Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga institucionet e pushtetit publik, qoftë nga institucionet private, do të jenë në interesin më të mirë të fëmijëve.
Secili fëmijë gëzon të drejtën për raporte të rregullta personale dhe kontakte të drejtpërdrejta me prindërit e vet, me përjashtim kur institucioni kompetent përcakton se një gjë e tillë është në kundërshtim me interesat më të mira të fëmijës.
1. Secili ka të drejtë për një nivel jetese qё siguron shёndetin dhe mirёqenien e tij dhe tёfamiljes së tij, duke përfshirë kёtu ushqimin, veshmbathjen, strehimin, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si dhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast papunёsie, sëmundjeje, invaliditeti, vejёrie, pleqërie ose nё raste të tjera të mungesёs sё mjeteve të jetesës për shkak të rrethanave që nuk varen nga vullneti i tij.
2. Nënat dhe fëmijët kanë tё drejtёn për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur nё marrёdhёnie martesore apo jashtёmartesore, gёzojnё mbrojtje tёnjёjtё sociale.
1. Barazinë ndërmjet burrit dhe gruas, respektit dhe ndihmës së ndërsjellët ndërmjet tyre dhe anëtarëve të familjes;
2. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjësia e të dy prindërve për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre, ku fëmijë nënkupton personin nën moshën 18 vjeçare;
3. Prindërit dhe fëmijët detyrohen në ndihmë dhe konsideratë të ndërsjellët gjatë tërë jetës së tyre;
4. Fëmijët e prindërve të cilët nuk kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre gëzojnë të drejtat e njëjta dhe kanë detyrime të njëjta sikurse fëmijët e lindur nga prindërit të cilët kanë qenë të martuar në kohën e lindjes së tyre.
(1) Padinë për vërtetimin e atësisë së fëmijës së lindur jashtë martesës, përveç personit i cili e konsideron vetën at të fëmijës mund ta paraqesin fëmija dhe nëna e fëmijës.
(2) Fëmija i lindur jashtë martesës mund të paraqet padinë për vërtetimin e atësisë në çdo kohë.
(3) Nëse fëmija është i mitur ose nuk e ka aftësinë për të vepruar, padinë në emër të tij mund të paraqet nëna. Nëse nëna nuk është e gjallë ose i është hequr aftësia për të vepruar, përkatësisht nga kujdesi prindëror dhe kur nëna ka vendqëndrimin e panjohur, padinë mund të paraqet kujdestari me lejen e Organit të Kujdestarisë.
(4) Nëna mund të paraqet padinë për vërtetimin e atësisë derisa të ketë të drejtën të ushtrojë të drejtën prindërore.
3.1. Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi.
3.2. Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent si dhe fëmijët e adoptuar barazohen me fëmijët legjitim.
3.3. I adoptuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë.
3.4. Të huajt janë të barabartë në trashëgimi me kosovarët, me kusht reciprociteti. Reciprociteti prezumohet.
Fëmijët e lindur në martesë, jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, si dhe ata të adoptuar dhe pasardhësit e tyre kanë të drejta të barabarta në trashëgimi.
Kur ekziston fëmija i trashëgimlënësit, prindi tjetër i të cilit nuk është bashkëshort pasjetues, e pasuria e bashkëshortit pasjetues është më e madhe se pjesa që do t’i takonte me rastin e ndarjes së pasurisë trashëgimore në pjesë të barabarta, atëherë secilit fëmijë të trashëgimlënësit i takon pjesa dy herë më e madhe sesa bashkëshortit, nëse gjykata, pasi të marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit, nuk vendos ndryshe.
Rasti filloi nga një kërkesë (nr. 29762/10) kundër Republikës Federale të Gjermanisë të paraqitur në Gjykatë në bazë të nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore ("Konventa") nga një shtetas gjerman, Znj. Gertraud Mitzinger ("aplikuesi"), më 20 maj 2010. Duke u mbështetur në nenin 14 të Konventës të marrë në lidhje me nenin 8, kërkuesi, i cili kishte lindur jashtë martesës, pretendoi se ajo kishte pësuar diskriminim për shkak të lindjes së saj, duke zbatuar dispozitat përkatëse të ligjit të trashëgimisë vendase nga gjykatat kombëtare .
Gjykata vendosi që ka pasur një shkelje të nenit 14 të Konventës, e marrë në lidhje me nenin 8.