Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 7

Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në jetën politike dhe publike të vendit dhe nё mënyrë të veçantë u sigurojnë grave, në tё njёjtat kushte me burrat, të drejtën: (a) Pёr tё votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike si dhe pёr të qenë të zgjedhshme në të gjitha organet e zgjedhura publikisht;

Neni 10

Neni 10

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave, me qëllim që t'i sigurohen atyre të drejta të barabarta me burrat në fushën e arsimit, në mënyrë të veçantë, për të siguruar mbi bazën e barazisë midis burrave dhe grave:

a) Kushte të njëjta të bërjes së karrierës dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit të shkollave dhe të marrjes së diplomave në institucionet arsimore të gjitha kategorive si në zonat rurale dhe në ato urbane; kjo barazi do të sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe në arsimin teknik të lartë, si dhe në çdo institucion tjetër të kualifikimit profesional;

b) Të drejtën për të frekuentuar programe të njëjta mësimore, për t'u nënshtruar provimeve të njëjta, për të pasur kuadër mësimor me kualifikim të standardit të njëjtë dhe ambiente e pajisje shkollore të një cilësie të njëjtë;

c) Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrave dhe të grave në të gjitha nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke nxiturr bashkëarsimin dhe lloje të tjera të arsimit që ndihmojnë realizimin e këtij objektivi, e veçanërisht duke rishikuar tekstet dhe programet mësimore dhe duke përshtatur metodat e mësimdhënies;

d) Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për studime;

e) Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur veçanërisht për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrave dhe grave;

f) Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;

g) Mundësi të njëjta për të marrë pjesë në sporte dhe në edukimin fizik;

h) Të drejtën për të marrë informacione specifike nga fusha e arsimit për të ndihmuar sigurimin e shëndetit dhe mirëqenien e familjeve, duke përfshirë informacionin dhe këshillimet lidhur me planifikimin familjar.

Neni 3

Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.

Neni 11

1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e zёnies punë, pёr tё siguruar, mbi bazën e barazisë midis burrit dhe gruas, të drejtat e njëjta, e sidomos:

(a) Të drejtën për punë si një e drejtё e pamohueshme e të gjithë njerёzve;

(b) Të drejtën për mundёsi të njëjta punësimi, duke përfshirë zbatimin e kritereve të njëjta tё pёrzgjedhjes lidhur me zёnien punë;

(c) Të drejtën për të zgjedhur lirisht profesionin dhe vendin e punës, të drejtën për ngritjen e postit tё punёs, për punë të qёndrueshme, për të gjitha pёrfitimet dhe kushtet e punёs, të drejtën për pёrgatitje profesionale dhe rikualifikim, duke përfshirë mёsimin e personave nё ekonomi, ngritjen profesionale dhe kualifikimin e herёpashershёm;

(ç) Të drejtën për shpёrblim të barabartё, duke përfshirë shpërblimet ndihmё dhe për trajtim tё barabartё për punën me vlerё të barabartё, si dhe për barazinë e trajtimit nё vlerёsimin e cilësisë sё punës;

(d) Të drejtën për sigurime sociale, sidomos nё rastet e pensionimit, tё papunësisё, të sёmundjes, të invaliditetit dhe tё pleqёrisё ose të çdo humbje tjetër të aftësisë për punë, si dhe të drejtën për pushime të paguara;

(dh) Të drejtën për mbrojtjen e shëndetit dhe për sigurimin në punë, duke përfshirë ruajtjen e funksionit biologjik dhe riprodhues tё gruas.

2. Për të parandaluar diskriminimin ndaj gruas për shkaqe martese ose maternitetit, dhe për të siguruar të drejtën e saj efektive për punë, shtetet palë marrin masa të përshtatshme:

(a) Pёr tё ndaluar pushimin nga puna për shkaqe shtatzanie apo të lejes sё barrёs, si dhe diskriminimin në raste të pushimit nga puna të bazuar në gjendjen martesore, nёn kёrcёnimin e marrjes sё sanksioneve;

(b) Pёr tё aplikuar leje tё barrёs me pagesё ose për të pёrfituar ndihma sociale të krahasueshme, pa e humbur vendin e mёparshёm tё punёs, të të drejtave të vjetёrsisё dhe të avantazheve sociale;

(c) Pёr tё inkurajuar sistemin e shërbimeve sociale mbёshtetёse të nevojshme që t'i mundёsojnё prindёrit të gёrshetojnё detyrimet familjare me pёrgjegjёsitё nё vendin e punёs, dhe të marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke nxitur themelimin dhe zhvillimin e një rrjeti çerdhesh e kopshtesh;

(ç) Pёr tё siguruar një mbrojtje të veçantё për gratë shtatzёna nё ato vende tё punёs nё tё cilat provohet se puna që kryejnё ёshtё e dёmshme.

3. Masat e mbrojtjes ligjore tё grave në çёshtjet e pёrfshira nё kёtё nen do të rishikohen periodikisht varёsisht nga njohuritё shkencore e teknike. Këto masa, sipas nevojёs, do të rishikohen, shfuqizohen ose zgjerohen.

Neni 14.2 d

d) Të marrë të gjitha llojet e trajnimeve dhe arsimimit, formale dhe joformale, përfshirë atë që lidhet me arsimimin funksional, si dhe, ndër të tjera, përfitimin e të gjitha shërbimeve të komunitetit dhe shtrirjes, me qëllim të rritjes së aftësive të tyre teknike;

 

Neni 14.2 e

(e) Të organizojnë grupe të vetë-ndihmës dhe kooperativa në mënyrë që të sigurojnë qasje të barabartë në mundësi ekonomike përmes punësimit ose vetë-punësimit;
 

Neni 14.2 g

(g) Të ketë qasje në kredi dhe kredi bujqësore, lehtësirat e marketingut, teknologjinë e duhur dhe trajtimin e barabartë në

Neni 16.1.h

h) Të drejtat e njëjta për secilin prej bashkëshortëve lidhur me pronësinë, fitimin, administrimin, gëzimin dhe disponimin e pasurisë, si falas ashtu edhe me pagesë.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 23

1. Secili ka të drejtë të punojё, të zgjedhë lirisht punёn, të ketë kushte të kёnaqshme dhe tё favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

2. Secili, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartё të marrë rrogë të barabartё.

3. Secili që punon ka të drejtë për një shpërblim të drejtë dhe të favorshëm, në mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe qё, po qe se ёshtё e nevojshme, do tё plotёsohet me mjete të tjera të mbrojtjes sociale.

4. Secili ka të drejtë të formojë e t’u bashkohet sindikatave për mbrojtjen e interesave të tij.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Nenet Neni 6

Ndalimi i punës së detyruar ose të dhunshme

1. Puna e detyruar ose e dhunshme është e ndaluar.

2. Përjashtimisht punë e detyruar nuk konsiderohet puna ose shërbimi të cilin e kryejnë personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur sipas nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

Nenet Neni 7

Kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës

1. Marrëdhënia e punës mund të themelohet me çdo person prej moshës tetëmbëdhjetë (18) vjeç.

2. Marrëdhënia e punës mund të themelohet edhe me personat në mes të moshës pesëmbëdhjetë (15) deri në tetëmbëdhjetë (18) vjeç, të cilët mund të punësohen për punë të lehta që nuk paraqesin rrezik për shëndetin ose zhvillimin e tyre dhe nëse ajo punë nuk është e ndaluar me ndonjë ligj ose akt nënligjor.

3. Asnjë punëdhënës nuk mund të lidhë kontratë pune me ndonjë person nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç.

4. Për pagesën e kontributeve dhe detyrimeve tjera ligjore, punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin t’a lajmërojë në Administratën Tatimore të Kosovës, institucionet e tjera të cilat i menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat e tjera të obligueshme.

5. Sistemimi i punëve të lehta dhe të ndaluara nga paragrafi 2. i këtij neni për personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.

Nenet Neni 8

Konkursi Publik

1. Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës.

2. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu siç parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi.

 

Nenet Neni 9

Punësimi i shtetaseve të huaj

Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi në Republikën e Kosovës themelojnë marrëdhënie pune sipas këtij ligji, nën kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj të veçantë për punësimin e shtetasve të huaj dhe sipas konventave ndërkombëtare.

 

Ligjet Ligji për maredhënjet e detyrimeve Nr. 04/L-077
Ligji për maredhënjet e detyrimeve Nr. 04/L-077
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.

2. Ky Ligj është në përputhshmëri me Direktivën e Këshillit 2000/43/KE, të datës 29 qershor 2000, për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet personave pavarësisht prejardhjes racore apo etnike të Këshillit të Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2000/78/EC, të datës 27 nëntorit 2000 që krijon një kuadër të përgjithshëm për trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion të Këshillit të Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2004/113/KE, të datës 13 dhjetor 2004 Zbatimi i parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet burrave dhe grave në qasjen dhe furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe Direktivën 2006/54/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 5 korrik 2006, mbi zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë të burrave dhe grave në fushën e punësimit dhe të profesionit (e amandamentuar) të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian.

 

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

1. Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo personave fizik dhe juridik, në të gjitha fushat e jetës, e posaçërisht që kanë të bëjnë me:

1.1. kushtet për qasje në punësim, vetëpunësim dhe punësimin në profesion, përfshirë këtu kushtet e punësimit, kriteret e përzgjedhjes, pa marrë parasysh aktivitetin në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, përfshirë avancimet;

1.2. qasje në të gjitha llojet dhe nivelet e udhëheqjes profesionale, trajnimeve profesionale, trajnimit të avancuar profesional dhe rikualifikimet përfshirë edhe përvojën e punës praktike;

1.3. kushtet e punësimit dhe të punës, përfshirë shkarkimin apo ndërprerjen e kontratës dhe pagesës;

Nenet Neni 19

Akomodimi i arsyeshëm i personave me aftësi të kufizuara në punësim

1. Me qëllim që të garantohet parimi i trajtimit të barabartë në lidhje me personat me aftësi të kufizuara, duhet të ofrohet akomodimi i arsyeshëm i personave me aftësi të kufizuara në punësim.

2. Punëdhënësit duhet të ndërmarrin masa të duhura kur është e nevojshme në raste të veçanta që t’i mundësojnë personit me aftësi të kufizuar të ketë qasje, të marrë pjesë apo të avancohet në punësim, trajnim, përveç nëse kjo masë përbën ngarkesë joproporcionale për punëdhënësin.

Ligjet Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara Nr. 03/L-019
Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara Nr. 03/L-019
Nenet Neni 11

Kushtet e përgjithshme dhe veçanta të punësimit

1. Personi me aftësi të kufizuara ka të drejtë në punësim, integrim në tregun e punës në kushtet përgjithshme dhe te veçanta të përcaktuara me këtë ligj.

2. Me kushte të veçanta personat me aftësi të kufizuara punësohen në Qendrën për aftësimin, riaftësimin profesional, punëtorinë mbrojtëse dhe në qendër punuese, të cilët në bazë të aftësive të punës dhe sipas kushteve të përgjithshme nuk mund të punësohen në tregun e hapur të punës ose ta mbajnë punën e vet.

3. Punësimi në kushte të veçanta konsiderohet edhe vetëpunësimi, si dhe punësimi në ekonominë familjare i personave me aftësi të kufizuara.

4. Me kushtet e përgjithshme të punësimit, nënkuptohet punësimi i personave me aftësi të kufizuara në tregun e hapur të punës.

Nenet Neni 12

Punësimi në tregun e hapur të punës

1. Organet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik si dhe organizatat joqeveritare obligohen që, me kushtet e përshtatshme të punës ti punësojnë personat me aftësi të kufizuara.

2. Çdo punëdhënës është i obliguar të punësoj një person me aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë (50) punëtor.

3. Punëdhënësi i cili nuk i përmbush detyrimet nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, obligohet qe për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, të paguaj në buxhetin e Kosovës kontribute mujore në lartësi prej një përqind (1%) të shumës së pagës minimale.

4. Varësisht nga shkalla dhe kategoria e aftësisë së kufizuar, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me akt të veçantë nënligjor, do të rregulloj dhe përcaktoj vendet e punës dhe punët e përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar.

 

Ligjet LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
Nenet Neni 20

Rekrutimi dhe përzgjedhja e kandidatëve

1. Për rekrutimin e kandidatëve për prokurorë, Këshilli përmes një shpallje publike fton të aplikojnë të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjorë.

2. Me rastin e rekrutimit të një kandidati, Këshilli, në mes tjerash do të marrë parasysh kriteret në vijim:

2.1. njohurinë profesionale, përvojën e punës dhe performancës, përfshirë njohuritë dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

2.2. kapacitetin për arsyetime ligjore siç të jetë dëshmuar përmes veprimtarive profesionale në fushën e drejtësisë, përfshirë këtu si gjyqtarë, prokurorë apo avokatë, punë akademike apo veprimtari tjetër profesionale;

2.3. aftësinë profesionale bazuar në rezultatet e karrierës së mëparshme, përfshirë pjesëmarrjen në forma të organizuara të trajnimit ku është vlerësuar përformanca;

2.4. aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore;

2.5. aftësinë për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndershme, me kujdes dheme përgjegjësi;

2.6. aftësinë komunikuese; dhe

2.7. integritetin personal.

3. Në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin e zbatueshëm, Këshilli zhvillon dhe zbaton procedura për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim si prokurorë.

4. Këshilli zbaton masa dhe veprime rekrutimi, si dhe masa të tjera të cilat i konsideron të nevojshme për të siguruar që një zyrë prokuroriale pasqyron përbërjen etnike të zonës së juridiksionit përkatës.

5. Procedura për vlerësimin e përshtatshmërisë së kandidatit për t’u bërë pjesë e prokurorisë, do të bëhet përmes vërtetimit të të dhënave të dorëzuara nga kandidati, të dhënat nga regjistrat publikë relevantë për vlerësim, përfshirë verifikimin standard të regjistrave për të kaluarën kriminale.

6. Dhënia e përparësisë për kandidatët me kualifikime të barabarta nga komunitetet e nënpërfaqësuara, do të zbatohet përderisa përqindja e prokurorëve pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë në Kosovë të jetë nën pesëmbëdhjetë përqind (15%) dhe / ose përderisa përqindja e prokurorëve të cilët janë pjesëtarë të komunitetit serb të Kosovës, të jetë nën tetë përqind (8%).

7. Këshilli harton rregullore të veçantë për të përshkruar procesin e emërimit dhe të riemërimit të prokurorëve nga komunitetet e nën-përfaqësuara në mesin e prokurorëve që shërbejnë në Kosovë.

Nenet Neni 33

Neni 33

Drejtori i Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë

1. Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë zgjidhet dhe emërohet nga Këshilli në pajtim me procedurat, kriteret dhe kualifikimet që do zhvillohen dhe miratohen nga Këshilli përmes rregulloreve të cilat janë në pajtim me detyrimet kushtetuese dhe detyrimet e rregulloreve të zbatueshme për personelin. Vendi i lirë i punës plotësohet duke u bazuar në një proces konkurrues, të bazuar në meritë dhe të hapur pas publikimit të pozitës.

2. Drejtori i raporton Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë. Drejtori i raporton drejtpërdrejt Kryesuesit të Këshillit dhe i përgjigjet të gjitha kërkesave të Këshillit për informata.

3. Këshilli cakton pagën e Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.

Ligjet LIGJI Nr. 06/L-055 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS
LIGJI Nr. 06/L-055 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS
Nenet Neni 20

Rekrutimi i Gjyqtarëve

1. Këshilli, përmes një njoftimi publik fton të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjorë që të aplikojnë për kandidatë për emërime gjyqësore.

2. Me rastin e rekrutimit të një kandidati, Këshilli, në mes tjerash do të marrë parasysh kriteret në vijim:

2.1. njohuritë profesionale, përvojën e punës dhe performancën, përfshirë njohuritë dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

2.2. kapacitetin për arsyetime ligjore të dëshmuar përmes veprimtarive profesionale në fushën e drejtësisë, përfshirë këtu përvojën si gjyqtar, prokuror apo avokat, punë akademike apo veprimtari tjetër profesionale;

2.3. aftësinë profesionale bazuar në rezultatet e karrierës së mëparshme, përfshirë pjesëmarrjen në forma të organizuara të trajnimit ku është vlerësuar performansa;

2.4. aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore;

2.5. aftësinë për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndershme me kujdes dhe me përgjegjësi;

2.6. aftësinë komunikuese; dhe

2.7. integritetin personal.

3. Këshilli zhvillon procedurat për rekrutimin e kandidatëve për t’u emëruar si gjyqtarë të cilat janë në përputhje me Kushtetutën dhe kriteret e përcaktuara me ligj.

4. Procedura për vlerësimin e përshtatshmërisë së kandidatit për t’u bërë pjesë e gjyqësorit do të bëhet përmes vërtetimit të të dhënave të dorëzuara nga kandidati, të dhënat nga regjistrat publik relevantë për vlerësim, përfshirë verifikimin standard të regjistrave për të kaluarën kriminale.

5. Procesi i rekrutimit të gjyqtarëve porotë do të përcaktohet me rregullore të Këshillit dhe kryhet nga gjykatat përkatëse.

 

Ligjet Ligji nr. 08/l-197 për zyrtarët publik
Ligji nr. 08/l-197 për zyrtarët publik
Nenet Neni 7.1 & 7.2

1 Pranimi në detyrë i nëpunëses/it civil, nëpunëses/it së shërbimit publik, krijueses/it dhe performueses/it së artit dhe kulturës, si dhe nëpunëses/it teknik dhe mbështetës, bazohet në parimin e meritës, e mundësive të barabarta, profesionalizmit dhe integritetit, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë gjinor dhe të komuniteteve, përmes një procedure të hapur dhe konkurruese. 2  ‘’Pranimi në detyrë i nëpunëses/it së kabinetit bëhet përmes emërimit të drejtpërdrejtë nga titullarja/i e kabinetit përkatës’

Nenet Neni 10

Përfaqësimi i komuniteteve Në institucionet publike qendrore, minimum dhjetë për qind (10%) e vendeve të punës në të gjitha kategoritë e zyrtarëve publikë duhet të plotësohen nga pjesëtarët e komuniteteve, të cilat nuk janë shumicë në Kosovë dhe që përmbushin kriteret e pranimit, ndërsa në nivelin komunal, plotësimi i numrit të vendeve të punës për pjesëtarët e komuniteteve bëhet në pajtim me përqindjen e popullatës në atë komunë.

Nenet Neni 11

1 Çdo institucion publik, është i obliguar të punësojë persona me aftësi të kufizuar, duke ju ofruar kushte të përshtatshme të punës, dhe atë një (1) person me aftësi të kufizuar për çdo pesëdhjetë (50) të punësuar në atë institucion.

2 Obligimi i përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni vlen edhe për institucionet publike me më pak se pesëdhjetë (50) të punësuar që duhet të punësojnë së paku një (1) person me aftësi të kufizuar.

 3 Institucionet publike, me qëllim të plotësimit të kuotës sipas paragrafit 1. të këtij neni, mund të hapin konkurs të rekrutimit sipas dispozitave të këtij ligji vetëm për persona me aftësi të kufizuar.

 4 ‘’ Specifikat e marrëdhënies së punës së personave me aftësi të kufizuar, si dhe kriteret për zbatim të këtij neni përcaktohen me akt nënligjor nga Qeveria, pas propozimit të Ministrisë përgjegjëse për Mirëqenien Sociale.

Nenet Neni 20.1 & 20.2

1 Zyrtarja/i publik ka të drejtë për kushte të përshtatshme për kryerjen e detyrave të punës, duke përfshirë mjedisin e sigurt dhe të shëndetshëm të punës në përputhje me legjislacionin përkatës për siguri në punë, si dhe ruajtjen e integritetit dhe dinjitetit së zyrtares/it publik.

 2  Institucioni publik siguron mbrojtjen e të punësuarës/it gjatë ushtrimit të detyrës apo lidhur me të, përfshirë mbështetjen nga organet e specializuara, kur është e nevojshme

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Rasti Thilimmenos kunder. Greqise (aplikimi nr. 34369/97) 06/04/2000

Ështja filloi nga një kërkesë (nr. 34369/97) kundër Republikës Greke të paraqitur pranë Komisionit në bazë të Nenit 25 të Konventës nga një shtetas Grek, Z. Iakovos Thlimmenos ("kërkuesi"), më 18 Dhjetor 1996. Kërkuesi pohoi se refuzimi i autoriteteve për ta emëruar atë në një post të kontabilistit të autorizuar për shkak të bindjes së tij penale për mosbindje, për shkak të besimeve të tij fetare, urdhri për të veshur uniformën ushtarake ishte në kundërshtim me nenet 9 dhe 14 të Konventës dhe që procedurat që ai kishte iniciuar në Gjykatën Supreme Administrative në lidhje me këtë nuk ishin zhvilluar në përputhje me nenin 6 1 të Konventës. Në vërejtjet e tij të paraqitura në 20 tetor 1997 në përgjigje të vëzhgimeve të Qeverisë Greke ("Qeveria") mbi pranueshmërinë dhe bazueshmërinë e çështjes, ai gjithashtu u ankua për shkelje të nenit 1 të Protokollit Nr. 1.

Pohon se ka pasur një shkelje të nenit 14 të Konventës, e marrë në lidhje me nenin 9 dhe ka vendosur që ka pasur një shkelje të nenit 6 1 të Konventës.

Raportet me rekomandime të IAP
Decision Ex officio nr. 499/2016

Ex officio nr. 499/2016
Raport në lidhje me mosrespektimin e procedurave ligjore gjatë procesit të rekrutimit te personelit, sipas konkurseve të shpallura nga Drejtoritë Komunale të Arsimit në Republikën e Kosovës

Hap rekomandimin

Decision Ankesa nr. 592/2016 Fatmir tasholli

Ankesa nr. 592/2016 Fatmir tasholli
Raport me rekomandime lidhur me mosllogaritjen e stazhit të punës për ish zyrtarët policor sipas mënyrës që rregullonte Ligji për Punë të Brendshme i vitit 1978

Hap rekomandimin

Decision Ankesa nr: 12/2017 Mentor Dragusha dhe të tjerët

Ankesa nr: 12/2017 Mentor Dragusha dhe të tjerët
Raport lidhur me trajtimin e pabarabartë në caktimin e koeficientit të pagës për zyrtarët e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë
 

Hap rekomandimin

Decision Ankesa nr. 160/2015 Bajram Kadrija kundër Komunës së Gjakovës Raport përkitazi me shkeljen e të drejtave që dalin nga marrëdhënia e punës

Ankesa nr. 160/2015
Bajram Kadrija kundër Komunës së Gjakovës
Raport përkitazi me shkeljen e të drejtave që dalin nga marrëdhënia e punës

Hap rekomandimin

Decision Ankesa nr. 733/2015

Ankesa nr. 733/2015

Florije Govori - Fejzullahu kundër Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Raport me rekomandime lidhur me dështimin e MASHT-it, për shqyrtim në afatin ligjor të ankesës së parashtruar nga znj. F. G.

Hap rekomandimin

Decision Ex officio nr.127/2017 dhe Ankesa nr. 398/2015

Ex officio nr.127/2017 dhe Ankesa nr. 398/2015
Menidim juridik në cilësinë e mikut të gjykatës në lidhje me padinë e Komunës së Ferizajt kundër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

Hap rekomandimin