Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
18 (4)

 Secili ka tё drejtёn e lirisё sё mendimit, ndёrgjegjes dhe fesё. Kjo e drejtё pёrfshin lirinё pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim prej tij, si dhe lirinё pёr tё manifestuar fenё apo besimin e vet, qoftë individualisht apo sё bashku me tё tjerёt, si publikisht ashtu edhe privatisht, nёpёrmjet kultit dhe kryerjes sё riteve, praktikave dhe arsimit.

4. Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё respektojnё lirinё e prindёrve dhe, kur ёshtё e zbatueshme, tё kujdestarёve tё ligjshёm pёr tё siguruar edukimin fetar dhe moral tё fёmijёve tё tyre nё pёrputhje me bindjet e tyre.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 5

Barazia ndërmjet bashkëshortëve

Bashkëshortët gëzojnë barazinë e të drejtave dhe të përgjegjësive me karakter civil midis tyre, si dhe në marrëdhëniet me fëmijët e tyre, në lidhje me martesën, gjatë martesës dhe gjatë zgjidhjes së saj. Ky nen nuk i pengon Shtetet që të marrin masat e nevojshme në interes të fëmijëve.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 32

1. Shtetet palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytёzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rreziqe ose që cenon edukimin e tij ose dёmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtёror, moral ose shoqёror.

2. Shtetet palё marrin masa legjislative, administrative, shoqёrore dhe edukative, për tё siguruar zbatimin e kёtij neni. Për këtë qёllim dhe duke pasur parasysh dispozitat pёrkatёse të instrumenteve të tjera ndërkombëtare, shtetet palë në mënyrë të veçantё: (a) Sigurojnё një moshё minimale ose moshat minimale të pranimit në punё;

(b) Sigurojnё një rregullim të përshtatshëm të orarit të punёs dhe të kushteve të punёs;

(c) Sigurojnё dёnime ose sanksione të tjera të pёrshtatshme për zbatimin efektiv të kёtij neni.

Neni 4

Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Nenet Neni 52

Revokimi

1. DSHAM revokon azilin ose tërheqë cilësinë e refugjatit nëse:

1.1. i huaji ka fituar azilin apo njohjen e cilësisë së refugjatit duke dhënë deklarata të rreme ose duke fshehur faktet thelbësore;

1.2. për arsyet e përcaktuara në nenin 1 Nënkreu C, kapitujt 1-6 të Konventës së 28 korrikut 1951, lidhur me statusin e refugjatit.

2. DSHAM-ja revokon azilin nëse refugjati cenon sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, e vë në rrezik ose nëse ka kryer krime të rënda të dënueshme.

3. Revokimi i azilit apo tërheqja e statusit të refugjatit kanë pasoja për të gjitha organet e tjera.

4. Revokimi i azilit apo i statusit të refugjatit nuk kanë efekt për bashkëshortin apo fëmijët e tij.

Nenet Neni 61

Dhënia e mbrojtjes së përkohshme familjeve

1. Mbrojtja e përkohshme i jepet dhe bashkëshortit të personit për tu mbrojtur si dhe fëmijëve të tyre të mitur në qoftë se:

1.1. personat kërkojnë mbrojtje në të njëjtën kohë në Kosovë dhe nuk ekzistojnë motive përjashtimore në mbështetje të nenit 46 të këtij ligji;

1.2. familja është ndarë në momentin e ikjes nga vendi për shkak të ngjarjeve siç përcaktohet në nenin 5 të këtij ligji dhe bashkohet në Kosovë dhe asnjë arsye e veçantë nuk është në kundërshtim.

2. Fëmija i personave për tu mbrojtur i lindur në Kosovë përfiton nga mbrojtja e përkohshme.

3. Nëse personat që përfitojnë nga kjo e drejtë gjenden jashtë Kosovës, ju lejohet hyrja në Kosovë.

4. Ministria përcakton kushtet e bashkimit familjar në rastet e tjera sipas Ligjit për të Huaj.

Nenet Neni 70

Përfundimi i mbrojtjes plotësuese dhe kthimi

Revokimi

1. DSHAM-ja ka të drejtë të revokojë mbrojtjen plotësuese në qoftë se:

1.1. personi e ka marrë duke dhënë deklarata të rreme ose duke fshehur faktet,,thelbësore;

1.2. personi ka cenuar sigurinë e brendshme ose të jashtme të Kosovës, e rrezikon atë ose ka kryer akte të dënueshme;

1.3. prej dhënies së mbrojtjes plotësuese personi ka qëndruar një kohë të gjatë ose në mënyrë të përsëritur në vendin e origjinës ose të prejardhjes;

1.4. ka një leje qëndrimi të rregullt, të lëshuar nga një shtet tjetër në të cilin mund të kthehet.

2. Mbrojtja plotësuese nuk revokohet nëse personi kthehet përkohësisht në vendin e origjinës ose të prejardhjes ose në një vend të tretë me pëlqimin e organeve kompetente.

3. Revokimi i mbrojtjes plotësuese nuk ka efekt as për bashkëshortin, as për fëmijët e mitur, përveç se kur rezulton se ata nuk kanë më nevojë për mbrojtje.

4. Nëse parashikohet revokimi i mbrojtjes plotësuese, një seancë dëgjimore bëhet në mbështetje të neneve 25 dhe 26 të këtij ligji.

Ligjet Ligji nr. 2004/32 për familjen i Kosovës dhe LIGJI NR. 06/L-077 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/32 PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Ligji nr. 2004/32 për familjen i Kosovës dhe LIGJI NR. 06/L-077 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/32 PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Nenet Neni 149.

Privimi nga Kujdesi

(1) Prindërit të cilët e keqpërdorin ushtrimin e të drejtës prindërore ose në mënyrë serioze e neglizhojnë ushtrimin e të drejtës prindërore, privohen nga Kujdesi.

(2) Prindi mund të privohet nga kujdesi për të gjithë fëmijët, e nëse këtë gjë e kërkojnë rrethanat e posaçme, ata privohen nga kujdesi vetëm ndaj njërit fëmijë.

(3) Vendimin mbi privimin e prindërve nga kujdesi prindëror e merr gjykata kompetente në procedurë jashtëkontestimore pasi të ketë marrë mendimin nga Organi i Kujdestarisë dhe pasi të ketë hetuar të gjitha rrethanat relevante lidhur me rastin individual.

 

Ligjet Fshi LIGJI NR. 04/L-149
LIGJI NR. 04/L-149
Nenet Neni 53

Mbjatja e fëmijës nga ana e femrës së denuar

1. Femra e dënuar që ka fëmijë mund ta mbajë atë derisa i mbush tetëmbëdhjetë (18) muaj dhe pastaj prindërit e fëmijës vendosin, nëse kujdestaria e fëmijës i besohet babait, të afërmve, ose personave të tjerë.

2. Nëse prindërit nuk pajtohen për kujdestarinë e fëmijës, ose nëse marrëveshja e tyre është e dëmshme për fëmijën, gjykata e cila është kompetente sipas vendbanimit, ose vendqëndrimit të nënës në kohën kur është dënuar ajo vendos se kujt i besohet fëmija.

3. Kur sipas paragrafit 2. të këtij neni merret vendim, gjykata para së gjithash merr parasysh interesin më të mirë të fëmijës, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijës, si dhe mirëqenien e tij fizike dhe shpirtërore.

4. Kur fëmija mbahet në institucionin korrektues me nënën e tij merren masa të posaçme për sigurimin e një dhome fëmijësh me persona të kualifikuar në të cilën vendoset fëmija kur nuk është nën kujdesin e nënës së tij.

Nenet Neni 62

Vizitat

1. Personi i dënuar ka të drejtë në pranimin e vizitave së paku një herë në muaj në kohëzgjatje prej së paku një (1) orë nga bashkërshorti/ja, fëmija, fëmija i adoptuar, prindi, prindi adoptues dhe të afërmit e tjerë të gjakut në vijë të drejtpërdrejtë, ose në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt.

2. Vizitat e tilla bëhen në lokale të veçanta nën mbikëqyrjen e personelit të institucionit korrektues.

3. Drejtori i institucionit korrektues mund t’i lejojë personit të dënuar të pranojë vizita edhe nga persona të tjerë.

4. Për vizitat që u bëhen nënave të dënuara nga fëmijët e tyre zbatohen rregulla të posaçme që atyre u mundësojnë vizita edhe më të rregullta.

5. Kryetari i gjykatës themelore kompetente ku gjendet institucioni korrektues, ose i deleguari i tij mund t’i vizitojë dhe të flasë me personat e dënuar në çdo kohë, ose me kërkesën e tij.

6. Çështjet lidhur me kontrollin e detajuar të vizitorëve të personave të dënuar, për sigurinë gjatë vizitave, për procedurat e kategorive specifike të vizitorëve dhe për kushtet sipas të cilave vizitat mund të refuzohen, ose të pezullohen nga drejtori i institucionit korrektues për shkaqe të mbrojtjes dhe sigurisë rregullohen me aktin për rendin shtëpiak.

Nenet Neni 65

Kalimi i kohës në lokale të veçanta

1. Personi i dënuar ka të drejtë të qëndrojë me bashkëshortin/en dhe fëmijët së paku një (1) herë në tre (3) muaj të paktën tri (3) orë.

2. Koha, kohëzgjatja, mënyra e vizitës, natyra e vizitave dhe kalimi i kohës në lokale të veçanta rregullohet me aktin për rendin shtëpiak.

Ligjet Ligji për të Huajt Nr. 04/L-219 dhe LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Ligji për të Huajt Nr. 04/L-219 dhe LIGJI Nr. 06/L -036 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Nenet Neni 46

Qëndrimi i përkohshëm me qëllim të bashkimit familjar

1. Kërkesën për lëshimin e lejes për qëndrim të përkohshëm më qëllim të bashkimit familjar, ka të drejtë ta paraqes i huaji-anëtari i ngushtë i familjes së shtetasit të Republikës së Kosovës, të huajit të cilit i është lejuar qëndrimi i përkohshëm apo përhershëm ose i huaji i cili ka statusin e azilantit.

2. Anëtarët e familjes së ngushtë, në kuptimin e dispozitave të këtij ligji, konsiderohen bashkëshortët, fëmijët e mitur të cilët nuk kanë krijuar familjet e tyre si dhe prindërit e fëmijëve të mitur. Anëtar i familjes së ngushtë mund të konsiderohet edhe i afërmi tjetër, i adoptuar ose adoptuesi, nëse ekzistojnë shkaqe të veçanta personale apo humanitare për bashkimin e familjes në Republikën e Kosovës.

3. Në rastin e paraqitjes së kërkesës për qëndrim të përkohshëm sipas këtij neni kushtet e parapara në nenin 41 të këtij ligji duhet të plotësohen edhe nga anëtari i familjes me qëndrim në Republikën e Kosovës. Në bazë të qëndrimit të përkohshëm sipas këtij neni, i huaji mund të punoj në Republikën e Kosovës në bazë të kushteve të parapara në nenin 43 të këtij ligji.

Nenet Neni 48

Qëndrimi i përkohshëm për fëmijët e porsalindur

1. Për fëmiun e lindur në territorin e Republikës së Kosovës, i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, nuk kërkohet leje qëndrimi derisa t’i mbush gjashtë (6) muaj jetesë.

2. Pas gjashtë (6) muaj qëndrimi të përkohshëm, leja për qëndrim të përkohshëm i jepet fëmijës sipas detyrës zyrtare, kurse i vazhdohet për aq kohë për të cilën është lejuar qëndrimi i përkohshëm i njërit prind apo kujdestarit të fëmiut.

Nenet Neni 62

Ndalimi dhe mbajtja e të huajit

1. Të huajit mund t’i refuzohet hyrja në kufi për shkaqe të sigurisë publike. Për të siguruar largimin e të huajit nga territori i Republikës së Kosovës, i huaji mund të ndalohet në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.

2. Të huajit të cilit nuk mund t’i verifikohet identiteti, nuk ka vizë të vlefshme, nuk ka leje qëndrimi apo nuk mund të dëbohet sipas urdhrit paraprak për dëbim, mund të mbahet në Qendrën e Pranimit për të Huaj.

3. I huaji i cili për shkaqe shëndetësore, nevojave tjera të veçanta apo arsyeve tjera nuk është e mundur të vendoset në Qendër, vendoset në ndonjë vend tjetër me standarde të pranueshme dhe adekuate.

4. Të sistemuarit në qendrën e pranimit apo në vende tjera në pajtim me dispozitat e këtij ligji, do të vendosen në hapësira të ndara. Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçar do të vendosen ndaras nga të rriturit, me përjashtim të anëtarëve të familjes së ngushtë të cilët duhet të vendosen së bashku. Fëmijët do të marrin tërë asistencën e duhur përkitazi me moshën e tyre dhe do të trajtohen në pajtim me dispozitat dhe parimet e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve të vitit 1989.

5. Anëtarët e komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, do të kenë qasje të papenguar, e cila nuk do t’i nënshtrohet asnjë forme të autorizimit, në Qendër dhe vendet tjera kudo që ndonjë person mbahet në pajtim të dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve tjera përmes të cilëve zbatohen dispozitat e këtij ligji.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-003 PËR GJENDJEN CIVILE
LIGJI Nr. 04/L-003 PËR GJENDJEN CIVILE
Nenet Neni 33

Dokumentet bazë të personave të gjetur

1. Fëmija me prindër të panjohur prezumohet i lindur në vendin ku është gjetur dhe në kohën që përcaktohet me raport mjekësor.

2. Fëmija me prindër të panjohur pajiset me procesverbal nga policia dhe raport mjekësor të lëshuar

nga mjeku i zonës ku është gjetur.

3. Me kërkesë të shërbimit të gjendjes civile, me miratimin e organit të kujdestarisë ku është gjetur

fëmija, atij i caktohet emri personal si dhe emra prindërish imagjinarë, që mund të ndryshojnë me

kërkesë të vetë fëmijës, kur bëhet madhor, ose me vërtetimin ligjërisht të prindërve.

4. Rregullat e mësipërme vlejnë edhe për fëmijët me prindër të panjohur, që kanë humbur kujtesën ose janë të paaftë mendërisht dhe që nuk identifikohen. Fëmijës së gjetur mund t'i ndryshojë kjo gjendje, në rastet kur i kthehet kujtesa, kur shërohet mendërisht ose identifikohet me një mënyrë tjetër.

5. Në të gjitha rastet e parashikuara në këtë nen, fëmija i gjetur regjistrohet në vendin ku është gjetur përfshirë edhe të gjeturin madhor, që flet vetëm gjuhë të huaj e që regjistrohet si person pa shtetësi.

6. Kriteret e përcaktuara në këtë nen zbatohen edhe për personin madhor, që ka humbur kujtesën, që është i paaftë mendërisht e që nuk i dihen prindërit, është gjetur me prindër të vdekur, të paidentifikuar, përveç rastit, kur ky person flet vetëm gjuhë të huaj. Në këtë rast ai trajtohet si person pa shtetësi.

Nenet Neni 34

Deklarimi i lindjes

1. Lindja e fëmijës deklarohet te zyrtari i gjendjes civile nga prindërit, pjesëtarët madhorë të familjes, përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët, dhe në pamundësi ose në mungesë të tyre, nga personat, që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen. Deklarimi mund të bëhet edhe nga përfaqësues të nënës, me

prokurë të posaçme.

2. Deklarimi i lindjes së fëmijës së gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, bëhet nga organi i kujdestarisë, policia, në juridiksionin e të cilit ndodhet vendi i gjetjes, në bazë të procesverbalit të mbajtur në kohën e gjetjes së fëmijës.

3. Në rast dyshimi për faktet e lindjes zyrtari i gjendjes civile duhet ta shikojë fizikisht të lindurin para regjistrimit të lindjes, veprim ky i cili regjistrohet në dosje.

4. Kërkesa për regjistrimin e lindjes, në regjistrin themeltar, duhet të bëhet brenda pesëmbëdhjetë (15)

ditëve nga momenti i lindjes dhe, në raste të veçanta, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e lindjes.

Nenet Neni 35

Regjistrimi i lindjes

1. Regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në zyrën e gjendjes civile në vendin ku ka ndodhur lindja.

2. Për fëmijën e gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, regjistrimi bëhet në Zyrën e gjendjes civile të vendit ku është gjetur.

3. Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga shtetas të Kosovës, me banim të përhershëm në Kosovë, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Kosovës, në vendin ku ka lindur. Kur kjo është e pamundur, regjistrimi mund të bëhet

edhe në shërbimin e gjendjes civile të atij vendi.

4. Regjistrimi i shtetasve të Kosovës të lindur jashtë kufijve të Kosovës, duhet të mbahet në libër të veçantë të mbajtur nga Zyra e gjendjes civile.

5. Personat e lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës që i përmbushin kushtet për marrjen e shtetësisë sipas nenit 29 të Ligjit për shtetësinë, regjistrohen në regjistrat e posaçëm të gjendjes civile, të paraparë në paragrafin 4. të këtij neni, me rastin e regjistrimit në regjistrin e shtetësisë.

6. Të gjitha subjektet shëndetësore, shtetërore dhe private, që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen, janë të detyruara, që çdo ditë të hënë, të dërgojnë në Zyrat e gjendjes civile, ku ka ndodhur lindja, njoftimin për lindjet e ndodhura pranë institucioneve të tyre.

7. Zyra e gjendjes civile, konstaton dhe konfirmon, në rrugë zyrtare, rastet e lindjeve dhe regjistrimin e tyre nga personat e parashikuar në paragrafin 2. të nenit 34 të këtij ligji.

 

Ligjet Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Nenet Neni 9

Arsimimi Fetar

9.1. Bashkësitë fetare kanë të drejtë të themelojnë institucione arsimore për nevojat e tyre në pajtim me ligjin në fuqi.    

9.2. Ligji për Arsimin e Lartë rregullon çështjen e studimeve teologjike në universitete.    

9.3. Shkollat e udhëhequra nga bashkësitë fetare qeverisën në bazë të aplikimit neutral të ligjit përkatës sikurse shkollat tjera private.   

9.4. Çdo njëri ka të drejtë të zgjedhë ose të mos e zgjedh arsimin fetar sipas bindjeve dhe besimit personal. Prindërit ose kujdestarët e tjerë ligjorë janë të thirrur t’i përcaktojnë udhëzimet fetare dhe etike për fëmijët e tyre sipas bindjeve ose besimeve të tyre.    

9.5. Arsimi fetar dhe edukimi i të miturve nuk guxon të dëmtojë zhvillimin ose shëndetin e tyre fizik ose mendor.

Nenet Neni 13

Përfitimet Sociale

13.1. Shërbyesit fetarë të bashkësive fetare i realizojnë të drejtat nga sigurimi pensional dhe sigurimi shëndetësor dhe të drejtat e tjera në bazë ligjit në fuqi.

13.2. Bashkësitë fetare, për realizimin e punëve të tyre fetare, mund të hyjnë në marrëdhënie juridike dhe të lidhin kontratë për punë me personel fetarë dhe me punëtorë të tjerë. Personeli fetar dhe punëtorët e tjerë, me të cilët bashkësia fetare ka lidhur kontratë për punë, i realizojnë të drejtat nga marrëdhënia e punës dhe në bazë të punës së kryer, sikurse edhe të punësuarit e tjerë.

13.3. Vijuesit e rregullt të shkollave fetare dhe të fakulteteve fetare për përgatitjen e personelit fetar i realizojnë të drejtat për mbrojtje shëndetësore, shtesat për fëmijë, sigurimin pensional dhe invalidor, të drejtat për asistencë sociale dhe të drejtat në trafik publik nën kushtet dhe në mënyrën e njëjtë siç i realizojnë vijuesit e shkollave dhe fakulteteve publike.

 

Ligjet LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
Nenet Neni 4

 

1. Mbrojta e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër.

2. E drejta e fëmijës për mbijetesë dhe zhvillim, që do të thotë e drejta e fëmijës në zhvillimin fizik, mendor, emocional, edukativ, shëndetësor, social si dhe mirëqenia e fëmijës, duhet të jenë të mbrojtura në masën maksimale të mundshme nga çdo person, institucion apo organ tjetër.

Nenet Neni 5

Interesi më i mirë i fëmijës

1. Të gjitha veprimet dhe vendimet, që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra nga prindërit apo kujdestari, institucionet, shërbimet për mbrojtjen e fëmijës, profesionistët për mbrojtjen e fëmijës,  gjykatat, autoritetet administrative apo nga organet legjislative, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese dhe më e larta.

2. Ky Ligj, si dhe aktet e tjera juridike që rregullojnë çështjet që lidhen me mbrojtjen e fëmijës, si dhe çdo akt tjetër individual, që nxirret mbi bazë të tyre, i nënshtrohet parimit të interesit më të mirë të fëmijës.

3. Interesi më i mirë i fëmijës kërkon një përpjekje tërësore për të siguruar integritetin fizik, psikologjik, moral dhe shpirtëror të fëmijës dhe për të promovuar dinjitetin njerëzor, duke marrë parasysh karakteristikat individuale dhe gjendjen sociale të fëmijës.

4. Për të siguruar interesin më të mirë të fëmijës duhet të respektohen parimet si në vijim:

4.1. familja është përgjegjëse kryesore për t’u kujdesur dhe për të mbrojtur fëmijët; institucionet ndihmojnë familjet me këtë detyrim dhe ndërhyjnë vetëm kur familja nuk është në gjendje, apo nuk është e aftë ose ka nevojë për ndihmë për të mbrojtur fëmijën;

4.2. qëndrueshmëria duhet të jetë qëllim kyç, duke zgjedhur intervenimin sa më të pakët në jetën e fëmijës për të siguruar stabilitetin e marrëdhënieve personale të fëmijës dhe të shoqërisë, mjedisit dhe për të garantuar vazhdimësinë e arsimimit, trajnimit të fëmijës, ose punësimit;

4.3. vendimet administrative dhe gjyqësore që prekin fëmijën duhet të merren dhe zbatohen me shpejtësi dhe pa vonesa të paarsyeshme;

4.4. prindërit, kujdestarët dhe fëmija marrin pjesë në të gjitha fazat e procedurës përveç nëse është në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës;

4.5. mendimi i fëmijës, në varësi të moshës dhe aftësisë së tij për të kuptuar;

4.6. historia e fëmijës, duke mbajtur parasysh situatat e veçanta të abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit ose forma të tjera të dhunës ndaj fëmijës, si dhe rrezikun e mundshëm që situata të ngjashme të ndodhin në të ardhmen;

4.7. vazhdimësia e marrëdhënieve personale ndërmjet fëmijës dhe personave me të cilët ai ka lidhje gjinore/farefisnore, shoqërore dhe/ose shpirtërore, dhe të gjitha vendimet dhe iniciativat që janë objekt i këtij Ligji, duhet të marrin parasysh individualitetin, moshën dhe pjekurinë, gjuhën amtare, seksin, gjininë, identitetin, gjendjen shëndetësore dhe aftësitë e veçanta të fëmijës me qëllim të ruajtjes së identitetit etnik, racor, fetar dhe kulturor të fëmijës, sipas rrethanave.

5. Interpretimi i interesit më të mirë të fëmijës duhet të jetë në tërësi në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës si dhe asnjë interpretim i supozuar i asaj se çka është në interesin më të mirë të fëmijës nuk mund të justifikojë shkeljen e çfarëdo të drejte të njohur nga Konventa.

Nenet Neni 28

Mbrojtja e fëmijës pa përkujdesje prindërore

1. Mbrojtja e fëmijëve pa kujdes prindërore realizohet përmes formave themelore të mbrojtjes

juridike dhe familjare , siç janë:

1.1. kujdestaria;

1.2. strehimi familjar;

1.3. strehimi rezidencial / shtëpitë me bazë në komunitet, adoptimi, dhe;

1.4. jetesa e pavarur e mbikëqyrur.

2. Institucionet sigurojnë forma të mbrojtjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Nenet Neni 29

Mbrojta e fëmijës gjatë qëndrimit në strehim familjar

1. Ministria përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Komuna obligohen që t’i ofrojnë mbështetje materiale familjes strehuese për përkujdesje për fëmijën gjatë qëndrimit në strehim familjar.

2. Familja strehuese nuk lejohet të ndaj asnjë informatë me personat e paautorizuar, mediat dhe të tjerët lidhur me fëmijën gjatë qëndrimit dhe pas largimit nga qëndrimi në strehim familjar.

Nenet Neni 35

Përgjegjësitë institucionale

1. Prindërit ose kujdestari kanë të drejtë të marrin mbështetje nga institucionet për të përmbushur përgjegjësitë e përcaktuara në këtë nen. Institucionet duhet të respektojnë përgjegjësinë kryesore të prindërve ose kujdestarëve për edukimin e fëmijës dhe marrëdhëniet midis fëmijës dhe prindërve ose kujdestarit të tij ligjor, ndërsa në të njëjtën kohë duke respektuar dhe duke marrë parasysh zhvillimin gradual të aftësive të fëmijës.

2. Institucionet ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që prindërit ose kujdestari, që nuk kanë mundësi të kryerjes së përgjegjësive të tyre, të marrin ndihmën e duhur për të përmbushur përgjegjësitë dhe sigurojnë infrastrukturën dhe shërbimet e nevojshme në këtë drejtim.

3. Kur familja dështon të mbrojë ose e vë fëmijën në rrezik nga çdo formë e dhunës fizike dhe mendore, neglizhimi, abuzimi, abuzimi seksual, keqtrajtimi, braktisja, shfrytëzimi ekonomikë dhe të gjitha format e tjera të shfrytëzimit, nga prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestari, institucioni kompetent komunal është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijës dhe sigurimin e kujdesit të duhur alternativ ose përkujdesje të përhershme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

4. Vetëm kur masat mbështetëse të disponueshme për familjet sipas paragrafit (1) tregojnë se janë të pamjaftueshme për të parandaluar dhunën, shpërfilljen, neglizhimin, abuzimin, keqpërdorimin, shfrytëzimin ose kur fëmija është në rrezik të lartë, të pashmangshëm, institucionet janë përgjegjës për të ndërhyrë me masat e parashikuara nga ky ligj dhe legjislacioni në fuqi dhe të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës..

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Rasti HADZHIEVA k. BULGARISE (Application no. 45285/12) 02/07/2018

Rasti filloj me një kërkesë (nr. 45285/12) kundër Republikës së Bullgarisë të paraqitur në Gjykatë, në bazë të nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore ("Konventa") nga një shtetas turk dhe rus, Zonja Dzheren Annadurdievna Hadzhieva ("kërkuesi"), më 27 qershor 2012.

Ankuesi pretendoi, veçanërisht, një shkelje të neneve 8 dhe 13 si rezultat i dështimit të autoriteteve për t'i dhënë asaj ndihmë pas arrestimit të prindërve të saj në dhjetor 2002, dhe mungesës së një mjeti efektiv në lidhje me këtë Gjykata vendosi se ka pasur një shkelje të nenit 8 të Konventës në lidhje me periudhën para 6 dhjetorit 2002. Gjykata vendosi që Shteti i paditur duhet të paguajë kërkuesin, brenda tre muajve nga data në të cilën aktgjykimi bëhet i formës së prerë në në përputhje me nenin 44 2 të Konventës.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat