Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Prot. 1 neni 1

Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Nenni 17 para 1

Secili ka të drejtë të ketë pasuri, vetë dhe në bashkësi me të tjerët.

Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI NR. 08/L-205 PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
LIGJI NR. 08/L-205 PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim përcaktimin, rregullimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit përkatësisht të drejtave të autorëve në lidhje me veprat e tyre nga fusha letrare, shkencore dhe artistike. Gjithashtu, mbron dhe rregullon edhe të drejtat e përafërta me të drejtën e autorit, përkatësisht të drejtat e interpretuesve, prodhuesve të fonogrameve, prodhuesve të filmave, organizatave transmetuese, të drejtat mbi veprat e pabotuara më parë, të drejtat e botuesve, të drejtat e botuesve të shtypit në lidhje me përdorimet në internet (në tekstin e mëtejmë: të drejtat e përafërta) dhe të drejtat sui generis të krijuesve të bazave të të dhënave.

Nenet Neni 15

Mbrojtja automatike e të drejtës së autorit pa asnjë formalitet

Autorët gëzojnë mbrojtje me drejtën e autorit për veprat e tyre vetëm me faktin se kanë krijuar veprën. Për ekzistencën dhe zbatimin e të drejtës së autorit nuk kërkohet regjistrimi i veprës apo ndonjë formalitet tjetër.

Ligjet LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Nenet Neni 4

Fitimi i të drejtës në markë tregtare

1. E drejta për markë tregtare fitohet përmes regjistrimit në regjistrin e markave tregtare që e udhëheq API.

2. Personi vendas dhe i huaj mund të jetë pronar i markës tregtare në Republikën e Kosovës.

3. Palët në procedurë, ose personi që nuk është shtetas i Republikës së Kosovës apo nuk ka seli të regjistruar të biznesit në Republikën e Kosovës duhet të përfaqësohet në API vetëm përmes përfaqësuesve të autorizuar të cilët duhet ta përcaktojnë një adresë zyrtare për të gjitha komunikimet zyrtare me API.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Nuk ka rezultat
Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat