Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare KDF
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 3 (2)

2. Shtetet Palë angazhohen që t’i sigurojnë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tij, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrat e prindërve të tij, të kujdestarëve të tij ligjorë ose të personave të tjerë ligjërisht përgjegjës për të dhe, për këtë qëllim, ata marrin të gjitha masat legjislative dhe administrative përkatëse.

Neni 17 (e)

Neni 17

Shtetet Palë njohin funksionin e rëndësishëm që përmbushin mjetet e komunikimit masiv dhe garantojnë që fëmija të marrë informacione dhe materiale që vijnë nga burime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos ato që synojnë të rrisin mirëqenien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si dhe shëndetin e tij fizik dhe mendor. Për këtë qëllim Shtetet Palë:

(e) Nxisin përpunimin e orientimeve të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës nga informacioni dhe materialet që dëmtojnë mirëqenien e tij, duke pasur parasysh dispozitat e neneve 13 dhe 18.

Neni 40 (3)

3. Shtetet Palë përpiqen të nxisin krijimin e ligjeve, procedurave, organeve dhe institucioneve të posaçme për fëmijët që dyshohen, akuzohen ose që vlerësohen se kanë kryer shkelje të ligjit penal dhe në veçanti:

(a) Përcaktojnë një moshe minimale, nën të cilën fëmijët prezumohen të paaftë për të shkelur ligjin penal;

(b) Marrin masa, sa herë është e nevojshme dhe e dëshirueshme, për t’i trajtuar këta fëmijë pa iu drejtuar procedurës gjyqësore, me kusht që të respektohen plotësisht të drejtat e njeriut dhe mbrojtja ligjore.

Ligjet
Nenet
Ligjet LA
Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Nenet Neni 16

Fëmijët e pashoqëruar

1. Aplikuesit fëmijë të pashoqëruar do t’i caktohet zyrtari për shërbime sociale i caktuar nga Qendra për Punë Sociale në kohën sa më të shkurtë të mundur, si përfaqësues i fëmijës së pashoqëruar në mënyrë që të përfaqësojë ose ta ndihmojë fëmijën e pashoqëruar me qëllim të shqyrtimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare dhe që t’ia mundësojë atij përfitimet nga të drejtat dhe të veprojë në pajtim me obligimet që ofrohen me këtë ligj.

2. Në asnjë rrethanë fëmija i pashoqëruar nuk mund të merret në pyetje pa qenë i shoqëruar nga zyrtari për shërbimet sociale. Zyrtari për shërbime sociale do t’i kryej detyrat e tij apo saj në pajtim me parimin e interesit më të mirë të fëmijës dhe do të ketë njohuritë e nevojshme për ta bërë ketë. Zyrtari për shërbime sociale do të ndërrohet vetëm nëse kjo është e domosdoshme.

3. Organi kompetent duhet të marrë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijës me rastin e zbatimit të këtij neni.

4. Zyrtarit për shërbimet sociale për fëmijë, do t’i jepet mundësia për ta informuar fëmijën e pashoqëruar për kuptimin dhe pasojat eventuale të intervistës personale dhe kur është e nevojshme si të përgatitet për intervistë personale. Zyrtari për shërbimet sociale për fëmijë, do të lejohet të marrë pjesë në intervistë dhe ka të drejtë të parashtrojë pyetje ose të paraqes komente brenda kornizës së përcaktuar nga zyrtari intervistues.

5. Në rastet kur fëmija i pashoqëruar do të intervistohet lidhur me aplikacionin e tij për azil, kjo intervistë do të zhvillohet nga personi i cili ka njohuri të domosdoshme lidhur me nevojat e veçanta të fëmijës, dhe vendimi lidhur me aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare po ashtu duhet të merret nga personi i cili i ka njohuritë e domosdoshme për nevojat e veçanta të fëmijës.

6. Pas njohjes së statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese dhe mbrojtjes së përkohshme, fëmijës së pashoqëruar i caktohet kujdestari për fëmijë.

7. Ministria është e obliguar të fillojë përpjekjet për të gjetur sa më shpejt prindërit apo të afërmit e tjerë të ngushtë të fëmijës së pashoqëruar në bashkëpunim me organizatat relevante.

8. Ministria do të sigurohet që fëmija i pashoqëruar që nga momenti i hyrjes në territor deri në momentin kur ata janë të obliguar ta lëshojnë vendin, të jenë të vendosur qoftë:

8.1. me të afërmit e rritur; apo

8.2. me ndonjë familje birësuese; apo

8.3. në qendra të specializuara për akomodim të fëmijëve; apo

8.4. në akomodim tjetër të përshtatshëm për fëmijët.

9. Fëmija i pashoqëruar aplikues nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, mund të vendoset në qendra akomodimi për aplikues të rritur, nëse është në interesin e tij, sipas këtij neni.

10. Në rastet kur mund të ketë kërcënim për jetën apo integritetin e të miturit apo të anëtarëve të ngushtë të familjes së tij apo të saj, veçanërisht nëse ata kanë mbetur në vendin e origjinës,  do të sigurohet kujdesi që mbledhja, përpunimi dhe qarkullimi i informatave përkitazi me ata persona të bëhet mbi bazë konfidenciale.

11. Për aq sa është e mundur, vëllezërit e motrat duhet të mbahen bashkë, duke marrë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijëve në fjalë dhe, në veçanti, mosha e tij ose e saj dhe shkalla e pjekurisë. Ndërrimet e vendqëndrimit të fëmijëve të pashoqëruar duhet të kufizohet në minimum.

12. Me kërkesë të organit kompetent fëmijës së pashoqëruar mund t’i bëhet ekzaminim mjekësor për të përcaktuar moshën e tij, brenda kornizës së ekzaminimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare, në rastet kur, pas deklaratave të përgjithshme apo indikacioneve tjera relevante, organi kompetent ka dyshime lidhur me moshën e aplikuesit. Nëse, pas kësaj, organi kompetent vazhdon të ketë dyshime lidhur me moshën e aplikuesit, ata do të konsiderojnë se aplikuesi është i mitur.

13. Të gjitha ekzaminimet mjekësore do të kryhen duke respektuar në tërësi dinjitetin individual, do të jenë ekzaminime sa më pak invazive dhe do të kryhen nga profesionistë të kualifikuar mjekësorë, për të mundësuar për aq sa është e mundur arritjen deri në një rezultat të besueshëm.

14. Në rastet kur shfrytëzohen ekzaminimet mjekësore, organi kompetent do të sigurohet se:

14.1. fëmija i pashoqëruar do të informohet para shqyrtimit të aplikacionit, në një gjuhë të cilën e kupton apo të cilën me arsye mund të konsiderohet se e kupton, për mundësinë e përcaktimit të moshës së tij përmes ekzaminimit mjekësor. Kjo do të

përfshijë edhe informatat mbi metodën e ekzaminimit dhe pasojat e mundshme që rrjedhin nga ekzaminimi mjekësor në kuptim të shqyrtimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare si dhe për pasojat e refuzimit të ekzaminimit mjekësor nga fëmija i pashoqëruar;

14.2. fëmija i pashoqëruar dhe/ose përfaqësuesit e tyre do të japin pëlqim për kryerjen e ekzaminimit mjekësor me qëllim të përcaktimit të moshës së fëmijës; dhe

14.3. vendimi për të refuzuar një aplikacion të parashtruar nga fëmija i pashoqëruar i cili ka refuzuar ekzaminimin mjekësor nuk do të bazohet vetëm në refuzimin në fjalë;

14.4. fakti që një i fëmije i pashoqëruar ka refuzuar ekzaminimin mjekësor nuk do ta pengojë autoritetin përcaktues në marrjen e vendimit mbi aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare.

15. Në këtë kontekst, mendimi i fëmijës do të merret parasysh në pajtim me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij apo të saj.

16. Ata që punojnë me fëmijët e pashoqëruar duhet të kenë marrë ose duhet të marrin trajnim të përshtatshëm në lidhje me nevojat specifike të tyre, dhe duhet të respektojnë parimin e konfidencialitetit, në lidhje me ndonjë informacion që ata mund të marrin gjatë punës së tyre.

Nenet Neni 31

E drejta në arsim të fëmijëve aplikues

1. Aplikuesit fëmijë kanë të drejtë në arsimin fillor dhe të mesëm sipas të njëjtave kushte me qytetarët e Republikës së Kosovës.

2. Qasja në sistemin arsimor sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk mund të shtyhet më shumë se tre(3) muaj nga data në të cilën është paraqitur aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare nga fëmija apo në emër të fëmijëve.

Ligjet LMD
Ligji për maredhënjet e detyrimeve Nr. 04/L-077
Nenet Neni 184

Personat që kanë të drejtë shpërblimi në të holla në rast vdekjeje ose invaliditeti të rëndë

1. Në rast vdekjeje të ndonjë personi, gjykata mund t`ua caktojë anëtarëve të familjes së tij të ngushtë (bashkëshortit, fëmijët dhe prindërit) shpërblim të drejtë në të holla për dhembjen e tyre shpirtërore.

2. Ky shpërblim mund t`u caktohet edhe vëllezërve dhe motrave në qoftë se ndërmjet tyre dhe personit të vdekur ka ekzistuar bashkëjetesa e vazhdueshme.

3. Në rast të invaliditetit tejet të rëndë ose shëmtimit në shkallë të lartë të ndonjë personi, gjykata mund tu caktojë bashkëshortit, fëmijëve dhe prindërve shpërblim të drejtë në të holla për dhembjet e tyre shpirtërore.

4. Shpërblimi nga paragrafi 1. dhe 3. i këtij neni mund t`i caktohet edhe bashkëshortit jashtë martesor në qoftë se ndërmjet tij dhe të vdekurit, përkatësisht të lënduarit ka ekzistuar bashkëjetesa e vazhdueshme.

Ligjet LAPRK
Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032
Nenet Neni 40

Neni 40

Parimi i arsimit gjithëpërfshirës

1. Qëllimi i qartë i këtij Ligji është që parimi i arsimit gjithëpërfshirës të zbatohet në Republikën e Kosovës si praktika më e mirë në përputhje me normat ndërkombëtare, si parashihen në Konventën e UNESCO-s për të Drejtat e Fëmijëve (1989), në Deklaratën e Salamankës (1994), Konventën e OKBsë për të Drejta të Personave me Aftësi të Kufizuara (2007) dhe në konventat apo rekomandimet e tjera përkatëse ndërkombëtare.

2. Parimi i arsimit gjithëpërfshirës nënkupton se:

2.1. institucionet arsimore dhe aftësuese duhet të akomodojnë të gjithë fëmijët, pa dallim të kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, gjuhësore apo të tjera dhe duhet të promovojë integrimin dhe kontaktin mes fëmijëve;

2.2. mbështetja përkatëse duhet të ofrohet bazuar në nevojat intelektuale të nxënësve; dhe

2.3. ambientet e posaçme arsimore apo shkollat speciale arsyetohen vetëm pasi që nga vlerësimi i ekspertit del se nuk është praktike të regjistrohet ndonjë fëmijë në shkollën e rregullt publike apo në institucionin e aftësimit.

3. Komunat marrin masa për të mbështetur përfshirjen e fëmijëve në shkolla të rregullta të komunës, përfshirë edhe themelimin e dhomave burimore dhe klasave të përshtatura për nxënësit me aftësi të kufizuara fizike, përfshirë ato ndijore.

4. Sipas vlerësimeve individuale profesionale, komunat sigurojnë transport falas, të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara apo me vështirësi në mësim që ndjekin mësimet në shkollë komunale. 

Nenet Neni 42

Qendrat burimore, shkollat speciale dhe njësitë që ofrojnë arsimim të veçantë

1. Ministria mund të themelojë dhe mirëmbajë qendra të burimeve, shkolla speciale si dhe njësi të tjera që ofrojnë arsim special për fëmijët me aftësi të kufizuara të rënda apo të shumëfishta apo me vështirësi në mësimnxënie, të cilët vlerësohet se nuk janë në gjendje të arsimohen në shkolla komunale apo në institucione publike për aftësim.

2. Qendrat e burimeve dhe njësitë e tjera, të themeluara sipas këtij neni, gjithashtu ofrojnë ndihmesë,

në kuadër të resurseve që i kanë në dispozicion, në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore dhe aftësuese që arsimojnë nxënësit me vështirësi në mësim.

3. Mësimdhënësit dhe personeli tjetër profesional i punësuar në shkolla, qendra të burimeve dhe njësi të tjera të themeluara sipas këtij neni licencohen sipas dispozitave të këtij ligji.

4. Ministria siguron transport falas, të sigurt dhe të përshtatshëm apo aranzhon kujdes rezidencial të përshtatshëm, sipas vlerësimit profesional individual, për fëmijët që vijojnë shkollat speciale, qendrat e burimeve dhe për njësitë e tjera të themeluara sipas kësaj pjese.

 

Nenet Neni 47

Shkollimi në shtëpi

1. Nëse komuna vlerëson se ndonjë fëmijë i moshës së shkollimit të detyruar nga territori i saj nuk është duke u arsimuar në mënyrë të duhur, përmes vijueshmërisë së rregullt në shkollë ose ndryshe dhe nuk i nënshtrohet përjashtimit të përhershëm sipas këtij ligji, ajo i dërgon një vërejtje me shkrim prindërve dhe kërkon nga ata që të bindin komunën brenda afatit kohor të përcaktuar në vërejtje se fëmija është duke u arsimuar në shtëpi ose diku tjetër.

2. Arsimim i duhur sipas paragrafit 1. të këtij neni do të thotë arsimim efikas me orar të plotë që është i përshtatshëm për moshën, aftësitë dhe prirjen e fëmijës si dhe ndonjë nevojë të veçantë për arsim që fëmija mund të ketë.

3. Nëse prindërit nuk i përgjigjen komunës brenda afatit kohor të specifikuar në vërejtjen e cekur në paragrafin 1. të këtij neni, komuna e procedon rastin në procedurë për kundërvajtje.

4. Nëse prindërit përgjigjen se fëmija është duke u arsimuar jashtë sistemit formal të arsimit dhe aftësimit publik ose privat, aranzhimet e bëra nga prindërit si dhe ato të inspeksionit duhet t’i nënshtrohen autorizimit të Ministrisë pas konsultimeve me komunën përkatëse.

Ligjet LPMF
LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
Nenet Neni 11

Roli i institucioneve qendrore për mbrojtjen e fëmijës

1. Institucionet qendrore janë të obliguara të zhvillojnë dhe zbatojnë politika dhe programe për mbështetjen e fëmijës dhe atyre që kujdesen për fëmijën, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së fëmijës, parandalimit të rrezikut për jetën, dhunën, neglizhimin, abuzimin, keqpërdorimin, braktisjen dhe shfrytëzimin, të sigurojnë zbatimin sipas standardeve të duhura të këtyre politikave dhe programeve nga ana e institucioneve dhe organizatave të tjera që ofrojnë shërbime për mbrojtjen e fëmijës.

2. Institucionet marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore, sociale, arsimore, shëndetësore dhe edukuese për parandalimin, raportimin, referimin, hetimin, trajtimin dhe ndjekjen e rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni dhe ofrimin e përkrahjes së nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijës.

3. Të gjitha institucionet dhe shërbimet që përgjigjen për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijës, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre dhe gjatë hartimit të politikave dhe legjislacionit, duhet të veprojnë në përputhje me parimet dhe dispozitat e këtij Ligji, si dhe janë përgjegjëse për sigurimin e numrit dhe personelit të aftë për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në këtë Ligj.

4. Qeveria, përmes ministrive dhe njësive përkatëse, është përgjegjëse për hartimin e politikave dhe standardeve, që të sigurohet qasje për familjet ndaj formave të ndryshme të mbështetjes për mbrojtjen e fëmijëve lidhur me të gjitha masat dhe programet e mbështetjes në nivel lokal.

5. Kur familja e vendos fëmijën në situatë rreziku për t’u braktisur, abuzuar, neglizhuar, keqtrajtuar ose shfrytëzuar, ose e ekspozon ndaj akteve të shfrytëzimit dhe abuzimit, institucionet përkatëse kanë përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijën dhe të sigurojnë kujdesin e përshtatshëm alternativ në përputhje me legjislacionin në fuqi.

6. Ministritë përkatëse, në përputhje me fushëveprimin dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, janë përgjegjëse për hartimin e politikave në fushën e mbrojtjes së fëmijës si dhe sigurojnë zbatimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse në nivel qendror dhe lokal, si dhe organizatave të tjera që ofrojnë mbrojtje për fëmijët, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

7. Ministritë përkatëse bashkëpunojnë me komunat, me njësitë përkatëse komunale, rrethet akademike, ministritë e tjera dhe me palët e interesuara për hartimin e politikave dhe legjislacionit për ruajtjen e nivelit dhe përparimin e mbrojtjes së fëmijës.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Rasti Oyal k. Turqise (Aplikacioni no. 4864/05) 23/06/2010

Rasti u iniciua në një kërkesë (nr. 4864/05) kundër Republikës së Turqisë të paraqitur në Gjykatë në bazë të nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga tre shtetas turq, Z. Yiğit Turhan Oyal, Zonja Neşe Oyal dhe Z. Nazif Oyal ("aplikantët"), më 13 nëntor 2004. Aplikantët pretenduan se infeksioni i aplikantit të parë, një foshnjë e lindur në kohën përkatëse, me virusin HIV gjatë transfuzionit të gjakut në një spital shtetëror, kishte shkaktuar një shkelje të neneve 2, 6 dhe 13 të Konventës.

Gjykata i shpalli unanimisht të pranueshme ankesat në lidhje me shkeljen e pretenduar të së drejtës së jetës, zvarritjen e tepërt të procedurës gjyqësore administrative dhe mungesën e mjeteve juridike efektive në ligjin e brendshëm për të përshpejtuar procedurat, dhe pjesën e mbetur të kërkesës si të papranueshme. Gjykata vendosi njëzëri se ka pasur një shkelje të nenit 2 të Konventës, si dhe shkelje të nenit 6 1 të Konventës dhe nenit 13 të Konventës.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat