Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Prot. 1 neni 1

Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Nenni 17 para 1

Secili ka të drejtë të ketë pasuri, vetë dhe në bashkësi me të tjerët.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji për trashëgiminë Nr. 2004/26 dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/26 Trashëgiminë në Kosovë Nr. 06/L-008 - 2018
Ligji për trashëgiminë Nr. 2004/26 dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/26 Trashëgiminë në Kosovë Nr. 06/L-008 - 2018
Nenet 2

Mund të trashëgohen sendet dhe të drejtat të cilat i përkasin individëve

Ligjet Ligji për maredhënjet e detyrimeve Nr. 04/L-077
Ligji për maredhënjet e detyrimeve Nr. 04/L-077
Nenet 438

1. Me kontratën e shitjes detyrohet shitësi që sendin të cilin e shet t’ia dorëzojë blerësit dhe t’ia kalojë të drejtën e pronësisë, ndërsa blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin dhe ta pranojë sendin. 2. Shitësi i ndonjë të drejte tjetër detyrohet se blerësit do t’ia kalojë të drejtën e shitur, ndërsa kur ushtrimi i asaj të drejte kërkon posedimin e sendit, t’ia dorëzojë edhe sendin.

Ligjet LIGJI NR.03/L-154 PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE
LIGJI NR.03/L-154 PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE
Nenet Neni 2

1. Çdo person mund të fitojë të drejta sendore, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj. 2. Titullari i një të drejte sendore mund të paraqesë këtë të drejtë kundrejt cilitdo person, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe.

Ligjet LIGJI NR. 06/L-016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
LIGJI NR. 06/L-016 PËR SHOQËRITË TREGTARE
Nenet Neni 75

Natyra e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe e Aksionit 1. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar është person juridik e cila është juridikisht e ndarë nga aksionarët. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar ështe vetvetiu bartëse e te drejtave dhe obligimeve. 2. Aksionet në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar janë njësitë në bazë të të cilave bëhet ndarja e pronësisë në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar. 3. Një aksion në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar është pronë personale e aksionarit dhe mund të bartet pjesërisht ose në tërësi, varësisht nga kufizimet e parapara në këtë ligj dhe kufizimet e tjera të përcaktuara në Statut. 4. Në Statutin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar mund, por nuk është e detyrueshme, të parashihet që aksionet të dëshmohen përmes certifikatave të lëshuara nga Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar.

Ligjet LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
LIGJI Nr. 06/L-005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME
Nenet Neni 1

Ky Ligj vendos tatimin mbi pronën e paluajtshme dhe përcakton rregullat dhe procedurat themelore për administrimin e tatimit në pronën e paluajtshme nga komunat dhe Ministria e Financave.

Ligjet LIGJI Nr. 2003 / 15 PËR SKEMËN E NDIHMËS SOCIALE NË KOSOVË
LIGJI Nr. 2003 / 15 PËR SKEMËN E NDIHMËS SOCIALE NË KOSOVË
Nenet 5.3

Të mirat materiale të llogaritshme janë sendet me vlerë që përfshijnë, por nuk përkufizohen vetëm në : pagesat e përgjithshme nga sistemi i Pensioneve Individuale të Kursimit që u jepen pjesëmarrësve ose përfituesve -siç parashihet në Rregulloren 2001/35, pagesa të tjera të përgjithshme, bizneset private apo familjare, prona, disa lloje të caktuara të pasurisë së patundshme, toka, dhe automjetet funksionale që mund të krijojnë të ardhura. Udhëzimi do t’i saktësojë llojet e të mirave materiale të llogaritshme dhe të pallogaritshme dhe principet e vlerësimit të të mirave materiale Në muajin në të cilin merren pagesat e përgjithshme, ato do të trajtohen si të hyra të llogaritshme. Për muajt vijues këto pagesa të përgjithshme do të trajtohen si të mira materiale të llogaritshme.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision SPORRONG AND LÖNNROTH v. SWEDEN

(Application no. 7151/75; 7152/75)

(Përfshirja e eksproprijimit afatgjatë të lejeve të pronësisë, respektivisht për 23 dhe 8 vjet, si dhe ndalimi i ndërtimit në pronat në fjalë. Gjykata u shpreh se kishte pasur shkelje të nenit 1 të Protokollit nr. 1 për shkak të kohëzgjatjes së gjatë në të cilën prona ishte nën kërcënimin e shpronësimit, prandaj ndërtimi nga pronarët ishte i ndaluar, edhe pse shpronësimi nuk ndodhi. Gjykata korrigjoi shumën e kompensimit që u paguhet parashtruesve të kërkesave.)
Decision Papamichalopoulos v Greece
(Application no. 14556/89)

Në çështjen Papamichalopoulos kundër Greqisë, aplikantëve ju ishte  marrë nga shteti tokë e vlefshme që në vitin 1967 gjatë periudhës së diktaturës dhe i ishte dhënë Marinës, e cila më pas themeloi një bazë detare në vend. Që prej asaj kohe aplikantët nuk ishin në gjendje të shfrytëzonin në mënyrë efektive pronën e tyre ose për ta shitur atë. GjEDNJ vendosi se okupimi ilegal i tokës nga ana e autoriteteve ushtarake greke kishte rezultuar me cenimin e nenit 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së.
Decision Belvedere Alberghiera kundër Italisë

 

Në rastin Belvedere Alberghiera kundër Italisë (Aplikimi nr. 31524/96), toka e kompanisë së aplikantit u shpronësua me qëllim të ndërtimit të një rruge. Gjykata kompetente më pas e anuloi vendimin për shpronësim, duke e deklaruar të paligjshme. Megjithatë, sapo kompania kërkuese kërkoi kthimin e tokës, kërkesa e saj u hodh poshtë, duke gjykuar se transferimi i pronës tek autoritetet ishte bërë i pakthyeshëm. Gjykata arriti në përfundimin se mohimi i kthimit të tokës në rrethanat e rastit në fjalë ka shkelur nenin 1 të Protokollit nr. 1.

Decision Broniowski v. Poland
Aktgjykimi Broniowski (Aplikacioni nr. 31443/96) kishte të bënte me dështimin e pretenduar të autoriteteve polake për të respektuar të drejtën e aplikantit për kompensimin e pronës në Lwów (tani Lviv, në Ukrainë) e cila i përkiste gjyshes së tij, kur zona ishte ende pjesë e Polonisë, para Luftës së Dytë Botërore. Gjyshja e aplikantit së bashku me shumë të tjerë që kishin jetuar në krahinat lindore të Polonisë së para luftës u riatdhesua pasi kufiri lindor i Polonisë ishte ri-caktuar përgjatë lumit Bug, pas Luftës së Dytë Botërore. Që nga viti 1946, Ligji polak përcaktoi të drejtën të riatdhesuarëve në kompensim. Megjithatë, pas ndryshimit të legjislacionit në vitin 1990, Thesari i Shtetit nuk ishte në gjendje të përmbushte detyrimin e tij për të plotësuar kërkesat për kompensim, sepse kishte tokë të pamjaftueshme për të plotësuar kërkesën. GJEDNJ konstatoi se e drejta e kërkuesit për të marrë prona kompensuese përbënte posedime për qëllimet e
Neni 1 i Protokollit Nr. 1.
Decision Kozacıoğlu v. Turkey

 

Kozacıoğlu v. Turkey [GC], no. 2334/03, § 63, 19 February 2009: Gjykata ka sqaruar se [shqetësimi] që ka të bëjë me këtë ekuilibër është reflektuar në strukturën e nenit 1 të Protokollit Nr. 1 në tërësi, duke përfshirë, pra,  fjalinë e dytë, e cila duhet të lexohet në dritën e parimit të përgjithshëm të përcaktuar në fjalinë e parë. Në veçanti, Gjykata ka theksuar se duhet të ekzistoj një marrëdhënie e arsyeshme e proporcionit midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit që kërkohet të realizohet nga çdo masë e zbatuar nga Shteti, përfshirë masat që privojnë një person nga pasuritë e tij. 

Decision Tre Traktörer AB v. Sweden, 7 July

Tre Traktörer AB v. Sweden, 7 July 1989: Aplikantit iu hoq një licencë e alkoolit për një restorant me efekt të menjëhershëm për shkak të parregullsive financiare duke ndikuar në mbylljen e restorantit. Qeveria argumentoi se një licencë për të shitur pije alkoolike nuk mund të konsiderohej si një" posedim "në kuptimin e nenit 1 të Protokollit. Sidoqoftë, si Komisioni, ashtu edhe Gjykata mendon se interesat ekonomike të lidhura me drejtimin e [restorantit] ishin posedime ’për qëllimet e nenit 1 të Protokollit. Në të vërtetë, Gjykata ka gjetur tashmë që mirëmbajtja e licencës ishte një nga kushtet kryesore për ushtrimin e biznesit të ndërmarrjes së aplikantit dhe se tërheqja e saj kishte efekte të dëmshme në vlerën e restorantit. Një tërheqje e tillë, pra, përbën, në rrethanat e çështjes, një ndërhyrje në të drejtën e [kërkuesit] për 'gëzimin paqësor të [pasurive] të tij ”.” Lejet e dhëna për restorant u konsideruan si' pasuri 'në kuptimin e nenit 1. Ndërhyrja në të drejtat pronësore u konsiderua proporcionale ndonëse aplikantit nuk iu ofrua asnjë kompensim  për humbjen e shkaktuar dhe efekti i legjislacionit u vlerësua si i rëndë.

Decision Grudić kundër Serbisë

Në rastin Grudić kundër Serbisë, Aplikimi Nr. 31925/08 (2012), Republika e Serbisë papritmas ua ndërpreu pensionet aplikuesve, dy qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga fakti se ata i plotësonin kushtet ligjore për të marrë pensione të tilla. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur njëzëri se kjo ndërprerje ka shkelur të drejtën e aplikuesve për gëzimin paqësor të posedimeve të tyre, sipas Nenit 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe urdhëroi Serbinë t’u ofrojë aplikuesve kompensim të drejtë në pajtim me Nenin 41 të Konventës (shih Grudić, §§90–96). Gjykata po ashtu vendosi—në pajtim me Nenin 46, paragrafi 2 të Konventës—që duke pasur parasysh numrin e madh të aplikimeve nga qytetarë të tjerë të Kosovës, pensionet e të cilëve në mënyrë të ngjashme mund të ishin ndërprerë gabimisht, “Qeveria përgjegjëse duhet të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të siguruar që autoritetet kompetente serbe të zbatojnë ligjet relevante për të garantuar pagimin e pensioneve dhe për të kompensuar për këstet e mëparshme të papaguara në fjalë” (Grudić, §99)