Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare PNDCP
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 4.1

1. Nё kohën kur njё rrezik publik i jashtёzakonshёm kёrcёnon ekzistencёn e kombit dhe shpallet zyrtarisht si i tillё, shtetet palё tё kёtij Pakti mund tё marrin masa me të cilat shmangen detyrimet e parashikuara në këtë Pakt, në vëllimin përpikërisht të caktuar sipas kërkesave të situatës, me kusht qё kёto masa tё mos jenё nё mospёrputhje me detyrimet e tyre të tjera sipas të drejtës ndёrkombёtare dhe tё mos ngatërrojnë, si pasojё, njё diskriminim tё bazuar vetёm nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, ose origjinё shoqёrore.

Instrumentet ndërkombëtare KEDNJ
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 15.1

Derogimi në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme

1.  Në rast lufte ose rreziku tjetër publik që i kanoset jetës së kombit, çdo Palë e Lartë Kontraktuese mund të marrë masa që iu shmangen detyrimeve të parashikuara nga kjo Konventë, vetëm për aq sa e kërkon situata, me kusht që këto masa të mos jenë të papajtueshme me detyrimet e tjera sipas të drejtës ndërkombëtare.

Ligjet
Nenet
Ligjet KDM
Kodi nr. 06/l-006 i drejtësisë për të mitur
Nenet Neni 4.6

Çdo i mitur i privuar lirie trajtohet me humanizëm për hir të dinjitetit të personalitetit të tij njerëzor, dhe me atë rast merren parasysh nevojat personale të moshës së tij. Në veçanti, çdo i mitur i privuar lirie ndahet nga madhorët, përpos nëse konsiderohet se është në interes të miturit të mos ndahet, dhe gëzojnë të drejtën e mbajtjes së kontakteve me familjen e tij përmes korrespondencave dhe vizitave, përveç rrethanave të jashtëzakonshme të përcaktuara me ligj.

Ligjet LTHKSK
LIGJI NR. 03/L-050 PËR THEMELIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS
Nenet Neni 12

Misionet Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ushtron autoritet dhe përgjegjësi ekzekutive në emër të Qeverisë dhe sikurse është përcaktuar në nenin 13 të këtij ligji, të kufizuar në kohë dhe në ato veprime të cilat konsiderohen të nevojshme për të tejkaluar atë situatë emergjente.

Ligjet LG
LIGJI Nr. 03/L-200 PËR GREVA
Nenet Neni 15

 Pamundësia e mbajtjes së grevës

1. Greva nuk mund të mbahet ose duhet të pezullohet në gjendje të jashtëzakonshme për aq kohë sa vazhdon kjo gjendje.

2. Gjendje të jashtëzakonshme janë: fatkeqësitë natyrore, gjendja e luftës, epidemitë dhe rastet kur vihet në rrezik liria e zgjedhjeve.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision LAWLESS kundër IRLANDËS (kërkesa nr. 332/57) 1 korrik 1961

LAWLESS kundër IRLANDËS (kërkesa nr. 332/57) 1 korrik 1961 kjo çështje kishte të bënte me justifikimin e ndalimit të personave në përjashtim nga procedura normale për shkak të situatës së jashtëzakonshme

z. Gerard Richard Lawless, i lindur në 1936, punonte në një ndërmarrje ndërtimi dhe banonte në Dublin. Më 21 shtator 1956, ai ndalohet, së bashku me tre burra, në një hangar të braktisur ku policia gjen armë. Gjykata Penale e qarkut të Dublinit dha vendimin për lirimin e katër të akuzuarve më 23 nëntor 1956. I dyshuar për veprimtari të paligjshme, z. Lawless ndalohet përsëri më 14 maj 1957. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, u gjet një dokument dorëshkrimor mbi guerilen. Më 16 maj, Gjykata Penale e qarkut të Dublinit e dënoi me një muaj heqje lirie për këtë fakt, por jo për anëtarësimin në IRA.

 Në lidhje me nenin 15 . A bazohej paraburgimi i z. Lawless mbi të drejtën e derogimit të shteteve palë të garantuar nga neni 15 § 1? Gjykata shprehet pozitivisht, pasi kishte verifikuar se tre kushtet e kërkuara nga ky tekst ishin plotësuar. Në radhë të parë, qeveria mund të deklaronte, legjitimisht, se një rrezik publik i kanosej kombit gjatë periudhës në fjalë: në territorin e Republikës së Irlandës ndodhej një ushtri sekrete që vepronte jashtë kuadrit kushtetues dhe përdorte dhunë për të arritur objektivat e saj; kjo ushtri vepronte edhe jashtë territorit të shtetit, duke vështirësuar kështu marrëdhëniet e këtij të fundit me vendet fqinjë; aktivitetet terroriste ishin rritur në mënyrë alarmuese që nga vjeshta e vitit 1956 dhe gjatë semestrit të parë të vitit 1957.

Nga ana tjetër vendimi sqaron edhe një sërë aspektesh të tjera konceptuale dhe procedurale që kanë të bëjnë me nenin 15 të Konventës dhe që kanë vlerë post factum edhe për situatën të vitit 1997 në Shqipëri. Vendimi sqaron konceptet e ‘emergjencës publike që kërcënon jetën e kombit’, parimin e proporcionalitetit në kuadrin e nenit 15, konceptin e detyrimeve të tjera në bazë të së drejtës ndërkombëtare276, si dhe aspektet procedurale të njoftimit për qëllimet e paragrafit 3 të nenit 15.

Gjykata njëzëri deklaron në pikën (iv) se: burgimi i z. G.R. Lawless nga 13 korriku deri më 11 dhjetor 1957 u themelua mbi të drejtën e derogimit të ushtruar në mënyrë të rregullt nga qeveria Irlandeze në përputhje me nenin 15 (neni 15) të Konventës si dhe

(v) thekson që komunikimi i adresuar nga Qeveria Irlandeze tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës më 20 korrik 1957 përbënte njoftim të mjaftueshëm në kuptim të nenit 15, paragrafi 3 (neni 15.3) i Konventës;

 

Decision Gary MARSHALL v. United Kingdom Application no. 41571/98 10 July 2001

Aplikanti ankohet se ndalimi i tij për shtatë ditë ka shkelur të drejtën e tij sipas nenit 5 § 3 të Konventës që të sillet menjëherë përpara një autoriteti gjyqësor. Për më tepër, ai pretendoi se nuk kishte asnjë mjet juridik efektiv për të sfiduar paraburgimin e tij para një gjykate vendase. Ai thirret në Nenin 13 në këtë drejtim.

Në një nivel më të përgjithshëm, aplikanti pohon gjithashtu se shteti i paditur është në kundërshtim me nenin 1 të Konventës, pasi me miratimin dhe vazhdimin e zbatimit të ligjit të vitit 1989 ata nuk kanë arritur të sigurojnë të drejtat e Konventës për lirinë dhe sigurinë e personit dhe për të kundërshtuar ligjshmërinë e paraburgimit të tij. Është gjithashtu paraqitja e tij se mbajtja në fuqi e Aktit të vitit 1989 nuk mund të justifikohet më referencë në Nenin 15 të Konventës. Në këtë drejtim ai pohon se për momentin nuk ka emergjencë publike në Irlandën e Veriut. Ai pretendon në alternativë se edhe nëse ka një emergjencë publike, derogimi i bërë nga Shteti i paditur nuk kërkohet rreptësisht nga kërkesat e situatës aktuale dhe është në kundërshtim me detyrimet e tjera ndërkombëtare të atij shteti. Për këtë arsye edhe ankuesi pohon se shteti i paditur është në kundërshtim me nenin 15 të Konventës.

Duke marrë parasysh deklaratat e mësipërme, Gjykata konkludon se shmangia e kundërshtuar i plotëson kërkesat e nenit 15 dhe se paditësi pra nuk mund të ankohet në mënyrë të vlefshme për një shkelje të nenit 5 § 3. Përfundoi më tej se nuk ekziston ndonjë shkelje e nenit 13.

Për këto arsye, Gjykata njëzëri e deklaron kërkesën si të papranueshme.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat