Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
1 Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë akses në shërbime që lehtësojnë rehabilitimin e tyre nga dhuna. Këto masa duhet të përfshijnë, sipas nevojës, shërbime të tilla si konsulenca ligjore dhe psikologjike, ndihma financiare, strehimi, arsimi, trajnimi dhe ndihma në gjetjen e një pune.
Organizimi i arsimit parauniversitar
1. Arsimimi parauniversitar dhe parashkollor organizohet përmes një kornize të mësimit tërë jetësor
sipas niveleve të ISCED-it si vijon dhe në pajtim me fazat kryesore të Kornizës Kombëtare të Kurrikulumit:
1.1. niveli 0: Arsimi parashkollor (normalisht mosha zero (0) deri në gjashtë (6) vjeç, faza kyçe 0 dhe një pjesë e fazës 1 e KKK), i rregulluar me këtë ligj vetëm për moshën pesë (5) deri gjashtë (6) vjeçare (shkollë parafillore); përndryshe në përputhje me nenin 10 të këtij ligji;
1.2. niveli 1: Arsimi fillor që zgjat 5 vite (normalisht prej moshës gjashtë (6) vjeçare, pjesa e mbetur e fazës 1 dhe 2 e KKK);
1.3. niveli 2: Arsimi i mesëm i ulët që zgjat katër (4) vite (normalisht prej moshës dymbëdhjetë (12) vjeçare, faza 3 dhe 4 e KKK);
1.4. niveli 3: Arsimi i mesëm i lartë që zgjat tri (3) vite, varësisht nga kurrikulumi i përcaktuar nga Ministria (normalisht prej moshës pesëmbëdhjetë (15) vjeçare, faza 5 dhe 6 e KKK), përfshirë gjimnazin, shkollën e mesme profesionale, shkollën e muzikës dhe atë të artit, dhe
1.5. niveli 4: Arsimimi postsekondar në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional në periudhën një (1) deri dy (2) vite (zakonisht nga mosha tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, specializimi passekondar në KKK).
1.6. programe të mësimit gjatë gjithë jetës për të rritur që mund të ofrohen në nivelet 3, dhe 4 të ISCED-it.
2. Shkollimi i detyruar fillon në fillim të vitit shkollor pas datës kur fëmija arrin moshën gjashtë (6) vjeçare që është mosha minimale për shkollimin e detyruar dhe përfundon në fund të nivelit 2 të ISCEDit.
3. Edukimi parafillor bëhet i detyrushem siç është paraparë në dispozitat kalimtare.
4. Shkollimi i detyruar ofrohet falas.
5. Ministria mund të nxjerrë akte nënligjore për shmangien e situatave të jashtëzakonshme në lidhje me kërkesat për arsim të detyruar.
6. Fëmija, i cili në kohën e fillimit të vitit shkollor është nën minimumin e moshës së duhur për shkollimin e detyruar mund të regjistrohet në këtë shkollim në bazë të rekomandimit të shërbimit profesional pedagogjiko-psikologjik në shkollë. Vendimi për regjistrim merret nga drejtori i shkollës.
7. Ministria, përmes aktit nënligjor, mund të përcaktojë test përzgjedhës për shkolla të caktuara profesionale të nivelit 3 të ISCED-it.
8. Ministria, përmes një akti nënligjor, mund të modifikojë definicionet e niveleve të ISCED-it në përputhje me rezultatet e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në seancën e 36 (2011) duke u bazuar në rishikimin e ISCED-it siç ishte raportuar në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, seancën e 35-të (2009).
Vijueshmëria në shkollë
1. Vijimi i shkollimit të detyruar nga ana e nxënësit është një përgjegjësi kryesore e prindit.
2. Prindi i fëmijës së moshës së shkollimit të detyruar bën shkelje të ligjit, nëse:
2.1. nuk e regjistron fëmijën në shkollë publike, institucion aftësimi, shkollë speciale ose shkollë private të licencuar dhe të përshtatshme për moshën e fëmijës dhe për nivelin e mësimit, ose nuk bën aranzhime alternative për arsimimin e fëmijës me miratim nga Ministria sipas nenit 47 të këtij ligji, ose
2.2. pa shkak të arsyeshëm, si është sëmundja apo ndonjë shkak tjetër i pashmangshëm, nuk i siguron fëmijës vijim të rregullt në institucionin arsimor në kohën e përcaktuar nga këshilli drejtues për fillimin e mësimit.
3. Kur drejtori i institucionit arsimor dhe aftësues e sheh të arsyeshme dhe në interesin më të mirë të nxënësit, pas marrjes së kërkesës me shkrim nga prindërit e nxënësit, mund ta lirojë nxënësin nga vijimi i mësimit deri në (2) dy javë gjatë vitit shkollor.
4. Nëse nxënësi pa ndonjë arsye nuk regjistrohet, nuk vijon shkollimin ose e ndërprenë shkollimin e detyruar, prindërit e tij dënohen për kundërvajtje nëse mungesa është rezultat i veprimit të paramenduar ose i neglizhencës së prindërve. Në raste të tilla, komuna e njofton Ministrinë me shkrim.
5. Për të promovuar vijimin ose zvogëluar braktisjen e shkollës, komuna organizon transport të sigurt dhe efikas për nxënësit në shkollimin e detyruar. Komuna mund te kërkoj pagese por edhe mund ta bëjë falas transportin shkollor, për:
5.1. nxënësit që jetojnë në zonën e mbulimit, por që janë brenda distancës prej katër (4) kilometra nga shkolla, përveç nxënësve me aftësi të kufizuara; dhe
5.2. nxënësve që jetojnë jashtë zonës së mbulimit.
6. Ministria përgatit udhëzime për të ndihmuar komunat dhe institucionet arsimore dhe aftësuese për të adresuar në mënyrë afektive braktisjen.
Tekstet shkollore dhe mjetet e tjera mësimore
1. Me qëllim të sigurimit të cilësisë së materialeve që përdoren në institucionet publike arsimore dhe aftësuese, Ministria miraton tekstet shkollore dhe mjetet e materialet e tjera mësimore sipas këshillave
të AKKSV-së, dhe sipas rregullave të prokurimit, hartimit, rishikimit dhe publikimit të cilat përcaktohen në një akt nënligjor.
2. Vetëm materialet miratuara nga Ministria, sipas këtij neni, mund të përdoren në institucionet publike.
3. Këshillat drejtuese të institucioneve arsimore ose aftësuese miratojnë nga lista e miratuar nga Ministria, tekstet shkollore dhe mjetet e materialet tjera mësimore, sipas propozimeve të mësimdhënësve, për përdorim në institucione përkatëse.
4. Tekstet shkollore të miratuara nga Këshilli drejtues në nivelet 1 dhe 2 në bazë të paragrafit 2. të këtij neni ofrohen falas.
Tekstet shkollore në gjuhët e komuniteteve
1. Tekstet shkollore ne gjuhen serbe për nivelin 1 dhe 2 do të përdoren siç është përcaktuar me ligjin në fuqi dhe jepen falas.
2. Tekstet shkollore ne gjuhet e komuniteteve ne te cilat është duke u zhvilluar mësimi për nivelet 1 dhe 2 ofrohen falas
Neni 40
Parimi i arsimit gjithëpërfshirës
1. Qëllimi i qartë i këtij Ligji është që parimi i arsimit gjithëpërfshirës të zbatohet në Republikën e Kosovës si praktika më e mirë në përputhje me normat ndërkombëtare, si parashihen në Konventën e UNESCO-s për të Drejtat e Fëmijëve (1989), në Deklaratën e Salamankës (1994), Konventën e OKBsë për të Drejta të Personave me Aftësi të Kufizuara (2007) dhe në konventat apo rekomandimet e tjera përkatëse ndërkombëtare.
2. Parimi i arsimit gjithëpërfshirës nënkupton se:
2.1. institucionet arsimore dhe aftësuese duhet të akomodojnë të gjithë fëmijët, pa dallim të kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, gjuhësore apo të tjera dhe duhet të promovojë integrimin dhe kontaktin mes fëmijëve;
2.2. mbështetja përkatëse duhet të ofrohet bazuar në nevojat intelektuale të nxënësve; dhe
2.3. ambientet e posaçme arsimore apo shkollat speciale arsyetohen vetëm pasi që nga vlerësimi i ekspertit del se nuk është praktike të regjistrohet ndonjë fëmijë në shkollën e rregullt publike apo në institucionin e aftësimit.
3. Komunat marrin masa për të mbështetur përfshirjen e fëmijëve në shkolla të rregullta të komunës, përfshirë edhe themelimin e dhomave burimore dhe klasave të përshtatura për nxënësit me aftësi të kufizuara fizike, përfshirë ato ndijore.
4. Sipas vlerësimeve individuale profesionale, komunat sigurojnë transport falas, të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara apo me vështirësi në mësim që ndjekin mësimet në shkollë komunale.
1. Ndalohet privimi i fëmijës nga e drejta për edukim dhe arsimim.
2. Ministria përkatëse për arsim duhet të sigurojë qasje gjithëpërfshirëse dhe frekuentim të arsimimit falas e cilësor, në bazë të mundësive të barabarta dhe pa diskriminim, në përputhje me moshën dhe aftësinë e tij për të kuptuar në gjitha nivelet e arsimit para universitar. Kjo e drejtë i garantohet edhe fëmijës që dëshiron të vazhdojë të arsimohet pas përfundimit të arsimit të detyrueshëm.
3. Në të gjitha nivelet e arsimit para universitar, fëmija mbrohet nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimi, keqpërdorimi, shfrytëzimi, ndëshkimi trupor, neglizhenca, apo ndonjë formë tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Fëmija mbrohet nga dhuna e shfaqur qoftë nga personeli arsimor, bashkëmoshatarët dhe nga secili person tjetër, brenda sistemit edukativo arsimor. Në procesin edukativ dhe arsimor, është e ndaluar të promovohet gjuha e urrejtjes, dhuna, jo toleranca, diskriminimi dhe format e tjera që nxisin konflikte ndër njerëzore.
4. Prindi ose kujdestari merr masa të përshtatshme që fëmija të ndjekë arsimin e detyrueshëm ose nivele të tjera të arsimimit, sipas dëshirës së fëmijës, si dhe të garantojë frekuentimin e rregullt të tij dhe pa pengesa.
5. Ministria përkatëse për arsim, si autoritet publik përgjegjës, si dhe njësitë arsimore nga pushteti lokal marrin masa konkrete, me qëllim që: 5.1. të inkurajojë mësim-nxënien gjatë gjithë jetës, të zhvillojë respektin e fëmijës për identitetin kulturor, për gjuhën dhe vlerat kombëtare, respektin për kulturat e ndryshme si dhe respektin për ruajtjen e mjedisit; 5.2. të mundësojnë qasjen e fëmijës në arsimin parashkollor, si dhe arsimin e detyrueshëm falas për të gjithë fëmijët, edhe në rastet kur fëmijët mund të kenë kaluar moshën për arsimin e detyrueshëm, por që kanë qenë në pamundësi për ta ndjekur atë; 5.3. në bashkëpunim me institucionet relevante të zhvillojnë programe edukimi për prindër, përfshirë programe për parandalimin e dhunës në familje; 5.4. të organizojnë plane mësimore të veçanta për fëmijën që nuk arrijnë nivelet e duhura që synon programi mësimor, me qëllim të parandalimit të barrierave për shkollimin e mëtejmë të fëmijës; 5.5. të identifikojnë dhe trajtojnë rastet e fëmijëve në rrezik për ta braktisur shkollën si dhe të ndërmarrin veprime konkrete sipas politikave nacionale për trajtimin e rasteve në nivel të shkollës dhe komunës; 5.6. të organizojnë plane mësimore të veçanta për fëmijë që braktisin shkollën ose që nuk e kanë frekuentuar asnjëherë shkollën apo për fëmijët që kthehen nga qëndrimi jashtë vendit, me qëllim integrimin e tyre në sistemin kombëtar të edukimit; 5.7. të mbikëqyrin të drejtën e fëmijës për t’u çlodhur, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në aktivitete kulturore e artistike; 5.8. të adresojnë parandalimin e përfshirjes të fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme, duke e trajtuar këtë tematikë me qasje kurrikulare, ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare; 5.9. sigurimi i mekanizmave efikasë për parandalim, trajtim brenda shkollës dhe raportim tek autoritetet përgjegjëse të rasteve të dhunës dhe dukurive të tjera negative; 5.10. të zbatojnë sanksione përkatëse ligjore për personelin e institucioneve edukativo- arsimore, në rast kur ushtron, lejon, nxit, toleron ose nuk raporton veprime të dhunshme në institucionet edukativo-arsimore, sipas këtij ligji; 5.11. të sigurojnë mbrojtjen e fëmijës në internet, duke promovuar përdorimin e teknologjisë informative të komunikimit, në mënyrë të dobishme dhe përgjegjshme; 5.12. me anë të vetëdijesimit të adresohet parandalimi i trafikimit të fëmijëve, me qasje proaktive të trajtohet fëmija në rrezik për tu trafikuar; 5.13. në plan-programet mësimore të përfshijë module për mbrojte nga rreziku i abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në institucionet e arsimit para universitar dhe arsimit të lartë; 5.14. ministria përkatëse për arsim shkencë dhe teknologji të garantojë vijueshmërinë në institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm për fëmijët e familjeve që gjenden në hasmëri.
6. Në rastet kur identifikohen fëmijë që nuk vijojnë arsimin e detyrueshëm, për shkak të mos regjistrimit në zyrat e gjendjes civile ose arsye tё tjera, zyrtari përkatës për mbrojtjen e fëmijës në kuadër të drejtorisë përkatëse në komunë ndërmerr masa të menjëhershme për regjistrimin e fëmijës në shkollë, sipas legjislacionit në fuqi.
7. Gjatë procesit mësimor e edukativ fëmija trajtohet me dinjitet nga mësuesit dhe personeli, si dhe informohet për të drejtat e tij dhe mjetet e ushtrimit të tyre, sipas këtij ligji.
Rasti u inicua me një kërkesë (nr. 5335/05) kundër Republikës së Bullgarisë të paraqitur në Gjykatë, në bazë të nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore ("Konventa") nga dy shtetas rus, z. Anatoliy Vladimirovich Ponomaryov dhe Z. Vitaliy Vladimirovich Ponomaryov ("aplikantët"), më 8 shkurt 2005.
Aplikantët pohuan, në veçanti, se ata ishin diskriminuar pasi, ndryshe nga shtetasit bullgarë dhe disa kategori të huajve, atyre u ishte kërkuar që të paguanin tarifa për të ndjekur arsimin e mesëm.
Z. Anatoliy Ponomaryovich argumentoi, ndër të tjera, se ishte diskriminuese të kërkohet nga të huajt të paguajnë tarifa për të ndjekur shkollat bullgare.
Gjykata vendosi që ka pasur një shkelje të nenit 14 të Konventës, e marrë në lidhje me nenin 2 të Protokollit Nr. 1 dhe se Shteti i paditur duhet të paguajë dhe shumojë në formën e kompensimit.
Ankesa nr. 493/2018 Esat Beqiri
Raport me rekomandime lidhur me respektimin e të drejtave të personave të dënuar për arsimim dhe edukim
Ex officio nr. 575/2016
Raport me rekomandime lidhur me të drejtën në arsim për personat e privuar nga liria - mosrespektimi i afatit ligjor për fillimin e procesit mësimor në Qendrën Korrektuese në Lipjan.