Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Nenet
Neni 5 d (vi)

(vi) E drejta e pjesëmarrjes së barabartë në veprimtari kulturore;

Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 21

Njihet e drejta e mbledhjes paqësore. Ushtrimi i kёsaj tё drejte mund tё jetё objekt vetёm i kufizimeve qё diktohen sipas ligjit dhe qё janё tё nevojshme nё njё shoqёri demokratike, nё interes tё sigurisё kombёtare, tё qetёsisё dhe rendit publik, ose pёr tё mbrojtur shёndetin ose moralin publik, apo tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
NENI 11.1

 Liria e tubimit dhe e organizimit

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët, duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.

 

Neni 11.2

2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 20.

1. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.

2. Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare Nr. 06/L- 043
Ligji për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare Nr. 06/L- 043
Nenet Neni 9

Liria e tubimit

OJQ, përfshirë anëtarët apo zyrtarët e saj, gëzon të drejtën e tubimit paqësor sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës

Ligjet Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Nenet Neni 1.1.2a

1.2. E drejta për lirinë fetare dhe të besimit përfshinë, mes tjerash, edhe liritë në vijim:

 a. Lirinë e adhurimit ose tubimit në lidhje me një fe ose besim, dhe krijimin dhe mirëmbajtjen e vendeve për këto qëllime;

Nenet Neni 1.1.3

1.3 Liria për të manifestuar fenë ose besimin duhet t’iu nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve që janë të parashkruara me ligj dhe janë të domosdoshme në shoqërinë demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit dhe moralit, dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të tjerëve.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-166 PËR TUBIME PUBLIKE
LIGJI NR. 08/L-166 PËR TUBIME PUBLIKE
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë ushtrimin e së drejtës kushtetuese për tubime publike, si dhe të drejtës për të organizuar dhe marrë pjesë në ngjarje publike.

2. Ky ligj gjithashtu ka për qëllim rregullimin e kohës dhe mënyrës së lajmërimit të tubimeve publike dhe ngjarjeve publike, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve dhe Policisë së Kosovës për zbatim të këtij ligji.

 

Nenet Neni 2

Fusha e veprimit

Dispozitat e këtij ligji janë të obligueshme për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, organizatorët, si dhe për pjesëmarrësit në tubime publike dhe ngjarje publike.

Nenet Neni 4

E drejta për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime publike

1. Secili person pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi, përkatësisë nacionale, gjendje ekonomike e financiare, arsimore e sociale, të bindjeve politike apo bindjeve të tjera ose të çdo lloj rrethane tjetër personale, ka të drejtë të organizojë dhe të marrë pjesë në tubime publike, sipas rregullave të përcaktuara me këtë ligj.

2. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm me ligj dhe kur është e domosdoshme dhe proporcionale për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare apo mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Këto kufizime në asnjë mënyrë nuk mund të mohojnë thelbin e të drejtave të garantuara për lirinë e tubimeve publike dhe të drejtën për të organizuar ngjarjet publike e për të marrë pjesë në to.

Për me shumë informata konsultojeni ligjin përkatës:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=70935

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision UNITED MACEDONIAN ORGANISATION ILINDEN AND IVANOV v. BULGARIA (Application no. 44079/98) 20 October 2005

Aplikantët u ankuan sipas nenit 11 të Konventës se ata ishin ndaluar të mbajnë tubime paqësore gjatë periudhës 1998-2003. Sipas mendimit të tyre, ndërhyrjet me të drejtën e tyre për tubim paqësor nuk ishin justifikuar sipas paragrafit 2 të nenit 11. Gjykata njëzëri konstaton se ka shkelje të nenit 11 të Konventës;

Decision BĄCZKOWSKI AND OTHERS v. POLAND (Application no. 1543/06) 3 May 2007

Aplikantët pohonin shkelje të Neneve 11, 13 dhe 14 të KEDNJ në lidhje me nenin 11, pasi u ishte refuzuar leja për të demonstruar që të ngritnin ndërgjegjësimin për diskriminimin kundër homoseksualëve.

Aplikantët (Fondacioni për Barazi dhe një grup individësh aktivë në OJQ që përfaqësojnë të drejtat homoseksualëve) planifikuan të mbajnë një marshim dhe një numër të shesheve për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për diskriminimin kundër pakicave. Autoritetet administrative, duke vepruar në emër të Kryetarit të Bashkisë së Varshavës, refuzuan t'i jepnin aplikantëve leje për marshim. Gjykata njëzëri hodhi poshtë vërejtjet paraprake të Qeverisë dhe konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 11 dhe neneve 13 dhe 14 të ndërmarra në lidhje me nenin 11.

Decision TER-PETROSYAN v. ARMENIA (Application no. 36469/08) 25 April 2019

Aplikanti u ankua se e drejta e tij për lirinë e tubimit paqësor ishte shkelur si pasojë e ndërhyrjes së paligjshme dhe joproporcionale të policisë, gjegjësisht shpërndarjes së tubimit në “Sheshin e Lirisë” dhe se ai nuk kishte pasur asnjë mjet efektiv kundër shkeljes së kësaj të drejte .

Gjykata rithekson që një ndërhyrje do të përbëjë një shkelje të nenit 11 përveç nëse "parashikohet me ligj", ndjek një ose më shumë qëllime legjitime sipas paragrafit 2 dhe është "e nevojshme në një shoqëri demokratike" për arritjen e këtyre qëllimeve.

Gjykata njëzëri konstaton se  ka pasur shkelje të nenit 11 të Konventës;

Decision Sigurdur a. Sigurjónsson v. Iceland

Në këtë çështje, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se arsyet e parashtruara nga Qeveria, edhe pse munden të konsiderohen të rëndësishme, nuk janë të mjaftueshme për të treguar se ishte "e domosdoshme" për të detyruar aplikantin për të qenë anëtar i shoqates Frami, në rrezikun e humbjes së licencës së tij dhe në kundërshtim me mendimet e tij. Në veçanti, pavarësisht kufirit të vlerësimit të Islandës, masat e këtilla kufizuese nuk ishin në përpjesëtim me qëllimin legjitim të ndjekur. Rrjedhimisht, Gjykata ka gjetur shkelje të nenit 11.

Decision Maestri v. Italy (39748/98) [2004] ECHR 76 (17 February 2004)

(39748/98) [2004] ECHR 76 (17 February 2004)

Faktet: Aplikuesi ishte shtetas italian dhe kryetar i Gjykatës së Qarkut La Spezia. Procedimet disiplinore u ngritën kundër tij pasi kishte qenë një anëtar i një shoqate masonike. Parashtruesi pretendonte se vendosja e sanksionit ndaj tij shkeli nenet 9 (e drejta për lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë), 10 (liria e shprehjes) dhe 11 (liria e tubimit dhe asocimit) të Konventës. Gjykata konstatoi shkelje të nenit 11 me arsyetimin se kishte pasur ndërhyrje në të drejtën e aplikantit për lirinë e asocimit, siç garantohet me nenin 11. Ndërhyrja nuk ishte përcaktuar me ligj sepse rregullorja kombëtare mbi të cilën ishte bazuar masa disiplinore nuk kishte bazë në të drejtën vendase dhe nuk arriti të plotësonte kushtet e qasjes dhe parashikueshmërisë. Në të vërtetë, formulimi i direktivës që përshkruante sanksionin nuk ishte mjaftueshëm i qartë dhe i parashikueshëm për t'i mundësuar kërkuesit të kuptonte se anëtarësia e tij në një shoqatë masonike mund të çonte në sanksione ndaj tij.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat