Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 12

1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e kujdesit për shёndetin për t'u siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, mundёsitё për të pёrfituar shёrbime mjekësore, duke përfshirë edhe ato të planifikimit të familjes. 2. Megjithё dispozitat e paragrafit 1 të kёtij neni, shtetet palë u sigurojnë grave gjatё barrёs, lindjes dhe pas lindjes, shёrbime të përshtatshme, po qe nevoja, falas, si dhe ushqim të pёrshtatshёm gjatё barrёs dhe mbajtjes sё fёmijёs në gji.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 25 para 1

1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 23

Shtetet Palë pranojnë se fëmija me paaftësi mendore ose fizike duhet të bëjë një
jetë normale dhe të përshtatshme, në kushte që garantojnë dinjitetin e tij, që nxisin
autonominë dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën e bashkësisë.
2. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës me paaftësi për kujdes të posaçëm dhe
nxisin e sigurojnë, brenda mundësive të të ardhurave të disponueshme, dhënien
fëmijës, i cili përmbush kushtet, si dhe atyre që kujdesen për të, të ndihmës që
kërkohet dhe që i përshtatet gjendjes së fëmijës dhe gjendjes financiare të
prindërve të tij, ose të atyre që kujdesen për të.
3. Duke njohur nevojat e veçanta të fëmijës me paaftësi, ndihma e dhënë sipas
paragrafit 2 të këtij neni jepet falas sa herë të jetë e mundur, duke pasur parasysh
burimet financiare të prindërve të tij ose të atyre që kujdesen për të dhe kjo synon
që fëmijët me paaftësi të kenë mundësi efektivisht të marrin arsim, kualifikim,
shërbime shëndetësore, shërbime riaftësimi, përgatitje për punësim dhe veprimtari
argëtuese, në mënyrë që fëmija të sigurojë një integrim shoqëror dhe zhvillim
vetiak sa më të plotë, përfshirë zhvillimin e tij kulturor dhe shpirtëror.
4. Shtetet Palë, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, nxisin shkëmbimin e
informacionit të përshtatshëm në fushën e kujdesit shëndetësor parandalues dhe të
trajtimit mjekësor, psikologjik dhe funksional të fëmijëve me paaftësi, përfshirë
përhapjen dhe mundësinë e marrjes së informacionit lidhur me metodat e
riaftësimit, edukimit dhe shërbimeve të formimit profesional, me qëllim që Shtetet
Palë të kenë mundësi të përmirësojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre dhe të zgjerojnë
përvojën e tyre në këto fusha. Në këtë drejtim, duhet të mbahen parasysh në
mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.

Neni 24

Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për të gëzuar një gjendje shëndetësore sa më të mirë dhe për të përfituar nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes dhe
riaftësimin e shëndetit. Shtetet Palë përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmije të mos i mohohet e drejta për të pasur këto shërbime të kujdesit shëndetësor.
2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin masat e duhura:
(a) Për të ulur vdekshmërinë foshnjore dhe fëmijërore;
(b) Për t’u siguruar të gjithë fëmijëve ndihmën e nevojshme mjekësore dhe
kujdesin për shëndetin, duke e vënë theksin në zhvillimin e kujdesit
shëndetësor parësor;
(c) Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit
shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave
lehtësisht të arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të
përshtatshme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e
ndotjes së mjedisit natyror;
(d) Për t’u siguruar nënave kujdesin e duhur shëndetësor, para dhe pas lindjes;
(e) Për të mundësuar që gjithë grupet shoqërore dhe në veçanti prindërit dhe
fëmijët të marrin informacion, të kenë mundësi edukimi dhe të përkrahen për
të përdorur dijet bazë për shëndetin dhe të ushqyerit e fëmijës, përparësitë e
ushqyerjes me gji, higjienën dhe shëndoshjen e mjedisit dhe parandalimin e
aksidenteve;
(f) Për të zhvilluar kujdesin shëndetësor parandalues, këshillimin e prindërve,
edukimin dhe shërbimet në fushën e planifikimit familjar.
3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e efektshme dhe të nevojshme për të zhdukur praktikat tradicionale të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
4. Shtetet Palë marrin përsipër të nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin
ndërkombëtar, me qëllim që të sigurojnë gradualisht realizimin e plotë të së drejtës së njohur në këtë nen. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Nenet
Neni 18.3

Palët garantojnë që masat e marra sipas këtij kapitulli:

– të bazohen në një perceptim gjinor të dhunës kundër grave dhe dhunës në familje dhe të fokusohen tek të drejtat e njeriut dhe siguria e viktimës;

– të bazohen në një përqasje të integruar, e cila merr parasysh marrëdhënien midis

viktimave, autorëve të veprave penale, fëmijëve dhe mjedisit të tyre më të gjerë social;

– të synojnë shmangien e viktimizimit dytësor;

– të synojnë fuqizimin dhe pavarësinë ekonomike të grave, viktima të dhunës;

– të lejojnë, sipas rastit, një gamë mbrojtjeje dhe shërbimesh mbështetëse që duhet të vendosen në të njëjtat ambiente;

– të trajtojnë nevojat specifike të personave të pambrojtur, duke përfshirë viktimat fëmijë dhe t’u vihen në dispozicion.

Neni 20.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë akses në shërbime që lehtësojnë rehabilitimin e tyre nga dhuna. Këto masa duhet të përfshijnë, sipas nevojës, shërbime të tilla si konsulenca ligjore dhe psikologjike, ndihma financiare, strehimi, arsimi, trajnimi dhe ndihma në gjetjen e një pune.

Neni 20.2

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë akses në shërbime sociale dhe në kujdes shëndetësor, dhe që shërbimet të kenë burime të mjaftueshme dhe profesionistët të jenë trajnuar për të ndihmuar viktimat dhe për t’i drejtuar ata tek shërbimet përkatëse

Neni 23

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të parashikuar ngritjen e strehave të përshtatshme, lehtësisht të aksesueshme e në numër të mjaftueshëm, për të ofruar strehim të sigurt dhe për të përdorur përqasje proaktive ndaj viktimave, veçanërisht grave dhe fëmijëve të tyre

Neni 25

Palët marrin masa të nevojshme legjislative ose masa të tjera për të parashikuar ngritjen e një numri të mjaftueshëm të qendrave referuese të përshtatshme, lehtësisht të aksesueshme për dhunën seksuale ose krizën nga përdhunimi, për viktimat, për të parashikuar vizita mjekësore dhe mjekoligjore, mbështetje për traumat dhe këshillim për viktimat

Neni 26.2

Masat e marra sipas këtij neni përfshijnë këshillimin e duhur psikosocial për dëshmitarët fëmijë të të gjitha formave të dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente dhe marrin në konsideratë interesat më të mira të fëmijës

Neni 30.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë të drejtë për të kërkuar kompensim nga autorët për çdo shkelje të përcaktuar në pajtim me këtë Konventë

Neni 30.2

Kompensimi i mjaftueshëm nga Shteti i jepet atyre që kanë pësuar dëme të rënda trupore ose dëme ndaj shëndetit, në shkallën që dëmi nuk mbulohet nga burime të tjera, si për shembull masa për autorët e veprave penale, sigurimin ose masa sociale ose  shëndetësore të financuara nga  shteti. Kjo nuk pengon Palët që të kërkojnë kthim për kompensimin e dhënë nga autori i veprës penale, për sa kohë që i kushtohet rëndësia e duhur sigurisë së viktimës.

Neni 30.3

Masat e marra sipas paragrafit 2 garantojnë dhënien e kompensimit brenda një afati kohor të arsyeshëm”

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Nenet Neni 4 para 1-4

1. Zbatimi i këtij ligji do të bëhet duke respektuar dinjitetin, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, që garantohen me Kushtetutë, dhe zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës. 2. Të gjithë qytetarët dhe banorët kanë të drejtë të qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor. 3. Secili shtetas dhe banor është i obliguar të përkujdeset për shëndetin e tij. 4. Qytetarët dhe banorët, në mënyrë të organizuar, nëpërmjet shoqatave ose individëve të emëruar, marrin pjesë aktive në krijimin e kushteve më të favorshme për zbatimin e veprimtarisë shëndetësore dhe realizimin e të drejtave të tyre në kuadër të kësaj veprimtarie. 5. Të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetar, banorëve, dhe shfrytëzuesve të tjerë të shërbimeve shëndetësore në kujdesin shëndetësor rregullohen me Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor.

Ligjet LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
Nenet Neni 4

1. Mbrojta e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. 2. E drejta e fëmijës për mbijetesë dhe zhvillim, që do të thotë e drejta e fëmijës në zhvillimin fizik, mendor, emocional, edukativ, shëndetësor, social si dhe mirëqenia e fëmijës, duhet të jenë të mbrojtura në masën maksimale të mundshme nga çdo person, institucion apo organ tjetër.

Nenet Neni 42

1. Fëmijës i garantohet e drejta për kujdes shëndetësor falas, përfitimi nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes e për riaftësimin e shëndetit me standard të lartë. Kjo e drejtë nuk mund të kufizohet, pavarësisht nëse fëmija është i regjistruar ose jo në regjistrin e gjendjes civile, apo për çfarëdo arsye tjetër.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Nuk ka rezultat
Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat