Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 17.1

1. Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndёrhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letёrkёmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mёnyrё tё paligjshme.

 

 

Neni 14 para. 1

1 Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka tё drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe publiku mund të largohen gjatё gjithё procesit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon interesi i sjelljes sё moralshme, i rendit publik ose i sigurisё kombёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon interesi i jetёs private tё palёve, qoftё edhe kur gjykata e quan krejtёsisht tё domosdoshme nё qoftё se, pёr disa rrethana tё veçanta tё çёshtjes, publiciteti mund tё dёmtonte interesat e drejtёsisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёshtjen penale ose civile do tё jetё publik, me pёrjashtim tё rasteve kur interesi i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se procesi ka tё bёjё me mosmarrёveshje martesore ose me kujdestarinё e fёmijёve.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 8.1

1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.

Neni 8.2

2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 12.

Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Nenet
Neni 22

Respekti për jetën private (privacia)

1. Asnjë person me aftësi të kufizuar, pavarësisht nga vendbanimi apo mënyra e jetesës nuk duhet bëhet objekt i ndërhyrjeve arbitrare apo të paligjshme në jetën e tij/saj private, në familje, në lidhje me korrespondencën, llojet e tjera të komunikimit apo të bëhet objekt i sulmeve të paligjshme ndaj nderit apo reputacionit të tij/saj. Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtën për mbrojtje ligjore ndaj këtyre ndërhyrjeve dhe sulmeve.

2. Shtetet Palë do të mbrojnë privacinë e informacionit personal, shëndetësor dhe në lidhje me statusin e rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuar, njësoj si pjesa tjetër e popullësisë.

Ligjet
Nenet
Ligjet KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nenet Neni 86

Qëllimi dhe llojet e masave të veçanta hetimore

2. Nëse ekziston dyshimi i bazuar se është kryer një vepër penale nga neni 89 i këtij Kodi, po kryhet apo së shpejti do të kryhet dhe në qoftë se hetimi i veprës penale nuk mund të kryhet në ndonjë mënyrë tjetër, ose do të jetë shumë i vështirë, prokurori i shtetit mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake që të autorizojë masat e fshehta hetimore, si në vijim:

2.1. vëzhgim i fshehtë fotografik ose me video në vende private;

2.2. monitorim i fshehtë i bisedave në vende private;

2.3. përgjimi i telekomunikimeve dhe përdorimi i Lexuesit – IMSI – Identifikimi Ndërkombëtar i Shfrytëzuesit Mobil;

2.4. përgjim i komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik;

2.5. kontrollim i dërgesave postare;

2.6. dhënia dhe marrja e simuluar e ryshfetit; dhe

2.7. zbulim i të dhënave financiare,

Nenet Neni 90

Urdhrat për masat e veçanta hetimore

6. Urdhri për regjistrimin e bisedave telefonike ose përgjimin e komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik duhet të përfshijë të gjitha elementet për identifikimin e secilit telefon ose secilës pikë të qasjes në rrjetin kompjuterik që duhet të përgjohet. Përpos rasteve të parapara në paragrafin 5. të këtij neni, urdhri për përgjim të telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil duhet të përmbajë të gjitha elementet për identifikimin e secilit telefon që duhet të përgjohet.

7. Me kërkesën e prokurorit të shtetit, urdhri për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil mund të përfshijë vetëm një përshkrim të përgjithshëm të telefonave që mund të përgjohen, kur gjyqtari i procedurës paraprake të gjykatës themelore kompetente çmon se ekziston dyshim i bazuar që:

7.1. i dyshuari shfrytëzon telefona të ndryshëm me qëllim të shmangies nga vëzhgimi i zyrtarit të autorizuar të policisë; dhe

7.2. një telefon apo telefonat e paraqitur në urdhër shfrytëzohen ose do të shfrytëzohennga i dyshuari.

8. Kur urdhri për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil është lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, në pajtim me paragrafin 7 të këtij neni:

8.1 zyrtarët e autorizuar të policisë, pas zbatimit të urdhrit për një telefon të caktuar, menjëherë informojnë me shkrim gjyqtarin e procedurës paraprake mbi faktet e rëndësishme, duke përfshirë edhe numrin e telefonit; dhe

8.2. urdhri nuk mund të shfrytëzohet për të përgjuar telekomunikimet e personit i cili nuk është i dyshuar.

9. Urdhri për kontroll të dërgesave postare ose dërgim të kontrolluar të dërgesave postare duhet të përfshijë adresën në dërgesat postare që duhet të kontrollohen ose dërgohen. Adresa e tillë duhet të përputhet me atë të personit ose të personave të përfshirë në urdhër.

10. Urdhri për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil, përgjimin e komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik, regjistrimin e thirrjeve telefonike, kontrollin e dërgesave postare, dërgimin e kontrolluar të dërgesave postare ose zbulimin e të dhënave financiare duhet të përfshijë si shtesë udhëzimin e veçantë me shkrim për personat, përveç zyrtarëve të autorizuar të policisë, ndihma e të cilëve mund të jetë e nevojshme për zbatimin e urdhrit. Udhëzimi i tillë me shkrim duhet t’i dërgohet drejtorit ose zyrtarit përgjegjës të sistemit të telekomunikimeve, rrjetit kompjuterik, shërbimit postar, bankës ose institucioneve të tjera financiare dhe duhet të përfshijë vetëm informacionin që kërkohet për ndihmë në zbatimin e urdhrit.

14. Urdhri për hetim të fshehtë përmban të dhënat për persona dhe grupin ndaj të cilëve po zbatohet, përshkrimi i veprave penale të mundshme, mënyra, vëllimi, vendi dhe kohëzgjatja e urdhrit. Në urdhër mund të përcaktohet që hetuesi i fshehtë mund të përdorë mjetet teknike për fotografim, videoregjistrim ose për incizim optik, elektronik apo të zërit. Angazhimi i hetuesit të fshehtë zgjat sa është nevoja që të mblidhen provat, por jo më shumë se një (1) vit. Prokurori i shtetit mund të zgjas kohëzgjatjen e urdhrit më së shumti edhe gjashtë (6) muaj. Angazhimi i hetuesit të fshehtë ndërpritet atëherë kur pushojnë arsyet për zbatimin e urdhrit.

Nenet Neni 91

Zbatimi i urdhrit për masat e veçanta hetimore

10. Me rastin e zbatimit të urdhrit për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimin e lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil, përgjimit të komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik ose kontrollimit të dërgesave postare, urdhri i tillë nuk mund të zbatohet për komunikimet ndërmjet të dyshuarit dhe mbrojtësit të tij, përveç nëse ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari dhe mbrojtësi i tij janë angazhuar së bashku në veprimtari kriminale që përbën bazën e urdhrit.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Christine Goodwin kundër Mbretërisë së Bashkuar (ankesa nr. 28957/95), 11 korrik 2002

1. Faktet kryesore Ankuesi, Christine Goodwin, një shtetase e Mbretërisë së Bashkuar, e lindur në vitin 1937, është një transeksual mashkull i kthyer në femër. Ankuesi pretendonte se kishte probleme dhe përballej me ngacmime seksuale në punë gjatë dhe pas ndryshimit të gjinisë së saj. Kohet e fundit, ajo përjetonte vështirësi në lidhje me kontributet e sigurimit të saj kombëtar (NI). Duke qenë së ligjërisht ajo figuron ende si burrë, ajo duhet të vazhdojë të paguajë kontribute NI deri në moshën 65 vjeç. Në qoftë se ajo do të njihej si grua, ajo do të pushonte së paguari kontribute të tilla në moshën 60 vjeç, në prill 1997. Asaj i është dashur të bëjë rregullime të veçanta për të vazhduar pagesën e kontributeve të saj NI direkt vetë për të shmangur pyetjet e ngritura nga punëdhënësit e saj në lidhje me anomalinë. Ajo gjithashtu pohoi se fakti që ajo mban të njëjtin numër të NI do të thotë se punëdhënësi i saj ka qenë në gjendje të zbuluonte se më parë ajo kishte punuar për ta nën një emër dhe gjini tjetër, gjë kjo që kishte rezultuar në vështirësi dhe poshtërim.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi unanimisht se:  

Ka patur një shkelje të Nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) e Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut;

 Ka patur një shkelje të Nenit 12 (e drejta për t’u martuar dhe krijuar familjen);

Decision SLIVENKO kundër LETONISË (kërkesa nr. 48321/99) 9 tetor 2003

Gjykata vuri re se Tatjana Slivenko kishte shkuar në Letoni kur ajo kishte qenë veçse një muaj dhe kishte jetuar atje deri në moshën 40 vjeçare. Në Letoni ajo kishte shkuar në shkollë, kishte punuar dhe ishte martuar. E bija, Karina kishte lindur në Letoni dhe kishte jetuar atje deri në moshën 18 vjeç, pasi kishte përfunduar shkollën e mesme. Për këto arsye, që nga lindja e tyre ato kishin zhvilluar një rrjet marrëdhëniesh personale, sociale dhe ekonomike, të cilat janë përbërës të një jete private në Letoni. Ato humbën gjithashtu një apartament në Letoni, në të cilin ato edhe kishin banuar. Për këto arsye largimi i tyre nga Letonia përbënte një ndërhyrje ndaj së drejtës së tyre për jetë private dhe banesë.

Vendimi i Gjykatës. Në lidhje me nenin 8 KENDJ, Dhoma e Madhe vlerëson se largimi i kërkuesve nga Letonia shkelte të drejtat e tyre për jetë private

Decision MALONE v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 8691/79) of 2 August 1984

Aplikanti pretendoi shkelje të këtij neni (neni 8) nën dy paradrafet. Në parashtresën e tij, shkelja e parë rezultoi nga përgjimi i postës dhe i telefonit të tij nga ose në emër të policies,

Gjykata ka konstatuar njëzëri se ka pasur shkelje të nenit 8 (neni 8) të Konventës;

Decision CAMPBELL v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 13590/88) 25 March 1992

CAMPBELL v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 13590/88) 25 March 1992

Z. Campbell paraqiti kërkesën e tij në Komision më 14 janar 1986. Ai u ankua për ndërhyrjen e autoriteteve të burgut me korrespondencën e tij me avokatin e tij, Komisionin dhe një deputet në kundërshtim me nenin 8. Ankuesi u ankua se korrespondenca nga avokati i tij dhe Komisioni u hap dhe u lexua nga autoritetet e burgjeve.

Gjykata vendosi:

1. Që ndërhyrja në korrespondencën e aplikantit me avokatin e tij ka shkaktuar shkelje të nenit 8

 2. Që ndërhyrja në korrespondencën e aplikantit me Komisionin e ka shkaktuar shkelje të nenit 8

Decision GOLDER v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 4451/70) 21 February 1975

 GOLDER v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 4451/70) 21 February 1975 

Çështja e Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar kishte të bënte me një të burgosur të cilit i ishte refuzuar leja për të kontaktuar me avokatin e tij për të paraqitur çështjen e tij civile për shpi e kundër një ofi ceri burgu. Gjykata u shpreh se kjo ishte shkelje e Nenit 6 – e drejta për akses në gjykatë nuk duhet vetëm të ekzistojë, por duhet të jetë gjithashtu efektive. Gjykata u shpreh gjithashtu se pamundësia e një të burgosuri për të patur konsultime konfi denciale përveç seancës gjyqësore me një avokat e privonte atë nga e drejta për akses në gjykatë.

Njëkohësisht edhe refuzimi i i peticionit të aplikantit nga ana sekretarit për ta kontaktuar avokatin e tij, poashtu pati shkelje  "të drejtës për respektimin e korrespodencës", e garantuar me nenin 8 të Konventës.

Gjykata vendosi:

1. Se ka pasur shkelje të nenit 6 paragrafi 1.

 2. Se ka pasur shkelje të nenit 8.

 

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat