Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Nuk ka rezultat
Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Nenet Neni 9

Arsimimi Fetar

9.1. Bashkësitë fetare kanë të drejtë të themelojnë institucione arsimore për nevojat e tyre në pajtim me ligjin në fuqi.    

9.2. Ligji për Arsimin e Lartë rregullon çështjen e studimeve teologjike në universitete.    

9.3. Shkollat e udhëhequra nga bashkësitë fetare qeverisën në bazë të aplikimit neutral të ligjit përkatës sikurse shkollat tjera private.   

9.4. Çdo njëri ka të drejtë të zgjedhë ose të mos e zgjedh arsimin fetar sipas bindjeve dhe besimit personal. Prindërit ose kujdestarët e tjerë ligjorë janë të thirrur t’i përcaktojnë udhëzimet fetare dhe etike për fëmijët e tyre sipas bindjeve ose besimeve të tyre.    

9.5. Arsimi fetar dhe edukimi i të miturve nuk guxon të dëmtojë zhvillimin ose shëndetin e tyre fizik ose mendor.

Ligjet LIGJI NR. 2003/24 I SPORTIT
LIGJI NR. 2003/24 I SPORTIT
Nenet Neni 2

Të gjithë personat, pa dallim moshe, gjinie, kombësie, përkatësie politike, racore, fetare, pavarësisht nga mundësitë fizike e mentale, pavarësisht nga niveli shoqëror ose ekonomik i tyre, e gëzojnë të drejtën e marrjes me veprimtari sportive.

Ligjet LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE
LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE
Nenet Neni 14

Neni 14

Parimi i proporcionalitetit të kufizimeve dhe ndalimeve

2. Kufizimet dhe ndalimet në ushtrimin e lirisë së asociimit bëhen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente, vetëm për organizatat ose aktivitetet që cenojnë rendin kushtetues, shkelin lirinë dhe të drejtat e njeriut, nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare.

Nenet Neni 44

Neni 44

Ndalimi i veprimtarisë së OJQ-ve

1. Me vendim të gjykatës kompetente mund t’i ndalohet veprimtaria OJQ-së, aktivitetet e së cilës cenojnë rendin kushtetues, shkelin liritë dhe të drejtat e njeriut, ose nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Nuk ka rezultat
Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat