Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo personi tjetër të cilit i është besuar.
2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet, procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.
1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rreziqe ose që cënon edukimin e tij ose dëmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral ose shoqëror.
2. Shtetet Palë marrin masa legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative, për të siguruar zbatimin e këtij neni. Për këtë qëllim dhe duke pasur parasysh dispozitat përkatëse të instrumenteve të tjera ndërkombëtare, Shtetet Palë në mënyrë të veçantë:
(a) Përcaktojnë një moshë minimale ose moshat minimale të pranimit në punë;
(b) Parashikojnë një rregullim të përshtatshëm të orarit të punës dhe të kushteve të punës;
(c) Japin dënime ose sanksione të tjera të përshtatshme për të siguruar zbatimin efektiv të këtij neni.
Shtetet Palë marrin përsipër të mbrojnë fëmijën nga çdo lloj forme e shfrytëzimit seksual dhe keqtrajtimit seksual. Për këtë qëllim, Shtetet Palë marrin në mënyrë të veçantë të gjitha masat e duhura në planin kombëtar, dypalësh dhe shumëpalësh për të mos lejuar që:
(a) Fëmijët të nxiten ose të detyrohen për t’u përfshirë në veprimtari të paligjshme seksuale;
(b) Fëmijët të shfrytëzohen për qëllime prostitucioni ose praktika të tjera seksuale të paligjshme;
(c)Fëmijët të shfrytëzohen për shfaqje ose materiale pornografike.
Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura për të lehtësuar riaftësimin fizik e psikologjik dhe riintegrimin në shoqëri të çdo fëmije që është viktimë: e çdo forme pakujdesie, shfrytëzimi ose keqtrajtimi, torture ose çdo forme tjetër të një trajtimi ose dënimi mizor, çnjerëzor e poshtërues ose konflikti të armatosur. Ky riaftësim dhe ky riintegrim duhet të bëhen në kushtet e një mjedisi, që ndihmon shëndetin, personalitetin dhe dinjitetin e fëmijës.
1. Të gjitha llojet e dhunës janë të ndaluara për të gjithë ofruesit e shërbimeve.
2. Të drejtë për mbrojtje kanë të gjithë fëmijët brenda territorit të Kosovës.
3. Të drejtë për edukim cilësor në fëmijërinë e hershme kanë të gjithë fëmijët brenda territorit të Kosovës.
Parandalimi
1. Për të siguruar të drejtat dhe mirëqenien e fëmijës duhet të parandalohen rreziqet që rrezikojnë mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës. Parandalimi përfshin perceptimin e situatave dhe ngjarjeve që kërcënojnë fëmijën sa më shpejt që të jetë e mundur dhe reagimin e tyre, duke përfshirë identifikimin e problemeve të zhvillimit dhe sjelljes së fëmijës, problemet që ndodhin në mjedisin familjar, identifikimin e abuzimit dhe rritjen e masave mbrojtëse që promovojnë mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës.
2. Institucionet publike, private dhe organizatat jo qeveritare, sipas mandatit të tyre, duhet të zhvillojnë masa për të parandaluar nevojën e fëmijës për ndihmë dhe për të zvogëluar problemet ekzistuese. Masat duhet të bazohen në nevojat e fëmijës, të mbështesin marrëdhëniet ndërmjet fëmijës dhe personave që rrisin fëmijën, të mbështesin sjelljen sociale. Masat e tilla duhet të jenë të arritshme, me kohë dhe të kenë një efekt pozitiv afatgjatë.
Masat e mbrojtjes ligjore
1. Qendra për Punë Sociale dhe policia ndihmojnë dhe ndërhyjnë në familje, në bazë të referimit apo në raste kur familja nuk është në gjendje apo kur ekziston dyshimi i bazuar se familja nuk është në gjendje që të mbrojë fëmijën nga rreziku për jetë, dhuna, neglizhimi, keqtrajtimi, abuzimi dhe shfrytëzimi.
2. Mbrojtja e fëmijës realizohet nëpërmjet marrjes së masave të mbrojtjes, realizimit të ndërhyrjeve për respektimin e të drejtave të fëmijës dhe ofrimit të shërbimeve, sipas nevojave, të cilat synojnë zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës në mjedisin e tij familjar ose duke e vendosur atë në përkujdesje alternative, kur fëmija është i privuar në mënyrë të përkohshme apo të përhershme nga përkujdesja dhe mbrojtja e prindërve, ose kur për shkak të interesit të tij më të mirë, ai nuk mund të lihet në përkujdesjen e prindërve.
3. Institucionet kompetente mbështesin prindërit apo kujdestarin në rritjen fëmijës së tyre dhe duhet të sigurojnë ndihmat e nevojshme të familjes në nevojë, madje qysh në fazat e hershme kur një gjë e tillë del të jetë e nevojshme, si dhe t’i referojë fëmijën dhe familjen në shërbimet e mbrojtjes së fëmijës.
Përgjegjësitë familjare
1. Familja, duke qenë njësi themelore e shoqërisë dhe mjedisit natyror, ka përgjegjësi primare për rritjen, mirëqenien, edukimin dhe mbrojtjen e fëmijës. Familja duhet të sigurojë që fëmija të rritet në një atmosferë lumturie, dashurie dhe mirëkuptimi e cila nxit zhvillimin e potencialit të plotë të fëmijës.
2. Prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestari duhet të mbrojnë jetën dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe të respektojnë dinjitetin, vlerat dhe personalitetin e fëmijës. Metodat e edukimit duhet të vlerësojnë dhe mbrojnë individualitetin e fëmijës, seksin, gjendjen shëndetësore, aftësitë e kufizuara dhe identitetin etnik, racial, fetar dhe kulturor të fëmijës. Pikëpamjet dhe dëshirat e fëmijës duhet të merren parasysh në pajtim me moshën, pjekurinë dhe zhvillimin gradual të aftësive të fëmijës për të formuar vendime që ndikojnë në jetën e tij.
3. Prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestarët janë përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha aktet dhe situatat që e vënë fëmijën në rrezik, nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, neglizhimit, abuzimit, keqtrajtimit, dhe shfrytëzimit.
4. Prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestarët kanë për detyrë të:
4.1. ofrojnë këshilla dhe udhëzime të mira, si dhe ndihmën për fëmijën në përputhje me zhvillimin e tij dhe ta përgatitin atë për një jetë të pavarur dhe të përgjegjshme në shoqëri;
4.2. marrin parasysh qëndrimin e fëmijës dhe dëshirat e tij në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij;
4.3. respektojnë dhe promovojnë të drejtën e fëmijës për shëndet, arsim dhe edukim, mirëqenie dhe pjesëmarrje;
4.4. mbrojë të drejtat dhe interesat e fëmijës të mbrojtur me ligj dhe Konventë, dhe;
4.5. sigurojnë që në mungesë të përkohshme të prindit apo kujdestarit, fëmija duhet të ketë kujdesin adekuat nga personi i caktuar, nga prindi, kujdestari apo organi kompetent.
Sistemi institucional formal dhe linja e telefonit për fëmijë
1. Qeveria ka përgjegjësinë e ndërtimit të një sistemi formal, funksional, institucional për të identifikuar dhe koordinuar mbrojtjen dhe kujdesin për çdo rast fëmije të dyshuar ose të identifikuar si të abuzuar, neglizhuar, të lënë pas dore, keqtrajtuar apo trafikuar.
2. Sistemi i Mbrojtjes së Fëmijës përfshin kuadrin ligjor, strukturat, masat dhe veprimet të cilat koordinojnë ndërhyrjet për të parandaluar, identifikuar në kohë, vlerësuar dhe ndërhyrë përmes një plani veprimi multidisiplinar dhe që synon mbrojtjen e fëmijës, si dhe mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijës.
3. Sistemi formal i mbrojtjes së fëmijës për përgjigje për rastet e fëmijëve në rrezik, drejtohet dhe zbatohet nga punonjës të specializuar të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijës.
4. Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë themelon linjën telefonike falas për Mbrojtjen e Fëmijës. Linja telefonike falas shërben për ofrimin e ndihmës së fëmijëve që kanë nevojë të pyesin dhe këshillohen për të drejtat e tyre, si dhe për të raportuar rastet e dhunës, abuzimit, neglizhencës dhe trafikimit. Fëmijës duhet t’i ofrohet mbështetje, këshillim dhe shërbim sipas nevojave të shprehura në përputhje me interesin më të mirë të tyre.
5. Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë për përmbushjen e qëllimit të Linjës telefonike falas bashkëpunon ngushtë me institucionet publike, veçanërisht me Ministrinë përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Ndihma juridike dhe qasja në organet e drejtësisë
1. Fëmijës, që është viktimizuar nga shkelja e legjislacionit në fuqi, i sigurohet ndihma juridike pa pagesë për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.
4. Fëmijës duhet mundësuar të shpreh lirshëm mendimet dhe shqetësimet e tij në lidhje me përfshirjen e tyre në procesin e drejtësisë, duke përfshirë edhe shqetësimet rreth sigurisë në lidhje me të akuzuarin, mënyrën në të cilën ata preferojnë të japin dëshminë dhe mendimet e tyre për rezultatin e procesit, vëmendje duhet t’u kushtohet mendimeve dhe shqetësimeve të fëmijës, dhe për masën në të cilën nuk është e mundur që të merren parasysh ato, arsyet duhet t’i shpjegohen fëmijës.
Dy zonjat Campbell dhe Zonja Cosans jetojnë në Skoci. Secila prej tyre kishte një fëmijë të moshës së detyrueshme per shkolle në kohën kur ajo aplikoi në Komision. Ankesat e aplikantëve kanë të bëjnë me përdorimin e ndëshkimit trupor si masë disiplinore në shkollat shtetërore në Skoci ku morën pjesë fëmijët e tyre. Për arsye financiare dhe pratike, aplikantët nuk kishin asnjë alternative realiste dhe të pranueshme për dërgimin e fëmijëve të tyre në shkollat shtetërore. Gjykata njëzëri vlerësoi se nuk është konstatuar shkelje e nenit 3 (neni 3) i Konventës, por vendosi që ka pasur, në lidhje me Znj Campbell dhe Znj. Cosans, shkelje të pjesës së dytë të nenit 2 të Protokollit Nr.1 (P1-2).