Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare KEDNJ
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Prot. 1 neni 1

Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera

Ligjet
Nenet
Ligjet LSHPP
LIGJI NR.03/L-139 PËR SHPRONËSIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME
Nenet Neni 35

1. Nëse një Person është Pronar ose Zotërues i një Interesi në pronën e paluajtshme e cila është objekt i procedurës së shpronësimit dhe ky person me arsye mendon se Vendimi Preliminar (ose cilado pjesë e tij) është në kundërshtim me një ose më shumë kushte të përcaktuara në paragrafin 1. të nenit 4 të këtij ligji, ky person ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë gjykatës kompetente për kundërshtimin e Vendimit Preliminar, pjesërisht ose plotësisht.. 2. Nëse Organi Shpronësues është Organi Shpronësues i një Komune, ankesa paraqitet pranë gjykatës përkatëse komunale. Nëse Organi Shpronësues është Qeveria, ankesa paraqitet pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Nuk ka rezultat