Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Nuk ka rezultat
Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Nenet Neni 1

1. Me këtë ligj harmonizohen zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale me parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. 2. Qëllimi i këtij ligji është të promovojë krijimin e mjedisit të shëndetshëm për popullin e Kosovës me sjelljen graduale të standardeve për mjedis të Bashkimit Evropian

Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon sistemin e integruar për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut për ndotjen e mjedisit, jetën dhe shëndetin e njeriut sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. 2. Ky ligj synon: 2.1. shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe kufizimin e emisioneve shkarkimeve të ndotjes së mjedisit, parandalimin e dëmtimit, rehabilitimin dhe përmirësimin e mjedisit të dëmtuar; 2.2. përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut; 2.3. ruajtjen dhe mirëmbajtjen e resurseve natyrore, të përtritshme dhe të papërtritshme, si dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre; 2.4. bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për mbrojtjen e mjedisit; 2.5. bashkëveprimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e mjedisit; 2.6. nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit. 2.7. të sigurohet se zhvillimi në Kosovë është i qëndrueshëm në mënyrë që dheu, ajri, uji dhe burimet e jetesës në Kosovë të mbrohen dhe ruhen në të mirë të gjeneratave të ardhshme; 2.8. të promovohen masa regjionale dhe ndërkombëtare për ruajtje, mbrojtje dhe përmirësim të cilësisë së mjedisit; dhe 2.9. të bëhet përshtatja e ligjeve, akteve nënligjore, procedurave dhe institucioneve të Kosovës me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Nenet Neni 3

Zbatimi i dispozitave të këtij ligji është i detyrueshëm për të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, personat juridik dhe fizik, vendas dhe të huaj që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Kosovës.

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2631

Ligjet LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE,
LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE,
Nenet Neni 17

Kompetencat vetanake

Komunat kanë kompetenca të plota dhe eksluzive, për sa i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm, në fushat që vijojnë: [...]b) planifikimin urban dhe rural; e) mbrojtjen e mjedisit lokal; f) ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, përfshirë furnizimin me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave, rrugëve lokale, transportit lokal dhe skemave të nxehjes lokale; i) promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; m) shëndetësinë publike; p) ofrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirës publike; [...]

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon mbrojtjen e natyrës, shfrytëzimin e qëndrueshëm të sajë dhe veçanërisht: 1.1. mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, në gjendje të baraspeshës natyrore; 1.2. përtëritja e natyrës në zonat e dëmtuara ose pjesëve të tyre dhe kompensimi për dëmet e shkaktuara; 1.3. vendosjen e rrjetit të zonave të mbrojtura, sistemit për planifikim, udhëheqje, inventarizim, monitorim, informim dhe financim me qëllim të mbrojtjes së natyrës; 1.4. pengimin e shfrytëzimit të tepërt, rrezikimit të llojeve të florës dhe faunës e sidomos i atyre me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të rrezikuara, si dhe vendbanimeve të tyre; 1.5. sigurimin e të drejtës së publikut për informim për gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrje në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 1.6. sigurimin e ushtrimit e të drejtës së qytetarëve për jetesë të shëndoshë, pushim dhe rekreacion në natyrë; 1.7. parandalimin e veprimeve të dëmshme të personave juridik dhe fizik në natyrë si pasojë e aktiviteteve ekonomike; 1.8. mirëmbajtjen ose sanimin në statusin e favorshëm të ruajtjes të vendbanimeve natyrore dhe llojeve me interes për Kosovën sipas standardeve të BE-së; 1.9. ruajtjen e të gjitha llojeve të zogjve te cilët natyrshëm jetojnë në gjendje të egër (zogjtë, vezët e tyre, çerdhet dhe vendbanimet e tyre).

Nenet Neni 1

Lënda

1. Me ketë ligj rregullohet sistemi i mbrojtjes dhe ruajtjes së përgjithshme të natyrës dhe vlerave të sajë.

2. Natyra në kuptim të këtij ligji paraqet gjithë larminë biologjike dhe peizazhore.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS
LIGJI Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Resurset ujore janë pasuri me interes të përgjithshëm dhe pronë e Republikës së Kosovës që ruhen e mbrohen me ligj.

2. Qëllimi i këtij ligji është:

2.1. të sigurojë zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin social - ekonomik të Republikës së Kosovës;

2.2. të themelojë procedura dhe parime udhëzuese për shpërndarjen optimale të resurseve ujore, mbështetur në shfrytëzimin dhe qëllimin;

2.3. të sigurojë mbrojtjen e resurseve ujore nga ndotja, tej shfrytëzimi dhe keqpërdorimi;

2.4. të përcaktojë strukturat institucionale për administrimin e resurseve ujore.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

Me këtë ligj rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me: ujërat sipërfaqësorë, liqenet, akumulimet, rezervuarët, burimet natyrore, ujërat nëntokësorë, tokat e lagëta, truallin buzë brigjeve të lumenjve, çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e tyre; përdorimin dhe shpërndarjen e ujërave, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujërave, mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave, duke përfshirë përmbytjet, vërshimet, thatësitë, erozionin, objektet dhe infrastrukturën ujore, financimin e ujërave, si dhe kushtet, mënyrat dhe veprimet me të cilat mund të shfrytëzohet ose shkarkohen ujërat.

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8659

Ligjet LIGJI NR. 08/L-025 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
LIGJI NR. 08/L-025 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
Nenet Neni 1

Qëllimi 

1. Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve për të siguruar të drejtën e qytetarëve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit nga ndotja e ajrit

2. Ky ligj është në përputhshmëri me Direktivën 2008/50/EC për cilësinë e ajrit mjedisor; Direktivën 2004/107/EC për arsenin, kadmiumin, merkurin, nikelin dhe hidrokarburet aromatike policiklike në ajrin mjedisor dhe Direktivën 2016/2284/EC për tavanet e emisioneve kombëtare për disa ndotës atmosferikë, e cila ndryshon Direktivën 2003/35/EC dhe shfuqizon Direktivën 2001/81/EC.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

Ky ligj zbatohet ndaj të gjithë personave fizikë dhe juridikë, aktivitetet e të cilëve në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë e ndotin ajrin si dhe ndaj të gjitha autoriteteve publike dhe private të cilat kryejnë veprimtarinë e monitorimit të cilësisë së ajrit, monitorimin e emisioneve të ndotësve nga burimet e palëvizshme dhe verifikimin e sistemit matës për matjen e vazhdueshme të emisioneve të ndotësve nga burimet e palëvizshme. 

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=60330

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-230 PЁR VLERËSIMIN STRATEGJIK MJEDISOR
LIGJI Nr. 03/L-230 PЁR VLERËSIMIN STRATEGJIK MJEDISOR
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është që me vlerësim strategjik mjedisor të planeve dhe programeve, të sigurojë shkallë të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

2. Ky ligj përcakton kushtet, mënyrën dhe procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, të planeve dhe programeve të caktuara, (në tekstin e mëtutjeshëm VSM) përmes integrimit të parimeve të mbrojtjes së mjedisit në procedurën e përgatitjes, miratimit dhe realizimit të planeve dhe programeve, me synim të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Nenet Neni 3

Fushëveprimi

1. VSM për planet dhe programet bëhet atëherë kur ekziston mundësia që realizimi i tyre të shkaktojë dëme të konsiderueshme në mjedis.

2. Hartimi i raportit për VSM është i detyrueshëm për planet dhe programet nga fusha e planifikimit hapësinor dhe urbanistik, në shfrytëzimin e tokës, bujqësisë, pylltarisë, peshkatarisë, energjetikës, industrisë, minierave, komunikacionit, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin e ujërave, telekomunikacionit, turizmit, të cilat japin kornizën për zhvillimin e ardhshëm të projekteve të cilat i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis në përputhje me Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis si dhe për planet dhe programet të cilat, duke marrë parasysh lokacionin në të cilin realizohen, mund të ndikojnë në zonat e mbrojtura, në habitatet natyrore dhe në florën e faunën e egër.

3. Për planet dhe programet nga paragrafi 1. i këtij neni, me të cilat parashihet edhe shfrytëzimi i sipërfaqeve të vogla në nivel lokal ose në rastet e modifikimeve të vogla të planeve ose programeve, të cilat nuk kërkojnë procedurë të rregullt për miratim si dhe për planet ose programet të cilat nuk janë të cekura në paragrafin 2. të këtij neni, vendimin për VSM e merr autoriteti përgjegjës i planit ose programit, nëse sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj, vërteton se ekziston mundësia e ndikimit të theksuar në mjedis.

4. VSM nuk bëhet për planet dhe programet të cilat i dedikohen mbrojtjes së vendit, evitimit të pasojave nga katastrofat natyrore dhe për planet financiare dhe buxhetore.

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2711

Ligjet LIGJI NR. 08/L-145 PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E INTEGRUAR TË NDOTJES
LIGJI NR. 08/L-145 PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E INTEGRUAR TË NDOTJES
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim të përcaktoj kompetencat, procedurat dhe përgjegjësitë e institucioneve për pajisjen me leje të impianteve, mbikëqyrjen inspektuese, si dhe detyrimet e operatoreve, lidhur me parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes nga veprimtaritë e ndryshme industriale në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë për mbrojtjen e mjedisit.

2. Ky ligj është pjesërisht në përputhshmëri me Direktivën 2010/75/BE për emisionet industriale (parandalimi dhe kontrolli i integruar i ndotjes).

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

1. Ky ligj zbatohet ndaj të gjithë personave fizik dhe juridik, dhe të gjitha autoriteteve publike dhe private, veprimtaritë e ndryshme industriale, aktiviteti i të cilave në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë shkakton ndotjen e ajrit, ujit, tokës dhe gjenerimin e mbeturinave.

2. Ky ligj nuk zbatohet për veprimtaritë hulumtuese, zhvilluese ose testimin e produkteve të reja dhe proceseve.

Vegëza e ligjit përkatës: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=71734

Ligjet LIGJI NR. 08/L-181 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
LIGJI NR. 08/L-181 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim:

1.1. të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit përmes parandalimit të dëmeve dhe efekteve negative në mjedis të projekteve publike apo private;

1.2. të përcaktoj rregullat dhe procedurat për identifikimin dhe vlerësimin e ndikimeve të projekteve në mjedis, për të siguruar parandalimin ose zvogëlimin e ndikimeve negative të projekteve të propozuara publike dhe private;

1.3. garantimin e një procesi gjithëpërfshirës dhe të hapur vendimmarrjeje përmes përcaktimit të rregullave dhe procedurave administrative, gjatë procesit të vendimmarrjes për pajisje me pëlqim mjedisor.

2. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me Direktivën 2014/52/EU e Parlamentit Europian dhe Këshillit e dt.16 prill 2014 e cila ndryshon Direktivën 2011/92/EU mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis të projekteve të caktuara publike dhe private.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

1. Dispozitat e këtij ligji janë të detyrueshme për vlerësimin e ndikimeve të projekteve aktiviteti i të cilëve në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikon në mjedis, shëndetin e njeriut, biodiversitetin, tokën, dheun, ujin, ajrin, klimën, pasuritë materiale, trashëgiminë kulturore dhe peizazhin duke i’u kushtuar rëndësi të veçantë specieve dhe habitateve të mbrojtura me ligjet përkatëse si dhe për institucionet të cilat merren me zbatimin e dispozitave të këtij ligji.

2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për projekte që qëllim të vetëm kanë reagimin ndaj emergjencave civile dhe për qëllimet e mbrojtjes kombëtare sipas vlerësimit rast për rast, nëse një gjë e tillë parashikohet në legjislacionin që ka të bëjë me këto projekte, konsiderohet se zbatimi i tyre do të ketë ndikim negativ në mjedis.

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=68708

Ligjet LIGJI NR. 04/L-174 PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
LIGJI NR. 04/L-174 PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinor për tërë territorin e Kosovës si vlerë e përgjithshme kombëtare, përmes qeverisjes së mirë, shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

2. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë qeverisje të qëndrueshme, shfrytëzim efikas të fondeve publike, parakushte për zhvillim social dhe ekonomik të baraspeshuar, rregullim të qëndrueshëm të hapësirës, duke siguruar trajtim të barabartë, lëvizje të lirë dhe qasje adekuate në shërbimet publike për qytetarët.

 

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

Ky Ligj përcakton parimet bazë të planifikimit hapësinor, kushtet dhe mënyrën e zhvillimit dhe rregullimit hapësinor, llojet, ecuritë dhe përmbajtjen e planeve, përgjegjësitë e subjekteve administrative të nivelit qendror dhe lokal për hartimin dhe zbatimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor, mbikëqyrjen administrative për zbatimin e këtij ligji, si dhe aktivitetet të cilat ndërmerren në planifikim hapësinor dhe rregullim territorial në Republikën e Kosovës. 

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8865

Ligjet LIGJI NR. 02/L-78 LIGJI PËR SHËNDETËSI PUBLIKE
LIGJI NR. 02/L-78 LIGJI PËR SHËNDETËSI PUBLIKE
Nenet Neni 6

Kapitulli III

Shëndeti Mjedisor dhe Banimi

6.1 IKSHPK hulumton ndikimin e faktorëve mjedisor në shëndetin e popullsisë dhe i propozon masat mbrojtëse për parandalimin e efekteve të dëmshme për shëndet. 

6.2 IKSHPK propozon dhe ndërmerr veprime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eliminimin e mangësive të zbuluara dhe çfarëdo efekti të dëmshëm për shëndet.

6.3 Brenda sferës së aktiviteteve të lidhura me shëndetin e mjedisit dhe atij të banimit, IKSHPK do të: a) njoftoj popullatën lidhur me shkaqet e ndotjes së mjedisit i cili mund të kërcënon shëndetin. b) elaboron sistemin e raportimit të dëmtimit të shëndetit dhe sëmundjeve përkitazi me efektet e mjedisit. 

Vegëza e ligjit përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2573

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Öneryıldız v. Turkey

GjEDNj-ja në rastin Öneryıldız v. Turkey lidhur me dështimin e autoriteteve për informimin e publikut dhe për ndërmarrjen e masave efektive dhe parandaluese, kishte gjetur shkelje të nenit 2, për arsye të mungesës së ndërmarrjes së hapave të duhur nga shteti për të parandaluar vdekjen e nëntë banorëve që jetonin pranë një deponie mbeturinash. Gjykata vuri në dukje në veçanti mungesën e informimit të banorëve lidhur me rrezikun që ata ballafaqoheshin duke jetuar në atë vend. Sipas gjykatës, edhe nëse do të kishte informata, shteti është përgjegjëse, pasi që nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme praktike për të shmangur rreziqet për jetën e njerëzve

Decision Dubetska dhe të tjerët v. Ukrainës

Në rastin Dubetska dhe të tjerët v. Ukrainës GjEDNj lidhur me problemet kronike shëndetësore të banorëve nga ndikimi i ndotjes në mjedisin jetësor theksoi se nuk ka dyshim se ndotja mund të ndikojë negativisht në shëndetin publik në përgjithësi, dhe përkeqëson cilësinë e jetës së një individi, edhe pse shpesh është e pamundur për të përcaktuar efektin e saj në secilin rast individual. Gjykata më tej theksoi se, të jetosh në një zonë me tejkalime të qarta të standardeve të lejuara nga ndotja, përbën rrezik të lartë për shëndetin. Gjykata gjeti shkelje të nenit 8, pasi që autoritetet nuk kishin gjetur një zgjidhje efektive për situatën në mënyrën për të frenuar ndotjen.