Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
1. Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndёrhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letёrkёmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mёnyrё tё paligjshme.
1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve
Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.
Respekti për jetën private (privacia)
1. Asnjë person me aftësi të kufizuar, pavarësisht nga vendbanimi apo mënyra e jetesës nuk duhet bëhet objekt i ndërhyrjeve arbitrare apo të paligjshme në jetën e tij/saj private, në familje, në lidhje me korrespondencën, llojet e tjera të komunikimit apo të bëhet objekt i sulmeve të paligjshme ndaj nderit apo reputacionit të tij/saj. Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtën për mbrojtje ligjore ndaj këtyre ndërhyrjeve dhe sulmeve.
2. Shtetet Palë do të mbrojnë privacinë e informacionit personal, shëndetësor dhe në lidhje me statusin e rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuar, njësoj si pjesa tjetër e popullësisë.
Qëllimi
1. Ky ligj përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat ndëshkuese lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së individit. Përmes këtij ligji përcaktohen përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes në dokumente publike.
2. Ky ligj është në përputhje me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës, 27 prill 2016, për mbrojtjen e personave fizik sa i përket përpunimit të të dhënave personale dhe qarkullimit të lirë të këtyre të dhënave, që shfuqizon Direktivën 95/46/ EC (Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave të përgjithshme)“.
Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale
1. Përpunimi i të dhënave personale është i ligjshëm vetëm nëse zbatohet, të paktën, njëri nga kriteret e mëposhtme:
1.1. nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij për përpunimin e të dhënave të tij personale për një ose më shumë qëllime specifike;
1.2. nëse përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate, në të cilën subjekti i të dhënave është palë kontraktuese ose për të ndërmarrë veprimet lidhur me kërkesën e subjektit të të dhënave para lidhjes së kontratës;
1.3. nëse përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e obligimit ligjor, të cilit i nënshtrohet kontrolluesi;
1.4. nëse përpunimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave jetike të subjektit të të dhënave ose personave të tjerë fizikë;
1.5. nëse përpunimi është i domosdoshëm për kryerjen e një detyre me interes publik ose për ushtrimin e autoritetit zyrtar që i është dhënë kontrolluesit;
1.6. nëse përpunimi është i domosdoshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga kontrolluesi ose pala e tretë, përveç kur këto interesa tejkalohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave që kërkon mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht nëse subjekti i të dhënave është fëmijë. Kjo nuk zbatohet për përpunimin e kryer nga autoritetet publike për përmbushjen e detyrave të tyre.
2. Nëse përpunimi për një qëllim tjetër nga ai për të cilin janë mbledhur të dhëna personale nuk bazohet në pëlqimin e subjektit të të dhënave ose në legjislacionin përkatës në fuqi, me qëllim që të konstatohet nëse përpunimi për një qëllim tjetër është në pajtim me qëllimin për të cilin janë mbledhur fillimisht të dhënat personale, ndërmjet të tjerash, merr parasysh:
2.1. çdo lidhje ndërmjet qëllimeve, për të cilat janë mbledhur të dhënat personale dhe qëllimet e përpunimit të mëtejshëm të synuar;
2.2. kontekstin në të cilin janë mbledhur të dhënat personale, veçanërisht në lidhje me raportin ndërmjet subjekteve të të dhënave dhe kontrolluesit;
2.3. natyrën e të dhënave personale, veçanërisht nëse përpunohen kategori të veçanta të të dhënave personale, në pajtim me nenin 8 të këtij ligji ose nëse përpunohen të dhënat personale në lidhje me dënimet dhe veprat penale, në pajtim me nenin 9 të këtij ligji;
2.4. pasojat e mundshme të përpunimit të synuar të mëtejmë për subjektet e të dhënave;
2.5. ekzistencën e garancive të përshtatshme, që mund të përfshijnë enkriptimin ose anonimizimin.
Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me dënimet dhe veprat penale
Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me dënimet dhe veprat penale ose masat përkatëse të sigurisë, bazuar në nenin 5. paragrafin 1. të këtij ligji kryhet vetëm nën kontrollin e autoritetit zyrtar sipas ligjit përkatës. Çdo regjistër gjithëpërfshirës i dënimeve penale mbahet vetëm nën kontrollin e autoritetit zyrtar.
Trajtimi i të dhënave personale Në përputhje me përmbushjen e funksionit të tyre ligjor, DSHAM, organet që shqyrtojnë ankesat dhe organizatat e tjera të ngarkuara me detyra në mbështetje të këtij ligji, mund të trajtojnë apo të japin për trajtim të dhënat personale të një aplikuesi, të një personi për tu mbrojtur dhe të të afërmeve të tyre, përfshirë edhe të dhëna të ndjeshme, të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Parimet
(1) Të dhënat për adoptimin dhe rrethanat e tij nuk duhet të zbulohen ose hetohen pa pëlqimin e adoptuesit dhe fëmijës përveç nëse këtë e kërkojnë arsye të veçanta të interesit publik.
(2) Në moshën madhore i adoptuari ka të drejtë në qasje në të gjitha informatat lidhur me adoptimin e tij dhe me kërkesë të tij do ti ofrohen informata personale për prindërit e tij biologjik.
Mbledhja, ruajtja, procedimi, analizimi, përdorimi dhe fshirja e të dhënave
1. Policia është e autorizuar t’i mbledh dhe t’i ruaj të dhënat personale, të dhënat mbi krimin dhe të dhënat e tjera. Të dhënat personale janë të dhënat që kanë të bëjnë me një person të identifikuar apo të identifikueshëm që përfshijnë, por nuk kufizohen në emër, datëlindje, vendin e lindjes dhe në vendbanimin. Të dhënat e krimit janë të dhëna që kanë të bëjnë me vepra të caktuara penale që përfshijnë, por nuk kufizohen në llojin e veprës penale, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, metodat dhe mënyrat e përdorura për kryerjen e veprës, çfarëdo lëndime të personave apo dëmin e pasurisë që është pasojë e veprës penale dhe motivin e saj.
2. Mbledhja, ruajtja, përdorimi dhe transferimi i të dhënave personale bëhet në pajtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
- Përpunimi i të dhënave personale që tregon origjinën racore ose etnike, bindjet politike, bindjet fetare ose filozofike, anëtarësinë në bashkimet profesionale, si dhe përpunimi i të dhënave gjenetike, të dhënave biometrike për qëllimet e identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, të dhënat në lidhje me shëndetin ose të dhënat në lidhje me jetën seksuale ose orientimin seksual të një personi fizik është i ndaluar.
1. Të dhënat personale të personave të vdekur mund tu zbulohen vetëm marrësve të autorizuar me ligj.
2. Pavarësisht nga paragrafi 1 të këtij neni, të dhënat personale të personave të vdekur mund tu zbulohen trashëgimtarëve ligjorë të tyre, nëse ata tregojnë interes legjitim dhe personat e vdekur nuk e kanë ndaluar me shkrim zbulimin e të dhënave personale të tilla.
3. Të dhënat personale të personit të vdekur mund të zbulohen për qëllime historike, statistikore ose për kërkime shkencore në qoftë se personi i vdekur, paraprakisht e ka lejuar me shkrim zbulimin e të dhënave personale të tilla, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe.
4. Nëse personi i vdekur, paraprakisht nuk e ka lejuar zbulimin e të dhënave të tij ose saj, trashëgimtarët ligjorë mund ta lejojnë me shkrim zbulimin e të dhënave të tilla, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe.
Karakteri personal i të dhënave
- Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve të gjendjes civile kanë karakter personal. Aktet, të dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit, që i përkasin këto të dhëna, anëtarit të familjes, kujdestarit, përfaqësuesit ligjor ose, me prokurë dhe pas vdekjes, atyre, që kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore ose trashëgimtarëve testamentarë.
Mbrojtja e të drejtave
1. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të personave që u regjistrohen të dhënat, e drejta e qasjes në regjistra dhe korrigjimi i të dhënave bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Karakteri personal i të dhënave
1. Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve të gjendjes civile kanë karakter personal. Aktet, të dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit, që i përkasin këto të dhëna, anëtarit të familjes, kujdestarit, përfaqësuesit ligjor ose, me prokurë dhe pas vdekjes, atyre, që kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore ose trashëgimtarëve testamentarë.
2. Të dhënat individuale e familjare të përbërësve të gjendjes civile mund të kërkohen dhe të merren nga institucionet e organet, të cilave kjo e drejtë u njihet me ligj të veçantë. Këto subjekte, që kërkojnë dhe marrin të dhëna të gjendjes civile, drejtpërdrejt nga shërbimi i gjendjes civile, i përdorin ato vetëm për qëllimin për të cilin janë marrë, duke u kufizuar në përhapjen e tyre, përveçse kur autorizohen me ligj.
3. Kryeshefi i Agjencisë së regjistrimit civil autorizon dhënien e të dhënave të kërkuara prej institucioneve dhe organeve të ndryshme, në përputhje me udhëzuesin e miratuar prej tij dhe Këshillit të agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale. Udhëzuesi përcakton llojin dhe sasinë e informacionit, që mund t’u jepet institucioneve dhe organeve kërkuese, duke pasur parasysh ligjet, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tyre, si dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbledhja dhe këmbimi i të dhënave të gjendjes civile me palët e treta
1. Institucionet tjera shtetërore ose private që mbledhin dhe administrojnë baza të dhënash të personave që përmbajnë të dhëna, lidhur me gjendjen civile duhet t’i ofrojnë të dhënat në fjalë në bazë të kërkesës së Agjencisë dhe në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. 4 2. Institucionet e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni janë të detyruara që t’i sigurojnë qasje të menjëhershme e të papenguar Agjencisë, në bazat përkatëse të të dhënave, ose t’i dërgojnë asaj informacionin e kërkuar jo më vonë se dhjetë (10) ditë nga marrja e kërkesës.
Mbrojtja e të drejtave
1. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të personave që u regjistrohen të dhënat, e drejta e qasjes në regjistra dhe korrigjimi i të dhënave bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
2. Palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë kundër vendimit të Zyrës së gjendjes civile. Ankesa parashtrohet në Agjenci.
3. Lidhur me afatin e parashtrimit të ankesës, shqyrtimin e saj si dhe çështjet tjera procedurale, aplikohen dispozitat e Ligjit për procedurën administrative.
4. Agjencia- themelon komision të veçantë për shqyrtimin e ankesave nga paragrafi 2. i këtij neni dhe puna e këtij komisioni rregullohet me akt nënligjor nga Ministri.
5. Të dhënat personale në Regjistrat themeltar të gjendjes civile dhe në dokumentet e lëshuara nga gjendja civile, shënohen në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
6. Regjistrat themeltar të gjendjes civile dhe dokumentet e lëshuara nga gjendja civile shtypen në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
2. Ofrimi i shërbimeve postare duhet të garantojë fshehtësinë e korrespodencës dhe mbrojtjen e të dhënave personale, vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve universale postare, mbrojtjen e interesave të shfrytëzuesve dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të tyre sipas legjislacionit në fuqi.
Bashkëpunimi
7. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale bashkëpunon me Autoritetin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.
Kushtet e përgjithshme
2. Dispozitat e akteve nënligjore, të miratuara nga Autoriteti, për vendosjen e kushteve të përgjithshme për përfshirjen në aktivitetet e komunikimeve elektronike mund të jenë të lidhur vetëm me: [...]
2.5. mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë;[...]
Transparenca dhe publikimi i informacionit
3. Ofruesit e shërbimeve dhe rrjetave të komunikimeve elektronike publike, përveç tjerash duhet të: 3.5. informojë parapaguesit për të drejtat për të vendosur për përfshirje, ose mospërfshirje të të dhënave personale në informatorët telefonikë dhe për llojin e të dhënave për të cilat bëhet fjalë konform këtij ligji dhe legjislacionit të BE-së për mbrojtje të të dhënave dhe privatësi në komunikime elektronike.
1. Faktet kryesore Ankuesi, Christine Goodwin, një shtetase e Mbretërisë së Bashkuar, e lindur në vitin 1937, është një transeksual mashkull i kthyer në femër. Ankuesi pretendonte se kishte probleme dhe përballej me ngacmime seksuale në punë gjatë dhe pas ndryshimit të gjinisë së saj. Kohet e fundit, ajo përjetonte vështirësi në lidhje me kontributet e sigurimit të saj kombëtar (NI). Duke qenë së ligjërisht ajo figuron ende si burrë, ajo duhet të vazhdojë të paguajë kontribute NI deri në moshën 65 vjeç. Në qoftë se ajo do të njihej si grua, ajo do të pushonte së paguari kontribute të tilla në moshën 60 vjeç, në prill 1997. Asaj i është dashur të bëjë rregullime të veçanta për të vazhduar pagesën e kontributeve të saj NI direkt vetë për të shmangur pyetjet e ngritura nga punëdhënësit e saj në lidhje me anomalinë. Ajo gjithashtu pohoi se fakti që ajo mban të njëjtin numër të NI do të thotë se punëdhënësi i saj ka qenë në gjendje të zbuluonte se më parë ajo kishte punuar për ta nën një emër dhe gjini tjetër, gjë kjo që kishte rezultuar në vështirësi dhe poshtërim.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi unanimisht se:
Ka patur një shkelje të Nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) e Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut;
Ka patur një shkelje të Nenit 12 (e drejta për t’u martuar dhe krijuar familjen);
Gjykata vuri re se Tatjana Slivenko kishte shkuar në Letoni kur ajo kishte qenë veçse një muaj dhe kishte jetuar atje deri në moshën 40 vjeçare. Në Letoni ajo kishte shkuar në shkollë, kishte punuar dhe ishte martuar. E bija, Karina kishte lindur në Letoni dhe kishte jetuar atje deri në moshën 18 vjeç, pasi kishte përfunduar shkollën e mesme. Për këto arsye, që nga lindja e tyre ato kishin zhvilluar një rrjet marrëdhëniesh personale, sociale dhe ekonomike, të cilat janë përbërës të një jete private në Letoni. Ato humbën gjithashtu një apartament në Letoni, në të cilin ato edhe kishin banuar. Për këto arsye largimi i tyre nga Letonia përbënte një ndërhyrje ndaj së drejtës së tyre për jetë private dhe banesë.
Vendimi i Gjykatës. Në lidhje me nenin 8 KENDJ, Dhoma e Madhe vlerëson se largimi i kërkuesve nga Letonia shkelte të drejtat e tyre për jetë private
Aplikanti pretendoi shkelje të këtij neni (neni 8) nën dy paradrafet. Në parashtresën e tij, shkelja e parë rezultoi nga përgjimi i postës dhe i telefonit të tij nga ose në emër të policies,
Gjykata ka konstatuar njëzëri se ka pasur shkelje të nenit 8 (neni 8) të Konventës;
Z v. FINLAND (Application no. 22009/93)25 February 1997
Aplikantja pretendonte se ajo kishte qenë viktimë e shkeljeve të nenit 8 të Konventës (neni 8)
Në kërkesën e saj për Komisionin, ajo u ankua, ndër të tjera, për dështimin e autoriteteve finlandeze për të parandaluar zbulimin nga shtypi të identitetit të saj dhe gjendjen e saj mjekësore si bartës të HIV dhe ndërprerjen e kontratës së saj të punës. Pas vendimit të Komisionit, duke e deklaruar kërkesën si të pranueshme dhe duke marrë parasysh informatat e reja të marra gjatë rrjedhës së procedurës para saj, ajo shtjelloi këto pretendime duke pohuar se informacioni në fjalë ishte zbuluar nga policia apo autoriteti tjetër publik.
Gjykata vendosi:
1. Që urdhrat kërkojnë që këshilltarët mjekësor të aplikantit të japin dëshmi nuk përbën shkelje të nenit 8 të Konventës (neni 8);
2. Vendos që sekuestrimi i të dhënave mjekësore të aplikantit dhe përfshirja e tyre në dosjen hetimore nuk kanë shkaktuar shkelje të nenit 8;
3. Vendos njëzëri se urdhri për të bërë transkriptin e provave të dhëna nga këshilltarët e saj mjekësor dhe dokumentet e saj mjekësore të arritshme për publikun në vitin 2002, nëse zbatohet, përbëjnë shkelje të nenit 8;
4. Vendos njëzëri se zbulimi i identitetit dhe gjendjes mjekësore të aplikantit nga Gjykata e Apelit e Helsinkit përbënte shkelje të nenit 8 (neni 8);