Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Nuk ka rezultat
Ligjet
Nenet
Ligjet LPK
Ligji për Policinë Nr. 04/L-076
Nenet Neni 11

Autorizimet policore

4. Policia ofron siguri dhe mbrojtje për vendet e trashëgimisë fetare dhe kulturore në Republikën e Kosovës.

 

Ligjet LLF
Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Nenet Neni 8

Vendet e Kultit

8.1. Ndërtesat dhe objektet që u takojnë bashkësive fetare, që janë të dedikuara për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të pacenueshme për sa i përket ndërhyrjes së autoriteteve qeveritare, përveç nëse ndonjë urdhër gjyqësor është lëshuar si pasojë e aktiviteteve ilegale ose në rast të rrezikut të afërm për jetën ose shëndetin.    

8.2.  Qasja e lirë nga ana e pelegrinëve, mysafirëve dhe personave të cilët jetojnë përherë ose përkohësisht në institucionet ose objektet fetare duhet garantuar. Ky detyrim merret parasysh gjatë zbatimit të dispozitave që kanë të bëjnë me çështjet e qëndrimit dhe udhëtimit.    

8.3. Mundësia që bashkësitë fetare të kufizojnë qasjen në vendet e tyre, në kuadër të kornizës për vetë administrim, është e garantuar sipas standardeve ndërkombëtare. 

 

Ligjet LZVM
LIGJI NR. 03/L-039 PËR ZONAT E VEÇANTA TE MBROJTURA
Nenet Neni 1

Qëllimi i Ligjit

Ky ligj do të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Rasti Kisha e "Jesus Christ of Latter-Day Saints" k. Mbreterise se Bashkuar (aplikimi nr. 7552/09) 04/06/2014

Rasti u inicua me një kërkesë (nr. 7552/09) kundër Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore të paraqitur më 29 janar 2009 në Gjykatë, në bazë të nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore ("Konventa ") Nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, një organizatë fetare e regjistruar si një kompani private e pakufizuar në Mbretërinë e Bashkuar (" kërkuesi ").

Kërkuesi pretendoi se mohimi i përjashtimit nga niveli i biznesit, i rezervuar për ndërtesat e përdorura për adhurim fetar publik, në lidhje me tempullin e tij në Preston, Lancashire, shkaktoi shkelje të të drejtave të tij sipas nenit 9 të Konventës dhe nenit 1 të Protokollit Nr. 1, të marra vetëm dhe në lidhje me nenin 14, dhe se iu mohua një mjet efektiv për këtë ankesë, në kundërshtim me nenin 13.

  Gjykata vlerësoi se nuk ka pasur shkelje të nenit 14 të Konventës, e marrë në lidhje me nenin 9.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat