rregullimin e kohës dhe mënyrës së lajmërimit të tubimeve publike dhe ngjarjeve publike, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve dhe Policisë së Kosovës për zbatim të këtij ligji.

 

Nenet Neni 2

Fusha e veprimit

Dispozitat e këtij ligji janë të obligueshme për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, organizatorët, si dhe për pjesëmarrësit në tubime publike dhe ngjarje publike.

Nenet Neni 4

E drejta për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime publike

1. Secili person pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi, përkatësisë nacionale, gjendje ekonomike e financiare, arsimore e sociale, të bindjeve politike apo bindjeve të tjera ose të çdo lloj rrethane tjetër personale, ka të drejtë të organizojë dhe të marrë pjesë në tubime publike, sipas rregullave të përcaktuara me këtë ligj.

2. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm me ligj dhe kur është e domosdoshme dhe proporcionale për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare apo mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Këto kufizime në asnjë mënyrë nuk mund të mohojnë thelbin e të drejtave të garantuara për lirinë e tubimeve publike dhe të drejtën për të organizuar ngjarjet publike e për të marrë pjesë në to.

Për me shumë informata konsultojeni ligjin përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=70935

Ligjet LIGJI NR.08/L-175 PËR MBROJTJEN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
LIGJI NR.08/L-175 PËR MBROJTJEN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve bazë, standardeve minimale të sigurisë si dhe një sistemi unik për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.

2. Me këtë ligj themelohet Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (në tekstin e mëtejmë: AMIK) ku përcaktohet misioni, organizimi, funksionimi, detyrat dhe përgjegjësitë e saj.

3. Ky ligj është në harmoni me legjislacionin e BE-së, si në vijim:

3.1. Vendimin e Këshillit të 23 shtatorit 2013 mbi rregullat e sigurisë për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të BE-së.

Nenet Neni 3

Mbrojtja e informacionit të klasifikuar

1. Informacioni i klasifikuar mbrohet në përputhje me këtë ligj.

2. Çdo person të cilit i është besuar informacioni i klasifikuar ose është njohur me përmbajtjen e tij, është përgjegjës për mbrojtjen e tij në përputhje me këtë ligj.

3. Tërësia e informacionit të klasifikuar mbrohet sipas nivelit më të lartë të klasifikimit që e posedon përbërësi i tij.

Nenet Neni 6

Kategoritë e Informacionit që klasifikohen

1. Informacioni klasifikohet vetëm nëse është e nevojshme dhe nëse bie brenda një apo më shumë prej këtyre kategorive:

1.1. projekte, plane, sisteme apo operacione që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës;

1.2. informacion i shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare, marrëdhënie apo veprimtari ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, të cilat mbrohen nga ekspozimi i pa autorizuar;

1.3. veprimtari, burime informative dhe metodat e punes së organeve dhe institucioneve të inteligjencës që lidhen me sigurinë e Republikës së Kosovës;

1.4. sisteme, instalime, infrastruktura, projekte, plane apo shërbime të mbrojtjes që lidhen me interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës;

1.5. veprimtari shkencore, teknologjike, ekonomike, financiare që lidhen me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.6. sisteme kriptologjike, çështjet dhe problemet kriptologjike;

1.7. plane operimi dhe përdorimi të sistemit të komunikimit të informacioneve të klasifikuara dhe kriptologjisë;

1.8. vlerësimet e rrezikut, raportet e inspektimit lidhur me mangësitë të sistemit të kriptologjisë;

1.9. plane për identifikimin, zvogëlimin dhe menaxhimin e rrezikut që paraqitet në sistemin e komunikimit elektronik;

1.10. plane, projekte, programe për sigurimin e sistemeve të komunikimit të informacionit të klasifikuar;

1.11. informacionet e mbledhura nëpërmjet operacioneve specifike dhe përgjimeve elektronike që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Nenet Neni 7

Ndalimi i klasifikimit të informacionit

1. Ndalohet klasifikimi i informacionit kur ai bëhet me qëllim që:

1.1. të fshehë shkeljet e ligjit, keqpërdorimin e autoritetit, mosefikasitetin apo gabimin administrativ;

1.2. t’i privojë të drejtën e njohjes një personi, organizate apo institucioni;

1.3. të pengojë apo të vonojë dhënien e informacionit qe nuk kërkon mbrojtje në interes të sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.4. të kufizojnë konkurencën.

Nenet Neni 8

Nivelet e klasifikimit

1. Informacioni nisur nga përmbajtja, vlera dhe interesi shtetëror klasifikohet në njërin nga këto nivele:

1.1. “TEPËR SEKRET”, zbulimi i paautorizuar i të cilit sipas vlerësimit të arsyeshëm do të shkaktonte dëm jashtëzakonisht të rëndë për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.2. “SEKRET”, zbulimi i paautorizuar i të cilit do t’i dëmtonte seriozisht interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.3. “KONFIDENCIAL”, zbulimi i paautorizuar i të cilit do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.4. “I KUFIZUAR”, zbulimi i paautorizuar i të cilit do të ishte i pafavorshëm për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.

2. Autoriteti i Klasifikimit i shmanget klasifikimit të tepërt të informacioneve dhe atyre u cakton vetëm nivel të tillë të klasifikimit që është i nevojshëm për të ruajtur interesat e Republikës së Kosovës.

 

Kohëzgjatja e klasifikimit

1. Informacioni klasifikohet për aq kohë sa e kërkon interesi i sigurisë së Republikës së Kosovës.

2. Afatet e ruajtjes së klasifikimit janë:

2.1. informacioni i klasifikuar: “I KUFIZUAR” një (1) vit;

2.2. informacioni i klasifikuar: “KONFIDENCIAL” pesë (5) vite;

2.3. informacioni i klasifikuar: “SEKRET” pesëmbëdhjetë (15) vite; dhe

2.4. informacioni i klasifikuar: “TEPËR SEKRET” pesëdhjetë (50) vite.

3. Llogaritja e afateve të ruajtjes së klasifikimit fillon nga data e prodhimit të informacionit të

klasifikuar.

4. Në rast se Autoriteti Klasifikues konsideron se informacioni duhet të mbrohet më gjatë se sa që është paraparë në paragrafin 2 të këtij neni ai nxjerr vendim të ri për klasifikim në pajtim me nenin 8 të këtij ligji. Vendimi i tillë nuk guxon të merret më herët se gjashtë (6) muaj para datës së paraparë për deklasifikim sipas paragrafit 1 të këtij neni.

Nenet Neni 11

Deklasifikimi

1. Informacioni deklasifikohet atëherë kur nuk ka më nevojë për mbrojtje dhe kur zbulimi i tij nuk përbën më rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës.

2. Autoriteti i Klasifikimit, nga i cili informacioni i klasifikuar e ka origjinën, e bën deklasifikimin e tij.

3. Rastet e deklasifikimit të informacionit të klasifikuar janë: 3.1. kur publikimi i tij diktohet nga interesat shtetërorë më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur të klasifikuar;

3.2. ndodhinë e një ngjarje apo të një date të veçantë siç përcaktohet nga autoriteti i klasifikimit.

4. Zbulimi i paautorizuar i informacionit të klasifikuar nuk përbën shkak për deklasifikimin e tij.

5. Autoriteti klasifikues i cili ka bërë deklasifikimin e informacionit obligohet t’i njoftojë të gjitha institucionet të cilat e kanë në posedim informacionin e klasifikuar.

6. Procedurat për zbatimin e këtij neni, rregullohen me akt nënligjor të propozuar nga AMIK dhe të miratuar nga Qeveria.

Ligjet LIGJI NR.08/L-248 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-131 PËR SKEMAT PENSIONALE TË FINANCUARA NGA SHTETI
LIGJI NR.08/L-248 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-131 PËR SKEMAT PENSIONALE TË FINANCUARA NGA SHTETI
Nenet Neni 8/A.1

Pensioni parcial kontributpagues i moshës 1. Personat që kanë kontribuar sipas Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor Nr. 011-24/83 (Gazeta Zyrtare e KSAK Nr. 26/83) para datës 01.01.1999 por nuk e arrijnë stazhin pensional prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh kontribute si periudhë kushtëzuese për shkak se janë larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme, mund të kualifikohen në skemën e pensionit parcial kontributpagues të moshës sipas kritereve dhe kushteve të përcaktuara në këtë nen.

Nenet Neni 5

Mjetet financiare për pagesën e të gjitha pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-230 PЁR VLERËSIMIN STRATEGJIK MJEDISOR
LIGJI Nr. 03/L-230 PЁR VLERËSIMIN STRATEGJIK MJEDISOR
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është që me vlerësim strategjik mjedisor të planeve dhe programeve, të sigurojë shkallë të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

2. Ky ligj përcakton kushtet, mënyrën dhe procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, të planeve dhe programeve të caktuara, (në tekstin e mëtutjeshëm VSM) përmes integrimit të parimeve të mbrojtjes së mjedisit në procedurën e përgatitjes, miratimit dhe realizimit të planeve dhe programeve, me synim të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Nenet Neni 3

Fushëveprimi

1. VSM për planet dhe programet bëhet atëherë kur ekziston mundësia që realizimi i tyre të shkaktojë dëme të konsiderueshme në mjedis.

2. Hartimi i raportit për VSM është i detyrueshëm për planet dhe programet nga fusha e planifikimit hapësinor dhe urbanistik, në shfrytëzimin e tokës, bujqësisë, pylltarisë, peshkatarisë, energjetikës, industrisë, minierave, komunikacionit, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin e ujërave, telekomunikacionit, turizmit, të cilat japin kornizën për zhvillimin e ardhshëm të projekteve të cilat i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis në përputhje me Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis si dhe për planet dhe programet të cilat, duke marrë parasysh lokacionin në të cilin realizohen, mund të ndikojnë në zonat e mbrojtura, në habitatet natyrore dhe në florën e faunën e egër.

3. Për planet dhe programet nga paragrafi 1. i këtij neni, me të cilat parashihet edhe shfrytëzimi i sipërfaqeve të vogla në nivel lokal ose në rastet e modifikimeve të vogla të planeve ose programeve, të cilat nuk kërkojnë procedurë të rregullt për miratim si dhe për planet ose programet të cilat nuk janë të cekura në paragrafin 2. të këtij neni, vendimin për VSM e merr autoriteti përgjegjës i planit ose programit, nëse sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj, vërteton se ekziston mundësia e ndikimit të theksuar në mjedis.

4. VSM nuk bëhet për planet dhe programet të cilat i dedikohen mbrojtjes së vendit, evitimit të pasojave nga katastrofat natyrore dhe për planet financiare dhe buxhetore.

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2711

Ligjet LIGJI NR. 08/L-145 PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E INTEGRUAR TË NDOTJES
LIGJI NR. 08/L-145 PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E INTEGRUAR TË NDOTJES
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim të përcaktoj kompetencat, procedurat dhe përgjegjësitë e institucioneve për pajisjen me leje të impianteve, mbikëqyrjen inspektuese, si dhe detyrimet e operatoreve, lidhur me parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes nga veprimtaritë e ndryshme industriale në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë për mbrojtjen e mjedisit.

2. Ky ligj është pjesërisht në përputhshmëri me Direktivën 2010/75/BE për emisionet industriale (parandalimi dhe kontrolli i integruar i ndotjes).

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

1. Ky ligj zbatohet ndaj të gjithë personave fizik dhe juridik, dhe të gjitha autoriteteve publike dhe private, veprimtaritë e ndryshme industriale, aktiviteti i të cilave në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë shkakton ndotjen e ajrit, ujit, tokës dhe gjenerimin e mbeturinave.

2. Ky ligj nuk zbatohet për veprimtaritë hulumtuese, zhvilluese ose testimin e produkteve të reja dhe proceseve.

Vegëza e ligjit përkatës: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=71734

Ligjet LIGJI NR. 08/L-181 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
LIGJI NR. 08/L-181 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim:

1.1. të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit përmes parandalimit të dëmeve dhe efekteve negative në mjedis të projekteve publike apo private;

1.2. të përcaktoj rregullat dhe procedurat për identifikimin dhe vlerësimin e ndikimeve të projekteve në mjedis, për të siguruar parandalimin ose zvogëlimin e ndikimeve negative të projekteve të propozuara publike dhe private;

1.3. garantimin e një procesi gjithëpërfshirës dhe të hapur vendimmarrjeje përmes përcaktimit të rregullave dhe procedurave administrative, gjatë procesit të vendimmarrjes për pajisje me pëlqim mjedisor.

2. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me Direktivën 2014/52/EU e Parlamentit Europian dhe Këshillit e dt.16 prill 2014 e cila ndryshon Direktivën 2011/92/EU mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis të projekteve të caktuara publike dhe private.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

1. Dispozitat e këtij ligji janë të detyrueshme për vlerësimin e ndikimeve të projekteve aktiviteti i të cilëve në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikon në mjedis, shëndetin e njeriut, biodiversitetin, tokën, dheun, ujin, ajrin, klimën, pasuritë materiale, trashëgiminë kulturore dhe peizazhin duke i’u kushtuar rëndësi të veçantë specieve dhe habitateve të mbrojtura me ligjet përkatëse si dhe për institucionet të cilat merren me zbatimin e dispozitave të këtij ligji.

2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për projekte që qëllim të vetëm kanë reagimin ndaj emergjencave civile dhe për qëllimet e mbrojtjes kombëtare sipas vlerësimit rast për rast, nëse një gjë e tillë parashikohet në legjislacionin që ka të bëjë me këto projekte, konsiderohet se zbatimi i tyre do të ketë ndikim negativ në mjedis.

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=68708

Ligjet LIGJI NR. 04/L-174 PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
LIGJI NR. 04/L-174 PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinor për tërë territorin e Kosovës si vlerë e përgjithshme kombëtare, përmes qeverisjes së mirë, shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

2. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë qeverisje të qëndrueshme, shfrytëzim efikas të fondeve publike, parakushte për zhvillim social dhe ekonomik të baraspeshuar, rregullim të qëndrueshëm të hapësirës, duke siguruar trajtim të barabartë, lëvizje të lirë dhe qasje adekuate në shërbimet publike për qytetarët.

 

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

Ky Ligj përcakton parimet bazë të planifikimit hapësinor, kushtet dhe mënyrën e zhvillimit dhe rregullimit hapësinor, llojet, ecuritë dhe përmbajtjen e planeve, përgjegjësitë e subjekteve administrative të nivelit qendror dhe lokal për hartimin dhe zbatimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor, mbikëqyrjen administrative për zbatimin e këtij ligji, si dhe aktivitetet të cilat ndërmerren në planifikim hapësinor dhe rregullim territorial në Republikën e Kosovës. 

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8865

Nenet Neni 4

Parimet

1. Planifikimi hapësinor dhe rregullimi duhet të bazohen në parimet e mëposhtme:

1.2. promovimin e procesit demokratik të pjesëmarrjes publike dhe përfshirjen ndër-sektoriale në formulimin e strategjive zhvillimore dhe dokumenteve të planifikimit hapësinor;

1.3. promovimin e transparencës së plotë në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes, duke siguruar qasje publike për palët e interesuara në të dhëna, harta, grafikone, të drejta dhe në të gjitha dokumentet e planifikimit hapësinor;

1.8. promovimin e pjesëmarrjes publike në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor;