Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Veprat penale dhe sanksionet penale parashihen vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen apo dëmtohen në atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera dhe vlerat shoqërore të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtja e të cilave nuk do të mund të realizohej pa sanksione penale të shtetit ligjor
Standardet ndërkombëtare të zbatueshme për personat me çrregullim mendor zbatohen për kryesin me çrregullim mendor për aq sa është e mundur, me ndryshime dhe përjashtime të kufizuara vetëm për aq sa janë të nevojshme sipas rrethanave
Të drejtat e personit të dënuar mund të kufizohen vetëm aq sa është e nevojshme dhe në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
Asnjë afat i parashkrimit nuk zbatohet për veprat penale të gjenocidit, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, ose për vepra tjera penale të cilat sipas të drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen
çdo zyrtar i lartë ose përfaqësues i lartë i shtetit ose zyrtari i lartë apo përfaqësuesi tjetër i organizatës ndërkombëtare, i cili në kohën dhe në vendin kur ndaj tij, ndaj lokaleve zyrtare, banesës apo zyrës private ose mjetit transportues i cili ka shenja dalluese është kryer vepër penale, sipas të drejtës ndërkombëtare ka të drejtë në mbrojtje të veçantë nga sulmi ndaj jetës, lirisë dhe dinjitetit të tij.
Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim të kryerjes së veprave nga paragrafi 1. i këtij neni shtyt një person tjetër të heqë dorë nga liria e tij ose ndërmjetëson në shitjen apo blerjen e një personi tjetër, dënohet me dënimin e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni
1. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.
2.1. Ky Ligj do të interpretohet në mënyrën e cila siguron se aplikimi i dispozitave të tij e maksimalizon parimin e lirisë së shprehjes dhe do të jetë në pajtim me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, siç zbatohet në praktikat ligjore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 2.2. Në rast të ndonjë konflikti në mes të këtij ligji dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, do të zbatohet Konventa dhe praktika ligjore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
2.5 AKI-ja respekton parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, dhe parimet tjera relevante të pasqyruara në instrumentet ligjore të njohura ndërkombëtarishtë dhe kryen aktivitetet e veta në pajtueshmëri me to.
1 “Kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstaton se është shkelur ndonjë e drejtë ose liri themelore e njeriut e paraparë në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut dhe në Protokollin plotësues të Konventës, pala brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita që ka marrë formë të prerë vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mund të parashtrojë kërkesë për ndryshimin e vendimit me të cilin është shkelur ajo.
2 “ Kërkesa parashtrohet në Gjykatën e Kosovës që ka vepruar në shkallë të parë, në procedurën në të cilën është marrë vendimi, me të cilin është shkelur e drejta ose liria themelore e njeriut.
3 “Në procedurën sipas kërkesës për ndryshimin e vendimit me të cilin është shkelur e drejta apo liria e njeriut, në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat e këtij ligji për përsëritjen e procedurës.
4 Në procedurën e përsëritur gjykata është e detyruar që t’i marrë në konsideratë qëndrimet e shprehura në vendimin e formës së prerë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me të cilin është konstatuar shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Aplikanti u ankua se atij i ishte mohuar qasja në një gjykatë për të mbrojtur të drejtat e tij në lidhje me shkarkimin e tij të parakohshëm si President i Gjykatës Supreme. Ai pretendoi se shkarkimi i tij ishte rezultat i legjislacionit në nivel kushtetues, duke e privuar atë nga çdo mundësi për të kërkuar shqyrtim gjyqësor, qoftë edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata vendosi se ka pas shkelje te nenit 6 § 1 te Konventes, gjithashtu edhe të nenit 10 të konventës
Sejdić dhe Finci kundër Bosnje dhe Hercegovinës (27996/06 dhe 34836/06) ishte një çështje e vendosur nga Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Dhjetor 2009, që konstatoi shkelje të nenit 14 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut të marra në lidhje me nenin 3 të Protokollit Nr. 1 të saj, në lidhje me rregullimet e Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës në lidhje me Dhomen e Popujve të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe një shkelje të nenit 12 te Protokollit Nr. 12 në lidhje me marrëveshjet kushtetuese të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës