Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
3. Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёnkupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domosdoshme:
(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve;
(b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.
1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimeve kinematografike ose televizive.
Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.
E Drejta për akses në dokumente zyrtare
1 Secila Palë duhet të garantojë të drejtën e çdo personi, pa asnjë lloj diskriminimi, të ketë akses, sipas kërkesës, në dokumentet zyrtare që ruhen nga autoritetet publike.
2 Secila Palë duhet të marrë masat e nevojshme në ligjin kombëtar, për zbatimin e dispozitave për akses në dokumente zyrtare, të përcaktuara në këtë Konventë.
Kufizimet e mundshme të aksesit në dokumentet zyrtare
1 Secila Palë mund të kufizojë të drejtën e aksesit në dokumente zyrtare. Kufizimet duhet të përcaktohen saktësisht në ligj, të jenë të nevojshme në një shoqëri demokratike dhe të jenë proporcionale me për qëllime të mbrojtjes së:
a sigurisë kombëtare, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare;
b sigurisë publike;
c parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së aktiviteteve kriminale;
d hetimeve disiplinore; e inspektimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së autoriteteve publike;
f privatësisë dhe interesave të tjera të ligjshme; g interesave tregtare dhe interesave të tjerë ekonomike; h politikave ekonomike, monetare dhe të valutës të Shtetit; i barazisë së palëve në procedimet gjyqësore dhe administrimit të efektshëm të drejtësisë;
j mjedisit; ose
k diskutimeve brenda apo ndërmjet autoriteteve publike, në lidhje me shqyrtimin e një çështjeje.
Shtete e përfshira kanë mundësi, në momentin e nënshkrimit ose kur depoziton instrumentin e tij të ratifikimit, njohjes, miratimit apo aderimit, me anë të një deklarate drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, të deklarojnë se komunikimet e Familjes mbretërore dhe Oborrit të saj ose Kreut të Shtetit, duhet gjithashtu të përfshihen ndërmjet kufizimeve të mundshme.
2 Aksesi në informacionin që përmban një dokument zyrtar, mund të refuzohet, nëse publikimi i tij ka mund ose ka të ngjarë të dëmtojë interesat e përmendura në paragrafin 1, përveçse nëse ka një interes prevalues publik në lidhje me publikimin e tij.
3 Palët duhet të marrin në konsideratë përcaktimin e afate kohore, përtej së cilave, kufizimet e përmendura në paragrafin 1, nuk gjejnë më zbatim.
Raportimi publik
Duke pasur parasysh nevojën për të luftuar korrupsionin, çdo shtet pjesëmarrës merr përsipër të marrë, në përputhje me parimet themelore të së drejtës së saj të brendshme, masat e nevojshme për të rritur, aty ku është e përshtatshme, transparencën e administratës publike, përfshirë organizimin, funksionimin dhe proceset e saj marrjen e vendimeve. Këto masa mund të përfshijnë, ndër të tjera:
(a) miratimin e procedurave ose rregulloreve që u japin mundësi publikut të gjerë, kur është e përshtatshme, të marrë informacion mbi organizimin, funksionimin dhe procedurat e vendimmarrjes së administratës së saj publike dhe me respektin e duhur për privatësinë dhe mbrojtjen personale të dhënat, vendimet dhe aktet ligjore të interesit për publikun;
(b) thjeshtëzimin e procedurave administrative, aty ku është e përshtatshme, për të lehtësuar qasjen e publikut në organet vendimmarrëse; dhe
(c) zbulimi i informacionit, i cili mund të përfshijë raporte periodike mbi rreziqet e korrupsionit në administratën publike.
Parimet
(1) Të dhënat për adoptimin dhe rrethanat e tij nuk duhet të zbulohen ose hetohen pa pëlqimin e adoptuesit dhe fëmijës përveç nëse këtë e kërkojnë arsye të veçanta të interesit publik.
(2) Në moshën madhore i adoptuari ka të drejtë në qasje në të gjitha informatat lidhur me adoptimin e tij dhe me kërkesë të tij do ti ofrohen informata personale për prindërit e tij biologjik.
1. Çdo kërkues ka të drejtë të ketë qasje në dokumente publike. Pavarësisht nga cilido paragraf i këtij neni, një institucion publik nuk mund të refuzojë të tregojë nëse ka në posedim një dokument apo të refuzojë qasjen në një dokument publik, përderisa nuk bën një test të dëmit dhe interesit publik për të përcaktuar nëse dëmi i shkaktuar interesit të mbrojtur mbisundon interesin e publikut për qasje në atë dokument publik.
2. Kufizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike ushtrohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit sipas ligjit përkatës për Procedurën e përgjithshme administrative, në përputhje me këtë ligj dhe vetëm për qëllime të mbrojtjes së:
2.1. jetës, shëndetit dhe të sigurisë publike;
2.2. sigurisë shtetërore, mbrojtjes dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare;
2.3. parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së veprave penale në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procesin e hetimit;
2.4. hetimet disiplinore, në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procedurën disiplinore;
2.5. inspektimit, kontrollimit dhe mbikëqyrjes nga institucionet publike në rastet kur trajtojnë informacion të klasifikuar;
2.6. të drejtës për privatësi dhe e drejta e fshirjes (‘E drejta për t’u harruar’);
2.7. konfidencialitetit komercial siç janë sekretet e biznesit, sekretet profesionale apo të kompanisë;
2.8. dokumenteve për të cilat institucioni publik apo palët e treta gëzojnë të drejtat e pronësisë intelektuale;
2.9. politikave ekonomike, monetare dhe këmbimore të shtetit;
2.10. konfidencialitet statistikor;
2.11. barazisë së palëve në procedura gjyqësore dhe administrimin efikas të drejtësisë;
2.12. diskutimeve brenda apo ndërmjet institucioneve publike lidhur me shqyrtimin e ndonjë çështjeje, e cila përbën dokument të klasifikuar.
Qëllimi i këtij ligji është themelimi i një sistemi unik për klasifikimin dhe ruajtjen e informacioneve që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Kosovës si dhe për verifikimin e sigurisë së personave që kanë qasje në këto informacione.
Kriteret e Klasifikimit
1. Informacionet klasifikohen vetëm nëse është e nevojshme dhe nëse
1.1. klasifikimi bëhet nga autoriteti kompetent i klasifikimit siç është përcaktuar me këtë ligj;
1.2. informacionet zotërohen, prodhohen nga apo për, ose janë nën kontroll të Republikës së Kosovës;
1.3. informacionet bien brenda një apo më shumë prej këtyre kategorive:
1.3.1. siguri publike;
1.3.2. mbrojtje, plane ushtarake, sisteme armësh, apo operacione;
1.3.3. informacione për marrëdhëniet me jashtë dhe qeveritë e jashtme, përfshirë burimet konfidenciale;
1.3.4. veprimtari zbulimi dhe të zbatimit të ligjit, përfshirë metoda dhe burime të zbulimit;
1.3.5. sisteme, instalime, infrastruktura, projekte, plane apo shërbime të mbrojtjes që lidhen me interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës;
1.3.6. veprimtari shkencore, teknologjike, ekonomike, financiare që lidhen me interesat thelbësore të sigurisë së Republikës së Kosovës;
1.4. Autoriteti i Klasifikimit vendosë për nivelin e klasifikimit të informacionit varësisht prej shkallës së dëmit që do të kishte publikimi i paautorizuar i tij në interesat e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Ndalimi i Klasifikimit
1. Ndalohet klasifikimi i informacioneve për të:
1.1. fshehur shkeljet e ligjit, abuzimin e autoritetit, mos efikasitetin apo gabimin administrativ;
1.2. parandaluar turpërimin e një personi, autoriteti publik apo organizate;
1.3. ndaluar konkurrencën; apo
1.4. parandaluar apo vonuar publikimin e një informacioni, e cila qartazi nuk ka të bëjë me çështje të sigurisë.
Nivelet e Klasifikimit
1. Informacioni mund të klasifikohet në njërin nga këto nivele:
1.1. “TEPËR SEKRET”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave sipas vlerësimit të arsyeshëm do të shkaktonte dëm jashtëzakonisht të rëndë për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;
1.2. “SEKRET”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do t’i dëmtonte seriozisht interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;
1.3. “KONFIDENCIALE”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;
1.4. “E KUFIZUAR”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do të ishte e pafavorshme për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.
Kohëzgjatja e Klasifikimit
1. Informacioni qëndron i klasifikuar vetëm gjersa kërkon mbrojtje. Përveç nëse Autoriteti i Klasifikimit e ka caktuar një datë ose ngjarje të veçantë për deklasifikim duke marrë parasysh kohëzgjatjen e ndjeshmërisë së informacionit afatet në vijim vlejnë për deklasifikim automatik:
1.1. informacionet e klasifikuara si “TË KUFIZUARA” deklasifikohen një (1) vit pas datës së vendimit për klasifikim;
1.2. informacionet e klasifikuara si “KONFIDENCIALE” deklasifikohen pesë (5) vite pas datës së vendimit për klasifikim;
1.3. informacionet e klasifikuara si “SEKRET” deklasifikohen pesëmbëdhjetë (15) vite pas datës së vendimit për klasifikim; dhe
1.4. informacionet e klasifikuara si “TEPËR SEKRET” deklasifikohen njëzetepesë (25) vite pas datës së vendimit për klasifikim.
2. Në rast se Autoriteti Klasifikues konsideron se informacioni duhet të mbrohet më gjatë se sa që është paraparë në paragrafin 1., ai nxjerr vendim të ri për klasifikim në pajtim me nenin 8 të këtij ligji. Vendimi i tillë nuk guxon të merret më herët se gjashtë (6) muaj para datës së paraparë për deklasifikim sipas paragrafit 1. të këtij neni.
Deklasifikimi
1. Informacioni deklasifikohet atëherë kur nuk ka më nevojë për mbrojtje dhe nuk i përmbushë kriteret për klasifikim të informacionit në pajtim me këtë ligj.
2. Autoriteti i Klasifikimit, nga i cili informacioni i klasifikuar e ka origjinën, e bën deklasifikimin e saj.
3. Vendimi për deklasifikimin e informacionit bëhet me shkrim dhe jepen arsyet për deklasifikim. Vendimi u komunikohet menjëherë nga institucioni i klasifikimit të gjitha institucioneve publike dhe të adresuarve të tjerë, të cilëve iu është dërguar dokumenti apo një kopje e tij.
4. Autoriteti i Klasifikimit që ka prodhuar informacione të klasifikuara e bën një rishikim çdo pesë (5) vite për të verifikuar nëse informacionet e klasifikuara vazhdojnë të kërkojë mbrojtje në pajtim me kriteret e klasifikimit të përcaktuara me këtë ligj. Nëse autoriteti i klasifikimit vjen në përfundim se informacioni i klasifikuar nuk i përmbush kërkesat e klasifikimit, ajo menjëherë lëshon vendimin për deklasifikim.
5. Pavarësisht kërkesës për rishikim të detyrueshëm në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni, autoriteti i klasifikimit i përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, menjëherë e deklasifikon informacionin nëse njoftohet me fakte që tregojnë qartë se informacioni nuk kërkon mbrojtje sipas kritereve të klasifikimit të përcaktuara me këtë ligj.
6. Informacionet e klasifikuara të qeverive së huaja mund të deklasifikohen nga institucionet e Kosovës vetëm nëse informacionet e tilla janë deklasifikuar nga autoriteti i huaj i klasifikimit që i ka klasifikuar informacionet.
Aplikanti një historian i specializuar në analizimin dhe regjistrimin e shërbimeve sekrete të diktaturave, studimet krahasuese të forcave policore politike të regjimeve totalitare dhe funksionimin e shteteve të tipit sovjetik. Aplikanti kërkoi nga Ministria e Brendshme e Hungarisë t'i jepte atij akses në dokumentet e depozituara. Ai mori Aktgjykimet e gjykatave hungareze duke pretenduar se atij i ishte mohuar gabimisht qasja në dokumente të ndryshme. Ministria i ofroi atij dokumente (përveç një) me besim, me kusht që ai të mos i zbulonte ato. Qeveria hungareze pranoi se kishte një ndërhyrje në të drejtat e ankuesit të nenit 10.
Gjykata vendosi: Aplikantit i janë shkelur të drejtat sipas nenit 10 duke thënë: 'Gjykata vëren se Qeveria ka pranuar se ka pasur ndërhyrje në të drejtën e aplikantit për lirinë e shprehjes. Gjykata thekson se qasja në burimet origjinale dokumentare për hulumtime të ligjshme historike ishte një element thelbësor i ushtrimit të së drejtës së aplikantit për lirinë e shprehjes
Parashtruesi i kërkesës pohoi se vendimet e gjykatës hungareze në rastin në fjalë kishin përbërë shkelje të së drejtës së tij për të marrë informata me interes publik. Sipas tij, kjo ishte në kundërshtim me nenin 10 të Konventës, Gjykata konstaton se ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës;
A.nr.826/2018 Kundër Policisë së Kosovës Raport me rekomandime Kufizimi i së drejtës për qasje në dokumente publike
Raport me rekomandime A.nr.702/2015, Zharko Dejanoviq, lidhur me kufizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike
Ankesa nr. 432-2018 Albulena Nrecaj Raport me rekomandime lidhur me kufizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike