Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё sigurojnё tё drejtёn e barabartё tё burrit dhe tё gruas lidhur me gëzimin e tё gjitha tё drejtave civile dhe politike tё përcaktuara në kёtё Pakt
Askush nuk duhet t'i nёnshtrohet torturёs dhe as dёnimeve ose trajtimeve mizore, çnjerёzore e poshtëruese. Nё veçanti, askush nuk duhet t'i nёnshtrohet njё eksperimenti mjekёsor ose shkencor pa pёlqimin e tij tё lirё.
1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.
2. Çdo person i arrestuar duhet tё informohet, nё çastin e arrestimit, pёr arsyet e arrestimit dhe menjёherё duhet tё njoftohet lidhur me çdo akuzё qё bёhet kundёr tij.
3. Çdo person i arrestuar ose i ndaluar pёr shkak tё njё vepre penale duhet tё nxirret, pa vonesë, pёrpara njё gjykatёsi ose ndonjё zyrtari tjetёr tё autorizuar me ligj pёr ushtrimin e funksioneve gjyqёsore dhe duhet tё gjykohet brenda njё afati tё arsyeshёm ose tё lirohet. Ndalimi i personave tё cilët presin tё gjykohen nuk duhet tё jetё rregull i pёrgjithshёm, por lirimi mund tё kushtёzohet me garanci pёr tё siguruar daljen e tё interesuarit para gjyqit, në cilëndo fazë tjetër të procedurës gjyqësore, dhe po qe se paraqitet nevoja, edhe pёr ekzekutimin e gjykimit.
4. Çdo person qё privohet nga liria e tij me masa arrestimi ose ndalimi ka tё drejtё ankese nё njё gjykatё me qёllim qё kjo tё vendosё, pa vonesё, lidhur me ligjshmёrinё e masёs sё ndalimit dhe tё urdhёrojё lirimin e tij nё qoftё se ndalimi ёshtё i paligjshёm.
5. Çdo person qё ёshtё viktimё e njё arrestimi ose ndalimi tё paligjshёm ka tё drejtё dёmshpёrblimi.
1. Pёr qëllimet e kësaj Konvente termi “torturë” nënkupton çdo veprim me të cilin personit tjetër i shkaktohen qëllimisht dhembje a vuajtje të rënda, fizike ose mendore, me
qëllim që të sigurojë nga ai ose nga ndonjë person i tretë, informacione ose pohime për ta dënuar për veprën të cilën ai ose ndonjë person i tretë e ka kryer ose dyshohet se e ka kryer, ose me qëllim që të frikësohet ose detyrohet ai ose ndonjë person i tretë, ose për ndonjë arsye tjetër të bazuar në diskriminimin e cilitdo lloji, kur dhembjet ose vuajtjet e tilla shkaktohen nga një person zyrtar ose nga një person i tretë që vepron sipas detyrës zyrtare ose me nxitjen a pëlqimin e tij. Ky term nuk përfshin vuajtjet ose dhembjet që rezultojnë vetëm nga sanksionet ligjore, që u përkasin ose janë shkaktuar prej tyre.
2. Ky nen nuk cenon asnjë dokument ndërkombëtar ose asnjë ligj kombëtar që përmban ose mund të përmbajë dispozita të një zbatimi më të gjerë.
1. Çdo shtet palë merr masa efektive legjislative, administrative, gjyqësore, ose masa të tjera për të parandaluar veprimet e torturës në cilindo territor nën juridiksionin e tij.
2. Asnjë rrethanë e jashtëzakonshme, e çfarëdo lloji, qoftë gjendje e luftës ose kërcënim nga lufta, paqëndrueshmëri e brendshme politike apo çdo gjendje tjetër e jashtëzakonshme, nuk mund të shërbejë si shfajësim për torturën.
3. Urdhëri i dhënë nga një epror ose autoritet publik nuk mund të shërbejë si shfajësim për torturën.
1. Asnjë shtet palë nuk do të dëbojë, nuk do të prapësojë, e as nuk do të ekstradojë një person në një shtet tjetër ku ka arsye serioze për të besuar sa ai rrezikon t’i nënshtrohet torturës.
2. Me qëllim të përcaktimit nëse ekzistojnë arsye të tilla, autoritetet kompetente do të marrin parasysh të gjitha rrethanat përkatëse duke përfshirë, kudo që është e zbatueshme, ekzistimin e një vistër dhunimesh sistematike, të rënda, flagrante ose masive të të drejtave të njeriut në një shtet përkatës.
1. Çdo shtet palë siguron që të gjitha veprimet e torturës të konsiderohen vepra penale nga ligji i tij penal. E njëjta gjë vlen për tentim ushtrimin e torturës dhe për çdo veprim tjetër të kryer nga çdo person si pjesëmarrës në torturë apo në bashkëveprim.
2. Çdo shtet palë do të japë dënime përkatëse për këto vepra penale duke marrë parasysh seriozitetin e tyre.
1. Shteti palë, në territorin e të cilit është gjetur kryerësi i supozuar i një vepre penale të përmendur në nenin 4, në rast se nuk e ekstradon atë, ua parashtron çështjen në rastin e
parashikuar në nenin 5, autoriteteve të veta kompetente me qëllim të marrjes së masave të ndjekjes penale.
2. Këto autoritete marrin vendime në të njëjtat kushte sikurse edhe për çdo vepër penale ordinere të një natyre serioze, sipas të drejtës së këtij shteti. Në rastet e parashikuara në nenin 5, paragrafin 2, standardet e dëshmisë që zbatohen për ndjekjen dhe dënimin nuk janë në asnjë mënyrë më pak të rrepta ose ato që zbatohen në rastet e parashikuara në nenin 5, paragrafin 1.
3. Çdo personi të ndjekur për një nga veprat e parashikuara në nenin 4 i garantohet një trajtim i bazuar në drejtësi në të gjitha fazat e procesit.
1. Veprat e parashikuara në nenin 4 duhet të përfshihen detyrimisht në çdo traktat ekstradimi të përfunduar ndërmjet shteteve palë. Shtetet palë zotohen t’i përfshijnë veprat e sipërpërmendura në çdo traktat ekstradimi që do të përfundohet ndërmjet tyre.
2. Në qoftë se një shtet palë që e kushtëzon ekstradimin me ekzistencën e një traktati, merr një kërkesë ekstradimi nga një tjetër shtet palë me të cilin nuk është i lidhur me një traktat ekstradimi, ai mund ta konsiderojë këtë konventë një bazë juridike për ekstradim përsa u përket veprave penale të sipërpërmendura. Ekstradimi varet nga kushtet e tjera të parashikuara nga e drejta e shtetit të cilit i është paraqitur kërkesa.
3. Shtetet palë që nuk e kushtëzojnë ekstradimin me ekzistencën e një traktati i njohin veprat e sipërpërmendura si rast ekstradimi ndërmjet tyre në kushtet e parashikuara nga e drejta e shtetit të cilit i është paraqitur kërkesa.
4. Ndërmjet shteteve palë veprat e sipërpërmendura konsiderohen, përsa i përket mundësisë së ekstradimit, të kryera si në vendin ku kanë ndodhur ashtu edhe në territorin që është nën juridiksionin e shteteve të cilat detyrohen të vendosin kompetencën e tyre në bazë të nenit 5, paragrafit 1.
1. Çdo shtet palë siguron që arsimi dhe informacioni në lidhje me ndalimin e torturës të jenë pjesë përbërëse e trajnimit të personelit civil ose ushtarak të ngarkuar për zbatimin e ligjeve, të personelit mjekësor, të personave zyrtarë dhe të personave të tjerë të cilët mund të marrin pjesë në ruajtjen, marrjen në pyetje ose trajtimin e çdo individi të paraburgosur, të privuar nga liria ose të burgosur në çfarëdo mënyre.
2. Çdo shtet palë përfshin ndalimin e sipërpërmendur në rregullat ose udhëzimet e nxjerra lidhur me detyrimet dhe atributet e personave të tillë.
Çdo shtet palë ushtron një mbikëqyrje sistematike të rregullave, udhëzimeve, metodave dhe praktikave të pyetjes dhe të dispozitave lidhur me ruajtjen dhe trajtimin e personave të arrestuar, të privuar nga liria ose të burgosur në çfarëdo mënyre në çdo pikë të territorit nën juridiksionin e tij, me qëllim që të mënjanohet çdo rast i torturës.
Çdo shtet palë siguron që autoritetet kompetente të fillojnë menjëherë një hetim të paanshëm kurdoherë që ka motive të arsyeshme për të besuar se një veprim i torturës është kryer në çdo pikë të territorit nën juridiksionin e tij.
Çdo shtet palë i siguron çdo personi që pretendon se i është nënshtruar torturës në cilindo territor nën juridiksionin e tij të drejtën e ankimit pranë autoriteteve kompetente të shtetit në fjalë, të cilat do ta shqyrtojnë çështjen menjëherë dhe me paanësi. Do të merren masa për të siguruar mbrojtjen e ankuesit dhe të dëshmitarëve kundër keqtrajtimit ose frikësimit si pasojë e ankimit ose e dhënies së një dëshmie.
1. Çdo shtet palë, në sistemin e vet juridik, i siguron viktimës së një akti të torturës të drejtën për të kërkuar reparacion dhe për t’u dëmshpërblyer me drejtësi dhe në mënyrë adekuate, duke përfshirë mjetet e nevojshme për riaftësim sa më të shpejtë. Në rast të vdekjes së viktimës si pasojë e një veprimi të torturës, ata që kanë pasur pasoja prej saj kanë të drejtë për dëmshpërblim.
2. Ky nen nuk përjashton asnjë të drejtë për dëmshpërblimin të cilin viktima ose personat e tjerë do t’i gëzonin në bazë të ligjeve të vendit.
Çdo shtet palë siguron për çdo deklaratë e cila është provuar të jetë marrë nëpërmjet torturës, të mos përdoret si element prove në një proces, përveç rastit kur ky fakt përdoret kundër personit të akuzuar për torturë për të provuar se është dhënë deklarata.
1. Çdo shtet palë zotohet të parandalojë në çdo territor nën juridiksionin e tij veprime të tjera që përbëjnë dënime a trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, që nuk janë veprime torture, siç është përcaktuar kjo në nenin 1, kur veprime të tilla janë kryer nga një person zyrtar ose nga çdo persopn tjetër që vepron me titull zyrtar, ose me nxitjen e tij ose me miratimin e tij të shprehur ose të heshtur. Në veçanti, detyrimet e përfshira në nenet 10, 11, 12 dhe 13, janë të zbatueshme duke përmendur në vend të torturës forma të tjera të dënimeve a trajtimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese.
2. Dispozitat e kësaj Konvente nuk pengojnë dispozitat e cilitdo instrument tjetër ndërkombëtar ose të ligjit të vendit, që ndalojnë dënimet a trajtimet mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, ose kanë të bëjnë me ekstradimin a dëbimin.
1. Çdo shtet palë, në sistemin e vet juridik, i siguron viktimës së një akti të torturës të drejtën për të kërkuar reparacion dhe për t’u dëmshpërblyer me drejtësi dhe në mënyrë adekuate, duke përfshirë mjetet e nevojshme për riaftësim sa më të shpejtë. Në rast të vdekjes së viktimës si pasojë e një veprimi të torturës, ata që kanë pasur pasoja prej saj kanë të drejtë për dëmshpërblim.
2. Ky nen nuk përjashton asnjë të drejtë për dëmshpërblimin të cilin viktima ose personat e tjerë do t’i gëzonin në bazë të ligjeve të vendit.
1. Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj: (a) kur burgoset ligjërisht, pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente; (b) kur arrestohet ose burgoset ligjërisht për moszbatim të një urdhri të dhënë nga gjykata në përputhje me ligjin ose për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të parashikuar nga ligji; (c) kur është arrestuar dhe paraburgosur për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent, kur ka arsye të besueshme për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale ose kur ka motive të arsyeshme për të besuar se është e nevojshme që të pengohet të kryejë një vepër penale ose të largohet pas kryerjes së saj; (d) kur një i mitur ndalohet ligjërisht, për qëllim edukimi të mbikëqyrur, ose për ndalimin e tij të ligjshëm, me qëllim që të çohet përpara autoritetit kompetent ligjor;
Ndalimi i torturës
Askush nuk mund t'i nënshtrohet torturës, as dënimeve ose trajtimeve Çnjerëzore ose poshtëruese.
Krimet e luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës
1. Kushdo që shkel rëndë Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949, dënohet me:
1.1. burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nënparagrafët 2.4., 2.5., 2.6., 2.7. ose 8. të paragrafit 2. të këtij neni; ose
1.2. burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm, për veprat nga nën-paragrafët 2.1, 2.2 ose 2.3 të paragrafit 2. të këtij neni.
2. Shkelje e rëndë e Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 do të thotë një apo më shumë prej veprimeve vijuese të kryera gjatë kohës së luftës apo konfliktit të armatosur kundër personave ose pasurisë që janë të mbrojtura me dispozitat përkatëse të Konventave të Gjenevës:
2.1. vrasja me qëllim;
2.2. tortura ose trajtimi çnjerëzor, duke përfshirë eksperimentet biologjike;
2.3. shkaktimi i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha ose i dëmtimeve të rënda trupore apo shëndetësore, dhunimi dhe ngacmimi seksual;
2.4. shkatërrimi masiv dhe përvetësimi i pasurisë i pajustifikueshëm nga nevojat ushtarake dhe i kryer në mënyrë të kundërligjshme dhe të qëllimshme; [...]
Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës
1. Kushdo që shkel rëndë nenin 3, që është i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, dënohet me burgim së paku pesë (5) vjet ose me burgim të përjetshëm.
2. Shkelje e rëndë e nenit 3, të përbashkët për të katër Konventat e Gjenevës të 12 Gushtit 1949, do të thotë një ose më shumë nga veprat e mëposhtme të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jo të një karakteri ndërkombëtar kundër personave që nuk marrin pjesë aktive në armiqësi, duke përfshirë edhe pjesëtarët e forcave të armatosura që i kanë dorëzuar armët dhe që nuk janë në gjendje të luftojnë për shkak të sëmundjes, plagëve, ndalimit ose për ndonjë shkak tjetër:
2.1. dhuna ndaj jetës dhe personit, në veçanti vrasja e çdo lloji, gjymtimi, trajtimi mizor dhe tortura;
2.2. kryerja e akteve fyese ndaj dinjitetit të personit, në veçanti poshtërimi dhe trajtimi nënçmues;
2.3. marrja e pengjeve; [...].
Marrja e pengjeve
1. Kushdo që në kundërshtim me Konventën ndërkombëtare kundër marrjes së pengjeve të datës 17 dhjetorit 1979, merr peng dhe kanos se do ta vrasë, do ta plagosë ose se do të vazhdojë ta mbajë personin e tillë me qëllim që ta detyrojë shtetin apo organizatën ndërkombëtare, një person apo grup personash për të kryer apo për të mos kryer një vepër si kusht eksplicit apo implicit për lirimin e personit të marrë peng, dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim.
2. Kushdo që me qëllim e privon nga jeta personin e zënë peng me kryerjen e veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të zënë peng, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
Rrëmbimi
1. Kushdo që e merr apo e mban personin, me qëllim që mos ta liroj para se të nxjerr para, dobi pasurore apo dobi tjera nga ai apo personi tjetër, ose me qëllim që ta detyroj atë apo personin tjetër që të kryej ose mos të kryej një veprim ose të durojë diçka, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
Privimi i kundërligjshëm i lirisë
1. Kushdo që personin tjetër në mënyrë të kundërligjshme e burgos, e mban të mbyllur ose në ndonjë mënyrë tjetër e privon nga liria, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. [...]
Tortura
1. Personi zyrtar ose personi i cili duke vepruar nën ndikimin ose me pëlqimin apo pranimin e heshtur të personit zyrtar kryen aktin e torturës, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. [...]
Ngacmimi Seksual
1. Kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.
2. Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është mësues, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja ose kujdesi i personit të tillë apo në ndonjë mënyrë tjetër ka pozitë të autoritetit mbi atë person, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. [...]
Trafikimi me njerëz
1. Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë
(5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në një perimetër prej treqind e pesëdhjetë
(350) metrash nga shkolla apo mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët ose kur vepra kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
3. Kushdo që organizon një grup personash për të kryer vepër nga paragrafi 1. i këtij neni
dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej shtatë (7) deri në
njëzet (20) vjet.
4. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me:
4.1. gjobë dhe burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për vepër penale
nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni;
4.2. gjobë dhe burgim së paku dhjetë (10) vjet për vepër penale nga paragrafi 3. i këtij
neni.
5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1.-4. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
6. Për qëllime të këtij neni dhe nenit 166 të këtij kodi:
6.1. shprehja “trafikim me njerëz” nënkupton rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.
6.2. shprehja ”shfrytëzim ” ashtu siç është përdorur në nën-paragrafin 6.1. të këtij paragrafi, përfshin, por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve, pornografisë ose formave tjera të shfrytëzimit seksual, lëmoshës, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve apo qelizave.
6.3. pëlqimi i viktimës së trafikimit me njerëz për qëllime shfrytëzimi nuk merret parasysh kur cilado prej mjeteve të përcaktuara më lart në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni është përdorur kundër viktimës së tillë.
6.4. rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pranimi i fëmijës me qëllim të shfrytëzimit konsiderohet “trafikim me njerëz”, madje edhe nëse kjo nuk përfshin asnjërën nga mjetet e përcaktuara më lartë në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni.
Mundësimi ose detyrimi në prostitucion
1. Kushdo që rekruton, organizon, ndihmon, mban, fsheh ose kontrollon personin tjetër për
qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në katër (4) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla ose mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët, kryesi dënohet me gjobë
dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2. ose 3 i këtij neni kryhet kundër personit të moshës mes gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
4. Kur vepra nga paragrafi 1., 2. ose 3. kryhet kundër personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet kundër personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej jo më pak se dhjetë (10) vjet.
Rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimit
2. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh por nuk kufizohet në rrethanat e mëposhtme rënduese:
2.12. nëse vepra penale është akt i urrejtjes, që nënkupton cilëndo vepër penale të kryer ndaj personit, grupit të personave, ose pronës, motivuar në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, identitetit gjinor, gjuhës, fesë, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronë, gjendjes ekonomike, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal, ose për shkak të afërsisë me personat me karakteristikat e lartpërmendura, përveç nëse ndonjë nga këto karakteristika përbën element të veprës penale.
Vrasja e rëndë
1. Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili:
1.1. privon nga jeta fëmijën;
1.2. privon nga jeta femrën shtatzënë;
1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes;
1.4. privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake;
1.5. privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një
ose më shumë personave tjerë;
1.6. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore;
1.7. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të kryerjes apo të fshehjes së ndonjë
vepre tjetër penale, ose për të ndaluar personin nga dhënia e dëshmisë ose sigurimi në
ndonjë mënyrë tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;
1.8. privon nga jeta personin tjetër nga hakmarrja e paskrupullt apo nga motive të tjera
të ulëta, përfshirë hakmarrjen për dhënien e dëshmisë ose sigurimin në ndonjë mënyrë
tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;
1.9. privon nga jeta personin tjetër zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje
me detyrën zyrtare;
1.10. privon nga jeta personin tjetër motivuar në bazë të kombësisë, gjuhës, besimit fetar
ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit
seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të
mbrojtura;
1.11. me dashje kryen dy apo më shumë vrasje, përveç veprave të cilat janë paraparë
në nenin 174 dhe 176 të këtij Kodi;
1.12. privon nga jeta personin tjetër dhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje, përveç
veprave të cilat janë të parapara në nenin 174 dhe 176 të këtij Kodi; ose
1.13. Veprimet përgatitore për cilindo nën-paragraf të paragrafit 1 të këtij neni do të
dënohen.
Dhunimi
1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë,
dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një
fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur
ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës;
3.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të
personit tjetër; ose
3.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi është i pambrojtur dhe ku siguria e
tij është në rrezik.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet:
4.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi
çnjerëzor;
4.2. kryesi e përdor forcën;
4.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin
mendor apo fizik të personit;
4.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
4.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo
substancave tjera;
4.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
4.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive
të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit apo paaftësisë fizike apo mendore, ose
shtatzënisë;
4.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18)
vjet;
4.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi
ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi
është në marrëdhënie familjare me viktimën ;
4.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor,
person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë
mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit:
4.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare,
shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të
personit të tillë apo të personit të tretë;
4.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një
institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në
spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit
apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me
urdhër të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose
4.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i
është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin. dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
6. Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë
(16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.
7. Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet.
8. Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga rrethanat
e parapara në paragrafin 3 ose 4 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
9. Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me
burgim prej së paku njëzet (20) vjet ose me burgim të përjetshëm.
Sulmi seksual
1. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin
apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në një (1) vjet.
2. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin tjetër të prekë kryesin
apo personin e tretë për qëllim seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet
me burgim prej një (1) deri në shtatë (7) vjet:
2.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës;
2.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të
personit tjetër; ose
2.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi i tillë është i pambrojtur dhe ku siguria
e tij është në rrezik.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat
në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi
çnjerëzor;
3.2. kryesi e përdor forcën;
3.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin
mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale;
3.4. kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
3.5. kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo
substancave tjera;
3.6. vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
3.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të
kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit fizik apo mendor, paaftësisë ose shtatzënisë;
3.8. viktima është ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18)vjet;
3.9. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose
gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit ose kryesi është
në marrëdhënie familjare me viktimën;
3.10. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor,
person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë
mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit:
3.10.1. duke keqpërdorur kontrollin e tij mbi gjendjen financiare, familjare,
shoqërore, shëndetësore, të punësimit, shkollimit, fetare ose rrethanave tjera të
personit të tillë apo të personit të tretë;
3.10.2. kur viktima mbahet në burg, paraburgim, qendër disiplinore, në një
institucion të edukimit apo institucion edukativo-korrektues, është pacient në spital, qendër të shëndetit mendor apo rehabilitimit, banor i shtëpisë së kujdesit
apo strehimores, ose mbahet apo është i mbyllur në çfarëdo vendi tjetër me urdhër
të gjykatës apo prokurorisë ose sipas ligjit; ose
3.10.3. duke keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij mbi viktimën dhe e cila i
është besuar kryesit për rritjen, edukimin apo kujdesin
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni rezulton me vdekje të viktimës, kryesi
dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën
gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga
rrethanat e parapara në paragrafin 2 ose 3 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku
pesëmbëdhjetë (15) vjet.
8. Nëse vepra penale nga paragrafi 5 ose 6 i këtij neni rezulton në vdekjen e viktimës, kryesi
dënohet me burgim prej së paku prej pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim ose me burgim të
përjetshëm.
Ndalimi i dëbimit ose i kthimit (Non -refoulement)
1. Republika e Kosovës nuk duhet ta dëbojë ose ta kthejë aplikuesin, refugjatin, personin nënmbrojtje plotësuese apo personin nën mbrojtje të përkohshme në asnjë mënyrë në ku jtë e territoreve, ku do t’i kërcënohet jeta apo liria e tij për arsye të racës, religjionit, përkatësisëkombëtare, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror apo bindjeve të tij politike.
2. Për timet nga paragra 1. i këtij neni nuk do të mund të kërkohen nga një aplikues refugjat,person me mbrojtje plotësuese apo person nën mbrojtje të përkohshme, për të cilin ka arsye të forta të mendohet se ai paraqet rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës apo i cili duke qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për një krim veçanërisht të rëndë, paraqet rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës.
3. Në rastet nga paragra 2. i këtij neni, leja e qëndrimit do të revokohet për një person, por nuk do të kthehet, të dëbohet ose do të ekstradohet për shkaqet që rrjedhin nga e drejta për jetë dhe ndalimi i torturës, trajtimi mizor, çnjerëzor, poshtërues ose ndëshkimi.
Procedurat e veçanta dhe garancitë e pritjes
1. Përmes procedurave të veçanta dhe garancive të pranimit, mbështetja e nevojshme për aplikuesit do të kushtëzohet duke u bazuar në rrethanat e tyre personale në mes të tjerash:të moshës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, aftësi të ku zuar, sëmundje serioze,çrregullim mendor, ose si rezultat i torturës, përdhunimit apo formave të tjera të rënda të dhunëspsikologjike, zike ose seksuale, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e referuaranë këtë ligj.
2. Procedura e njohjes së rrethanave personale të aplikuesve siç është përmendur në paragra n1. të këtij neni, do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme nga zyrtarët përkatës të trajnuar posaçërisht, që nga momenti i shprehjes së qëllimit për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, deri në marrjen e vendimit lidhur me aplikacionin.
3. Dispozitat e nenit 60 për procedurën e përshpejtuar nuk do të zbatohen për aplikuesit të cilët kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale, në veçanti viktimat e torturës, përdhunimit apoformave të tjera të dhunës serioze psikologjike, dhunës zike apo seksuale, në qoftë se sipaskësaj procedure nuk mund të sigurohet mbështetje e duhur.
Personat e cenueshëm
1. Qeveria do t’iu kushtojë vëmendje, trajtim dhe kujdes të veçantë personave të cenueshëm.
2. Nevojat e veçanta sipas këtij ligji do të përcaktohen në bazë të vlerësimit individual të secilitaplikues, refugjat, person nën mbrojtjen plotësuese apo person nën mbrojtje të përkohshme.
3. Aplikuesit, refugjatët, personat me mbrojtje plotësuese apo personat me mbrojtje të përkohshme me nevoja të veçanta, do të kenë trajtim të veçantë në pajtim me nevojat etyre speci ke me rastin e akomodimit, ofrimit të kushteve të veçanta të pranimit, trajtimin enevojshëm mjekësor, dhe këshillimin e nevojshëm psikosocial.
4. Aplikuesit, refugjatët, personat me mbrojtje plotësuese apo personat me mbrojtje tëpërkohshme të cilët kanë qenë objekt i torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda të dhunës, do të marrin trajtimin e duhur për dëmin e shkaktuar nga akte të tilla, në veçanti mundësinë për të pasur trajtimin apo kujdesin e duhur mjekësor dhe psikologjik.
5. Ata që punojnë me viktimat e torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda të dhunësduhet të kenë marrë ose do të marrin trajnimin e duhur në lidhje me nevojat e tyre, dhe duhett’i përmbahen rregullave të kon dencialitetit në lidhje me ndonjë informacion që ata mund tëmarrin gjatë punës së tyre.
Kujdesi shëndetësor
1. Aplikuesit kanë të drejtë në kujdes shëndetësor e cila përfshinë, kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin thelbësor të sëmundjes dhe çrregullimeve të rënda mendore.
2. Aplikuesit të cilët i janë nënshtruar përdhunimit, torturës ose formave të tjera të rënda të dhunës, si dhe aplikuesëve në pozitë të cenueshme, do t’iu afrohet trajtim i nevojshëm mjekësor sipas nevojave speci ke dhe pasojave të shkaktuara.
Aplikacioni i pabazuar
1. DSHAM-i do të refuzojë aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare i cili konsiderohet i pabazuar në procedurë të përshpejtuar në pajtim me garancitë procedurale të përcaktuara në këtë ligj në rastet kur:
1.1. aplikuesi, në momentin e parashtrimit të aplikacionit të tij apo saj dhe fakteve përkatëse, ka ngritur vetëm çështje që nuk janë relevante për shqyrtimin nëse ai oseajo kuali kohet si për tues i mbrojtjes ndërkombëtare në pajtim me këtë ligj;
1.2. aplikuesi vjen nga një shtet i sigurt i origjinës, brenda kuptimit të këtij ligji;
1.3. aplikuesi ka mashtruar organin kompetent duke paraqitur informata apo dokumente të rrejshme, ose duke fshehur informata apo dokumente relevante që vërtetojnë identitetin apo shtetësinë e tij ose saj, në rast se kjo do të kishte ndikim negativ në vendim; ose
1.4. ka gjasa që, me qëllime të këqija, aplikuesi të ketë shkatërruar apo zhdukurdokumentet e identitetit apo udhëtimit të cilat do të ndihmonin në përcaktimin e identitetit apo shtetësisë së tij apo saj; ose
1.5. aplikuesi ka bërë deklarata jokonsistente dhe kundërthënëse, qartas të rrejshmeapo dukshëm të paqëndrueshme, të cilat bien ndesh me informatat e vërtetuara që vijnë për shtetin e origjinës, duke bërë kësisoj pretendime qartë jo të bindshme në lidhjeme atë nëse ai ose ajo kuali kohet si për tues i mbrojtjes ndërkombëtare, në kuptimtë këtij ligji;
1.6. aplikuesi ka paraqitur një aplikim tjetër për mbrojtje ndërkombëtare që nuk është epranueshme sipas nenit 64 të këtij ligji; ose
1.7. aplikuesi është duke paraqitur aplikacionin vetëm për të vonuar apo penguar njëvendim të mëhershëm që do të rezultonte me largimin e tij apo saj; ose
1.8. aplikuesi ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të paligjshmeose e ka shtyrë qëndrimin në Republikën e Kosovës në mënyrë të paligjshme dhe pa arsye të qëndrueshme, ose nuk është paraqitur para organit kompetent ose nuk ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare sa më shpejtë që ka qenë e mundur, marrë parasysh rrethanat e hyrjes së tij apo saj; ose
1.9. aplikuesi refuzon veprimin në pajtim me obligimet për të dhënë shenjat e gishtërinjvesipas nenit 34 të këtij ligji;
1.10. aplikuesi mundet, për arsye serioze, të konsiderohet si rrezik për sigurinë publike ose rendin publik në Republikën e Kosovës, ose aplikuesi është dëbuar me dhunë për arsye serioze për sigurinë publike apo rendin publik, në bazë të legjislacionit kombëtar.
2. Organi kompetent do ta informojë aplikuesin me kohë për zbatimin e konceptit të vendit të sigurt të origjinës, në mënyrë që t’i mundësohet atij/asaj për të kundërshtuar zbatimin ekonceptit të vendit të sigurt të origjinës në kontekst të natyrës dhe rrethanave të tij personale nëkuptimin e kuali kimeve të tij/saj për të për tuar mbrojtjen ndërkombëtare sipas këtij ligji.
3. Dispozitat e nenit 60 të këtij ligji nuk do të zbatohen për aplikuesit në pozitë të cenueshme të cilët kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale, sidomos viktimat e torturës, përdhunimitose një formë tjetër e dhunës serioze psikologjike, zike ose seksuale, në qoftë se garancitë eveçanta/përkrahja e duhur nuk mund të sigurohet.
4. Aplikacionet e fëmijëve të pashoqëruar mund të shqyrtohen dhe vendimi të bazohet në arsyet e përcaktura në nën-paragrafët 1.2., 1.6. dhe 1.10. të këtij neni.
E drejta në kujdesin shëndetësor
1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në kujdes shëndetësor e cila përfshinë, kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin e sëmundjes.
2. Personat nën mbrojtje të përkohshme të cilët i janë nënshtruar përdhunimit, torturës ose formave të tjera të rënda të dhunës si dhe aplikuesve me nevoja të veçanta, do t’iu ofrohet trajtim i nevojshëm mjekësor sipas nevojave speci ke dhe pasojave të shkaktuara.
Parimet drejtuese
1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit, apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues.
2. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrë plotësisht të paanshme. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal në Republikën e Kosovës.
3. Me qëllim të eliminimit të shkaqeve të korrupcionit në Shërbimin Korrektues, institucionet korrektuese dhe në Shërbimin Sprovues, në pajtim me këtë Ligj, aktet nënligjore përkatëse, të cilat do të nxjerren për zbatimin e këtij ligji, duhet të vendosin dispozitat antikorruptive, në veçanti për promovimin dhe ekzistimin e sistemit të qartë për shpërblime dhe sanksione në pjesën e zbatimit të programit të veprimit, zhvillimin e standardeve të etikës etj, si mekanizma për luftën kundër korupcionit.
4. Gjatë ekzekutimit të sanksionit penal gjithmonë respektohen të drejtat e personit të dënuar. Këto të drejta mund të kufizohen vetëm në atë masë që është e domosdoshme për ekzekutimin e sanksionit penal në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
5. Ekzekutimi i sanksioneve penale duhet të nxisë sa më shumë që të jetë e mundur pjesëmarrjen e personit të dënuar në risocializimin dhe riintegrimin e tij shoqëror, përmes planifikimit të dënimit dhe planit individual, si dhe bashkëpunimit të shoqërisë në arritjen e qëllimeve të tilla.
6. Qëllimi i risocializimit dhe riintegrimit të personit të dënuar në bashkësi, po ashtu duhet të plotësohet përmes nxitjes dhe organizimit të pjesëmarrjes së institucioneve ose të organeve publike dhe private, si dhe të individëve në procesin e riintegrimit.
1. Punonjësit e IPK-së duhet të respektojnë Kodin e Etikës të IPK-së dhe parimet që parashihen meKodin e Mirësjelljes për Nëpunësit Civil.
6. IPK, gjatë hetimit, në pajtim më ligjin e aplikueshëm, është e autorizuar të mbledhë informacione dhe dëshmi, për të përcaktuar sjelljen e punonjësit të Policisë, për të cilin është iniciuar rasti.
7. IPK, duhet t’i zhvillojnë hetimet e tyre në mënyrë të saktë dhe të shpejtë, më qëllim të rritjes së besimit në sundimin e ligjit.
8. Hetuesit e IPK-së autorizimet e tyre i ushtrojnë në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.
9. Procedurat dhe marrja e vendimeve nga IPK, duhet të jetë e hapur dhe transparente, përveç nëse kjo do të rrezikojë apo pengojë rrjedhën e hetimeve.
10. IPK pranon dhe regjistron çdo ankesë të paraqitur nga qytetarët.
Përdorimi i forcës
1. Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë forcën, vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhevetëm deri në atë nivel që kërkohet për t’i arritur objektivat legjitime të policisë.
2. Zyrtari policor mund ta përdorë forcën për ta mbrojtur jetën e personit, për ta parandaluar sulmin, kryerjen e veprës penale, arratisjen e kryesit të veprës apo atëherë kur masat e tjera nuk janë të suksesshme për arritjen e një objektivi tjetër legjitim të policisë.
3. Zyrtari policor vepron me maturinë e tij/saj për ta përcaktuar llojin e forcës më të përshtatshme dhe kufizimet në përdorimin e forcës. Zyrtari policor merr parasysh rrethanat specifike, natyrën e veprës penale, shkallën e rrezikut ndaj personave të tjerë që janë të pranishëm dhe gjendjen fizike, mentale dhe emocionale të personit ndaj të cilit përdoret forca.
4. Në rastet e përdorimit të forcës, zyrtari policor duhet të përpiqet ta minimizoj ndërhyrjen në të drejtat dhe liritë e personit dhe të minimizoj çfarëdo pasoje të dëmshme.
5. Përdorimi i forcës, si term që përdoret në këtë ligj, përfshin por nuk kufizohet vetëm në përdorimin e forcës fizike, shufrës zyrtare, sprejit, mjeteve pranguese, mjeteve për ndalimin e automjeteve, qenit të policisë, mjeteve kimike për paaftësim të përkohshëm, kalit të policisë, armëve të zjarrit, topave të ujit, automjeteve dhe llojeve të veçanta të armëve dhe mjeteve shpërthyese.
Përdorimi i armëve të zjarrit
1. Zyrtari policor është i autorizuar të posedoj dhe ta bartë armën zyrtare të zjarrit të lejuar nga policia. Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë armën e zjarrit vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që kërkohet për ta arritur objektivin ligjor të policisë, kur përdorimi i saj është në proporcion me shkallën e rrezikut dhe seriozitetin e veprës penale në atë situatë, dhe vetëm nëse konsiderohet se me përdorimin e mjeteve më të vogla të forcës nuk do të arrihen objektivat legjitime të policisë.
2. Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë armën e zjarrit kundër personit tjetër vetëm kur mjetet më pak ekstreme janë të pamjaftueshme që ta:
2.1. mbroj jetën e vet ose jetën e të tjerëve nga sulmet e pashmangshme;
2.2. parandaloj kryerjen e pashmangshme apo vazhdimësinë e veprës penale që shkakton rrezik të lartë për jetën;
2.3.arrestoj personin i cili paraqet rrezik për jetën e të tjerëve dhe që u reziston urdhrave ligjor të dhënë nga zyrtari policor; dhe
2.4. parandaloj arratisjen e personit i cili paraqet rrezik të pashmangshëm për jetën e personave të tjerë dhe që u reziston urdhrave ligjorë të dhënë nga zyrtari policor.
3. Para se ta përdorë armën e zjarrit, zyrtari policor jep vërejtje gojore, prezanton vetën si zyrtar policor, duke urdhëruar personin që të ndalet, por edhe duke e paralajmëruar se do të shtie nëse ai/ajo nuk ndalet.
4. Si masë e veçantë në rrethana urgjente, zyrtari policor mund të mos e bëjë paralajmërimin në rast se një veprim i tillë e rrezikon zyrtarin policor ose personat e tjerë nga një rrezik serioz i pashmangshëm.
5. Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë armën e zjarrit kundër kafshëve, kur ato paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë e cilitdo person, ose për shkak të rrezikut nga sulmi.
Detyra e zyrtarit policor për t’i zbatuar urdhrat e ligjshëm dhe për t’i refuzuar urdhrat e paligjshëm
1. Zyrtari policor ka për detyrë t’i zbatoj urdhrat e ligjshëm të dhëna nga mbikëqyrësi.
2. Zyrtari policor ka për detyrë t’i refuzoj urdhrat të cilët janë të paligjshëm dhe të raportoj për këtë menjëherë në pajtim me aktet nënligjore.
3. Zyrtari policor nuk do të shkaktoj, nxis, mbështes ose toleroj asnjë akt të torturës, degradimit ose trajtimit çnjerëzor në çfarëdo rrethanash, ndërsa asnjë rrethanë e jashtëzakonshme apo urdhër i lëshuar nuk do ta arsyetojë veprimin e tillë.
Kategoria e të huajve që nuk dëbohen
1. I huaji nuk dëbohet nëse i plotëson njërën nga kushtet e mëposhtme:
1.1. është i pajisur me leje qëndrim të përhershëm;
1.2. ka lindur në Republikën e Kosovës;
1.3. ka hyrë në Republikën e Kosovës si fëmijë i pashoqëruar dhe është pajisur me leje qëndrim të përhershëm;
1.4. është i pajisur me leje të përkohshme qëndrimi dhe është martuar me një të huaj, i cili ka leje të përhershme qëndrimi ose me një shtetas të Kosovës;
1.5. ekziston dyshimi i bazuar se i huaji, në vendin e origjinës apo në një vend tjetër, do tëdënohet me vdekje, do t’i nënshtrohet torturës, trajtimit çnjerëzor e degradues apo dënimevepër shkaqe diskriminuese;
1.6. fëmija i pashoqëruar, nëse nga vendi i origjinës, një vend tjetër ose nga institucione të tjera nuk garantohet ribashkimi familjar ose kujdesi i duhur shëndetësor;
1.7. është anëtar i familjes së të huajit, të cilit i njihet statusi i refugjatit në Republikën e Kosovës.
2. Përjashtimisht, i huaji mund të dëbohet, edhe pse përmbushen kushtet e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, në qoftë se qëndrimi i tij rrezikon rendin dhe sigurinë publike, si dhe përbën kërcënim për sigurinë shtetërore.
Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese
1. Avokati i Popullit vepron si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese (në tekstin e mëtejmë: MKP).
2. Në kuadër të përgjegjësive si MKP, Avokati i Popullit është i obliguar që:
2.1.të vizitojë rregullisht dhe pa paralajmërim të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, duke përfshirë ndalimin policor, paraburgimin, qëndrimin në institucionet shëndetësore, ndalimin doganor, ndalimin e emigracionit dhe çdo vend tjetër kur dyshohet se ka shkelje të të drejtave dhe lirive të njëriut;
2.2.në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit të krijojë një mekanizëm të veçantë që do të kryejë të gjitha funksionet e MKP. Personeli i këtij mekanizmi, përveç juristëve duhet të përfshijë profesionistë të fushave të ndryshme, posaçërisht mjekë, psikologë dhe punëtorë social me përvojë në këtë fushë.
3. Ekspertët dhe personat e specializuar të angazhuar nga Avokati i Popullit për nevojat e MKP- së, duhet të kenë të drejtat dhe obligimet e njëjta sikurse personeli tjetër i Avokatit të Popullit,përfshirë të drejtën për të vizituar vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, për fotogra mdhe incizim radio dhe audio vizuele, të gëzojnë mbrojtjen nga ndërhyrja e jashtme në punën e tyre, si dhe të drejtën që të mos japin të dhëna, informata apo sqarime për gjetjet e tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre në këtë fushë.
4. Gjatë kryerjes së funksionit si MKP, Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e tij kanë të drejtëqasjeje në informatat për gjendjen shëndetësore të personave të privuar nga liria, përfshirë edhe qasjen në dosjet e tyre mjekësore, me pajtimin e tyre, si dhe të dhënat personale të këtyre personave.
5. Avokati i Popullit mund të jap rekomandime për përputhshmërinë e ligjeve, dhe akteve të tjera nënligjore apo administrative, udhëzuesve dhe të praktikave të aplikuara në Kosovë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të torturës si dhe formave të tjera trajtimit apo ndëshkimit mizor, jonjerëzor dhe poshtërues.
6. Avokati i Popullit duhet të bashkëpunojë me mekanizmat ndërkombëtar dhe vendor në fushën e parandalimit të torturës si dhe formave të tjera trajtimit apo ndëshkimit mizor, jonjerëzor dhe poshtërues.
7. Avokati i Popullit mund të jap sugjerime dhe rekomandime për personat dhe institucionetpërgjegjëse ku mbahen personat e privuar nga liria pa marrë parasysh llojin apo objektin dhe rrethanat e mbajtjes së tyre, për përmirësimin e trajtimit dhe kushteve të tyre.
Dispozitat kalimtare
1. Avokati i Popullit ka kompetenca edhe për rastet që paraqiten para hyrjes në fuqi të këtij ligji kur nga faktet rezulton vazhdimi i shkeljes së një ose më shumë standardeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut ose përbëjnë keqpërdorim të vazhdueshëm të pushtetit.
2. Brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Institucioni i Avokatit të Popullit nxjerrë Rregulloret e parapara me këtë ligj.
3. Brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Institucioni i Avokatit të Popullit llon meushtrimin e kompetencave dhe obligimeve ligjore si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese.
3. Ekstradimi nuk lejohet nëse ka arsye për të besuar se personi nuk do të pranojë garancitë minimale për një gjykim të drejtë në shtetin kërkues, siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kushtet për Transferim
1. Në përputhje me këtë .igj, personi i dënuar mund të transferohet vetëm pas plotësimit të kushteve në vijim:
1.1. personi është shtetas i shtetit zbatues;
1.2. aktgjykimi është i formës së prerë;
1.3. në kohën e pranimit të kërkesës për transferim, personi i dënuar ka ende të paktën gjashtë (6) muaj të dënimit për të vuajtur apo nëse dënimi është i pacaktuar;
1.4. personi i dënuar pajtohet me transferimin, ose duke marrë parasysh moshën ose gjendjen e tij apo saj fizike apo mendore, një pëlqim i tillë jepet nga përfaqësuesi i autorizuar;
1.5. shteti zbatues pajtohet për transferim. 2. Transferimi i personit të dënuar nuk lejohet nëse:
2.1. ka dyshime se personi i kërkuar për transferim mund t'i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese.
2.2. ka arsye serioze për të besuar se, nëse personi i kërkuar transferohet, ai apo ajo do të ndiqet penalisht ose të dënohet për shkak të racës, fesë, shtetësisë, përkatësisë në një grup të caktuar shoqëror ose bindjeve politike, ose që gjendja e tij apo saj do të vështirësohej edhe më shumë për shkak të njërës nga këto arsye.
3. Në raste të veçanta, Ministria mund ta miratoj kërkesën për transferim edhe nëse kohëzgjatja e dënimit të mbetur për tu vuajtur është më e shkurtër se ajo e përcaktuar në paragrafin 1.3. të këtij neni.
4. Ministria në pranimin e kërkesës për transferim mund të përcaktojë kushtet e mëposhtme:
4.1. personi që do të transferohet nuk do të ndiqet penalisht ose të dënohet për një vepër tjetër penale të kryer para transferimit;
4.2. personit nuk mund t’i shqiptohet dënim më i rëndë se sa ai që është dhënë;
4.3. personi nuk mund të dorëzohet apo ekstradohet tek shteti i tretë pa lejen e Ministrisë; 5. Ministria mund të vendos edhe kushte të tjera për transferim.
Personat nga neni 3 i këtij ligji që kanë mbetur me pasoja te faktuara psikike, fizike ose psiko-fizike, si rezultat i veprimeve të dhunshme, frikësuese, të torturës, të traumave, të keqtrajtimeve dhe të keqpërdorimeve të tjera, gjatë dhe pas procedurës hetimore, kanë të drejtë për rehabilitim, për mbrojtje dhe për sigurim shëndetësor në përputhje me ligjin, duke përjashtuar ata që janë përfshirë në ndonjë kategori përfituese mbi këtë bazë
Rasti u inicua me dy kërkesa (nr. 34356/06 dhe 40528/06) kundër Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore të paraqitur në Gjykatë sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa "). Në të parën, aplikanti është Z. Ronald Grant Jones, një shtetas britanik i lindur në vitin 1953. Kërkesa e tij u paraqit në 26 korrik 2006. Në të dytën, aplikantët janë Z. Alexander Hutton Johnston Mitchell, Z. William James Sampson dhe Z. Leslie Walker. Ata janë gjithashtu shtetas britanikë që kanë lindur përkatësisht në 1955, 1959 dhe 1946. Z. Sampson gjithashtu ka kombësi kanadeze. Kërkesa e tyre u paraqit në 22 shtator 2006. Më 15 mars 2001, ndërsa ai jetonte dhe punonte në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Z. Jones u plagos lehtë kur një shpërthim bombe jashtë një librari në Rijad. Ai pretendon se të nesërmen ai u mor nga spitali nga agjentë të Arabisë Saudite dhe u arrestua në mënyrë të paligjshme për gjashtëdhjetë e shtatë ditë. Gjatë asaj kohe ai u torturua nga një nënkolonel Abdul Aziz. Më 12 shkurt 2003 Arabia Saudite kërkoi që kërkesa të hidhej poshtë me arsyetimin se ajo dhe shërbyesit dhe agjentët e saj kishin të drejtën e imunitetit dhe se gjykatat angleze nuk kishin juridiksion. Gjykata vendosi me gjashtë vota kundër një, se nuk ka pasur shkelje të nenit 6 1 të Konventës në lidhje me pretendimin e Z. Jones kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe me gjashtë vota për një, se nuk ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 i Konventës në lidhje me pretendimet e aplikantëve kundër zyrtarëve shtetërorë të emëruar.
|
Ex officio nr. 214/2018
Raport me rekomandime në lidhje me arrestimin dhe largimin me forcë të gjashtë shtetasve turq nga territori i Republikës së Kosovës.
RAPORT I MEKANIZMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS
Raport me rekomandime përkitazi me monitorimin në pikat e kalimit të kufirit në: Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë,Pikën kufitare “Hani i Elezit”, Pikën kufitare “Vërmicë"
RAPORT I MEKANIZMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS
Raport me rekomandime lidhur me vizitën në Qendrën për Integrim dhe Rehabilitim të sëmurve kronik psikiatrik në Shtime
RAPORT I MEKANIZMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS
Raport me rekomandime lidhur me vizitën në në Burgun e Sigurisë së Lartë
RAPORT I MEKANIZMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS
Raport me rekomandime lidhur me vizitën në Institutin Special në Shtime
RAPORT I MEKANIZMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS Raport me rekomandime lidhur me monitorimin në Qendrën e Mbajtjes për të Huajt në Vranidoll
RAPORT I MEKANIZMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS
Raport lidhur me vizitën në Shtëpinë për Personat e Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare
RAPORT I MEKANIZMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS
Raport lidhur me Vizitat në Stacionet Policore
RAPORT I MEKANIZMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS Raport me rekomandime përkitazi me monitorimin në Qendrën për Azilkërkues
RAPORT I MEKANIZMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS
Raport me rekomandime përkitazi me monitorimin në Qendrën Rajonale të Mbajtjes në Prishtinë