Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Nenet
Neni 6

Shtetet palë do t’i sigurojnё çdo personi që ndodhet nёn juridiksionin e tyre mbrojtje dhe mjete juridike efektive nёpёrmjet gjykatave kombёtare dhe institucioneve të tjera shtetёrore kundёr çdo veprimi të diskriminimit racial, i cili, në kundёrshtim me këtë Konventё, do të shkelte të drejtat dhe liritё themelore si dhe të drejtën e kёrkimit nga gjykatat e tilla dёmshpёrblim adekuat dhe satisfaksion për çdo dёm që do t'i shkaktohej si rezultata i një diskriminimi të tillë.

Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 14 para 1.

1. Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka tё drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe publiku mund të largohen gjatё gjithё procesit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon interesi i sjelljes sё moralshme, i rendit publik ose i sigurisё kombёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon interesi i jetёs private tё palёve, qoftё edhe kur gjykata e quan krejtёsisht tё domosdoshme nё qoftё se, pёr disa rrethana tё veçanta tё çёshtjes, publiciteti mund tё dёmtonte interesat e drejtёsisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёshtjen penale ose civile do tё jetё publik, me pёrjashtim tё rasteve kur interesi i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se procesi ka tё bёjё me mosmarrёveshje martesore ose me kujdestarinё e fёmijёve.

Neni 2 para 3

Çdo shtet palё i kёtij Pakti zotohet:

(a) Tё sigurojë qё çdo person, kur t’i shkelen tё drejtat dhe liritё e njohura në këtë Pakt, tё ketё tё drejtёn e njё mjeti juridik efektiv, edhe atёherё kur shkeljen e kryejnë personat me rastin e ushtrimit tё funksioneve tё tyre zyrtare:

(b) Tё sigurojë që autoriteti kompetent gjyqёsor, administrativ ose legjislativ, ose çdo autoritet tjetër qё ёshtё kompetent nё bazё tё legjislacionit tё shtetit, do t’i pёrcaktojё tё drejtat e kёtij personi qё paraqet mjetin juridik si dhe tё zhvillojё mundёsitё e paraqitjes së mjetit juridik.

(c) Tё sigurojë që autoritetet kompetente do të veprojnë sipas çdo mjeti juridik qё do tё njihet si i pёrligjur.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 6 para. 1

1. Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ose të çdo akuze penale kundër tij, çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

Neni 13

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 10

 Secili ka të drejtë plotёsisht të barabartë për gjykim të drejtë dhe publik para njё gjykate tё paanshme e të pavarur që do të vendosë për të drejtat dhe detyrimet e tij dhe për mbështetshmërinë e çdo akuze penale kundër tij.

Neni 8

Secili ka të drejtë që me mjete juridike efektive para gjykatave kompetente kombëtare të mbrohet nga veprimet e shkeljes së të drejtave themelore të garantuara me kushtetutë a me ligj.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje
Nenet
Neni 5.2

Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera të nevojshme për të ushtruar masa paraprake për të parandaluar, hetuar, dënuar dhe siguruar kompensim për akte dhune të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente, të cilat kryhen nga aktorë joshtetërorë.

Neni 30.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë të drejtë për të kërkuar kompensim nga autorët për çdo shkelje të përcaktuar në pajtim me këtë Konventë.

Neni 32

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që viktimat të kenë të drejtë për të kërkuar kompensim nga autorët për çdo shkelje të përcaktuar në pajtim me këtë Konventë

Neni 33

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e dëmtimit të qëllimshëm të integritetit psikologjik të një personi nëpërmjet shtrëngimit ose kërcënimeve

Neni 34

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e përfshirjes së qëllimshme e të vazhdueshme në sjellje kërcënuese të drejtuar ndaj një personi tjetër, që i shkakton atij ose asaj frikë për sigurinë personale

Neni 35

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e kryerjes së qëllimshme të akteve të dhunës fizike kundër një personi tjetë

Neni 36.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e sjelljeve të mëposhtme të qëllimshme:

a përfshirja në depërtim të detyruar vaginal, anal ose oral të një natyre seksuale, në trupin e një personi tjetër me pjesë trupore ose objekte;

b përfshirja me një person në akte të tjera të detyruara të një natyre seksuale;

c nxitja që një person tjetër të përfshihet me një person të tretë në akte të detyruara të një natyre seksuale.

Neni 36.3

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që dispozitat e paragrafit 1 të zbatohen edhe për aktet e kryera kundër ish bashkëshortëve/partnerëve ose bashkëshortëve/partnerëve aktualë, të njohur nga ligji i brendshëm

Neni 37.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin  detyrimit të qëllimshëm të një të rrituri ose fëmije për të lidhur martesë.

Neni 37.2

2 Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e tërheqjes së qëllimshme të një të rrituri ose fëmije për të shkuar në territorin e një Pale ose Shteti të ndryshëm nga ai ku ai ose ajo banon, me qëllim detyrimin e një të rrituri ose fëmije për të lidhur martesë.

Neni 39

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar dënimin e sjelljeve të mëposhtme të qëllimshme: a kryerja e abortit të një gruaje pa pëlqimin e saj paraprak;

b kryerja e një operacioni kirurgjikal që ka qëllimin ose efektin e ndërprerjes së kapacitetit të një gruaje për të qenë riprodhuese në mënyrë natyrale, pa pëlqimin e saj paraprak ose kuptimin e procedurës

Neni 40

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të garantuar që çdo formë sjelljeje e padëshiruar verbale, joverbale ose fizike e një natyre seksuale, me qëllimin ose efektin e shkeljes së dinjitetit të një personi, veçanërisht kur krijohet një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, t’i nënshtrohet një sanksioni penal ose sanksioni tjetër ligjor.

Neni 45.1

Palët marrin masat e nevojshme ose masa të tjera për të garantuar që veprat penale të përcaktuara në pajtim me këtë Konventë, të dënohen me sanksione efektive, proporcionale dhe frenuese, duke marrë parasysh shkallën e kryerjes së tyre. Këto sanksione përfshijnë, sipas rastit, dënime që përfshijnë heqjen e lirisë, të cilat mund të përbëjnë shkak për ekstradim.

Neni 45.2

Palët mund të marrin masa të tjera në lidhje me autorët e veprave penale, të tilla si:

– monitorimi ose mbikëqyrja e personave të dënuar;

– tërheqja e të drejtave prindërore, nëse interesat më të mira të fëmijës, që mund të përfshijnë sigurinë e viktimës, nuk mund të garantohen në një mënyrë tjetër.

Neni 48.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të ndaluar proceset e detyrueshme alternative të zgjidhjes së konflikteve, duke përfshirë ndërmjetësimin dhe pajtimin, në lidhje me të gjitha format e dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente

Neni 49.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar që hetimet dhe procedimet gjyqësore në lidhje me të gjitha format e dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente të kryhen pa vonesë të panevojshme ndërsa merren parasysh të drejtat e viktimës gjatë të gjitha fazave të procedimeve penale

Neni 53.2

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar që urdhrat shtrënguese ose mbrojtës të përmendur në paragrafin 1 janë:

- të vlefshëm për mbrojtje të menjëhershme dhe pa barriera të panevojshme financiare apo administrative, të vendosura mbi viktimën;

- lëshohen për një periudhë të caktuar, ose derisa të modifikohen ose të përmbushen;

- kur është e nevojshme, lëshohen në bazë ex parte që ka efekt të menjëhershëm;

- të vlefshëm pavarësisht nga, ose krahas, procedimeve të tjera ligjore;

- lejohen të paraqiten në procedimet ligjore të mëtejshme

Neni 56.1

Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e viktimave, duke përfshirë nevojat e tyre të veçanta si dëshmitarë, në të gjitha fazat e hetimeve dhe procedimeve gjyqësore, në veçanti:

a duke ofruar mbrojtjen e tyre, si dhe atë të familjeve të tyre dhe të dëshmitarëve, nga hakmarrja, kërcënimi dhe viktimizimi i përsëritur;

b duke siguruar që viktimat të informohen, të paktën në rastet kur viktima dhe familja mund të jetë në rrezik, kur autori i veprës arratiset ose lirohet përkohësisht ose përfundimisht;

c duke i informuar ata, sipas kushteve të parashikuara nga ligji i brendshëm, për të drejtat e tyre dhe shërbimet në dispozicion të tyre dhe shqyrtimin e ankesës së tyre, akuzat, ecurinë e përgjithshme të hetimit ose të procedimit, dhe rolin e tyre në to, si dhe rezultatin e çështjes së tyre;

d duke bërë të mundur që viktimat, në mënyrë të pajtueshme me rregullat procedurale të ligjit të brendshëm, të dëgjohen, të sigurojnë prova dhe të paraqesin pikëpamjet, nevojat dhe shqetësimet e tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet një ndërmjetësi, si dhe marrjen e tyre në shqyrtim;

e duke u siguruar viktimave shërbime mbështetëse të duhura në mënyrë që të drejtat dhe interesat e tyre të paraqiten siç duhet dhe të merren parasysh;

f duke siguruar që masat mund të miratohen për të mbrojtur jetën private dhe imazhin e viktimës;

g duke siguruar që kontakti ndërmjet viktimave dhe autorëve të veprës brenda gjykatës dhe zyrave të agjencisë së zbatimit të ligjit të shmanget kur është e mundur;

h duke u siguruar viktimave përkthyes të pavarur dhe kompetentë, kur viktimat janë palë në procedim ose kur ata sigurojnë prova;

i duke bërë të mundur që viktimat të dëshmojnë, sipas rregullave të parashikuara nga ligji i tyre i brendshëm, në sallën e gjyqit pa qenë të pranishëm ose të paktën pa praninë e autorit të dyshuar të veprës, veçanërisht nëpërmjet përdorimit 

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji Nr. 05/L -021 për mbrojtje nga diskriminimi
Ligji Nr. 05/L -021 për mbrojtje nga diskriminimi
Nenet Neni 13

Paditë për mosmarrëveshjet për diskriminimin

1. Çdo person ose grup i personave që ankohen se kanë qenë të diskriminuar mbi bazat e përmendura në nenin një (1) të këtij Ligji mund të paraqesin padi në gjykatën kompetente.

Nenet Neni 16

 Veprimet në procedurën kontestimore

1. Çdo person që pretendon që është viktimë e diskriminimit, sipas dispozitave të nenit një (1) të këtij Ligji, ka të drejtë të parashtrojë padi kundër të paditurit dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet juridike në gjykatën kompetente.

Ligjet Ligji për Barazi Gjinore Nr. 05/L -020 -2015
Ligji për Barazi Gjinore Nr. 05/L -020 -2015
Nenet Neni 22

 Mbrojtja juridike e të drejtës së trajtimit të barabartë të femrave dhe meshkujve

1. Personat të cilët konsiderojnë se parimi i trajtimit të barabartë nuk është zbatuar ndaj tyre, mund të iniciojnë procedura dhe paraqesin prova para organit administrativ apo Gjykatës kompetente në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Ligjet Fshi 04/L-123 - 2012
Kodi i Procedurës Penale i Kosovës Nr. 04/L-123 - 2012
Nenet Neni 5.1

Gjykimi i drejte, i paanshem dhe ne afat te arsyeshem

 1. Çdo person i dyshuar ose i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të kërkojë procedurë të paanshme penale të zbatuar në kohë të arsyeshme.

 

 

Nenet Neni 5.2

2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë.

Ligjet LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
Nenet Neni 7. 2

Çdo person ka qasje të barabartë në gjykata dhe askujt nuk i mohohet e drejta në gjykim të drejtë në përputhje me procedurën e rregullt ligjore ose të drejtë në mbrojtje të barabartë me ligj. Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm kohor

Nenet Neni 7.1

Qasja në Gjykata

1. Gjykatat trajtojnë të gjithë personat në mënyrë të barabartë, askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, gjendjes sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.  

Nenet Neni 7.3

 3. Çdo person ka të drejtë t’í drejtohet gjykatës për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tij të ligjshme. Çdo person ka të drejtë të përdor mjetet juridike kundër një vendimi gjyqësor apo administrativ që cenon të drejtën apo interesat e tij në mënyrën e caktuar me ligj.

Ligjet Ligji Nr. 05/L -031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE
Ligji Nr. 05/L -031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE
Nenet Neni 13

Parimi i të drejtës në mjete juridike Përveç kur përjashtohet shprehimisht me ligj, secili person ka të drejtë të ushtrojë mjetet juridike administrative dhe ato gjyqësore, në mënyrën e përcaktuar me ligj, kundër një veprimi apo mosveprimi administrativ të organit publik që i cenon një të drejtë apo një interes juridik.

Ligjet LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Nenet Neni 6 para 11

11. Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë, çdo person juridik ose fizik dhe publiku, në rast të pësimit të dëmit material ose është para një rreziku të pësoj dëm material që ka të bëjë me një aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e dispozitave të këtij ligji, ligjeve të veçanta ose akteve nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit, ka të drejtë të ngre padi ose të kërkojë nga gjykata kompetente ose autoriteti publik të mbroj të drejtat e veta

Ligjet KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nenet Neni 5

Gjykimi i drejtë, i paanshëm dhe në afat të arsyeshëm

1. Çdo person i dyshuar ose të akuzuar i garantohet gjykim i drejtë dhe i paanshëm.

2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë.

3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

4. Kushdo që është privuar nga liria me arrest, menjëherë njoftohet në gjuhën që e kupton për arsyet e heqjes së lirisë. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës sillet para gjyqtarit të gjykatës themelore në juridiksionin e arrestimit brenda dyzet e tetë (48) orëve. Gjyqtari vendos për caktimin e paraburgimit, në pajtim me Kapitullin X të këtij Kodi

Nenet Neni 52

 1 “ I dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës penale.

2 Para çdo marrjeje në pyetje të të dyshuarit ose të pandehurit, policia ose organi tjetër kompetent, prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues udhëzon të dyshuarin ose të pandehurin për të drejtën e tij në angazhimin e mbrojtësit dhe që mbrojtësi mund të jetë prezent gjatë marrjes së tij në pyetje.

3 ” Në rastet kur nuk parashihet mbrojtja e detyruar, nga e drejta për të pasur mbrojtës mund të hiqet dorë, nëse heqja dorë bëhet qartë dhe vullnetarisht pas informimit të plotë për të drejtën e tij në mbrojtje. Heqja dorë duhet bërë me shkrim dhe duhet nënshkruar nga i dyshuari apo i pandehuri dhe nga organi kompetent që e zbaton procedurën, ose mund të bëhet gojarisht në audio apo videokasetë, autenticiteti i të cilës verifikohet nga gjykata.

4 ’’ Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet nuk mund të heqin dorë nga e drejta për të angazhuar mbrojtës.

5 ‘’Personat të cilët tregojnë shenja të çrregullimeve ose të paaftësisë mendore nuk mund të heqin dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit.

 6 ‘’ Kur i dyshuari ose i pandehuri i cili ka hequr dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit më vonë e kërkon sërish këtë të drejtë, ai këtë mund ta ushtrojë menjëherë.

 7 “ Po qe se vetë i dyshuari apo i pandehuri nuk angazhon mbrojtës, përfaqësuesi i tij ligjor, bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor, personi i gjinisë së gjakut në vijë të drejtë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra dhe prindi birësues mund të angazhojnë mbrojtës për të, por jo kundër vullnetit të tij.

Nenet Neni 54.2

I pandehuri mund të ketë deri në tre (3) mbrojtës dhe e drejta për mbrojtje konsiderohet se është përmbushur kur në procedurë merr pjesë njëri nga mbrojtësit.

Nenet Neni 150.3

3.3. Para çdo marrjeje në pyetje, i pandehuri informohet për:e drejta për të heshtur dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje, përveç se të japë informacion në lidhje me identitetin e tij

Nenet Neni 151

1 ‘’I pandehuri merret në pyetje me ndihmën e interpretit ose përkthyesit në rastet e parapara nga ky Kod.

2 ‘’Kur i pandehuri është shurdh ose memec, pyetjet i bëhen nëpërmjet një interpreti ose përkthyesi të kualifikuar për gjuhën e shenjave ose me shkrim. Nëse marrja në pyetje nuk mund të zbatohet në këtë mënyrë, personi i cili di të komunikojë me të pandehurin ftohet në rolin e interpretit ose përkthyesit, por jo në rastet kur ka konflikt interesi.

Nenet Neni 159.1

1.1. ‘’ e drejta e të pandehurit për liri dhe siguri përcakton prezumimin në favor të qëndrimit në liri.

Nenet Neni 517

Kryerësi duhet të ketë mbrojtës gjatë procedurës për të ndryshuar apo pushuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik

Ligjet LIGJI NR. 08/L-209 PËR INVESTIME TË QËNDRUESHME
LIGJI NR. 08/L-209 PËR INVESTIME TË QËNDRUESHME
Nenet Neni 46.1

Përveç mjeteve juridike të parapara me Kushtetutë dhe ligj, lejohen:

1.1. padia për kontest të investimit;

1.2. padia për konflikt administrativ, duke përfshirë padinë ndaj vendimit nga nenet 36, 39 dhe 43 të këtij ligji.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-205 PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
LIGJI NR. 08/L-205 PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
Nenet Neni 129.1

Me kërkesë të palës propozuese,

Gjykata mund:

1.1. të lëshojë urdhër të përkohshëm kundër shkelësit të supozuar, me qëllim të ndalimit të shkeljes së mundshme të të drejtave të mbrojtura me këtë ligj, ose të ndalojë, në mënyrë të përkohshme, vazhdimin e shkeljes së pretenduar të të drejtave, ose të bëjë këtë subjekt të garancisë financiare me qëllim kompensimin e mbajtësit të të drejtës; një urdhër i përkohshëm mund të lëshohet gjithashtu edhe kundër një ndërmjetësi, shërbimet e të cilit përdoren nga një palë e tretë për të shkelur të drejtat e mbrojtura me këtë ligj;

1.2. të urdhërojë sekuestrimin ose dorëzimin e mallrave të dyshuara për shkelje të një të drejte që mbrohet me këtë Ligj, në mënyrë që të parandalohet hyrja ose qarkullimi i tyre komercial;

1.3. të urdhërojë kur është e nevojshme, në rast të moszbatimit të një mase sigurie të urdhëruar, një pagesë të përsëritur penaliteti ose gjobe, me synimin për të garantuar zbatimin e saj.

Nenet Neni 129.2

Në rastin e shkeljes së kryer në nivel komercial, nëse pala e dëmtuar dëshmon se rrethanat rrezikojnë marrjen e dëmshpërblimit, Gjykata mund të vendos bllokimin paraprak të pasurisë të luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të pretenduar, përfshirë bllokimin e llogarive bankare dhe pasurive të tjera. Për këtë qëllim, gjykata kompetente mund të kërkojnë informacione relevante ose qasje në dokumentet bankare, financiare ose dokumentet komerciale

Nenet Neni 129.3

Në lidhje me masat e përcaktuara në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, është në kompetencë të gjykatës, t’i kërkojë palës propozuese të ofrojë çdo provë të arsyeshme që ka në dispozicion, me qëllim që të provohet në shkallë të mjaftueshme, se pala propozuese është mbajtës i së drejtës dhe se të drejtat e tij janë shkelur, apo një shkelje e tillë është afër për të ndodhur.

Nenet Neni 129.4

Masat e përkohshme të përmendura në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, në rastet kur është e nevojshme, mund të merren pa dëgjuar palën kundërshtare, veçanërisht kur çdo vonesë do t’i shkaktonte bartësit të së drejtës dëme të pariparueshme. Në këtë rast palët njoftohen në kohë, më së voni pas ekzekutimit të masave. Një rishikim, duke përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, do të bëhet sipas kërkesë të palës kundërshtare apo shkelësit të supozuar, brenda një kohe të arsyeshme pas njoftimit të ekzekutimit të masave, me qëllim që të vendoset nëse ato masa do të modifikohen, revokohen ose konfirmohen

Nenet Neni 130.1

Pa paragjykuar dëmet e shkaktuara ndaj bartësit të së drejtës për shkak të shkeljes dhe pa kompensim të çfarëdo lloji, Gjykata mund të urdhërojë, me kërkesë të paditësit, që të merren masat e duhura në lidhje me mallrat që ata kanë gjetur se shkelin të drejtën e autorit ose një të drejtë të përafërt dhe, në rastet kur është nevojshme, në lidhje me materialet dhe mjetet e përdorura kryesisht në krijimin ose prodhimin e këtyre mallrave.”

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision BAKA v. HUNGARY Application no. 20261/12

Aplikanti u ankua se atij i ishte mohuar qasja në një gjykatë për të mbrojtur të drejtat e tij në lidhje me shkarkimin e tij të parakohshëm si President i Gjykatës Supreme. Ai pretendoi se shkarkimi i tij ishte rezultat i legjislacionit në nivel kushtetues, duke e privuar atë nga çdo mundësi për të kërkuar shqyrtim gjyqësor, qoftë edhe nga Gjykata Kushtetuese.

          Gjykata vendosi se ka pas shkelje te nenit 6 § 1 te Konventes, gjithashtu edhe të nenit 10 të konventës

Decision OMAR v. FRANCE (43/1997/827/1033) 29 July 1998

OMAR v. FRANCE (43/1997/827/1033) 29 July 1998

Aplikantët pohuan se vendimi për të deklaruar ankesën e tyre në pikat e ligjit të papranueshme për shkak se ata nuk kishin zbatuar urdhrat për arrestimin e tyre kishin shkelur të drejtën e tyre për qasje në gjykatë, një nga elementet e së drejtës për një gjykim të drejtë .

Gjykata vendosi se ka pasur shkelje të nenit 6 par.1 të Konventes.

 

Decision GUÉRIN v. FRANCE (51/1997/835/1041) 29 July 1998

GUÉRIN v. FRANCE (51/1997/835/1041) 29 July 1998

Z. Guérin parashtroi ankesën që vendimi i Gjykatës së kasacionit për të deklaruar ankesën e tij në pikat e ligjit të papranueshme për shkak se ai nuk kishte respektuar urdhrin për arrestimin e tij kishte shkelur të drejtën e tij për qasje në gjykatë, një nga elementet e së drejtës për një gjykim të drejtë . Gjykata vendosi se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës;

Decision BERGER v. FRANCE (Application no. 48221/99) JUDGMENT STRASBOURG 3 December 2002

BERGER v. FRANCE (Application no. 48221/99) JUDGMENT STRASBOURG 3 December 2002

Aplikanti u ankua për padrejtësi në procedurën penale kundër SOFEBAIL të cilën ajo ishte bashkuar si një palë civile që kërkon dëmshpërblim. Ajo pohoi se kishte pasur një shkelje të së drejtës së saj për qasje në gjykatë për shkak të vendimit të Gjykatës së Kasacionit për të deklaruar ankesën e saj të papranueshme në mungesë të një ankimi nga prokuroria. Ajo më tej pretendoi se kishte pasur shkelje të parimit të barazisë së armëve, sepse dy pjesë të raportit të gjyqtarit raportues nuk ishin dërguar tek avokati i saj. Kërkuesi u mbështet në nenin 6 § 1 të Konventës,

Gjykata në mënyrë unanime konstaton se nuk ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës për shkak të vendimit se ankesa e ankuesit në Gjykatën e Kasacionit ishte e papranueshme.

Decision JALLOH v. GERMANY (Application no. 54810/00) 11 July 2006

JALLOH v. GERMANY (Application no. 54810/00) 11 July 2006

     Më 29 tetor 1993, katër policë me rroba të thjeshta e vëzhguan kërkuesin në të paktën dy raste të ndryshme duke marrë një gotë të vogël plastike (një të ashtuquajtur "flluskë") nga goja e tij dhe duke  ia dorëzuar një personi tjetër në këmbim të parave. Duke besuar se këto çanta përmbanin drogë, oficerët e policisë shkuan për të arrestuar aplikantin, pasi ai gëlltiti një flluskë tjetër që kishte ende në gojë. Oficerët e policisë nuk gjetën drogë tek aplikanti. Meqenëse vonesa e mëtejshme mund të kishte penguar kryerjen e hetimit, prokurori publik urdhëroi që mjeku të administronte emetiket-stimulimin e vjelljes (Brechmittel) ndaj aplikantit nga ana e mjekut, me qëllim që të provokonte vjellje të qeseve (Exkorporation). Aplikanti u dërgua në një spital në Wuppertal-Elberfeld. Sipas qeverisë, mjeku që do të administronte emetikën e pyeti kërkuesin për historinë e tij mjekësore (një procedurë e njohur si marrja e një anamneze). Kjo u kundërshtua nga kërkuesi, i cili pretendonte se nuk ishte marrë në pyetje nga një mjek. Pasi që aplikanti refuzoi të merrte medikamentet e nevojshme për të provokuar të vjella, ai u ndal dhe u immobilizua nga katër policë. Mjeku i dha atij me forcë një tretje kripë dhe shurup ipecacuanha emetike përmes një tubi të futur në bark të tij përmes hundës. Përveç kësaj, mjeku injektoi atë me apomorfin, një tjetër emetik që është një derivat i morfinës. Si rezultat, aplikanti vjelli një qese që përmban 0.2182 gram kokainë.

     Aplikanti pretendonte, në veçanti, se administrimi me forcë i emetikëve për të marrë prova për një vepre droge përbën trajtim çnjerëzor dhe degradues të ndaluar nga neni 3 i Konventës. Ai më tej pohoi se përdorimi i kësaj prove të fituar në mënyrë të paligjshme në gjykim të tij shkeli të drejtën e tij për të një gjykim të drejtë të garantuar me nenin 6 të Konventës. Në parashtresën e ankuesit, administrimi i emetikës me forcë përbënte gjithashtu një ndërhyrje joproporcionale me të drejtën e tij për respektimin e jetës së tij private bazuar në nenin 8 të Konventes..

Sipas ankuesit, administrimi i emetikës me forcë kishte përbërë një ndërhyrje serioze në integritetin e tij fizik dhe përbënte një kërcënim serioz për shëndetin e tij dhe madje edhe jetën, pasi që emetiket e përdorur - shurupe ipecacuanha dhe apomorphine - mund të kishin provokuar anën kërcënuese për jetën. Futja e një tubi me forcë përmes hundës së një të dyshuari që nuk ka bashkëpunuar në procedurë mund të ketë shkaktuar dëme në hundë, në fyt dhe në gullet dhe madje edhe në qese të drogës. Rreziku i administrimit të emetikës me forcë u ilustrua nga fakti se tashmë kishte rezultuar me vdekjen e dy të dyshuarve në Gjermani.

Gjykata vendosi;

1. Ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës;

2. Ka pasur shkelje të nenit 6 të Konventës;

Decision GOLDER v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 4451/70) 21 February 1975

 GOLDER v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 4451/70) 21 February 1975 

Çështja e Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar kishte të bënte me një të burgosur të cilit i ishte refuzuar leja për të kontaktuar me avokatin e tij për të paraqitur çështjen e tij civile për shpi e kundër një ofi ceri burgu. Gjykata u shpreh se kjo ishte shkelje e Nenit 6 – e drejta për akses në gjykatë nuk duhet vetëm të ekzistojë, por duhet të jetë gjithashtu efektive. Gjykata u shpreh gjithashtu se pamundësia e një të burgosuri për të patur konsultime konfi denciale përveç seancës gjyqësore me një avokat e privonte atë nga e drejta për akses në gjykatë.

Njëkohësisht edhe refuzimi i i peticionit të aplikantit nga ana sekretarit për ta kontaktuar avokatin e tij, poashtu pati shkelje  "të drejtës për respektimin e korrespodencës", e garantuar me nenin 8 të Konventës.

Gjykata vendosi:

1. Se ka pasur shkelje të nenit 6 paragrafi 1.

 2. Se ka pasur shkelje të nenit 8.

 

Raportet me rekomandime të IAP