Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 4

1. Askush nuk do të mbahet në skllavëri ose në robëri.

2. Askush nuk do të shtrëngohet të kryejë punë me dhunë ose të detyruar.

3. Për qëllim të këtij neni, termi “punë e kryer me dhunë ose e detyruar”, nuk përfshin:

a) çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi të ndaluar në kushtet e

parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente ose gjatë lirimit të tij me kusht;

b) çdo lloj shërbimi të karakterit ushtarak ose, në rastin e kundërshtarëve të ndërgjegjes në

vendet ku kundërshtimi i ndërgjegjes është i njohur me ligj, shërbimi që kryhet në vend të shërbimit ushtarak të detyrueshëm;

c) çdo lloj shërbimi që kërkohet në rast krizash ose fatkeqësish, që kërcënon jetën ose mirëqenien e komunitetit;

d) çdo lloj pune ose shërbimi që është pjesë e detyrimeve normale qytetare.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 4

Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

Ligjet
Nenet
Ligjet KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 163

Skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar

1. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, mban, ruan, vendos, blen apo shet një person tjetër në skllavëri, në kushte të ngjashme me skllavërinë, robëri ose në punë të detyruar, që përfshin por nuk kufizohet në mbajtjen e personit në pronësi, mohimin e fryteve të punës së tij, shtrëngimin e personit për të punuar ose mohimin e lirisë së një personi për të ndryshuar statusin e tij apo të kushteve të punës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

2. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim të kryerjes së veprave nga paragrafi 1. i këtij neni shtyt një person tjetër të heqë dorë nga liria e tij ose ndërmjetëson në shitjen apo blerjen e një personi tjetër, dënohet me dënimin e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni. [...]

 

Nenet Neni 234

Mundësimi ose detyrimi në prostitucion

1. Kushdo që rekruton, organizon, ndihmon, mban, fsheh ose kontrollon personin tjetër për

qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në katër (4) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla ose mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët, kryesi dënohet me gjobë

dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2. ose 3 i këtij neni kryhet kundër personit të moshës mes gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

4. Kur vepra nga paragrafi 1., 2. ose 3. kryhet kundër personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.

5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet kundër personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej jo më pak se dhjetë (10) vjet.

Nenet Neni 166

Fshehja e dokumenteve të identi kimit të viktimave të skllavërisë ose tra kimit me njerëz

1. Kushdo që fsheh, mban, heq, dëmton ose shkatërron dokumentet personale të identi kimitapo pasaportën e personit për të cilin e din se është viktimë e veprës penale të paraparë nënenin 163 dhe 165 të këtij Kodi, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragra 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në shtatë (7) vjet.

Ligjet LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
Nenet Neni 51.3

3. Ndalohen format e rrezikshme të punës së fëmijës, veçanërisht të gjitha format e skllavërisë ose praktikat e ngjashme me skllavërinë. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në punën e detyruar ose të detyrueshme, robërinë e borxheve, robërinë, shitjen dhe trafikimin e fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit ekonomik dhe për qëllime të shfrytëzimit seksual.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Rasti Siliadin k. Frances (aplikimi nr. 73316/01) 26/10/2005

Rasti u inicua një kërkesë (nr. 73316/01) kundër Republikës Franceze të paraqitur në Gjykatë, në bazë të nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga një shtetase Togolase, Znj. Siwa- Akofa Siliadin ("kërkuesi"), më 17 Prill 2001.

Duke u mbështetur në nenin 4 të Konventës, ankuesi pretendoi se dispozitat e ligjit penal të zbatueshëm në Francë nuk i lejonin asaj mbrojtje të mjaftueshme dhe efektive kundër "servitutit" në të cilin ajo ishte mbajtur, ose së paku kundër "punes se detyrueshme ” qe asaj i ishte kërkuar të kryente.

Gjykata vendosi që Shteti i paditur duhet të paguajë kërkuesin, brenda tre muajve nga data në të cilën aktgjykimi bëhet i formës së prerë sipas nenit 44 2 të Konventës, 26,209.69 EUR (njëzet e gjashtë mijë e dyqind e nëntë euro gjashtëdhjetë e nëntë cent) për sa i përket kostove dhe shpenzimeve, plus çdo taksë që mund të ngarkohet dhe që shumat e marra me anë të ndihmës juridike duhet të zbriten nga kjo shumë.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat