Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Nenet
Neni 5 (ç-iv

 Të drejtat e tjera civile,

 iv) E drejta e martesёs dhe e zgjedhjes sё bashkëshortit (bashkëshortes);

Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 23.1

1. Familja ёshtё njësi e natyrshme dhe themelore e shoqёrisё dhe ka tё drejtё tё ketё mbrojtjen e shoqёrisё dhe tё shtetit.

Neni 23.2

 2. E drejta e burrit dhe gruas pёr t'u martuar dhe pёr tё formuar familje duhet të njihet duke filluar nga mosha e pjekurisë.

Neni 23.3

3. Asnjё martesё nuk duhet tё lidhet pa pёlqimin e lirё dhe tё plotё tё bashkёshortёve tё ardhshёm.

 

Neni 23.4

 4. Shtetet palё tё kёtij Pakti marrin masa tё pёrshtatshme pёr tё siguruar barazinё e tё drejtave dhe tё pёrgjegjёsive tё bashkёshortёve lidhur me martesёn, gjatё martesёs dhe me rastin e prishjes sё saj. Nё rastet e prishjes sё martesёs, do tё merren masa me qёllim qё fёmijёve t'u sigurohet mbrojtja e nevojshme.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 12 ‐

E drejta për t’u martuar

Çdokush ka të drejtë të martohet dhe të krijojë familjen e tij.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 16.1

1. Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi.

Neni 16.2

 2. Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen.

 

Neni 16.3

3. Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 16

1. Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën e tij private, në familje, në shtëpi ose në korrespondencën e tij, as cënimeve të kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij.

2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cënimeve të tilla.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Nenet
Neni 23

Respekti për shtëpinë dhe familjen

1. Shtetet Palë do të marrin masat e duhura për elemenimin e diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuar në lidhje me të gjitha çështjet lidhur me martesën, familjen, të qenit prindër dhe lidhjet, njësoj si gjithë të tjerët për të siguruar:

(a) njohjen e të drejtës të të gjithë personave me aftësi të kufizuar në moshë martese për tu martuar dhe krijuar familje bazuar në pëlqimin dhe lirinë e plotë të çiftit;

(b) njohjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar për të vendosur lirshëm dhe me përgjegjësi për numrin dhe largësinë e fëmijëve nga njëri-tjetri dhe për të patur akses informacioni përkatës për moshën, edukim mbi planifikimin familjar dhe riprodhimin për mjetet e nevojshme që i mundësojnë ata të ushtrojnë këto të drejta.

(c) Personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë fëmijët, ruajnë fertilitetin/(të drejtën për riprodhim) njësoj si gjithë të tjerët.

2. Shtetet Palë do të garantojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e personave me aftësi të kufizuar lidhur me kujdestarinë, ruajtjen, trustet dhe birësimin e fëmijëve apo institucioneve të ngjashme ku këto koncepte egzistojnë në legjislacionin kombëtar; gjithësesi, interesi më i mirë i fëmijës do të jetë dominuesi. Shtetet Palë do të japin asistencën e duhur ndaj personave me aftësi të kufizuar në realizimin e pergjegjësive për rritjen e fëmijëve të tyre.

 3. Shtetet Palë do të garantojnë që fëmijët me aftësi të kufizuar të gëzojnë të drejta të barabarta lidhur me jetën familjare. Me qëllim realizimin e këtyre të drejtave dhe për të parandaluar fshehjen, braktisjen, neglizhimin dhe izolimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar, Shtetet Palë dë garantojnë sigurimin e informacionit, shërbimeve dhe mbështetjes të hershme dhe të gjithanshme për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre.

 4. Shtetet Palë do të garantojnë që fëmija të mos ndahet nga prindërit e tij/ saj kundër dëshirës së tij/saj, përveç atyre rasteve kur autoritetet kompetente sipas shqyrtimit gjygjësor përcaktojnë, në përputhje me ligjet dhe proçedurat përkatëse, që një ndarje e tillë është e domosdodhme për interesin më të mirë të fëmijës. Në asnjë rast nuk do të ndahet një fëmijë nga prindërit për shkak të aftësisë së kufizuar të fëmijës apo aftësisë së kufizuar të njërit apo të dy prindërve.

 5. Shtetet Palë, në rastet kur familja imediate nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijën me aftësi të kufizuar, do të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar kujdes alternativ brenda familjes së zgjeruar, dhe në rast se një përpjekje e tillë dështon, brenda komunitetit në një ambjent familjar

Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Nenet
Neni 32

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që martesat e detyruara të mund të jenë të pavlefshme, të anulohen ose zgjidhen pa barra të papërshtatshme financiare ose administrative të vendosura ndaj viktimës.

Neni 37.1

1.Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin detyrimit të qëllimshëm të një të rrituri ose fëmije për të lidhur martesë.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji nr. 2004/32 për familjen i Kosovës dhe LIGJI NR. 06/L-077 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/32 PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Ligji nr. 2004/32 për familjen i Kosovës dhe LIGJI NR. 06/L-077 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/32 PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Nenet Neni 2.

(1) Familja është bashkësi vitale e prindërve dhe fëmijëve të tyre si dhe personave tjerë në gjini.

 (2) Familja është bërthamë natyrore dhe themelore e shoqërisë dhe si e tillë gëzon të drejtën në mbrojtje.

Nenet Neni 3.

1. Barazinë ndërmjet burrit dhe gruas, respektit dhe ndihmës së ndërsjellët ndërmjet tyre dhe anëtarëve të familjes;

2. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjësia e të dy prindërve për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre, ku fëmijë nënkupton personin nën moshën 18 vjeçare;

3. Prindërit dhe fëmijët detyrohen në ndihmë dhe konsideratë të ndërsjellët gjatë tërë jetës së tyre;

4. Fëmijët e prindërve të cilët nuk kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre gëzojnë të drejtat e njëjta dhe kanë detyrime të njëjta sikurse fëmijët e lindur nga prindërit të cilët kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre.

Nenet Neni 14.

(1) Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht në mes të dy personave të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku me qëllim të krijimit të familjes.

(2) Mashkulli dhe femra kanë të drejtë të lidhin martesë dhe të formojnë familje pa ndonjë kufizim në bazë të racës, kombësisë apo religjionit, si dhe janë të barabartë gjatë lidhjes së martesës, vazhdimit të martesës dhe zgjidhjes së saj.

Nenet Neni 16.

 (1) Personi i cili nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeçare nuk mund të lidhë martesë.

(2) Për shkaqe të arsyeshme dhe sipas kërkesës së tij, gjykata kompetente mund t’i lejojë martesën personit të mitur më të vjetër se gjashtëmbëdhjetë vjet, nëse konstaton se personi i tillë ka arritur pjekurinë e nevojshme fizike dhe psikike për të ushtruar të drejtat e veta martesore dhe për të përmbushur detyrimet martesore.

 (3) Para se të marrë vendimin, gjykata do të kërkojë mendimin e Organit të Kujdestarisë, do ta dëgjojë të miturin dhe prindërit përkatësisht kujdestarin e tij. Gjykata gjithashtu do të dëgjojë personin me të cilin i mituri ka për qëllim të lidhë martesë, mendimin e institucionit përkatës shëndetësor dhe do të hetojë rrethanat tjera të rëndësishme për vendimin.

Nenet Neni 59.

 Parimet e përgjithshme Gjykata dhe çdo person i interesuar për shuarje të martesës do t’i ketë parasysh parimet e mëposhtme të përgjithshme.

1. institucioni i martesës duhet të ruhet;

2. bashkëshortët në martesë e cila mund të jetë shkëputur duhet të inkurajohen ti marrin të gjitha hapat e zbatueshëm përmes këshillimit për martesë, procedurave të pajtimit të parashikuara në këtë ligj, ose tjera për ta ruajtur martesën.

3. martesa e cila në mënyrë të pakthyeshme është shkëputur duhet të shuhet:

a. me një minimum të shqetësimit për palët dhe fëmijët e prekur,

 b. të zgjidhet në atë mënyrë që të promovojnë sa më mirë marrëdhënie të vazhdueshme mes palëve dhe fëmijëve të prekur si është e mundur në rrethanat, dhe

c. pa shpenzime të paarsyeshme të përfshira në lidhje me procedurat që duhet ndjekur në sjelljen e martesës në një përfundim, dhe

4. Se çdo rrezik për të keqe ose dhunë ndaj bashkëshortëve dhe fëmijëve duhet të shmanget.

Nenet Neni 68.

 Shkurorëzimi

(1) Martesa mund të zgjidhet me shkurorëzim vetëm në bazë të vendimit të gjykatës

 (2) Njëri apo të dy bashkëshortët me marrëveshje të dyanshme mund të kërkojnë shkurorëzim duke parashtruar padi në gjykatën kompetente.

(3) E drejta për ngritjen e padis për shkurorëzim nuk mund të kalohet te trashëgimtarët, por trashëgimtarët e paditësit mund të vazhdojnë procedurën e filluar për të verifikuar bazën e padisë.

(4) Nëse njëri nga bashkëshortët paraqet padi për shkurorëzim, kurse bashkëshorti tjetër më së voni deri në përfundimin e seancës kryesore gjyqësore, deklaron shprehimisht se nuk e kundërshton bazueshmërinë e kërkesëpadisë, do të konsiderohet se bashkëshortët kanë paraqitur propozimin për shkurorëzim me marrëveshje.

Ligjet Ligji për Shëndetin Riprodhues Nr. 02/L-76
Ligji për Shëndetin Riprodhues Nr. 02/L-76
Nenet Neni 4

4.1. Çdo individi pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta në informim dhe edukim lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, përgjatë gjithë ciklit jetësor të saj/tij.

4.2. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre.

4.3. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.

4.4. Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit.

Nenet Neni 2

E drejta riprodhuese: është e drejta e individëve dhe çifteve që të vendosin lirshëm dhe me përgjegjësi mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë, të drejtën që të kenë qasje në informata, edukim, komunikim dhe mjete të cilat do t`iu mundësojnë atyre që vendimet të jenë të mbështetura në evidence

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision BELDJOUDI kundër FRANCËS (kërkesa nr. 12083/86) 26 mars 1992

Vendimi i Gjykatës . Në lidhje me nenin 8 të Konventës mbi  jetën familjare të çiftit Beldjoudi,  Gjykata, konstaton se ekzekutimi i masës së dëbimit përbënte një ndërhyrje të një autoriteti publik në ushtrimin e së drejtës së kërkuesve për respektim të jetës së tyre familjare, e drejtë e garantuar nga ana e paragrafit 1 të nenit 8.

 Në vijim Gjykata shqyrtoi nëse dëbimi objekt i mosmarrëveshjes i përmbushte apo jo kushtet e paragrafit 2 të të njëjtit nen në mënyrë që të mund të justifikohej. Baza ligjore e ndërhyrjes qëndronte, pa asnjë kundërshtim, në nenin 23 të urdhëresës të 2 nëntorit 1945 në lidhje me kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të të huajve në Francë.

Decision JAREMOWICZ v. POLAND (Application no. 24023/03 of 5 January 2010

JAREMOWICZ v. POLAND (Application no. 24023/03  of 5 January 2010

Aplikanti në rastin e tij pretendonte, në veçanti, një shkelje të nenit 12 të Konventës në atë që ai ishte refuzuar kërkesën për lejimin e martesës në burg. Aplikanti është ankuar sipas nenit 12 të Konventës lidhur me refuzimin e autoriteteve të burgut për t'i dhënë leje martesës në burg. Në parashtresën e tij, ata nuk kishin dhënë ndonjë arsye bindëse për vendimin e tyre dhe se ishte marrë në mënyrë arbitrare.

Për këtë arsye gjykata në mënyrë unanime konstaton se ka pasur shkelje të nenit 12 të Konventës

Decision López Ostra vs. Spain (Application no. 16798/90)

https://hudoc.echr.coe.int/eng#{%22itemid%22:[%22001-57905%22]}

Ankesa që pretendon dështimin e Shtetit Spanjoll për të mbrojtur jetën private dhe familjare shtëpine e  një prej qytetarëve të tij nga ndotja e shkaktuar nga një strukturë për trajtimin e mbeturinave; shkelje të së drejtës për respekt për jetën në shtëpi, private dhe familjare; marrëdhëniet midis të drejtës për një mjedis të shëndetshëm dhe të drejtës për respektimin e jetës private, shtëpisë dhe jetës familjare; përgjegjësia e shtetit për veprimet e ndërmarrjeve private në juridiksionin e saj.

Më 14 maj 1990, Gregoria López Ostra paraqiti një raport para Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut kundër Shtetit Spanjoll. Ajo pohoi se mosarritja e Shtetit për të ndërmarrë ndonjë masë kundër erës, zhurmës dhe tymit kontaminues të origjinës në një fabrikë për trajtimin e mbeturinave të ngurta dhe të lëngshme, të vendosur disa metra larg shtëpisë së saj, shkelte të drejtat e saj për integritet fizik (neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ) dhe të respektojë jetën e shtëpisë dhe jetën private (neni 8 i Konventës). Më 31 gusht 1993, Komisioni deklaroi se kishte një shkelje të së drejtës së respektimit të shtëpisë dhe jetës private, por jo të së drejtës për integritet fizik. Në dhjetor të po këtij viti, Komisioni i referoi çështjen Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), e cila afirmoi gjetjet e Komisionit. KEDNJ konsideroi se as lëvizja jashtë e paditësit dhe as mbyllja e impiantit të trajtimit të mbeturinave nuk e ndryshoi faktin që paraqitësi i kërkesës dhe familja e saj kishin jetuar për vite me radhë disa metra larg nga një burim erë dhe duhanpirje. KEDNJ e gjeti shtetin përgjegjës për shkeljen e së drejtës për respektimin e shtëpisë dhe jetës private, pasi ndotja serioze mund të ndikojë në mirëqenien e një individi dhe të parandalojë atë që të gëzojë shtëpinë e tij ose të saj në atë mënyrë që të tij / saj private dhe jeta familjare është e dëmtuar. Gjykata Evropiane më tej deklaroi se Shteti nuk kishte arritur të gjente një ekuilibër të duhur midis interesit të tij për të promovuar zhvillimin ekonomik të qytetit dhe gëzimin efektiv të të drejtave të saj nga kërkuesi, duke urdhëruar shtetin të paguante kompensim për dëmet e shkaktuara dhe kostot gjyqësore. Sidoqoftë, KEDNJ vlerësoi se kushtet e pësuara nuk ishin një trajtim degradues siç thuhet në nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

1. Gjykata ka vendosur që ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës;

2. Gjykata ka vendosur që nuk ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës;

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat