Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Ndalimi i torturës
Askush nuk mund t'i nënshtrohet torturës, as dënimeve ose trajtimeve Çnjerëzore ose poshtëruese.
Parashikimi i veprave penale si dhe llojet e masave dhe lartësia e sanksioneve penale për kryesit e veprave penale bazohen në domosdoshmërinë e sanksionit penalo juridik dhe proporcionalitetit të shkallës dhe natyrës së rrezikshmërisë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të vlerave shoqërore.
WEEKS v. THE UNITED KINGDOM
9787/82 | Aktgjykim | 05/10/1988
Në rastin e parë relevant Weeks kundër Mbretërisë së Bashkuar, gjyqtari që shqiptoi dënimin aplikantit kishte vendosur një dënim të përjetshëm për aplikantin, për një vepër penale të grabitjes së armatosur që kishte kryer aplikanti kur ishte 17 vjeç. GjEDNj mbajti qëndrimin se e vetmja arsye pse ky dënim nuk përbënte shkelje të nenit 3 është se, analizuar siç duhet, një masë e tillë ishte pjesërisht ndëshkuese dhe pjesërisht parandaluese.
Megjithatë, GJEDNJ-ja vendosi që mungesa e procedurave për t'i mundësuar z. Weeks-it të kundërshtojë ligjshmërinë e paraburgimit të tij "në momentin e kthimit në paraburgim, pasi ishte në liri dhe gjithashtu në intervale të arsyeshme gjatë burgimit të tij", shkeli nenin 5 para. 4 (neni 5-4).
Gjykata ka saktësuar se rregullat rreth fuqisë prapavepruese që përmban neni 7 i Konventës zbatohen vetëm për ato dispozita të cilat i përkufizojnë veprat penale dhe masat e dënimit që i ndëshkojnë ato. Në parim, ato nuk zbatohen për ligjet procedurale, zbatimi i menjëhershëm i të cilave në përputhje me parimin tempus regit actum është gjykuar si i arsyeshëm nga Gjykata.
Për sa i përket ashpërsisë së masës së dënimit, Gjykata mjaftohet të verifikojë që të mos jepet asnjë masë dënimi më e rëndë sesa ajo që ishte e zbatueshme në momentin kur është kryer vepra penale. Pikat që kanë të bëjnë me karakterin e papërshtatshëm të një mase dënimi dalin jashtë fushës së zbatimit të nenit 7 të Konventës. Gjykata nuk ka për rol të vendosë se cila është ajo kohëzgjatje burgimi apo ai lloj mase dënimi që përshtatet më mirë për vepër penale të caktuar