Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Askush nuk duhet të dënohet pёr veprime ose mosveprime tё cilat nuk kanë qenë vepra penale sipas tё drejtёs kombёtare ose ndёrkombёtare nё kohёn kur janё kryer. Po ashtu nuk duhet tё jepet njё dёnim mё i rёndё se ai qё mund tё zbatohej nё kohёn kur ёshtё kryer vepra penale. Nё qoftё se mё vonё, pas kryerjes sё veprёs, ligji parashikon njё dёnim mё tё lehtё, keqbёrёsi duhet tё pёrfitojё nga kjo
Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim, që në momentin kur është kryer nuk përbënte vepër penale, sipas të drejtës së brendshme ose ndërkombëtare. Po ashtu, nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai që ishte i zbatueshëm në momentin kur është kryer vepra penale
Askush nuk duhet të dënohet për veprime ose lëshime të cilat, nё kohёn kur janё kryer ato, nuk përbënin një vepër penale sipas ligjeve kombëtare a ndërkombëtare. Gjithashtu, nuk duhet të jepet njё dënim më i rëndë se ai që ka mund të zbatohet në kohën kur është kryer vepra penale.
Kufizimet në ekzekutimin e sanksioneve penale dhe masave të trajtimit të detyrueshëm Me ekzekutimin e sanksionit penal ose masës së trajtimit të detyrueshëm, kryesit të veprës penale mund ti kufizohen të drejtat e caktuara vetëm deri në atë masë e cila i përgjigjet natyrës apo përmbajtjes së sanksionit ose masës dhe vetëm në mënyrën me të cilën sigurohet respektimi i dinjitetit njerëzor të tij apo saj, në pajtim me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
4. Në përcaktimin e akuzave kundër të akuzuarit sipas këtij ligji, i akuzuari gëzon të drejtën e garancive minimale të mëposhtme, me barazi të plotë që:
a. të njoftohet me kohë dhe në hollësi në gjuhën që ai e kupton për natyrën dhe shkaqet e akuzës kundër tij,
b. të informohet me kohë për të drejtat e tij sipas ligjit,
c. të ketë kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe të komunikojë me Mbrojtësin e Specializuar të zgjedhur prej tij,
d. të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme, e. të gjykohet me praninë e tij, dhe të mbrohet përmes Mbrojtësit të Specializuar të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse nuk ka ndihmë ligjore, për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet Mbrojtës i Specializuar, në çdo rast kur kjo kërkohet për interesa të drejtësisë, dhe pa pagesë në rast se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar,
f. t’i merr në pyetje, ose t’i ketë marrë në pyetje, dëshmitarët kundër tij dhe të sigurojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të tij në kushte të njëjta me ato të dëshmitarëve kundër tij,
g. të ketë ndihmën falas të përkthyesit, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në Dhomën e Specializuar dhe
h. të mos detyrohet të dëshmojë kundër vetes apo të pranojë fajësinë
Zbatimi i një “mase dënimi” pa një “gjetje fajësie” mund t’i përkasë gjithsesi nenit 7 të Konventës dhe të përbëjë shkelje të kësaj dispozite, meqenëse ndëshkimi i një të akuzuari procesi i të cilit nuk ka përfunduar me një dënim nuk mund të pajtohet me parimin e ligjshmërisë, të garantuar nga ky nen . Logjika e “masës së dënimit” dhe e “ndëshkimit”, si edhe nocioni “guilty” (në versionin anglisht) e nocioni përkatës “person fajtor”, flasin në favor të një interpretimi të tillë të nenit 7 që, për të ndëshkuar, kërkon një deklarim përgjegjësie prej juridiksioneve kombëtare, i cili mund të lejojë që vepra penale t’i vihet në ngarkim dhe masa e dënimit t’i jepet autorit të saj.
Gjykata ka saktësuar se rregullat rreth fuqisë prapavepruese që përmban neni 7 i Konventës zbatohen vetëm për ato dispozita të cilat i përkufizojnë veprat penale dhe masat e dënimit që i ndëshkojnë ato. Në parim, ato nuk zbatohen për ligjet procedurale, zbatimi i menjëhershëm i të cilave në përputhje me parimin tempus regit actum është gjykuar si i arsyeshëm nga Gjykata.
Kur një dënim bazohet vetëm tek e drejta ndërkombëtare ose kur ai u referohet parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Gjykata e shqyrton parashikueshmërinë e dënimit në dritën e rregullave të së drejtës ndërkombëtare që kanë qenë të zbatueshme në kohën përkatëse, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare të konventave Streletz, Kessler e Krenz k. Gjermanisë [DhM], §§ 90-10