Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 15 para 1

Askush nuk duhet të dënohet pёr veprime ose mosveprime tё cilat nuk kanë qenë vepra penale sipas tё drejtёs kombёtare ose ndёrkombёtare nё kohёn kur janё kryer. Po ashtu nuk duhet tё jepet njё dёnim mё i rёndё se ai qё mund tё zbatohej nё kohёn kur ёshtё kryer vepra penale. Nё qoftё se mё vonё, pas kryerjes sё veprёs, ligji parashikon njё dёnim mё tё lehtё, keqbёrёsi duhet tё pёrfitojё nga kjo

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 7 para 1

Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim, që në momentin kur është kryer nuk përbënte vepër penale, sipas të drejtës së brendshme ose ndërkombëtare. Po ashtu, nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai që ishte i zbatueshëm në momentin kur është kryer vepra penale

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 11 para 2

Askush nuk duhet të dënohet për veprime ose lëshime të cilat, nё kohёn kur janё kryer ato, nuk përbënin një vepër penale sipas ligjeve kombëtare a ndërkombëtare. Gjithashtu, nuk duhet të jepet njё dënim më i rëndë se ai që ka mund të zbatohet në kohën kur është kryer vepra penale.

Ligjet
Nenet
Ligjet KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 1

Bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale

1. Veprat penale dhe sanksionet penale parashihen vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen apo dëmtohen në atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera dhe vlerat shoqërore të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtja e të cilave nuk do të mund të realizohej pa sanksione penale të shtetit ligjor.

2. Parashikimi i veprave penale si dhe llojet e masave dhe lartësia e sanksioneve penale për kryesit e veprave penale bazohen në domosdoshmërinë e sanksionit penalo juridik dhe proporcionalitetit të shkallës dhe natyrës së rrezikshmërisë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të vlerave shoqërore.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision DEL RÍO PRADA v. SPAIN
DEL RÍO PRADA v. SPAIN

42750/09   |   Aktgjykim (Merits and Just Satisfaction)   |   Gjykata (Dhoma e Madhe)   |   21/10/2013

Gjykata konsideron se në kohën kur kërkuesi ishte dënuar dhe në kohën kur ishte njoftuar për vendimin për kombinimin e dënimeve dhe për të vendosur një afat maksimal burgimi, nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë linje të perceptueshme të zhvillimit të jurisprudencës në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 28 shkurt 2006. Gjykata (shih paragrafët 109 dhe 111) gjen se ky largim nga jurisprudenca kishte efektin e ndryshimit të fushës së dënimit të shqiptuar, në dëm të kërkuesit. Andaj nga kjo rrjedh se ka pasur shkelje të nenit 7 të Konventës. 
Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat