Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare PNDCP
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 12.3

3. Tё drejtat e sipёrpёrmendura mund tё kufizohen vetёm kur kjo parashikohet me ligj, dhe kur ёshtё e nevojshme pёr tё mbrojtur sigurinё kombёtare, rendin publik, shёndetin ose moralin publik ose tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve, si dhe kur kёto kufizime janё nё pёrputhje me tё drejtat e tjera tё njohura në këtë Pakt.

Neni 19.3

3. Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёnkupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domosdoshme:

(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve;

(b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.

Neni 4

1. Nё kohën kur njё rrezik publik i jashtёzakonshёm kёrcёnon ekzistencёn e kombit dhe shpallet zyrtarisht si i tillё, shtetet palё tё kёtij Pakti mund tё marrin masa me të cilat shmangen detyrimet e parashikuara në këtë Pakt, në vëllimin përpikërisht të caktuar sipas kërkesave të situatës, me kusht qё kёto masa tё mos jenё nё mospёrputhje me detyrimet e tyre të tjera sipas të drejtës ndёrkombёtare dhe tё mos ngatërrojnë, si pasojё, njё diskriminim tё bazuar vetёm nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, ose origjinё shoqёrore.

2. Asnjë shmangie nga nenet, 6, 7, 8, (par. 1 dhe 2), 11, 15, 16, dhe 18 nuk mund të bëhet sipas kësaj dispozite.

3. Shtetet palё tё kёtij Pakti qё shfrytёzojnё tё drejtёn e shmangies, nёpёrmjet Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara, i njoftojnё menjёherё shtetet e tjera palё tё kёtij Pakti lidhur me dispozitat nga tё cilat ato janё shmangur si dhe lidhur me arsyet qё i kanё shtyrё tё bёjnё kёtё shmangie. Me ndërmjetësimin e njëjtë bëhet një kumtim i mëtejmë lidhur me datёn kur kёto shtete do t'u japin fund kёtyre shmangieve.

Neni 5

1. Asnjё dispozitё e kёtij Pakti nuk mund tё interpretohet asisoj sikur i njeh njё shteti, njё grupi ose njё personi çfarёdo tё drejte pёr tё zhvilluar ndonjё veprimtari ose pёr tё kryer njё veprim qё synon shkeljen e tё drejtave dhe lirive tё njohura nё kёtё Pakt ose kufizimin e tyre nё njё shkallё mё tё gjerё se sa parashikohet me kёtё Pakt.

2. Nuk lejohet asnjё kufizim ose shmangie nga cilatdo tё drejta themelore tё njeriut qё janё tё njohura ose qё janё nё fuqi nё ndonjё shtet palё tё kёtij Pakti nё pёrputhje me ligjet, konventat, aktet ose zakonet e tjera me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ose i njeh nё njё shkallё mё tё vogёl

Neni 22.2

2. Ushtrimi i kёsaj tё drejte mund tё jetё objekt vetёm i kufizimeve qё parashikohen
me ligj dhe qё janё tё nevojshme nё njё shoqёri demokratike në interes tё sigurisё
kombёtare, qetёsisё dhe rendit publik, ose pёr tё mbrojtur shёndetin ose moralin
publik apo tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve. Ky nen nuk ndalon kufizimet ligjore pёr
ushtrimin e kёsaj tё drejte nga anёtarёt e forcave tё armatosura dhe tё policisё.

Instrumentet ndërkombëtare KEDNJ
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
NENI 18

Kufiri i zbatueshmërisë së kufizimeve të të drejtave Kufizimet e lejuara sipas kësaj Konvente ndaj të drejtave dhe lirive të sipërpërmendura nuk do të zbatohen për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat janë parashikuar.

Neni 10.2

2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqesor.

Instrumentet ndërkombëtare DUDNJ
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 29.

1. Secili ka detyrime ndaj bashkësisё ku vetёm aty i mundёsohet zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij.

2. Në ushtrimin e tё drejtave dhe lirive të veta, secili do t'u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë pёrcaktuar me ligj, vetёm me qëllim të sigurimit tё njohjes dhe tё respektimit tё domosdoshёm tё tё drejtave dhe lirive të të tjerëve dhe të plotësimit tё kërkesave tё drejta të moralit, tё rendit publik dhe tё mirëqenies së përgjithshme në njё shoqëri demokratike.

3. Këto të drejta dhe liri kurrsesi nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Instrumentet ndërkombëtare KDF
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 15

1. Shtetet Palë njohin të drejtat e fëmijës për lirinë e organizimit dhe lirinë e grumbullimit paqësor.

2. Asnjë kufizim nuk mund të ketë në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç atyre të përcaktuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurimit kombëtar, të sigurisë publike ose të rendit publik, ose për të mbrojtur shëndetin ose moralin publik, ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

Ligjet
Nenet
Ligjet KPK
Kodi Penal i Republikës së Kosovës 06/l-074 - 2019
Nenet Neni 5

Kufizimet në ekzekutimin e sanksioneve penale dhe masave të trajtimit të detyrueshëm Me ekzekutimin e sanksionit penal ose masës së trajtimit të detyrueshëm, kryesit të veprës penale mund ti kufizohen të drejtat e caktuara vetëm deri në atë masë e cila i përgjigjet natyrës apo përmbajtjes së sanksionit ose masës dhe vetëm në mënyrën me të cilën sigurohet respektimi i dinjitetit njerëzor të tij apo saj, në pajtim me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Ligjet LF
Ligji nr. 2004/32 për familjen i Kosovës dhe LIGJI NR. 06/L-077 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/32 PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Nenet Neni 149.

Privimi nga Kujdesi

(1) Prindërit të cilët e keqpërdorin ushtrimin e të drejtës prindërore ose në mënyrë serioze e neglizhojnë ushtrimin e të drejtës prindërore, privohen nga Kujdesi.

(2) Prindi mund të privohet nga kujdesi për të gjithë fëmijët, e nëse këtë gjë e kërkojnë rrethanat e posaçme, ata privohen nga kujdesi vetëm ndaj njërit fëmijë.

(3) Vendimin mbi privimin e prindërve nga kujdesi prindëror e merr gjykata kompetente në procedurë jashtëkontestimore pasi të ketë marrë mendimin nga Organi i Kujdestarisë dhe pasi të ketë hetuar të gjitha rrethanat relevante lidhur me rastin individual.

 

Ligjet LDPBKSSH
Ligji për të Drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve të Kosovës në sistemin shëndetësor Nr. 2004/38.
Nenet Neni 6.3

6.3. Gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, qytetarit mund t’i kufizohet ushtrimi i të drejtave, vetëm për periudhën e kohës, në masën dhe në mënyrën e përcaktuar me ligj, kushtëzuar nga gjendja shëndetësore e tij.

Nenet Neni 6.4.

6.4. Gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, liria personale e qytetarit mund të kufizohet me metoda ose procedura fizike, kimike, biologjike ose psikologjike, vetëm në rastet e emergjencës, ose në interesin e jetës, të sigurisë fizike dhe të shëndetit të qytetarit ose të të tjerëve, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Kufizimet e qytetarit nuk guxojnë të jenë të natyrës dënuese dhe mund të zgjasin vetëm për periudhën kohore gjatë së cilës ekziston shkaku për të cilin janë urdhëruar ato.

 

Ligjet KPPK
Kodi i Procedurës Penale i Kosovës Nr. 04/L-123 - 2012
Nenet Neni 200

 Vizitat dhe e drejta për të komunikuar

1. Me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues dhe nën mbikëqyrjen e tij ose nën mbikëqyrjen e ndonjë personi të caktuar nga gjyqtari i tillë, i paraburgosuri mund të vizitohet nga farefisi i afërm dhe me kërkesë të tij mund të vizitohet nga mjeku apo nga persona të tjerë, duke respektuar rregullat e institucionit të paraburgimit. Vizita të tilla mund të ndalohen nëse mund të dëmtojnë zbatimin e procedurës penale.

Ligjet LESP
Ligji për ekzekutimin e sankioneve penale NR. 04/L-149 dhe Ligji Nr. 05/L -129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale i Kosovës.
Nenet Neni 58.4

 4. Personit të dënuar i mundësohet të jetë i pranishëm gjatë hapjes së letrës, ose dërgesës tjetër postare dërguar atij, ose nga ai në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni. Në rastin kur ai nuk është i pranishëm informohet menjëherë. Kur hapja e letrës, ose e dërgesës tjetër postare bëhet në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni, përmbajtja e tyre kontrollohet vetëm në masën e nevojshme për nxjerrjen e konstatimit, nëse letra, ose dërgesa tjetër postare përmban ndonjë send të palejuar

Nenet Neni 59.2

2. Përjashtimisht, kolegji i përbërë nga tre (3) gjyqtarë të gjykatës themelore kompetente mund të nxjerrë aktvendim me kërkesë të drejtorit të institucionit korrektuese që:

 2.1. korrespondenca e personit të dënuar me avokatin e tij të mund të hapet, nëse plotësohen kushtet nga paragrafi 3 i nenit 58 i këtij ligji. Në rastin e tillë zbatohet paragrafi 4 i nenit 58 të këtij ligji;

2.2. drejtori i institucionit korrektues mund të hapë dhe të lexojë korrespondencën e personit të dënuar me avokatin e tij, nëse plotësohen kushtet e paraqitura në paragrafin 5 të nenit 58 të këtij ligji. Në rastin e tillë zbatohet paragrafi 6.i nenit 58 të këtij ligji.

Nenet Neni 60.2

 E drejta në thirrje telefonike

 2. Dispozitat e nenit 58 të këtij ligji përshtatëshmërisht aplikohen edhe për mbikqyrje të thirrjeve telefonike.

Ligjet LPK
Ligji për Policinë Nr. 04/L-076
Nenet Neni 18

Kufizimi i përkohshëm i lirisë së lëvizjes

1.Zyrtari policor është i autorizuar që përkohësisht t’ia kufizojë lirinë e lëvizjes personit në një zonë të caktuar ose ta orientojë lëvizjen e tij në një zonë tjetër, me qëllim që të sigurohet zona e caktuar për t’i arritur objektivat legjitime të policisë apo për t’i mbrojtur personat nga rreziku i përkohshëm.

2.Objektivat legjitime të policisë përfshijnë, por nuk kufizohen në mbrojtjen e personave nga fatkeqësitë, epidemitë, dhe rastet e tjera të rrezikut të pashmangshëm.

3.Kufizimi i përkohshëm i lirisë së lëvizjes të personit përfundon menjëherë pasi të arrihen objektivat legjitime të policisë lidhur me kufizimin e përkohshëm.  

Nenet Neni 5

 1Gjykata do t’i jep mundësi secilës palë që të deklarohet rreth kërkesave dhe thënieve të palës kundërshtare.

2 Vetëm në rastet e përcaktuara me këtë ligj gjykata ka drejtë që të vendos mbi kërkesën për të cilën palës kundërshtare nuk i është dhënë mundësia që të deklarohet.

Ligjet LPPA
Ligji Nr. 05/L -031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE
Nenet Neni 5

Neni 5

1. Një veprim administrativ, që për arsye të mbrojtjes së interesit publik kufizon apo cenon të drejtat apo interesat juridike të një personi, duhet të jetë në pajtim me parimin e proporcionalitetit.

2. Një veprim administrativ është në pajtim me parimin e proporcionalitetit vetëm nëse i plotëson këto kushte:

2.1. është i domosdoshëm për të arritur qëllimin e përcaktuar në ligj;

2.2. është i përshtatshëm për të arritur qëllimin e përcaktuar në ligj, dhe 

2.3. kufizimi apo cenimi i të drejtës apo interesit juridik nuk është në shpërpjestim me realizimin e qëllimit të ndjekur.

Ligjet LQDP
LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE
Nenet Neni 17.2

2. Kufizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike ushtrohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit sipas ligjit përkatës për Procedurën e përgjithshme administrative, në përputhje me këtë ligj dhe vetëm për qëllime të mbrojtjes së:

2.1. jetës, shëndetit dhe të sigurisë publike;

2.2. sigurisë shtetërore, mbrojtjes dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare;

2.3. parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së veprave penale në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procesin e hetimit;

 2.4. hetimet disiplinore, në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procedurën disiplinore;

2.5. inspektimit, kontrollimit dhe mbikëqyrjes nga institucionet publike në rastet kur trajtojnë informacion të klasifikuar;

2.6. të drejtës për privatësi dhe e drejta e fshirjes (‘E drejta për t’u harruar’);

2.7. konfidencialitetit komercial siç janë sekretet e biznesit, sekretet profesionale apo të kompanisë;

 2.8. dokumenteve për të cilat institucioni publik apo palët e treta gëzojnë të drejtat e pronësisë intelektuale;

2.9. politikave ekonomike, monetare dhe këmbimore të shtetit;

2.10. konfidencialitet statistikor;

2.11. barazisë së palëve në procedura gjyqësore dhe administrimin efikas të drejtësisë;

2.12. diskutimeve brenda apo ndërmjet institucioneve publike lidhur me shqyrtimin e ndonjë çështjeje, e cila përbën dokument të klasifikuar.

Ligjet LTP
LIGJI Nr. 03/L-118 PËR TUBIMET PUBLIKE
Nenet Neni 4.1

Kufizimet dhe ndalimet e tubimeve publike

1. Me këtë ligj rregullohen tubimet publike, caktohen kufizime apo ndalohen tubimet publike kur ato rrezikojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, sa i përket lirisë, dhe të drejtave të njerëzve të tjerë, moralit dhe shëndetit publik.

 

Nenet Neni 8 1.

Policia e Kosovës mund të ndalojnë një tubim të qetë publik kur konsiderojnë se:

1.1. tubimi publik nuk është lajmëruar në mënyrë të rregullt;

1.2. është paraparë të mbahet në vendin që është ndaluar me këtë ligj;

1.3. kur qëllimet e tubimit nxisin ose thërrasin për përdorimin e dhunës, urrejtës ndërnacionale, fetare racore, politike;

1.4. se ekzistojnë arsye të konsiderueshme se tubimi do të mund të përdorej për dhunë.

2. Tubimi publik sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të ndalohet së paku njëzetekatër (24) orë para se të mbahet.

3. Organizatori apo lajmëruesi i tubimit publik i pakënaqur me vendimin e organit që ka ndaluar tubimin publik mund brenda tri (3) ditëve të ankohet para gjykatës kompetente për shqyrtim të rastit.

4. Gjykata në këtë rast vendos me procedurë të shpejtuar.

5. Tubimi spontan pa organizator të njohur i cili rrezikon të eskaloj në tubim të dhunshëm është i ndaluar.

Ligjet LASH
Ligji Nr. 04/L-088 PËR ARKIVAT SHTETËRORE
Nenet Neni 12. 2.

Neni 12 Shfrytëzimi i materialit arkivor

2. Ky ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje, pas kërkesës në materialin e arkivuar në Agjenci, me përjashtim të kufizimeve të cilat parashihen me këtë ligj dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Nenet Neni 12. 6

Neni  12. 6. Shfrytëzimi i materialit arkivor mund të kufizohet në tërësi apo pjesërisht në këto raste:

6.1. kur ekziston dyshimi se do të rrezikohet mirëqenia e Republikës së Kosovës;

6.2. kur cenohet siguria kombëtare, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare;

6.3. kur cenohet jeta private e individit;

6.4. kur cenohen të drejtat themelore të personave të tretë të garantuara me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale;

 6.5. kur cenohet politika financiare, monetare ose tatimore e shtetit të Republikës së Kosovës;

6.6. çfarëdo dokumenti në përkujdesje të arkivave të Kosovës që përmban informata ose të dhëna që mund t’i prekin të drejtat dhe liritë fundamentale njërzore të garantuara me Konventën Europiane për të drejtat e njeriut.

Ligjet LPA
LIGJI NR. 06/L- 026 PËR AZIL
Nenet Neni 18.4

 4. DSHAM, mund ta ndalojë aplikuesin në Qendrën e Mbajtjes në rastet kur konsideron të nevojshme dhe në bazë të një vlerësimi individual të secilit rast, dhe në qoftë se me masa të tjera alternative më pak shtrënguese alternative nuk mund të arrihet qëllimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes, në rastet e mëposhtme:

4.1. për të përcaktuar ose verifikuar identitetin apo shtetësinë e tij/saj;

4.2. për të përcaktuar elementet në të cilat është bazuar aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare, e që nuk do të mund të siguroheshin pa kufizimin e lirisë së lëvizjes, sidomos kur ekziston rreziku i ikjes së aplikuesit;

4.3. kur është e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare ose sigurisë publike;

4.4. për të vendosur, në kontekst të procedurës, për të drejtën e aplikuesit për të hyrë në territor;

4.5. kur ai ose ajo mbahet për qëllime të procedurës së kthimit, për të përgatitur kthimin dhe/ose kryer procesin e largimit, dhe kur organi kompetent mund të dëshmojë në bazë të kritereve objektive, përfshirë edhe faktin se parashtruesi ka pasur tashmë mundësinë për të filluar procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, se ka baza të arsyeshme për të besuar se personi po aplikon për mbrojtje ndërkombëtare vetëm sa për ta shtyrë ose penguar ekzekutimin e vendimit për kthim.

Ligjet LSHM
LIGJI PËR SHËNDETIN MENDOR Nr. 05/L -025
Nenet Neni 6.2

6.2. Ushtrimi i të drejtave të personave me çrregullime mendore mund të kufizohet vetëm në rastet e parashikuara me dispozitat ligjore në fuqi. Këto kufizime varen nga gjendja shëndetësore e klientit dhe nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut të garantuara me Konventat ndërkombëtare të pranuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Nenet Neni 9.1

1. Heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar i personave me çrregullime mendore është e ndaluar, përveç rasteve të parashikuara me dispozitat ligjore në fuqi. Në raste të veçanta kjo masë mund të propozohet me kërkesë të komisionit psikiatriko - ligjor. Vendimi përkatës merret nga gjykata, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

 

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision MERABISHVILI v. GEORGIA(Application no. 72508/13) 28 November 2017

MERABISHVILI v. GEORGIA(Application no. 72508/13) 28 November 2017

Aplikuesi ka lindur në vitin 1968 dhe ishte është në paraburgim në Tbilisi. Pas të ashtuquajturit "Rose Revolution", që u zhvillua në vitin 2003 në Gjeorgji janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të fituara nga Lëvizja e Bashkuar Kombëtare (më tej "ANN") të kryesuar nga z .. Mikheil Saakashvili dhe aplikantin si bashkëpunëtor të tij të ngusht . Ndërmjet viteve 2005 dhe 2012, aplikanti ishte Ministër i Brendshëm, dhe nga korriku deri në tetor 2012, Kryeministri i Gjeorgjisë. Në zgjedhjet e reja parlamentare në 2012, partia opozitare "Gjeorgjia Dream" u zgjodh në pushtet dhe kërkuesi u zgjodh në Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të UNM. Kishte një kohë kur filluan procedura penale kundër një numri të ish-zyrtarëve të UNMIK-ut, ish-Presidenti Saakashvili u largua nga vendi dhe vetë kërkuesi u përpoq të kalonte kufirin në aeroportin e Tbilisit duke përdorur një pasaportë të rreme. Aplikanti u arrestua dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kutais urdhëroi ndalimin më 22 maj 2013 për dyshimin për kryerjen e një vepre penale të shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit. Aplikanti e kundërshtoi ligjshmërinë e atij paraburgimi, duke argumentuar se qëllimi kryesor i të njëjtit ishte heqja e kërkuesit nga skena politike dhe marrja e informacionit prej tij lidhur me vdekjen e ish kryeministrit dhe llogaritë bankare të ish-presidentit. Ai gjithashtu pohoi se ai u shoqërua fshehurazi nga qelia e burgut gjatë natës së dhjetorit 2013 dhe u dërgua te Drejtori i Administratës së Burgjeve, ku pastaj Prokurori i Përgjithshëm më pas i mori në pyetje çështjet e mësipërme. Më 25 maj 2013, Gjykata e Apelit Kutaisi konfirmoi vendimin e shkallës së parë për paraburgim. Më 17 shkurt 2014, kërkuesi u gjet fajtor për shumicën e veprave penale për të cilat u akuzua, dhe aktgjykimi dhe Gjykata Supreme e konfirmuan atë vendim.

Dhoma e Madhe konstatoi se nuk kishte pasur shkelje të nenit 5 paragrafi 1 në lidhje me arrestimin e ankuesit sepse ishte gjithashtu në përputhje me procedurën e parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale të Gjeorgjisë. Gjithashtu, konstatoi se nuk kishte pasur shkelje të nenit 5 paragrafi 3 në lidhje me vendimin e gjykatës së parë me urdhër ndalimi sepse ishte bazuar në ligj dhe i justifikuar nga ekzistenca e rrezikut të arratisjes dhe ndikimit të dëshmitarëve. Megjithatë, sa i përket një vendimi të mëvonshëm për të vazhduar paraburgimin, Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 5 (3) për shkak se autoritetet vendore nuk dhanë një shpjegim të duhur për një vendim të tillë dhe as nuk dëshmonin se ende ekzistojnë arsyet pse është e nevojshme të mbahen parashtruesit në paraburgim. Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 18 në lidhje me nenin 5 (1) për arsyet në vijim. Para së gjithash, Gjykata theksoi se neni 18, i ngjashëm me nenin 14 të Konventës, nuk është i pavarur, pasi është plotësuese me nenet e tjera të Konventës ose Protokollet e saj që garantojnë të drejta dhe liri të caktuara.

Decision RASHAD HASANOV AND OTHERS v. AZERBAIJAN (Applications nos. 48653/13 07/09/2018

 RASHAD HASANOV AND OTHERS v. AZERBAIJAN (Applications nos. 48653/13 07/09/2018

Aplikuesit janë aktivistë të shoqërisë civile. Ata janë anëtarë të bordit të lëvizjes qytetare NIDA, një organizatë joqeveritare e themeluar nga një grup i të rinjve në shkurt të vitit 2011. Sipas manifestit të saj, NIDA kërkon lirinë, drejtësinë, të vërtetën dhe ndryshimin në Azerbajxhan dhe kundërshton dhunën dhe përdor vetëm ato jo - metodat e dhunshme të luftës. NIDA udhëhiqet nga një bord i anëtarëve të përbërë nga shtatë persona. Kandidatët e parë, të dytë dhe të katërt gjithashtu janë bashkë-themelues.

6. Në janar dhe mars 2013, një numër demonstratash paqësore u mbajtën në Baku në protestë kundër vdekjes së ushtarëve në ushtrinë Azerbajxhanase në situata jo-luftarake. Demonstratat u organizuan përmes mediave sociale dhe aplikantët dhe anëtarët e tjerë të NIDA morën pjesë aktive në organizimin dhe kryerjen e tyre. Një nga demonstratat ishte planifikuar për në 10 mars 2013 në qendër të qytetit.

 Më 7 mars 2013, tre anëtarë të NIDA (S.N., B.G. dhe M.A.) u arrestuan nga agjentët e Ministrisë së Sigurisë Kombëtare ("MNS"). Procedurat e brendshme lidhur me arrestimin dhe paraburgimin e S.N. dhe M.A. janë subjekt i kërkesave të tjera të pazgjidhura para Gjykatës

Ankuesit argumentuan sipas nenit 18 të Konventës se të drejtat e tyre të Konventës ishin kufizuar për qëllime të tjera nga ato të përshkruara në Konventë. Në veçanti, arrestimi dhe ndalimi i tyre kishin pasur për qëllim ndëshkimin e tyre për aktivizmin e tyre politik dhe social si anëtarë të bordit të NIDA, si dhe ndalimin e protestave kundër vdekjes së ushtarëve dhe shkatërrimin e lëvizjes aktive të të rinjve në vend. Per keto aresye Gjykata unanimisht konstaton se ka pasur shkelje të nenit 18 të Konventës në lidhje me nenin 5 të Konventës;

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat