Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Çdo shtet palё i kёtij Pakti zotohet:
(a) Tё sigurojë qё çdo person, kur t’i shkelen tё drejtat dhe liritё e njohura në këtë Pakt, tё ketё tё drejtёn e njё mjeti juridik efektiv, edhe atёherё kur shkeljen e kryejnë personat me rastin e ushtrimit tё funksioneve tё tyre zyrtare:
(b) Tё sigurojë që autoriteti kompetent gjyqёsor, administrativ ose legjislativ, ose çdo autoritet tjetër qё ёshtё kompetent nё bazё tё legjislacionit tё shtetit, do t’i pёrcaktojё tё drejtat e kёtij personi qё paraqet mjetin juridik si dhe tё zhvillojё mundёsitё e paraqitjes së mjetit juridik.
(c) Tё sigurojë që autoritetet kompetente do të veprojnë sipas çdo mjeti juridik qё do tё njihet si i pёrligjur.
Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.
1. Çdo person ose grup i personave që ankohen se kanë qenë të diskriminuar mbi bazat e përmendura në nenin një (1) të këtij Ligji mund të paraqesin padi në gjykatën kompetente. 2. Shoqatat, organizatat apo subjektet tjera juridike mund të inicojnë apo përkrahin procedura ligjore në emër të parashtruesit, me marrjen e pëlqimit të tyre, për zhvillimin e procedurave administrative apo gjyqësore të parapara për zbatimin e obligimeve nga ky ligj.
1. Ankesë mund të paraqesin prokurori i shtetit, i akuzuari, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor i të akuzuarit dhe i dëmtuari. 2. Prokurori i shtetit mund të paraqesë ankesë në dëm dhe në dobi të të akuzuarit. 3. I dëmtuari mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale për veprat penale kundër jetës dhe trupit, kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së trafikut publik dhe për shpenzimet e procedurës penale. 4. Ankesë mund të paraqesë edhe personi, pasuria e të cilit është konfiskuar ose nga i cili është konfiskuar dobia pasurore e fituar me vepër penale, si dhe personi juridik, pasuria e të cilit është konfiskuar.
Parimi i të drejtës në mjete juridike Përveç kur përjashtohet shprehimisht me ligj, secili person ka të drejtë të ushtrojë mjetet juridike administrative dhe ato gjyqësore, në mënyrën e përcaktuar me ligj, kundër një veprimi apo mosveprimi administrativ të organit publik që i cenon një të drejtë apo një interes juridik.
Kundër aktgjykimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë palët mund të bëjnë ankim brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditësh (15) nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit, po që se me këtë ligj nuk është caktuar ndonjë afat tjetër. Në kontestet nga raportet në të cilat është dhënë aktgjykimi në bazë të kambialit apo çekut, afati për ankim është shtatë (7) ditor.
Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik. 2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.
11. Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë, çdo person juridik ose fizik dhe publiku, në rast të pësimit të dëmit material ose është para një rreziku të pësoj dëm material që ka të bëjë me një aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e dispozitave të këtij ligji, ligjeve të veçanta ose akteve nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit, ka të drejtë të ngre padi ose të kërkojë nga gjykata kompetente ose autoriteti publik të mbroj të drejtat e veta
Neni 50 E drejta për ankesë 1. Nëpunësit civilë kanë të drejtë për ankesë kundër vendimit administrativ apo çdo shkelje ose lëshim të rregullave ose procedurave të përgjithshme administrative, që ndikojnë dhe që kanë të bëjnë me marrëdhënien e tyre të punës. 2. Nëpunësit civilë kanë të drejtë mbrojtjeje përmes procedurave të brendshme administrative ose gjyqësore në rast të një shkeljes së të drejtave të tyre, që rezulton nga një veprim i administratës publike.
1. Pa cenuar mjetet e tjera administrative ose gjyqësore të mbrojtjes, çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të paraqesë ankesë tek Agjencia, nëse subjekti i të dhënave pretendon që përpunimi i të dhënave personale, në lidhje me të, e shkelë këtë ligj. 2. Agjencia njofton ankuesin mbi progresin dhe rezultatin e ankesës, duke përfshirë mundësinë e një mjeti ankimi gjyqësor, në pajtim me nenin 54 të këtij ligji.
1. Në rast se institucioni publik ka refuzuar në tërësi apo pjesërisht kërkesën për qasje në dokumente publike apo në rast të heshtjes apo mos përgjigjes së institucionit publik, kërkuesi mund t’i drejtohet me ankesë Agjencisë brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve prej pranimit të vendimit për refuzim ose vendimit për aprovim të pjesshëm të kërkesës për qasje
3. Në pajtim me nenin 113(7) të Kushtetutës, individët, përfshirë të akuzuarit dhe viktimat, janë të autorizuar që t’i drejtohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkeljet e të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, që pretendohen se janë bërë nga Dhomat e Specializuara apo nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, por vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.
WILLE kundër LIECHTENSTEIN
28396/95 | Gjykata (Dhoma e Madhe) 28/10/1999
Komisioni gjeti se Qeveria nuk kishte arritur të tregonte se kundër shkeljes së nenit 10 të Konventës të pretenduar nga kërkuesi, ka ekzistuar një mjet i efektshëm në praktikë bazuar në të drejtën e Lihtenshtajnit. Në veçanti, lidhur me një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, Qeveria nuk kishte paraqitur ndonjë shembull që tregonte aplikimin e saj në një rast të ngjashëm dhe aktual.
https://hudoc.echr.coe.int/eng#_Toc393886343
Kërkuesi u ankua se autoritetet polake, duke shkelur nenin 13 të marrë veçmas dhe në lidhje me nenet 3, 5 dhe 8 të Konventës, kishin mohuar të drejtën e tij për një mjet efektiv për shkak të dështimit për të kryer një hetim efektiv lidhur me pretendimet e tij për shkelje të Konventës
Boyle and Rice v. the United Kingdom, 27 April 1988
E drejta për një mjet efektiv lind nëse aplikanti ka një ankesë "të diskutueshme" se ka pasur shkelje të së drejtës së Konventës. Edhe nëse Gjykata konkludon se
e drejta thelbësore nuk është shkelur, kjo nuk parandalon një ankesë sipas nenit 13 nga të qenit "i diskutueshëm". Gjykata ka thënë që edhe përkundër kushteve të neni 13, të lexuara fjalë për fjalë, se është e nevojshme të ekzistoj një shkelje e një dispozite tjetër "thelbësore" që dispozita të jetë e zbatueshme, kjo në fakt nuk është një parakusht për sa kohë që
shkelja e pretenduar është "e diskutueshme".