Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Neni 5
Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme:
(b) Për tё siguruar që edukimi i familjes të pёrfshijё tё kuptuarit e duhur tёmaternitetit si një funksion social dhe tё njohjes sё përgjegjësisё sё përbashkët të burrit dhe të gruas në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve tё tyre duke bërë të qartë se interesi i fëmijëve është kusht kryesor në të gjitha rastet.
4. Shtetet palё tё kёtij Pakti marrin masa tё pёrshtatshme pёr tё siguruar barazinё e tё drejtave dhe tё pёrgjegjёsive tё bashkёshortёve lidhur me martesёn, gjatё martesёs dhe me rastin e prishjes sё saj. Nё rastet e prishjes sё martesёs, do tё merren masa me qёllim qё fёmijёve t'u sigurohet mbrojtja e nevojshme.
3. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës së ndarë nga njëri ose nga të dy prindërit, që të mbajë rregullisht marrëdhënie vetjake dhe takime të drejtpërdrejta me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më të lartë të fëmijës.
4. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga një Shtet Palë, si ndalimi, burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku, kur personi është i ndaluar nga shteti) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës, ky Shtet Palë, sipas kërkesës, u jep prindërve, fëmijës ose, kur është rasti, një anëtari tjetër të familjes, të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhen anëtari ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave dëmton mirëqenien e fëmijës. Shtetet Palë sigurojnë gjithashtu, që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose personat e interesuar.
2. Një fëmijë, prindërit e të cilit banojnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të mbajë marrëdhënie personale dhe takime të rregullta të drejtpërdrejta me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim dhe në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë, sipas paragrafit 1 të nenit 9, Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës dhe të prindërve të tij për t’u larguar nga çdo vend, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehen në vendin e tyre. E drejta për t’u larguar nga çdo vend bëhet objekt kufizimesh vetëm në rastet e përcaktuara me ligj, të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve dhe që janë në pajtim me të drejtat e njohura në këtë Konventë.
Mbrojta Institucionale e të drejtave
(1) Punët e mbrojtjes dhe të ndihmës familjare do t’i ushtron organi kompetent i administratës komunale i cili është kompetent për punët e mbrojtjes sociale.
(2) Organi i Kujdestarisë është një organ komunal administrative kompetent për çështje sociale. Ai përbëhet nga një grup i ekspertëve me përvojë profesionale në fushën e veçantë të përgjegjësisë.
(3) Organi i Kujdestarisë mundet gjithashtu të jetë organ (grup i ekspertëve siç është cekur më lart) i veçantë i institucionit social i themeluar nga Kuvendi Komunal për të kryer detyrat e tilla.
(4) Organi i Kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë është i autorizuar të bëjë propozime për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve, të paraqes fakte të cilat nuk janë përfshirë, të propozojë administrimin e provave të domosdoshme, të ushtrojë mjetet juridike dhe të
ndërmerr veprime tjera gjyqësore. Gjykata është e obliguar të ftojë në gjyq Organin e Kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë në të gjitha seancat gjyqësore dhe t’i dorëzojë atij të gjitha vendimet.
Masat urgjente të Organit të Kujdestarisë
(1) Nëse Organi i Kujdestarisë mëson për rrezikun ekzistues për fëmiun për shkak të abuzimit të të drejtës prindërore ose çfarëdo rreziku për fëmijën nga neglizhenca serioze e detyrave prindërore, është i detyruar që urgjentisht të ndërmerr masa për mbrojtjen e personalitetit, të drejtave dhe interesave të fëmijës.
(2) Ofiqari ka për detyrë që të lajmërojë Organin e Kujdestarisë për lindjen e fëmijës, njëri ose të dy prindërit e të cilit janë të panjohur, si dhe për marrjen e masave të domosdoshme për mbrojtjen e tij.
Marrja e fëmijës nga kujdesi i prindërve
(1) Fëmija nuk do të largohet nga kujdesi i prindit/prindërve të tij/saj ose të kujdestarit të tij ligjor pa lejen e tyre apo pa urdhër të gjykatës.
(2) Përjashtimisht, kur organi i kujdestarisë ka arsye të bazuar për të besuar se ekziston rrezik serioz i drejtpërdrejtë për shëndetin, sigurinë apo mirëqenien e fëmijës, organi i kujdestarisë mund të hyjë në cilin do vend dhe të largojë fëmijën në një vend të sigurt, ku ai/ajo do të ketë
përkujdesje për një periudhë që nuk kalon 72 orë.
(3) Para se të skadojë afati prej 72 orëve, organi i kujdestarisë rastin duhet ta paraqesë në gjykatën kompetente, e cila vendos për kujdestarinë e fëmijës. Nëse e kërkojnë rrethanat, gjykata mund të jep urdhër për vlerësim për një periudhë 21 ditësh, për të mundësuar hetime
të mëtutjeshme dhe vlerësime, deri në të cilën kohë çështja duhet të paraqet në gjykatë për shqyrtim të mëtejmë.
(4) Me këtë marrje të fëmijës nuk pushojnë të drejtat e tjera që u takojnë prindërve, as detyrate tyre ndaj fëmijës.
Ndarja e fëmijës nga familja
1. Fëmija nuk do të largohet nga kujdesi i prindit/prindërve të tij ose të kujdestarit të tij ligjor pa lejen e tyre apo pa urdhër të gjykatës.
2. Përjashtimisht, kur organi i kujdestarisë ka arsye të bazuar për të besuar se ekziston rrezik serioz i drejtpërdrejtë për shëndetin, sigurinë apo mirëqenien e fëmijës, organi i kujdestarisë mund të hyjë në cilindo vend dhe të largojë fëmijën në një vend të sigurt, ku ai/ajo do të ketë përkujdesje për një periudhë që nuk kalon shtatëdhjetë e dy (72) orë.
3. Para se të skadojë afati prej shtatëdhjetë e dy (72) orëve, organi i kujdestarisë rastin duhet ta paraqesë në gjykatën kompetente, e cila vendos për kujdestarinë e fëmijës. Nëse e kërkojnë rrethanat, gjykata mund të jep urdhër për vlerësim për një periudhë njëzet e një (21) ditëshe, për të mundësuar hetime të mëtutjeshme dhe vlerësime deri në kohë kur çështja duhet të paraqitet në gjykatë për shqyrtim të mëtejmë.
4. Fëmija nuk mund të ndahet nga prindërit, kujdestari i tij kundër dëshirës dhe vullnetit të tij, përveç se në rastet nëse kjo ndarje është në interesin më të mirë të fëmijës, nëse fëmija ështënë rrezik dhe nëse kjo ndarje është e pashmangshme dhe nëse kjo ndarje kërkohet nga ligji ose nga një vendim i gjykatës i formës së prerë. Nëse fëmija ndahet nga prindërit, kujdestari i tij, pikëpamjet dhe dëshirat e fëmijës duhet të dëgjohen, konsiderohen dhe dokumentohen në dokumentacionin që hartohet për këtë qëllim. Pikëpamjet e fëmijës duhet të dëgjohen dhe dokumentohen nga shërbimet sociale ose gjykata.
5. Në të gjitha procedurat në pajtim me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, të gjitha palët e interesuara duhet të kenë mundësi që të marrin pjesë në procedurë dhe të bëjnë të njohura mendimet e tyre.
6. Fëmija që është i ndarë nga njëri ose të dy prindërit ka të drejtë që të mbajë lidhje personale dhe takime të drejtpërdrejta, të rregullta me të dy prindërit, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më të mirë të fëmijës.
7. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga institucionet kompetente, si ndalimi, burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku, kur personi është i ndaluar nga institucionet kompetente) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës, sipas kërkesës institucioni u jep prindërve, fëmijës ose kur është rasti një anëtari tjetër të familjes të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhet anëtari ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave dëmton mirëqenien e fëmijës. Duke siguruar që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose personat e interesuar.
8. Vendimi për vendosjen e fëmijës në kujdes alternativ, zbatohet, monitorohet dhe raportohet nga Qendra për Punë Sociale dhe rishikohen rregullisht siç parashihet me legjislacion në fuqi ose me vendim të gjykatës.
Rasti filloi nga një kërkesë (nr. 25702/94) kundër Republikës së Finlandës të paraqitur pranë Komisionit Evropian të të Drejtave të Njeriut ("Komisioni") sipas ish-nenit 25 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (" Konventa ") nga dy shtetas finlandezë, K. dhe T. (" aplikantët "), më 26 tetor 1994.
Parashtruesit fillimisht pretenduan se faktet e çështjes zbuluan një shkelje nga shteti i paditur për detyrimet e tij në bazë të neneve 5, 6 3 (c), 8, 10 dhe 12 të Konventës të marra vetëm ose në lidhje me nenin 13. Gjykata vendosi se ka pasur një shkelje të nenit 8 të Konventës në lidhje me urdhrin e kujdesit urgjent në lidhje me J. Gjykata unanimisht vendosi se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës për shkak të mos marrjes së hapave të duhur për ribashkohen familjen.