Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
viii) E drejta e lirisё sё mendimit dhe fjalёs;
3. Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёnkupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domosdoshme:
(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve;
(b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.
1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimeve kinematografike ose televizive.
E drejta për zgjedhje të lira
Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të organizojnë në intervale të arsyeshme kohore, zgjedhje të lira me votim të fshehtë, në kushte që sigurojnë shprehjen e lirë të mendimit të popullit për zgjedhjen e organit ligjvënës.
Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe pёrhapjes së informacionit dhe ideve me çfarëdo mjetesh, pa marrë parasysh kufijtë.
1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërsёdrejti ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.
2. Secili ka njësoj të drejtë të hyjë në shërbimet publike të vendit tё vet.
3. Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e herёpashershme dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe me votёtё barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.
1.Palët angazhohen të pranojnë se e drejta e lirisë së shprehjes së çdo personi që i përket një pakice kombëtare përfshin lirinë për të pasur mendime, dhe për të marrë dhe shpërndarë infomacion e ide në gjuhën e pakicës, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pavarësisht nga kufijtë. Palët do të sigurojnë, brenda kuadrit të sistemeve te tyre ligjore, që personat qe i përkasin një pakice kombëtare nuk diskriminohen lidhur me raportet e tyre me shtypin.
2.Paragrafi 1 nuk do të ndalojë Palët që të kërkojnë, pa diskriminim dhe mbi bazën e kritereve objektive, liçensimin e radiopërhapjes dhe televizionit, apo ndërmarrjeve të kinemasë.
3.Palët nuk do të pengojnë krijimin dhe përdorimin e shtypit të shkruar nga personat që i përkasin pakicave kombëtare. Në kuadrin ligjor të sistemit të përhapjes së radios dhe televizionit, ata do të sigurojnë, për aq sa është e mundur, dhe duke pasur parasysh dispozitat e paragrafit 1, që personat që i përkasin pakicave kombëtare t'iu jepen mundësi për të pasur dhe përdorur shtypin e tyre.
4.Në kuadrin e sistemit të tyre ligjor, Palët do të miratojnë masa të përshtatshme për të lehtësuar kontaktet me shtypin për personat që i përkasin pakicave kombëtare dhe për të nxitur tolerancën dhe lejuar shumëllojshmërinë kulturore.
1. Fëmija ka të drejtën e lirisё sё shprehjes; kjo e drejtё pёrfshin lirinë për të kёrkuar, për të marrё dhe për të pёrcjellë informacione dhe ide të çdo lloji, pa marrë parasysh kufijtё, në formё gojore, të shkruar, të shtypur ose nё formё artistike, ose me çdo mjet tjetër të zgjedhur nga fëmija.
2. Ushtrimi i kёsaj të drejte mund t’u nёnshtrohet disa kufizimeve, por vetёm kur pёrcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme:
(a) Pёr respektimin e të drejtave ose reputacionit të të tjerëve; ose
(b) Pёr mbrojtjen e sigurimit kombëtar, të rendit publik, të shëndetit ose të moralit publik.
2. Shtetet palë marrin të gjitha masat e pёrshtatshme pёr tё siguruar që fëmija të jetё i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndёshkimit, për shkak të pozitёs, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindёrve të tij, të pёrfaqёsuesve të tij ligjorё ose të anëtarëve të familjes sё tij.
Liria e shprehjes dhe mendimit dhe aksesi ndaj informacionit
Shtetet Palë do të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për tu siguruar që personat me aftësi të kufizuar të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të lirisë së shprehjes dhe mendimit, duke përfshirë lirinë për të kërkuar, patur dhe përhapur informacionin dhe idetë në baza të barabarta me të tjerët dhe nëpërmjet të gjitha formave të komunikimit sipas zgjedhjes së tyre, sipas përcaktimeve të nenit 2 të kësaj Konvente, si më poshtë vijon:
(a) Sigurimin e të gjithë informacionit të menduar për përdorim publik për personat me aftësi të kufizuar në formate dhe teknologji të aksesueshme të përshtatshme për lloje të ndryshme të aftësisë së kufizuar në kohën e duhur dhe pa kosto shtesë;
(b) Pranimin dhe lehtësimin e përdorimit të gjuhës së shenjave, gjuhës Braille, komunikimit shtesë dhe alternativ dhe të të gjitha mjeteve, mënyrave, dhe formave të tjera të komunikimit të aksesueshme sipas zgjedhjes së personave me aftësi të kufizuar në komunikimet zyrtare;
(c) Nxitjen e subjekteve private që sigurojnë shërbime publike, duke përfshirë dhe internetin, të sigurojnë informacion dhe shërbime në formate të aksesueshme dhe të përdorshme për personat me aftësi të kufizuar;
(d) Inkurajimin e medias, duke përfshirë edhe ofruesit e informacionit nëpërmjet internetit, për t’i bërë shërbimet e tyre të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuar;
(e) Njohjen dhe nxitjen e përdorimit të gjuhës së shenjave.
Përkufizimet
1. Shprehjet dhe shkurtesat e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.18. Refugjat - personi i cili për shkak të frikës së bazuar mirë për të qenë i persekutuar për arsye të racës, religjionit, kombësisë, bindjes politike apo përkatësisë së grupit të caktuar shoqëror, është jashtë vendit të shtetësisë dhe nuk ka mundësi apo për shkak të frikës së tillë nuk ka dëshirë të përfitojë mbrojtjen e atij vendi, apo personin pa shtetësi i cili duke qenë jashtë vendit të banimit të mëparshëm të rregullt për arsye të njëjta siç përmenden më lartë, nuk ka mundësi apo, për shkak të frikës së tillë nuk ka dëshirë të kthehet në atë vend:
1.18.2. koncepti i religjionit në veçanti do të përfshijë mbajtjen e besimeve teiste, jo-teiste dhe ateiste, pjesëmarrjen në apo abstenimin nga ritualet religjioze në hapësira private apo publike, qoftë i vetëm apo në bashkësi me të tjerët, aktet e tjera religjioze apo shprehjen e pikëpamjeve, ose format personale apo kolektive të sjelljeve të bazuara në besimin religjioz apo të urdhëruara nga çfarëdo besimi religjioz;
Nevoja e mbrojtjes ndërkombëtare që lind sur place
2. Frika e bazuar mirë për persekutim apo rreziku real i përjetimit të cenimit serioz mund të bazohet në aktivitetet në të cilat aplikuesi ishte angazhuar që nga koha e lëshimit të vendit të origjinës, në veçanti kur konstatohet që aktivitetet në fjalë paraqesin shprehje dhe vazhdimësi të bindjeve apo orientimeve që mbizotërojnë në vendin e origjinës
Liria akademike
2. E drejta e shprehjes së lirë për stafin akademik të bartësve të arsimit të lartë mund të kufizohet vetëm me ligj, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Qëllimi i Ligjit
Ky Ligj ka për qëllim të rregullojë përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje duke siguruar:
a) Të drejtën e lirisë së shprehjes siç garantohet me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të dt. 15 maj 2001) dhe me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
b) Rregullat që kanë të bëjnë me shpifjen dhe fyerjen të mos vënë kufij të paarsyeshëm mbi lirinë e shprehjes duke përfshirë edhe publikimin dhe diskutimin e çështjeve me interes të rëndësishëm për publikun.
Interpretimi i Ligjit
2.1. Ky Ligj do të interpretohet në mënyrën e cila siguron se aplikimi i dispozitave të tij e maksimalizon parimin e lirisë së shprehjes dhe do të jetë në pajtim me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, siç zbatohet në praktikat ligjore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
2.2. Në rast të ndonjë konflikti në mes të këtij ligji dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, do të zbatohet Konventa dhe praktika ligjore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Publikimet e arsyeshme
Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë të një çështjeje me interes publik, nëse ata dëshmojnë se ishte e arsyeshme në të gjitha rrethanat për një person në pozitën e tyre të përhapte materialin me qëllim të mire, duke marrë parasysh rëndësinë e lirisë së shprehjes në lidhje me çështje të interesit publik që ai të marrë në kohë informacion për çështje të tilla.
Kompensimi për shpifjen
14.4. Në rastet kur gjykatat caktojnë lartësinë e kompensimit në të holla në bazë të paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni, duhet të marrin parasysh çdo kompensim vullnetar ose që nuk është në të holla, si dhe të pasojave të mundshme cenuese të vendimit gjyqësor ndaj lirisë së shprehjes.
Politika e transmetimit
1. Politika e transmetimit e përcaktuar nga KPM-ja duhet të jetë në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, legjislacionin përkatës të BE-se e në veçanti me Direktivën e Komisionit Evropian AVMS duke respektuar plotësisht demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes
Liria e shprehjes dhe mendimit
OJQ gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe mendimit, që përfshin edhe të drejtën individuale të lirisë së shprehjes dhe mendimit të anëtarëve dhe zyrtarëve të saj.
Neni 3
E drejta dhe llojet e tubimeve publike
1. Çdo qytetar i Republikës se Kosovës pa asnjë dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi, përkatësisë nacionale, gjendjes ekonomike e financiare, arsimore e sociale, të bindjeve politike, ose të çdo lloj rrethane tjetër vetjake, ka të drejtë të organizoj dhe të marr pjesë në tubimet publike, sipas rregullave të përcaktuara me këtë ligj.
2. “Llojet e tubimeve publike sipas këtij ligji konsiderohen të gjitha ato tubime të qeta si në vijim”.
2.1. tubimet;
2.2. manifestimet;
2.3. parakalimet;
2.4. protesta;
2.5. kremtime publike;
2.6. përkujtime të qeta;
2.7. manifestime dhe organizime të natyrave të ngjashme në të cilat pjesëmarrësit shprehin lirisht dhe në mënyrë paqësore pikëpamjet e tyre për çështjet që u interesojnë;
2.8. demonstrata.
Tubimet e qeta publike
- Tubime të qeta publike konsiderohen të gjitha ato tubime të organizuara dhe ku janë tubuar më shumë se njëzet (20) persona për qëllime të shprehjes publike të brengës politike, sociale, nacionale, racore etj.
Përgjegjësitë e Subjekteve Politike, Mbështetësve të tyre dhe Kandidatëve
32.6 Subjekti politik mund të paraqesë prova pranë KZAP-it që tregojnë se ka bërë përpjekje serioze për të parandaluar dhe/ose dekurajuar anëtarët, mbështetësit dhe kandidatët e tij nga shkelja e këtij Kodi. Këto dëshmi mund të përdoren në përcaktimin e duhur të masave të mëtejshme dhe mund të përfshijë dëshmi se:
b) Subjekti politik dhe kandidatët e tij publikisht janë shprehur për dënimin e dhunës, kërcënimeve me dhunë, apo frikësim gjatë procesit zgjedhor;
Dispozitat e Përgjithshme
44.1 Sipas kushteve të saktësuara më lartë në Kodin e Sjelljes, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë të drejtë:
a) të organizojnë dhe mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes të cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;
3.1. Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të pranuar, kërkuar dhe për të dhënë informata dhe ide në gjuhën e zgjedhur, pa ndërhyrje. Pranimi i lirë i transmetimit tejkufitar, qoftë i drejtpërdrejtë apo nëpërmjet të ritransmetimit apo riemetimit nuk ndalohet në baza të gjuhës. Ushtrimi i kësaj lirie mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tilla, që janë në pajtueshmëri me traktatet ndërkombëtare obliguese të të drejtave të njeriut.
Ministria për Administrim të Qeverisjes Lokale nxjerr udhëzim administrativ, që përcakton procedurat sipas të cilave komunitetet mund të shprehin kërkesat e tyre në pajtueshmëri me nenet 8.1, 8.2, 8.3 dhe 9.1 të këtij ligji 90 ditë pas shpalljes së këtij ligji.
Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të pranuar, kërkuar dhe për të dhënë informata dhe ide në gjuhën e zgjedhur, pa ndërhyrje. Pranimi i lirë i transmetimit tejkufitar, qoftë i drejtpërdrejtë apo nëpërmjet të ritransmetimit apo riemetimit nuk ndalohet në baza të gjuhës. Ushtrimi i kësaj lirie mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tilla, që janë në pajtueshmëri me traktatet ndërkombëtare obliguese të të drejtave të njeriut.
E drejta e qasjes ndaj dokumentacionit shëndetësor
19.1. Qytetari ka të drejtë që të jetë i njoftuar me të dhënat që i përmban dokumentacioni i institucionit shëndetësor, lidhur me të dhe është i autorizuar që të ketë informatë lidhur me qasjen ndaj tyre.
19.2. Institucioni shëndetësor duhet të ketë në dispozicion dokumentacionin shëndetësor, ndërsa qytetari duhet të ketë në dispozicion të dhënat që i përmban ai.
19.3. Qytetari ka të drejtë që:
a. të pranojë informata mbi përdorimin e të dhënave përkitazi me trajtimin e tij mjekësor;
b. të njihet me të dhënat e institucionit shëndetësor, që kanë të bëjnë me të;
c. të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor që ka të bëjë me të dhe të nxjerrë kopje, me shpenzimet e tij vetanake;
d. të marrë raportin përfundimtar, pasi të jetë lëshuar nga institucioni shëndetësor;
e. të pranojë përmbledhjen e të dhënave të tij shëndetësore, nga institucioni shëndetësor, për qëllime të arsyeshme, me shpenzime vetanake.
19.4. Qytetari, është i autorizuar që të inicojë plotësimin ose korrigjimin e dokumentacionit shëndetësor në lidhje me të, nëse i njëjti konsiderohet nga ai se është i pasaktë apo jo i plotë. Të dhënat e gabueshme të institucionit shëndetësor nuk duhet të fshihen pas këtyre përmirësimeve, por duhet të korrigjohen në atë mënyrë që të dhënat fillestare mund të ruhen.
19.6. Personi ireferuar në paragrafet 11.1 dhe 11.2, është i autorizuar që të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor të qytetarit pa aftësi veprimi.
19.7. Qytetari ka të drejtë, që të autorizojë me shkrim, personin e caktuar nga ai, që të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor lidhur me kujdesin shëndetësor të ofruar për të dhe sëmundjen e tij si dhe që të bëjë kopje prej tij.
19.8. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor të qytetarit, vetëm personi i autorizuar nga ai, me deklaratë të plotë dhe përfundimtare private, është i autorizuar që të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor dhe të nxjerrë kopje të tij.
Rasti iu referua Gjykatës nga Komisioni Evropian i të Drejtave të Njeriut ("Komisioni") më 20 maj 1994, brenda periudhës tre mujore të përcaktuar me nenin 32 paragrafi. 1 (neni 32-1) dhe neni 47 (neni 47) i Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore ("Konventa"). Filloi në kërkesë (nr. 17488/90) kundër Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore të paraqitur pranë Komisionit në bazë të nenit 25 (neni 25) nga Z. William Goodwin, një qytetar britanik, më 27 shtator 1990.
Kërkuesi pretendoi se urdhri i dhënies së informacionit që i kërkonte atij të zbulonte identitetin e burimit të tij dhe gjobën e vendosur ndaj tij për shkak se nuk pranoi ta bënte këtë, përbënte një shkelje të nenit 10 (neni 10) i Konventës
Gjykata konstatoi se ka pasur një shkelje të nenit 10 (neni 10) i Konventës dhe urdhëroi Shtetin e paditur të paguante një kompensim për aplikantin.
Ex officio nr. 707/2017
Raport me rekomandime lidhur me lirinë e shprehjes (medieve) dhe sigurinë e gazetarëve