Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 1

Për qëllimet e kёsaj Konvente shprehja "diskriminimi ndaj grave" nёnkupton çdo dallim, pёrjashtim ose kufizim që bёhet mbi bazёn e seksit, e që ka për pasojё ose për qëllim të komprometojё ose të asgjёsojё njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, pavarёsisht nga gjendja e tyre martesore, mbi bazën e barazisë sё burrit dhe të gruas, të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut në fushёn politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile ose në çdo fushë tjetër

Instrumentet ndërkombëtare Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Nenet
Neni 1.1

Çfarëdo dallimi, mospërfshirje, kufizim ose anësi e bazuar mbi racën, ngjyrën, prejardhjen ose përkatësinë etnike ose kombëtare e cila ka për qëllim shfuqizimin ose efektin e keqësimit të njohjes, kënaqësisë ose ushtrimit, në një drejtëpeshë të barabartë të të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale në sferën politike, ekonomike, sociale kulturore ose në çfarëdo sferë tjetër të jetës publike .

Neni 2.1

 

1. Shtetet palë dёnojnё diskriminimin racial dhe zotohen të ndjekin me të gjitha mjetet e pёrshtatshme dhe pa vonesë, një politikё të zhdukjes sё çdo forme të diskriminimit racial dhe tё ndihmojnё mirёkuptimin midis të gjitha racave. Për këtë qëllim:

(a) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё kryejё asnjё veprim apo praktikë të diskriminimit racial kundër personave, grupeve personash apo institucionesh dhe se do tё sigurojё që të gjitha autoritetet publike dhe institucionet publike, kombëtare dhe lokale, t'i përmbahen këtij detyrimi;

 (b) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё inkurajojё, mbrojё apo mbёshtesë diskriminimin racial që zbatohet nga çfarëdo personi apo organizate;

(c) Çdo shtet palë duhet të marrë masa efektive për të rishikuar politikёn qeveritare, kombëtare ose lokale, si dhe për të ndryshuar, shfuqizuar ose anuluar çdo ligj dhe çdo dispozitë që kanë për qёllim krijimin e diskriminimit racial apo pёrjetёsimin e tij atje ku ekziston;

(ç) Çdo shtet palë duhet qё, me të gjitha mjetet e pёrshtatshme, duke pёrfshirё, kur e kërkojnë rrethanat, edhe legjislacionin, të ndalojё diskriminimin racial që zbatohet nga çfarёdo personi, grupi personash apo organizate dhe t’i japë fund atij;

(d) Çdo shtet palë zotohet se do të përkrahë, në rast nevoje, organizatat dhe lёvizjet integracioniste shumёracore, dhe mjetet e tjera për t’i zhdukur barierat midis racave, dhe pёr tё shkurajuar çdo gjё që synon forcimin e pёrçarjes raciale.

 

Neni 6

Shtetet palë do t’i sigurojnё çdo personi që ndodhet nёn juridiksionin e tyre mbrojtje dhe mjete juridike efektive nёpёrmjet gjykatave kombёtare dhe institucioneve të tjera shtetёrore kundёr çdo veprimi të diskriminimit racial, i cili, në kundёrshtim me këtë Konventё, do të shkelte të drejtat dhe liritё themelore si dhe të drejtën e kёrkimit nga gjykatat e tilla dёmshpёrblim adekuat dhe satisfaksion për çdo dёm që do t'i shkaktohej si rezultata i një diskriminimi të tillë.

Neni 2.2

2. Shtetet palë, po qe se e kërkojnë rrethanat, do tё marrin masa tё posaçme dhe konkrete në fushёn sociale, ekonomike, kulturore dhe nё fusha tё tjera, për të siguruar zhvillimin dhe mbrojtjen adekuate tё disa grupeve racore apo individёve që bëjnë pjesë në kёto grupe me qëllim që t'u garantojnё atyre gёzimin e plotё dhe tё barabartё të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut. Kёto masa kurrsesi nuk duhet tё kenё për pasojё ruajtjen e të drejtave të pabarabarta apo tё veçanta për grupet e ndryshme racore pasi të jenё arritur objektivat që ato i kanë synuar.

Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 14 para 3.

Secili person i akuzuar për njё vepёr penale ka tё drejtё plotësisht të barabartë tё ketё kёto garanci minimale: (a) Tё informohet menjëherë dhe në mënyrë të hollësishme, në një gjuhë të cilën ai e kupton, lidhur me natyrёn dhe shkakun e akuzёs qё ngrihet kundёr tij

Neni 14 para. 3 (b)

Secili person i akuzuar për njё vepёr penale ka tё drejtё plotësisht të barabartë tё ketё kёto garanci minimale:  (b) Tё ketё kohё dhe mundёsi tё mjaftueshme pёr tё pёrgatitur mbrojtjen dhe tё komunikojё me njё avokat tё zgjedhur prej tij;

Neni 14 para. 3 (f)

Tё ketё ndihmёn falas tё njё pёrkthyesi nё qoftё se nuk kupton ose nuk flet gjuhёn qё pёrdoret nё gjyq

Neni 14 para. 3 (d)

Tё jetё i pranishёm gjatё procesit dhe tё mbrohet vetё ose nëpërmjet njё mbrojtёsi tё zgjedhur prej tij; nё qoftё se nuk ka mbrojtje, duhet tё informohet pёr tё drejtёn e tij qё tё ketё njё tё tillё dhe, kurdoherё qё e kёrkon interesi i drejtёsisё, atij duhet t'i caktohet njё mbrojtje falas në cilindo rast të tillë nёse ai nuk ka mjete pёr tё paguar;

Neni 14 para. 3 (g)

Tё mos shtrёngohet tё dёshmojё kundёr vetvetes ose tё pranojë se ёshtё fajtor.

Neni 14 para 1.

1. Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka tё drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe publiku mund të largohen gjatё gjithё procesit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon interesi i sjelljes sё moralshme, i rendit publik ose i sigurisё kombёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon interesi i jetёs private tё palёve, qoftё edhe kur gjykata e quan krejtёsisht tё domosdoshme nё qoftё se, pёr disa rrethana tё veçanta tё çёshtjes, publiciteti mund tё dёmtonte interesat e drejtёsisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёshtjen penale ose civile do tё jetё publik, me pёrjashtim tё rasteve kur interesi i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se procesi ka tё bёjё me mosmarrёveshje martesore ose me kujdestarinё e fёmijёve.

Neni 14 para 2

Secili person i akuzuar pёr njё vepёr penale ka tё drejtё tё konsiderohet i pafajshёm derisa fajёsia e tij tё provohet në përputhje me ligjin.

Neni 26

Tё gjithё njerёzit janё tё barabartё pёrpara ligjit dhe kanё tё drejtё mbrojtjeje tё barabartё tё ligjit pa kurrfarё dallimi. Lidhur me kёtё, ligji duhet tё ndalojё çdo diskriminim dhe tё garantojё pёr tё gjithё, mbrojtje tё barabartё dhe efektive, kundёr çdo diskriminimi e sidomos pёr shkak tё racёs, ngjyrёs, seksit, gjuhёs, fesё, opinionit politik dhe çdo opinioni tjetёr, origjinёs kombёtare apo shoqёrore, pasurisё, lindjes ose çdo situate tjetёr.

Neni 24 1.

Çdo fёmijё, pa asnjё dallim tё bazuar nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, origjinё kombёtare apo shoqёrore, pasuri apo lindje, ka tё drejtё tё ketё masat e atilla të mbrojtjes qё kёrkon gjendja e tij si i mitur nga ana e familjes sё tij, shoqёrisё dhe shtetit, tё cilёt duhet tё marrin masa pёr kёtё qёllim

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 7.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t'u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Neni 2.

Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Nenet
Neni 4

Të drejtat themelore, barazia dhe mosdiskriminimi

1 Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private.

2 Palët dënojnë të gjitha format e diskriminimit kundër grave dhe marrin pa vonesë masat legjislative dhe masa të tjera të nevojshme për t’i parandaluar, veçanërisht me anë të: – shprehjes së parimit të barazisë midis burrave dhe grave në kushtetutat e tyre kombëtare ose në ndonjë legjislacion tjetër përkatës, duke garantuar realizimin praktik të këtij parimi; – ndalimit të diskriminimit kundër grave, veçanërisht nëpërmjet ushtrimit të sanksioneve, sipas rastit; – shfuqizimit të ligjeve dhe praktikave që diskriminojnë gratë.

3 Zbatimi i dispozitave të kësaj Konvente nga Palët, veçanërisht masat për mbrojtjen e të drejtave të viktimave, sigurohen pa diskriminim mbi bazë gjinie, race, ngjyre, gjuhe, feje, mendimi politik ose mendimi tjetër, origjine kombëtare ose sociale, përkatësie në një pakicë kombëtare, pasurie, lindjeje, orientimi seksual, identiteti gjinor, moshe, gjendjeje shëndetësore, aftësie të kufizuar, statusi civil, statusi emigranti ose refugjati ose statusi tjetër.

4 Masat e veçanta që janë të nevojshme për parandalimin dhe mbrojtjen e grave nga dhuna gjinore nuk konsiderohen diskriminim sipas kushteve të kësaj Konvente.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji Nr. 05/L -021 për mbrojtje nga diskriminimi
Ligji Nr. 05/L -021 për mbrojtje nga diskriminimi
Nenet Neni 1

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.

Nenet Neni 4

Llojet e trajtimit të pabarabartë

1. Llojet e trajtimit të pabarabartë janë si në vijim:

1.1. Diskriminimi i drejtpërdrejtë konsiderohet kur një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme sesa trajtohet, ka qenë i trajtuar ose do të trajtohet një person tjetër në një situatë të krahasueshme, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;

1.2. Diskriminimi i tërthortë konsiderohet kur, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në dukje e vë, e ka vënë apo do ta vë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveç në rastet kur dispozita, praktika apo kriteri i tillë mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim, dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë të përshtatshme dhe domosdoshme;

1.3. Ngacmimi konsiderohet diskriminim, kur një sjellje e padëshirueshme (që përfshin por, nuk kufizohet në sjellje të natyrës së padëshirueshme seksuale dhe/apo psikologjike, që ka për qëllim apo pasojë shkeljen e dinjitetit të personit dhe krijimin e ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues apo fyes) mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;

1.4. Nxitja për të diskriminuar konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe përfshin çdo promovim të urrejtjes kur ajo bëhet me dashje”.

1.5. Viktimizimi konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe ndodhë kur personi përjeton trajtim të pafavorshëm apo pasoja negative si reagim ndaj ankimit apo mos ankimimit (procedurave të filluara) apo veprimeve me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë, ose në rastet kur personi i tillë ofron informacione, dëshmi apo ndihmë në lidhje me ankesën ose procedurën në rast të diskriminimit;

1.6. Segragacioni konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, duke përfshirë mbrojtjen e çdo personi që nuk merr pjesë në një ankim për diskriminim po që i cili mendohet ta ketë bërë ate, i cili ndodhë në rastet kur një ose disa persona veçohen nga të tjerët përmes personave fizik, juridik, ose me kombinimin e të dyjave, nga sektori publik, privat apo nga të dy sektorët, dhe ky veçim bëhet mbi një nga bazat e përcaktuara në nenin 1 (një) të këtij Ligji;

1.7. Dikriminimi në bazë të asociimit - konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, shënjestrimi i personave që nuk i përkasin një grupi të caktuar por, që janë palë të treta që asociohen me ato grupe;

1.8. Mosdhënia e një përshtatjeje/akomodimi të arsyeshëm për personat me aftësi të kufizuar, në përputhje me nevojat e tyre specifike konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveçse kur është një barrë e paarsyeshme për personin që është i detyruar ta ofrojë dhe kjo nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke marrë në konsideratë për këtë qëllim faktorë të tillë si përdorimi i burimeve të disponueshme publike, pjesëmarrjen në jetën sociale dhe publike dhe garantimin e qasjes në vendin e punës dhe kushte të përshtatshme pune;

1.9. Diskriminimi në bazë të përceptimit - kosiderohet diskriminimi sipas nenit një (1) të këtij Ligji, vendosja në objektiv jo të personave që i përkasin një grupi të caktuar, por personave të tretë që përceptohen se i përkasin grupit;

1.10. Diskriminimi i shumëfishtë, ndodh kur diskriminimi është i bazuar në çfarëdo kombinimi mbi bazat e mbuluara me këtë ligj. Diskriminimi i shumëfishtë dhe bazat e shumëfishta interpretohen në përputhje me rrethanat. 2. Shkelja e parimit të trajtimit të barabartë të bazave të përmendura në nenin një (1), të këtij Ligji konsiderohet diskriminim.

Nenet Neni 3

 Koncepti i diskriminimit

1. Parimi i trajtimit të barabartë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë sipas kuptimit të cilëdo nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.

2. Diskriminim është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, që ka për qëllim apo efekt të zhvleftësoj ose cënoj njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Nenet Neni 5

Format e rënda të diskriminimit

Sjellja diskriminuese e cila është motivuar nga më shume se një bazë apo e cila është kryer më shumë se një herë, apo e cila ka zgjatur për një periudhë të gjatë kohore apo ka pasur pasoja veçanërishtë të dëmshme për viktimën konsiderohet formë e rëndë e diskriminimit.

Nenet Neni 4.1.2

1.2. Diskriminimi i tërthortë konsiderohet kur, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në dukje e vë, e ka vënë apo do ta vë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveç në rastet kur dispozita, praktika apo kriteri i tillë mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim, dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë të përshtatshme dhe domosdoshme;

Ligjet LIGJI NR. 08/L-255 PËR SHËRBIME SOCIALE DHE FAMILJARE
LIGJI NR. 08/L-255 PËR SHËRBIME SOCIALE DHE FAMILJARE
Nenet Neni 1.2
Në rrethanat kur nuk ka përkrahje nga familja ose kur ajo nuk është e mjaftueshme për të siguruar mirëqenien e një individi, shteti ka për detyrë të ofrojë shërbime sociale dhe familjare për ata njerëz që ndryshe nuk do të ndihmoheshin në mënyrën, e cila do të respektonte dinjitetin e tyre si qenie njerëzore dhe të drejtat e tyre themelore të bazuara në legjislacionin e Kosovës dhe në konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Përveç në rrethana të jashtëzakonshme të nevojës dhe të mbrojtjes, këto shërbime do t’u ofrohen personave në nevojë dhe familjeve në suaza të komunitetit e jo nëpër institucione rezidenciale
Ligjet Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Nenet Neni 4
Të drejtat dhe përgjegjësitë në kujdesin shëndetësor 1. Zbatimi i këtij ligji do të bëhet duke respektuar dinjitetin, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, që garantohen me Kushtetutë, dhe zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës.
Ligjet Ligji për Barazi Gjinore Nr. 05/L -020 -2015
Ligji për Barazi Gjinore Nr. 05/L -020 -2015
Nenet Neni 15

Ndalimi i diskriminimit gjinor në marrëdhëniet e punës

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë, statusit martesor apo familjar, shtatzënisë, lindjes, prindërisë dhe secilës formë të kujdestarisë në sektorin publik ose privat, sa i përket:

 1.1. kushteve për qasje në punësim, në punë të pavarur ose të obliguar, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe kushtet e rekrutimit, pavarësisht degës së aktivitetit dhe në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, duke përfshirë avancimin;

1.2. qasjes në të gjitha llojet dhe nivelet e drejtimit profesional, trajnimin profesional dhe të avancuar dhe rikualifikimet përfshirë përvojën e punës praktike;

 1.3. punësimi dhe kushtet e punës, përfshirë shkarkimin nga puna, si dhe paga;

 1.4. anëtarësimi dhe përfshirja në një organizatë të punëtorëve ose të punëdhënësve, ose ndonjë organizatë anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar, duke përfshirë përfitimet e siguruara nga organizatat e tilla;

1.5 Qasjes në punësim, përfshirë trajnimin për punësim, një trajtim i ndryshëm i cili është i bazuar në një karakteristikë lidhur me gjininë nuk paraqet diskriminim kur, për shkak të natyrës së veçantë të aktiviteteve profesionale apo të kushteve në të cilin kryhen ato, nëse një karakteristikë e tillë përbën një kërkesë përcaktuese profesionale, me kusht që qëllimi i saj është legjitim dhe kërkesa është proporcionale.

Neni 16 Ndalimi i diskriminimit gjinor në skemat e sigurimit shoqëror në punë

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë në të gjitha skemat e sigurimit shoqëror në punë, në veçanti sa i përket:

1.1. fushës së skemave të tilla dhe kushtet e qasjes në to;

1.2. detyrimit për të kontribuar dhe llogaritjet e kontributeve;

1.3. llogaritjes së përfitimeve, përfshirë përfitimet suplementare në lidhje me bashkëshortin/ en apo vartësve, si dhe kushtet që rregullojnë kohëzgjatjen dhe gëzimin e të drejtës për përfitime.

Nenet Neni 1

1. Ky ligj, garanton, mbron dhe promovon barazinë midis gjinive, si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë.

2. Ky ligj përcakton masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të barabarta të femrave dhe meshkujve, si dhe përcakton institucionet përgjegjëse dhe kompetencat e tyre.

Nenet Neni 4

 Ndalimi i diskriminimit gjinor

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë gjinor, duke përfshirë trajtimin më pak të favorshëm të femrave për shkak të shtatzënisë dhe amësisë, gjendjes martesore, kombësisë, racës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, statusit social, besimit fetar dhe besimit, moshës, ose ndonjë bazë tjetër të përcaktuar me ligj apo marrëveshje dhe instrumente ndërkombëtare në fuqi.

2. Dhuna në baza gjinore është një formë e diskriminimit e cila seriozisht pengon aftësinë e femrave dhe meshkujve që t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë në baza të barabarta dhe është e ndaluar.

3. Ngacmimi dhe ngacmimi seksual janë të ndaluara. Refuzimi apo dorëzimi i një personi ndaj sjelljes së tillë nuk mund të përdorët si bazë për një vendim që prek atë person.

4. Me qëllim të ndalimit të diskriminimit gjinor me legjislacion, politika, programe dhe praktika, parimi i barazisë gjinore dhe integrimit gjinor, duke përfshirë përfitimet pas shtatzënësisë dhe lindjes, zbatohet në të gjitha planifikimet, buxhetimet dhe zbatimet e akteve të mësipërme nga subjektet publike dhe private.

5. Udhëzimi për diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të gjinisë konsiderohet diskriminim sipas kuptimit të këtij ligji.

6. Nuk do të ketë viktimizim të personave të përfshirë në parashtrimin apo procedimin e ankesave të diskriminimit, ngacmimit apo ngacmimit seksual të parashtruara në bazë të këtij ligji.

Nenet Neni 5

Masat e përgjithshme për parandalimin e diskriminimit gjinor dhe sigurimin e barazisë gjinore

 1. Me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të diskriminimit gjinor si dhe arritjes së barazisë gjinore, institucionet e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor dhe institucionet e tjera publike janë përgjegjëse për të zbatuar masat legjislative dhe masat tjera duke përfshirë: 1.1. analizën e statusit të femrave dhe meshkujve në organizatat dhe fushat përkatëse;

1.2. miratimin e strategjive dhe planeve të veprimit për promovimin dhe vendosjen e barazisë gjinore në përputhje me Programin e Kosovës për barazi gjinore;

1.3. përfshirjen e integrimit gjinor në të gjitha politikat, dokumentet dhe legjislacion;

1.4. sigurimin e proceseve të përzgjedhjes, punësimit dhe caktimit në punë, duke përfshirë edhe pozicione drejtuese, në përputhje me kërkesën për përfaqësim të barabartë të femrave dhe meshkujve;

1.5. përfshirjen e buxhetimit gjinor në të gjitha fushat, si një instrument i nevojshëm për të garantuar që parimi i barazisë gjinore të respektohet në mbledhjen, shpërndarjen dhe caktimin e burimeve;

1.6. sigurimin e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve në të gjitha konferencat, mbledhjet, seminaret dhe trajnimet jashtë dhe brenda vendit;

1.7. caktimin e burimeve të përshtatshme njerëzore dhe financiare për programe, projekte, dhe iniciativa për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e femrave;

1.8. ndarjen sipas gjinisë të të gjitha të dhënave të nevojshme statistikore, që mblidhen, regjistrohen, përpunohen dhe obligohen që këto të dhëna t’i dorëzojnë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës;

1.9. të marrë parasysh barazinë gjinore në rastin e emërtimit të institucioneve, shkollave e rrugëve.

2. Çdo dispozitë, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij ligji shfuqizohet.

 3. Kontratat publike si dhe çdo dispozitë në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë, e cila është e përfshirë në kontratat apo marrëveshjet individuale a kolektive, janë ose mund të shpallen të pavlefshme apo të ndryshohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Nenet Neni 16

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë në të gjitha skemat e sigurimit shoqëror në punë, në veçanti sa i përket:

1.1. fushës së skemave të tilla dhe kushtet e qasjes në to;

1.2. detyrimit për të kontribuar dhe llogaritjet e kontributeve;

1.3. llogaritjes së përfitimeve, përfshirë përfitimet suplementare në lidhje me bashkëshortin/ en apo vartësve, si dhe kushtet që rregullojnë kohëzgjatjen dhe gëzimin e të drejtës për përfitime.

Nenet Neni 17

 Detyrimet e punëdhënësit në marrëdhëniet e punës

1. Punëdhënësi/sja në të gjithë sektorët obligohet:

1.1. të shmang përfshirjen e elementeve diskriminuese në bazë të gjinisë në shpalljen e vendit të lirë të punës;

1.2. të promovojë barazinë gjinore para dhe gjatë marrëdhënies së punës;

1.3. të sigurojë mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt që aplikojnë për vende të lira të punës;

1.4. Kur për një vend të lirë pune ose për një kategori të caktuar pune nuk ka barazi gjinore, nuk paraqet diskriminim gjinor nëse shpallja inkurajon gjininë më pak të përfaqësuar të aplikojnë me qëllim të promovimit të barazisë gjinore;

1.5. që të mos disfavorizojë një punëkërkues, duke vendosur rregulla, kritere ose metoda procedurale, që në dukje janë neutrale, por që në praktikë janë më pak të favorshme për personat e një gjinie, që përmban diskriminim të tërthortë gjinor;

1.6. të punësojë personin pa dallim gjinor, në çdo pozitë ose vend të lirë, në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale;

1.7. të promovojë shpërndarje të barabartë, ndërmjet meshkujve dhe femrave në lloje të ndryshme të vendeve të punës dhe brenda kategorive të ndryshme të punonjësve, përmes trajnimit dhe zhvillimit të aftësive profesionale si dhe masave të tjera të përkohshme;

1.8. të sigurojë që femrat dhe meshkujt të kenë mundësi të barabarta për të vazhduar shkollimin dhe aftësimin profesional dhe të përcjellin trajnimet të cilat mbahen për të shtuar shkathtësitë profesionale ose të përgatiten për profesione të tjera;

 1.9. të zbatojë kritere të barabarta në vlerësimin e cilësisë së punës;

1.10. Punëdhënësi nuk mund të zbatojë një kriter vlerësues, në dukje neutral, por që në praktikë është në disavantazh të personave të gjinisë tjetër;

1.11. Në veçanti, kur sistemi i klasifikimit të vendeve të punës përdoret për të përcaktuar pagën, bazohet në kriteret e njëjta për meshkujt dhe femrat dhe shmangë diskriminimin në bazë të gjinisë;

1.12. të japë pagë të barabartë për punë të barabartë dhe punë me vlerë të barabartë;

1.13. Punëdhënësi është i obliguar që të sigurojë një mjedis të tillë të punës në të cilin asnjë nga punëtorët nuk është subjekt i trajtimit të padëshirueshëm të natyrës seksuale nga punëdhënësi, mbikëqyrësi, apo kolegët, duke përfshirë trajtimin e padëshiruar fizik, verbal ose joverbal apo sjelljet e tjera seksuale që krijojnë marrëdhënie dhe një mjedis frikësimi, armiqësor ose poshtërues të punës dhe që cenojnë dinjitetin e femrave dhe meshkujve në punë;

1.14. të mos vendosë në pozitë të disfavorshme ose të mos marrë masa disiplinore ndaj punëmarrësit, i cili kundërshton ose ankohet për diskriminim, ngacmim seksual, si edhe ndaj punëmarrësit që dëshmon për veprime diskriminuese, ose ngacmim seksual, të kryera prej punëdhënësit ose punëmarrësve të tjerë;

1.15. Punëdhënësit janë të obliguar të marrin masa të nevojshme për t’u mundësuar femrave dhe meshkujve të përshtatin detyrimet e tyre profesionale he familjare;

1.16. Organizimi i punës dhe orarit, në pajtim me nevojat e tregut të punës dhe gjendjen familjare të të punësuarve, bëhet në mënyrë që të sigurojë kthimin në vendin e njëjtë të punës pas pushimit të lindjes, pushimit prindëror, pushimit të abortit, pushimit mjekësor ose pas kohës së kaluar jashtë vendit të punës për shkaqe urgjente familjare, apo aftësime profesionale.

2. Çdo person pas pushimit prindor, ka të drejtë, të kthehet në punën e tij/saj sipas kushteve të cilat janë jo më pak të favorshme për të dhe të përfitojë nga kushtet e mira të punës në të cilën ajo ka të drejtë gjatë mungesës së saj përfshirë mundësitë e avancimit.

Nenet Neni 19

Ndalimi i diskriminimit gjinor në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime

1. Ndalohet Diskriminimi në bazë të gjinisë në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime

2. Ky ligj zbatohet për të gjithë personat të cilët ofrojnë mallra dhe shërbime, të cilët janë në dispozicion për publikun pavarësisht nëse personi në fjalë i përket sektorit publik apo privat, duke përfshirë dhe organet publike, të cilat janë ofruar jashtë zonës së jetës private dhe familjare të ofruara nga institucionet publike dhe private.

 3. Ky ligj nuk cenon lirinë e individit për të zgjedhur një partner kontraktual për sa kohë që zgjedhja e një individi e partnerit kontraktual nuk është bazuar në gjininë e atij personi.

 4. Ky ligj nuk do të përjashtojë diferencat në trajtim, nëse sigurimi i mallrave dhe shërbimeve ekskluzivisht ose kryesisht për anëtarët e një gjinie justifikohet me një qëllim legjitim dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë adekuate dhe të nevojshme.

Nenet Neni 20

 Ndalimi i diskriminimit gjinor dhe trajtimit të pabarabartë

 1. Ndalohet diskriminimi mbi bazë gjinore në institucione arsimore në të gjitha nivelet, duke përfshirë qasjen në arsimim, procesin e pranimit, qasjen në shërbime, mjete dhe përfitime si bursat, rezultatet e vlerësimit, marrjen e diplomave dhe titujve shkencor, qasjen në trajnime profesionale, ndjekjen e arsimimit, sporteve dhe fushave tjera.

2. Veprimet në vijim përbëjnë diskriminim në bazë gjinore dhe janë të ndaluara:

2.1. çdo kufizim apo pengesë me bazë gjinore, në krijimin e mundësive të nevojshme, për t’u shkolluar në institucione publike e private, të cilat ofrojnë shkollim apo kualifikime tjera dhe shërbime trajnimi;

2.2. Ofrimin e mundësive të ndryshme për meshkujt dhe femrat në zgjedhjen e fushës së veçantë të studimit, trajnim apo diplomim, dhe në lidhje me kohëzgjatjen e klasave, përveçse kjo përligjet nga një qëllim i ligjshëm dhe mjetet për arritjen e atij qëllimi janë ato që duhen dhe të nevojshme.

Ligjet Ligji për trashëgiminë Nr. 2004/26 dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/26 Trashëgiminë në Kosovë Nr. 06/L-008 - 2018
Ligji për trashëgiminë Nr. 2004/26 dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/26 Trashëgiminë në Kosovë Nr. 06/L-008 - 2018
Nenet Neni 3

Barazia në trashëgimi

3.1. Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi.

3.2. Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent si dhe fëmijët e adoptuar barazohen me fëmijët legjitim.

3.3. I adoptuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë.

3.4. Të huajt janë të barabartë në trashëgimi me kosovarët, me kusht reciprociteti. Reciprociteti prezumohet.

Ligjet Ligji për Arësimin Parauniversitar në Republikën e KosovësNr. 04/L-032
Ligji për Arësimin Parauniversitar në Republikën e KosovësNr. 04/L-032
Nenet Neni 3.6

Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij.

 

Nenet Neni 3.3

Është obligim i përgjithshëm i Ministrisë, komunave, institucioneve arsimore dhe të gjitha organeve të tjera, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, siç është rregulluar përmes këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efikase, efektive, fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor e social.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme
LIGJI NR. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme
Nenet Neni 3.1

1.6 “Mundësi të barabarta për fëmijët dhe prindërit/kujdestarët ligjor dhe përfshirja e vazhdueshme e prindërve/kujdestarëve ligjor në Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

1.7. Parimet udhëheqëse për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, janë: “Barazia dhe mosdiskriminimi pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve/kujdestarëve ligjor të tij;

Ligjet Ligji Për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar Në Çështjet Penale Nr. 04/L-213
Ligji Për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar Në Çështjet Penale Nr. 04/L-213
Nenet Neni 17.1

 Klauzola jodiskriminuese dhe standardet e të drejtave të njeriut

1. Ekstradimi i një personi të kërkuar nuk lejohet nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se kërkesa është bërë për qëllime të ndjekjes penale ose të ndëshkimit për shkak të racës, fesë, gjinisë, shtetësisë, bindjes politike, etnisë, gjuhës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, anëtarësimit të tij apo saj në ndonjë grup shoqëror, apo nëse pozita e tij apo saj në shoqëri mund të paragjykohet për njërën nga këto arsye.

Ligjet LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
Nenet Neni 7.1

Qasja në Gjykata

1. Gjykatat trajtojnë të gjithë personat në mënyrë të barabartë, askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, gjendjes sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.  

Ligjet LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE
LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE
Nenet Neni 1

Ky ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje, pas kërkesës, në dokumentet e mbajtura, hartuara apo pranuara nga institucionet publike.

Ligjet LIGJI PËR SHËNDETIN MENDOR Nr. 05/L -025
LIGJI PËR SHËNDETIN MENDOR Nr. 05/L -025
Nenet Neni 5.1.1

Neni 5 Parimet e përgjithshme të kujdesit në shërbimet e shëndetit mendor

1.1. Trajtimi i barabartë dhe pa diskriminim i personave me çrregullime mendore, në funksion të respektimit të integritetit fizik dhe dinjitetit njerëzor;

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision (ECtHR, Opuz v. Turkey (No. 33401/02), 9 June 2009)

Opuz kundër Turqisë (Opuz v. Turkey), GJEDNJ-ja bëri një konstatim të një diskriminimi të tërthortë për shkak të gjinisë, së bashku me të drejtën e jetës dhe mospësimin e trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues sepse policia dhe gjyqësori kishin dështuar në zbatimin e përshtatshëm të ligjit që lidhej me dhunën në familje.

Decision Turan Cakir kundër Belgjikës (Numrat 44256/06), 10 Mars 2009

https://hudoc.echr.coe.int/eng-press#{%22itemid%22:[%22003-2659720-2907427%22]}

Në çështjen Turan Cakir kundër Belgjikës (Turan Cakir v. Belgium), kërkuesi u ankua për brutalitet nga ana e policisë gjatë arrestimit të tij/saj, me shkaktimin e lëndimeve të ashpra, shoqëruar me kërcënime dhe fyerje raciste. GJEDNJ-ja konstatoi se dhuna e shkaktuar shkelte të drejtën e kërkuesit për të mos pasur trajtim poshtërues dhe çnjerëzor (sipas Nenit 3 të KEDNJ-së). Ajo konstatoi gjithashtu se moshetimi i duhur nga ana e shtetit i ankimeve për keqtrajtim të kërkuesit shkelte detyrimet procedurale të shtetit sipas po të njëjtit nen. Krahas kësaj, ajo konstatoi se moshetimi gjithashtu përbënte shkelje të Nenit 3 së bashku me të drejtën për të mos u diskriminuar.

Decision Gaygusuz kundër Austrisë (Nr. 17371/90), 16 Shtator 1996 (ECtHR, Gaygusuz v. Austria (No. 17371/90), 16 September 1996)

Në çështjen Alujer Fernandez dhe Caballero García kundër Spanjës (Alujer Fernandez and Caballero García v. Spain) kërkuesit u ankuan se, ndryshe nga Katolikët, ata nuk ishin në gjendje të caktonin një pjesë të tatimit të tyre mbi të ardhurat direkt për kishën e tyre. GJEDNJ-ja konstatoi se çështja ishte e papranueshme sipas fakteve sepse kisha e kërkuesit nuk ishte në një pozitë të krahasueshme me Kishën Katolike sepse ata nuk ia kishin bërë këtë kërkesë qeverisë dhe sepse qeveria kishte një marrëveshje reciproke në fuqi me Vatikanin.

Decision WELLER v. HUNGARY (Application no. 44399/05) 31/03/2009

Në çështjen Weller vs Hyngary, një grua Rumune u martua me një Hungarez, dhe të dy bashkëshortët patën katër fëmijë. Ajo nuk ishte e përshtatshme që të kërkonte shpërblimin e lindjes të pagueshëm pas lindjes së fëmijës, sepse ajo nuk ishte shtetase Hungareze. Bashkëshorti i saj u përpoq të merrte shpërblimin por u refuzua nga qeveria, e cila tha se shpërblimi paguhej vetëm për nënat. GJEDNJ-ja vendosi se ajo ishte diskriminuar për shkak të atësisë (dhe jo gjinisë), sepse prindërit meshkuj birësues ose kujdestarët meshkuj kishin të drejtë të pretendonin shpërblimin, ndërsa baballarët natyralë nuk kishin të drejtë.Prandaj ka shkelje të nenit 14 të Konventes në lidhje me nenin 8 të konventës.

Decision D.H. and others v. the Czech Republic [GC] (No. 57325/00), 13 November 2007

Në çështjen D.H. dhe të tjerët kundër Republikës Çeke (D.H. and others v. the Czech Republic), u përdorën një seri testesh për të përcaktuar inteligjencën dhe përshtatshmërinë e studentëve me synimin për të përcaktuar nëse ata duhet të zhvendoseshin nga institucionet e zakonshme arsimore dhe të kalonin në shkolla të posaçme. Këto shkolla të posaçme ishin ngritur për studentët me aftësi të kufizuar inteligjence dhe burime të tjera me vështirësi për të mësuar. I njëjti test u zbatua për të gjithë studentët që shqyrtoheshin për t’u zhvendosur në shkolla të posaçme. Megjithatë, në praktikë testimi ishte krijuar për popullsinë e zakonshme Çeke me pasojën se studentët Rom kishte më shumë të ngjarë të dilnin keq – gjë e cila ashtu ndodhi, me pasojën se nga 50 deri 90 për qind e fëmijëve Rom u arsimuan jashtë sistemit kryesor shkollor. GJEDNJ-ja vendosi se ky ishte një rast i diskriminimit të tërthortë. Prandaj ka shkelje të nenit 14 të Konventes. 

Decision FABRIS v. FRANCE (Application no. 16574/08) 7 February 2013

FABRIS v. FRANCE (Application no. 16574/08) 7 February 2013

Aplikanti u ankua se, si një fëmijë "i lindur nga shkelja kurorës", ai ishte
të paaftë për të mbrojtur të drejtat e trashëgimisë së tij dhe që të tilla të pajustifikuara
diskriminimi vazhdoi pas vendimit të Gjykatës në Mazurek dhe pavarësisht nga miratimi i ligjit të vitit 2001.
Ai pretendoi se kishte pasur një shkelje të nenit 14 të Konventës së marrë në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1

Gjykata konstatoj se ka shkelje te nenit 14 te Konventes ne lidhje me nenin 1 te Protokolit 1

Decision VALLIANATOS AND OTHERS v. GREECE (Applications nos. 29381/09 and 32684/09) 7 November 2013

Ankuesit pretenduan se fakti që sindikatat civile paraqiten me Ligjin nr. 3719/2008 u hartuan vetëm për çiftet e përbërë nga të rritur të ndryshëm të seksit që shkelin të drejtën e tyre për respektimin e jetës së tyre private dhe familjare dhe përbënin një diskriminim të pajustifikuar midis çifteve të gjinisë së ndryshme dhe të gjinisë së njëjtë, në dëm të këtij të fundit. Ata u mbështetën në nenin 14 të Konventës së marrë në lidhje me nenin 8

Gjykata ka vendos se ka pasur shkelje të nenit 14  në lidhje me nenin 8 të Konventës;

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat