Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
1. Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndёrhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letёrkёmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mёnyrё tё paligjshme.
1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve
Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.
1. Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën e tij private, në familje, në shtëpi ose në korrespondencën e tij, as cënimeve të kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij.
2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cënimeve të tilla.
Respekti për jetën private (privacia)
1. Asnjë person me aftësi të kufizuar, pavarësisht nga vendbanimi apo mënyra e jetesës nuk duhet bëhet objekt i ndërhyrjeve arbitrare apo të paligjshme në jetën e tij/saj private, në familje, në lidhje me korrespondencën, llojet e tjera të komunikimit apo të bëhet objekt i sulmeve të paligjshme ndaj nderit apo reputacionit të tij/saj. Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtën për mbrojtje ligjore ndaj këtyre ndërhyrjeve dhe sulmeve.
2. Shtetet Palë do të mbrojnë privacinë e informacionit personal, shëndetësor dhe në lidhje me statusin e rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuar, njësoj si pjesa tjetër e popullësisë.
Disiplina e të paraburgosurve
1. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të shqiptojë dënim disiplinor të ndalimit ose kufizimit të vizitave apo korrespondencave ndaj të paraburgosurit që ka bërë shkelje disiplinore
3. Kufizimi ose ndalimi i vizitës apo i korrespondencës nuk zbatohet ndaj vizitave ose korrespondencave me mbrojtësin, mjekët, Ombudspersonin e Kosovës, përfaqësuesit e ambasadës, zyrës ndërlidhëse ose të misionit diplomatik të shtetit, shtetas i të cilit është i paraburgosuri, ose të përfaqësuesve të organizatës kompetente në rastin e refugjatit ose të personit i cili në ndonjë mënyrë tjetër është nën mbrojtjen e asaj organizate ndërkombëtare.
- Përpunimi i të dhënave personale që tregon origjinën racore ose etnike, bindjet politike, bindjet fetare ose filozofike, anëtarësinë në bashkimet profesionale, si dhe përpunimi i të dhënave gjenetike, të dhënave biometrike për qëllimet e identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, të dhënat në lidhje me shëndetin ose të dhënat në lidhje me jetën seksuale ose orientimin seksual të një personi fizik është i ndaluar.
1. Të dhënat personale të personave të vdekur mund tu zbulohen vetëm marrësve të autorizuar me ligj.
2. Pavarësisht nga paragrafi 1 të këtij neni, të dhënat personale të personave të vdekur mund tu zbulohen trashëgimtarëve ligjorë të tyre, nëse ata tregojnë interes legjitim dhe personat e vdekur nuk e kanë ndaluar me shkrim zbulimin e të dhënave personale të tilla.
3. Të dhënat personale të personit të vdekur mund të zbulohen për qëllime historike, statistikore ose për kërkime shkencore në qoftë se personi i vdekur, paraprakisht e ka lejuar me shkrim zbulimin e të dhënave personale të tilla, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe.
4. Nëse personi i vdekur, paraprakisht nuk e ka lejuar zbulimin e të dhënave të tij ose saj, trashëgimtarët ligjorë mund ta lejojnë me shkrim zbulimin e të dhënave të tilla, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe.
Karakteri personal i të dhënave
- Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve të gjendjes civile kanë karakter personal. Aktet, të dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit, që i përkasin këto të dhëna, anëtarit të familjes, kujdestarit, përfaqësuesit ligjor ose, me prokurë dhe pas vdekjes, atyre, që kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore ose trashëgimtarëve testamentarë.
Mbrojtja e të drejtave
1. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të personave që u regjistrohen të dhënat, e drejta e qasjes në regjistra dhe korrigjimi i të dhënave bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
2. Ofrimi i shërbimeve postare duhet të garantojë fshehtësinë e korrespodencës dhe mbrojtjen e të dhënave personale, vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve universale postare, mbrojtjen e interesave të shfrytëzuesve dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të tyre sipas legjislacionit në fuqi.
Ky ligj rregullon marrëdhëniet shoqërore që kanë të bëjnë me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike, shërbimet dhe facilitetet shoqëruese, përdorimin e resurseve të komunikimeve elektronike, si dhe marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë me radio-pajisjet, pajisjet fundore dhe përputhshmërinë elektromagnetike, siguron nivel të barabartë të mbrojtjes së të drejtave për të dhënat personale, veçanërisht të drejtën e privatësisë së procesimit të të dhënave personale në sektorin e komunikimeve elektronike.
1. Faktet kryesore Ankuesi, Christine Goodwin, një shtetase e Mbretërisë së Bashkuar, e lindur në vitin 1937, është një transeksual mashkull i kthyer në femër. Ankuesi pretendonte se kishte probleme dhe përballej me ngacmime seksuale në punë gjatë dhe pas ndryshimit të gjinisë së saj. Kohet e fundit, ajo përjetonte vështirësi në lidhje me kontributet e sigurimit të saj kombëtar (NI). Duke qenë së ligjërisht ajo figuron ende si burrë, ajo duhet të vazhdojë të paguajë kontribute NI deri në moshën 65 vjeç. Në qoftë se ajo do të njihej si grua, ajo do të pushonte së paguari kontribute të tilla në moshën 60 vjeç, në prill 1997. Asaj i është dashur të bëjë rregullime të veçanta për të vazhduar pagesën e kontributeve të saj NI direkt vetë për të shmangur pyetjet e ngritura nga punëdhënësit e saj në lidhje me anomalinë. Ajo gjithashtu pohoi se fakti që ajo mban të njëjtin numër të NI do të thotë se punëdhënësi i saj ka qenë në gjendje të zbuluonte se më parë ajo kishte punuar për ta nën një emër dhe gjini tjetër, gjë kjo që kishte rezultuar në vështirësi dhe poshtërim.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi unanimisht se:
Ka patur një shkelje të Nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) e Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut;
Ka patur një shkelje të Nenit 12 (e drejta për t’u martuar dhe krijuar familjen);
Gjykata vuri re se Tatjana Slivenko kishte shkuar në Letoni kur ajo kishte qenë veçse një muaj dhe kishte jetuar atje deri në moshën 40 vjeçare. Në Letoni ajo kishte shkuar në shkollë, kishte punuar dhe ishte martuar. E bija, Karina kishte lindur në Letoni dhe kishte jetuar atje deri në moshën 18 vjeç, pasi kishte përfunduar shkollën e mesme. Për këto arsye, që nga lindja e tyre ato kishin zhvilluar një rrjet marrëdhëniesh personale, sociale dhe ekonomike, të cilat janë përbërës të një jete private në Letoni. Ato humbën gjithashtu një apartament në Letoni, në të cilin ato edhe kishin banuar. Për këto arsye largimi i tyre nga Letonia përbënte një ndërhyrje ndaj së drejtës së tyre për jetë private dhe banesë.
Vendimi i Gjykatës. Në lidhje me nenin 8 KENDJ, Dhoma e Madhe vlerëson se largimi i kërkuesve nga Letonia shkelte të drejtat e tyre për jetë private
Aplikanti pretendoi shkelje të këtij neni (neni 8) nën dy paradrafet. Në parashtresën e tij, shkelja e parë rezultoi nga përgjimi i postës dhe i telefonit të tij nga ose në emër të policies,
Gjykata ka konstatuar njëzëri se ka pasur shkelje të nenit 8 (neni 8) të Konventës;
DADOUCH kundër MALTËS (Kërkesa nr.3816 / 07) 20 korrik 2010
Kërkuesi u ankua se refuzimi për të regjistruar martesën e tij bazuar në një kërkesë për letër të kombësisë ishte një ndërhyrje që nuk ishte në përputhje me ligjin dhe nuk ishte e domosdoshme në një shoqëri demokratike dhe prandaj duke shkelur nenin 8 të Konventës
Gjykata konsideron se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës;
GILLOW v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 9063/80) 24 November 1986
Ankesa kryesore e ankuesve ishte drejtuar kundër Ligjeve të Strehimit të Guernsey dhe veprimi i tyre në rastin e tyre të veçantë, të cilin ata e parashtruan i kishin privuar nga të drejtat e tyre të banimit. Kjo ankesë u shoqërua me pretendimin se ligjet e përmendura ishin "legjislacion zëvendësues i emigracionit" dhe për këtë arsye të pavlefshme me kushtetutën. Guernsey nuk kishte juridiksion për të nxjerrë ligje mbi çështjet e emigracionit dhe nacionalitetit. Aplikantët gjithashtu pohuan se procedura e ndjekur në lidhje me ankesën kundër refuzimit të licencave për të zënë shtëpinë e tyre "Whiteknights" dhe me ndjekjen e tyre pasuese për okupim të paligjshëm ishte i padrejtë dhe ishte kryer nën një sistem arkaik ligjor dhe gjyqësor që nuk kishte pavarësi. Ata u mbështetën, ndër të tjera, në nenet 6, 8, 14 dhe 18 të Konventes.
Sipas ankuesve, ata kishin krijuar "Whiteknights" si shtëpinë e tyre në vitin 1958. Edhe pse ata më pas kishin lënë Guersejn, ata kishin ruajtur pronësinë e shtëpisë, për të cilën ata gjithmonë kishin për qëllim të ktheheshin dhe kishin mbajtur mobiljet e tyre në të. Me kthimin e tyre në vitin 1979, ata jetonin në pronë me qëllim të marrjes së vendbanimit të përhershëm sapo të përfundoheshin negociatat me Autoritetin e Strehimit lidhur me statusin e tyre të banimit dhe u kryen riparimet e nevojshme.
Gjykata vendosi:
1. Se nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës sa i përket kushteve të legjislacionit të kontestuar;
2. Se ka pasur shkelje të nenit 8 (neni 8) i Konventës sa i përket zbatimit të legjislacionit të kontestuar në rastin e aplikantëve
CAMPBELL v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 13590/88) 25 March 1992
Z. Campbell paraqiti kërkesën e tij në Komision më 14 janar 1986. Ai u ankua për ndërhyrjen e autoriteteve të burgut me korrespondencën e tij me avokatin e tij, Komisionin dhe një deputet në kundërshtim me nenin 8. Ankuesi u ankua se korrespondenca nga avokati i tij dhe Komisioni u hap dhe u lexua nga autoritetet e burgjeve.
Gjykata vendosi:
1. Që ndërhyrja në korrespondencën e aplikantit me avokatin e tij ka shkaktuar shkelje të nenit 8
2. Që ndërhyrja në korrespondencën e aplikantit me Komisionin e ka shkaktuar shkelje të nenit 8
GOLDER v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 4451/70) 21 February 1975
Çështja e Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar kishte të bënte me një të burgosur të cilit i ishte refuzuar leja për të kontaktuar me avokatin e tij për të paraqitur çështjen e tij civile për shpi e kundër një ofi ceri burgu. Gjykata u shpreh se kjo ishte shkelje e Nenit 6 – e drejta për akses në gjykatë nuk duhet vetëm të ekzistojë, por duhet të jetë gjithashtu efektive. Gjykata u shpreh gjithashtu se pamundësia e një të burgosuri për të patur konsultime konfi denciale përveç seancës gjyqësore me një avokat e privonte atë nga e drejta për akses në gjykatë.
Njëkohësisht edhe refuzimi i i peticionit të aplikantit nga ana sekretarit për ta kontaktuar avokatin e tij, poashtu pati shkelje "të drejtës për respektimin e korrespodencës", e garantuar me nenin 8 të Konventës.
Gjykata vendosi:
1. Se ka pasur shkelje të nenit 6 paragrafi 1.
2. Se ka pasur shkelje të nenit 8.
Raport me rekomandime në lidhje me cenimin e vazhdueshëm të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, të drejtën e jetës dhe të privatësisë, të drejtën për shfrytëzimin e m