Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
vii) E drejta e lirisë sё mendimit, ndёrgjegjes dhe besimit fetar;
1. Secili ka tё drejtёn e lirisё sё mendimit, ndёrgjegjes dhe fesё. Kjo e drejtё pёrfshin lirinё pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim prej tij, si dhe lirinё pёr tёmanifestuar fenё apo besimin e vet, qoftë individualisht apo sё bashku me tё tjerёt, si publikisht ashtu edhe privatisht, nёpёrmjet kultit dhe kryerjes sё riteve, praktikave dhe arsimit.
2. Askush nuk duhet t'i nёnshtrohet ndonjё shtrёngimi qё do të mund tё prekte lirinё e tij pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim tё zgjedhur prej tij.
3. Liria e manifestimit të fesё apo të besimit të vet mund tё bёhet objekt vetёm i kufizimeve tё parapara me ligj dhe qё janё tё domosdoshme pёr mbrojtjen e sigurisё, tёrendit e tё shёndetit publik, ose tё moralit apo të lirive dhe tё drejtave themelore tё tёtjerёve.
4. Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё respektojnё lirinё e prindёrve dhe, kur ёshtё e zbatueshme, tё kujdestarёve tё ligjshёm pёr tё siguruar edukimin fetar dhe moral tёfёmijёve tё tyre nё pёrputhje me bindjet e tyre.
1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave dhe kryerjes së riteve.
2. Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.
Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit, tё ndërgjegjes dhe tё fesё; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndёrrimit të fesё a tё bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht fenё a bindjen e vet, nёpёrmjet arsimit, praktikёs, kryerjes së kultit dhe riteve fetare.
Palët do të sigurojnë respektimin e së drejtës së çdo personi që i përket një pakice kombëtare për lirinë e grumbullimeve paqësore, lirinë e organizimit, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar.
1. Shtetet palë respektojnё të drejtën e fëmijës për lirinë e mendimit, të ndёrgjegjes dhe të fesё.
2. Shtetet palë respektojnё të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe, sipas rastit, të pёrfaqёsuesve ligjorë të fëmijës, për ta drejtuar atё në ushtrimin e të drejtёs sё tij, në përputhje me zhvillimin e aftёsive të tij.
3. Liria për të manifestuar fenё ose bindjet e tij mund t'u nёnshtrohet vetëm kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe që janë të domosdoshme për të mbrojtur sigurinë publike, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik, ose liritë dhe të drejtat themelore të të tjerëve.
Avokati i Popullit 1. Avokati i Popullit është Institucion i shtetit, i cili bënë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit trajton rastet që kanë të bëjnë me diskriminimin sipas ligjit përkatës për Avokatin e Popullit. 2. Avokati i Popullit ka këto kompetenca: 2.1. pranon dhe heton parashtresat e personave, ndërmjetëson, jep mendime dhe rekomandime për rastet konkrete të diskriminimit; 2.2. ofron asistencë viktimave të diskriminimit në bërjen e ankesave kundër diskriminimit dhe ofron informatat e domosdoshme personave që kanë paraqitur një ankesë për diskriminim në lidhje me të drejtat e tyre, për detyrimet dhe mundësitë e gjykatës, si dhe për mjetet tjera mbrojtëse; 2.3. Avokati i Popullit ka autorizim të hetoj ose të veproj mbi ndonjë ankesë të parashtruar ose me vetë-iniciativë (ex-officio) kur ka bazë për të dyshuar se ka ndodhur diskriminimi nga subjektet e sektorit publik; 2.4. u drejtohet organeve të prokurorisë dhe të hetimit direkt me një kerkesë për fillimin e hetimit të kundërvajtjeve dhe veprave penale dhe kërkon fillimin e procedimit diciplinor të zbatueshëm; 2.5. informon publikun për rastet e diskriminimit dhe ndërmerr masa për promovimin e barazisë, të drejtave të njeriut dhe mos diskriminimin; 2.6. përcjell zbatimin e këtij ligji dhe inicon ndryshimin e dispozitave për zbatimin dhe avancimin e mbrojtjes nga diskriminimi; 2.7 ofron këshilla, udhëzime dhe mbështetje, subjekteve të sektorit publik dhe privat mbi praktikat e mira në promovimin e barazisë, në përshtatjen ndaj diversitetit dhe parandalimin e diskriminimit mbi bazat e mbuluara nga Ligji përkatës për Barazi Gjinore dhe nga ky Ligj, si dhe jep rekomandime për marrjen e masave për promovimin e barazisë, përshtatjen ndaj diversitetit dhe/ose luftimin e diskriminimit; 2.8. ofron këshilla, mbështetje dhe udhëzime organizatave jo-qeveritare dhe partnerëve social në praktikat e mira dhe efektive në luftimin e diskriminimit dhe promovimin e barazisë, në veçanti organizatave që merren me çështjet e barazisë dhe jo-diskriminimin; 2.9. jep mendime në projekt-aktet normative për mbrojtjen nga diskriminimi; 2.10. mbledh të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera, realizon studime, hulumtime dhe trajnime, në lidhje me diskriminimin; 2.11. bashkëpunon me partnerët social, organizatat jo-qeveritare, që merren me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me mekanizmat përkatëse të shteteve tjera që merren me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe me institucionet dhe bashkësitë fetare të regjistruara në Kosovë; 2.12. paraqet raport së paku çdo vit në Kuvendin e Republikës së Kosovës për zbatimin e këtij Ligji dhe gjithashtu mund të hartojë raporte të veçanta për zbatimin e tij; 2.13. Avokati i Popullit mund të paraqitet në cilësinë e mikut të gjykatës (amicus curiae ) në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me çështjet e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi; 2.14. mund të hartojë Kode të Praktikave të Mira, për luftimin e diskriminimit dhe për promovimin e barazisë, të cilat, mund të përdorën si pikë referimi në rastet e diskriminimit.
Rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimit
2. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme rënduese:
2.12. nëse vepra penale është akt i urrejtjes, që nënkupton cilëndo vepër penale të kryer ndaj personit, grupit të personave, ose pronës, motivuar në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, identitetit gjinor, gjuhës, fesë, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronë, gjendjes ekonomike, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal, ose për shkak të afërsisë me personat me karakteristikat e lartpërmendura, përveç nëse ndonjë nga këto karakteristika përbën element të veprës penale.
Nxitja e përçarjes dhe mos durimit
1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.
3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni përmes shtrëngimit, rrezikimit të sigurisë, përqeshjes së simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë e personit tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktin e
armatosur ndërkombëtar
1. Kushdo që shkel rëndë ligjet dhe zakonet që zbatohen në konfliktet e armatosura
ndërkombëtare, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, dënohet me:
1.1. burgim prej së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën
paragrafët 2.9, 2.13, 2.14, 2.15, 2.16, 2.26, 2.29, 2.30 ose 2.31 të paragrafit 2. të këtij
neni; ose
1.2. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga
nënparagrafët 2.1, 2.2, 2.3, 2.4, 2.5, 2.6, 2.7, 2.8, 2.10, 2.11, 2.12, 2.17, 2.18, 2.19,
2.20, 2.21, 2.22, 2.23, 2.24, 2.25, 2.27 ose 2.28 të paragrafit 2. të këtij neni.
2. Shkelja e rëndë e ligjeve dhe e zakoneve që zbatohen për konfliktet e armatosura
ndërkombëtare, brenda kornizës së përcaktuar të së drejtës ndërkombëtare, nënkupton një
ose më shumë nga veprimet vijuese:
2.1. sulmet e drejtuara me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë
civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt;
2.2. sulmet e drejtuara me qëllim kundër objekteve civile që nuk janë objektiva ushtarake;
2.3. sulmet e drejtuara me qëllim kundër personelit, instalimeve, materialeve, njësive
ose automjeteve të përfshira në misionet e ndihmës humanitare ose paqeruajtëse
në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, për aq kohë sa gëzojnë të drejtën
për mbrojtjen e atyre civilëve ose objekteve civile sipas të drejtës ndërkombëtare për
konfliktet e armatosura;
2.4. fillimi i sulmit të qëllimshëm, duke ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje
aksidentale të jetës ose plagosje të civilëve, dëme të objekteve civile, dëme të gjëra,
afatgjate dhe të rënda ndaj mjedisit natyror, që do të ishte haptazi tejkalim sa i përket
përparësisë së gjithëmbarshme konkrete dhe të drejtpërdrejtë të parashikuar ushtarake;
2.5. sulmi ose bombardimi me çfarëdo mjete i qyteteve, fshatrave, vendbanimeve ose
ndërtesave që janë të pambrojtura dhe të cilat nuk janë objektiva ushtarake;
2.6. vrasja ose plagosja e luftëtarit i cili është dorëzuar në mëshirë pasi ka dorëzuar
armët ose që nuk ka më mjete mbrojtëse;
2.7. përdorimi i papërshtatshëm i flamurit të armëpushimit, i flamurit apo i shenjave
dhe i uniformave ushtarake të armikut apo të Kombeve të Bashkuara ose i emblemave
dalluese të Konventave të Gjenevës, që kanë si pasojë vdekjen ose plagosjet e rënda; 2.8. transferimi i drejtpërdrejt ose i tërthortë nga forcat pushtuese i pjesëve të popullatës së vet civile në territorin që e pushton, ose deportimi apo transferimi i tërësishëm apo i pjesërishëm i popullatës së territorit të pushtuar brenda ose jashtë këtij territori;
2.9. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave fetare, shkollore, artistike, shkencore,
me qëllime bamirëse, monumenteve historike, spitaleve dhe vendeve ku janë mbledhur të sëmurët dhe të plagosurit, me kusht që të mos jenë objektiva ushtarake;
2.10. nënshtrimi i personave nën autoritetin e një pale kundërshtare ndaj të cilëve
kryhen gjymtime fizike ose eksperimente të ndryshme mjekësore apo shkencore, të
cilat nuk arsyetohen në aspektin e trajtimit mjekësor, dental apo spitalor të personit
përkatës dhe nuk janë në dobi të tij, e që shkaktojnë vdekje apo rrezik serioz ndaj
shëndetit të një apo shumë personave të tillë;
2.11. vrasja apo plagosja dinake e individëve që i përkasin vendit apo ushtrisë armike;
2.12. deklarimi se nuk do të ketë mëshirë;
2.13. shkatërrimi apo marrja e pasurisë së armikut, përveç rasteve kur kjo kërkohet
domosdoshmërisht për nevojat e luftës;
2.14. deklarimi se abrogohen, suspendohen apo nuk pranohen nga gjykata të drejtat
dhe veprimet e pjesëtarëve të kombit që është palë e armikut;
2.15. detyrimi i qytetarëve të palës armike për të marrë pjesë në operacionet e luftës
të drejtuara kundër vendit të tyre, madje edhe nëse kanë qenë në shërbimin e palës
kundërshtare para fillimit të luftës;
2.16. plaçkitja e një qyteti ose e një vendi, qoftë edhe kur merret me anë të sulmit;
2.17. përdorimi i helmeve ose i armëve helmuese;
2.18. përdorimi i gazrave asfiksuese, helmuese ose i llojeve të tjera të gazrave dhe i të
gjitha analogeve të lëngshme, materialeve ose mjeteve;
2.19. përdorimi i plumbave që përhapen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, siç
janë plumbat me mbulesë të fortë që nuk e mbulojnë plotësisht bërthamën ose janë të
çarë me prerje;
2.20. përdorimi i armëve, projektilave, materialeve dhe metodave të luftimit të një natyre
të tillë që shkaktojnë plagosje të tepërta apo vuajtje të panevojshme ose të cilat nuk
bëjnë dallim në shkaktimin e këtyre vuajtjeve, në shkelje me të drejtën ndërkombëtare
për konfliktet e armatosura, duke përfshirë këtu armët kimike, armët biologjike, copëzat
e padetektueshme, armët verbuese laserike ose minat mashtruese të përkufizuara në
Protokollin II të Konventës mbi ndalimin ose kufizimin e disa armëve konvencionale të
cilat konsiderohen se janë jashtëzakonisht dëmtuese ose kanë efekte pa i zgjedhur
caqet, të datës 10 tetor 1980;
2.21. kryerja e akteve fyese ndaj dinjitetit personal, veçanërisht trajtimi nënçmues dhe
poshtërues;
2.22. kryerja e dhunimeve, skllavëria seksuale, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e
dhunshme, steriliteti i detyruar ose ndonjë formë tjetër e dhunës seksuale, e cila përbën
gjithashtu shkelje të rëndë të Konventave së Gjenevës;
2.23. përdorimi i qëllimshëm i pranisë së civilëve ose i personave të tjerë që gëzojnë mbrojtje me qëllim të mbajtjes së disa pikave, zonave apo forcave ushtarake të
mbrojtura nga operacionet ushtarake;
2.24. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive mjekësore
dhe transportit, personelit fetar dhe personelit që përdorin shenjën dalluese të
Konventave të Gjenevës në pajtim me të drejtën ndërkombëtare;
2.25.vënia me qëllim e popullsisë civile në gjendje të urisë si metodë lufte, duke privuar
ata nga mjetet e domosdoshme për ekzistencën e tyre, duke përfshirë këtu edhe
pengimin e qëllimshëm të furnizimeve të paraparë me Konventat e Gjenevës;
2.26. rekrutimi apo mobilizimi i fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjet në forcat
e armatosura kombëtare ose duke i përdorur ata të marrin pjesë aktivisht në armiqësi;
2.27. drejtimi me qëllim i sulmeve kundër punimeve ose instalimeve që përmbajnë
forca të rrezikshme duke e ditur se sulmi i tillë do të shkaktojë humbje të tepërta të
jetës, lëndime të civilëve ose dëmtime të objekteve civile;
2.28. drejtimi me qëllim i sulmeve pa dallim, kur sulmi i tillë nuk drejtohet në një objektiv
specifik ushtarak, shfrytëzon metoda apo mjete të luftës të cilat nuk mund të drejtohen
në objekte specifike ushtarake ose metoda apo mjete të luftës efekti i të cilave nuk
mund të kufizohet ashtu siç kërkohet me Protokollin I të Konventave të Gjenevës të
datës 12 gusht 1949 dhe që, për pasojë, është i një natyre të tillë që godet objektivat
ushtarake dhe civile ose objektet civile pa dallim;
2.29. skllavëria dhe tregtia me robërit;
2.30. shqiptimi i dënimeve kolektive;
2.31. ushtrimi i trysnisë mbi popullsinë e një territori të pushtuar për të ndërruar
kombësinë ose për të dhënë betimin për forcat armike.
Vrasja e rëndë
1. Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili:
1.1. privon nga jeta fëmijën;
1.2. privon nga jeta femrën shtatzënë;
1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes;
1.4. privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake;
1.5. privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një
ose më shumë personave tjerë;
1.6. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore;
1.7. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të kryerjes apo të fshehjes së ndonjë
vepre tjetër penale, ose për të ndaluar personin nga dhënia e dëshmisë ose sigurimi në
ndonjë mënyrë tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;
1.8. privon nga jeta personin tjetër nga hakmarrja e paskrupullt apo nga motive të tjera
të ulëta, përfshirë hakmarrjen për dhënien e dëshmisë ose sigurimin në ndonjë mënyrë
tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;
1.9. privon nga jeta personin tjetër zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje
me detyrën zyrtare;
1.10. privon nga jeta personin tjetër motivuar në bazë të kombësisë, gjuhës, besimit fetar
ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit
seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të
mbrojtura;
1.11. me dashje kryen dy apo më shumë vrasje, përveç veprave të cilat janë paraparë
në nenin 174 dhe 176 të këtij Kodi;
1.12. privon nga jeta personin tjetër dhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje, përveç
veprave të cilat janë të parapara në nenin 174 dhe 176 të këtij Kodi; ose
1.13. Veprimet përgatitore për cilindo nën-paragraf të paragrafit 1 të këtij neni do të
dënohen.
Sulmi
1. Kushdo që me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj viktimës së ndjeshme ose është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me
njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi dënohet me:
Lëndimi i lehtë trupor
1. Kushdo që personit tjetër i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili rezulton në:1.1. dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit
tjetër;
1.2. zvogëlimin e përkohshëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar;
1.3. shëmtimin e përkohshëm të personit tjetër; ose
1.4. dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me armë, mjet të rrezikshëm apo me
ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit,
kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose është e motivuar sipas
kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë,
identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto
karakteristika të mbrojtura kryesi dënohet me:
3.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1.
i këtij neni; ose
3.2. burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij
neni.
4. Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen gjyqësore ndaj kryesit të veprës nga paragrafi 1 i këtij
neni, nëse kryesi është provokuar nga sjellja ç’njerëzore apo e vrazhdë e të dëmtuarit.
Lëndimi i rëndë trupor
1. Kushdo që i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit
tjetër deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me:
1.1. dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;
1.2. paaftësimin e përkohshëm, zvogëlimin e përkohshëm dhe esencial ose zvogëlimin
e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; ose
1.3. dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që shkakton lëndim trupor ose e dëmton shëndetin e personit tjetër dhe kjo rezulton
me:
2.1. rrezikim të jetës së personit tjetër;
2.2. paaftësimin ose dobësimin e përhershëm të një pjese vitale të trupit të personit
tjetër;
2.3. paaftësimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për çfarëdo lloj pune;
2.4. shëmtimin e përhershëm të personit tjetër; ose
2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një
(1) deri në dhjetë (10) vjet.3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni është kryer me armë, mjet të rrezikshëm
apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të
shëndetit, kryesi dënohet me:
3.1.burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet për veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni;
3.2.burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2 i këtij
neni.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose
është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës
së lëkurës, gjinisë, identiteti gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me
njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi dënohet me:
4.1. burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij
neni;
4.2. burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i
këtij neni; ose
4.3. burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 3. i
këtij neni.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2., 3.ose 4. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit
tjetër, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet
me:
6.1. burgim deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose
6.2. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi
2. i këtij neni.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet në gjendje të afektit mendor, i
vënë pa fajin e tij në gjendje të tronditjes së rëndë mendore të shkaktuar nga sulmi, keqtrajtimi
apo fyerja e rëndë nga ana e palës së dëmtuar, kryesi dënohet me:
7.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1
i këtij neni; ose
7.2. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi
2 i këtij neni.
Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës
1. Kushdo që për shkak të përkatësisë kombëtare apo etnike, racës, fesë, apo për shkak
që nuk i përket ndonjërës përkatësi, apo për shkak të bindjeve politike ose bindjeve të tjera,
gjinisë, invaliditetit, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, arsimit, pozitës shoqërore,
prejardhjes sociale, gjendjes materiale, apo ndonjë karakteristike tjetër personale, tjetrit ia
mohon ose kufizon të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë, ligj ose dispozita të tjera, akte të
tjera të përgjithshme ose marrëveshje të ratifikuara ndërkombëtare, apo i jep privilegje apo
favore bazuar në këto dallime, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kushdo që i mohon ose ia kufizon pjesëtarit të një bashkësie etnike, fetare ose gjuhësore
në Republikën e Kosovës të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të tij ose për të gëzuar
autonominë e tij, dënohet me burgim deri në një (1) vit.
3. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për përdorimin e gjuhës, ia mohon shtetasit të Republikës
së Kosovës të drejtën që lirshëm të përdor gjuhën ose shkrimin e tij, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në një (1) vit.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë
(5) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3)
vjet.
Dhunimi
1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë,
dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një
fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur
ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës;
3.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të
personit tjetër; ose
3.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi është i pambrojtur dhe ku siguria e
tij është në rrezik.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet:
4.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi
çnjerëzor;
4.2. kryesi e përdor forcën;
4.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin
mendor apo fizik të personit;
4.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
4.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo
substancave tjera;
4.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
4.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive
të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit apo paaftësisë fizike apo mendore, ose
shtatzënisë;
4.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18)
vjet;
4.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi
ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi
është në marrëdhënie familjare me viktimën ;
4.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor,
person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë
mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit:
4.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare,
shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të
personit të tillë apo të personit të tretë;
4.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një
institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në
spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit
apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me
urdhër të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose
4.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i
është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin. dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
6. Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë
(16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.
7. Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet.
8. Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga rrethanat
e parapara në paragrafin 3 ose 4 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
9. Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me
burgim prej së paku njëzet (20) vjet ose me burgim të përjetshëm.
Sulmi seksual
1. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin
apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në një (1) vjet.
2. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin tjetër të prekë kryesin
apo personin e tretë për qëllim seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet
me burgim prej një (1) deri në shtatë (7) vjet:
2.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës;
2.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të
personit tjetër; ose
2.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi i tillë është i pambrojtur dhe ku siguria
e tij është në rrezik.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi
çnjerëzor;
3.2. kryesi e përdor forcën;
3.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin
mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale;
3.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
3.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo
substancave tjera;
3.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
3.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të
kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit fizik apo mendor, paaftësisë ose shtatzënisë;
3.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18)vjet;
3.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose
gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi është
në marrëdhënie familjare me viktimën;
3.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor,
person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë
mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit:
3.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare,
shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të
personit të tillë apo të personit të tretë;
3.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një
institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit
apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër
të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose
3.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i
është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni rezulton me vdekje të viktimës, kryesi
dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën
gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga
rrethanat e parapara në paragrafin 2 ose 3 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
8. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi
dënohet me burgim prej së paku prej pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim ose me burgim të
përjetshëm.
Vjedhja e rëndë
1. Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1. i nenit 313 të këtij Kodi, dënohet me gjobë dhe me
burgim prej tre (3) deri në shtatë (7) vjet, nëse:
1.1. vepra është kryer duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në veturat e mbyllura,
ndërtesat, dhomat, arkat, sanduqet apo hapësirat tjera të mbyllura ose duke hequr
pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme;
1.2. kryesi ka vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme apo të vrazhdë;
1.3. kryesi ka shfrytëzuar gjendjen e krijuar si rezultat i zjarrit, vërshimit, tërmetit apo
fatkeqësive të tjera; ose
1.4. kryesi ka shfrytëzuar paaftësinë ose gjendjen tjetër të rëndë të personit tjetër.
2. Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1. i nenit 313 ose neni 314 të këtij Kodi ose paragrafi
1. i këtij neni dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet, nëse:
2.1. pasuria apo shërbimi i vjedhur ka vlerë mbi pesëmijë (5.000) Euro;
2.2. pasuria e vjedhur shërben për qëllime fetare ose është vjedhur nga ndërtesa fetare
apo ndërtesa tjetër që shërben për mbajtjen e ceremonive fetare;
2.3. pasuria e vjedhur ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme
shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të
mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës
nën mbrojtje;
2.4. pasuria është vjedhur nga varri;
2.5. pasuria e vjedhur është armë;
2.6. kryesi ka pasur me vete armë apo mjet tjetër të rrezikshme; ose
2.7. kryesi ka vepruar si anëtar i grupit.
2.8. kryesi ka kryer veprën penale me qëllim të kryerjes së një vepre terrorizmi sipas
nenit 128 të këtij Kodi.
Shpërdorimi i pasurisë së huaj
1. Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personit
tjetër, e përvetëson pasurinë e cila i është besuar atij apo personit tjetër, dënohet me gjobë dhe
me burgim deri në një (1) vit.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kujdestari, avokati apo ndonjë
person tjetër që ka detyrim ligjor ndaj pronarit të pasurisë, kryesi dënohet me gjobë dhe me
burgim deri në tre (3) vjet.
3. Nëse vlera e pasurisë së përvetësuar e tejkalon shumën prej dhjetëmijë (10.000) Euro,
kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
4. Nëse pasuria e përvetësuar ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme
shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur
apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje, kryesi
dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
5. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme përvetëson pasurinë e luajtshme të personit tjetër,
të cilën ai e ka gjetur ose tek posedimi i së cilës ka arritur rastësisht, me qëllim që vetes ose
personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, dënohet me gjobë dhe me burgim deri
në një (1) vit.
6. Nëse vlera e pasurisë së përvetësuar është më pak se pesëdhjetë (50) Euro, kryesi dënohet
me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.
7. Ndjekja penale për veprën penale nga paragrafi 1. dhe 5. të këtij neni ndërmerret sipas
propozimit.
Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë
1. Kushdo që e asgjëson, dëmton apo e bën të papërdorshme pasurinë e personit tjetër në
rrethana tjera nga ato të përcaktuara në nenin 322 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose burgim
deri në një (1) vit.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton në dëm që tejkalon pesëmijë (5.000)
Euro, kryesi dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në tre (3) vjet.
3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me një send që ka vlerë kulturore,
fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e
koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument
natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje; ekspozohet në publik ose është send që shërben për
përdorimin publik ose për dekorimin e sheshit, rrugës apo parkut, kryesi dënohet me gjobë dhe
me burgim deri në tre (3) vjet, pavarësisht dëmit të shkaktuar.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer për shkak të motivimit në bazë të
kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë,
identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto
karakteristika të mbrojtura, kryesi i veprës penale dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të
mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës
1. Kushdo që dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik,
fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj monumentit ose objektit të mbrojtur
kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror që kanë vlerë të posaçme ose nëse vepra penale
rezulton me dëm të rëndë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
3. Kushdo që pa autorizimin përkatës të organit kompetent nxjerrë jashtë Republikës së
Kosovës monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
4. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni ka të bëjë me monumentin ose objektin e
mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror me vlerë të posaçme, kryesi dënohet me
gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “monument ose objekt i mbrojtur kulturor, historik, fetar,
shkencor apo natyror” do të thotë objekt nderimi i një komuniteti fetar i cili ndodhet në pronën e
caktuar për shërbime fetare, gur varri, varr apo vend tjetër i varrimit, monument publik, monument
natyror, objekt artistik, shkencor apo artizanat i cili ruhet në koleksione publike ose në ekspozita
publike, objekt i cili shërben për ndonjë nevojë publike ose zbukuron rrugën publike, sheshin
apo parkun, atraksion natyror apo një lloj të rrezikuar i kafshëve ose bimëve.
6. Tentativa për të kryer vepër penale nga paragrafi 1. ose 3. i këtij neni është e dënueshme.
Pengimi i ceremonive fetare
1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon ose ndalon kryerjen e ceremonisë fetare,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorimin e forcës apo kanosjes
serioze, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
Shtetet e treta të sigurta 1. Republika e Kosovës mund të zbatojë konceptin e shtetit të tretë të sigurt vetëm pasi organi kompetent të ketë konsideruar se personi që kërkon mbrojtje ndërkombëtare do të trajtohet në shtetin e tretë në pajtim me parimet në vijim: 1.1. jeta dhe liria nuk kërcënohen në bazë të racës, fesë, kombësisë, përkatësisë në një grup social të caktuar apo përfaqësimi i ndonjë qëndrimi politik; 1.2. nuk ka rrezik të dëmtimit të rëndë sipas përkufizimit të refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese; 1.3. respektohet parimi i moskthimit në pajtim me Konventën e Gjenevës; 1.4. respektohet ndalimi i largimit, në rast të shkeljes së të drejtave për liri nga tortura dhe trajtimi mizor, çnjerëzor dhe denigrues sipas të drejtës ndërkombëtare; dhe 1.5. ekziston mundësia që të kërkohet statusi i refugjatit dhe, nëse personi konsiderohet refugjat, përfiton mbrojtje në pajtim me Konventën e Gjenevës. 2. Fakti nëse janë plotësuar kushtet për të zbatuar konceptin e vendit të tretë të sigurt do të vlerësohet për çdo aplikim ndaras, duke vlerësuar nëse një vend i plotëson kushtet e referuara në paragrafin 1. të këtij neni dhe nëse ekziston një lidhje në mes të atij vendi dhe aplikuesit, në bazë të së cilës në mënyrë të arsyeshme mund të pritet që ai /ajo mund të kërkojë mbrojtje ndërkombëtare atje, duke marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e aplikimit të tij/saj.
8.1. Personat juridikë, që nuk janë në sektorin qeveritar, duke përfshirë ndërmarrjet, organizatat dhe shoqatat vullnetare, organizatat fetare, grupet për vetë ndihmë dhe organizatat e tjera lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare janë të inkurajuara të ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, qoftë me nismën e tyre ose me kontratë, në emër të drejtoratit komunal në rastin e shërbimeve lokale, ose në emër të Departamentit në rastin e shërbimeve në nivel të Kosovës.
Ndalimi i diskriminimit
Personat e zhdukur dhe familjarët e tyre gëzojnë të drejta të barabarta dhe përjashtohen nga çdo formë e diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal
Mbrojtja nga sanksionet arbitrare dhe të tjera
3.2. mësimdhënësit janë të mbrojtur nga diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë për arsye reale apo të supozuara siç janë gjinia, raca, gjendja martesore, orientimi seksual, ngjyra, feja, pikëpamjet politike apo të tjera; prejardhja kombëtare, etnike apo sociale, përkatësia ndaj një komuniteti etnik, nevojat e veçanta, pronësia, lindja apo rrethana të tjera.
Liria Fetare
1.1. Çdo njëri ka të drejtë të gëzojë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetarë. Kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur ose për të mos pasur fe, për të mbajtur apo për të ndërruar fenë ose besimin, dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin, qoftë si individ ose në bashkësi me të tjerët, publikisht ose privatisht, përmes adhurimit, predikimit, praktikimit dhe ceremonive.
Kushtet e ofrimit të shërbimeve të punësimit nga APRK
2. Zyrat e Punësimit gjatë ndërmjetësimit në punësim trajtojnë palët pa diskriminim në bazë të prejardhjes etnike, gjinisë, moshës, fesë, mendimit politik, ngjyrës, apo ndonjë formë tjetër të diskriminimit që rregullohet sipas dispozitave ligjore në fuqi
Detyrimet e punëdhënësve të regjistruar
2. Punëdhënësit e regjistruar nuk duhet të publikojnë shpallje të vendeve të lira të punës që përmbajnë kufizime apo diskriminime në bazë të gjinisë, përkatësisë kombëtare, moshës, fesë, ngjyrës së lëkurës dhe çështje tjera që mbrohen me ligje përkatëse.
Imuniteti
Deklaratat e dhëna nuk bartin përgjegjësi në bazë të këtij Ligji nëse i padituri dëshmon se ato janë bërë në cilën do nga rrethanat në vijim:
l) një raportim i drejtë dhe saktë mbi konstatimet ose vendimet e një shoqate që ka formalisht kompetencën e të gjykuarit ose të kontrollit me qëllimin për të ndihmuar artin, shkencën, fenë, arsimin, tregtinë, biznesin, industrinë, sportet, argëtimin ose çështjet e bamirësisë si dhe profesionet e tjera.
Neni 22
Aplikimet për licencat e transmetimit
3.Licenca e transmetimit nuk i lëshohet ose nuk do të vazhdoj t’i jepet:
3.1. partisë politike, bashkësisë fetare, grupit ose organizatës e cila menaxhohet nga individi i cili mban post të zgjedhur ose është anëtar i një organi ekzekutiv të një partie politike.
E drejta e nismës legjislative nga qytetarët
3. Ndalohet çdo formë e diskriminimit apo kufizimit për të propozuar ligje në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Parimet themelore
3.1 Mbajtja dhe administrimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe legjislacioni përkatës zgjedhor udhëhiqen nga parimet në vazhdim:
- Çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë për të votuar dhe të zgjidhet pa diskriminim në bazë të racës, etnisë, ngjyrës, gjuhës, gjinisë, besimit fetar apo bindjes politike, arsimit, përkatësisë sociale apo ndonjë kriteri tjetër të ngjashëm në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Kanosja me motive racizmi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik Kushdo që kanos seriozisht për vrasje ose plagosje të rëndë, që i bëhet një apo më shumë personave, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës apo fesë, dënohet me burgim nga një (1) deri në tre (3) vjet
Veprimet e institucioneve publike, organizatave sportive dhe të gjithë personave të përfshirë në sport bazohen në parimet e përgjithshme si në vijim:
1.4. Mosdiskriminimi – garantimi i pjesëmarrjes në veprimtari sportive dhe në qasje në infrastrukturë sportive në përputhje me këtë ligj dhe rregullat e tjera përkatëse, si dhe ndalimi i diskriminimit në çfarëdo baze të përcaktuar me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi;
Kjo rast u inicua me një kërkesë (nr. 24645/94) kundër Republikës së San Marinos të paraqitur pranë Komisionit Evropian të të Drejtave të Njeriut ("Komisioni") nga tre shtetas të San Marines, Z. Cristoforo Buscarini, Z. Emilio Della Balda dhe Z. Dario Manzaroli, sipas ish-nenit 25, më 17 nëntor 1993.
Aplikantët u zgjodhën në Këshillin e Përgjithshëm të Madh (parlamenti i Republikës së San Marino) në zgjedhjet e mbajtura më 30 maj 1993.
Pas pak, ata kërkuan leje nga Kapitenët-Regent, të cilët veprojnë si krerët e qeverive në San Marino, të bëjnë betimin e kërkuar nga neni 55 i Ligjit të Zgjedhjeve (Ligji nr. 36 i 1958) pa bërë referencë për ndonjë tekst fetar.
Z. Buscarini, Z. Della Balda dhe Manzaroli aplikuan në Komision më 17 nëntor 1995. Duke u mbështetur në nenin 9 të Konventës, ata u ankuan për shkelje të së drejtës së tyre për lirinë e fesë dhe ndërgjegjes.
Gjykata vendosi se ka pasur një shkelje të nenit 9 të Konventës