Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 12.3

3. Tё drejtat e sipёrpёrmendura mund tё kufizohen vetёm kur kjo parashikohet me ligj, dhe kur ёshtё e nevojshme pёr tё mbrojtur sigurinё kombёtare, rendin publik, shёndetin ose moralin publik ose tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve, si dhe kur kёto kufizime janё nё pёrputhje me tё drejtat e tjera tё njohura në këtë Pakt.

Neni 19.3

3. Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёnkupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domosdoshme:

(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve;

(b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.

Neni 4

1. Nё kohën kur njё rrezik publik i jashtёzakonshёm kёrcёnon ekzistencёn e kombit dhe shpallet zyrtarisht si i tillё, shtetet palё tё kёtij Pakti mund tё marrin masa me të cilat shmangen detyrimet e parashikuara në këtë Pakt, në vëllimin përpikërisht të caktuar sipas kërkesave të situatës, me kusht qё kёto masa tё mos jenё nё mospёrputhje me detyrimet e tyre të tjera sipas të drejtës ndёrkombёtare dhe tё mos ngatërrojnë, si pasojё, njё diskriminim tё bazuar vetёm nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, ose origjinё shoqёrore.

2. Asnjë shmangie nga nenet, 6, 7, 8, (par. 1 dhe 2), 11, 15, 16, dhe 18 nuk mund të bëhet sipas kësaj dispozite.

3. Shtetet palё tё kёtij Pakti qё shfrytёzojnё tё drejtёn e shmangies, nёpёrmjet Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara, i njoftojnё menjёherё shtetet e tjera palё tё kёtij Pakti lidhur me dispozitat nga tё cilat ato janё shmangur si dhe lidhur me arsyet qё i kanё shtyrё tё bёjnё kёtё shmangie. Me ndërmjetësimin e njëjtë bëhet një kumtim i mëtejmë lidhur me datёn kur kёto shtete do t'u japin fund kёtyre shmangieve.

Neni 5

1. Asnjё dispozitё e kёtij Pakti nuk mund tё interpretohet asisoj sikur i njeh njё shteti, njё grupi ose njё personi çfarёdo tё drejte pёr tё zhvilluar ndonjё veprimtari ose pёr tё kryer njё veprim qё synon shkeljen e tё drejtave dhe lirive tё njohura nё kёtё Pakt ose kufizimin e tyre nё njё shkallё mё tё gjerё se sa parashikohet me kёtё Pakt.

2. Nuk lejohet asnjё kufizim ose shmangie nga cilatdo tё drejta themelore tё njeriut qё janё tё njohura ose qё janё nё fuqi nё ndonjё shtet palё tё kёtij Pakti nё pёrputhje me ligjet, konventat, aktet ose zakonet e tjera me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ose i njeh nё njё shkallё mё tё vogёl

Neni 22.2

2. Ushtrimi i kёsaj tё drejte mund tё jetё objekt vetёm i kufizimeve qё parashikohen
me ligj dhe qё janё tё nevojshme nё njё shoqёri demokratike në interes tё sigurisё
kombёtare, qetёsisё dhe rendit publik, ose pёr tё mbrojtur shёndetin ose moralin
publik apo tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve. Ky nen nuk ndalon kufizimet ligjore pёr
ushtrimin e kёsaj tё drejte nga anёtarёt e forcave tё armatosura dhe tё policisё.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
NENI 18

Kufiri i zbatueshmërisë së kufizimeve të të drejtave Kufizimet e lejuara sipas kësaj Konvente ndaj të drejtave dhe lirive të sipërpërmendura nuk do të zbatohen për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat janë parashikuar.

Neni 10.2

2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqesor.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 29.

1. Secili ka detyrime ndaj bashkësisё ku vetёm aty i mundёsohet zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij.

2. Në ushtrimin e tё drejtave dhe lirive të veta, secili do t'u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë pёrcaktuar me ligj, vetёm me qëllim të sigurimit tё njohjes dhe tё respektimit tё domosdoshёm tё tё drejtave dhe lirive të të tjerëve dhe të plotësimit tё kërkesave tё drejta të moralit, tё rendit publik dhe tё mirëqenies së përgjithshme në njё shoqëri demokratike.

3. Këto të drejta dhe liri kurrsesi nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Nenet Neni 18.7

 Neni 18.7. Aplikuesi mund të parashtrojë padi kundër vendimit në lidhje me masat e kufizimit të lirisë së lëvizjes në Gjykatën Themelore, Departamenti për Çështje Administrative brenda shtatë (7) ditëve të punës nga koha kur është marrë vendimi. Padia nuk do ta pezullojë ekzekutimin e vendimit. Aplikuesi ka të drejtë ta kundërshtojë edhe vendimin e Gjykatës Themelore të Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën e Apelit, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.

Ligjet Fshi LIGJI NR. 04/L-149
LIGJI NR. 04/L-149
Nenet Neni 58.4

 4. Personit të dënuar i mundësohet të jetë i pranishëm gjatë hapjes së letrës, ose dërgesës tjetër postare dërguar atij, ose nga ai në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni. Në rastin kur ai nuk është i pranishëm informohet menjëherë. Kur hapja e letrës, ose e dërgesës tjetër postare bëhet në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni, përmbajtja e tyre kontrollohet vetëm në masën e nevojshme për nxjerrjen e konstatimit, nëse letra, ose dërgesa tjetër postare përmban ndonjë send të palejuar

Nenet Neni 59.2

2. Përjashtimisht, kolegji i përbërë nga tre (3) gjyqtarë të gjykatës themelore kompetente mund të nxjerrë aktvendim me kërkesë të drejtorit të institucionit korrektuese që:

 2.1. korrespondenca e personit të dënuar me avokatin e tij të mund të hapet, nëse plotësohen kushtet nga paragrafi 3 i nenit 58 i këtij ligji. Në rastin e tillë zbatohet paragrafi 4 i nenit 58 të këtij ligji;

2.2. drejtori i institucionit korrektues mund të hapë dhe të lexojë korrespondencën e personit të dënuar me avokatin e tij, nëse plotësohen kushtet e paraqitura në paragrafin 5 të nenit 58 të këtij ligji. Në rastin e tillë zbatohet paragrafi 6.i nenit 58 të këtij ligji.

Nenet Neni 60.2

 E drejta në thirrje telefonike

 2. Dispozitat e nenit 58 të këtij ligji përshtatëshmërisht aplikohen edhe për mbikqyrje të thirrjeve telefonike.

Ligjet LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE
LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE
Nenet Neni 17.6

Neni 17.6 Para marrjes së vendimit për refuzimin e kërkesës për qasje në dokumente publike në tërësi ose pjesërisht, sipas paragrafit 2. të këtij neni, institucioni publik detyrohet të bëjë testin e dëmit dhe të interesit publik në përputhje me nenin 18 të këtij ligji.

Ligjet LIGJI PËR SHËNDETIN MENDOR Nr. 05/L -025
LIGJI PËR SHËNDETIN MENDOR Nr. 05/L -025
Nenet Neni 9.1

1. Heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar i personave me çrregullime mendore është e ndaluar, përveç rasteve të parashikuara me dispozitat ligjore në fuqi. Në raste të veçanta kjo masë mund të propozohet me kërkesë të komisionit psikiatriko - ligjor. Vendimi përkatës merret nga gjykata, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

 

Ligjet LIGJI NR. 08/L-166 PËR TUBIME PUBLIKE
LIGJI NR. 08/L-166 PËR TUBIME PUBLIKE
Nenet Neni 9

Kufizimi i tubimit publik

1. Më së voni dyzet e tetë (48) orë para kohës së mbajtjes së tubimi publik, policia në koordinim me organizatorin, mund të vendosë kufizime rreth kohës, vendit dhe formës së tubimit publik. 2. Tubimeve publike që mbahen në vendet e mëposhtme mund t’u vendosen kufizime të domosdoshme dhe proporcionale sipas paragrafit 1 të këtij neni, nëse është e domosdoshme për të siguruar se ato nuk do të shkaktojnë pengesa të tepërta:

2.1. në afërsi të spitaleve, dhe vendeve ku mund të pengohen automjetet e ndihmës së parë dhe të prishet qetësia e të shtrirëve në spital;

2.2. në afërsi të çerdheve për fëmijë dhe shkollave gjatë kohës së mësimit;

2.3. në udhëkryqe dhe magjistrale, për të mos penguar qarkullimin e automjeteve; 2.4. në vende të tjera duke marrë parasysh kohën e mbajtjes së tubimit publik, numrin e pjesëmarrësve dhe qëllimin e tubimit publik, ku tubimi publik mund të pengojë seriozisht një numër të madh të individëve.

3. Kufizimet nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, duhet të jenë të ligjshme, proporcionale dhe të domosdoshme, për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare apo mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Këto kufizime nuk duhet të ndryshojnë qëllimin e mbajtjes së tubimit publik apo të zvogëlojnë ndjeshëm ndikimin e tij në publikun e synuar nga organizatorët. Kufizimet gjithashtu nuk duhet të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të pjesëmarrësve. 4. Kundër vendimit për kufizim të tubimit publik, mund të parashtrohet ankesë sipas procedurës së përcaktuar në nenin 10 paragrafët 3 dhe 4 të këtij ligji. Neni 10 Ndalimi i tubimit publik 1. Policia e Kosovës mund të ndalojë mbajtjen e tubimit publik, nëse kjo parashihet me ligj, është e domosdoshme, proporcionale dhe si masë e fundit, mbi bazën e një ose më shumë prej arsyeve të mëposhtme: 1.1. kur qëllimet e tubimit publik nxisin ose thërrasin për përdorimin e dhunës, urrejtjes racore, kombëtare, etnike, fetare, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale në mënyrën e cila mund të prish rendin publik. 1.2. ekziston dyshim i bazuar se tubimi publik do të rrezikojë rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve;

2. Për ndalimin sipas paragrafit 1 të këtij neni, policia nxjerr vendim me shkrim më së voni shtatëdhjetë e dy (72) orë para kohës së mbajtjes së tubimit publik. 3. Kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni, brenda njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i vendimit mund të paraqitet ankesë në Komisionin e ankesave për tubime publike në Ministrinë përgjegjëse për punë të brendshme.

4. Komisioni i ankesave vendos në lidhje me ankesën brenda dyzet e tetë (48) orëve nga paraqitja e ankesës.

5. Kundër vendimit të Komisionit mund të paraqitet padi në gjykatën kompetente.

6. Ministri i Ministrisë përgjegjëse për punë të brendshme, nxjerr akt nënligjor me të cilin përcaktohen detyrat, përgjegjësitë, përbërja dhe mandati i anëtarëve të Komisionit

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Sigurdur a. Sigurjónsson v. Iceland

Në këtë çështje, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se arsyet e parashtruara nga Qeveria, edhe pse munden të konsiderohen të rëndësishme, nuk janë të mjaftueshme për të treguar se ishte "e domosdoshme" për të detyruar aplikantin për të qenë anëtar i shoqates Frami, në rrezikun e humbjes së licencës së tij dhe në kundërshtim me mendimet e tij. Në veçanti, pavarësisht kufirit të vlerësimit të Islandës, masat e këtilla kufizuese nuk ishin në përpjesëtim me qëllimin legjitim të ndjekur. Rrjedhimisht, Gjykata ka gjetur shkelje të nenit 11.

Decision MERABISHVILI v. GEORGIA(Application no. 72508/13) 28 November 2017

MERABISHVILI v. GEORGIA(Application no. 72508/13) 28 November 2017

Aplikuesi ka lindur në vitin 1968 dhe ishte është në paraburgim në Tbilisi. Pas të ashtuquajturit "Rose Revolution", që u zhvillua në vitin 2003 në Gjeorgji janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të fituara nga Lëvizja e Bashkuar Kombëtare (më tej "ANN") të kryesuar nga z .. Mikheil Saakashvili dhe aplikantin si bashkëpunëtor të tij të ngusht . Ndërmjet viteve 2005 dhe 2012, aplikanti ishte Ministër i Brendshëm, dhe nga korriku deri në tetor 2012, Kryeministri i Gjeorgjisë. Në zgjedhjet e reja parlamentare në 2012, partia opozitare "Gjeorgjia Dream" u zgjodh në pushtet dhe kërkuesi u zgjodh në Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të UNM. Kishte një kohë kur filluan procedura penale kundër një numri të ish-zyrtarëve të UNMIK-ut, ish-Presidenti Saakashvili u largua nga vendi dhe vetë kërkuesi u përpoq të kalonte kufirin në aeroportin e Tbilisit duke përdorur një pasaportë të rreme. Aplikanti u arrestua dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kutais urdhëroi ndalimin më 22 maj 2013 për dyshimin për kryerjen e një vepre penale të shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit. Aplikanti e kundërshtoi ligjshmërinë e atij paraburgimi, duke argumentuar se qëllimi kryesor i të njëjtit ishte heqja e kërkuesit nga skena politike dhe marrja e informacionit prej tij lidhur me vdekjen e ish kryeministrit dhe llogaritë bankare të ish-presidentit. Ai gjithashtu pohoi se ai u shoqërua fshehurazi nga qelia e burgut gjatë natës së dhjetorit 2013 dhe u dërgua te Drejtori i Administratës së Burgjeve, ku pastaj Prokurori i Përgjithshëm më pas i mori në pyetje çështjet e mësipërme. Më 25 maj 2013, Gjykata e Apelit Kutaisi konfirmoi vendimin e shkallës së parë për paraburgim. Më 17 shkurt 2014, kërkuesi u gjet fajtor për shumicën e veprave penale për të cilat u akuzua, dhe aktgjykimi dhe Gjykata Supreme e konfirmuan atë vendim.

Dhoma e Madhe konstatoi se nuk kishte pasur shkelje të nenit 5 paragrafi 1 në lidhje me arrestimin e ankuesit sepse ishte gjithashtu në përputhje me procedurën e parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale të Gjeorgjisë. Gjithashtu, konstatoi se nuk kishte pasur shkelje të nenit 5 paragrafi 3 në lidhje me vendimin e gjykatës së parë me urdhër ndalimi sepse ishte bazuar në ligj dhe i justifikuar nga ekzistenca e rrezikut të arratisjes dhe ndikimit të dëshmitarëve. Megjithatë, sa i përket një vendimi të mëvonshëm për të vazhduar paraburgimin, Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 5 (3) për shkak se autoritetet vendore nuk dhanë një shpjegim të duhur për një vendim të tillë dhe as nuk dëshmonin se ende ekzistojnë arsyet pse është e nevojshme të mbahen parashtruesit në paraburgim. Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 18 në lidhje me nenin 5 (1) për arsyet në vijim. Para së gjithash, Gjykata theksoi se neni 18, i ngjashëm me nenin 14 të Konventës, nuk është i pavarur, pasi është plotësuese me nenet e tjera të Konventës ose Protokollet e saj që garantojnë të drejta dhe liri të caktuara.

Decision RASHAD HASANOV AND OTHERS v. AZERBAIJAN (Applications nos. 48653/13 07/09/2018

 RASHAD HASANOV AND OTHERS v. AZERBAIJAN (Applications nos. 48653/13 07/09/2018

Aplikuesit janë aktivistë të shoqërisë civile. Ata janë anëtarë të bordit të lëvizjes qytetare NIDA, një organizatë joqeveritare e themeluar nga një grup i të rinjve në shkurt të vitit 2011. Sipas manifestit të saj, NIDA kërkon lirinë, drejtësinë, të vërtetën dhe ndryshimin në Azerbajxhan dhe kundërshton dhunën dhe përdor vetëm ato jo - metodat e dhunshme të luftës. NIDA udhëhiqet nga një bord i anëtarëve të përbërë nga shtatë persona. Kandidatët e parë, të dytë dhe të katërt gjithashtu janë bashkë-themelues.

6. Në janar dhe mars 2013, një numër demonstratash paqësore u mbajtën në Baku në protestë kundër vdekjes së ushtarëve në ushtrinë Azerbajxhanase në situata jo-luftarake. Demonstratat u organizuan përmes mediave sociale dhe aplikantët dhe anëtarët e tjerë të NIDA morën pjesë aktive në organizimin dhe kryerjen e tyre. Një nga demonstratat ishte planifikuar për në 10 mars 2013 në qendër të qytetit.

 Më 7 mars 2013, tre anëtarë të NIDA (S.N., B.G. dhe M.A.) u arrestuan nga agjentët e Ministrisë së Sigurisë Kombëtare ("MNS"). Procedurat e brendshme lidhur me arrestimin dhe paraburgimin e S.N. dhe M.A. janë subjekt i kërkesave të tjera të pazgjidhura para Gjykatës

Ankuesit argumentuan sipas nenit 18 të Konventës se të drejtat e tyre të Konventës ishin kufizuar për qëllime të tjera nga ato të përshkruara në Konventë. Në veçanti, arrestimi dhe ndalimi i tyre kishin pasur për qëllim ndëshkimin e tyre për aktivizmin e tyre politik dhe social si anëtarë të bordit të NIDA, si dhe ndalimin e protestave kundër vdekjes së ushtarëve dhe shkatërrimin e lëvizjes aktive të të rinjve në vend. Per keto aresye Gjykata unanimisht konstaton se ka pasur shkelje të nenit 18 të Konventës në lidhje me nenin 5 të Konventës;

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat