Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare KEFDG
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 1

Për qëllimet e kёsaj Konvente shprehja "diskriminimi ndaj grave" nёnkupton çdo dallim, pёrjashtim ose kufizim që bёhet mbi bazёn e seksit, e që ka për pasojё ose për qëllim të komprometojё ose të asgjёsojё njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, pavarёsisht nga gjendja e tyre martesore, mbi bazën e barazisë sё burrit dhe të gruas, të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut në fushёn politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile ose në çdo fushë tjetër

Instrumentet ndërkombëtare KNEFDR
Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Nenet
Neni 1.1

Çfarëdo dallimi, mospërfshirje, kufizim ose anësi e bazuar mbi racën, ngjyrën, prejardhjen ose përkatësinë etnike ose kombëtare e cila ka për qëllim shfuqizimin ose efektin e keqësimit të njohjes, kënaqësisë ose ushtrimit, në një drejtëpeshë të barabartë të të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale në sferën politike, ekonomike, sociale kulturore ose në çfarëdo sferë tjetër të jetës publike .

Neni 2.1

 

1. Shtetet palë dёnojnё diskriminimin racial dhe zotohen të ndjekin me të gjitha mjetet e pёrshtatshme dhe pa vonesë, një politikё të zhdukjes sё çdo forme të diskriminimit racial dhe tё ndihmojnё mirёkuptimin midis të gjitha racave. Për këtë qëllim:

(a) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё kryejё asnjё veprim apo praktikë të diskriminimit racial kundër personave, grupeve personash apo institucionesh dhe se do tё sigurojё që të gjitha autoritetet publike dhe institucionet publike, kombëtare dhe lokale, t'i përmbahen këtij detyrimi;

 (b) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё inkurajojё, mbrojё apo mbёshtesë diskriminimin racial që zbatohet nga çfarëdo personi apo organizate;

(c) Çdo shtet palë duhet të marrë masa efektive për të rishikuar politikёn qeveritare, kombëtare ose lokale, si dhe për të ndryshuar, shfuqizuar ose anuluar çdo ligj dhe çdo dispozitë që kanë për qёllim krijimin e diskriminimit racial apo pёrjetёsimin e tij atje ku ekziston;

(ç) Çdo shtet palë duhet qё, me të gjitha mjetet e pёrshtatshme, duke pёrfshirё, kur e kërkojnë rrethanat, edhe legjislacionin, të ndalojё diskriminimin racial që zbatohet nga çfarёdo personi, grupi personash apo organizate dhe t’i japë fund atij;

(d) Çdo shtet palë zotohet se do të përkrahë, në rast nevoje, organizatat dhe lёvizjet integracioniste shumёracore, dhe mjetet e tjera për t’i zhdukur barierat midis racave, dhe pёr tё shkurajuar çdo gjё që synon forcimin e pёrçarjes raciale.

 

Neni 6

Shtetet palë do t’i sigurojnё çdo personi që ndodhet nёn juridiksionin e tyre mbrojtje dhe mjete juridike efektive nёpёrmjet gjykatave kombёtare dhe institucioneve të tjera shtetёrore kundёr çdo veprimi të diskriminimit racial, i cili, në kundёrshtim me këtë Konventё, do të shkelte të drejtat dhe liritё themelore si dhe të drejtën e kёrkimit nga gjykatat e tilla dёmshpёrblim adekuat dhe satisfaksion për çdo dёm që do t'i shkaktohej si rezultata i një diskriminimi të tillë.

Neni 2.2

2. Shtetet palë, po qe se e kërkojnë rrethanat, do tё marrin masa tё posaçme dhe konkrete në fushёn sociale, ekonomike, kulturore dhe nё fusha tё tjera, për të siguruar zhvillimin dhe mbrojtjen adekuate tё disa grupeve racore apo individёve që bëjnë pjesë në kёto grupe me qëllim që t'u garantojnё atyre gёzimin e plotё dhe tё barabartё të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut. Kёto masa kurrsesi nuk duhet tё kenё për pasojё ruajtjen e të drejtave të pabarabarta apo tё veçanta për grupet e ndryshme racore pasi të jenё arritur objektivat që ato i kanë synuar.

Neni 5 (V)

Në pёrputhje me detyrimet themelore të parashtruara në nenin 2 të kёsaj Konvente, shtetet palë zotohen të ndalojnё dhe të eliminojnё diskriminimin racial në të gjitha format e tij dhe të garantojnё të drejtën e secilit për barazi pёrpara ligjit pa dallim race, ngjyre ose origjine etnike ose kombëtare, sidomos lidhur me gëzimin e këtyre tё drejtave:

(v) E drejta e arsimit dhe pёrgatitjes profesionale;

Instrumentet ndërkombëtare PNDCP
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 26

Tё gjithё njerёzit janё tё barabartё pёrpara ligjit dhe kanё tё drejtё mbrojtjeje tё barabartё tё ligjit pa kurrfarё dallimi. Lidhur me kёtё, ligji duhet tё ndalojё çdo diskriminim dhe tё garantojё pёr tё gjithё, mbrojtje tё barabartё dhe efektive, kundёr çdo diskriminimi e sidomos pёr shkak tё racёs, ngjyrёs, seksit, gjuhёs, fesё, opinionit politik dhe çdo opinioni tjetёr, origjinёs kombёtare apo shoqёrore, pasurisё, lindjes ose çdo situate tjetёr.

Instrumentet ndërkombëtare KEDNJ
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
NENI 14

Ndalimi i diskriminimit Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër

Instrumentet ndërkombëtare DUDNJ
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 7.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t'u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Neni 3

Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.

Instrumentet ndërkombëtare KDF
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 2.1

1.Shtetet palë respektojnё dhe i sigurojnё tё drejtat e pёrmedura në këtë Konventё çdo fëmije, që pёrfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjё lloj dallimi, pavarёsisht nga raca, ngjyra, seksi, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombёtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftёsia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetёr e fëmijës ose prindёrve të tij ose pёrfaqёsuesve të tij ligjorё,

Neni 2.2

2. Shtetet palë marrin të gjitha masat e pёrshtatshme pёr tё siguruar që fëmija të jetё i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndёshkimit, për shkak të pozitёs, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindёrve të tij, të pёrfaqёsuesve të tij ligjorё ose të anëtarëve të familjes sё tij

Instrumentet ndërkombëtare KDPAKPO
Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Nenet
Neni 12

Njohje e barabartë përpara ligjit

1. Shtetet Palë riafirmojnë se personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtën e njohjes kudo si persona përpara ligjit.

2. Shtetet Palë pranojnë që personat me aftësi të kufizuar gëzojnë kapacitetina Në varësi të dispozitave të këtij neni, Shtetet Palë do të marrin të gjitha masat e duhura dhe efektive për të siguruar të drejtën e barabartë të personave ligjor njësoj si pjesa tjetër e popullësisë në të gjitha aspektet e jetës.

3. Shtetet Palë do të marrin masat e duhura për tu siguruar personave me aftësi të kufizuar akses në lidhje me mbështetje që ata mund të kërkojnë në ushtrimin e kapacitetit të tyre ligjor.

4. Shtetet Palë në përputhje me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut do të sigurohen që të gjitha masat që lidhen me ushtrimin e kapacitetit ligjor përmbajnë standarde të përshtatshme dhe efikase për të parandaluar abuzimin,. këto standarde do të bëjnë të mundur që masat që lidhen me ushtrimin e kapacitetit ligjor respektojnë të drejtat, vullnetin dhe preferencat e personit nuk kanë konflikt interesi dhe ndikim të panevojshëm, janë në propocion dhe të përshtatura sipas rrethanave të personit, aplikohen për periudhën më të shkurtër të mundshme dhe u nënshtrohen shqyrtimeve të regullta nga një autoriteti kompetent, i pavarur dhe i paanshëm apo një trupe gjyqësore. standardet do të jenë propocionale më masën që këto masa cënojnë të drejtat dhe interesat e personit me aftësi të kufizuar për të patur në pronësi apo për të trashëguar prona, për të kontrolluar çështjet e tyre financiare dhe për të pasur akses të barabartë në kreditë bankare, hipoteka dhe forma të tjera të kredive financiare dhe do të sigurohet që personave me aftësi të kufizuar nuk iu hiqet në mënyrë arbitrare prona.

Instrumentet ndërkombëtare KEMTQNJ
Konventa e Këshillit të Evropës masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Nenet
Neni 1

1. Qëllimet e kësaj Konvente janë:

a)  parandalimi  dhe  lufta  e  trafikimit  të  qenieve  njerëzore,  duke  garantuar barazinë gjinore;

b)  mbrojtja  e  të  drejtave  të  viktimave  të  trafikimit,  ndërtimi  i  një  kuadri

gjithëpërfshirës  për  mbrojtjen  dhe  ndihmën  për  viktimat  dhe  dëshmitarët,  duke garantuar barazinë gjinore, si dhe duke siguruar hetimin dhe ndjekjen penale efektive; [....]

 

Neni 3

 

Zbatimi i dispozitave të kësaj Konvente nga Palët, veçanërisht pasjen e masave për të mbrojtur dhe nxitur të drejtat e viktimave, do të sigurohet pa diskriminuar për arsye të  tilla  si:  seksi,  raca, ngjyra, gjuha, feja, bindjet  politike ose  të tjera,  origjina kombëtare apo  sociale,  përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose një status tjetër.

 

Instrumentet ndërkombëtare KKEMFSHSAS
Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi Seksual Lanzarote, 25. X. 2007
Nenet
Neni 2

Parimi i mosdiskriminimit Zbatimi i dispozitave të kësaj Konvente nga Palët, në veçanti gëzimi i masave për mbrojtjen e të drejtave të viktimave, do të sigurohet pa diskriminim mbi çfarëdo baze të tillë si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, opinioni politik ose ndonjë opinion tjetër, origjina kombëtare ose sociale, lidhja me një pakicë kombëtare, me pronën, lindjen, orientimin seksual, gjendjen shëndetësore, paaftësinë ose statuse të tjera.

Instrumentet ndërkombëtare KEPLDHGF
Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Nenet
Neni 4.1

Të drejtat themelore, barazia dhe mosdiskriminimi

1 Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private.

Article 4.2

2 Palët dënojnë të gjitha format e diskriminimit kundër grave dhe marrin pa vonesë masat legjislative dhe masa të tjera të nevojshme për t’i parandaluar, veçanërisht me anë të:

– shprehjes së parimit të barazisë midis burrave dhe grave në kushtetutat e tyre kombëtare ose në ndonjë legjislacion tjetër përkatës, duke garantuar realizimin praktik të këtij parimi;

 – ndalimit të diskriminimit kundër grave, veçanërisht nëpërmjet ushtrimit të sanksioneve, sipas rastit; – shfuqizimit të ligjeve dhe praktikave që diskriminojnë gratë.

Neni 4.3

3 Zbatimi i dispozitave të kësaj Konvente nga Palët, veçanërisht masat për mbrojtjen e të drejtave të viktimave, sigurohen pa diskriminim mbi bazë gjinie, race, ngjyre, gjuhe, feje, mendimi politik ose mendimi tjetër, origjine kombëtare ose sociale, përkatësie në një pakicë kombëtare, pasurie, lindjeje, orientimi seksual, identiteti gjinor, moshe, gjendjeje shëndetësore, aftësie të kufizuar, statusi civil, statusi emigranti ose refugjati ose statusi tjetër.

Neni 4.4

4 Masat e veçanta që janë të nevojshme për parandalimin dhe mbrojtjen e grave nga dhuna gjinore nuk konsiderohen diskriminim sipas kushteve të kësaj Konvente

Ligjet
Nenet
Ligjet LKD
Ligji Nr. 05/L -021 për mbrojtje nga diskriminimi
Nenet Neni 1

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.

Nenet Neni 4

Llojet e trajtimit të pabarabartë

1. Llojet e trajtimit të pabarabartë janë si në vijim:

1.1. Diskriminimi i drejtpërdrejtë konsiderohet kur një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme sesa trajtohet, ka qenë i trajtuar ose do të trajtohet një person tjetër në një situatë të krahasueshme, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;

1.2. Diskriminimi i tërthortë konsiderohet kur, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në dukje e vë, e ka vënë apo do ta vë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveç në rastet kur dispozita, praktika apo kriteri i tillë mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim, dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë të përshtatshme dhe domosdoshme;

1.3. Ngacmimi konsiderohet diskriminim, kur një sjellje e padëshirueshme (që përfshin por, nuk kufizohet në sjellje të natyrës së padëshirueshme seksuale dhe/apo psikologjike, që ka për qëllim apo pasojë shkeljen e dinjitetit të personit dhe krijimin e ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues apo fyes) mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;

1.4. Nxitja për të diskriminuar konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe përfshin çdo promovim të urrejtjes kur ajo bëhet me dashje”.

1.5. Viktimizimi konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe ndodhë kur personi përjeton trajtim të pafavorshëm apo pasoja negative si reagim ndaj ankimit apo mos ankimimit (procedurave të filluara) apo veprimeve me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë, ose në rastet kur personi i tillë ofron informacione, dëshmi apo ndihmë në lidhje me ankesën ose procedurën në rast të diskriminimit;

1.6. Segragacioni konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, duke përfshirë mbrojtjen e çdo personi që nuk merr pjesë në një ankim për diskriminim po që i cili mendohet ta ketë bërë ate, i cili ndodhë në rastet kur një ose disa persona veçohen nga të tjerët përmes personave fizik, juridik, ose me kombinimin e të dyjave, nga sektori publik, privat apo nga të dy sektorët, dhe ky veçim bëhet mbi një nga bazat e përcaktuara në nenin 1 (një) të këtij Ligji;

1.7. Dikriminimi në bazë të asociimit - konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, shënjestrimi i personave që nuk i përkasin një grupi të caktuar por, që janë palë të treta që asociohen me ato grupe;

1.8. Mosdhënia e një përshtatjeje/akomodimi të arsyeshëm për personat me aftësi të kufizuar, në përputhje me nevojat e tyre specifike konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveçse kur është një barrë e paarsyeshme për personin që është i detyruar ta ofrojë dhe kjo nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke marrë në konsideratë për këtë qëllim faktorë të tillë si përdorimi i burimeve të disponueshme publike, pjesëmarrjen në jetën sociale dhe publike dhe garantimin e qasjes në vendin e punës dhe kushte të përshtatshme pune;

1.9. Diskriminimi në bazë të përceptimit - kosiderohet diskriminimi sipas nenit një (1) të këtij Ligji, vendosja në objektiv jo të personave që i përkasin një grupi të caktuar, por personave të tretë që përceptohen se i përkasin grupit;

1.10. Diskriminimi i shumëfishtë, ndodh kur diskriminimi është i bazuar në çfarëdo kombinimi mbi bazat e mbuluara me këtë ligj. Diskriminimi i shumëfishtë dhe bazat e shumëfishta interpretohen në përputhje me rrethanat. 2. Shkelja e parimit të trajtimit të barabartë të bazave të përmendura në nenin një (1), të këtij Ligji konsiderohet diskriminim.

Nenet Neni 3

 Koncepti i diskriminimit

1. Parimi i trajtimit të barabartë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë sipas kuptimit të cilëdo nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.

2. Diskriminim është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, që ka për qëllim apo efekt të zhvleftësoj ose cënoj njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Nenet Neni 5

Format e rënda të diskriminimit

Sjellja diskriminuese e cila është motivuar nga më shume se një bazë apo e cila është kryer më shumë se një herë, apo e cila ka zgjatur për një periudhë të gjatë kohore apo ka pasur pasoja veçanërishtë të dëmshme për viktimën konsiderohet formë e rëndë e diskriminimit.

Nenet Neni 4.1.2

1.2. Diskriminimi i tërthortë konsiderohet kur, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në dukje e vë, e ka vënë apo do ta vë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveç në rastet kur dispozita, praktika apo kriteri i tillë mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim, dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë të përshtatshme dhe domosdoshme;

Ligjet KPK
Kodi Penal i Republikës së Kosovës 06/l-074 - 2019
Nenet Neni 190.1

1. Kushdo që për shkak të përkatësisë kombëtare apo etnike, racës, fesë, apo për shkak që nuk i përket ndonjërës përkatësi, apo për shkak të bindjeve politike ose bindjeve të tjera, gjinisë, invaliditetit, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, arsimit, pozitës shoqërore, prejardhjes sociale, gjendjes materiale, apo ndonjë karakteristike tjetër personale, tjetrit ia mohon ose kufizon të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë, ligj ose dispozita të tjera, akte të tjera të përgjithshme ose marrëveshje të ratifikuara ndërkombëtare, apo i jep privilegje apo favore bazuar në këto dallime, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.

Ligjet LSHSF
Ligji nr. 02/l-17 për shërbime sociale dhe familjare
Nenet Neni 1.2
Në rrethanat kur nuk ka përkrahje nga familja ose kur ajo nuk është e mjaftueshme për të siguruar mirëqenien e një individi, shteti ka për detyrë të ofrojë shërbime sociale dhe familjare për ata njerëz që ndryshe nuk do të ndihmoheshin në mënyrën, e cila do të respektonte dinjitetin e tyre si qenie njerëzore dhe të drejtat e tyre themelore të bazuara në legjislacionin e Kosovës dhe në konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Përveç në rrethana të jashtëzakonshme të nevojës dhe të mbrojtjes, këto shërbime do t’u ofrohen personave në nevojë dhe familjeve në suaza të komunitetit e jo nëpër institucione rezidenciale
Ligjet LSH
Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Nenet Neni 4
Të drejtat dhe përgjegjësitë në kujdesin shëndetësor 1. Zbatimi i këtij ligji do të bëhet duke respektuar dinjitetin, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, që garantohen me Kushtetutë, dhe zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës.
Nenet Neni 5.1.1

Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet themelore

 1.1. Barazia

Nenet Neni 5. 1.2

Gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi: standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.

Nenet Neni 8. 1.

Ministria, përpilon politika dhe zbaton ligjet e një sistemi jo-diskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor të bazuara në analiza profesionale dhe të dhëna shkencore

 

Nenet Neni 9.1.1.

Zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe ligjeve që sigurojnë sistem jo diskriminues dhe të përgjegjshëm të kujdesit shëndetësor;

Nenet Neni 4. 2.

Të gjithë qytetarët dhe banorët kanë të drejtë të qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor

Ligjet LP
Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Nenet Neni 5.1

Ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit

1. Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi.

 

Nenet Neni 5.2

2. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i personave me aftësi të kufizuara gjatë punësimit, avancimit në punë dhe avancimit profesional, nëse për atë vend pune është i aftë ta kryejë punën në mënyrë adekuate.

Nenet Neni 5.3

3. Nuk konsiderohet diskriminim, çdo dallim përjashtim ose dhënie e përparësisë, përkitazi me ndonjë vend të caktuar pune, në bazë të kritereve të caktuara që kërkohen për atë vend pune.

Nenet Neni 5.4

 4. Punëdhënësi është i obliguar që në rastin e punësimit të punëtorëve, për të njëjtin vend pune të përcaktojë kritere dhe mundësi të barabarta si për femra ashtu edhe për meshkuj.

 

Nenet Neni 5.5

5. Dispozitat e Ligjit nr. 2004/3 Kundër Diskriminimit, do të zbatohen drejtpërsëdrejti kur është në pyetje marrëdhënia e punës e lidhur në mes të të punësuarit dhe punëdhënësit.

Ligjet LBGJ
Ligji për Barazi Gjinore Nr. 05/L -020 -2015
Nenet Neni 15

Ndalimi i diskriminimit gjinor në marrëdhëniet e punës

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë, statusit martesor apo familjar, shtatzënisë, lindjes, prindërisë dhe secilës formë të kujdestarisë në sektorin publik ose privat, sa i përket:

 1.1. kushteve për qasje në punësim, në punë të pavarur ose të obliguar, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe kushtet e rekrutimit, pavarësisht degës së aktivitetit dhe në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, duke përfshirë avancimin;

1.2. qasjes në të gjitha llojet dhe nivelet e drejtimit profesional, trajnimin profesional dhe të avancuar dhe rikualifikimet përfshirë përvojën e punës praktike;

 1.3. punësimi dhe kushtet e punës, përfshirë shkarkimin nga puna, si dhe paga;

 1.4. anëtarësimi dhe përfshirja në një organizatë të punëtorëve ose të punëdhënësve, ose ndonjë organizatë anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar, duke përfshirë përfitimet e siguruara nga organizatat e tilla;

1.5 Qasjes në punësim, përfshirë trajnimin për punësim, një trajtim i ndryshëm i cili është i bazuar në një karakteristikë lidhur me gjininë nuk paraqet diskriminim kur, për shkak të natyrës së veçantë të aktiviteteve profesionale apo të kushteve në të cilin kryhen ato, nëse një karakteristikë e tillë përbën një kërkesë përcaktuese profesionale, me kusht që qëllimi i saj është legjitim dhe kërkesa është proporcionale.

Neni 16 Ndalimi i diskriminimit gjinor në skemat e sigurimit shoqëror në punë

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë në të gjitha skemat e sigurimit shoqëror në punë, në veçanti sa i përket:

1.1. fushës së skemave të tilla dhe kushtet e qasjes në to;

1.2. detyrimit për të kontribuar dhe llogaritjet e kontributeve;

1.3. llogaritjes së përfitimeve, përfshirë përfitimet suplementare në lidhje me bashkëshortin/ en apo vartësve, si dhe kushtet që rregullojnë kohëzgjatjen dhe gëzimin e të drejtës për përfitime.

Nenet Neni 1

1. Ky ligj, garanton, mbron dhe promovon barazinë midis gjinive, si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë.

2. Ky ligj përcakton masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të barabarta të femrave dhe meshkujve, si dhe përcakton institucionet përgjegjëse dhe kompetencat e tyre.

Nenet Neni 4

 Ndalimi i diskriminimit gjinor

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë gjinor, duke përfshirë trajtimin më pak të favorshëm të femrave për shkak të shtatzënisë dhe amësisë, gjendjes martesore, kombësisë, racës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, statusit social, besimit fetar dhe besimit, moshës, ose ndonjë bazë tjetër të përcaktuar me ligj apo marrëveshje dhe instrumente ndërkombëtare në fuqi.

2. Dhuna në baza gjinore është një formë e diskriminimit e cila seriozisht pengon aftësinë e femrave dhe meshkujve që t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë në baza të barabarta dhe është e ndaluar.

3. Ngacmimi dhe ngacmimi seksual janë të ndaluara. Refuzimi apo dorëzimi i një personi ndaj sjelljes së tillë nuk mund të përdorët si bazë për një vendim që prek atë person.

4. Me qëllim të ndalimit të diskriminimit gjinor me legjislacion, politika, programe dhe praktika, parimi i barazisë gjinore dhe integrimit gjinor, duke përfshirë përfitimet pas shtatzënësisë dhe lindjes, zbatohet në të gjitha planifikimet, buxhetimet dhe zbatimet e akteve të mësipërme nga subjektet publike dhe private.

5. Udhëzimi për diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të gjinisë konsiderohet diskriminim sipas kuptimit të këtij ligji.

6. Nuk do të ketë viktimizim të personave të përfshirë në parashtrimin apo procedimin e ankesave të diskriminimit, ngacmimit apo ngacmimit seksual të parashtruara në bazë të këtij ligji.

Nenet Neni 5

Masat e përgjithshme për parandalimin e diskriminimit gjinor dhe sigurimin e barazisë gjinore

 1. Me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të diskriminimit gjinor si dhe arritjes së barazisë gjinore, institucionet e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor dhe institucionet e tjera publike janë përgjegjëse për të zbatuar masat legjislative dhe masat tjera duke përfshirë: 1.1. analizën e statusit të femrave dhe meshkujve në organizatat dhe fushat përkatëse;

1.2. miratimin e strategjive dhe planeve të veprimit për promovimin dhe vendosjen e barazisë gjinore në përputhje me Programin e Kosovës për barazi gjinore;

1.3. përfshirjen e integrimit gjinor në të gjitha politikat, dokumentet dhe legjislacion;

1.4. sigurimin e proceseve të përzgjedhjes, punësimit dhe caktimit në punë, duke përfshirë edhe pozicione drejtuese, në përputhje me kërkesën për përfaqësim të barabartë të femrave dhe meshkujve;

1.5. përfshirjen e buxhetimit gjinor në të gjitha fushat, si një instrument i nevojshëm për të garantuar që parimi i barazisë gjinore të respektohet në mbledhjen, shpërndarjen dhe caktimin e burimeve;

1.6. sigurimin e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve në të gjitha konferencat, mbledhjet, seminaret dhe trajnimet jashtë dhe brenda vendit;

1.7. caktimin e burimeve të përshtatshme njerëzore dhe financiare për programe, projekte, dhe iniciativa për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e femrave;

1.8. ndarjen sipas gjinisë të të gjitha të dhënave të nevojshme statistikore, që mblidhen, regjistrohen, përpunohen dhe obligohen që këto të dhëna t’i dorëzojnë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës;

1.9. të marrë parasysh barazinë gjinore në rastin e emërtimit të institucioneve, shkollave e rrugëve.

2. Çdo dispozitë, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij ligji shfuqizohet.

 3. Kontratat publike si dhe çdo dispozitë në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë, e cila është e përfshirë në kontratat apo marrëveshjet individuale a kolektive, janë ose mund të shpallen të pavlefshme apo të ndryshohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Nenet Neni 16

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë në të gjitha skemat e sigurimit shoqëror në punë, në veçanti sa i përket:

1.1. fushës së skemave të tilla dhe kushtet e qasjes në to;

1.2. detyrimit për të kontribuar dhe llogaritjet e kontributeve;

1.3. llogaritjes së përfitimeve, përfshirë përfitimet suplementare në lidhje me bashkëshortin/ en apo vartësve, si dhe kushtet që rregullojnë kohëzgjatjen dhe gëzimin e të drejtës për përfitime.

Nenet Neni 17

 Detyrimet e punëdhënësit në marrëdhëniet e punës

1. Punëdhënësi/sja në të gjithë sektorët obligohet:

1.1. të shmang përfshirjen e elementeve diskriminuese në bazë të gjinisë në shpalljen e vendit të lirë të punës;

1.2. të promovojë barazinë gjinore para dhe gjatë marrëdhënies së punës;

1.3. të sigurojë mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt që aplikojnë për vende të lira të punës;

1.4. Kur për një vend të lirë pune ose për një kategori të caktuar pune nuk ka barazi gjinore, nuk paraqet diskriminim gjinor nëse shpallja inkurajon gjininë më pak të përfaqësuar të aplikojnë me qëllim të promovimit të barazisë gjinore;

1.5. që të mos disfavorizojë një punëkërkues, duke vendosur rregulla, kritere ose metoda procedurale, që në dukje janë neutrale, por që në praktikë janë më pak të favorshme për personat e një gjinie, që përmban diskriminim të tërthortë gjinor;

1.6. të punësojë personin pa dallim gjinor, në çdo pozitë ose vend të lirë, në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale;

1.7. të promovojë shpërndarje të barabartë, ndërmjet meshkujve dhe femrave në lloje të ndryshme të vendeve të punës dhe brenda kategorive të ndryshme të punonjësve, përmes trajnimit dhe zhvillimit të aftësive profesionale si dhe masave të tjera të përkohshme;

1.8. të sigurojë që femrat dhe meshkujt të kenë mundësi të barabarta për të vazhduar shkollimin dhe aftësimin profesional dhe të përcjellin trajnimet të cilat mbahen për të shtuar shkathtësitë profesionale ose të përgatiten për profesione të tjera;

 1.9. të zbatojë kritere të barabarta në vlerësimin e cilësisë së punës;

1.10. Punëdhënësi nuk mund të zbatojë një kriter vlerësues, në dukje neutral, por që në praktikë është në disavantazh të personave të gjinisë tjetër;

1.11. Në veçanti, kur sistemi i klasifikimit të vendeve të punës përdoret për të përcaktuar pagën, bazohet në kriteret e njëjta për meshkujt dhe femrat dhe shmangë diskriminimin në bazë të gjinisë;

1.12. të japë pagë të barabartë për punë të barabartë dhe punë me vlerë të barabartë;

1.13. Punëdhënësi është i obliguar që të sigurojë një mjedis të tillë të punës në të cilin asnjë nga punëtorët nuk është subjekt i trajtimit të padëshirueshëm të natyrës seksuale nga punëdhënësi, mbikëqyrësi, apo kolegët, duke përfshirë trajtimin e padëshiruar fizik, verbal ose joverbal apo sjelljet e tjera seksuale që krijojnë marrëdhënie dhe një mjedis frikësimi, armiqësor ose poshtërues të punës dhe që cenojnë dinjitetin e femrave dhe meshkujve në punë;

1.14. të mos vendosë në pozitë të disfavorshme ose të mos marrë masa disiplinore ndaj punëmarrësit, i cili kundërshton ose ankohet për diskriminim, ngacmim seksual, si edhe ndaj punëmarrësit që dëshmon për veprime diskriminuese, ose ngacmim seksual, të kryera prej punëdhënësit ose punëmarrësve të tjerë;

1.15. Punëdhënësit janë të obliguar të marrin masa të nevojshme për t’u mundësuar femrave dhe meshkujve të përshtatin detyrimet e tyre profesionale he familjare;

1.16. Organizimi i punës dhe orarit, në pajtim me nevojat e tregut të punës dhe gjendjen familjare të të punësuarve, bëhet në mënyrë që të sigurojë kthimin në vendin e njëjtë të punës pas pushimit të lindjes, pushimit prindëror, pushimit të abortit, pushimit mjekësor ose pas kohës së kaluar jashtë vendit të punës për shkaqe urgjente familjare, apo aftësime profesionale.

2. Çdo person pas pushimit prindor, ka të drejtë, të kthehet në punën e tij/saj sipas kushteve të cilat janë jo më pak të favorshme për të dhe të përfitojë nga kushtet e mira të punës në të cilën ajo ka të drejtë gjatë mungesës së saj përfshirë mundësitë e avancimit.

Nenet Neni 19

Ndalimi i diskriminimit gjinor në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime

1. Ndalohet Diskriminimi në bazë të gjinisë në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime

2. Ky ligj zbatohet për të gjithë personat të cilët ofrojnë mallra dhe shërbime, të cilët janë në dispozicion për publikun pavarësisht nëse personi në fjalë i përket sektorit publik apo privat, duke përfshirë dhe organet publike, të cilat janë ofruar jashtë zonës së jetës private dhe familjare të ofruara nga institucionet publike dhe private.

 3. Ky ligj nuk cenon lirinë e individit për të zgjedhur një partner kontraktual për sa kohë që zgjedhja e një individi e partnerit kontraktual nuk është bazuar në gjininë e atij personi.

 4. Ky ligj nuk do të përjashtojë diferencat në trajtim, nëse sigurimi i mallrave dhe shërbimeve ekskluzivisht ose kryesisht për anëtarët e një gjinie justifikohet me një qëllim legjitim dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë adekuate dhe të nevojshme.

Nenet Neni 20

 Ndalimi i diskriminimit gjinor dhe trajtimit të pabarabartë

 1. Ndalohet diskriminimi mbi bazë gjinore në institucione arsimore në të gjitha nivelet, duke përfshirë qasjen në arsimim, procesin e pranimit, qasjen në shërbime, mjete dhe përfitime si bursat, rezultatet e vlerësimit, marrjen e diplomave dhe titujve shkencor, qasjen në trajnime profesionale, ndjekjen e arsimimit, sporteve dhe fushave tjera.

2. Veprimet në vijim përbëjnë diskriminim në bazë gjinore dhe janë të ndaluara:

2.1. çdo kufizim apo pengesë me bazë gjinore, në krijimin e mundësive të nevojshme, për t’u shkolluar në institucione publike e private, të cilat ofrojnë shkollim apo kualifikime tjera dhe shërbime trajnimi;

2.2. Ofrimin e mundësive të ndryshme për meshkujt dhe femrat në zgjedhjen e fushës së veçantë të studimit, trajnim apo diplomim, dhe në lidhje me kohëzgjatjen e klasave, përveçse kjo përligjet nga një qëllim i ligjshëm dhe mjetet për arritjen e atij qëllimi janë ato që duhen dhe të nevojshme.

Ligjet LT
Ligji për trashëgiminë Nr. 2004/26 dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/26 Trashëgiminë në Kosovë Nr. 06/L-008 - 2018
Nenet Neni 3

Barazia në trashëgimi

3.1. Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi.

3.2. Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent si dhe fëmijët e adoptuar barazohen me fëmijët legjitim.

3.3. I adoptuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë.

3.4. Të huajt janë të barabartë në trashëgimi me kosovarët, me kusht reciprociteti. Reciprociteti prezumohet.

Ligjet KPPK
Kodi i Procedurës Penale i Kosovës Nr. 04/L-123 - 2012
Nenet Neni 5

1. Çdo person i dyshuar ose i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të kërkojë procedurë të paanshme penale të zbatuar në kohë të arsyeshme.

2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë.

3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

4. Kushdo që është privuar nga liria me arrest menjëherë njoftohet në gjuhën që e kupton për arsyet e heqjes së lirisë. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës sillet para gjyqtarit të gjykatës themelore në juridiksionin e arrestimit brenda dyzet e tetë (48) orëve. Gjyqtari vendos për caktimin e paraburgimit, në pajtim me Kapitullin X të këtij Kodi

Ligjet LESP
Ligji për ekzekutimin e sankioneve penale NR. 04/L-149 dhe Ligji Nr. 05/L -129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale i Kosovës.
Nenet Neni 5.1

1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit, apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues.

Nenet Neni 5.2

2. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrë plotësisht të paanshme. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal në Republikën e Kosovës.

Ligjet LAPURK
Ligji për Arësimin Parauniversitar në Republikën e KosovësNr. 04/L-032
Nenet Neni 3.6

Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij.

 

Ligjet LALRK
Ligji për Arësimin e Lartë në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-037
Nenet Neni 5.1

Qasja në arsimin e lartë

1. Në arsimin e lartë që ofrohet nga bartësit e licencuar të arsimit të lartë në Kosovë do të kenë qasje të gjithë personat brenda apo jashtë territorit të Kosovës, pa asnjë lloj diskriminimi.

 

Nenet Neni 31.4.1

Mbrojnë studentët nga çdo lloj diskriminimi.

Nenet Neni 6.1.7

Promovimin e mundësive të barabarta në qasjen dhe pranimin në arsimin e lartë, në zhvillimin dhe trajnimin e personelit, në mundësitë për të mësuar gjatë gjithë jetës dhe në të gjitha aspektet e tjera të arsimit të lartë.

Nenet Neni 5,2

2. Nuk do të ketë kufizim moshe për t’u regjistruar apo për të fituar kualifikim të arsimit të lartë në Kosovë.

Ligjet LLAOJQ
Ligji për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare Nr. 06/L- 043
Nenet Neni 4.5

 Asnjë person nuk diskriminohet në asnjë mënyrë për shkak të vendimit për t’u asociiuar apo për të mos u asociuar.

Nenet Neni 5. 3.

 Politikat, legjislacioni, si dhe aktivitetet lidhur me OJQ-në, zbatohen në përputhje me bazat e përcaktuara me Ligjin përkatës për mbrojtjen nga diskriminimi.

Nenet Neni 14.2

Kufizimet dhe ndalimet në ushtrimin e lirisë së asociimit bëhen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente, vetëm për organizatat ose aktivitetet që cenojnë rendin kushtetues, shkelin lirinë dhe të drejtat e njeriut, nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare.

Nenet Neni 5.1

Trajtimi i barabartë dhe mbrojtja nga diskriminimi

 1. Çdo person ushtron lirinë e asociimit në mënyrë të barabartë.

 

Ligjet LPZH
Ligji për Persona të zhdukur Nr. 04/L-023
Nenet Neni 3

Ndalimi i diskriminimit

 Personat e zhdukur dhe familjarët e tyre gëzojnë të drejta të barabarta dhe përjashtohen nga çdo formë e diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal

Ligjet LMS
Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve Nr. 06/L -085
Nenet Neni 5.1.7

Një veprim apo mosveprim nga ose në emër të një institucioni publik është diskriminues, shtypës, kryhet nga pakujdesia ose përbën keqmenaxhim të rëndë;
 

Ligjet LPV
Ligji për persona të verbër Nr. 04/L – 092
Nenet Neni 4.1

1. Personat e verbër mbrohen nga të gjitha llojet e shfrytëzimit, diskriminimit, abuzimit, fyerjes talljes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.


 

Ligjet LPK
Ligji për Policinë Nr. 04/L-076
Nenet Neni 2.1

 Parimet udhëzuese

1. Veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:

1.1. trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave;

Ligjet LFK
Ligji për familjen i Kosoves Nr. 2004/32
Nenet Neni 4.

1. Të gjithë personat gëzojnë trajtim të barabartë të të drejtave dhe detyrimeve të parapara me këtë Ligj. Nuk do të ketë diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj asnjë personi apo personave në bazë të gjinisë, moshës, gjendje martesore, gjuhës, paaftësisë mendore apo fizike, orientimit seksual, përkatësisë apo bindjeve politike, prejardhjes etnike, kombësisë, religjionit apo besimit, racës, prejardhjes shoqërore, pasurisë, lindjes apo gjendjes tjetër.

Ligjet LEP
Ligji mbi edukimin parashkollor Nr. 02/L-52
Nenet Neni 4

 Edukimi në institucionet parashkollore do të bazohet në këto parime:

 (a) Barazia;

(b) Gjithë përfshirja;

(f) Mundësitë e barabarta për fëmijët dhe prindërit, duke marrë parasysh ndryshimet në mes të fëmijëve;

Ligjet LARPPPAK
Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara Nr. 03/L-019
Nenet Neni 5.1

 1. Diskriminimi përfshin çdo dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale, i cili konsiston ne mosdhënien e mundësive të barabarta ose trajtimit jo te barabartë në punësim apo në profesion.

Nenet Article 5.2

2. Çdo dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë, përkitazi me ndonjë vend të caktuar pune në bazë të aftësive të caktuara që kërkohen për atë vend pune, nuk konsiderohet si diskriminim.

 

Nenet Article 5.3

 3. Ndalohet çdo lloj diskriminimi në bazë të aftësisë së kufizuar dhe personave me aftësi të kufizuar ju garantohet mbrojtje ligjore e barabartë dhe efektive ndaj çdo lloj diskriminimi në të gjitha situatat.

Ligjet LBJNÇP
Ligji Për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar Në Çështjet Penale Nr. 04/L-213
Nenet Neni 17.1

 Klauzola jodiskriminuese dhe standardet e të drejtave të njeriut

1. Ekstradimi i një personi të kërkuar nuk lejohet nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se kërkesa është bërë për qëllime të ndjekjes penale ose të ndëshkimit për shkak të racës, fesë, gjinisë, shtetësisë, bindjes politike, etnisë, gjuhës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, anëtarësimit të tij apo saj në ndonjë grup shoqëror, apo nëse pozita e tij apo saj në shoqëri mund të paragjykohet për njërën nga këto arsye.

Ligjet LPPA
Ligji Nr. 05/L -031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE
Nenet Neni 6

Neni 6 Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit 1. Organi publik vepron në pajtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit. 2. Personat në të njëjtën situatë trajtohen në mënyrë të njëjtë. Dallimi në trajtimin e çështjeve justifikohet vetëm nëse dhe për aq sa ai përputhet me ndryshimet objektive të çështjeve përkatëse. 3. Organi Publik, në mënyrë të veçantë, shmang çdo diskriminim të padrejtë ashtu siç përcaktohet me Ligjin kundër diskriminimit.

Ligjet LSDPPT
Ligji Nr. 05/L -067 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E PERSONAVE PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK
Nenet Neni 4

Mbrojtja Përfituesit e këtij ligji mbrohen nga të gjitha llojet dhe format e diskriminimit, shfrytëzimit, abuzimit, fyerjes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të njohura nga Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e me theks të veçantë me standardet dhe parimet e përcaktuara me Konventën Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Ligjet LSHCRK
LIGJI Nr. 03/L-149 PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 5.1.2

Jodiskriminimi - Nuk lejohet kurrfarë diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Nenet Neni 11.1

  Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë profesionale, paanshmërisë, mundësive të barabarta, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve.

 

Nenet Neni 5.1.9.

Parimi i mundësive të barabarta për komunitete dhe gjini – Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre kanë mundësi të barabarta për pjesëmarrje në shërbimin civil në institucionet e administratës qendrore dhe komunale. Mundësi të barabarta për pjesëmarrje në shërbimin civil në organet e administratës publike kanë pjesëtarët e dy gjinive.

Ligjet LQDP
LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE
Nenet Neni 1

Ky ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje, pas kërkesës, në dokumentet e mbajtura, hartuara apo pranuara nga institucionet publike.

Ligjet LLF
Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Nenet Neni 2

 Mbrojtja nga Diskriminimi

 2.1. Askush nuk duhet të jetë i diskriminuar ose i privilegjuar në çfarëdo mënyre në bazë të besimit fetarë, përkatësisë ose jopërkatësisë së një Bashkësie fetare, ose për kryerjen e ceremonive dhe ritualeve fetare.

2.2 Askush nuk duhet të pengohet ose të detyrohet të marrë pjesë në ceremonitë fetare, ose në forma të tjera të manifestimit të besimit fetar.

Nenet Neni 3

Barazia Fetare

Të gjithë personat, pavarësisht nga besimi ose bindja e tyre, pavarësisht nga përkatësia në ndonjë bashkësi fetare ose pjesëmarrja në ndonjë ceremoni fetare janë të barabartë para ligjit dhe gëzojnë të drejta të njejta në jetën civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Të gjithë personat juridik dhe fizik gëzojnë mbrojtje të njejtë para ligjit.

 

Ligjet LASH
Ligji Nr. 04/L-088 PËR ARKIVAT SHTETËRORE
Nenet Neni 12. 2.

Neni 12 Shfrytëzimi i materialit arkivor

2. Ky ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje, pas kërkesës në materialin e arkivuar në Agjenci, me përjashtim të kufizimeve të cilat parashihen me këtë ligj dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Ligjet LSHM
LIGJI PËR SHËNDETIN MENDOR Nr. 05/L -025
Nenet Neni 8

Neni 8 Mbrojtja nga diskriminimi dhe trajtimet çnjerëzore

  1. Personave me çrregullime mendore u sigurohet mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin, në bazë të këtij ligji dhe dispozitave ligjore në fuqi.
  2. Ndalohet çfarëdo shkelje, nënçmimi, torture, dënimi apo trajtimi çnjerëzor ndaj personit me çrregullime mendore.
Ligjet LSHP
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE
Nenet Neni 4.1

1. Ofrimi dhe sigurimi i shërbimeve postare bëhet në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga personat fizik dhe juridikë mbi bazën e parimeve të ligjshmërisë, mos diskriminimit, objektivitetit dhe transparencës.

 

Ligjet LKE
LIGJI Nr. 04/L-109 PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE
Nenet Neni 3.1

1. Rregullimi i aktiviteteve të komunikimeve elektronike duhet të bazohet në parimet e menaxhimit dhe përdorimit efektiv të burimeve të kufizuara, neutralitetit teknologjik, ekuivalencës funksionale, proporcionalitetit, rregullimit minimal të domosdoshëm, sigurisë ligjore në një treg dinamik, zhvillimit ekonomik, duke siguruar konkurrencë efektive, mbrojtje të të drejtave të konsumatorit, objektivitet të kritereve, kushteve dhe procedurave rregullatore, transparencë dhe mosdiskriminim.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision (ECtHR, Opuz v. Turkey (No. 33401/02), 9 June 2009)

Opuz kundër Turqisë (Opuz v. Turkey), GJEDNJ-ja bëri një konstatim të një diskriminimi të tërthortë për shkak të gjinisë, së bashku me të drejtën e jetës dhe mospësimin e trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues sepse policia dhe gjyqësori kishin dështuar në zbatimin e përshtatshëm të ligjit që lidhej me dhunën në familje.

Decision Turan Cakir kundër Belgjikës (Numrat 44256/06), 10 Mars 2009

https://hudoc.echr.coe.int/eng-press#{%22itemid%22:[%22003-2659720-2907427%22]}

Në çështjen Turan Cakir kundër Belgjikës (Turan Cakir v. Belgium), kërkuesi u ankua për brutalitet nga ana e policisë gjatë arrestimit të tij/saj, me shkaktimin e lëndimeve të ashpra, shoqëruar me kërcënime dhe fyerje raciste. GJEDNJ-ja konstatoi se dhuna e shkaktuar shkelte të drejtën e kërkuesit për të mos pasur trajtim poshtërues dhe çnjerëzor (sipas Nenit 3 të KEDNJ-së). Ajo konstatoi gjithashtu se moshetimi i duhur nga ana e shtetit i ankimeve për keqtrajtim të kërkuesit shkelte detyrimet procedurale të shtetit sipas po të njëjtit nen. Krahas kësaj, ajo konstatoi se moshetimi gjithashtu përbënte shkelje të Nenit 3 së bashku me të drejtën për të mos u diskriminuar.

Decision Gaygusuz kundër Austrisë (Nr. 17371/90), 16 Shtator 1996 (ECtHR, Gaygusuz v. Austria (No. 17371/90), 16 September 1996)

Në çështjen Alujer Fernandez dhe Caballero García kundër Spanjës (Alujer Fernandez and Caballero García v. Spain) kërkuesit u ankuan se, ndryshe nga Katolikët, ata nuk ishin në gjendje të caktonin një pjesë të tatimit të tyre mbi të ardhurat direkt për kishën e tyre. GJEDNJ-ja konstatoi se çështja ishte e papranueshme sipas fakteve sepse kisha e kërkuesit nuk ishte në një pozitë të krahasueshme me Kishën Katolike sepse ata nuk ia kishin bërë këtë kërkesë qeverisë dhe sepse qeveria kishte një marrëveshje reciproke në fuqi me Vatikanin.

Decision WELLER v. HUNGARY (Application no. 44399/05) 31/03/2009

Në çështjen Weller vs Hyngary, një grua Rumune u martua me një Hungarez, dhe të dy bashkëshortët patën katër fëmijë. Ajo nuk ishte e përshtatshme që të kërkonte shpërblimin e lindjes të pagueshëm pas lindjes së fëmijës, sepse ajo nuk ishte shtetase Hungareze. Bashkëshorti i saj u përpoq të merrte shpërblimin por u refuzua nga qeveria, e cila tha se shpërblimi paguhej vetëm për nënat. GJEDNJ-ja vendosi se ajo ishte diskriminuar për shkak të atësisë (dhe jo gjinisë), sepse prindërit meshkuj birësues ose kujdestarët meshkuj kishin të drejtë të pretendonin shpërblimin, ndërsa baballarët natyralë nuk kishin të drejtë.Prandaj ka shkelje të nenit 14 të Konventes në lidhje me nenin 8 të konventës.

Decision D.H. and others v. the Czech Republic [GC] (No. 57325/00), 13 November 2007

Në çështjen D.H. dhe të tjerët kundër Republikës Çeke (D.H. and others v. the Czech Republic), u përdorën një seri testesh për të përcaktuar inteligjencën dhe përshtatshmërinë e studentëve me synimin për të përcaktuar nëse ata duhet të zhvendoseshin nga institucionet e zakonshme arsimore dhe të kalonin në shkolla të posaçme. Këto shkolla të posaçme ishin ngritur për studentët me aftësi të kufizuar inteligjence dhe burime të tjera me vështirësi për të mësuar. I njëjti test u zbatua për të gjithë studentët që shqyrtoheshin për t’u zhvendosur në shkolla të posaçme. Megjithatë, në praktikë testimi ishte krijuar për popullsinë e zakonshme Çeke me pasojën se studentët Rom kishte më shumë të ngjarë të dilnin keq – gjë e cila ashtu ndodhi, me pasojën se nga 50 deri 90 për qind e fëmijëve Rom u arsimuan jashtë sistemit kryesor shkollor. GJEDNJ-ja vendosi se ky ishte një rast i diskriminimit të tërthortë. Prandaj ka shkelje të nenit 14 të Konventes. 

Decision FABRIS v. FRANCE (Application no. 16574/08) 7 February 2013

FABRIS v. FRANCE (Application no. 16574/08) 7 February 2013

Aplikanti u ankua se, si një fëmijë "i lindur nga shkelja kurorës", ai ishte
të paaftë për të mbrojtur të drejtat e trashëgimisë së tij dhe që të tilla të pajustifikuara
diskriminimi vazhdoi pas vendimit të Gjykatës në Mazurek dhe pavarësisht nga miratimi i ligjit të vitit 2001.
Ai pretendoi se kishte pasur një shkelje të nenit 14 të Konventës së marrë në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1

Gjykata konstatoj se ka shkelje te nenit 14 te Konventes ne lidhje me nenin 1 te Protokolit 1

Decision VALLIANATOS AND OTHERS v. GREECE (Applications nos. 29381/09 and 32684/09) 7 November 2013

Ankuesit pretenduan se fakti që sindikatat civile paraqiten me Ligjin nr. 3719/2008 u hartuan vetëm për çiftet e përbërë nga të rritur të ndryshëm të seksit që shkelin të drejtën e tyre për respektimin e jetës së tyre private dhe familjare dhe përbënin një diskriminim të pajustifikuar midis çifteve të gjinisë së ndryshme dhe të gjinisë së njëjtë, në dëm të këtij të fundit. Ata u mbështetën në nenin 14 të Konventës së marrë në lidhje me nenin 8

Gjykata ka vendos se ka pasur shkelje të nenit 14  në lidhje me nenin 8 të Konventës;

Raportet me rekomandime të IAP
Decision A.nr. 890/16 Raport i AP E drejta e pensionit ne moshë

Ankesa nr. 890-2016 Raport me rekomandime në lidhje me të drejtën në pension kontribut pagues të moshës si dhe e drejta në shfrytëzimin e pensioneve të tjera të aplikueshme në Kosovë

Hap rekomandimin

Decision Ex officio nr. 853-2016 Raport me rekomandime lidhur me kriteret diskriminuese në konkurset për punësim të UP

Ex officio nr. 853-2016 Raport me rekomandime lidhur me kriteret diskriminuese në konkurset për punësim të UP

Hap rekomandimin

Decision Ex officio nr. 235-2018 Raport me rekomandime në lidhje me kategorinë e qytetarëve që kanë punuar para vitit 1999

Ex officio nr. 235-2018 Raport me rekomandime në lidhje me kategorinë e qytetarëve që kanë punuar para vitit 1999 dhe nuk përfitojnë nga pensioni kontributpagues të moshës për shkak se nuk e plotësojnë

Hap rekomandimin

Decision Ankesa nr. 186/2017 Arben Hajrullahu

Raport  me rekomandime përkitazi me pretendimet e ankuesit për trajtim të pa barabartë të kandidatëve, në konkursin publik të datës 24 nëntor 2016, të shpallur nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për zgjedhjen e personelit akademik për mësimdhënës, në Fakultetin Filozofik

Hap rekomandimin