Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit.
Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës.
Askush nuk duhet të dënohet pёr veprime ose mosveprime tё cilat nuk kanë qenë vepra penale sipas tё drejtёs kombёtare ose ndёrkombёtare nё kohёn kur janё kryer. Po ashtu nuk duhet tё jepet njё dёnim mё i rёndё se ai qё mund tё zbatohej nё kohёn kur ёshtё kryer vepra penale. Nё qoftё se mё vonё, pas kryerjes sё veprёs, ligji parashikon njё dёnim mё tё lehtё, keqbёrёsi duhet tё pёrfitojё nga kjo
Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim, që në momentin kur është kryer nuk përbënte vepër penale, sipas të drejtës së brendshme ose ndërkombëtare. Po ashtu, nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai që ishte i zbatueshëm në momentin kur është kryer vepra penale
Askush nuk duhet të dënohet për veprime ose lëshime të cilat, nё kohёn kur janё kryer ato, nuk përbënin një vepër penale sipas ligjeve kombëtare a ndërkombëtare. Gjithashtu, nuk duhet të jepet njё dënim më i rëndë se ai që ka mund të zbatohet në kohën kur është kryer vepra penale.
1. Veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm me ligj.
2. Askujt nuk mund t’i shqiptohet sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për një vepër nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër. 3.Përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet interpretimi sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale interpretohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale.
1.Ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
2.Në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm.
3. Nëse ligji i ri nuk e inkriminon veprën, por kryesi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë në pajtim me ligjin e mëparshëm, sanksioni penal nuk fillon të ekzekutohet ose ndërpritet në rast se ka filluar.
4. Një ligj i cili shprehimisht ka qenë në fuqi vetëm për një kohë të caktuar, zbatohet për ato vepra penale që janë kryer gjatë kohës kur ai ligj ka qenë në fuqi edhe në rastin kur nuk është më në fuqi, përveç nëse vetë ligji shprehimisht përcakton ndryshe.
Gjykata në këtë çështja ka rikujtuar që, sipas praktikës së saj, neni 7 mishëron, ndër të tjera, parimin se vetëm ligji mund të përcaktojë një krim dhe të përshkruajë një gjobë (nullum crimen, nulla poena sine lege) dhe parimin që ligji penal duhet nuk do të interpretohet gjerësisht në dëm të një të akuzuari, për shembull me analogji. Nga këto parime rrjedh se një vepër penale dhe sanksionet e parashikuara për të duhet të përcaktohen qartë në ligj. Kjo kërkesë plotësohet kur individi mund të dijë nga formulimi i dispozitës përkatëse dhe, nëse është e nevojshme, me ndihmën e interpretimit të gjykatave, atë që veprimet dhe mosveprimet do ta bëjnë atë përgjegjës penalisht.
Përveç kësaj, parimi i ligjshmërisë urdhëron që të akuzuarit të mos i jepet një masë dënimi më e rëndë sesa ajo e parashikuar për veprën penale për të cilën ai është njohur fajtor. Kështu, Gjykata mund të vërë sanksione në këndvështrimin e nenit 7 kundër një gabimi të bërë nga juridiksionet e brendshme në përcaktimin e quantum-it të masës së dënimit të dhënë, duke pasur parasysh atë masë dënimi që mund t’i jepej të interesuarit në zbatim të rrethanave lehtësuese të vlerësuara nga këto juridiksione
Kur një dënim bazohet vetëm tek e drejta ndërkombëtare ose kur ai u referohet parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Gjykata e shqyrton parashikueshmërinë e dënimit në dritën e rregullave të së drejtës ndërkombëtare që kanë qenë të zbatueshme në kohën përkatëse, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare të konventave Streletz, Kessler e Krenz k. Gjermanisë [DhM], §§ 90-10
Për sa i përket ashpërsisë së masës së dënimit, Gjykata mjaftohet të verifikojë që të mos jepet asnjë masë dënimi më e rëndë sesa ajo që ishte e zbatueshme në momentin kur është kryer vepra penale. Pikat që kanë të bëjnë me karakterin e papërshtatshëm të një mase dënimi dalin jashtë fushës së zbatimit të nenit 7 të Konventës. Gjykata nuk ka për rol të vendosë se cila është ajo kohëzgjatje burgimi apo ai lloj mase dënimi që përshtatet më mirë për vepër penale të caktuar