Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
1. Të gjithë personat e privuar nga liria, duhet tё trajtohen me humanizёm dhe respekt pёr dinjitetin e lindur tё njeriut.
Secili, si anëtar i shoqërisë, ka të drejtë sigurimi social dhe tё drejta tё domosdoshme ekonomike, sociale e kulturore për dinjitetin e tij dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit tё tij, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe burimet e çdo shteti.
Shtetet Palë pranojnë se fëmija me paaftësi mendore ose fizike duhet të bëjë një
jetë normale dhe të përshtatshme, në kushte që garantojnë dinjitetin e tij, që nxisin
autonominë dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën e bashkësisë.
2. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës me paaftësi për kujdes të posaçëm dhe
nxisin e sigurojnë, brenda mundësive të të ardhurave të disponueshme, dhënien
fëmijës, i cili përmbush kushtet, si dhe atyre që kujdesen për të, të ndihmës që
kërkohet dhe që i përshtatet gjendjes së fëmijës dhe gjendjes financiare të
prindërve të tij, ose të atyre që kujdesen për të.
3. Duke njohur nevojat e veçanta të fëmijës me paaftësi, ndihma e dhënë sipas
paragrafit 2 të këtij neni jepet falas sa herë të jetë e mundur, duke pasur parasysh
burimet financiare të prindërve të tij ose të atyre që kujdesen për të dhe kjo synon
që fëmijët me paaftësi të kenë mundësi efektivisht të marrin arsim, kualifikim,
shërbime shëndetësore, shërbime riaftësimi, përgatitje për punësim dhe veprimtari
argëtuese, në mënyrë që fëmija të sigurojë një integrim shoqëror dhe zhvillim
vetiak sa më të plotë, përfshirë zhvillimin e tij kulturor dhe shpirtëror.
4. Shtetet Palë, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, nxisin shkëmbimin e
informacionit të përshtatshëm në fushën e kujdesit shëndetësor parandalues dhe të
trajtimit mjekësor, psikologjik dhe funksional të fëmijëve me paaftësi, përfshirë
përhapjen dhe mundësinë e marrjes së informacionit lidhur me metodat e
riaftësimit, edukimit dhe shërbimeve të formimit profesional, me qëllim që Shtetet
Palë të kenë mundësi të përmirësojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre dhe të zgjerojnë
përvojën e tyre në këto fusha. Në këtë drejtim, duhet të mbahen parasysh në
mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.
1. Palët nxisin sektorin privat, sektorin e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit dhe medias, në lidhje me lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e tyre, për të marrë pjesë në përpunimin dhe zbatimin e politikave dhe për të caktuar udhëzime dhe standarde vetërregullatore për parandalimin e dhunës kundër grave dhe rritjen e respektit për dinjitetin e tyre.
Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që çdo formë sjelljeje e padëshiruar verbale, joverbale ose fizike e një natyre seksuale, me qëllimin ose efektin e shkeljes së dinjitetit të një personi, veçanërisht kur krijohet një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, t’i nënshtrohet një sanksioni penal ose sanksioni tjetër ligjor.
6. Gjobë në shumë prej katërqind e pesëdhjetë (450) deri në shtatëqind e pesëdhjetë (750) euro i shqiptohet për kundërvajtje, secilit që cenon dinjitetin e personit të caktuar ose për krijimin, qasjen apo aplikimin e mjedisit kërcënues, armiqësor, poshtërues ose frikësues.
1. Parimi i ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës - të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme, të ligjshme dhe transparente, pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave.
Çdo i mitur i privuar lirie trajtohet me humanizëm për hir të dinjitetit të personalitetit të tij njerëzor, dhe me atë rast merren parasysh nevojat personale të moshës së tij. Në veçanti, çdo i mitur i privuar lirie ndahet nga madhorët, përpos nëse konsiderohet se është në interes të miturit të mos ndahet, dhe gëzojnë të drejtën e mbajtjes së kontakteve me familjen e tij përmes korrespondencave dhe vizitave, përveç rrethanave të jashtëzakonshme të përcaktuara me ligj.
Republika e Kosovës do të ndërmarrë masat e nevojshme për t’ua bërë të mundur kthimin vullnetarë personave nën mbrojtje plotësuese ose atyre të cilëve mbrojtja e përkohshme iu ka përfunduar. Republika e Kosovës do të sigurohet se dispozitat që rregullojnë kthimin vullnetarë të personave nën mbrojtje të përkohshme lehtësojnë kthimin e tyre duke respektuar dinjitetin njerëzor. Republika e Kosovës do të sigurohet se vendimi lidhur me kthimin e këtyre personave është marrë duke njohur plotësisht faktet.
3. Gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri në shtatëqind (700) euro do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit përgjegjës ose personit tjetër në personin juridik, organit me autorizime publike ose individit i cili në formë të profesionit të regjistruar kryen veprimtari të caktuar, i cili në bazë gjinore do ta shkelë dinjitetin e personit të caktuar ose krijon mjedise, qasje ose praktikë kërcënuese, armiqësore, ofenduese ose shqetësuese (neni 3 nënparagrafi 1.1, 1.11, 1.12 të këtij ligji
Përfituesit e këtij ligji mbrohen nga të gjitha llojet dhe format e diskriminimit, shfrytëzimit, abuzimit, fyerjes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të njohura nga Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e me theks të veçantë me standardet dhe parimet e përcaktuara me Konventën Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar
2. Është e ndaluar që një fëmijë të kthehet në subjekt të torturës dhe trajtimit jo njerëzor, jo dinjitoz, ndëshkimit trupor dhe trajtimit degradues nga secili person
Gjatë trajtimit mjekësor duhet të respektohen: dinjiteti, jeta private, integriteti personal dhe bindjet religjioze të qytetarit
Policia ka të drejtë t’i ndalojë dhe të mbledhë informacione nga personat që gjenden në vendin e kryerjes së veprës penale, të cilët mund të japin informacione të rëndësishme për procedurën penale, nëse ka gjasa që mbledhja e informacionit nga këta persona më vonë do të ishte e pamundur ose do të zvarriste në mënyrë të konsiderueshme procedurën apo do të shkaktonte vështirësi të tjera. Ndalimi i personave të tillë nuk mund të zgjasë më shumë se sa është e nevojshme për të marrë emrat, adresat dhe informacionet e tjera relevante dhe në asnjë rast nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë orë. Ndalimi mund të bëhet vetëm nëse nuk ka mjete të tjera për të arritur deri tek informacioni. Policia e trajton personin e ndaluar me dinjitet, nuk e ndalon personin në qendër të paraburgimit dhe nuk i vë pranga.
5. Policia, prokurori i shtetit dhe organet tjera publike detyrohen të procedojnë me kujdes në mbledhjen ose në sigurimin e të dhënave, duke pasur kujdes që të mos cenohet dinjiteti dhe reputacioni i personit të cilit i referohen këto të dhëna.
7. Kontrolli i personit mund të përfshijë kontrollin intim, i cili zbatohet nga mjeku ose infermieri i kualifikuar, në pajtim me rregullat e shkencës së mjekësisë dhe me respektim të plotë të dinjitetit të personit.
8. Ekzaminimi fizik nga ky nen zbatohet nga mjeku specialist i mjekësisë ligjore në pajtim me rregullat e shkencës së mjekësisë, duke pasur respekt të plotë për dinjitetin e personit dhe konsideratën ndaj ndikimeve fizike dhe psikologjike në lëndimin e tij.
1. Personaliteti dhe dinjiteti i të paraburgosurit nuk guxon të fyhet gjatë mbajtjes në paraburgim.I paraburgosuri duhet të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe duhet mbrojtur shëndetin e tij fizik dhe psikik.
Parimet drejtuese
1.Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ.
Kontrollimet
1.Personi i dënuar nuk duhet të kontrollohet në mënyrën e cila e cenon dinjitetin e tij. Shkalla e shqetësimit të personit të dënuar gjatë kontrollimit duhet të jetë proporcionale me qëllimin e tij, ashtu siç është paraparë me këtë nen.
Mënyra e ekzekutimit të dënimeve alternative
1. Dënimi alternativ ekzekutohet në mënyrën e cila siguron respektimin e dinjitetit dhe të drejtat, liritë themelore të personit të dënuar dhe të familjes së tij.
2. Personi i dënuar, dinjiteti, apo të drejtat dhe liritë themelore të të cilit janë shkelur gjatë ekzekutimit të dënimit alternativ, ka të drejtë në ankesë.
1.3. e drejta në respektimin e dinjitetit njerëzor (dinjiteti, jeta private, integriteti personal dhe bindjet religjioze të banorit) sipas nenit 6 të ligjit;
1.Autoritetet e parapara me ligj duhet të sigurohen që viktima e krimit (në tekstin e mëtejmë: viktima) të trajtohet me profesionalizëm, duke respektuar të drejtën në siguri, dinjitet, jetën private dhe familjare të tyre dhe duke njohur ndikimin negativ të krimit në viktimën.
1.6. Respektimit të jetës private të personit nën mbikëqyrje dhe familjes së tijzyrtarët publik gjatë punës së tyre udhëhiqen nga standardet e larta etike, integritetit, meritës dhe profesionalizmit. Zyrtarët gjatë punës së tyre kujdesen për ruajtjen e dinjitetit dhe integritetit të personit nën mbikëqyrje dhe familjes së tij.
Mbrojtja e të dhënave
2. Zyrtarët Publik të SHSK-së i ndalohet të bëjnë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që cenojnë dinjitetin dhe jetën private të personave nën mbikëqyrje si dhe të dhëna me karakter konfidencial.
Konfidencialiteti i të dhënave
1. Personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës janë të detyruar të ruajnë dhe trajtojnë informacionet ne pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. Personelit të SHKK-së i ndalohet të bëjë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që cenojnë dinjitetin dhe jetën private të burgosurve si dhe të dhëna me karakter konfidencial.
Përmbledhje: Burrave te shtetasve të Britanisë së Madhe që tashmë banojnë në Mbretërinë e Bashkuar iu mohua hyrja në përputhje me Ligjin e Emigrantëve të Commonwealth të vitit 1962, të ndryshuar me Ligjin e Emigrantëve të Commonwealth të vitit 1968 dhe Ligjin e Ankesave të Emigracionit të 1969. Ligji i nënshtrohej kontrollit të imigracionit qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe kolonive të Afrikës Lindore që ishin me origjinë aziatike. Ligji përjashtoi nga imigrimi gratë e shtetasve të Komonuelthit, me banim në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk siguroi një përjashtim të ngjashëm për burrat.
Diskriminimi racor, trajtimi degradues (neni 3)
Për të veçuar publikisht një grup personash për trajtim diferencial mbi bazën e racës mund të përbëjë një formë të veçantë të keqtrajtimit ndaj dinjitetit njerëzor dhe prandaj mund të jetë i aftë të krijojë një trajtim degradues në kundërshtim me nenin 3
Në këtë çështje Gjykata theksoi se shteti duhet të sigurojë që të burgosurit që arrestohen të kenë kushte që janë në përputhje me respektimin e dinjitetit të tyre njerëzor, dhe që mënyra dhe metoda e ekzekutimit të masës nuk i krijon shqetësime ose vështirësi me një intensitet që tejkalon nivelin e pashmangshëm të vuajtjes, dhe që, duke pasur parasysh kërkesat praktike të burgimit, shëndeti dhe mirëqenia e tyre të jenë siguruar në mënyrë adekuate.
Svinarenko and Slyadnev v. Russia [GC], nos 32541/08 and 43441/08, § 133, 17 July 2014
GJEDNJ arriti në përfundimin se ‘mbajtja e një personi në një kafaz metalik gjatë një procesi gjyqësor përbën në vetvete - duke pasur parasysh natyrën e tij objektive degraduese e cila është e papajtueshme me standardet e sjelljes së qytetëruar që janë shenjë dalluese e një shoqërie demokratike - një sulm ndaj dinjitetit njerëzor duke shkelur nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.