Pasqyra e ligjeve në fuqi

Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSI,
LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSI,
Nenet Neni 4

Kushtet e ofrimit të shërbimeve të punësimit nga APRK

2. Zyrat e Punësimit gjatë ndërmjetësimit në punësim  trajtojnë palët pa diskriminim në bazë të prejardhjes etnike, gjinisë, moshës, fesë, mendimit politik, ngjyrës, apo ndonjë formë tjetër të diskriminimit që rregullohet sipas dispozitave ligjore në fuqi

Nenet Neni 15

Detyrimet e punëdhënësve të regjistruar

2. Punëdhënësit e regjistruar nuk duhet të publikojnë shpallje të vendeve të lira të punës që përmbajnë kufizime apo diskriminime në bazë të gjinisë, përkatësisë kombëtare, moshës, fesë, ngjyrës së lëkurës dhe çështje tjera që mbrohen me ligje përkatëse.

 

Ligjet LIGJI NR. 02/L-65 LIGJI CIVIL KUNDËR SHPIFJES DHE FYERJES
LIGJI NR. 02/L-65 LIGJI CIVIL KUNDËR SHPIFJES DHE FYERJES
Nenet Neni 9

Imuniteti 

Deklaratat e dhëna nuk bartin përgjegjësi në bazë të këtij Ligji nëse i padituri dëshmon se ato janë bërë në cilën do nga rrethanat në vijim:

l) një raportim i drejtë dhe saktë mbi konstatimet ose vendimet e një shoqate që ka formalisht kompetencën e të gjykuarit ose të kontrollit me qëllimin për të ndihmuar artin, shkencën, fenë, arsimin, tregtinë, biznesin, industrinë, sportet, argëtimin ose çështjet e bamirësisë si dhe profesionet e tjera.

Nenet Neni 1

Qëllimi i Ligjit 

Ky Ligj ka për qëllim të rregullojë përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje duke siguruar: 

a)  Të drejtën e lirisë së shprehjes siç garantohet me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të dt. 15 maj 2001) dhe me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. 

b)  Rregullat që kanë të bëjnë me shpifjen dhe fyerjen të mos vënë kufij të paarsyeshëm mbi lirinë e shprehjes duke përfshirë edhe publikimin dhe diskutimin e çështjeve me interes të rëndësishëm për publikun. 

Nenet Neni 2

Interpretimi i Ligjit 

2.1. Ky Ligj do të interpretohet në mënyrën e cila siguron se aplikimi i dispozitave të tij e maksimalizon parimin e lirisë së shprehjes dhe do të jetë në pajtim me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, siç zbatohet në praktikat ligjore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

2.2. Në rast të ndonjë konflikti në mes të këtij ligji dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, do të zbatohet Konventa dhe praktika ligjore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nenet Neni 7

Publikimet e arsyeshme 

Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë të një çështjeje me interes publik, nëse ata dëshmojnë se ishte e arsyeshme në të gjitha rrethanat për një person në pozitën e tyre të përhapte materialin me qëllim të mire, duke marrë parasysh rëndësinë e lirisë së shprehjes në lidhje me çështje të interesit publik që ai të marrë në kohë informacion për çështje të tilla. 

Nenet Neni 8

Opinionet 

Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë të cilën gjykata e ka vlerësuar të jetë një deklarim i opinionit, me kusht që opinioni të jetë shprehur me qëllim të mirë dhe të jetë bazuar në ndonjë fakt. 

Nenet Neni 14

Kompensimi për shpifjen 

14.4. Në rastet kur gjykatat caktojnë lartësinë e kompensimit në të holla në bazë të paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni, duhet të marrin parasysh çdo kompensim vullnetar ose që nuk është në të holla, si dhe të pasojave të mundshme cenuese të vendimit gjyqësor ndaj lirisë së shprehjes. 

Nenet Neni 4

Veprimi kundër shpifjes dhe fyerjes

4.1. Një person ka të drejtë të kërkojë përmes procedurës gjyqësore të ndalë shpifjen dhe fyerjen dhe premtimin se shpifja apo fyerja nuk do të përsëritet në të ardhmen, tërheqjen e informacionit shpifës apo fyes ndaj personalitetit të tij/saj dhe kompensimin për dëmin moral dhe material të shkaktuar nga shpifja dhe fyerja, përveç nëse është konstatuar njëra nga përjashtimet e përgjegjësisë në pajtim me këtë Ligj.

4.2. Në qoftë se shpifja dhe fyerja është kryer përmes një mediumi masiv, patjetër duhet të demantohet në të njëjtin medium masiv dhe ti ipet rëndësia e njëjtë. Përgënjeshtrimi do të publikohet brenda tetë (8) ditëve pas pranimit të kërkesës relevante në rastin e gazetave ditore dhe në të njëjtën faqe ku është publikuar shpifja dhe fyerja, në botimin e ardhshëm të një botimi periodik apo një agjencie telegrafike dhe brenda tetë (8) ditëve në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtën kohë të ditës në rastin e informacionit të transmetuar.

4.3. Në rastin kur informacioni shpifës ose fyes është i drejtuar ndaj një fëmije, prindi ose kujdestari i tij ligjorë mund tё inicojë procedurën kundër shpifjes dhe fyerjes para gjykatës kompetente sipas këtij Ligji.

4.4. Në rastin kur informacioni shpifës ose fyes është i drejtuar ndaj një të vdekuri, trashëgimtari i shkallës së parë të tij mund të inicojë procedurën kundër shpifjes dhe fyerjes para gjykatës kompetente sipas këtij Ligji, me kusht që shpifja dhe fyerja i ka shkaktuar dëm reputacionit të trashëgimtarit.

Nenet Neni 5

Përgjegjësia për shpifje dhe fyerje

5.1. Një person është përgjegjës për shpifje ose fyerje në qoftë se ai/ajo ka kryer ose përhapur shprehjen e shpifjes ose fyerjes përveç nëse është konstatuar njëra nga përjashtimet e përgjegjësisë në pajtim me këtë Ligj.

5.2. Për shpifjen ose fyerjen e kryer përmes subjekteve mediale, personat që vijojnë janë bashkëpërgjegjës ose përgjegjës individual: autori, redaktori, ose publikuesi apo dikush që ndryshe nga ata ushtrojnë kontroll mbi përmbajtjen e saj.

5.3. Kur shpifja ose fyerja ka të bëjë me një çështje të interesit publik ose kur personi i shpifur ose fyer është ose ka qenë zyrtar publik ose është kandidat për një pozitë publike, mund të ketë përgjegjësi për shpifje ose fyerje vetëm nëse autori ka ditur se informacioni ka qenë i rrejshëm ose ka vepruar me mospërfillje të pamatur për vërtetësinë e tij.

5.4. Autoritetet publike ndalohen nga paraqitja e kërkesës për kompensim për dëmin e shkaktuar  nga shpifja ose fyerja. Zyrtarët publikë mund të paraqesin kërkesë për kompensim e dëmit nga shpifja apo fyerja privatisht dhe ekskluzivisht në kapacitetin e tyre personal.

Nenet Neni 7

Publikimet e arsyeshme

Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë të një çështjeje me interes publik, nëse ata dëshmojnë se ishte e arsyeshme në të gjitha rrethanat për një person në ozitën e tyre të përhapte materialin me qëllim të mire, duke marrë parasysh rëndësinë e lirisë së shprehjes në lidhje me çështje të interesit publik që ai të marrë në kohë informacion për çështje të tilla.

Nenet Neni 8

Opinionet

4 Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë të cilën gjykata e ka vlerësuar të jetë një deklarim i opinionit, me kusht që opinioni të jetë shprehur me qëllim të mirë dhe të jetë bazuar në ndonjë fakt

Nenet Neni 11

Neni 11

Kufijtë e përgjegjësisë

11.1. Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë për të cilën ai ose ajo nuk kanë qenë autor, redaktor ose botues dhe ai ose ajo nuk kishte dijeni, dhe nuk ekziston arsye të besohet, se ai ose ajo kontribuan në përhapjen e shpifjes dhe fyerjes.

11.2. Në lidhje me një deklaratë të posaçme, personat, funksioni i veçantë i të cilëve është i kufizuar për sa i përket sigurimit të mundësisë teknike për tu lidhur në Internet dhe të transmetojnë të dhëna me anë të Internetit, ose për të ruajtur plotësisht ose pjesërisht një websajt, nuk do të jenë përgjegjës për shpifje dhe fyerje në lidhje me këtë deklaratë, me kusht që gjykata të ketë vendosur se ata persona kanë ndërmarrë masat e arsyeshme për të shmangur publikimin e materialit.

11.3. Një person nuk do të mendohet se ka dhënë një deklaratë për qëllimet e paragrafit 2 të këtij neni, vetëm sepse dikush ka pretenduar se deklarata përbën shpifje dhe fyerje.

11.4. Paragrafi 2 i këtij neni nuk do të zbatohet, në kontekstin e një vepre shpifëse apo fyese, tek cilado shkallë gjyqësore që përfshin personin në fjalë dhe kërkon nga ai që të ndërmarrë veprime për të parandaluar publikimin e mëtejshëm të një deklarate.

11.5. Për publikimet e medias për të cilat mund të thuhet se publikohen me baza të vazhdueshme, siç janë websajtet në Internet, publikimi në një vend, në një formë, do të konsiderohen se janë një publikim i vetëm.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-44 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE
LIGJI Nr. 04/L-44 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE
Nenet Neni 22

Neni 22

Aplikimet për licencat e transmetimit

 

3.Licenca e transmetimit nuk i lëshohet ose nuk do të vazhdoj t’i jepet:  

3.1. partisë politike, bashkësisë fetare, grupit ose organizatës e cila menaxhohet nga individi i cili mban post të zgjedhur ose është anëtar i një organi ekzekutiv të një partie politike.

Nenet Neni 9

Politika e transmetimit

1. Politika e transmetimit e përcaktuar nga KPM-ja duhet të jetë në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, legjislacionin përkatës të BE-se e në veçanti me Direktivën e Komisionit Evropian AVMS duke respektuar plotësisht demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes

Nenet Neni 5

Neni 5

1.Detyrë dhe përgjegjësi e KPM-së është të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.

2.Objektiv shtesë i KPM-së i cili i nënshtrohet objektivit parësor të saj, është të kontribuojë në profesionalizimin e shërbimeve mediale audiovizuele.

3.Pa paragjykuar arritjen e këtyre objektivave, KPM-ja mbështet lirinë dhe pluralizmin e shërbimeve mediale audiovizuele.

Nenet Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e kompetencave të Komisionit të Pavarur të Mediave (në tekstin e mëtejmë: KPM) me qëllim të promovimit të zhvillimit të një tregu të shëndoshë të shërbimeve mediale audiovizuele që u shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Nenet Neni 3

Kompetencat e KPM-së

1. KPM-ja është organ i pavarur i cili është kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit. KPM-ja rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

1.1. KPM-ja përgatit Strategjinë për kalim ne transmetim Digjital ne Republikën e Kosovës si dhe dokumentet tjera strategjike për shërbimet mediale audiovizuele, për miratim nga Qeveria.

2. Komisioni i Pavarur i Mediave, përveç kompetencave të përcaktuara në Kushtetutë, ushtron edhe këto kompetenca:

2.1. licencon transmetuesit publik e privat dhe i ripërtërin licencat, duke iu dhënë subjekteve të autorizuara të drejtën e përdorimit të frekuencave në Spektrin e Frekuencave të Transmetimit si dhe licencon të gjitha shërbimet mediale audiovizuele;

2.2. vendosjen e sanksioneve për subjektet e licencuara të cilat bëjnë shkeljen e rregulloreve të komisionit apo të kushteve dhe termeve të licencës;

2.3. shqyrton në mënyrë periodike Planin e frekuencave të transmetimit, do të bëjë ndryshime të nevojshme si dhe njofton autoritetin përkatës – ART-në në lidhje me çdo ndryshim të planit frekuencor;

2.4. aprovon kushtet për licencim dhe vendos në lidhje me aplikimet për licencat dhe për rilicencim si dhe dhënien e të drejtës së përdorimit të frekuencave sipas planit të Spektrit të Frekuencave të Transmetimit;

2.5. mbledh taksat për shfrytëzimin e frekuencave transmetuese nga subjektet e licencuara për shërbime mediale audiovizuele dhe nga operatorët e rrjeteve; 2.6. nxjerr akte nënligjore për rregullimin e transmetimit dhe të shërbimeve mediale audiovizuele, të cilat nevojiten për të kryer funksionet e saj në pajtim me standardet ndërkombëtare;

2.7.shqyrton propozimin për buxhetin vjetor të KPM-së dhe përmes Ministrisë përkatëse e dërgon në Kuvend për miratimin e tij përfundimtar;

2.8. i paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës, deri me 31 mars te vitit vijues një raport vjetor, duke përfshirë edhe të dhënat e plota në lidhje me përcaktimin dhe zbatimin e politikës së transmetimit, dhënien e licencave dhe të ankesave, sanksionet që zbatohen dhe vendimet në lidhje me to, aktivitetet financiare, aktivitetet e tjera të transmetimit si dhe objektivat për vitin e ardhshëm. Raporti vjetor duhet të bëhet publik pas miratimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

2.9. emëron Kryeshefin e Zyrës Ekzekutive në pajtim me nenin 17 të këtij ligji;

2.10.nxjerr Kodin e Etikës për anëtarët dhe personelin e KPM-së;

 2.11.nxjerr akte nënligjore që janë të nevojshme për zbatimin e këtij ligji.

Nenet Neni 4

Juridiksioni i KPM-së

1. KPM-ja ka juridiksion mbi ofruesit e shërbimeve mediale si vijon:

1.1. të cilat janë të themeluara dhe që vendimet redaktuese janë nxjerrë në Republikën e Kosovës;dhe

1.2. kur ofruesi i shërbimit medial ka zyrën qendrore në Republikën e Kosovës por, vendimet redaktuese janë marrë në vendet e BE-së apo në vendet e tjera.

Nenet Neni 9

Politika e transmetimit

1. Politika e transmetimit e përcaktuar nga KPM-ja duhet të jetë në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, legjislacionin përkatës të BE-se e në veçanti me Direktivën e Komisionit Evropian AVMS duke respektuar plotësisht demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

2. Politika e transmetimit duhet të jetë në pajtim me legjislacionin përkatës të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

3. Politika e transmetimit, e përcaktuar nga KPM-ja, duhet të mbrojë dhe promovojë produksionin vendor, të promovojë shërbime cilësore të shumëllojshme duke përfshirë shtrirjen gjeografike në mënyrën më të mirë të mundshme për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë, të nxisë programe edukative cilësore, të promovojë qëndrueshmëri financiare dhe cilësi teknike të transmetimit në Kosovë, të promovojë përdorimin e teknologjisë së re, si dhe të reagojë në të drejtën e publikut për të ditur dhe për t’u njoftuar përmes promovimit të programeve të sakta dhe informative.

4. Politika e transmetimit do të promovojë transmetimin e programeve vendore me karakter edukativ, arsimor dhe kulturor sidomos për të rinjtë. Programet duhet të pasqyrojnë kërkesat për barazi mes qytetarëve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

5. Politika e transmetimit promovon produksione Evropiane me origjinë nga Shtetet anëtare si dhe produksione me origjinë nga shtetet e treta Evropiane të përfshira në Konventën Evropiane për Televizionin pakufi të Këshillit të Evropës.

 6. Politika e transmetimit, do të promovojë zbatimin e dispozitave të cilat parandalojnë monopolizimin e transmetimit në Kosovë duke promovuar konkurrencë të drejtë për ofrimin e shërbimeve mediale audiovizuele.

 

Nenet Neni 34

Qasja e personave me aftësi të kufizuar

 KPM-ja do të inkurajojë ofruesit e shërbimeve audiovizuele që të sigurojnë që shërbimet e tyre në mënyrë graduale bëhen të qasshme për njerëzit apo personat me paaftësi dëgjimi dhe të të pamurit.

Nenet Neni 21

Licenca e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre

1.Për të ushtruar transmetim në Kosovë sipas kushteve të këtij ligji kërkohet licenca për transmetim, të cilën e lëshon KPM-ja.

2.Licencat e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre bëhet për një afat shtatë (7) vjeçar për radio transmetime, ndërsa afati dhjetë (10) vjeçar është për shërbime mediale audiovizuele dhe për operatorët e rrjeteve për ofrimin e shërbimeve mediale me përmbajtje audiovizuele.

3.Licencat nuk mund të shfrytëzohen dhe barten pa autorizimin dhe pa aprovimin paraprak me shkrim të KPM-së. 4.Subjektet e licencuara duhet të veprojnë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, në përputhje me politikat transmetuese, në pajtueshmëri të plotë më të gjitha aktet nënligjore si dhe me kushtet dhe termet e licencës, siç janë të përcaktuara nga KPM-ja.

Nenet Neni 33

Mbrojtja e fëmijëve dhe e të miturve

1. KPM-ja do të ndërmarrë masat e duhura për të siguruar që transmetuesit televiziv nga transmetuesit nën juridiksionin e tyre nuk përfshijnë asnjë program i cili mund të dëmtonte në mënyrë serioze zhvillimin fizik, mental dhe moral të të miturve, në veçanti programet më përmbajtje pornografike ose dhunë ekstreme.

2. Masat e ofruara nga paragrafi 1 kanë efekt po ashtu në programet tjera të cilat do të mund ta dëmtonin zhvillimin fizik, mental dhe moral të të miturve me përjashtim të rasteve kur është siguruar, me anë të selektimit të kohës nga transmetuesi ose nga ndonjë masë teknike, që të miturit në hapësirën e transmetimit nuk do ta shohin ose dëgjojnë transmetimin e tillë.

3. Në ndërkohë, kur programet e tilla transmetohen në formë të pakoduar, KPM-ja do të sigurojë që ato janë të shoqëruara nga një vërejtje akustike ose janë të identifikuara me prezencën e një simboli pamor gjatë kohëzgjatjes së tyre.

4. Shërbimet mediale audiovizuele me pagesë që mund të dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor apo moral të të miturve vihen në dispozicion vetëm në atë mënyrë që siguron se të miturit, në rrethana normale, nuk do t’i shohin apo dëgjojnë shërbimet e tilla mediale audiovizuele me pagesë.

Nenet Neni 35

E drejta e reagimit në transmetimin televiziv E drejta e korrigjimit të informatave të transmetuara, apo replikës ndaj një informate të transmetuar, ushtrohet në pajtim me Kodin Etik të Transmetuesve.

Ligjet LIGJI NR. 04/-L-025 PËR NISMA LEGJISLATIVE
LIGJI NR. 04/-L-025 PËR NISMA LEGJISLATIVE
Nenet Neni 10

E drejta e nismës legjislative nga qytetarët

3.  Ndalohet çdo formë e diskriminimit apo kufizimit për të propozuar ligje në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Ligjet LIGJI NR. 03/L-072 PËR ZGJEDHJET LOKALE
LIGJI NR. 03/L-072 PËR ZGJEDHJET LOKALE
Nenet Neni 3

 Parimet themelore

 

3.1 Mbajtja dhe administrimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe legjislacioni përkatës zgjedhor udhëhiqen nga parimet në vazhdim:

- Çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë për të votuar dhe të zgjidhet pa diskriminim në bazë të racës, etnisë, ngjyrës, gjuhës, gjinisë, besimit fetar apo bindjes politike, arsimit, përkatësisë sociale apo ndonjë kriteri tjetër të ngjashëm në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

 

Nenet Neni 12

 Kreu II (Kualifikimi i votuesve, lista e votuesve dhe periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit për listën e votuesve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. 12.2 Votuesi ka të drejtë për të votuar vetëm në komunën ku ai apo ajo janë të regjistruar si qytetarë të përhershëm, përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të ligjit.

Ligjet LIGJI Nr. 05/L -028 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE
LIGJI Nr. 05/L -028 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE
Nenet Neni 28

Zbritjet e lejuara për aktivitetet me interes publik

1. Kontributet e dhëna nga tatimpaguesit qe mbajnë regjistrime sipas paragrafit 5 të nenit 33, në formë të donacionit dhe sponsorisimeve për qëllime humanitare, shëndetësore, edukativoarsimore, fetare, shkencore, kulturore, mbrojtje të ambientit dhe për qëllime sportive sipas këtij ligji konsiderohen si kontribute të dhëna për interes publik dhe lejohen si shpenzime deri në maksimumin prej dhjetë përqind (10%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut.

2. Një kontribut i lejueshëm sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet t’i bëhet:

2.2.4. institucionet fetare;

Nenet Neni 8

1.13. pagesat e pensioneve dhe asistencat sociale të paguara nga Qeveria e Kosovës;

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-046 PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS,
LIGJI Nr. 04/L-046 PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS,
Nenet Neni 7

Obligimet e RTK-së në lidhje me përmbajtjen, kanalet dhe shërbimet

1. Obligimet e shërbimit publik të RTK-së në lidhje me përmbajtjen, kanalet dhe shërbimet që ofron ai në mënyrë të veçantë duhet të përfshijnë si vijon:

1.16. vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet pozitës shoqërore dhe aktiviteteve të komuniteteve të regjistruara fetare.

Nenet Neni 18

Politika redaktuese dhe e përmbajtjeve programore

4. RTK nuk do të transmetojë asnjë material, i cili me përmbajtjen, nëntekstin, dykuptimësinë, aludimin ose edhe me tonin, nxit diskriminim në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Ligjet LIGJI NR. 03/L-063 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË,
LIGJI NR. 03/L-063 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË,
Nenet Neni 2

Fusha e veprimit

2.1 AKI mbledhë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës. Në çdo rast kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale në dëm të Kosovës, duke përfshirë:

(xi) aktet e dhunës së organizuar apo të frikësimit kundër grupeve etnike apo fetare në Kosovë,

 

Ligjet LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE,
LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE,
Nenet Neni 4

Të përgjithshme

4.3 Komunat i zbatojnë politikat dhe praktikat e tyre për të mbështetur bashkëjetesën dhe paqen ndërmjet qytetarëve të tyre dhe për të krijuar kushte të përshtatshme që u mundësojnë të gjithë komuniteteve për t’i shprehur, ruajtur, zhvilluar identitetet e tyre etnike, kulturore, fetare dhe gjuhësore.  

Nenet Neni 53

Komiteti i komuniteteve

53.2 Komiteti i komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht. Komiteti gjithashtu i rekomandon kuvendit të komunës masat që duhet të ndërmirren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor, si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda komunës.

Nenet Neni 68

68.1 Çdo komunë mban periodikisht, së paku dy herë në vit, takime publike në të cilat mund të marrë pjesë secili person apo organizatë me interes në komunë. Data dhe vendi i takimit publikohet së paku dy javë përpara. Njëra nga mbledhjet mbahet gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. 68.2 Në takime të tilla përfaqësuesit komunal informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e komunës, kurse pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime për përfaqësuesit e zgjedhur komunal. 68.3 Përveç takimeve publike të cekura më lartë, komunat janë të obliguara t’i informojnë qytetarët e komunës për çfarëdo planesh apo programesh të rëndësishme me interes publik, siç rregullohet me statutin e komunës. 68.4 Kuvendi i komunës miraton rregulloren komunale që promovon transparencë të organeve legjislative, ekzekutive dhe administrative të komunës, duke e rritur pjesëmarrjen e opinionit në marrjen e vendimeve në nivel lokal dhe duke lehtësuar qasjen publike në dokumentet zyrtare të komunës. Ministria përgjegjëse për qeverisjen lokale mund të nxjerrë udhëzime administrative për transparencë komunale. 68.5 Çdo person mund të kontrollojë çfarëdo dokumenti që mbahet nga komuna, përveç nëse zbulimi i tillë nuk është i ndaluar sipas Ligjit mbi qasjen në dokumentet zyrtare.

Nenet Neni 17

Kompetencat vetanake

Komunat kanë kompetenca të plota dhe eksluzive, për sa i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm, në fushat që vijojnë: [...]b) planifikimin urban dhe rural; e) mbrojtjen e mjedisit lokal; f) ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, përfshirë furnizimin me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave, rrugëve lokale, transportit lokal dhe skemave të nxehjes lokale; i) promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; m) shëndetësinë publike; p) ofrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirës publike; [...]

Nenet Neni 73

Komitetet konsultative

73.1 Kuvendi i komunës themelon komitete këshillëdhënëse sektoriale me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.

73.2 Anëtarësi e komiteteve përbëhet nga qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

73.3 Komitetet konsultative mund të dorëzojnë propozime, bëjnë hulumtime dhe ofrojnë mendime për iniciativat e kuvendit të komunës, në pajtim me statutin e komunës.

Ligjet LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE
LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE
Nenet Neni 14

Neni 14

Parimi i proporcionalitetit të kufizimeve dhe ndalimeve

2. Kufizimet dhe ndalimet në ushtrimin e lirisë së asociimit bëhen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente, vetëm për organizatat ose aktivitetet që cenojnë rendin kushtetues, shkelin lirinë dhe të drejtat e njeriut, nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare.

Nenet Neni 44

Neni 44

Ndalimi i veprimtarisë së OJQ-ve

1. Me vendim të gjykatës kompetente mund t’i ndalohet veprimtaria OJQ-së, aktivitetet e së cilës cenojnë rendin kushtetues, shkelin liritë dhe të drejtat e njeriut, ose nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare

Nenet Neni 8

Liria e shprehjes dhe mendimit

OJQ gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe mendimit, që përfshin edhe të drejtën individuale të lirisë së shprehjes dhe mendimit të anëtarëve dhe zyrtarëve të saj.

Nenet Neni 14

Parimi i proporcionalitetit të kufizimeve dhe ndalimeve

1. Proporcionaliteti i kufizimeve dhe ndalimeve, kërkon që qëllimi i kufizimit të arrihet me masat më së paku kufizuese për OJQ-në, duke ruajtur balancën e drejtë ndërmjet interesave të personave të cilët ushtrojnë të drejtën e lirisë së asociimit, vetë organizatës dhe interesit publik.

2. Kufizimet dhe ndalimet në ushtrimin e lirisë së asociimit bëhen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente, vetëm për organizatat ose aktivitetet që cenojnë rendin kushtetues, shkelin lirinë dhe të drejtat e njeriut, nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare.

3. Kufizimet dhe ndalimet në ushtrimin e lirisë së asocimit nuk mund t’u nënshtrohen kufizimeve tjera përveç atyre që përcaktohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

4. Veprimet e një anëtari individual të një organizate nuk i atribuohen organizatës si tërësi, dhe veprimet e tilla nuk ndikojnë negativisht në ekzistencën e OJQ-së ose mbi ligjshmërinë e aktit themelues të saj, objektivave dhe aktiviteteve.

5. Dispozitat e këtij neni nuk ndalojnë kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore.

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-118 PËR TUBIMET PUBLIKE
LIGJI Nr. 03/L-118 PËR TUBIMET PUBLIKE
Nenet Neni 3

Neni 3

E drejta dhe llojet e tubimeve publike

1. Çdo qytetar i Republikës se Kosovës pa asnjë dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi, përkatësisë nacionale, gjendjes ekonomike e financiare, arsimore e sociale, të bindjeve politike, ose të çdo lloj rrethane tjetër vetjake, ka të drejtë të organizoj dhe të marr pjesë në tubimet publike, sipas rregullave të përcaktuara me këtë ligj. 

2. “Llojet e tubimeve publike sipas këtij ligji konsiderohen të gjitha ato tubime të qeta si në vijim”.

2.1.  tubimet; 

2.2.  manifestimet;  

2.3.  parakalimet; 

2.4.  protesta; 

2.5.  kremtime publike;  

2.6.  përkujtime të qeta;  

2.7. manifestime dhe organizime të natyrave të ngjashme në të cilat pjesëmarrësit shprehin lirisht dhe në mënyrë paqësore pikëpamjet e tyre për çështjet që u interesojnë;

2.8.  demonstrata.

 

Nenet Neni 5

Tubimet e qeta publike

  1. Tubime të qeta publike konsiderohen të gjitha ato tubime të organizuara dhe ku janë tubuar më shumë se njëzet (20) persona për qëllime të shprehjes publike të brengës politike, sociale, nacionale, racore etj.
Nenet Neni 4.1

Kufizimet dhe ndalimet e tubimeve publike

1. Me këtë ligj rregullohen tubimet publike, caktohen kufizime apo ndalohen tubimet publike kur ato rrezikojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, sa i përket lirisë, dhe të drejtave të njerëzve të tjerë, moralit dhe shëndetit publik.

 

Nenet Neni 4.2

2. E drejta e pjesëmarrjes dhe e fjalimit në tubimet publike ndalohet në rastet kur tubimet publike shërbejnë për të thirr apo nxitur, dhunën, urrejtjen ndërnacionale, religjioze, apo nxitje të tjera të ndaluara me ligj.

Nenet Neni 8 1.

Policia e Kosovës mund të ndalojnë një tubim të qetë publik kur konsiderojnë se:

1.1. tubimi publik nuk është lajmëruar në mënyrë të rregullt;

1.2. është paraparë të mbahet në vendin që është ndaluar me këtë ligj;

1.3. kur qëllimet e tubimit nxisin ose thërrasin për përdorimin e dhunës, urrejtës ndërnacionale, fetare racore, politike;

1.4. se ekzistojnë arsye të konsiderueshme se tubimi do të mund të përdorej për dhunë.

2. Tubimi publik sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të ndalohet së paku njëzetekatër (24) orë para se të mbahet.

3. Organizatori apo lajmëruesi i tubimit publik i pakënaqur me vendimin e organit që ka ndaluar tubimin publik mund brenda tri (3) ditëve të ankohet para gjykatës kompetente për shqyrtim të rastit.

4. Gjykata në këtë rast vendos me procedurë të shpejtuar.

5. Tubimi spontan pa organizator të njohur i cili rrezikon të eskaloj në tubim të dhunshëm është i ndaluar.

Nenet Neni 4

Kufizimet dhe ndalimet e tubimeve publike

1. Me këtë ligj rregullohen tubimet publike, caktohen kufizime apo ndalohen tubimet publike kur ato rrezikojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, sa i përket lirisë, dhe të drejtave të njerëzve të tjerë, moralit dhe shëndetit publik.

2. E drejta e pjesëmarrjes dhe e fjalimit në tubimet publike ndalohet në rastet kur tubimet publike shërbejnë për të thirr apo nxitur, dhunën, urrejtjen ndërnacionale, religjioze, apo nxitje të tjera të ndaluara me ligj.

3. Asnjë tubim publik nuk mund të mbahet kur ndalohet nga organet e policisë përveç kur me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe.

 

Nenet Neni 8

1. Policia e Kosovës mund të ndalojnë një tubim të qetë publik kur konsiderojnë se:

1.1. tubimi publik nuk është lajmëruar në mënyrë të rregullt;

1.2. është paraparë të mbahet në vendin që është ndaluar me këtë ligj;

1.3. kur qëllimet e tubimit nxisin ose thërrasin për përdorimin e dhunës, urrejtës ndërnacionale, fetare racore, politike;

1.4. se ekzistojnë arsye të konsiderueshme se tubimi do të mund të përdorej për dhunë.

2. Tubimi publik sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të ndalohet së paku njëzetekatër (24) orë para se të mbahet.

3. Organizatori apo lajmëruesi i tubimit publik i pakënaqur me vendimin e organit që ka ndaluar tubimin publik mund brenda tri (3) ditëve të ankohet para gjykatës kompetente për shqyrtim të rastit.

4. Gjykata në këtë rast vendos me procedurë të shpejtuar.

5. Tubimi spontan pa organizator të njohur i cili rrezikon të eskaloj në tubim të dhunshëm është i ndaluar.

Nenet Neni 11

1. Pjesëmarrësve në tubimin apo protestën e qetë publike u ndalohet të mbajnë armë apo gjësende të ndaluara dhe gjithashtu të mbajnë apo shesin alkool.

2. Pjesëmarrësve të tubimit publik u ndalohet që të mbajnë apo bartin: shenja, mbishkrime, apo gjësende të tjera dalluese me të cilat, fyhet, nxitet apo ftohet për dhunë, urrejtje ndërnacionale, politike, fetare, racore, sociale, apo të ngjashme.

Nenet Neni 13

1. Udhëheqësi i tubimit të qetë publik është personi që caktohet nga organizatori për të caktuar mbajtësin

e rendit dhe i cili kujdeset që tubimi të jetë mirë i organizuar.

2. Udhëheqësi mund të ndërmarr masa shtesë sa i përket sigurisë dhe rendit për tubimin publik.

3. Udhëheqësi mund të ndërpres tubimin e qetë para kohe nëse konsideron se vazhdimi i mëtejmë i tubimit mund të ketë për pasojë dhunën,

4. Udhëheqësi pasi të jetë qetësuar situata mund të vendos që të vazhdoj tubimin.

5. Udhëheqësi mund të largoj personat që nuk i përmbahen rregullit nga tubimi publik. Personat e larguar nga udhëheqësi duhen ta lëshojnë menjëherë vendin e tubimit.

6. Policia, përkatësisht organet më të larta kompetente të policisë, mund ta shtyjnë apo ndërprejnë tubimin nëse tubimi:

6.1. nuk është lajmëruar apo lejuar; 

6.2. nëse mbahet në vendin që nuk është paraparë për tubim në lajmërim;

6.3. nëse ka pjesëmarrës të armatosur në tubim;

6.4. nëse pjesëmarrësit thërrasin apo nxisin për dhunë apo urrejtje;

6.5. nëse kujdestarët nuk mund të mbajnë rendin dhe qetësinë; dhe

6.6. nëse me tubimin publik apo protestën është rrezikuar seriozisht rendi, siguria dhe qetësia .

7. Personi zyrtar i cili vendos që të ndërpritet tubimi publik kërkon nga udhëheqësi i tubimit që të kërkoj nga pjesëmarrësit të qetë të shpërndahen nga tubimi,

8. Nëse udhëheqësi përkatësisht pjesëmarrësit nuk veprojnë sipas paragrafit 7. të këtij neni zyrtari kompetent do të ndërmarr masa të duhura që të shpërndahen pjesëmarrësit nga tubimi.

Nenet Neni 17

1. Policia në bazë të kërkesës për mbajtjen e protestës publike vlerëson se a ekzistojnë kushte dhe rrethana të arsyeshme për mbajtjen e protestës në aspektin e sigurisë.

2. Policia mund ta refuzoj kërkesën për mbajtjen e protestës publike në rast kur konstaton se protesta:

 2.1. nuk është lajmëruar në mënyrë të rregullt;

 2.2. është lajmëruar se do të mbahet në vendet që me këtë ligj është e ndaluar;

 2.3. se qëllimi i kësaj proteste është të thirret apo nxitet në: dhunë, urrejtje ndërnacionale, fetare, racore apo të ngjashme;

 2.4. kur vlerësohet se protesta do të shkaktoj dhunën në prishjen e rendit, qetësisë, apo shkatërrimin e objekteve me rëndësi të përgjithshme;

 2.5. kur në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë apo kohë të përafërm është lejuar që të mbahet një protestë apo tubim tjetër.

3. Policia kur konstaton se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat e arsyeshme në aspektin e sigurisë për mbajtjen e protestës mund ta ndaloj njëzet e katër (24) orë para mbajtjes së protestës.

4. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë brenda dyzet e tetë (48) orëve në organet më të larta të policisë.

5. Këto organe janë të obliguara që brenda dyzetetetë (48) orëve të vendosin mbi ankesën dhe të lajmërojnë organizatorin.

6. Në rast se ushtruesi i ankesës nuk është i kënaqur me vendimin nga paragrafi 5. i këtij neni mund ti drejtohet Gjykatës. Në këtë rast Gjykata vendos me procedurë të shpejtë.

Nenet Neni 18

Manifestimet publike

1. Manifestimet publike mund të mbahen në vende të hapura apo në ambiente të mbyllura të destinuara apo të përshtatshme për mbajtjen e tyre.

2. Organizatori i manifestimit publik mund të jetë personi fizik apo juridik sipas rregullave të parapara me këtë ligj.

3. Manifestimi publik duhet të lajmërohet nëntëdhjetë e gjashtë (96) orë para mbajtjes së saj. 

4. Lajmërimi për mbajtjen e manifestimit publik bëhet para organeve të policisë së vendit ku do të mbahet manifestimi publik.

5. Lajmërimi i manifestimit publik duhet të përmbaj:

 5.1. emrin mbiemrin, numrin personal, vendlindjen dhe vendbanimin dhe të dhënat tjera të organizatorit;

 5.2. të dhënat mbi udhëheqësin e manifestimit publik;

 5.3. organizimin për mbajtjen e rendit, qetësisë dhe të sigurisë së bashku me numrin e kujdestarëve;

 5.4. natyrën e manifestimit;

 5.5. datën, kohën dhe vendin e mbajtjes; dhe

 5.6. numrin e përafërt të pjesëmarrësve.

6. Organizatori i manifestimit publik në vendet e hapura është përgjegjës që së bashku me të dhënat e parapara në paragrafin 5. të këtij neni, të bashkangjes edhe masat e ndërmarra në pajtim me dispozitat nga fusha e sigurisë në trafik dhe me rrethanat me rastin kur manifestimi mund të pengoj sigurinë në trafik.

7. Organet e policisë në bazë të lajmërimit vlerësojnë se a ekzistojnë kushtet për mbajtjen e manifestimit publik në aspektin e sigurisë.

8. Në pajtim me paragrafin 6. të këtij neni policia mund të kërkoj nga organizatori të shtoj masat shtesë për mbajtjen e rendit përkatësisht shtimin e numrin të kujdestarëve.

9. Organet e policisë duke vlerësuar se organizatori nuk ka arritur që të rris masat shtesë dhe se mbajtja e manifestimit publik mund të sjell deri te prishja e rendit dhe sigurisë publike mund më së voni njëzet e katër (24) orë para mbajtjes së manifestimit ta ndaloj atë.

10. Për ndalimin e manifestimit publik policia duhet të ketë për bazë nëse shfaqja publike:

10.1. nuk është lajmëruar sipas rregullave të parapara;

 10.2. nuk janë marr parasysh kërkesat nga paragrafi 8 i këtij neni;

 10.3. është paraparë të mbahet në vendet që janë të ndaluara përkatësisht nuk janë të destinuara apo të përshtatshme të mbahen manifestimet publike;

 10.4. se ekzistojnë arsyet bazë se mbajtja e manifestimit publik do të cenoj sigurinë e përgjithshme, rendin dhe qetësinë, do të dëmtoj moralin publik, shëndetin e përgjithshëm apo do të ndotë ambientin.

11. Kundër vendimit të organit të policisë brenda dyzet e tetë (48) orëve mund të bëhet ankesë në organet më të larta të policisë.

12. Organet më të larta të policisë brenda dyzet e tetë (48) orëve do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me ankesën dhe ta informoj organizatorin.

13. Në rast se ushtruesi i ankesës nuk është i kënaqur me vendimin nga paragrafi 12. i këtij neni mund ti drejtohet Gjykatës. Në këtë rast Gjykata vendos me procedure të shpejtë.

Ligjet LIGJI NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
LIGJI NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Nenet Neni 32

Përgjegjësitë e Subjekteve Politike, Mbështetësve të tyre dhe Kandidatëve

32.6 Subjekti politik mund të paraqesë prova pranë KZAP-it që tregojnë se ka bërë përpjekje serioze për të parandaluar dhe/ose dekurajuar anëtarët, mbështetësit dhe kandidatët e tij nga shkelja e këtij Kodi. Këto dëshmi mund të përdoren në përcaktimin e duhur të masave të mëtejshme dhe mund të përfshijë dëshmi se:

b) Subjekti politik dhe kandidatët e tij publikisht janë shprehur për dënimin e dhunës, kërcënimeve me dhunë, apo frikësim gjatë procesit zgjedhor;

Nenet Neni 44

Dispozitat e Përgjithshme

44.1 Sipas kushteve të saktësuara më lartë në Kodin e Sjelljes, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë të drejtë:

a) të organizojnë dhe mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes të cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre; 

Nenet Neni 5

5.1 Çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje në përputhje me këtë ligj nëse i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe e plotëson njërin prej kritereve vijuese: a) është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Qendror Civil; b) banon jashtë Kosovës ose ka lëshuar Kosovën në apo pas 1 janarit 1998, me kusht që t’i plotësojë kriteret e parapara sipas ligjit në fuqi për të qenë qytetar i Kosovës; apo c) ka fituar statusin e refugjatit, siç është përkufizuar në Konventën Lidhur me Statusin e Refugjatëve të 28 korrikut 1951 dhe Protokollin e saj të 16 dhjetorit 1966, në apo pas 1 janarit 1995, dhe ka të drejtë për t’u regjistruar në Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovës; 5.2 Asnjë person nuk mund të votojë nëse: a) është duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (“Tribunali”); b) është i akuzuar nga Tribunali dhe ka dështuar t’i bindet urdhrit për t’u paraqitur para Tribunalit; ose c) është shpallur mentalisht i paaftë me vendim të prerë gjyqësor.

Nenet Neni 2

Liria dhe fshehtësia e votës është e garantuar. Askush nuk ka të drejtë të pengojë ndonjë qytetar për të votuar, të detyrojë atë të votojë në një mënyrë të caktuar, të mbajë atë përgjegjës për votën, ose të kërkojë kundër dëshirës së tij/saj që të zbulojë votën e tij/saj ose arsyet për mos votim.

Nenet Neni 89

E Drejta e Votës dhe Fshehtësia e Votës 89.1 Votuesi më të drejtë për të votuar ka të drejtë vote nëse ai/ajo është i regjistruar në Kosovë ose ka aplikuar suksesshëm për votim jashtë Kosovës siç përcaktohet në nenet 5 dhe 6 të këtij ligji. 89.2 Askush nuk e parandalon ose orvatet të parandalojë një votues me të drejtë për të votuar nga ushtrimi i së drejtës së tij/saj për të votuar. 89.3 Askush nuk lejohet të votojë në emër të një votuesi tjetër, përveç në përputhje me dispozitat e nenit 89.5 të këtij ligji. 89.4 Secili votues e plotëson fletëvotimin e vet në fshehtësi mbrapa kabinës së votimit. Vetëm një person lejohet mbrapa kabinës së votimit gjatë një intervali të caktuar kohor përveç nëse votuesi ka kërkuar ndihmë nga personi tjetër, siç përcaktohet në paragrafin 5 të këtij neni. 89.5 Votuesi i cili është me aftësi të kufizuar në atë mënyrë që nuk është në gjendje të shënojë ose hedh fletëvotimin dhe/ose është analfabet mund të ndihmohet nga një person tjetër i zgjedhur nga votuesi nëse ai kërkon një ndihmë të tillë. Personi i tillë e ndihmon vetëm një votues dhe nuk është anëtar i KVV-së ose vëzhgues i akredituar. 89.6 Personi i miratuar për të ndihmuar votuesin shkruan dhe nënshkruan emrin e tij/saj në Listën e duhur të Votuesve ose Zarfin për Fletëvotim me Kusht, afër emrit ose një hapësire tjetër të ofruar nga votuesi i cili është ndihmuar. 89.7 Anëtarët e KVV-së nuk mund në asnjë mënyrë të ndikojnë në vendimin e votuesit. 89.8 Anëtarët e Këshillit të Vendvotimit dhe/ose stafi i Vendvotimit shpjegojnë procedurën e votimit vetëm nëse u kërkohet nga zgjedhësi. 89.9 Anëtarët e KVV-së kujdesen veçanërisht për të siguruar që zgjedhësi nuk shqetësohet nga askush përderisa shënjon fletën e tij të votimit, dhe se fshehtësia e votimit është plotësisht e siguruar.

Nenet Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri.

Nenet Neni 6

Parimet e pranimit të zyrtarëve publikë

1. Pranimi në detyrë i nëpunësit civil, nëpunësit të Shërbimit Publik dhe nëpunësit administrativoteknik dhe mbështetës, bazohet në parimet e mundësive të barabarta, meritës dhe integritetit, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe proporcional gjinor dhe të komuniteteve.

2. Pranimi, sipas paragrafit 1 të këtij neni, kryhet nëpërmjet një procesi përzgjedhës profesional, transparent e të drejtë, që garanton mundësi të barabarta për kushte të barabarta dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar për kryerjen e detyrave përkatëse, duke garantuar përfaqësim minimal të komuniteteve dhe të gjinive.

3. Procesi përzgjedhës, sipas paragrafit 2 të këtij neni, bazohet në vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve, nëpërmjet një konkurrimi të përgjithshëm, që përfshin një testim me shkrim dhe me gojë, si dhe çdo formë tjetër të përshtatshme të vlerësimit.

4. Pranimi në detyrë i nëpunësit të kabinetit është i lirë dhe bazohet në raportet e tij me titullarin e kabinetit përkatës.

Nenet Neni 9

Përfaqësimi i komuniteteve

Në institucionet publike qendrore, minimum 10% e vendeve të punës në të gjitha kategoritë e zyrtarëve publikë duhet të plotësohen nga pjesëtarët e komuniteteve, të cilat nuk janë shumicë në Kosovë dhe që përmbushin kriteret e pranimit, ndërsa në nivelin komunal, plotësimi i numrit të vendeve të punës për pjesëtarët e komuniteteve bëhet në pajtim me përqindjen e popullatës në atë komunë.

 

Nenet Neni 18

E drejta për kushte të përshtatshme të punës

1. Çdo institucion siguron një ambient të sigurt e të përshtatshëm pune për mbrojtjen e integritetit fizik, moral dhe të dinjitetit të zyrtarit.

2. Institucioni i punësimit siguron mbrojtjen e punëtorit gjatë ushtrimit të detyrës apo në lidhje me të, duke kërkuar, nëse është e nevojshme, mbështetjen e organeve të specializuara sipas ligjit.

3. Orët e punës të zyrtarëve publikë rregullohen sipas legjislacionit të punës.

4. Pushimet e zyrtarëve publikë rregullohen sipas legjislacionit të punës.

5. Kriteret dhe kushtet e orarit të punës dhe të pushimeve përcaktohen nga Qeveria me akt nënligjor, pas propozimit të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për punë.

 

Ligjet Ligji Nr. 02/L-37 PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE
Ligji Nr. 02/L-37 PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE
Nenet Neni 3

3.1. Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të pranuar, kërkuar dhe për të dhënë informata dhe ide në gjuhën e zgjedhur, pa ndërhyrje. Pranimi i lirë i transmetimit tejkufitar, qoftë i drejtpërdrejtë apo nëpërmjet të ritransmetimit apo riemetimit nuk ndalohet në baza të gjuhës. Ushtrimi i kësaj lirie mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tilla, që janë në pajtueshmëri me traktatet ndërkombëtare obliguese të të drejtave të njeriut.

Nenet Neni 10

Ministria për Administrim të Qeverisjes Lokale nxjerr udhëzim administrativ, që përcakton procedurat sipas të cilave komunitetet mund të shprehin kërkesat e tyre në pajtueshmëri me nenet 8.1, 8.2, 8.3 dhe 9.1 të këtij ligji 90 ditë pas shpalljes së këtij ligji.

 

Nenet Neni 3 3.1.

Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të pranuar, kërkuar dhe për të dhënë informata dhe ide në gjuhën e zgjedhur, pa ndërhyrje. Pranimi i lirë i transmetimit tejkufitar, qoftë i drejtpërdrejtë apo nëpërmjet të ritransmetimit apo riemetimit nuk ndalohet në baza të gjuhës. Ushtrimi i kësaj lirie mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tilla, që janë në pajtueshmëri me traktatet ndërkombëtare obliguese të të drejtave të njeriut.

Ligjet LIGJI Nr. 05/L -037 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR
LIGJI Nr. 05/L -037 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR
Nenet Neni 27

Neni 27

Lirimet për aktivitetet e caktuara me interes publik

1. Transaksionet janë të liruara si në vijim:

1.17. aktivitetet e zhvilluara nga institucionet e Bashkësive Fetare, të cilat si qëllim ekskluziv dhe të drejtpërdrejtë kanë realizimin e bindjeve dhe besimeve fetare duke përfshirë qëllimet bamirëse dhe për mirëqenie, seminaret ose organizimet e tjera për trajnimin e shërbyesve ose mësimdhënësve fetar të arsimit fetar;

Nenet Neni 30

Lirimet tjera speciale lidhur me importimin

3. Lirimet e veçanta të bëra për Bashkësitë fetare të Kosovës në pajtueshmëri me legjislacionin përkatës për Liritë Fetare në Kosovë ose ligjet e tjera të zbatueshme.

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-178 PËR KLASIFIKIMIN E INFORMACIONEVE DHE VERIFIKIMIN E SIGURISË
LIGJI Nr. 03/L-178 PËR KLASIFIKIMIN E INFORMACIONEVE DHE VERIFIKIMIN E SIGURISË
Nenet Neni 1

 Qëllimi i këtij ligji është themelimi i një sistemi unik për klasifikimin dhe ruajtjen e informacioneve që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Kosovës si dhe për verifikimin e sigurisë së personave që kanë qasje në këto informacione.

Nenet Neni 4

Kriteret e Klasifikimit

1. Informacionet klasifikohen vetëm nëse është e nevojshme dhe nëse

1.1. klasifikimi bëhet nga autoriteti kompetent i klasifikimit siç është përcaktuar me këtë ligj;

1.2. informacionet zotërohen, prodhohen nga apo për, ose janë nën kontroll të Republikës së Kosovës;

1.3. informacionet bien brenda një apo më shumë prej këtyre kategorive:

1.3.1. siguri publike;

1.3.2. mbrojtje, plane ushtarake, sisteme armësh, apo operacione;

1.3.3. informacione për marrëdhëniet me jashtë dhe qeveritë e jashtme, përfshirë burimet konfidenciale;

1.3.4. veprimtari zbulimi dhe të zbatimit të ligjit, përfshirë metoda dhe burime të zbulimit;

1.3.5. sisteme, instalime, infrastruktura, projekte, plane apo shërbime të mbrojtjes që lidhen me interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës;

1.3.6. veprimtari shkencore, teknologjike, ekonomike, financiare që lidhen me interesat thelbësore të sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.4. Autoriteti i Klasifikimit vendosë për nivelin e klasifikimit të informacionit varësisht prej shkallës së dëmit që do të kishte publikimi i paautorizuar i tij në interesat e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Nenet Neni 5

 Ndalimi i Klasifikimit

1. Ndalohet klasifikimi i informacioneve për të:

 1.1. fshehur shkeljet e ligjit, abuzimin e autoritetit, mos efikasitetin apo gabimin administrativ;

1.2. parandaluar turpërimin e një personi, autoriteti publik apo organizate;

1.3. ndaluar konkurrencën; apo

1.4. parandaluar apo vonuar publikimin e një informacioni, e cila qartazi nuk ka të bëjë me çështje të sigurisë.

Nenet Neni 6

 

 Nivelet e Klasifikimit

1. Informacioni mund të klasifikohet në njërin nga këto nivele:

1.1. “TEPËR SEKRET”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave sipas vlerësimit të arsyeshëm do të shkaktonte dëm jashtëzakonisht të rëndë për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.2. “SEKRET”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do t’i dëmtonte seriozisht interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.3. “KONFIDENCIALE”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.4. “E KUFIZUAR”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do të ishte e pafavorshme për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.

Nenet Neni 11

 Kohëzgjatja e Klasifikimit

1. Informacioni qëndron i klasifikuar vetëm gjersa kërkon mbrojtje. Përveç nëse Autoriteti i Klasifikimit e ka caktuar një datë ose ngjarje të veçantë për deklasifikim duke marrë parasysh kohëzgjatjen e ndjeshmërisë së informacionit afatet në vijim vlejnë për deklasifikim automatik:

1.1. informacionet e klasifikuara si “TË KUFIZUARA” deklasifikohen një (1) vit pas datës së vendimit për klasifikim;

1.2. informacionet e klasifikuara si “KONFIDENCIALE” deklasifikohen pesë (5) vite pas datës së vendimit për klasifikim;

1.3. informacionet e klasifikuara si “SEKRET” deklasifikohen pesëmbëdhjetë (15) vite pas datës së vendimit për klasifikim; dhe

1.4. informacionet e klasifikuara si “TEPËR SEKRET” deklasifikohen njëzetepesë (25) vite pas datës së vendimit për klasifikim.

2. Në rast se Autoriteti Klasifikues konsideron se informacioni duhet të mbrohet më gjatë se sa që është paraparë në paragrafin 1., ai nxjerr vendim të ri për klasifikim në pajtim me nenin 8 të këtij ligji. Vendimi i tillë nuk guxon të merret më herët se gjashtë (6) muaj para datës së paraparë për deklasifikim sipas paragrafit 1. të këtij neni.

Nenet Neni 12

 Deklasifikimi

1. Informacioni deklasifikohet atëherë kur nuk ka më nevojë për mbrojtje dhe nuk i përmbushë kriteret për klasifikim të informacionit në pajtim me këtë ligj.

2. Autoriteti i Klasifikimit, nga i cili informacioni i klasifikuar e ka origjinën, e bën deklasifikimin e saj.

3. Vendimi për deklasifikimin e informacionit bëhet me shkrim dhe jepen arsyet për deklasifikim. Vendimi u komunikohet menjëherë nga institucioni i klasifikimit të gjitha institucioneve publike dhe të adresuarve të tjerë, të cilëve iu është dërguar dokumenti apo një kopje e tij.

4. Autoriteti i Klasifikimit që ka prodhuar informacione të klasifikuara e bën një rishikim çdo pesë (5) vite për të verifikuar nëse informacionet e klasifikuara vazhdojnë të kërkojë mbrojtje në pajtim me kriteret e klasifikimit të përcaktuara me këtë ligj. Nëse autoriteti i klasifikimit vjen në përfundim se informacioni i klasifikuar nuk i përmbush kërkesat e klasifikimit, ajo menjëherë lëshon vendimin për deklasifikim.

5. Pavarësisht kërkesës për rishikim të detyrueshëm në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni, autoriteti i klasifikimit i përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, menjëherë e deklasifikon informacionin nëse njoftohet me fakte që tregojnë qartë se informacioni nuk kërkon mbrojtje sipas kritereve të klasifikimit të përcaktuara me këtë ligj.

6. Informacionet e klasifikuara të qeverive së huaja mund të deklasifikohen nga institucionet e Kosovës vetëm nëse informacionet e tilla janë deklasifikuar nga autoriteti i huaj i klasifikimit që i ka klasifikuar informacionet.

Ligjet Ligji Nr. 02/L-65 CIVIL KUNDËR SHPIFJES DHE FYERJES
Ligji Nr. 02/L-65 CIVIL KUNDËR SHPIFJES DHE FYERJES
Nenet Neni 4

4.1. Një person ka të drejtë të kërkojë përmes procedurës gjyqësore të ndalë shpifjen dhe fyerjen dhe premtimin se shpifja apo fyerja nuk do të përsëritet në të ardhmen, tërheqjen e informacionit shpifës apo fyes ndaj personalitetit të tij/saj dhe kompensimin për dëmin moral dhe material të shkaktuar nga shpifja dhe fyerja, përveç nëse është konstatuar njëra nga përjashtimet e përgjegjësisë në pajtim me këtë Ligj.

4.2. Në qoftë se shpifja dhe fyerja është kryer përmes një mediumi masiv, patjetër duhet të demantohet në të njëjtin medium masiv dhe ti ipet rëndësia e njëjtë. Përgënjeshtrimi do të publikohet brenda tetë (8) ditëve pas pranimit të kërkesës relevante në rastin e gazetave ditore dhe në të njëjtën faqe ku është publikuar shpifja dhe fyerja, në botimin e ardhshëm të një botimi periodik apo një agjencie telegrafike dhe brenda tetë (8) ditëve në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtën kohë të ditës në rastin e informacionit të transmetuar.

4.3. Në rastin kur informacioni shpifës ose fyes është i drejtuar ndaj një fëmije, prindi ose kujdestari i tij ligjorë mund tё inicojë procedurën kundër shpifjes dhe fyerjes para gjykatës kompetente sipas këtij Ligji.

4.4. Në rastin kur informacioni shpifës ose fyes është i drejtuar ndaj një të vdekuri, trashëgimtari i shkallës së parë të tij mund të inicojë procedurën kundër shpifjes dhe fyerjes para gjykatës kompetente sipas këtij Ligji, me kusht që shpifja dhe fyerja i ka shkaktuar dëm reputacionit të trashëgimtarit

Nenet Neni 2

2.1. Ky Ligj do të interpretohet në mënyrën e cila siguron se aplikimi i dispozitave të tij e maksimalizon parimin e lirisë së shprehjes dhe do të jetë në pajtim me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, siç zbatohet në praktikat ligjore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 2.2. Në rast të ndonjë konflikti në mes të këtij ligji dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, do të zbatohet Konventa dhe praktika ligjore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-182 PËR MBROJTJE NGA DHUNA NË FAMILJE
LIGJI Nr. 03/L-182 PËR MBROJTJE NGA DHUNA NË FAMILJE
Nenet Neni 1

Qëllimi i ligjit

1. Ky ligj ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje, në të gjitha format e saj, me masa të përshtatshme ligjore, të pjesëtarëve të familjes, që janë viktima të dhunës në familje, duke u kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-138 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL
LIGJI Nr. 04/L-138 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL
Nenet Neni 1

Qëllimi i ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është të rregulloj sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Republikës së Kosovës, përfshirë ndryshimet ekonomike dhe teknologjike, kërkesat e tregut të punës dhe nevojat e individëve drejt ekonomisë së tregut, duke shfrytëzuar në mënyrë optimale burimet financiare, njerëzore dhe të infrastrukturës.

2. Rregullon strukturën, organizimin dhe menaxhimin e institucioneve që ofrojnë arsim dhe aftësim profesional.

 

Nenet Neni 3

Parimet e arsimit dhe aftësimit profesional

1. Parimet e arsimit dhe aftësimit profesional (në tekstin e mëtejmë AAP) janë:

1.1. gjithëpërfshirja;

1.2. qasja, transferi dhe progresi;

1.3. mësimi teorik dhe i praktikës profesionale;

1.4. nevojat e tashme dhe të ardhshme të Ekonomisë;

1.5. mbështetja e zhvillimit të karrierës si pjesë e integruar e procesit të të mësuarit gjatë gjithë jetës

Nenet Neni 4

Fushëveprimtaritë e arsimit dhe aftësimit profesional

1. Fushëveprimaritë e arsimit dhe aftësimit profesional janë:

1.1. zhvillimi i kompetencave dhe aftësimi për punësim të individëve në përputhje me

profesionin dhe karrierën e tyre sipas kërkesave të tregut të punës;

1.2. krijimi i kulturës së përgjithshme dhe profesionale në pajtim me parimet e arsimimit gjatë

gjithë jetës dhe zhvillimet ekonomike, shkencore dhe teknologjike;

1.3. njohja e kompetencave të individëve bazuar në standardet e profesioneve të nivelit

përkatës.

Ligjet Ligji Nr. 02/L-51 PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN
Ligji Nr. 02/L-51 PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN
Nenet Neni 1

Qëllimi

1.1. Ky Ligj ka për qëllim:

5. Të ndikojë në krijimin e ndërgjegjes publike për vlerën dhe funksionin e librit si faktor parësor në formimin dhe informimin e personalitetit njerëzor, në transmetimin e dijeve, në përhapjen e kulturës dhe në nxitjen e hulumtimit shkencor-kulturor.

Nenet Neni 13

Për të popullarizuar, afirmuar dhe avancuar veprimtarinë botuese si dhe librin origjinal e të përkthyer të të gjitha zhanreve, organet dhe institucionet e nivelit qendror, institucionet qendrore të artit, shkencës dhe të kulturës, si dhe ato regjionale e lokale, sipas këtij ligji, janë te obliguara që çdo vit tё blejnë ose dhurohen për bibliotekat dhe nevojat e tyre; ndërsa organet dhe institucionet e kulturës për bibliotekat e tyre nga pesë 5 ekzemplarë të botuar, po atë vit, të botuesve të regjistruar në Ministrinë e Kulturës.

 

Ligjet LIGJI Nr. 05/L -038 PËR AKADEMINË E SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS
LIGJI Nr. 05/L -038 PËR AKADEMINË E SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS
Nenet Neni 2

Themelimi dhe statusi

1. Akademia është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

2. Republika e Kosovës siguron kushte për punë dhe zhvillim të Akademisë.

3. Akademia është institucion i pavarur në fushën e shkencës dhe të artit

Nenet Neni 3

Veprimtaria e Akademisë

1. Veprimtaria e Akademisë është veprimtari e interesit të veçantë publik në Republikën e Kosovës.

2. Interesi i veçantë publik i Akademisë shprehet në ushtrimin e veprimtarisë së saj në fushën e shkencës dhe të artit, që përfshin promovimin, kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike.

 

Nenet Neni 8

Qëllimi i Akademisë

1. Qëllimi i Akademisë është zhvillimi, nxitja, promovimi dhe avancimi i shkencës dhe i artit në Kosovë, nëpërmjet:

1.1. Realizimit të projekteve shkencore me interes për zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor të vendit;

1.2. Kujdesit për krijimin dhe avancimin e kuadrove shkencore, sidomos të brezit të ri;

1.3. Mbledhjes, sistemimit, ruajtjes dhe studimit të materialeve me interes të veçantë shkencor, sidomos të atyre që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe të kaluarën e Kosovës;

1.4. Pjesëmarrjes në formimin e politikave të veprimtarisë shkencore dhe të krijimtarisë artistike;

1.5 Vlerësimit të gjendjes ekzistuese dhe propozimit të masave për avancimin e mendimit shkencor dhe ngritjen e cilësisë së krijimtarisë artistike;

1.6. Shqyrtimit të problematikës së përgjithshme nga fushat e veprimtarisë shkencore dhe të krijimtarisë artistike;

1.7. Organizimit të punës kërkimore-shkencore me karakter teorik e praktik në fusha të ndryshme të dijes dhe të arteve përmes tubimeve, tryezave, këshillimeve, simpoziumeve, konferencave shkencore dhe formave përkatëse të shprehjes së krijimtarisë artistike, si ekspozitave, koncerteve, etj.

1.8. Botimit të publikimeve të rregullta dhe periodike nga fusha e shkencës dhe e artit, që financohen nga buxheti i Akademisë;

1.9. Bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me institucionet ndërkombëtare nga fusha e shkencës dhe e artit;

1.10. Ndihmës për përhapjen e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike jashtë vendit;

1.11. Përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës të anëtarëve të Akademisë;

1.12. Zhvillimit të hulumtimeve me interes të veçantë publik e shkencor;

1.13. Ndërmarrjes së veprimeve në interes të veçantë për Kosovën, në mbështetje të së drejtës dhe të detyrimit të Akademisë për të qenë institucion këshillues për zhvillimin e shkencës dhe të artit në Kosovë, në përputhje me nevojat e zhvillimit të vendit.

Nenet Neni 9

Trupat punues dhe bashkëpunimi

1. Me qëllim të avancimit të punës kërkimore-shkencore dhe artistike me interes të përgjithshëm për shkencën dhe për artin në Kosovë, Akademia themelon seksione, institute hulumtuese dhe qendra studimore.

2. Për realizimin e funksioneve të saj Akademia bashkëpunon me institucione shkencore dhe akademike të arsimit të lartë, institute shkencore, entitete ekonomike, agjenci shtetërore si dhe me punëtorë e hulumtues shkencorë nga fushat e ndryshme të shkencës dhe të artit.

 

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-135 PËR VEPRIMTARI KËRKIMORE-SHKENCORE
LIGJI Nr. 04/L-135 PËR VEPRIMTARI KËRKIMORE-SHKENCORE
Nenet Neni 4

Parimet dhe objektivat

1. Parimet udhëzuese në përkrahjen e shkencës dhe hulumtimeve për organizimin e institucioneve shkencore janë:

1.1. liria e ushtrimit të veprimtarisë shkencore dhe e mësimdhënies akademike;

1.2. rëndësia e shkencës dhe hulumtimeve, teknologjisë dhe inovacionit për shoqërinë dhe ekonominë;

1.3. bashkëpunimi kërkimor në mes të universiteteve dhe institucioneve jo-universitare;

1.4. bashkëpunimi në mes të shtetit dhe institucioneve tjera, i rregulluar me ligj;

1.5. bashkëpunimi kërkimor ndërkombëtar, në veçanti ai evropian;

1.6. sigurimi i mjeteve adekuate për shkencë dhe hulumtim, teknologji dhe inovacion;

1.7. trajtim i barabartë i meshkujve dhe femrave;

1.8. përdorim sistematik i vlerësimit dhe monitorimit të programeve, instrumenteve, iniciativave dhe masave hulumtuese dhe të zhvillimit teknologjik;

1.9. punës publike me interes shtetëror;

1.10. etikës dhe të përgjegjësisë së punëtorit shkencor dhe të hulumtuesit për rezultatin e punës së tij;

1.11. kujdesit për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe trashëgimisë kulturore.

 

Nenet Neni 6

Bartësit e veprimtarisë kërkimore-shkencore

1. Veprimtarinë kërkimore-shkencore e ushtrojnë personat juridik dhe fizikë që i plotësojnë kushtet sipas këtij ligji.

2. Punët kërkimore-shkencore i ushtrojnë punëtorët shkencorë dhe hulumtuesit që kanë tituj përkatës shkencorë dhe hulumtues apo arsimim relevant akademik.

Nenet Neni 2

Veprimtaria kërkimore-shkencore

1. Veprimtaria kërkimore-shkencore është me interes të veçantë publik e shtetëror dhe pjesë përbërëse në hapësirën shkencore ndërkombëtare. 2. Veprimtaria kërkimore-shkencore është punë hulumtuese sistematike që bëhet për kërkimin dhe zhvillimin e njohurive të reja, shfrytëzimin dhe zbatimin e tyre në praktikë. 3. Veprimtaria kërkimore-shkencore, transferi i dijes dhe teknologjisë dhe inovacionit përfshin: 3.1. kërkimet shkencore zhvillimore dhe publikimin e rezultateve të tyre; 3.2. aftësimin e kuadrove për punë kërkimore shkencore dhe zhvillimore; 3.3. transferin e dijes dhe teknologjisë; 3.4. njohjen dhe promovimin e inovacionit që del si rezultat i kërkimeve shkencore; 3.5. ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kërkimore-shkencore që i ndihmon përparimit ekonomik, teknologjik, kulturor dhe social të vendit.

Nenet Neni 5

Financimi i veprimtarisë kërkimoro-shkencor

1. Për sigurimin e kushteve dhe mjeteve të nevojshme për veprimtarinë kërkimore shkencore, Qeveria e Republikës së Kosovës ndan zero pikë shtatë përqind (0.7%) të buxhetit vjetor vendor. Këto mjete shfrytëzohen për financimin e: 1.1. aktiviteteve për hulumtimet bazë, hulumtimet e aplikuara, zhvillimin teknologjik dhe inovacionin, që lidhen me aktivitetet e cekura më lartë, Republika e Kosovës siguron mjete adekuate për aktivitetet adekuate në vijim; 1.2. aktiviteteve në fushën e hulumtimeve bazë dhe hulumtimeve të aplikuara, të cilat janë kualifikuar si të drejta nën mekanizmat paravlerësues, në veçanti vlerësimet, ekspertizat dhe vlerësimet e jashtme të komisioneve përzgjedhëse të kualifikuara; 1.3. aktivitete në krijimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës shkencore; 1.4. aktivitete në ruajtjen sistematike dhe shpërndarjen e rezultateve të aktiviteteve të hulumtimeve bazë dhe atyre të aplikuara, siç janë konferencat shkencore, ekspozitat, publikimet dhe forma të tjera të dokumentimit; 1.5. aktivitete në zhvillimin e resurseve njerëzore në fushën e shkencës dhe hulumtimit, teknologjisë dhe inovacionit; 1.6. aktivitete në zhvillimin e teknologjisë ose inovacionit, të cilat bazohen në aktivitetet plotësuese kërkimore bazë dhe të aplikuara; 1.7. aktivitete në transferin e rezultateve kërkimore, zhvillimore dhe inovacionit në pilot projektet dhe ato demonstruese; 1.8. studime fizibilizuese teknike; 1.9. transfer teknologjik; 1.10. ndihmë për shpenzimet industriale të të drejtave të pronësisë për ndërmarrjet e mesme të vogla; 1.11. ndihmë për ndërmarrjet e reja inovative; 1.12. ndihmë për procesin dhe shërbimet organizative inovative; 1.13. ndihmë për shërbimet inovative dhe udhëzuese dhe për shërbimet përkrahëse inovative (përfshirë themelimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e inkubatorëve biznesor të thellë teknologjik, parqet shkencore-teknologjike si dhe ndërmarrje të ngjashme); 1.14. ndihmë për kredi të personelit të kualifikuar; 1.15. ndihmë për grupet inovative; 1.16. programet relevante të hulumtimit dhe zhvillimit si dhe njëkohësisht masat përkrahëse komplementare të paraqitura më sipër, mund të përdoren njëkohësisht edhe për pjesëmarrje në iniciativat evropiane dhe ndërkombëtare; 1.17. realizimit të Programit Kombëtar të Shkencës; 1.18. publikimit të arritjeve shkencore; 1.19. mbështetjes së punëtorëve Shkencorë dhe të hulumtuesve, për t’u marrë me punë kërkimoro- shkencore dhe arsimore. 2. Buxheti shtetëror për veprimtarinë kërkimoro-shkencore është zë i veçantë buxhetor.

Ligjet LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
LIGJI NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË
Ligjet LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
Nenet Neni 20

Rekrutimi dhe përzgjedhja e kandidatëve

1. Për rekrutimin e kandidatëve për prokurorë, Këshilli përmes një shpallje publike fton të aplikojnë të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjorë.

2. Me rastin e rekrutimit të një kandidati, Këshilli, në mes tjerash do të marrë parasysh kriteret në vijim:

2.1. njohurinë profesionale, përvojën e punës dhe performancës, përfshirë njohuritë dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

2.2. kapacitetin për arsyetime ligjore siç të jetë dëshmuar përmes veprimtarive profesionale në fushën e drejtësisë, përfshirë këtu si gjyqtarë, prokurorë apo avokatë, punë akademike apo veprimtari tjetër profesionale;

2.3. aftësinë profesionale bazuar në rezultatet e karrierës së mëparshme, përfshirë pjesëmarrjen në forma të organizuara të trajnimit ku është vlerësuar përformanca;

2.4. aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore;

2.5. aftësinë për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndershme, me kujdes dheme përgjegjësi;

2.6. aftësinë komunikuese; dhe

2.7. integritetin personal.

3. Në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin e zbatueshëm, Këshilli zhvillon dhe zbaton procedura për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim si prokurorë.

4. Këshilli zbaton masa dhe veprime rekrutimi, si dhe masa të tjera të cilat i konsideron të nevojshme për të siguruar që një zyrë prokuroriale pasqyron përbërjen etnike të zonës së juridiksionit përkatës.

5. Procedura për vlerësimin e përshtatshmërisë së kandidatit për t’u bërë pjesë e prokurorisë, do të bëhet përmes vërtetimit të të dhënave të dorëzuara nga kandidati, të dhënat nga regjistrat publikë relevantë për vlerësim, përfshirë verifikimin standard të regjistrave për të kaluarën kriminale.

6. Dhënia e përparësisë për kandidatët me kualifikime të barabarta nga komunitetet e nënpërfaqësuara, do të zbatohet përderisa përqindja e prokurorëve pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë në Kosovë të jetë nën pesëmbëdhjetë përqind (15%) dhe / ose përderisa përqindja e prokurorëve të cilët janë pjesëtarë të komunitetit serb të Kosovës, të jetë nën tetë përqind (8%).

7. Këshilli harton rregullore të veçantë për të përshkruar procesin e emërimit dhe të riemërimit të prokurorëve nga komunitetet e nën-përfaqësuara në mesin e prokurorëve që shërbejnë në Kosovë.

Nenet Neni 33

Neni 33

Drejtori i Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë

1. Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë zgjidhet dhe emërohet nga Këshilli në pajtim me procedurat, kriteret dhe kualifikimet që do zhvillohen dhe miratohen nga Këshilli përmes rregulloreve të cilat janë në pajtim me detyrimet kushtetuese dhe detyrimet e rregulloreve të zbatueshme për personelin. Vendi i lirë i punës plotësohet duke u bazuar në një proces konkurrues, të bazuar në meritë dhe të hapur pas publikimit të pozitës.

2. Drejtori i raporton Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë. Drejtori i raporton drejtpërdrejt Kryesuesit të Këshillit dhe i përgjigjet të gjitha kërkesave të Këshillit për informata.

3. Këshilli cakton pagën e Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.

Ligjet LIGJI Nr. 06/L-055 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS
LIGJI Nr. 06/L-055 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS
Nenet Neni 20

Rekrutimi i Gjyqtarëve

1. Këshilli, përmes një njoftimi publik fton të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjorë që të aplikojnë për kandidatë për emërime gjyqësore.

2. Me rastin e rekrutimit të një kandidati, Këshilli, në mes tjerash do të marrë parasysh kriteret në vijim:

2.1. njohuritë profesionale, përvojën e punës dhe performancën, përfshirë njohuritë dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

2.2. kapacitetin për arsyetime ligjore të dëshmuar përmes veprimtarive profesionale në fushën e drejtësisë, përfshirë këtu përvojën si gjyqtar, prokuror apo avokat, punë akademike apo veprimtari tjetër profesionale;

2.3. aftësinë profesionale bazuar në rezultatet e karrierës së mëparshme, përfshirë pjesëmarrjen në forma të organizuara të trajnimit ku është vlerësuar performansa;

2.4. aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore;

2.5. aftësinë për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndershme me kujdes dhe me përgjegjësi;

2.6. aftësinë komunikuese; dhe

2.7. integritetin personal.

3. Këshilli zhvillon procedurat për rekrutimin e kandidatëve për t’u emëruar si gjyqtarë të cilat janë në përputhje me Kushtetutën dhe kriteret e përcaktuara me ligj.

4. Procedura për vlerësimin e përshtatshmërisë së kandidatit për t’u bërë pjesë e gjyqësorit do të bëhet përmes vërtetimit të të dhënave të dorëzuara nga kandidati, të dhënat nga regjistrat publik relevantë për vlerësim, përfshirë verifikimin standard të regjistrave për të kaluarën kriminale.

5. Procesi i rekrutimit të gjyqtarëve porotë do të përcaktohet me rregullore të Këshillit dhe kryhet nga gjykatat përkatëse.

 

Ligjet LIGJI NR. 04/L-205 PËR AGJENCINË E PUNËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
LIGJI NR. 04/L-205 PËR AGJENCINË E PUNËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
Nenet Neni 2

1. Agjencia e Punësimit e Kosovës është ofrues publik i shërbimeve në tregun e punës, që ka për qëllim administrimin e tregut të punës dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe aftësimit profesional. 2. Shfrytëzuesit e shërbimeve të punësimit janë personat e papunë, punëkërkuesit, punëdhënësit, të punësuarit dhe shtetasit e huaj të cilët kanë për qëllim punësimin në Kosovë. 3. Shërbimet e punësimit dhe aftësimit profesional për fuqinë punëtore mund të organizohen dhe sigurohen edhe nga ofrues jopublikë, të cilët kanë fushëveprim punësimin dhe aftësimin profesional të grupeve të specifikuara. 4. Ofruesit jopublikë të akredituar, mund të kontraktohen nga Agjencia, në përputhshmëri me kornizën ligjore, për të ofruar shërbime punësimi dhe aftësimi profesional. 5. Të drejtat, përgjegjësitë, fushëveprimi, monitorimi i punës dhe raportet e ofruesve jo publik të shërbimeve në raport me Agjencinë, rregullohen me akt nënligjor të propozuar nga Ministria e të miratuar nga Qeveria.